E hene, 29.04.2024, 12:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Shkurtë Kadriu - Çitaku: Prapa perdeve

E diele, 02.05.2010, 09:02 PM


Shkurtë Kadriu, lindi më 14 shkurt 1980 në Podujevë, Kosovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përgjithshëm “Aleksandër Xhuvani” i kreu në Podujevë, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Filologjisë, dega: Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Është në përfundim të studimeve postdiplomike në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Në vitin 2001 kreu Kolegjin për Studime Alternative Humanistike “Gani Bobi”, drejtimi: Kritikë Letrare, ku diplomoi me tëmën “Poezia e viteve ’90 në Kosovë”.

Në vitin 1998, në redaksinë “Rilindja”, botoi përmbledhjen me poezi “Zogj nga Balada”.

Është shpërblyer shumë herë me çmimin poezia më e mirë.

“Takimet kombëtare të poeteshave, Vushtrria 2003”,  Shkurta ka zënë vendin e tretë me poezinë “Në kohë”, më 1996, me rastin e ditës së fëmijëve me poezinë “Voglushi”, Shkurta zuri vendin e parë.

Ka qenë nënkryetare e organizatës rinore “Alternativa e Re”, në Podujevë. Punoi në redaksinë e revistës studentore “Bota e Re”, më pas për një vit ishte prezantuese dhe gazetare e filmave të metrazhit të shkurtër dokumentar dhe reportazheve në Radio Televizionin 21. Një kohë të shkurtër ka punuar edhe si redaktore në gazetën ditore “20 minuta”.

Për dy vjet radhazi punoi në gazetën e përditshme “Bota Sot”, si gazetare e rubrikave të ndryshme dhe e Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht Shkurtë Kadriu është Shefe e Divizionit të Promovimit - Departamenti i Kulturës, gjegjësisht, Ministria e Kulturës, Rinisë, Sporteve e Republikës së Kosovës.

Merret me poezi dhe prozë, ka botuar librin e dytë me poezi “Vija e ftoht”.  Merret me poezi dhe prozë është në përfundim e sipër të librit të tretë me poezi.

Është e martuar dhe ka një vajzë të cilën e ka pagëzuar Tuana.

 

Shkurtë Kadriu - Çitaku

 

Prapa perdeve

 

Ajo fshihej prapa perdeve të merimangëta dhe thurte vargje për veten . Çudi sa herë e zura duke belbëzuar… të zhytur në kujtimet e mjegullta, mbante në dorë të vetmën libër “Vetmia” që ia kish dhuruar ai, si dhuratën më të çmuar.

Sa hapte syrin dita, bëhej më e vërenjtur me vetëtima, bubullima e shi, nganjëherë ngushëllonte veten me lapsin dhe shkarravinat që i përhapte në fletët e vjetëruara të fletorës së blerë në njërën nga libraritë e qytetit.

Sa herë e shikoja më mbyste malli për ta përqafuar dhe vrisja mendjen për të që ka hallet e dynjasë, mbas pak kohësh mësohesha me të.

Kështu, ditë pas dite e njëjta fshihej pas perdeve dhe ngulte shikimin në një pikë jashtë dhomës së saj, atje ku bota kishte një zemër tjetër dhe njihej ndryshe, derisa në dhomën e saj zinin vend librat dhe fletoret me vargje të shkarravitura.

Asnjëherë nuk e pyesja ku është fundi i kësaj?!

Pa bërë zë ndanim të mirat dhe të këqijat që të dyja dhe vendosëm që të jemi një në kohën që s’ ndalon.

Sytë e saj të shkruar sikur më bënin të kuptoj se ajo kish vuajtur dikur, po prap mungon e tashmja se e kaluara kishte hedhur shtat e rinuar në çdo cep të shpirtit të njomur me lot…

Më e tërhequr se kurrë ecte rrugëve të qytetit kur i qëllonte të dilte për ndonjë punë dhe plakej ngadal në shpirt e në moshë ishte e re për të mos thënë një fëmijë i rritur, prandaj s ‘më pëlqejnë fëmijët që bëhen të rritur para kohe.

Temperatura të ulëta e të larta, as shi, as bore, as vjeshtë e dimër…, çdo gjë rrumbullaksohej me gjuhën e fjalës dhe tmerrësisht u zbukurua kërkimi për ta gjetur atë që se kisha pare, më impononte koha dhe vetja ime që s ‘isha mësuar ta lë të vuaj, se ishte fillimi e nuk dihet se çdo të ndodhe kur nuk e njeh njeriu, njeriun.

Mrekullisht e ndjeja vetën të lodhur në labirinthet e zemrës së tij tek po mundohesha ta bindja për mangësitë e shpirtit që kishte trashëguar nga bota njerëzore. Hëm, eh, he.. heee…, as që lodhej para meje për sëmundjen e saj të paktën kështu mendoja unë. E po?! Ndoshta nuk është pjesë e kësaj praktike të jetesës që unë po bëj tash e po plakem me të. E nga dëshira për të jetuar qetë më vije të vdes nganjëherë.

Pa dale ta shoh nga këndi i dritares në dhomën me dy shtretër që pa fajin e tyre mallkohen pse bartin erën vdekje. Ata janë më pranë njeriut ku së bashku çdo natë presin një vdekje, paj edhe pse nuk deklarohen e s’kanë gjuhë e s ‘flasin, e bota, bootaaa çmendet. Ajo, jeton në jashtësi sa herë që unë vdes e ngjallem nga netët me ankth. Përtej harrimit me lapsin në dorë bëj matematikën e jetës plus vdekjes dhe mëngjeset e sënesërmes më zgjojnë kokën lartë me sy nga dritarja përgjoj jetën e hapur dhe shoh se jam gjallë e në pak vdekje jeta jeton edhe për një ditë.

E rrugët e mia të humbura ecin, ecin, në këmbët e lodhura zgjatet mëria për taket që çdo herë më sjellin kokëqarje.

Atje ajo rri në dritare dhe i vije të vjellë, e unë çudi sa të dua ty, e mbys vetminë duke trokitur zhurmshëm në kthinën e zemrës time ku qetas më hapet dera e të papërsëritshmit thesar të kujtimeve tona.

E ti më mbyte me fjalën e pathënë, e hesht, unë hesht, se ndjej që të dua më shumë se të gjithë e më shumë se askë.

Lapsi më vdiç e unë po vdes nga dëshira për të shkruar për ty, e dridhem ngapak se ti nuk di çka është të vrasësh një shpirt, se shpirti nuk flet sikur milingonën kur e shkelë thembra e një njeriu, e s’ke çfarë bën e hesht e në heshtje vritet dëshira për hapin e vrapin, e gëzohet e jeton me mërzinë ushqen atë si të tjerët shpirtin me gëzime.

Eh… në telefonin tim mbi shtratin e kaltër sikur mbyten numrat e regjistruar në të, si njeriu në mes të detit kur të tjerët e shikojnë nga larg duke u përpëlitur me shpirt e nuk e dëgjojnë, dhe… asnjë cingrrimë, ka vdekur edhe ai sonteee. Eh sonte…

Më thuaj se dashuria nuk është heshtje e ofshamë në spitalet e rrugët drejt tyre, nuk është as ëndërr që fryhet e pëlset pa u realizuar as një pikë e saj, po po dashuria është dëshirë për të jetuar, e jeta është harrim para një gjethi të tharë që bije në vazon e dritares. Më tutje një mijë gjethe e miliona lule vallëzojnë para dritareve të hapura dhe njerëzit jetojnë me vetën.

Hëna nuk shihet edhe sonte, pasha mallin e vajzës. Hëna ka harruar se jam unë e nëpërkëmbur nga lodra që quhet jetë. Sa herë i piket qëjfi më mbyllë e më le në shtatë dryrë, se aty nis fillimi i një përralle që pret e se tregon hënën për njeriun.

