Kulturë
Neki Lulaj: Te varret e Llukës
E enjte, 29.04.2010, 09:58 PM
Neki Lulaj
TE VERRAT E LLUKËS
(Poezi kushtuar 20 vjetorit të pajtimit të gjaqeve te verrat e Llukës)
Hej vëllavrasje,njollë mizore,
ngujim kullash në trojet shekullore,
këtë zgjebë vrasëse, na e sollën pushtuesit,
që t’na ndajnë si ndahet prushi.
Kjo e ligë shumë na dëmtoi,
na hasmoi, keq na pjestoi,
është e vështirë krejt për ta amputuar,
thellë është mbjellë, keq rrënjë ka lëshuar?
Ishin ato ligje t’mallkuara t’maleve tona,
që i mbronin këto relikte e këto zakona,
nëpër dekada, shekuj dhe kohë,
duke u vrarë vëllau me vëlla.
Breze të ndrydhura e kohë ofshamje,
të ngujuarit në pikëllim shkrinin mend e bënin plane,
si me zhdukë këtë zgjebë vrastare,
pse të vritemi për megjë e pare.
Në Lumbardh të Deqanit u zgjua ndërgjegjja,
atje u ndal dora e krimit ,
rrodhën lotët e mallëngjimit,
filloi aksioni, u shtri dora e pajtimit.
Jeta e rëndë në ngujim me erë vdekje,
pa shijuar rininë ndër breze,
tokë e kuqe plot me varre,
ta zhdukim përgjithmonë këtë mortajë vrastare.
Ata që e mbanin vdekjen me vete,
binin e zgjoheshin por më shumë e donin jetën,
e në mbrëmje kur bisedonin,
ditën e nesërme me drojë e paramendonin.
Vëllavrasje, hasmëri është ndërsyrja barbare,
që u mbollë me mashtrime në trojet shqiptare,
plaku i urtë, Antoni i Kosovës martire,
i tha:”NDAL”, kësaj barbarie.
Anton Çeta e tërë rinia,
si duruan më këto zakone të këqija,
zgjuan ndërgjegjën e fjetur kombëtare,
falen gjaqe e shtrënguan duar n’trojet shqiptare.
Zekeria Cana, Ramiz Kelmendi e Anton Çeta,
shëndritën brigje , male, fusha , e shkrepa,
në Kosovë juve iu shtri dora e pajtimit,
te Verrat e LLukës u dha betimi.