E hene, 29.04.2024, 05:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet Akademiku dhe Sekretari i Akademisë së Shkencave, Salvatore Bushati

E diele, 02.05.2010, 03:22 PM


Ja si do të përkthehet Enciklopedia shqiptare në gjuhën angleze

 

Nga Albert Zholi

 

Z. Salvatore, kohët e fundit flitet për një reformë në Akademinë e Shkencave, ccfarë pëqrmban në vetvete kjo reformë dhe cilat janë synimet kryesore të reformës?

 

Pyetja juaj është intersante Unë mendoj tashmë se kjo reformë ka përfunduar. Ajo filloi me një grup ekspertësh që mori në kontroll gjithë punën shkencore në Shqipëri , (sistemin e kërkimit shkencor), dhe realizoi një filozofi të re në kërkimin shkencor në Shqipëri ku, arsimi duhet  të stimulohet paralel me kërkimin shkencor.  Nqs Institutet e kërkimit shkencor ishin në vartësi të Akademisë së Shkencave, (ishin 14 Institute prej të cilave 7 të shkecave shoqërore, albanologjike dhe shkencave natyrore dhe teknike), u shkëputën nga Akademia e Shkencave me një udhëzimi të vecantë, me një ligj të vecantë, dhe u atashuan pranë Universiteteve. Unë mendoj  se reformat duhet të kuptohen se kanë një fillim por skanë një mbarim. E them këtë  se gjithmonë institucionet Kërkimore Shkencore duhet të jenë në rinovimin që ata  ti përgjigjen kohës jo vetëm në kërkim por edhe në kërkim për zbatime, me bazë me

vision etj…Pra në këtë kuadër  ccdo inistitucion kërkimor shkencor duhet të ketë në filozofinë e tij përshtatjen në praktikë në përputhje jo vetëm me prioritetet që kërkon zhvillimi i kërkimit shkencor në Shqipëri, por në përputhje dhe me kërkesat që ka vendi në të gjithë sektorët dhe ato duhet ti shërbejnë (por dhe në përputhje me zhvillimet botërore).

 

Me këto reforma Akademia e Shkencave është forcuar apo dobësuar si institucion?

 

Akademia e Shkencave pas Reformës (që u shoqërua me ligjet dhe amendamentet përkatëse),  mund të  them se nuk është dobësuar, ai mbetet një insitucion i kërkimit  shkencor me një kontribut në kërkimin shkencor në përgjithësi, (në temën e kërkimit  shkencor në Shqipëri), në mbështetje të një startegjie të re të inovacioneve dhe teknologjisë, si dhe të  gjithë lëvizjes në drejtim të edukimit të rritjes së cilësisë së  mësimdhënies në arsimin e lartë dhe të kërkimit shkencor. Akademia  e Shkencavë tashmë edhe pa institute është një institucion, i cili ka një mision të saj  të përcaktuar me ligj, ka veprimtaritë e saj në drejtim të kërkimit shkencor, në drejtim të edukimit, ndikimit  të saj në zhvillimin eknomik të vendit, për sektorin  shtetëror, për sektorin privat, për arsimin e  lartë në Universitet shtetërore por dhe në ato private. Sot, shoqëria shqipatre  ka nevojë për shumë

gjëra…Së pari ka nevojë për një arsim të dobishëm që fillon që nga parashkollori, 9-vjecari, me shkollën e mesme (e cila duhet të jetë në nivele që në nuk i kemi arritur), dhe arsimi i lartë.  Arsimi i lartë ka qenë në qendër të vëmëndjes të qeverisë, të strrukturave që mirren me arsimin e lartë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku ne jemi një forcë që mbështesim nismat për një arsim të lartë cilësor me standarte europiane në përputhje me Bolonjën…

 

  drejtim të kërkimit shkencor Akademia e Shkencave një kontribut të madh jep për indetifikimin, afrimin, për stimulimin e kërkuesve drejt një ekselence e cila është një prioritet në Evropë por që sot duhet të jetë po në këtë nivel edhe në vendin tonë. Për këtë, Akademia ka marrë disa masa, ka bërë disa planifikime  ka disa objektiva, për stimulimin e këkuesve të rinj duke dhënë ndihmesën e saj në disa aktivitete, me projekte, me konferenca, publikime, botime me Ëorkshop-e të ndryshme, në të dy seksionet e saj. Mbas një konference që bëmë për termonologjinë e gjuhës shqipe, (gjuha është një problem shumë i ndjeshëm), ne krijuam një komision HatHok, për terminologjinë e gjuhës e cila përbëhët nga studjues të shquar të fushës (si nga studjues këtu në atdhe edhe ne Kosovë).

 

Megjitathatë shihet se në këto 20 vjet tarnzicion Akademia e Shkencave nuk ka patur mbështetjen e duhur nga shteti në drejtim të financimeve kryesisht në studimet me karakter historik…mendimi juaj? 

