E hene, 29.04.2024, 08:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Promovim libri: Gallapi gjatë rrjedhave të historisë

E diele, 02.05.2010, 03:19 PM


Gallapi gjatë rrjedhave të historisë

 

Në amfiteatrin e Bibliotekës kombëtare dhe universitare në Prishtinë, me 28 prill të vitit 2010, në organizim të Asociacionit  për zhvillimin e Gallapit “Galabri” u bë promovimi i librit “Gallapi gjatë rrjedhave të historisë”. Ky libër, përmbledhje shkrimesh nga 35 autorë është kontribut i Asociacionit për zhvillimin e Gallapit “Galabri”,i cili, prej themelimit e këndej, pos aktiviteteve tjera organizoi edhe dy simpoziume njëri për rrjedhat historike të kësaj pjese veri-lindore të Kosovës e tjetri për zhvillimin rural, sektor i rëndësishëm i ekonomisë së kësaj ane.

 

Këtë pjesë që territorialisht i takon Kosovës por edhe Serbisë, pushtetet e deritanishme, qëllimisht e lanë pas dore në aspektin zhvillimor, edhepse ka resurse të bollëkshme për hapërim në të mirë të begatimit të jetës ekonomike e shoqërore. Së pasi ajo u nda padrejtësisht në dy shtete e pastaj nuk u zhvillua, dhe si pasojë e kësaj gjendjeje edhe filloi të boshatiset nga popullsia autoktone.

 

Libri në fjalë, në përmbajtjen e mbi 350 faqeve që i ka, trajton aspekte të ndryshme nga jeta e banorëve të kësaj ane si në sferën historike, kulturore e shoqërore por jep edhe kahe e premisa se si mund të zhvillohet në të ardhmen. Përndryshe, pas vitit 2000, është ngritur një rrugë për e përshkon këtë rajon, e cila supozohet se do të bëhet arterja kryesore e zhvillimit por edhe e kthimit të banorëve të kësaj ane në pronat e veta.

 

Të pranishmit në këtë promovim, të cilin e udhëhoqi Munish Hyseni, i përshendeti Islam Veliu, kryetar i Asociacionit për zhvillimin e Gallapit “Galabri” ndërsa për librin folën: Prof.Dr. Izber Hoti, Dr.Sc.Imer Rusinovci dhe Dr. Hysen Matoshi.

 

Vlenë të theksohet se falë aktiviteteve dhe donatorëve, pos këtij libri, pritet që aktiviteti botues të vazhdohet edhe më tej me botimin e veprave: “Dhuna njëqind-vjeçare serbe në trevën e Gallapit”, “Toponomia e Gallapit”, Leksikoni i krijuesve, doktorëve dhe magjistrave të Gallapit’ dhe “Strategjia zhvillimore e Gallapit”.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora