E premte, 02.05.2025, 08:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ruzhdi Berisha - Rudi

E hene, 03.05.2010, 10:42 AM


Ruzhdi Berisha - Rudi

 

 

VENDLINDJA

 

Aty ku Linda

Aty ku qava për-herë të parë

Aty ku thirra nënë e baba

 

Aty ku mësova të flasë

Për-herë të parë

Aty pak më larg

Mësova alfabetin-amtar

Aty më mungonte Liria

 

Aty ku varfëria më pushtoj

Aty ku errësira më kaploj

Aty ende jetoj

 

Po dhembja më pushton

Për atë vend të mahnitshëm     

 

 

KËTU

 

Po sillem vërdallë nuk  e di !

Po më humbë rruga këtu!

Në cilin shekull jetojmë ?

Më tregoni sot ju…

 

Lëvizje po sytë plot lot

Nuk  e di se kah më shpije jeta

Që nesër për ku ?

Nuk ka përgjigjje nuk  e di…

 

Po si një plak mbërriti

Më ngadal me hapat e ti

Lëvizë përtej kosova për ku ?

Nuk  e di ku me humbi shpresa …

 

Ah kjo jetë pa-kalim

Por nuk  e dim kur ka mbarim !

Po rrugët na dirigjojnë

Kah do na dërgojnë ?

 

 

SHQIPTAR

 

Kam qenë e do jem përjetë

Kështu dua të vdes

Duke mbrojtur Atdheun tim

 

Kam qenë e këtu do të mbes

Deri sa të vdes

Me pushkë në dorë do të luftoj

Shqiptar  trim-hero

 

Kam qenë e do të jem përjetë

Këtu dua të vdes

Duke mbrojtur Atdheun tim

Shqiptar hero-trim

 

 

SYRI QAN

 

Syri im mori shikimin tuaj

Unë brenda shpirtit ndjej detin

Ju jeni engjull i butësive

Koka juaj mban syze të  errta

 

Nga lart shikoi dhembjet

Digjet zemra për bashkim

Zogu larg fluturon

Unë i humbur në përjetim

 

Ngjyrat më shoqëronin

Ti levizje nga koka ime

Shikoja trupin tuaj

I shoqëruar me kujtime

 

Deti ujin më nuk mbanë

Zemra juaj fiton dashuri

Ju jeni engjulli në ngushllim

Jeta humbës i madh

 

 

SOT NUK KA DASHURI

 

Syri sot qan më lotë

Zemra të rrahura shumë

Unë i ngrirë nga habia

Pse vritet fëmija

 

Plaku i shkretë jashtë në oborr

I lënë anash si lypsar

Harrojnë se e kanë baba

Zoti ka për t’ju vra

 

Nënë e loke qajnë në vetmi

Tër ditën të mbyllur në shtëpi

Harrohet për ta dashuria

Kështu nuk do Perëndia

 

Me djersë në ballë

Punëtori i shkretë

Pa vlerë në këtë jetë

Gjyshi i dashur me ka thënë

Kush punëtorin s’e respekton

Zoti rëndë do ta dënojë

 

 

KA HUMBUR KUPTIMI

 

Bota ka humbur kuptimin

Njeriu e ushqen kafshën

Zogu e humb fluturimin

Beteja nuk i gëzon të pushtuarit

 

Loti mori dheun e zi

Lumi si mërgatë rrodhi

Në ditën me korbat e zi

Lejleku nuk pi më ujë

 

Me duar shtrëngoj kokën

Mbulesa e verdhë mbi mua

Ylberi me shumë ngjyra

Njerëz me shumë fytyra

 

Disa kafshët nuk i donë

Disa janë pëllumbaxhi

Diku më shumë respektohet një qen

Se këtu një njeri

 

Çmojeni njeriun me vlerë

Zoti nga krijesat tjera e veçoi

Bëni respekt e dashuri

Behu definitivisht njeri



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx