| E shtune, 01.05.2010, 08:14 PM |
 Sami Islami
Sami Islami
KUJDESU PËR VAJZËN TANDE!
Një ditë familja u tubue 
Për me lujt e me festue
Erdhi Rini, Erti, Tana... 
Në ditëlindje te Kiana .
Ajo  po fluturonte fare 
Atë ditë ma nuk po  pritej 
Nga gëzimi se po rritej.
Se sa  mund  të vraponte
Por  tue shty një lodër qerre
Gati s’u përplas për dere!
E pa se bani gabim 
Vetë  reagoi me nxitim
Dhe  për t’i shpëtu çortimit
Hoqi dorë prej vrapimit.
E shikoi nanën drejt ne sy
I tha,  kjo asht punë për ty
Hapi sytë, nanë moj xhane  
Kujdesu për vajzen tande! 
Londër  18.04.2010
MOS MA BANI RRAFSH!
Joni si fëmi 5- vjeçar
Dhe ma i vogli në familje
Ishte „mësu“ të dilte ngadhnjimtar 
Me, ose pa hile!
Si  sugar (1) me  plot dëshira
Don me i pasë lodrat ma t’ mira
Dhe prindët për me e kënaq atë 
I thoshin Elës e Olsit me lëshu pe!(2)
Dhe shpesh nana para se të dilte 
Entelën e porosiste: 
Bija jeme, ti më qafsh
Për do gjana bania rrafsh (3)
Edhe pse Joni  i vogël fare 
E kuptoj se“ bania rrafsh” 
Nuk ishte kurrfarë lavdate… 
Nji ditë qajti me ngashërim
Dhe iu kthy motrës me hidhnim:
Pse  m’thu  kështu ti, moj motër? 
Mos  ma ban rrafsh, bama kodër !
1.         Fëmija ma i vogël në familje
2.         Me toleru
3.         Mos me  ia prish  (dëshiren ...)
Londer , 26 shkurt  2010
 
NUK E LODHI SHPIRTIN KOT
Në nji ditë të bukur pranvere, 
Parku vlonte si koshere 
Plot  fëmijë 
Ishte Labi dhe Kreshinku.
Tue lujtë në nji alé
Kreshnikut i erdhi nji ide:
-A të vrapojmë deri te ai 
Të shohim kush po 
Po Labi  e kushtëzoi  
Pa pare- tha - nuk vrapoj
Nga dy euro, them mjaftojnë?
Dhe garës mund t’ia fillojmë!
-Unë pajtohem- tha  Kreshniku
Përparoi deri te vigu,
Po Labi në fund ia kaloi
Kështu garën e fitoi.
-M’i jep t’hollat,  si e lamë!
-Me vjen keq,   po nuk i kam.
Labi të hollat, tha, i due sot, 
Nuk e lodhi shpirtin kot!
Londër , 26. 03.2010
NUK TË LA ME BA SHUMË VJET
Joni I vogël  nji ditë
Te gjyshja shkoi ne vizitë
N’dhomë pa në fotografi
Kur jgyshi e gjyshja kishin qenë te ri.
Ua, kjo këtu je ti gjyshe?
Po atëher paske qene ndryshe !
Atehere paske qene e mirë
Hiç pa rudha ne fytyrë!
-Gjyshe, pse tash dukesh  keshtu, 
Due vërtetë me më tregu?
-Kur isha e re këto s’I kisha
I kam ba shume vjet, të paste gjyshja!
Ani , per ditëlindje , gjyshe 
Te tregoj sit a festosh ndryshe
Fiki qirinjt shpejt e shpejt 
Se keshtu vitet humbin krejt
Se gjyshi nuk me degjoi
I bani shume vjet dhe shkoi
Ty s’të la me ba  shumë vjet
Gjithmone e re ke me mbet!
Londer,  14. mars 2010