Speciale
Milazim Kadriu: Beteja e Tabeve bëri bashkë dijen ushtarake, sakrificën dhe heroizmin...
E merkure, 30.12.2009, 09:00 PM
Lapidari te Tabet e Llapashtices |
BETEJË E CILA BËRI BASHKË DIJEN USHTARAKE, SAKRIFICËN DHE HEROIZMIN E LUFTËTARËVE TRIMA TË UÇK-SË
Nga Milazim KADRIU
Betejat e dhjetorit të zhvilluara në Llap që filluan më 24 dhjetor e që nuk pushuan për pesë ditë me ardhë, njihen si Beteja e Tabeve të Llapashticës që ëshët një vend strategjik dhe që filluan aty më 24 dhjetor 1998. Kjo ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së në ZOLL. Beteja e 24 dhjetorit 1998, e zhvilluar në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës , afër Besianës ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim në Vendenis .Kastrat e fshatra tjera. Kjo betejë në historinë më të re të luftës sonë për liri, njihet edhe si beteja e "Tabeve të Llapashticës". Ky vend, gjithmonë është konsideruar një vend shumë strategjik për luftë. I tillë ishte edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku sidomos më 24 dhjetor 1998 u zhvillua edhe njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në ZOLL kundër hordhive pushtuese serbe.

Në këtë fshat ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in. Forcat pushtuese serbe, të pajisura me gjithë arsenalin ushtarak ia patën mësyrë atë ditë Llapashticës sigurisht me qëllimin e vetëm për të asgjësuar komandën e UÇK-së së ZOLL-it, por nuk ia arritën dot këtij qëllimi, pasi para se të arrinin në këtë fshat u ndeshën në Tabe me forcat e UÇK-së, me ç’ rast qe zhvilluar një betejë e ashpër.
Beteja e Tabeve të Llapashticës , në të cilën tërë Llapi përjetësoi lavdin e Tabeve. Ai vend i njohur ishte fole dhe fortifikatë e UÇK-së ,ku prej 15 shtatorit 1998 deri më 24 mars 1999 u thyen me dhjetëra ofensiva serbe ,që mësyn pozicionet e UÇK-së. Sa herë përkujtojmë këtë betejë ndjejmë krenari dhe kemi parasysh edhe raportin e forcave dhe diferencën e madhe në armatim. Humbjet e serbëve në këtë betejë ishin shumë të mëdha . Sot me respektin më të madh përulemi para dëshmorëve dhe luftëtarëve të dhjetorit të madh. Jehona e asaj beteje ,si edhe e betejave të Llapushnikut, Gllogjanit e shumë betejave tjera ,ishin jehonë e lirisë , ardhmërisë së vendit tonë.
Në këtë betejë u mposhtë fryma e pushtuesit njëherë e përgjithmonë, u shua miti se ushtria serbe është e pamposhtur. U tregua se UÇK-ja ishte bërë faktori kryesor i cili do të shpinte drejtë realizimit të synimeve tona shekullore. Kjo fitore erdhi me shumë sakrifica . Sot duhet të nderojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre na mundësuan të frymojmë lirshëm.
Para emrit dhe veprës së dëshmorëve ,që ranë në këtë betejë dhe në betejat anekënd Kosovës , përulemi me respekt të veçantë. Atyre u takon lavdia e historisë dhe respekti nga të gjithë ne , ngase falë atyre ne jemi të lirë.

Ndonëse betejat e dhjetorit të vitit 1998 filluan në Tabet e Llapashticës, vazhduan edhe në fshatrat tjera të Llapit ku djemtë e lirisë luftuan në mbrojtje të vendit si në Vendenis, Kastrat, Bradash e fshatra tjera.
Gjatë këtyre betejave në Tabe ranë gjashtë dëshmorë të kombit ,në Vendenis dy dhe dy në Kastrat
Qëndresa e ushtarëve shqiptar ishte heroike dhe i shkaktoi humbje serioze ushtrisë pushtuese serbe ,e cila në fushën e betejës la disa ushtar të vrarë dhe disa makineri lufte të shkatërruara. Për seriozitetin e këtij ballafaqimi të UÇK-së me ushtrinë pushtuese serbe, flet edhe prania në vendin e betejës të z. Viliam Voker, atëbotë përfaqësues i OSBE-së në Kosovë, një ditë më vonë e cila prani qe komentuar si ndërhyrje e ndërkombëtarëve për të ulur tensionet midis palëve ndërluftuese. Ndërkaq nga radhët e UÇK-së në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët : Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, arsimtari

Nga Beteja e Tabeve të Llapashticës këtu e 11-të vite më parë , luftëtarët e UÇK-së me heroizmin e tyre shpërndan anekënd botës mesazhin domethënës se do të luftohet deri në ushtarin e fundit për lirinë e këtij vendi. Isë Havolli edhe atë ditë ringjalli edhe një herë trimërinë dhe qëndresën e Mic Sokolit, ngase u hodh mbi takun serb. Në këtë betejë luftohej duke u kënduar këngë trimërie e lavdie këndoheshin trimat shkuar trimave Zahir Pajazitit, legjendarit Adem Jasharit e trimave të tjerë .
Beteja e Tabeve të Llapashticës dhe e të gjitha betejave tjera anekënd Kosovës dëshmuan për epokën e UÇK-së , lavdia e të cilës tregoi njëherë e mirë se sa e rrënjosur ishte ndjenja e lirisë ,brumosi vazhdimësinë për çlirim me të cilën do të krenohemi me shekuj.
Në qëndresën gjithë shqiptare për liri e çlirim epoka e UÇK-së , do të shkëlqej gjithmonë dhe do të shërbej si burim nga i cili do të ushqehen ndjenjat liridashëse të brezave që do të vijnë.
Në këtë betejë të fituar u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve trima të UÇK-së të cilët e mbajtën të gozhduar me muaj të tërë makinerinë serbe dhe ju krijuan hapësirë për tu riorganizuar të gjitha zonat tjera të UÇK-së.
Mu në vendin ku u zhvillua beteja e Tabeve të Llapashticës ,qëndron përmendorja , në të dy krahët e së cilës qëndrojnë fotografitë e dëshmorëve të brigadave 151 "Zahir Pajaziti" dhe 152 "Shaban Shala" të UÇK-së të ZOLL-it, që ranë në këto anë jo vetëm në këtë betejë : Isë Havolli, Rushit Selmani, Bajram Murati, Murat Murati, Raif Haliti, Fatmir dhe Avni Selmani, në krahun tjetër Skënder e Miftar Zejnullahu, Lulëzim Jashari, Remzi Demolli, Jetullah Kastrati, Driton Azemi, dhe Isak Lutolli, kurse në mes fotografit e dy komandantëve të këtyre dy njësiteve : Bedri Ahmeti - Bedi dhe Ismet Dërguti.
Andaj ky është edhe një përvjetor i dhembjes dhe krenarisë . Luftëtarët dhe dëshmorët na dhanë emër , na krijuan identitet e tërë merita ju takon atyre që krijuan epoka të lavdishme gjatë historisë. Në këtë anë u zhvilluan beteja të pareshtura kurse luftëtarët e lirisë hidheshin si luaj mbi tanket e okupatorit dhe nuk i lëshonin pozicionet. Ata dëshmuan me veprën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiste për lirinë e atdheut.

Demaçi: Lufta e UÇK-së ishte luftë kundër Serbisë kolonialiste dhe regjimit fashist të Beogradit
Falë luftës së armatosur të popullit shqiptar dhe gjakut rreke të derdhur nga djemtë më të mirë të kombit në të gjitha hapësirat dhe pjesët e territorit shqiptar ne bindëm botën se jemi të vendosur që të luftojmë për lirinë e këtij vendi duke i detyruar ata që përfundimisht të heqin dorë nga autonomia e ngushët që kishin përgatitur është shprehur simboli i rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçi para qindra qytetarëve veteranëve të luftës e familjarëve të dëshmorëve me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Betejës së njohur ‘’Tabet e Llapashticës".Për mua është shprehur

Beogradit. Nuk ishte Llapi i vetmi ai që bëri luftë titanike, ishte Drenica e kuqe në krye me Adem Jasharin dhe terë familjen, që me flijimin e tyre zgjuan edhe ndërgjegjësimin ndërkombëtar duke mobilizuar mbarë popullatën në kryengritje të armatosur. Në Zllashë, Shalë, Neredime, Dukagjin,Kaçanik e Kaqanuall etj është shprehur Demaçi. .Ai para masës së tubuar është shprehur edhe paksa kritik ndaj klasës politike dhe udhëheqësve të vendit duke pohuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ende shumë punë për tu bërë deri në realizimin e jetësimit të plotë të shtetit me të drejta të barabarta sikur që janë shtetet anëtare të OKB-së. Kosova me Serbinë sipas Demaçit ende nuk ka kufi shtetëror, por ka vetëm kufi administrativë të cilët nuk kontrollohen nga ne. Ne gjithsesi ka thënë ai duhet që amanetin e dëshmorëve ta çojmë në vend deri në realizimin e shtetit të mirëfilltë duke lënë jashtë vetës përfitimet dhe interesat individuale e grupore.

![]() |
Vendosje e kurorave te Tabet |

Pamje nga manifestimi |
Komentoni
Artikuj te tjere
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XII)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VII)
Ksenofon M. Dilo: Fati tragjik i karakterit fisnik, i atyre që u tretën për Shqipërinë
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VI)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XI)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (X)
Behxhet Dibrani: Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (V)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IX)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (IV)
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII)
Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt
Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd?
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VI)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (V)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (II)
Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone...