Kulturë
Flet, kompozitori Edmond Zhulali, autor i këngës për 50-vjetorin e RTSH-së
E diele, 02.05.2010, 03:10 PM
“Më merr mbi valë”, një këngë me rastin e 50-vjetorit të TVSH
Nga Albert Zholi
Një këngë e re për 50-vjetorin e TVSH-së e ka bërë kompozitorin e talentuar Edmond Zhulali, që për muaj të tërë të punojë mbi 13 orë në ditë. Një këngë që ju besua nga drejtuesit e TVSH-së duke ditur natyrën e tij profesinale, përgjegjshmërinë. Dhe në këtë 50-vjetor të TVSH-së, ai sjell, një këngë klasike me një klip interesant, që për arkivin e RTSH-së, dhe për auditorin ditën e shfaqjes do të jetë një befasi.
Box
Kompozitor: Edmont Zhulali, Teksti : Jorgo Papingji, Orkestroi: Edmond Zhulali, Pianist: Shpëtim Saraçi, Këndojnë, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani Kjo kënëgë është videoklip dhe është xhiruar në disa vende të Shqipërisë nga Petri Bozo, që nga Valbona, mbi Tiranë, deri në jug.
box
Ti më zgjon ngadalë
Me imazh e fjalë
Më merr
Më përkund, mbi valë
Plot me ëmbëlsi, plot me dashuri
Atje ku je ti
Si lindi ideeja mbi këetë këngë?
Lindi me rastin e 50-vjetorit të TVSH-së..Pra ishte një kërkesë e drejtuesve, për të përçuar tek njerëzit rënëdsinë që ka pas dhe ka ky institucion i medias vizive në jetën e përditshme mbarëshqiptare.
Teskti çfarë përmban?
Eshte thjesht një aludim i dashurisë së një vajze me një djalë ku çdo fjalë ndërlidhet me dashurinë e publikut me TVSH-në. Djali ëshët Kastriot Tusha, vajza është Ramona Tullumani
Muzikë e lehtë apo një muzikë e ndërthurur?
Anon nga muzika klasike, është shumë e ndjerë me përmasa shumë më të mëdhaja se muzika e lehtë, ndaj dhe kam ftuar për ta kënduar dy këngëtarë të veçantë si tenori Kastriot Tusha dhe sopranoja Ramona Tullumani. Ata në këtë rast këndojnë me zë të impostuar, me zë lirik me një ndjeshmëri të rrallë, admirues.
Pse ke zgjedhur këtë lloj muzike?
Këtë mënyrë klasike e kam zgjedhur sepse kemi të bëjmë me një institucion të veçantë, serioz, me histori të madhe. Tashmë të gjithë e dimë rolin e tij në median vizive shqiptare. Unë punoj në këtë insitucion dhe shoh që jashtë tij mundohen t’ja zbehin vlerat, por duhet të jemi koshientë, se sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet dhe rëndësia e këtij institucioni. Ai mbetet me ato vlera…Koha nuk ka mundur t’ja mohojë….E kam bërë me shumë dashuri se e dua këtë insitucion pavarsisht nga koherenca.
Në raport me këngët e tjera, ju thoni se ke pas më shumë vështirësi, duke pasur parasysh rëndësinë e insitucionit, llojin e veçantë të muzikës dhe kohës që ke pas në dispozicion?
Vështirësia nuk ishte përsa i përket krijimtarisë, muzikës, por përsa i përket realizimit. Pra si do të realizohej. Edhe regjistrimin e orkestrës e kam bërë vetë. I gjithë orkestracioni është live, i kombinuar. Këtu flitet për orkestrën e RTSH-së që është i kompletuar dhe mjaft profesionist. Pra çdo gjë që nga orkestra deri tek këngëtarët janë live. Kjo mënyrë realizimi ka qenë shumë e lodhshme pasi janë realizuar në kushte shumë të vështira. Por ishte dëshira ime që të realizohej në këtë mënyrë. Mënyrë krejt e veçantë..
Ky realizim është një risi?
Po, një risi, është i pari në këtë lloj, pasi duke qenë një këngë e karakterit të muzikës klasike, ka pasur vëshirësi. Brenda kësaj kënge ka bot, ka shpirt, ka mendim, sepse duke qenë se orkestra është live, e gjallë, transmeton një atmosferë tjetër, më të këndshme, më të bukur, më të dëshiruar. Realizime të tilla janë të pakta. Eshtë një punë e madhe në ekip, ku këto punë janë sa të vështira po aq dhe të bukura.
Vlerësimet sot sikur i ke të pa kursyera…
Po, e tillë është kjo këngë. Klipi me realizimin e Petri Bozos i cili ka lëviz në qytetet dhe vendet më të bukura shqiptare, ka sjellë një ideim interesant, Kastriot Tusha është një zë që tashmë s’ka nevojë për koment, sopranoja është shumë premtuese, shumë e çiltër, me zë shumë të bukur. Orkestar e RTSH-së, mbetet ajo prestigjiozja në të gjitha kohët.