Speciale
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik)
E shtune, 26.12.2009, 08:48 PM

Nga Prof. Hilmi Saraçi
Banorët e masakruar ishin nga Galica
Rrëfimet e Ismet Mehmetit ishin tronditëse dhe njeriut në këto momente i dridhet tërë trupi, i turbullohet mendja, nuk beson se një veprim të tillë do ta bënte njeriu.Ismeti nga një largësi e afërt kishte parë masakrën e paparë ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe duarthatë…
Gjatë ofensivës serbo-çetnike (22 shtator 1998) në tri fshatra të territorit të Drenicës, por që administrativisht i përkasin komunës së Vushtrrisë, Beqiqi, Dubovci (Gjyteti) dhe Galica, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin granatuar këto dy fshatra të njohura për rezistencë dhe trimëri kundër armikut, duke shkatërrua shtëpitë dhe pasurinë e tyre, kështu popullata e frikësuar, duarthatë dhe e pambrojtur, ishte detyruar të zhvendoset dhe të fshehet në malet e Qyqavicës. Ndërsa 14
![]() |
Burim Ademi dhe Gani (Fazli Ademi ,nxënës të vrarë dhe të masakruar) |
![]() |
Moment nga varrimi i martirëve të kombit |
Sipas Fadil Beqirit, kryetar i KMDLNJ-së, dega në Vushtrri, të gjithë kanë qenë të masakruar ( me pjesë të trupit të prerë, si këmbët, duart, sytë e nxjerrë, kokën e prerë, organet gjenitale gjithashtu të prera, e tjera. Gjatë varrimit nuk është lejuar të zbulohen trupat e pajetë të tyre, sepse familjarët dhe të afërmit e tyre do të trishtoheshin nga krimi i paparë në historinë e njerëzimit.
Këta të masakruar ishin:
1. Hetem Riza Halili, 45-vjeçar nga Galica,
2. Bujar Hetem Halili, 16-vjeçar nga Galica,
3. Bekim Myftar Halili, 22-vjeçar nga galica,
4. Nazmi Veli Halili, 26-vjeçar nga Galica,
5. Xhevat Kadri Halili, 17-vjeçar nga Galica,
6. Shashivar I. Ademi, 50-vjeçar nga Galica,
7. Fatmir Shashivar Ademi, 18-vjeçar nga Galica
8. Gani Fazli Ademi, 16-vjeçar nga Galica,
9. Bajram B. Sahiti, 33-vjeçar nga Galica,
10. Hajredin H. Lahu, 45-vjeçar nga Galica,
11. Agim S. Ademi, 25-vjeçar, shurdhëmemec nga Galica,
12. Burim R. Ademi, 16-vjeçar nga Galica,
13. Sejdi Kabashi, 25-vjeçar nga Polaci (Skënderaj),
14. Enver Kastrati, 34-vjeçar nga Polluzha (Drenas).
Sipas deklaratës së Miftar Rizah Halilit, dhënë në NKMDLNJ më 26. VIII. 1999, masakrën e kishin bërë: Vuqina Janiqijeviq, Zoran Simiqi, Zoran Petkoviqi, Aca Kompiroviqi, Ilija Elezoviqi, romi me emrin Hamush dhe romi tjetër, një shitës i kërpeshave afër stacionit të vjetër të autobusëve në Vushtrri. Për krimet e bëra nuk është dënuar asnjë serb kriminel. Familjarët e të rënëve kanë pritur se kjo do të ndodhë. ?shtë kjo kërkesë e përhershme që të evidencohen kriminelët dhe të marrin dënimin e merituar, thotë Fadil Beqiri…
Ndërsa në fshatin Beqiq (Besnik) disa familje, kryesisht meshkuj, kishin mbetur në fshat. Kur mendonin të shkonin edhe ata në Qyqavicë dhe të fshehen nga aksionet kriminele serbe çetnike, ishte vonë, sepse tani këto forca kriminele serbe kishin depërtuar dhe kishin rrethuar fshatin, respektivisht shtëpitë ku ishin të përqendruar. Policia, paramilitarët serbë pas rrethimit kishin hyrë në këto shtëpi dhe i kishin kapur shtatë burra, kryesisht të rinj dhe pleq. Më i vjetri ishte 71-vjeçar, ndërsa më i riu 17-vjeçar. Më parë kishin ushtruar dhunë të paparë, e pastaj të gjithë i kishin vrarë dhe masakruar. Këta të vrarë dhe të masakruar ishin:
1.Muhamet Rr. Idrizi, 61-vjeçar – Besnik
2 .Habib Halil Idrizi, 60-vjeçar – Besnik
3.Kadri Habib Idrizi, 19-vjeçar – Besnik
4.Enis Ragip Idrizi, 17-vjeçar – Besnik
5.Xhelil Vesel Idrizi, 20-vjeçar - Besnik
6.Vesel Ahmet Ismaili, 71-vjeçar – Besnik
7.Bekim Shaban Zenuni, 25-vjeçar – Besnik
Të gjithë janë varrosur në vendlindjen e tyre. Në shenjë nderimi është ngritur përmendorja për martirët, dëshmorët e kombit në Besnik…(Fragment nga një punim më i gjatë)
Komentoni
Artikuj te tjere
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII)
Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt
Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd?
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VI)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (V)
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (II)
Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone...
Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste...
Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (I)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IV)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (III)
Fehmi Sadiku: Të dhëna statiskore për trysnitë ndaj kosovarëve me anë të “tepricave” të shpikura!
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (II)
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (I)
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në qytetin e Vushtrrisë (1998 - 1999)
Sabile Keçmezi-Basha: Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë
Tefik Ramadani-Qarri: Gjurmeve te krimeve partizane mbi Shqiptaret