Në dhomë përbri dikush ofshanë përpelitet dyluftimthi me shpirtin e tij, kush e di sa është ngatërruar me qenësinë si lëmsh i penjëve dhe pa vrarë mendjen i turret shpirtit me britma duke thirrur;

 OOO ZOOOT, më ndihmooo…. Oj nënnooo…ohh nënë ë ë …

E lutet vetmia lutem edhe unë për të…, pak herët është t’i themi hapu derës që lëm pas kur shikojmë nga dritarja, e harrojmë që edhe ajo hap horizonte e vërtikale të reja. 

Dhe vdiç. O ZOOOTT, O ZOTTT, pse, pseeee. Dhe çmendem nga pak… më vije një zë i këngës nga brenda… oooo ZOT…

Me vije të qaj me zë popo me zë e të zhgrryhem në vaj, nuk ka lotë dhe zhvishet hapësira, e hapëron koha vrap, në hap e turra vrap…

E jetësohet përditë mërzia  e mëria për jetën. Ah, jeta qapkëne e udhëtimit të flaktë përtej asaj që s’ shihet, asaj që thuhet se është, e frika të tmerron kur ndjen se është hapur ajo rrugë, ai shteg që përfundon mistershëm.

Ndjej se je, sillesh e pshtillesh në pinjët që lozin me gishtrinjtë e dorës së këputur, popo dorës së djathtë, dorës që pati shpëtimin e dikurshëm gjallë e tash vazhdon lirshëm të eci pa mundime ndeshet me jetën e nuk i reziston asaj, o zot s ‘di as të ikë dhe çudi është kur e sheh se si ngulët në hu, e din çfarë është huri, trup i thatë. I njomë apo i thatë s ‘ka rënëdësi, me rëndësi është se ajo s’ di të ikë as të trembet për vetën, ajo di të gëzoj jetën vetëm në hapësirë, brendia është e zbrazur si një kovë e kthyer mbrapsht, dhe asgjë më shumë “teneqe hesapi”, e vritet mendja e rritet mendja e asgjë nuk bën e asgjë nuk sheh e asgjëëëëëëëëëë.

Po qu bë me mua, me ty, qu bë hahahahahah, dhe qeshë ngapak iritosem e fjalë s ‘bëj, e vritet e shkreta sa herë të dëshiroj e lidhet e mbytet, në mes të rrugës bën vetvrasje, vret veten të tjerët e shohin e njohin të lumtur e din plotë jetë, plotë shpresë, hahahhah sa qesharake që jam e mësojmë më vonë, e kupton në mes të pyllit komunikojmë me botën dhe shoh se si më duket jeta edhe në klasë, edhe në shkollë edhe në oborrin e fakultetit edhe tash, tash që s di se si mu kujtua fjala jote dhe qeshja ironike i dashur professor, i dashur njeri qe padashur të thërras i dashur e s’të dua e s’ të shoh në sy se je marroq, ke parë marroqa ndonjëherë ti hahahaha po qeshëm me vete e ai flet për strukturën e letërsinë që ishte dikur e që tash është një frikacake e njom e njom milliona vjetëshe e thyhet si shtalbi, ju ka rënë të ngopni barkun me shtalb, hahhahah me kallamboq të njomë, hahaha popo e di mirë edhe ti professor ke ngrënë dikur sikur unë në atë kohë, sikur ata dje edhe nesër do të ham bashkë me fëmijët tanë nëse jo kallamoq, bukë kallamboqe po,,, dhe mo prit të të dua ty që je idhnak, je hajvan, je matuf e jeee, e çfare je më thuaj më mirë se ti s ‘mund ta di as unë se çfarë jeni ju, hahahhahah  dhe zgërdhihem në vete…

Dritarja avulloset nga frymëmarrja ime unë si dikur vazhdoj të ndjej largësinë që kemi më andërrat, me jetën e jeta më afrohet tekanjoze e picpillosur, më shtrydh më ndrydhë me elegancë, më jep edhe ve, të kuq të ves më jep e më shëron në shpirt, hahahhaha gënjeshtër e shoqës së djeshme që vraponte duarlidhur.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora