E shtune, 27.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Elizabet Tejlor dhe Riçard Barton

E hene, 03.05.2010, 09:57 PM


ELIZABET /LIZ/TEJLLOR DHE RIÇARD BARTON

 

Nga Halit Bogaj

 

Këta dy aktorë të mëdhenj të filmit amerikan një periudhë ishin të martuar, por u ndanë për  një kohë për t’u martuar sërish në vitin 1976. Romansa e tyre lindi atëherë kur e xhiruan filmin monumental historik’’Kleopatra’’me të cilin u bënë edhe më të njohur në botë.Emrat e tyre lakoheshin nëpër shumë revista dhe gazeta botërore.

 

Me filmin’’Kleopatra’’ishin bërë Mbreti dhe Mbretëresha të Holivudit.’’Kleopatra’’deri atëherë ishte filmi më i shtrenjtë holiuvudian i cili kishte kushtuar 7 milion dollarë, e cila ishte një shumë marramendëse për atë kohë.Riçard Barton ishte i martuar 5 herë dhe derisa u njoh me Liz Tejllorin jetonte me gruanë e tij Sibil Viliams/Barton/ me të cilën i kishte dy fëmijë/Kejt dhe Xhesika Barton/.

 

Elizabet Tejllor, para se të martohej me Riçardin,  jetonte me aktorin dhe këngëtarin Edi Fisher, i cili kishte qenë shok i ngushtë i burrit të saj të mëparshëm Majkëll Tod.

 

Elizabeth Taylor
Elizabeth Taylor
Pas martesës dhe filmit ‘’Kleopatra’’/1963/ata aktruan së bashku edhe në filmat: ‘’Netët e Iguaneve’’/1964/‘’Kush i frikësohet Virxhinia Vulfit’’/1966//për të cilin e mori çmimin e dytë oskar/,’’Tigresha e zbutur’’/1967/ së veprës së Viliam Shekspirit/ ,’’Hamersmiti ka ikur’’/1972/ dhe’’Divorci i tyre’’/1973/.

 

Pas disa problemeve që kishin mes vetes ata u ndanë  por vazhduan ta dashuronin njëri tjetrin deri në martesën e tyre të sërishme.Në një rast ai ia kishte blerë asaj një gur të madh diamanti dhe nbjë anije si dhurata.Emri i tyre u bë sërish kryesor në shtypin e kohës.Liz Tejllor e kishte vështiorë të jetonte me aktorin e madh, por  që ishte  alkoolik kronik,  i cili nuk mund të shërohej dot nga ai ves i keq.

 

Pas filmit të regjisorit italian Franko Zefireli’’Tigresha e zbutur’’, në të cilin e kishte partner Riçard Bartonin, Liz Tejllor aktroi në filmin’’Reflektimet në syrin e artë’’i regjisorit Xhozef Lozi , në të cilin e kishte partner aktorin kolosal të asaj kohe  Marllon Brando, por  ky film nuk arriti ndonjë sukses të madh ngase aktori i mirënjohur aktroi një rol me të cilin e dëshpëroi publikun e vetë..

 

Në vitin 1976/me emrat e shquar : Kirk Dagllas, Bert Llankaster , Antoni Hopkins dhe Riçard Drajfus, Liz Tejllor aktron në filmin ‘’Fitorja në Entebe’’i cili ishte një film mesatar historik.Në vitin 1980, bashkë me aktoren e famshme Kim Novak, e sipas veprës së Agata Kristit, aktron në filmin’’Pasqyra e thyer’’me të cilin arrin sukses të madh në një rol psikologjik.Në vitin 1991 martohet për herë të shtatë me Lari Fortenskin, nga i cili ndahet pas 5 vitesh për të mos u martuar më kurrë dhe për ta mbajtur kujtimin e paharruar për kolosin Riçard Barton i cili kishte vuajtur një kohë nga leukemia dhe alkoolizmi i cili vdiq në vitin 1984 në një kohë kur botës artdashëse mund t’i dhuronte edhe shumë role të tjera të fuqishme siç ishin filamt:’’Robi’’/1953/,’’Shirat e Renshapurit’/1955/’ Aleksandri i madh’’/1956/,’’Dita më e gjatë’’/1962/,’’Beket’’/1964/, ‘’Hamleti’’/1964/,’’Spiuni që ka ardhur nga të ftohtit’’/1965/,’’Është koha për shoun’’/1967/,’’ Doktor Fausti’’/1967/,

 

Richard Burton - Elizabeth Taylor
Richard Burton - Elizabeth Taylor
‘’Në çerdhen e shqiponjave’’/1968/, ‘’Kandi’’/1968/,’’Ana e njëmijë netëve’’/1969/,’

 

‘’Gjeneral Romeli’’/1972/,’’Villain’’/1971/,’’Vrasja e Trockit’’/1972/,’’Hamersmiti ka ikur’’/1972/,’’Udhëtimi 1974/,’’Brief Encunter’’/1974/,’’The Gathering Storm’’/1974/në të cilin e aktron Vinston Çerçilin,’’Ekzercisti II/Heretiku/ 1977/,’’Equus’’/1977/,’’Prekja

 

e meduzës ‘’/1978/,’’The Wild Gesse’’/1978/,’’Absolusion’’/1978/,’’Rreshteri Shtajner’’

 

/1979/,’’Obsesioni’’/1980/,’’Lovespel’’/Mbreti nga Kornveli’’/1981/,’’Alisa në botën e çudirave’’/1983/ në rolin e Mbretit të bardhë,’’Vagneri’’/serial në tri episode/ në të cilin e aktron muzicientin e shquar  gjerman,’’1984’’/sipas veprës së Orvellit/dhe’’Ellis Island’’

 

/1984/.

 

Richard Burton
Richard Burton
Pas ndarjes me Elizabet Tejllorin Riçard Barton u martua edhe dy herë, me Suzan Hant në vitin 1982/me të cilën jetoi vetëm një vit/dhe me Selli Hej me të cilën jetoi deri në vdekjen e tij.

 

Riçard Barton ishte i nominuar 7 herë për çmimin oskar por është çudi e madhe se si nuk  e fitoi kurrë edhepse realizoi një varg filmash antologjik.Në këtë drejtim duhet theksuar sidomos filmat’’Robi’’/Tunika’’,’’Aleksandri i madh’’,’’Beketi’’,’’Netët e Iguaneve’’, ‘’Spiuni i cili vinte nga të ftohtit’’,’’Udhëtimi’’/me Sofia Loren/,’’Kush i frikësohet Virxhinia Vulfit?’’,’’Ana e njëmijë ditëve’’dhe’’Equus’’.

 

Duhet theksuar edhe faktin se krahas aktorëve : Lorens Ilivie, Piter O Tull, Alek Ginis, Antoni Hopkins dhe të tjerë, edhe Riçrad Barton ishte njëri ndër shekspirologët më të mëdhenj, duke e shkrirë çdo rol nga veprat e gjeniut mesjetar.

 

Riçard Barton kur kishte qenë i ri e kishte dashur sëtepërmi poezinë, ndaj edhe e kishte marrë mbiemrin e profesorit të tij Barton për ta përdorur në jetën e mëtejme.

 

Krahas filmografisë së famshme të Riçard Bartonit, një vend i veçantë i përket edhe asaj të Liz Tejllorit e cila kishte filluar qëkurse ajo kishte qenë e vogël me filmin’’Lesi po kthehet në shtëpi’’/1943/.Duke arritur sukses të madh me këtë film, në të cilin e kishte partner Rodi Mek Dauellin, ajo mbetet përherë mik me të.

 

Në filmin’’Xhejn Ejr’’/1944/ ajo kishte një rol të vogël në krahasim me yllin e asaj kohe Xhejn Fontejn e cila luante heroinën kryesore, sipas veprës së Emili Brontes.

 

Vitet kalonin dhe vajza e re Elizabet Tejllor me bukurinë e saj të jashtëzakonshme bëhej gjithnjë e  më interesante për regjisorët më të shquar të kohës.Në vitin 1951 realizon një rol të shkëlqyer në fimin’’Vendi nën diell’’, me Montgomeri Kliftin në rolin kryesor, i cili ishte bërë sipas veprës së shkrimtarit Teodor Drajzer me titullin’’Një tragjedi amerikane’’.Regjinë e filmit e kishte realizuar kolosi Xhorxh Stivens, autor i filmit tjetër’’Gjiganti’’/1956/në të cilin sërish aktron Liz Tejllor/bashkë me Rok Hadsonin e madh të asaj kohe/.Në vitin  1951 e shohim në spektaklin historik’’Kvo Vadis’’, kurse më 1952 në spektaklin tjetër’’Ajvanho’’, në dy filmat e përmendur ,krahas Robert Tejllorit, me të cilët arrin sukses të madh si një aktore vërtetë perspektive e cila premtonte shumë më tepër, edhepse kishte arritur shumë me filmin’’Vendi nën diell’’.

 

Pasojnë filmat e saj të paharruar: ‘’Vajza e cila jkishte pasur gjithçka’’/1953/,’’Rapsodia’

 

/1954/,’’Staza e elefantëve’’/1954/,’’Bo Bruemll’’/1954/,’’Hera e fundit që e pashë Parisin’’/1954/,’’Gjiganti’’/1956/,’’Macja në kulmin me llamarinë të nxehtë’’/me Pol Njumenin/,’’Baterfllajd 8’’/për të cilin e mori oskarin e parë/,’’Kleopatra’’/1963/, ‘

 

‘’Kush i frikësohet Virxhinia Vulfit’’/1966/,’’Doktor Fausti’’/196/,’’Refleksionet në syrin e artë’’/1968/,’’Ceremonia sekrete’’/1968/,’’Ana e njëmijë ditëve’’/1969/,’’Loja e vetme në qytet’’/1970/,’’Hamersmiti ka ikur’’/1972/,’’Vrasësit verorë’’/1979/,’’Pasqyra e thyer’’/1980/,’’Spitali gjeneral’’/1981/,’’Në mes të shokëve’’/1983/,’’Hoteli’’/1984/,

 

‘’Seriali’’Veriu dhe jugu’’/1985/, duhet të jetë Poni’’/1986/,’’ ’’Poker Alis’/1987/,’’Tos-

 

kani i ri’’/1988/,’ e cila vazhdon edhe sot të aktrojë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora