E premte, 01.11.2024, 12:36 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Shpendi

E enjte, 31.12.2009, 07:50 PM


Selim Hasanaj

SHPENDI

Tregim

Kishte kohë që andrrat i shifte naten dhe i realizonte ditën. Jo ai diten bante planin per ti realizue andrrat dhe gjithmonë vepronte në terrin e nates kur i tër fshati ishte në gjumë. U hap fjala se në fshatin BREGU vepronin fantazmat. Disa thoshin se e kanë pa me sytë e vetë se si ajo dukej. Kapllani një ditë i tregonte Shpendit se si kishte qenë duke ardhë nga mali mbramë naten, ku kishte pre disa dru dhe kur kishte ardhë te Sokaku i Malit i kishte dalë para një hije, ky kishte ndalue dhe me mendjen se mund të jetë roja e pyellit kishte tentue të mshifej, por cka me pa, kercente perpjetë një krijesë pa këmbë, me flokë të lëshuara deri në bel dhe me mjekerr po sikur të mulla Imerit, bardhë sikur bora. Mendja më shkojë te pushka dhe posa hoqa at nga krahu, më tinglluen veshet dhe thuese dikush më piskati, moooooosss, mos se të shitojë, ti marr mendet e kresë. U ndala dhe per Zotin u frigova sa ska. Nuk është shaka me fantazma e lugeter. Shpendi e ndëgjonte tër kohen dhe nuk e tha asnjë fjalë. Ai mendonte dicka, por ec e dije se cka! U pershendet me Kapllanin dhe u largue ashtu në mendime.
Ecte me hapa të shpejtë dhe posa arriti te Ara ner Kumbulla , ku kishte zanë presat per ta vaditë misrin , takon Sofën, ajo kishte marr një tubë bari në gryk dhe me drapnin në dorë ecte ngadalë thuese i zihej fryma. Ishte ma e vjeter se Shpendi dhe Shpendi e pershendeti i pari. Po cka po të mundojnë e je ngarkue me ata barë oj Sofë i tha Shpendi?! A pak ke korr dhe bajtë barë e san në kurriz moj e bekuar? Eh, plaku nuk po muj rrika rehat, nuk e di por e kamë atë të shkretë lope te shpija dhe thash ta marr pak bar dhe të ja qes per drekë, po nal ubu njëherë të të pyes dicka.
Shpendi ndalojë dhe i kapi dukun e barit nga krahi Sofës. E more efa Shpend, a ke ti ndonjë ide per fantazmen, Kapllani e kishte pa pramë dhe ishte tmerrue nga friga, merre me mend Kapllani të frigohet, e pashë me sytë e mi bante be në din e iman. Ishte e tmerrshme. Sado që e kamë një këmb nën dhe e një mbi te , qebesa po frigohem edhe unë dhe naten po i mbyll dyer e dritare me celsa mbrapa.
Shpendi e ndegjonte dhe per një moment nuk ju pergjigj pyetjeve të Sofës. Dicka mendonte dhe per castin harrojë veten. Folë , more , po cka të gjetë?! Jo, asgjë oj Sofë, isha pak larg me mend, por të ndegjova se cka më the. Edhe mue më tregojë pak më parë po të njeten prrallë. Qysh more prrallë, po thue ti a? Po ai bante be e rrfe se e ka pa me syt e vet. Ani ani , ai e ka pa dhe ai do e shef edhe shumë herave tjera, por unë nuk besojë në ato mesele, është dicka tjeter puna, duhet të jemi të kujdesëshem ja dredhi Shpendi. Ec more e ndihmom ta qes dukun e barit në krah i bertiti Sofa, të gjetë e quda të gjetë, nuk e besojë se ka fantazma, teveqeli, po a pat zor të madhë me e shpernda këtë fjalë Kapllani, fliste Sofa vet me vete derisa e hidhruar në Shpendin largohej me hapa të shpejt.
Shpendi i shiqojë presat e ujit në arë dhe pasi futi ujin në vijen e parë u ulë krye are dhe mbeshtolli një cigare. Thithte tymin e cigares dhe era e duhanit Tarabosh ndjehej që larg. Pushojë bukur gjatë aty dhe ashtu spontanisht u ngrit dhe u drejtue per në shtëpi. Ndjente uri, ishte koha e drekës. Dielli veq kishte dal lart mbi kodrinën e fshatit Bregu, Shpendi shiqojë at pamje të mrekullueshme të cilen e kishin krijue rrezet e diellit që ishte në prendim e siper. Ofshani thellë dhe ashtu në mendime u fut në shtëpinë e tij të vogël e perdhese. E shoqja Zoja e priti vrengët dhe as që u lkund vendit kur Shpendi hyri mbrenda. Eh vakt o vakt tha Shpendi, si po i vikan njeriut punët. Dikur zot shtëpie në 65 antarë familje e sot as grueja nuk e luen prapanicen kur hy mbrenda.
