| E hene, 03.05.2010, 06:53 PM |
 Qamil Foniqi
Qamil Foniqi
ME (PA) EPILOGUN       
Ja pra, 
ime jetë
me (pa) epilogun
gjatë qemë n’pritë
e s’na shkrepi 
gjithçka   
ndaj shurdhimet u bëkan  zot
kurse mashtrimet
shpërlakan  gjithçka
dokrra mbi ne,
 largesisë rritët gjatsi
asesi të lindë nisje  
matjeve të pa hesapta 
çudi  si...
u dalldiska  kjo botë
zilish
dhe zihet hile
lëmsh kahjesh
fijeve të humbura
me plotë të merzitura 
logut ...
pak me jape 
nga borgji
pak,
ndon së as Unë
s’të dola hakut
Ti,
ikë dhe vetëm ikë
me (pa) epilogun 
ime  jetë
KËNGËT  E  BESNIKËRISË
Askush më
s’rrefen prrallën e gjakur
refren  shpirtit të dhimbsur
askush
e unë
në pritje 
shalohem thinjur
mykyr deshirash
ç’kohë  
etje o etje
shprush
mberthën
ëndërra  sërish
diellin nën sqetull  
mesditës  kërkoj dritë
për këngët
këngët e besnikrisë
IMZOT...
Jo njëherë
i rash botës cep m’cep
dhe u  idhsova  rrenëve
mashtrimeve u frikësova
jo njëherë...
i hapa portat
mrendisë
s’arrita  prej  kundërmi
e po
si të lutëm...
imzot,
kur qenkemi hije
kafkash
lojërave të pista
pa nisje 
pa fund 
DILEMË                
         
Pse
çdo gjë s’kuqet sysh 
vritët
fluskohet
vihet në heshtje 
  
me quani 
ikje 
frymë e besdisur
me quani
pse
me thuani
o njerëz
pse
dhe si...
kaq shumë dilemë
...SHURJA
Të poshtë, 
rrokullisëm  
majeve
zvoglohem  numerimeve
thëm diçka 
diçka që nuk del
po shuarja
ç’kërkon
këtij  tjetërsimi
dhe as nuk me fal
as s’me fundos
qeshët  me mua
VARKA  IME 
Kot me shprush, 
me rebelon 
kot me tund
stuhish
varka ime
me përplasë
erërave të rrahura 
rrëzimit 
kësaj kohe hutish
s’di
nga ti japim
trimeri vetvetës
kur edhe harresa  
ka nisë të gërry thellsisë
me ke shtrirë shfaqje 
spektaklit të heshtjës
plotë dhembje
më ke bërë  udhë
nëpër udhët 
e pa udhëve
varka ime
KUJTESA 
E  çka...
mbase  nuk deshëm ta mësojmë  fundin,
ta prekim
ndaj nuk u nisëm
dhe tash kujtesa...
kujtesa
ç’do,
që me nxjerr paturpshëm
këtij deti të tërbuar dallgësh
me ç’matje ta peshoj vetën
bezdisur
kur po  më ladron tatpjetës
nëpër matematikën time
... OLIMPI... 
 
(fati im)... 
A  mos na mashtruan udhët 
me harfën  në duar kah feniksi
për tu dehur  deshirash
në pellgun e dashurive
 
A mos u  genjyem  shpresash 
vetën e lamë peng  në shteg  priteje
për kohën tjetër
ta lëkundemi zgjuarsinë që na mungoj
A  mos  rrugëtuam  kot  edhe përtej  mundimeve
n’kërkim  qelsit të lumturisë 
trokut  të diellit    
dhe na mplaku e paditura e s’ditem 
A thua do ti shpetojmë  rebelimit 
zvenitjës së vardisur 
në këtë  tredhje kohesh
ku olimpi na mbeti vetëm ëndërr