E shtune, 03.05.2025, 08:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Po ju flas nga Shqipëria

E diele, 02.05.2010, 11:20 AM


Po ju flas nga Shqipëria

 

Përparim Hysi

 

Po ju flas nga Shqipëria dhe po flas me zë të lartë

Se më iku pleqëria;deklaroj se s'jam më plak.

Këtu ajëri qënka tjetër,me ozon m'u mbush mushkëria

Unë,tani,nuk jam i vjetër;po buças si djalëria.

 

Jam,këtu,në vendin tim dhe jam mbushur me fuqi

Lamtumirë,o mërgim!E,ku mbahem unë tani?

Takoj miq e takoj shokë(dhjetë vjet kisha pa i parë?)

Me ta kafenë e pi tok;përtërihem,bëhem djalë.

 

Zë e dal nëpër qytet dhe më shohin sytë ndryshime

Po më ka aq lezet,sa nuk mbahem nga gëzime

Tek jam ulur mbi kompjuter,nuk më ndahet hiç gazi

Ju betohem,si i vjetër,shkoi dhe iku dhe marazi.

 

S'kam më stres dhe as tension,bie e ngrihem si djalosh

Shokë e miq(me "batalion");asnjëhere nuk mbeta bosh.

Miq,o miq,lëreni mërgimin,edhe kthehuni ne Atdhe

Pa dëgjoni Përparimin( e provoi mërgimin,de!)

 

E them troç:s'e dua mërgimin(në mërgim erdha nga halli)

Shiheni tani Përparimin,më është kthyer në moshë djali.

Tani jam si Anteu(kam aq forca sa thyej gurë)

Fuqi  mua më jep Atdheu(do të vdes në Mbrostar-Urë *)

 

*Mbrostar-Ura,fshati ku banoj,në Fier.

 

2 maj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx