E premte, 02.05.2025, 08:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Salvime shpirti

E hene, 03.05.2010, 11:06 AM


Kasam Shaqirvela

           

 

Salvime shpirti

 

Po përpiqem unë, asketçe

përpiqem qysh moti,

Trupi dhe Uni n’salvim

për këtë punë të moçme

dhe për këtë hall të ri, se

jeta ndër breza kahmoti

më shkon ujvar në blatim

përpjekja saldon vuajtjet 

deri në ditët e sotshme,

dhe fillet nga lashtësia

a sot në vendnumërim

për këtë dëshmojnë rrudhat

e ballit tim të çarë, dhe

gjurmët e lotit të kryposur

fytyrës sime të rreshkur,

si stalktit-stalakmitet që m’rrinë

mollëzave vragë shekujsh murosur.

 ***

Ah, shpirti plekset veç me lirinë!

por i reckosur, i sakatosur e varrosur

dhe ringritet, përngjitet, shërohet  e

rritet si filiz përsëri, vetëm atëherë

kur njeriu, …..?- e dëshmon për njerinë!

***

Ndonse i njomë herët e i thinjur vonë

gjeni kërkohet…… edhe pa fener,

shqipja nxjerr dy koka ,veshur me kurorë

njëra shikon lindjen e thirr me ezanë

tjetra perendimit i thirr me kambanë

i vdekur e i lindur sërish dot'm’i thonë:

Det i kreshpëruar, n’kreshta malesh flakur

në djersë të trupit të vet i qullur 

n’gjakmarrje dejsh i plakur!?

zemrat në puls e këndojnë epopenë

salvime shpirti për mëmëdhenë!

                        ***

Shkithen rreth mua edhe të tjerë

madje me mall e dëshirë përherë

t’zhytur në gjak therjesh, lemeri 

shpirtprishur e vesbishë-njeri

ata s'dinë të qajnë njerëzisht

prandaj s’kanë vragë lotësh të tharë

as balli i tyre rrudha nuk u mbanë ?!

shenjat e viteve për ta nuk janë, se

ata su plakën ndër zotëra ndonjëherë,

dhe kurrë s'mund të jenë për ta krenarë

nuk e provuan mbijetesën kurnjëherë

nuk janë dhe as që bëhen si unë lottharë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx