Kulturë
Demir Krasniqi: Kthemi eshtrat
E marte, 27.04.2010, 08:58 PM
 Në Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë:
Në Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë:
            KTHEMI ESHTRAT
Para syve t’ botës mbarë –
Presin nënat në Merdarë !...
Ende shpresat nuk janë humbur ,
Për më t’ dashurit që u janë zhdukur !
            Gjëmat e tyre e luajnë gurin –
            Presin djalin , vëllain , burrin!...
Kthemi eshtrat , ogurzi –
Presin nënat me duar n’ gji !
N’ shami t’ zeza , gratë te dera ,
Zemërshkrumb , motrat e mjera...
            Syrgjyn vdekur këto viktima ,
            Buzëtharë , fëmijë jetima .
Kthemi bijtë e nënës loke –
T’ prehen n’ gjirin e kësaj toke !
Se kjo tokë iu dha ushqim –
Kthemi bijtë t’ prehen n’ amshim !
            N’ dhera t’ huaja mbushë me djaj –
            Dergjen eshtrat pa pasë faj !
Presin nënat , në Merdarë –
Lumi i lotëve s’ka të tharë!...
Një thes eshtra , për ngushëllime –
Nga xhelatët , që bënë krime!...
            I vodhën eshtrat në skëterra 
            E na i fshehën në humnera !...
                                                Teksti, muzika dhe interpretimi:
                                                            Demir KRASNIQI

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










