Kulturë
Daniel Gàzulli: Rrëmaji
E hene, 03.05.2010, 09:55 PM
Daniel Gàzulli
Rrëmaji*
Kushtue...“Një monument nën dhe”... nga Fritz Radovani
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve.
Mandej përplaset fort
e kthen
ku njerëzit kalamendë,
ligshtue prej lëngatës së gjatë,
i trandë ajo piskamë,
që po i thërret
me u zgjue
e me u mbledhë
aty prej nga vjen gjama:
Në Rrëmaji.
Aty
me ba bè në Kryqa
se nuk kanë ma me ia lëshue
zezanen Shkodër
gjaksorëve,
që e shkallmuen në trup
e në shpirt
me drapën e çekan.
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr zemrat e njerëzve:
Asht kushtrimi
I Fatosave
flijue për Atdhe...
që paqë nuk gjejnë,
tradhëtue idealesh –
e gjamën mnershëm lëshojnë
nga ai Monument.
* Vorrezat katolike,
Shkodër, 2010.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kolec Çefa: Pater Justini dhe Çabej Një miqësi në letra
Luan Çipi: Shpirtra detarë
Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (VI)
Poezi nga Qamil Foniqi
Muharrem Blakaj: Vorri i nuses
Engjëll Serjani: Manastiret e harruara të Luginës së Drinos
Nuhi Veselaj: Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (I)
Naser Aliu: Nusja e lodhur
Zef Mulaj: Urat
Neki Lulaj: Dy dekada pluralizëm
Kasam Shaqirvela: Salvime shpirti
Cikël poetik nga Ruzhdi Berisha - Rudi
Remzi Limani: Çmimi Nobel dhe Kadare
Avni Alija: Vështrim i shkurtër interpretues me rastin e promovimit të librit me poezi të Alma Papamihalit "Shtegtim pulëbardhe"
Gjon Keka: Braktisja e realitetit historik
Ilmi Veliu: Duke kërkuar varrin e Ali Pashë Gucisë gjeta atë të Ymer Prizrenit
Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli
Shkurtë Kadriu - Çitaku: Prapa perdeve
Poezi nga Pal Ndrecaj
Poezi nga Ziko Ll. Kapurani