Kulturë
Flet kameramani i TVSH-së Agim Kuri
E diele, 02.05.2010, 11:22 AM
Dita e transmetimit të vdekjes së Enver Hoxhës ishte një ankth i paparë
Në postet drejtuese të TVSH ishin dhëndurrët e byroistëve
Gabimisht në një film u transmetua figura e Mehmetit në tribunë
Në vitin 1997, kur filmova në Vlorë më vunë pistoletën në kokë
Nga Albert Zholi
Gjithmonë e shikon me një kapele në kokë. E ka bërë si pjesë të pandarë të trupit. Ndoshta do që drita kur është me kamerën të ndriccojë rreth saj (cameras). se sa sytë e tij. E qeshura si hiqet nga fytyra dhe pse ka kaluar në TVSH momente nga më të vështirat. Në këtë intervistë ai tregon jetën e tij qysh në hapat e parë në TVSH dhe deri më sot ku për 29 vjet si është ndarë këtij institucioni, që ai e quan shkolla e televizioneve shqiptare.
Z Agim si lindi dëshira juaj për tu bërë kamareman, ishte një shtysë e prindërve apo dëshirë e jotja?
Në fakt unë mbarova shkollën për officer, pra ish Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve dhe më emëruan jashtë Tiranës. Nuk mund të shkoja se dhe prindërit nuk donin. Me shumë rayse nuk vazhdova punën si officer,por fillova të këkroj punë të ndryshme. Falë miqësisë familjare, dhe të njohurve më rekomanduan se mund të filloja punë pranë RTSH-së. Ishte viti 1981. Më thane se do të fillosh punë siasistent operator duke bërë kualifikime të vëzhdueshme sipas punës që bëje mund të kapje statusin e operatorit. Athere ishte e domosdoshme të kalojedisa stade. Psh kalova 2 vjet si operator I kategorisë së tretë, pastaj 5 vjet si operator i kategorisë së dytë, pastaj operator I kategorisë së parë.
Si ka qenë kërkesa e llogarisë athere?
Në vitin 1990 kur u përmbys sisetemi socialist po të bëj një paralelizëm. Ne në sistemin monist kemi pasë në television dhomën e kontrollit. Kjo dhomë kontrolli bënte që të mos kalonin gabimet e ndryshme teknike, pa diskutuar ato ideologjizmat. Po çfarë ndodhi në vitet 1990. U hoq dhoma e kontrollit, dhe nga montimi kalohej direkt në transmetim. Duhet të them se dhoma e kontrollit përbëhej nga specialistë ku në krye qëndronte, shefi i programacionit, nëndrejtori i televizionit dhe në mungesë të tij drejtori dhe specialistët e fushës…Në atë dhomë mund të bëheshin 5-6 veta. Duke lënë manjanë anën idelogjike të asaj që do jepej në ekran, sot them se jo çdo gjë duhej të diltenë ekran. Jo çdo gjë nga ana profesionale, pasi këtu kemi të bëjmë me anën artistike dhe anën teknike. Unë sot them me bidnje se për këto dy arsye dhoma e kontrollit që është hequr si nga televizionet private dhe ato
shtetërore duhet të jetë e domodsdohme. Ndrësa në komunizëm kontrolli bëhej edhe për anën ideologjike, por edhe atë artistike dhe teknike. Sot nuk bëhet asgjë. Shihet një kamer pa stativë, ose pa ndriçim, një montazh që vlentë diskutohet nga na profesionale.
Keni pasë shkollë athere për operatorë?
Jo shkollë nuk kemi paas, por ne shikonim dhe mësonim nga ta
Që kishin shkuar jashtë. Ata punonin në kinostudio ose në TVSH. E ndihmonim shumë njëri tjetrin, shkolla e mirëfiltë është hapur tani.
Në atë system, ka pasë ndonjë rast kur ndonjë emsion, lajm, i ka shpëtuar dhomës së kontrollit dhe ka përfunduar me dënime?
Ndoshi në vitin 1984, me redaktoren Shpresa Mysliu.Gjatë shfaqjes së një filmi ai nuk kish kaluar në dhomën e kontrollit dhe në mes të tij doli gabimisht për 11 sekonda një parakalim i trupave ushtarake, ku në tribunë ishte dhe Mehmet Shehu. Dihej që kjo gjë s’mund të falej. Shpresa mori një vërejtej të rëndë që ajo vetë e di se si e përballoi. Dhe pse nuk ishte ajo përgjegjësja direkte e këtij gabimi. Të flitej për Mehmetin në vitin 1984 ishte të luaje me kokën.
Ku mësoje më shumë në atë kohë në përdorimin e kameras?
Sidomos kur bëheshin filma artsitikë. Aty kërkohej shumë profesionalizëm dhe kamera lëvizte në shumë drejtime apo punohej me disa kamera. Aty mësoje nga operatorët më të vjetër. Unë kammarrë pjesë në një film si operator dhe në një film si ndihmës operator.
Mund të na thoni për drejtorët tuaj të televizionit dhe si ka qenë kërkesa e llogarisë?
Në fillimet e mia ka qenë drejtor Cajup Rujsmalji, Marash Hajati, ndërsa Drejtor i TVSH-së, Virgjil Kule. Pra flas në sistemin komunist, pasi pas viteve 1990 kanë ardhur mbi 10 drejtorë që as mbahen mend. Në atë kohë kërkesa e llogarisë ishte e madhe. Televizioni ishte si një perandori me kërkesa të mëdha ku mbizotëronte aspekti ideologjik, por edhe ai artistic dhe teknik.
Keni pas rastin gjatë kësaj kohe të xhironit udhëheqës të Partisë së Punës apo antër të Byrosë Politike?
Unë kam pas vetëm një rast. Ditën e vdekjes së Enver Hoxhës. Pra do të xhironim në një segment të lëvizjes së arkivolit të tij, në pjesën që ishte më e dukshme lëvizja. Pra të ditë kam xhiruar me shumë përgjegjësi, me frikë dhe me shumë ankth. Bile më parë kisha shkuar për 3 orë në Gjirokastër për të xhiriar aty një manifestim mortor që bëhej për këtë ditë. Ishte një ditë e lodhshme, pasi binte dhe një shi I imët që të lagte pa e kuptuar. Atë ditë kam qenë tek sheshi I bulevardit. Xhirimi bëhej me autobus, me lidhje direkte. Arkivoli doli nga Presidiumi Kuvendit Popullor, sot Presidenca dhe u drejtua për tek sheshi Skënderbej. Pastaj tek kinema Partizani, Rruga e Elbasanit dhe së fundi do drejtohej përnë varrezat “Dëshmorët e Kombit”. Ishim në tension. Kujdes duhej bërë me kabllin. Një ikje e kabllit bënte që të luhej me shumë gjëra. Ishte lidhje direkte dhe çdo gjë duhej perfekte.
Deshi zoti dhe çdo gjë kaloi mirë. Kur mbarova xhirimin më dukej vetja tjetër njeri. U lehtësova nga një barrë e rëndë. Athere për një gjë të vogël, luaje me jetën e familjes,për të mos thënë të fisit.
Si ndjeheni sot në tvsh duke pasur parasysh se keni shumë konkurentë ndërsa më parë ishit të vetmit?
Shumë herë ndjehem keq. Vërtete keq kur shikon televizionet privatë të ecin para ne ngelëm në vend. Ne I kemitë gjitha mundësitë të ecim më përpara televizioneve të tjera. I kemi pasi shumë drejtues, operatorë, regjisorë të televizioneve privatë, janë pjellë e jona. Nuk mungon përgatitja e stafit, nuk mungon përgjegjësia në punë, nuk mungon predispozicioni etj…por është ndoshta në interes t ë të gjitha krahëve të politikës që RTSH të qëndrojë në vend, të mos ecë përpara. Mundësitë ne I kemipo ashtu dhe shumë eksperienca që si kanë të tjerët. Kemi pasë redaksinë e fëmijëve, redaksinë eekonomisë, apo të rinisë ku të gjitha kanë ikur. Sdihet se ku. Sot kërkohet që lajmi, emisioni, xhirimi të bëhet vetëm Brenda Tiranës, mundësihst Brenda unazës së vogël të Tiranës, me qëllim që të mos ketë harxhime, të mos ketë gjeografishtrirje…ose si thuhet lëvizja jonë të kufizohet,
Kryeministri, Presidencë, Sheraton, Kuvend, jo më tej…
Po a janë paraqitur programe, apo projekte të ndryshme për ta gjallëruar si më parë këtë television?
Po. Në vitin 2004 u çua për miratim një project
Për fshatin, pra jeta e fshatit dhe bujqësia nga saranda në Shkodër. . U çua për miratim ku kërkohej vetëm karburanti…sigurisht dhe dietat. Drejtori tha ka shumë shpenzime, të kufizohet. Në fillim thanë vetëm në fshtrat e Tiranës,pastaj vetëm në fshtart kurorë të Tiranës dhe më pas, vetëm brenda Tiranës…E kupton? Nuk gjeti zbatim…Ishte e kotë. Ndrësa në sistemin komunist ne lëviznim në çdo cep të Shqipërisë. Ne filmonim 44 minuta, për të bërë një dokumentarë me 20 minuta. Cdo teprim nga ana jonë ishte e patolerushme dhe mund të të fusnin në kallëpe të tjera.
Keni ndonjë peng në këto 29 vjet në TVSH?
Në vitin 1986 me dy miq që ishin studentë njëri për regjisurë dhe një për koreografi, donim të realizonim një spekatkël me nxënësit e shkollëssë baletit. Unë u thashë e bëjmë por jashtë pune. XSepse kërkesa të tilla nuk mereshin parasysh. Ata donin të silinin diçka të re. baletin në natyrë. Shkuam me kamër në krah dhe me 7 nxënës të baletit në Kopshtin Zoologjik. Pra për herë të parë po provonim të realizonim një balet në natyrë. Ishte një ide e bukur. Pasi e xhiruam ja paraqitanjë gazetari që drejtonte emisionine fëmijëve. I tahsë që merre këtë spekakël apo fabul dhe jepe në këtë emission. Kur shoh që ne as na përmendën fare për këtë realizim. Sikur nuk egzistonim. Lavdet I morëntë tjerët dhe j one që e realizuam dhe u lodhëm për shumë kohë. Ky është pengu.
-Si futeshe në TVSH në sistemin komunist?
Sigurisht duhej miku, por pastaj puna ishte punë. Punë pa orar. Unë në kushte të vështira moti. Por n ë postet drejtuese ishin nipërit, mbesat apo dhëndurrët e byroistëve. Ata i kishe kudo të pranishëm, por duhet të them se dhe shumë prej tyre ishin shumë të përgatitur.
Të gjitha televizionet privatë janëngritur mbi teknikët, specialistët, regjisorët e TVSH. Por sot ata kanë ecur më shumë se ne jemi të kushtëzuar nga shteti, nga politika se sa do ta hedhim hapin. Privati investon aq sa i duhet, aq sa i ha xhepi dhe nuk pyet.
Ngjarjet e Marsit 1997
Në 27 Mars të vitit 1997, së bashku me gazetarin Dhimitër Filto, vendosëm të shkonim në Vlorë për të realizuar në film dokumnetar. Dihej si ishte siatuata në atë kohë. Vendosëm të shkonim me një makinë që do ta guidonim vetë dhe jot ë RTSH-së. Nqë Vlorë në atë kohë nuk mund të hyje. Ne na mori përsipër sigurinë për të hyrë në Vlorë familja Konomi. Ata dolën tek ura e Vlorës që na siguruan nga njerëzit me maska. Të nesërmen ne shkuam të filmonim shtëpinë ku është ngritur Flamuri nga Ismail Qemali. Unë me kamer filomva mbi 20 minuta. Në kohën që do dilnim për të ikur, vijnë në oborr 4 veta me maska. Njëri prej tyre më thotë më jep kasetën. Unë I thashë në kasetë kam xhirime të tjera. Më jep kasetën më thotë dhe nxjerr nga brezi një revolver duke ma vendosur në kokë. Kush të ka dërguar të filmosh këtu? Dhe lëvizte pistoletën. Ti je këlysh I Sali Berishës. Unë nxora kasetën
nga kamera dhe I them. Unë sjam këlysh I askujt, port ë lutem në kasetë kam xhirime të tjera që ëm duhen. Të lutem, të heq ose të shuaj në praninë tënde pjesën që kam filmuar këtu, se kam materiale që më duhen. Mirë tha dakort dhe uli pistoletën. E shova pjesën e filmuar në prani të tij dhe atheremë lamnë të lirë. Pas pak ne shkuam tek spitali I Vlorës. Sa mbërritëm, vjen praën një veturë e cila hedh përtokë një burrë mbytur në gjak. Unë fillova të xhiroja. Makina iku. Erdhën infermierët dhe e morën dhe e çuan të palgosurin në sallën e operacionit. Unë filmoja. Kur do zbrisja më afrohet njei prej të afërmve të plagosurit. Ai më thotë ose më jep kasetën, ose të hodha trutë në erë. Në kërë çast vjen doktori i cili i thotë që e vendosëm net ë xhironte që të sensibilizoj opinoinin që të mos kemi ngjarje të tilla. Ai më pa me inat dhe më la të lirë. Ky film dokumentar u paraqit në
konkursin e Berlinit.