E diele, 28.04.2024, 04:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Vështrim mbi përmbledhjen me poezi " Me grykë pushke këndon Kosova" të autorit Agim Gashi

E hene, 03.05.2010, 09:58 PM


Vështrim mbi përmbledhjen me poezi " Me grykë pushke këndon Kosova" të autorit, Agim Gashi, paraqitur në orën e madhe të poezisë në Koblenz të Gjermanisë me 1 maj 2010.

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Se njeriu ngado që shkon merr me vet gjithë mallin, dhimbjen dhe dashurinë dëshmonë më së miri libri më i ri me poezi me titull "Me grykë pushke këndon Kosova", të autorit Agim Gashi, rapsodit dhe këngëtarit të mirënjohur të deridjeshëm dhe poetit të dashur sot, i cili mëse dy dekada jeton dhe vepron jashtë atdheut dhe ate, pikërisht në Düren të Gjermanisë.

Ky libër i cili doli këto ditë e të cilin po e promovojmë sot, edhe pse  është përmbledhja e parë e autorit me poezi,verehet nivel i lartë artistik i realizimit, zgjedhja e temave ku mbisdundon malli për atëdhe,për Kosovën e dashur, së cilës autori i këndon me zërin e grykës së pushkës.Kjo,edhe ishte mënyra e jetës shqiptare mbi njeçindvjeqare për të ushqyer rezistencën kombëtare ndaj politikës përbindëshe okupuese,deri në pavaresinë e Kosovës. Me forcën e artit të këngës dhe butësisë së vargjeve ai ia arrinë të ngrisë deri në majat e piramidës së heroizmit shqiptar heronjët e rënë të luftës së fundit në Kosovë nga Adem Jashari,Sali Çeku,Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci,Arsim Rexhepi e deri te dëshmorët e Feronikelit,pa harruar se gjithë këta ishin vazhdimsia historike shqiptare e luftëtarëve paraardhës siç ishin Kamer Loshi e Ahmet Delia,Shote e Azem Galica, Shaban Polluzha e Tahir Binaku, ku autori Gashi përmes urave poetike lidhë fatet e gjeneratave nëpër histori. Poeti u këndon edhe të gjitha trojeve të etnikumit shqiptar dhe në këtë mënyrë motivi patriotik dhe ai i atdhedashurisë zë vendin qendror në poezitë e këtij autori. Ky motiv bëhet përshkuesi i frymës kryesore si atëherë kur autori u këndon heronjëve, që nga Gjergj Kastrioti e deri te heronjët e historisë më të re e edhe atëherë kur ju këndon të gjitha trojeve të shkëputura nga trungu shqiptar.

Kjo spikatë, aty kur poeti Agim Gashi me “vajin e burrit” i këndon Çamërisë, Iliridës, Plavës e Gusisë ashtu edhe Toplicës së vjetër rreth Mollë së Kuqe si sinonim i dhimbshëm i ndarjes së dhunëshme shqiptare.

Edhe pse përgjithësisht poezitë janë artistikisht të realizuara, megjithate dy poemat kryesore brenda librit, ajo “Thërret Kosova moj Nanë Shqipni” si dhe “Me grykë pushke këndon Kosova” që është edhe titulli i librit, tregojnë se autori Agim Gashi edhe pse për herë të parë prezentohet me një libër poezish para lexuesit, ai është një mjeshtër i rrallë i vargjeve dhe se zejen e artit poetik e ka ushtruar tani më një kohë të gjatë. Për lexuesin e vëmendshëm shqiptar, ai ka qenë i pranishëm me botimet e tij të herëpashershme në shtypin e përditshëm dhe atë periodik letrar. Pasi poeti Agim Gashi është i nohur në popull më tepër si rapsod dhe këngëtar, lexuesi e ka më të lehtë që një numër tekstesh të këngëve të tij ti gjej në formë poezish në këtë përmbledhje.Motivi patriotik eshte ai i cili hape perden e poezise se Agim Gashit.Ai vije si nje kushtrim per te mbrojtur Kosoven nga barbarizmi Serb kur thote:

 

            Korba t´zi po bijne prej qiellit

            E kane zane rrezen e diellit,

            Korba t´zi tash njiqind vjet

            Mesy Kosoven per me djege

 

            Po vjen rrfija prej Serbise

            Me ia pre rriten femise,

            Me ia k´put gjinin e nanes

            N´hije t´nates per drite t´hanes.