 

Ndoshta kjo që pyesni ju mund të jetë e vertetë…por duhet të jemi realistë.

Po të shohësh buxhetet,  përqindjet  e dhëna për kërkimin shkencor, dhe zhvillimin  teknologjik, vërtet janë në shifra të vogla, të ulta, krahasuar me rajonin. Numri I shkencëtarëve për 1 mijë frymë, të popullsisë është I ulët, por potë shohësh  në vazhdimësi, terguesit flasin  që ne duhet të jemi optimistë për rritjeen e këtyre treguesve. Kohët  e fundit fondet për kërkimin shkencor në  Shqipëri janë rritur me anë të  Fondeve Kombëtarrë për kërkim dhe zhvillim me anë të programeve biletarale nga 4 shtete të huaja  (programe të drejtuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave), dhe shihet se ka një fond të vecantë për ekselencën shqipatre që nuk ka  qenë më përpara, por ka dhe një fond tjetër i cili është për kthimin e trurit në Shqipëri të cilat  edhe në botë nuk është se kanë një shpejtësi të  madhe për kthimin e trurit, por është një tregues pozitiv. Ka mjaft burime si dhe nga gjiri I Asamblesë së Akademisë së Shkencave) ka mjaft antarë që janë  të përfshirë në këto programe. Mund të them se përsa I përket buxheteve, vërtet Akademia ka nevojë të mbështetet më shumë, për veprimtaritë e saj, për botime, për realizimin e misionit të saj, por kjo duhet  marrë në propocion me të gjithë kuotat,  e mbështetjes financiare, që ka mundësi  të japë qeveria për Universitetet, për institucionet kërkimore shkencore, dhe për  Akademinë vetë. Unë do mendoja që insitucionet kërkimore shkecore gjithë sistemi kërkimor dhe edukativ, të përfshihen jo vetëm në aktivitete që jep buxheti i shtetit po me prioritet  të mëbshtetën në progranme të huaja për kërkim dhe zhvillim që mbështeten si kudo në botë. Pra nuk duhet ti kemi sytë vetëm tek buxheti I shtetit, pasi dhe vende të tjera të zhvilluara e mbështëesin punën kërkimore në projekte, Dihet tashmë që Shqipëria jep një kuotë, për programet “Kuadër 7”. Kjo kuotë  jo vetëm nuk u kthehet shqipatrëve, por kjo kuotë u jepet të gjitha vendeve sipas projekteve. Ka shumë vende që I tejkalonë shumat e dredhura në marjen e projekteve. Lufta jonë duhet përqëndruar  për të qenë  antarë të këtij programi me programe të detajuara, bashkohore, me nivel profesional. Ndaj kërkueisit tanë prioritet  të kenë pjesamrjen e tyre në programe dhe nuk duhet të presin shkencë bazë vetëm me paratë e buxhetit.

 

Po në fushën e përkthimeve? Vende si Serbia dhe Greqia studimet me karakter historik i kanë përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës. Pse kjo neglizhencë nga Akademia dhe shteti ynë?

 

Ky është një konstatim i saktë nga ana juaj, por Akademia e Shkencave me fondet  që ka në  dispozicion për botime është pëqrpjekur që të botojë  njëherë librat shkencorë në gjuhën shqipe. Do të jetë absurde që këto libra të botohen direkt në gjuhë të huaja, pa i pasur  në gjuhën amtare. Ne duhet të ndihmojmë komunitetin shkencor  shoqërinë civile për botimet shkencore, për zhvillimin tonë. Pastaj një pjesë  e madhe e botimeve të Akademisë duhet që të përzgjidhen dhe të përkthehen në gjuhë të huaj , por kjo në vartësi të prioriteteve dhe të kërkesave  që ka Akademia jonë. Ne po përpiqemi,  për Enciklopedinë Shqipare, (botimin e dytë), të bëjmë një  botim të përmbledhur, pasi ai është në tre volume (pra shumë i madh), dhe kërkon një kosto shuë të madhe. Ne kemi inicuar një grup i cili do bëjë  shkurtimet e nevojshme për ti përmbledh në një volum në gjuhën angleze  I cili të realizojë  atë, që nëpërmjet saj, bota të njohë, Shqipërinë më mirë. Ka vend për vrejteje por prioritete tona janë të përcaktuara si për botimet në gjuhën shqipe eshe për botimet e përkthyera. Ne do të dëshironim që ti përkthenim në gjuhë të huaja shumë vepra me karakter historik, që të përmbushnim sa më mirë misionin e Akademisë, por sot për sot mundësitë këto janë. Jemi përpjekur që në botime të mos kërkojmë fonde nga buxheti, por bashkpunojmë me shtëpi botuese, me sponsora, me bizenesmenë që I afrohen akademisë. Ka shumë të tillë që po ndërgjegjsohen që kontributi I tyre, në kërkimin shkencor do tu kthrhet atyre në vlerë gjatë promovimit ta aktivitetit  në përmirësimin e biznesit të tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora