| E diele, 02.05.2010, 11:20 AM |
Po
Përparim Hysi
Se më iku pleqëria;deklaroj se s'jam më plak.
Këtu ajëri qënka tjetër,me ozon m'u mbush mushkëria
Unë,tani,nuk jam i vjetër;po buças si djalëria.
Jam,këtu,në vendin tim dhe jam mbushur me fuqi
Lamtumirë,o mërgim!E,ku mbahem unë tani?
Takoj miq e takoj shokë(dhjetë vjet kisha pa i parë?)
Me ta kafenë e pi tok;përtërihem,bëhem djalë.
Zë e dal nëpër qytet dhe më shohin sytë ndryshime
Po më ka aq lezet,sa nuk mbahem nga gëzime
Tek jam ulur mbi kompjuter,nuk më ndahet hiç gazi
Ju betohem,si i vjetër,shkoi dhe iku dhe marazi.
S'kam më stres dhe as tension,bie e ngrihem si djalosh
Shokë e miq(me "batalion");asnjëhere nuk mbeta bosh.
Miq,o miq,lëreni mërgimin,edhe kthehuni ne Atdhe
Pa dëgjoni Përparimin( e provoi mërgimin,de!)
E them troç:s'e dua mërgimin(në mërgim erdha nga halli)
Shiheni tani Përparimin,më është kthyer në moshë djali.
Tani jam si Anteu(kam aq forca sa thyej gurë)
Fuqi mua më jep Atdheu(do të vdes në Mbrostar-Urë *)
*Mbrostar-Ura,fshati ku banoj,në Fier.
2 maj