 

Nderkaq si antipod i keti tmerri vije pergjigjeja poetike:

    

           Qyqavices o n´ato male,

           Zbret ushtria clirimtare,

           Zbret ushtria e forte si guri,

           Djem Kosove zemer burri,

 

qe jane vargje qe simbolizojn qendresen shqiptare permes se ciles barbaret i zbret ne gjendje klithme te pa shprese ashtu siq ndodhe zakonisht me pushtuesit neper histori.Ja vargjet qe ilustrojn kete me se miri:

      

          C´po trazohet kep Beligradi

          Ma ka shkele fytin Prekazi,

          Ngjiqind vjet o dridhte krajlica

          S'po ma nal pushkën Drenica.

 

          As Drenica as karadaku

          Asht' cudi s'ju dhimbset gjaku,

          Njiqind vjet mbi djep fëmije,

          Rrin tuj k'nue kangë trimnie.

 

 Brenda këtij motivi të atdhedashurisë, autori i këndon të gjitha trojeve etnike, si atëherë kur thotë :

             "Dalin shqipet n'kufi t'Atdheut

              Që asht ba midis Shqipnisë",

 

e edhe atëherë kur i këndon Camërisë :

 

             " Camëri moj Camëri

             Po shumë plagë që m'paske ti!

             Ato plagë që t'lan të mekun

             Spo sherohen as me shekuj".

 

Në këtë strofë të fundit s'ka se si të mos na qfaqet poeti i madh camë, Bilall Xhaferri, vargu i të cilit duket të jetë ndër më ndikuesit tek poetet shqiptar që i këndojnë Camërisë sot.

Nëse poezinë e Agim Gashit në pikëpamje motivesh e shtrim në rrafshin e hulumtimit krahasues, tek ai gjejmë ndikimet e krijuesve më të mëdhenjë shqiptar, si të Gjergj Fishtës e të Mitrush Kutelit.

Ndërkaq në këtë rrafsh bie në sy ndikimi i poezisë "Shko dallëndyshë" dhe "Dallëndyshë eja", të Filip Shirokës, ku poeti Agim Gashi lidhë fatin e tij të përbashkët me këtë poet dhe përmes poezisë " Me zogj të malit bisedoj" në imagjinatën e tij krijon lidhjen e urave midis tij dhe Kosovës dhe ëndërrat e tij ia beson simbolikisht zogjve të lirë të malit. Ja se si shprehet ai :

 

              "Kam dalë herët majë Monchaut

               E jam ulë pak me pushu,

               I kam lutë zogjtë e malit

               Me mu pak me bisedu.

             

               O Ju zogj që fluturoni

               Pashë natyrën që e gzoni,

               Merrni kto fjalë të mia t'ngrohta

               E n'Kosovë ju të mi qoni.

 

               Atje ashtë vendlindja ime

               Që për te unë jam shkrumu,

               Atje kam dhe nanën time

               Që sa shumë jam përmallu.

 

               Nanën time unë shumë e du

               Pash n'jat Zot t'fala me i qu,

               M'ka marrë malli sa ma ska

               Rudhat n'ballë me ia pa.

       

               Sa e shkreta ashtë shkrumu

               Që sa vite tue m'pasë mall'

               Po i shkon jeta pa ndrru llafe

               Pa u knaqë me t'madhin djalë.

 

                       ...

         

               Pas shumë vitesh n'dritaren time

               Disa zogj po më trokasin,

               Kem një lajm për ty Agim

               Si në kor nisën t'bërtasin

    

               Tanë Kosovën e kem kalue

               Në cdo cep t'fa;a tue i lanë,

               Askush për ty nuk na ka pyet

               Përveq njaj plake që i thue nanë.

 

               Jemi ndalë n'gërmadha t'shpisë

               Se cetnikët e kishin kallë,

               Tue i pa librat e djeguna

               Edhe ne jemi përmallë.

 

               N'dash me shku ndoj herë n'Kosovë

               Me e pa nanën sa ashtë gjallë,

               Kish dy molla po ti ruente

               Me i ngranë me t'madhin djalë.

 

               Qorap leshi t'kish marue

               Po ti ruente me gjelozi,

               Pos Agimit djalit t'madh

               Askush n'kambë ska me i shti.

 

                       ...

 

               O ju zogj të vetmit miq

               Po ua la nji amanet,

               Mu te vorri t'më ligjëroni

               Kur të ndahem nga kjo jetë.