Plaq, more ja këthej Zoja, po as që të pash, jamë e tmerruar, a ke ndegjue se cka i kishte ndodhë efes Kapllan?! Po sa pare bën ti edhe me ndegjue cfar njeri je nuk e beson. Vallha unë per veten time nuk guxojë me dal per dere pasi të bjen terri. Efa Kapllan kishte pa fantazmen, ishte e tmerrshme, prej mbramjes së djeshme akoma efa Kapllan nuk kishte ardhë në veti fliste Zoja dhe Shpendi ashtu i lodhur, dhe në mendime i piskati, more le ti Kapllanin e fantazmen, ec ma shtro sofren se vdiqa urije.
Hangren drekë të dy pa e kembye asnjë fjalë mes veti. Zoja hante dhe shiqonte vrenger të shoqin, ndersa ai as që i banin pershtypje ato shiqime. Pas buke piu një kafe dhe duel me të shpejtë nga shtëpia. Po shkojë ta shiqojë si po i shkon uji ares i tha të shoqes dhe u zhduk pas rrugices që qonte prapa koshit dhe pastaj nga aty permes një kapgjiku dilej në shpat nga ku shifej një pjesë e mirë e rrafshit të Dukagjinit. Qendrojë aty per disa sekonda dhe papritmas ju duk se dicka levizte prapa shpinës së ti. U këthye me të shpejtë dhe pau se një njeri i mbeshtjellur me një pelerinë të madhe sikur të ishte tremb nga Shpendi iku me hapa të shpejt drejtë bahqes së kumbullave, kërceu mbi gardhin e bahqes, trupojë sokakun dhe u fut në malin e lajthisë. U si ju duk kjo Shpendit, nuk u frigue fare , ate e interesonte ta dij se si arrit kjo fantzmë të zhduket ashtu shpejt si vetëtima? Vendosi të këthehej pas dhe pa u diktue shkojë në shtallë të lopes, pasi shiqojë dhe u sigurue se aty e kishte mauzerrin, ai ngadal qiti kokën jashta derickes së pojates, u sigurue se nuk e shef askush dhe me pushkë nën sqetull, ashtu të palosur per trupi që mos të bie në sy nese rastësishtë takon dikend eci shpejt dhe u futë në misrin e ares së Kapllanit ku u struk në një vijë uji e cila ishte e mbuluar nga bari.
Prit aty një kohë bukur të gjatë, pau se asgjë nuk dukej andaj pasi mbështolli me sako e mbulojë pushken me dhe në mes të ares, shkojë te ara e vetë dhe pau se si ujitej misri i ares.
Tër naten kishte ndejt në arë, kishte pergjue cdo levizje dhe asgjë nuk kishte pa. Me agun e mengjesit vendosi të shkojë në shtëpi dhe ta bëjë nji sy gjumë pas kësaj nate të turbullt dhe shqetsuese. Ai nuk mendonte dhe nuk kishte frigen nga fantazma, ate e mundonte ta zbullojë se kush nga mashkujt e familjes së ti ishte fantazma. Mendonte dhe u betue se herdo kurdo do e zbulon dhe mendja i shkojë te Kapllani.
Ai e ka pa i pari, kur ra Aliu nga mullari i sanës Kapllani nuk kishte qenë në odë, erdh pas disa minutash që u ndegjue piskama e Millojkes se diksh e shyu shkallen e Aliut dhe ai ra me kokë per guri. Kishte vdek në vend. Millojka pat ba me gisht në Kapllanin, por ma von nuk ishte e sigurt se cka kishte pa. Aliu i ri poashtu u shitue nga zanat, nga fantazma, e gjeti Kapllani, tha se kishte qen i gjallë dhe i kishte tregue se e kishte mbyt fantazma. Tash fantazma sillet rrotull dhe i pari u takue me te Kapllani, dicka nuk është në rregull mendojë Shpendi dhe ma shumë nga lodhja se sa nga deshira e zuri një gjumë i thellë ashtu i shtrim në krevatin pas stufes dhe fjeti per disa orë. Edhe në anderr e pau Kapllanin, kishte marr pamje të ujkut dhe ulurinte mbi një shkëmb guri.
Posa vendosi pushken per faqe dhe deshti ta gjuaj e ta vras u tremb dhe i doli gjumi, dhe tek pas disa sekondave hetojë se kishte qenë i vetem aty, dhe e shoqja Zoja posa u fut mbrenda. Po ku ishe i tha Shpedi, askund, thash mos ta prish tye gjumin dhe dola pak rrotull neper bahqen e kumbullave. A e pave kun fantazmen i tha Shpendi dhe lëshojë një ofshamë të thellë?!
Plaq sonte mos më frigo me te ja këthej e shoqja. Shpresonte e poshtra se nuk e dinte Shpendi këtë lojë. Kjo lojë e poshter kishte vite që luhej në këtë lagje dhe per shkak të kësaj loje deri tash kishin humb dy jetna njerzish. Cili e kishte radhen tash mendoj Shpendi dhe ndezi edhe një cigare.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora