E premte, 19.07.2024, 03:53 AM (GMT+1)

Speciale

Hilmi Saraçi: Masakra serbe në qytetin e Vushtrrisë (1998 - 1999)

E marte, 15.12.2009, 11:00 PM


Masakra serbe në qytetin e Vushtrrisë (1998 - 1999)

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Nuk kishte besuar se mami dhe babi i kishin vdekur

 Lotët e saj ishin përzier  me gjakun  që kishte rrjedhur nga trupi i prindërve të vrarë. Nuk kishte si të ndihmojë. Ishte përpjekur tërë natën dhe nuk kishte besuar se mami dhe babi i kishin vdekur. Mami e kishte shikua njëherë para vdekjes, për herë të fundit e kishte përgëdhel, e kishte shtërngua me duartë e përgjakura dhe e kishte afrua  pranë krahërorit të shpuar me plumba…

Forcat policore ushtarake serbe vazhdojnë të vrasin dhe të masakrojnë kudo shqiptarët. Tani kishin filluar aksionin e tyre kriminal në qytetin e Vushtrrisë. Me 24 prill 1999 kishin fillua aksionin e tyre në  disa lagje të qytetit të Vushtrrisë dhe kërkonin , më parë njerëzit nga radhët e shqiptarëve që ishin në sy të armikut. E kishin bërë regjistrin për ekzekutimin e tyre. Njerëzit ishin strukur si të humbur dhe nuk dinin si të veprojnë në këto çaste të vështira. I tërë qyteti i Vushtrrisë ishte përthekuar me rrethojë të hekurt kriminele serbe. Forcat policore dhe paramilitarët serbo-çetnik kishin fillua të hyjnë nëpër shtepitë e shqiptarëve dhe kërkonin të evidentuarit. Në këtë ditë kur  serbët e kërkonin, Namon Kunoviku kishte vendosur të mbetët në shtëpi me të shoqën Zilinë dhe me vajzën e vogël, Egzonën 9 vjeçare. Djalin e madh, Gëzimin e kishte largua më herët, sepse dronte më tepër për djalin se për veten. Ai thoshte  shpeshëherë: nuk mërzitëm nese vdes për popullin tim. ..
Ishte afër brëmja. Natyra kishte fillua të kacavjerret mbi hapsirën e qiellit të Vushtrrisë. Errësira e vdekjes lëshohej edhe rreth shtëpisë së mësuesit  Namon. Qielli i zymë me re të zeza ishte mbulua. Pritej një shi i përcjellë me erë. Dëgjohen krismat e pushkëve automatike nëpër rrugët e qytetit të Vushtrrisë. Njerëzit dukeshin si hijet e drunjëve të prerë, duke pritur vdekjen në çdo mnoment. Kurkush nuk kishte guxim që ta hapë derën as dritarën që të shikojë se çka po ndodhë rreth shtëpisë dhe lagjës në qytet.  Bishat serbo-çetnike kishin fillua aksionin e tyre kriminal. Nuk kishte vonua shumë kur ishte hapur me dhunë dera e oborrit të mësuesit Namon. Krisma e derës bëri me dije se dikush kishte hyrë dhe po vinte drejt shtëpisë. Shpejt kishte dalë mësuesi Namon. Nuk ishte trembur edhe pse e dinte se një e ligë e kishte mësyer. Kriminelët kishin planifikua vrasjen e mësuesit, e kishin përcjell me kohë. Ata kishin ardhë për ta vërtetua se a është në të vërtet mësuesi Namon që e kërkonin. Kishin qenë gjashtë kriminelë të dera e oborrit, vazhdon tregimin trishtues vajza e mësuesit, Egzona. Prej tyre ishin ndarë dhe kishin shkua të shkallët, të dera e shtëpisë. Këta kriminelë, paramilitarë çetnikë ishin lokal. Njëri prej tyre thotë Rrahmani, vëllai i Namonit ishte fqiu i tyre , Aca. Ishin të maskuar,  me pushkë automatike në dorë  dhe me thika në brez.” Kush jeni ju?-I drejtohen mësuesit. Unë jam Namon Kunoviku”- i përgjigjet. Ku punon?- Jam mësues, punoj në Sh. F. “Zija Prishtina” ( tani pas çlirimit ka marrë emrin “Naim Frashëri) në Vushtrri. Nuk e kishin zgjatur më tutje kriminelët. Me breshri plumbash e qëllojnë trupin e mësuesit dhe e lënë të vdekur, para shkallve, para shtëpisë. Del si e çmendur e shoqja Zylija dhe e sheh të shoqin të vrarë. Pisket. Hudhet mbi trupin e tij, e përqafon, përpiçet që ta ndihmojë, e rrotullon trupin e rrëxuar të bashkëshortit që kishte fillua  të pikojë gjak. E shikon për herë të fundit. Kriminelët, pa mëndua fare, edhe ate e qëllojnë me breshëri plumbash në kokë, në trup dhe e plandosin për toke të vdekur. Burr e grua mbesin të përgjakur, njëri pranë tjetrit, të shtrirë në prag të shtëpisë. Gjëmojnë, kërkojnë ndihmë, por kurkush nuk ka mundësi t’u ndihmojë. Kriminelët kishin shikua me gjakftohtësi  dhe kishin ikur. Vajza e tyre e vogël, Egzona kishte dalë prej dhome. Kishte qenë e strukur në një qoshe të dhomës. Ishte afrua pranë babit të vrarë. Kishte piskat dhe e kishte kapur kokën si e çmendur. Kishte parë gjakun duke rrjedhur mbi trupin e prindërve. Kishte çajtur dhe kishte bërtitur dhe në fund i kishte përqafuar: herë babin, herë mamin. Lotët e saj ishin përzier me gjakun që kishte rrjedhur nga trupi i prindërve të vrarë. Nuk kishte si të ndihmojë. Ishte përpjekur tërë natën dhe nuk kishte besuar se mami dhe babi kishin vdekur. Mami e kishte shikuar njëherë para vdekjes, për herë të fundit e kishte përgëdhel, e kishte shtërnguar me duart e përgjakura dhe e kishte afruar pranë krahrorit të shpuar me plumba…