 

               Përmbi vorr timin t'ma shkrueni

               Ju o zogj një epitaf,

               " Ktu pushon zemërthyemi

               Kurbetqari i pa fat!"

 

 Trishtimi i poetit sidomos qfaqet për librat e djeguna, për dorëshkrimet dhe jo vetëm të tijë, por të të gjithë shkrimtarëve me cka përmes pikëllimit të zogjve shprehë dhimbjen e të të gjithë autorëve për dorëshkrimet e djegura shqiptare në luftën e fundit.

 

Kjo permbledhje poezish në mbrendësinë e saj ka edhe disa poezi për fëmije që veq sa ia shtojnë vlerën artistike të saj dhe e bëjnë të lexuar për të gjitha moshat.

 

Libri është redakaktuar nga Bedri Neziri, ndërkaq dizajnimi i ballinës së librit nga artisti Mentor Lutolli,nxjerr në pah simbolikën e brendshme autoktone shqiptare të kësaj përmbledhje. Libri i cili ngërthen në vete 75 faqe përfundon me një pasthënje nga Ferit Ramadani me titull “Alarm për të mbrojtur vatanin”, e cila mund të konsiderohet ndoshta edhe si kritika e pare pozitive e kësaj përmbledhje.

Këtu autori nuk ka harruar të falenderoj edhe donatorët që kanë ndihmuar botimin e këtij libri.

 

Edhe disa fjalë për fund:

Poeti dhe rapsodi Agim Gashi gjatë tërë jetës së tij ishte vetëbukurija e cdo takimi, aktiviteti dhe manifestimi kombëtar. T'a kujtojmë nga Pajtimi Kombëtar në krye me Anton Cetten, ate e mbanë mend cdo shtëpi shqiptare, sepse ai ishte aty ku ishte populli, zëri i të cilit kumbonte edhe matanë Gurëve të Nemun, që ndanin trojet e Arbërisë.

Ai u realizua në këngë dhe rapsodi falë vullnetit të tij të pathyeshem dhe dashurisë ndaj tokës, bukës e ujit tonë, por në këtë rrugë atë e ndihmuan edhe një numër poetësh të paktë që shkruan një pjesë të teksteve të këngëve të tij, sic ishin, Ali Podrimja, Anton Berisha e sidomos poeti, Faruk Tasholli, i cili përmes se 25 vite ishte Babai i tekstit të shkruar të këngëve që këndoheshin me dashuri në Kosovë dhe që ushqenin shpresën e Lirisë. Mirëpo në kërkim të niveleve të poetit u nis vetëm atëherë kur ju shpalli luftë të gjitha dukurive negative ndër shqiptare sic janë: xhelozia, smira, urrejtja e tjera. I ndodhur në një gjendje të thyer shpirtërore, i braktisur nga rrethi dhe miqtë dhe një pjesë e familjes, ai shpërthen në poezi duke u rreshtuar në anën e njerzëve të thjeshtë e të vuajtur por krenar ndaj të cilëve dhe me të cilët edhe ai vet ushqen ëndërrat për një jetë më të mirë. Ai më në fund i shpallë luftë edhe vetë vdekjes si akti më i shumëtuar i Jetës. Kjo të kujton intervistën e fundit publike të romansierit më të madh që ka pasur Kosova gjërë më sot, Anton Pashkut, i cili në përballje me vdekjen thotë se: "kam edhe ca plane në fushënn e letërsisë, por ..., mjeshtërit e vdekjes janë futur në trupin tim dhe pamëshirshëm po gërmojnë dhe me sa dukët po rrënojnë planet e mija".

Të shpresojmë se Agim Gashi, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, të arrijë të realizohet edhe në fushën e poezisë për të mirën e letersisë shqipe në përgjithësi.

Të shpresojmë se edhe pse jeta e tij ishte nje dramë e vërtetë më shumë akte, ndonjeri prej të cilëve ishte edhe tragjedia vetë, që më në fund kjo përmbledhje e tij, për kundër sëmundjes së tij, të mos shënohet si fillimi i aktit të fundit të dramës së tij jetësore dhe krijuese, të këtij uragani në këngë e poezi.

Dhe krejtësisht në fund ky promovim le të jetë motiv që refletonë në gritjen e kurajos së tij prej njeriu dhe krijuesi.

Të shpresojmë, ashtu qoftë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora