| E hene, 03.05.2010, 09:55 PM |
Daniel Gàzulli
Rrëmaji*
Kushtue...“Një monument nën dhe”... nga Fritz Radovani
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve.
Mandej përplaset fort
e kthen
ku njerëzit kalamendë,
ligshtue prej lëngatës së gjatë,
i trandë ajo piskamë,
që po i thërret
me u zgjue
e me u mbledhë
aty prej nga vjen gjama:
Në Rrëmaji.
Aty
me ba bè në Kryqa
se nuk kanë ma me ia lëshue
zezanen Shkodër
gjaksorëve,
që e shkallmuen në trup
e në shpirt
me drapën e çekan.
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr zemrat e njerëzve:
Asht kushtrimi
I Fatosave
flijue për Atdhe...
që paqë nuk gjejnë,
tradhëtue idealesh –
e gjamën mnershëm lëshojnë
nga ai Monument.
* Vorrezat katolike,
Shkodër, 2010.