E vranë se ishte një atdhetar i dalluar

Dr. Faik Bllata ishte i pranishëm gjithmonë në radhët e UÇK-së dhe si mjek  kontributi i tij në përkujdesjen e të sëmurëve dhe të plagosurve ishte i dalluar. Baba i tij , Murseli disa herë kishte shkuar në Shalë të Bajgorës dhe kishte ndihmuar  luftetarët e lirisë. Forcat policore dhe paramilitare serbe tani kishin filluar të kërkojnë Murselin dhe antarët e familjës së tij…

E quanin Baca Mursel me plisë të bardhë, sepse deri në vdekje kurrë nuk e hoqi plisin por me një dashuri dhe krenari e mbajti. Ishte njeri me ideale të larta patriotike. Edukuar dhe rritur në familjen me tradita të hershme patriotike. Në fund të vitit 1977, nga fshati Rashan, nga vendlindja, shpërngulet në Vushtrri që sa do pak fëmijve t’u lehtësojë jetën dhe t’i shkollojë dhe t’i edukojë. Të tre djemtë e tij, Kahrimani, Faiku dhe Rifati  kanë të kryer fakultetin dhe punojnë me përkushtim për ardhmërin e popullit tonë, për Kosovën e lire dhe sovrane…
             Në protestat dhe demostratat që organizoheshin, Baca Mursel me plis të bardhë ishte në radhet e para. Paraqitja e UÇK-së në skenë, Bacin Mursel e gëzoi shumë, sepse vetëm lufta do t’i ndalë turrin armikut-thoshte Baca Mursel. Lufta kundër armikut tani kishte marrë përmasa të gjera. Kriminelët serbë kishin filluar të terrorizojnë dhe të vrasin pa mëshirë. Përbindshat e ballkanit zbatonin planin e tokës së djegur. Digjej çdo gjë që ishte shqiptare. Gjatë kësaj kohe Bacës Mursel i djegin dy shtepitë, por i kishte mbetur e treta të cilën nuk e lëshoi deri në vdekje. Ai sikur e kishte ndie vdekjen, sepse përkundër disa verejtjeve nga miqët dhe shokët, nuk kishte pranuar që ta lë shtëpinë, por kishte thënë se pragu i shtëpisë është i shejtë, prandaj duhet ta ruajmë. Kishte thënë së mund të vritem në rrugë, në mal e gjetiu, por më mire është që të vdes në shtëpinë time. Sa e ëmbël është vdekja në shtëpinë time- kishte thënë Baca Mursel.
             Policinë serbe e pengonte veprimtaria patriotike dhe plisi i bardhë i Bacës Mursel. Djali i dytë i tij Dr. Faiku tregon një rast kur  në punktin policor, në Nedakovc një ditë të hershëm e kishin ndalur Bacën Mursel, e kishin urdhëruar që ta hjek plisin, por përkundër maltretimeve dhe kërcënimeve, ai nuk kishte pranuar që ta hjek. Kishte thënë, mund të me vritni e plisin nuk e hjeku kurr, sepse prej moshës shtatëvjeçare e mbaj dhe me plisë të bardhë do të vdesë…
                 Dhe nuk kishte kaluar një kohë e gjatë kur policia dhe paramilitarët serbë një natë, pikërisht me datën 27 prill 1999 kishin hyrë si bishat në oborrin  e shtëpisë së tij. Kishin kuptuar se gjendet në shtëpi. Ishte terr i plotë. Baca Mursel kur  kishte dëgjuar rrapllimen në oborr, kishte kuptuar se paramilitarët kanë hyrë në oborrin e tij, prandaj me revolen  që e mbante gjithmon me veti kishte dalur dhe kishte rezistuar, por paramilitarët të barikaduar  e kishin qëlluar me tre plumba …

