Kulturë
Cikël poetik nga Sami Islami
E shtune, 01.05.2010, 09:14 PM
Sami Islami
KUJDESU PËR VAJZËN TANDE!
Një ditë familja u tubue
Për me lujt e me festue
Erdhi Rini, Erti, Tana...
Në ditëlindje te Kiana .
Ajo po fluturonte fare
Atë ditë ma nuk po pritej
Nga gëzimi se po rritej.
Se sa mund të vraponte
Por tue shty një lodër qerre
Gati s’u përplas për dere!
E pa se bani gabim
Vetë reagoi me nxitim
Dhe për t’i shpëtu çortimit
Hoqi dorë prej vrapimit.
E shikoi nanën drejt ne sy
I tha, kjo asht punë për ty
Hapi sytë, nanë moj xhane
Kujdesu për vajzen tande!
Londër 18.04.2010
MOS MA BANI RRAFSH!
Joni si fëmi 5- vjeçar
Dhe ma i vogli në familje
Ishte „mësu“ të dilte ngadhnjimtar
Me, ose pa hile!
Si sugar (1) me plot dëshira
Don me i pasë lodrat ma t’ mira
Dhe prindët për me e kënaq atë
I thoshin Elës e Olsit me lëshu pe!(2)
Dhe shpesh nana para se të dilte
Entelën e porosiste:
Bija jeme, ti më qafsh
Për do gjana bania rrafsh (3)
Edhe pse Joni i vogël fare
E kuptoj se“ bania rrafsh”
Nuk ishte kurrfarë lavdate…
Nji ditë qajti me ngashërim
Dhe iu kthy motrës me hidhnim:
Pse m’thu kështu ti, moj motër?
Mos ma ban rrafsh, bama kodër !
1. Fëmija ma i vogël në familje
2. Me toleru
3. Mos me ia prish (dëshiren ...)
Londer , 26 shkurt 2010
NUK E LODHI SHPIRTIN KOT
Në nji ditë të bukur pranvere,
Parku vlonte si koshere
Plot fëmijë
Ishte Labi dhe Kreshinku.
Tue lujtë në nji alé
Kreshnikut i erdhi nji ide:
-A të vrapojmë deri te ai
Të shohim kush po
Po Labi e kushtëzoi
Pa pare- tha - nuk vrapoj
Nga dy euro, them mjaftojnë?
Dhe garës mund t’ia fillojmë!
-Unë pajtohem- tha Kreshniku
Përparoi deri te vigu,
Po Labi në fund ia kaloi
Kështu garën e fitoi.
-M’i jep t’hollat, si e lamë!
-Me vjen keq, po nuk i kam.
Labi të hollat, tha, i due sot,
Nuk e lodhi shpirtin kot!
Londër , 26. 03.2010
NUK TË LA ME BA SHUMË VJET
Joni I vogël nji ditë
Te gjyshja shkoi ne vizitë
N’dhomë pa në fotografi
Kur jgyshi e gjyshja kishin qenë te ri.
Ua, kjo këtu je ti gjyshe?
Po atëher paske qene ndryshe !
Atehere paske qene e mirë
Hiç pa rudha ne fytyrë!
-Gjyshe, pse tash dukesh keshtu,
Due vërtetë me më tregu?
-Kur isha e re këto s’I kisha
I kam ba shume vjet, të paste gjyshja!
Ani , per ditëlindje , gjyshe
Te tregoj sit a festosh ndryshe
Fiki qirinjt shpejt e shpejt
Se keshtu vitet humbin krejt
Se gjyshi nuk me degjoi
I bani shume vjet dhe shkoi
Ty s’të la me ba shumë vjet
Gjithmone e re ke me mbet!
Londer, 14. mars 2010