Kriminelët serbë e masakruan dhe e dogjen

Sherife Dibrani ishte 17 vjeçare, një nxënëse e dalluar në shkollë. Gjatë aksionit barbar kriminelët serbë e kishin rrëmbyer si bishat në afërsi, në oborrin e shtëpisë ku banonte, pastaj e kishin keqtrajtuar mizorisht, duke u përpjekur që t’i shfryejnë ndjenjat e tyre shtazarake. Përkundër të gjitha këtyre, Sherifja nuk ishte dorzua, por deri në momentet e fundit të jetës kishte kundërshtuar dhe ishte kacafytur me kriminelët… E kishin gjetur më vonë pas dy javesh, trupin e saj gati tërësisht të djegur dhe të karbonizuar…

Musë Dibrani me lotë në sy shpiegon se si gjatë kësaj kohe paramilitarët serbë kishin vazhduar aksionin e tyre barbar edhe në rrugën e vendbanimit të tyre  dhe çdonjërin që e takonin në fillim e keqtrajtonin e pastaj e vrisnin dhe e masakronin. Kjo ngjau edhe në familjen e tij, me 22 prill 1999. Ne ishim të ngujuar dhe nuk kishim fuqi dhe mundësi që të largohemi, kishim mbetur në mëshirën e armikut-rrëfen  Musë Dibrani, për të shtuar se Vajza e tij, Sherife Dibrani me dy shoqe të saja, Xhevën nga Pasoma (Suma) dhe Nexhminë nga vushtrria, ishin në oborrin e shtëpisë duke ngarkuar dru me një “kolicë”, për ta ndezur zjarrin në shporet dhe për të gatuar bukë. Pa pritmas kishin hyrë dy paramilitarë serb me maska në kokë dhe i kishin qit jasht, në rrugë. Kriminelët serbë kishin bërtitur: pse nuk kanë ikur nga shtëpia dhe pse nuk kanë shkuar si të tjerët për Maqedoni dhe Shqipëri. Sherifja kishte thënë se këtu e kam vendin tim, shtëpinë, prandaj kurrë nuk do ta lëshoj. Nga kjo përgjigje kriminelët egërsohen, e ndajnë nga dy shoqët dhe e kthejnë në shtëpi. Më parë ushtrojnë dhunë të paparë ndaj saj e pastaj e vrasin dhe e masakrojnë. Trupin e pajetë të Sherifës pastaj e mbulojnë me një sungjer dhe i vejnë flakën, e djegin me gjithë shtëpi.Kur dalin kriminelët djali im, Dibrani hyn me të shpejt në shtëpinë e djegur, por në këto momente nuk kishte zbuluar trupin e pajete të  Sherifës- rrëfën babai i saj, Musë Dibrani, për të shtuar se pas dy javesh, kur Rrahim Pasoma kishte shkuar në shtëpinë e djegur për të kërkuar miell, kishte hasur në gjurmet e një trupi të pajetë të masakruar dhe gati të djegur dhe të karbonizuar. Menjëherë Musa kishte shkuar dhe kishte kuptuar se është çika e tij, Sherifja- tregon me lotë në sy Musë Dibrani...
         Musë Dibrani  pastaj tregon se si kishte mbijetuar nga kriminelët serbë para kësaj tragjedije.Në Kodrat e Martirajve dy paramilitarë serbë e kishin kap. Më parë e kishin rrah brutalisht e më vonë me thikë i kishin shkruar kryqin në ball dhe i kishin prerë pjesë të buzve, të hundës dhe të fytyrës duke e lënë të alivanosur dhe pavetdije. Pastaj këta paramilitarë e kishin bartur trupin e tij, gjymës të vdekur deri të Stacioni i vjetër i autobuzave dhe e kishin hudhur në një skaj që të vdesë për gazep. Aty kishte mbetur dy ditë e dy net. Në ditën e tretë vajza e tij Sherifja ( e ndjera) kishte shkuar me vëllaun e vogël, Flamurin dhe me tezën e Muses, me një “kolicë” dhe e kishin marrë babanë dhe e kishin sjellur, gjymës të vdekur në shtëpi –rrëfen Musë Dibrani e lotët i shkojnë faqeve si shiu tëposhtë...
    Me datën 5 maj 1999 forcat policore dhe paramilitare serbe kishin hyrë në shtëpinë e Hamdi Fazliut. Më parë e kishin marr në rrugë Fatmir Fazliun, djalin e tij. Në fillim i kishin kërkuar deviza. Pasi Fatmiri nuk kishte pasur me veti, kishin shkuar me Fatmirin në shtëpinë e tij, respektivisht në shtëpinë e Avdullahut.  Në shtëpi ishte  Avdullahu, ndërsa babai i tij, Hamdiu kishte shkuar të fqiu i tij, Enver Rustolli. Hamdiun e kishin thirrë i cili bashk me Enverin kishin ardhur të policia serbe. Enveri e kishte njohur njërin nga policët,  prandaj kishte shpresuar se do të shpëtojnë- tregon kushëriri i tyre, Erol Fazliu. Policia, pastaj  kishte filluar aksionin e tyre kriminal. Më parë i kishin ndarë gratë në dhomën tjetër. Pas  një dhune që kishin ushtruar ndaj tyre, të gjithë i kishin vrarë dhe masakruar- tregon Erol Fazliu. Këta të vrarë ishin:
1.Hamdi Fazliu (51 vjeçar)- Vushtrri
2.Avdullah Fazliu (53 vjeçar)- Vushtrri
3.Fatmir Fazliu (22 vjeçar)- vushtrri
4.Enver Rustolli (32 vjeçar)- Vushtrri
      
Ma morën djalin dhe ai nuk u kthye kurrë më

  Ata shanin, fyenin,çirrëshin si egërsirat dhe me tyta  të automatikut urdhëronin popullatën shqiptare të drejtohen kah varrezat e qytetit. Nga turma i ndanin disa të rinj, të reja, burra e gra, nis rrëfimin  e tij trishtues, Ramush Kutllovci të cilit nga duart ia rrëmbejnë djalin, Bedriun dhe nga ajo ditë kurgjë nuk di për djalin e tij…

                Qyteti i Vushtrrisë, gjithnjë ishte i rrethuar dhe i kontrolluar nga forcat ushtarake policore serbe. Banorët nuk kishin kah t’ia mbanin dhe kot bënin përpjekje për të shpëtuar. Policia dhe ushtria serbe  kishin vazhdua maltretimet, vrasjet, masakrimet, burgosjet dhe dëbimet e shqiptarëve me dhunë. Ishte tmeruese sjellja e tyre. Njerëzit ishin mbyllur brenda në shtëpitë e tyre dhe nuk guxonin të dalin përjashta. Dikur policia dhe ushtria serbe kishte urdhërua që të gjithë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Bashkëbiseduesi im , Ramush Kutllofci rikujton datën 22 maj 1999. Në këtë ditë ai ishte në shtëpi me djalin e madh Bedriun, gruan dhe renë, Havën. Ishte ora 7 e mengjesit, kur një grup policesh serbë dhe paramilitarë çetnikë, qarkullonin me pushkë automatike në drejtim të  rrugës “22 Maji”. Ata tashti  kishin fillua operacionet e tyre kriminale. Hynin e dilnin me vrazhdësi si bisha të egra nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe urdhëronin që të dalin përjashtë sa më parë. Nese nuk dilnin, i vrisnin menjëherë. Ata shanin, fyenin, çirreshin si egërsirat dhe me tyta automatikësh urdhëronin popullatën shqiptare të drejtohen kah varrezat e qytetit. Nga turma i ndanin disa të rinj, të reja, burra  e gra , nis rrëfimin e tij Ramushi. Disa policë kishin hyrë në oborrin e Sezai Pasomës. Kishin marrë  Sezaimin, e kishin rrahur dhe e kishin detyrua të qendronte me duar të lidhura pas qafe . Bashk me Sezaimin ishte  edhe Ferat Tiriqi me dy bijtë Muratin (1975) dhe Serhatin (1977). Feratin e shajnë, e maltretojnë, por në fund e lshojnë. Ndersa dy djemt e tij, Muratin dhe Serhatin i ndajnë prej grupit  që shkonte në drejtim të varrezave dhe i tubojnë me të tjerët në oborrin e Sezai  Pasomës, thotë deshmitari  i atyre çasteve të trishta, Ramush Kutllovci. Ramushi i thyer shpirtrisht, i kapluar edhe nga sëmundja, flet edhe për djalin e tij, Bedriun. Kur i kujtohet fillojnë t’i rrjedhin lotët nga sytë e venitur. Ne, thotë ai i lëshuam shtëpitë dhe sikur të tjerët morëm rrugën andej nga varrezat. Derisa ecnim, filluan të na rrahin. Edhe renë time, Havën e qelluan me grushta fytyrës. Një epror i policisë serbe që ishte pranë turmës, shikonte në drejtim të djalit tim, Bedriut. Në një moment ai e urdhëron që të ndahet prej nesh. E drejtojnë gjithashtu  për në shtepinë e Sezai Pasomës. Prej asaj dite kurrë më nuk dimë asgjë për djalin. Policia serbe në ndërkohë ia kishte vënë  zjarrin shtëpisë sime, e kishin djegur bashk me disa shtëpi të tjera të fqinjëve, rrëfen Ramushi e lotët i shkojnë të poshtë fytyrës…

E rrahin barbarisht dhe e lënë të vdesë për gazep

Më parë e kishin rrahur barbarisht. Gjaku i kishte rrjedhur nga goja dhe hunda, ishte rrëzuar në tokë për vdekje.Njëri paramilitar kishte mënduar që ta vrasë, por tjetri i kishte thënë se ky është i vdekur, lë të vdesë për gazep…

 Ndersa dr. Shaban Merovci gjithashtu  i mbushun me dhembje dhe pikllim rrëfen për datën 22 maj 1999 kur forcat paramilitare të regjimentit të Kralevës dhe të Vranjës kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe  e kishin marr me dhunë atë, djalin e tij, Driton Merovcin dhe dhëndërrin, Mensur Gërgurin. Me sharje dhe fyrje i kishin drejtuar kah rruga që shpie të shtëpia e Sezai Kahriman Pasomës, mirëpo në ato momente  dëgjohen disa krisma që vinin nga Sitnica, nga drejtimi i Qyqavicës, paramilitarët çetnikë serbë kishin  thënë se këto të shtena janë të UÇK-së, prandaj u frikuan dhe na kthyen afër shtëpisë së Kahrimanit. Mua me lëshuan, ndersa djalin dhe dhëndërrin i ndalen dhe i fusin në shtëpinë e Kahrimon Pasomës. Më vonë kishin ardhur përseri të shtëpia ime ma marrin veturën dhe kthehen përseri në vendin ku kishin filluar t’i vrasin dhe t’i masakrrojnë shqiptarët. Nga ajo ditë kurgjë nuk dij për fatin e  djalit  dhe të dhëndërrit- rrëfen Dr. Merovci.   (Trupat e pajetë të djalit të tij, Driton Merovcit dhe të dhëndërrit të tij, Mensur Gërgurrit i kishin zbuluar në varrezat masive në Serbi (Batajnicë) dhe janë sjell në Vushtrri ku janë rivarrosur me datën 4 tetor 2005).
          Në këtë ditë këta paramilitarë kishin marrë antarët e dy familjeve Maxhuni dhe Prokupla nga shtëpia -tregon i riu Avdylkadër Maxhuni i cili fal shkadhtisë kishte shpëtuar, por nga këto dy familje kishin ndarë vëllaun e tij, Shahedinin dhe Arian Prokuplen të cilit i kishin vrarë dhe masakrruar më vonë, si duket në shtëpinë e Kahrimon Pasomës dhe bartur trupat e pajetë të tyre në Batajnicë (Serbi). Me datën 20 prill 2005 trupi i pajetë i Avdylkadër Maxhunit është sjellur nga varrezat masive të Batajnicës (Serbi) dhe është rivarrosur në varrezat e qytetit në Vushtrri. Ndersa trupi i pajetë i Arian Prokuples është sjellur gjithashtu nga varrezat masive të Batajnicës dhe është rivarrosur me datën 28 korrik 2005 në varrezat e qytetit në Vushtrri. Në varrimin e tyre muarren pjesë shumë qytetarë dhe u vunë  shumë kurora lulesh.
       Shahin Zhigolli nga Baja që në këto momente ishte  duke banuar në shtëpinë e një të afërmi të tij, paramilitarët e kishin marr dhe kishin filluar menjëherë ta maltretojnë dhe ta rrahin barbarisht, në kokë dhe nëpër gjithë trupin. Gjaku i kishte rrjedhur nga goja dhe hunda dhe më në fund ishte rrëxuar në tokë, i alivanosur. Njëri paramilitar kishte mënduar që ta vrasë, por tjetri i kishte thënë se ky është i vdekur, lë të vdes për gazep, Zhigoli më vonë ishte vetdijësuar dhe kishte shpëtuar vdekjes. Tani ai i kishte të thyera tri brinjë dhe kokën të dëmtuar- ka mbetur i paaftë, me pasoja të rënda shëndetsore.

Nga familja Melenica forcat serbe rrëmbyen pesë anëtarë

Serbët çetnikë tani ishin përqendruar në drejtim të rrugës “22 Maji” dhe si bishat e egra kishin filluar t’i marrin banorët e pafajshëm dhe duarthatë. Kishin filluar të plaçkisin burrat, gratë (edhe vathët prej veshve ua këputnin grave) dhe me automatikë të drejtuar  i shanin, i maltretonin dhe i rrahnin mizorisht duke i ndarë shumë prej tyre në drejtim të shtëpisë së Sezai (Kahrimon) Pasomës- tregon Musli Melenica…

 Edhe në shtëpinë e Musli Melenicës policia kishte hyrë dhe pasi kishin ushtrua dhunë të shfrenuar ndaj njerëzve që kishin qellua aty, i kishin përzën për në drejtim të varrezave. Isha me tërë familjen, kur hynë brenda-rrëfen Musliu. Me automatik të drejtuar nga ne na ndanë: gratë në një anë e burrat në anën tjetër. Në rrugën kryesore që shpie në drejtim të shtëpisë së Sezai Pasomës, na ndalën  dhe na kërkuan deviza. Na plaçkitën, grave ua morën unazat dhe vathët që i kishin në vesh. Pastaj filluan selekcionimin dhe ndarjen e tyre. Në një moment, thotë Musliu, i ndajnë  tre vëllëzerit e mi: Ali, Hasan dhe Shaban Melenica, djalin e vëllaut, Nysret Melenicën dhe djalin tim Shefki Melenicën. Në këtë rrëmujë i ndajnë edhe Bukurije Shkrelin, Rrahim Shkrelin (motër e vëlla). Bukurija kishte piskat dhe kishte qajtur kur në këto çaste e kishin kapur kriminelët. E kishte thirrur  baban që mos ta lë vetëm, mirëpo kriminelët vazhdonin barbarinë e tyre ndaj shqiptarëve të pafajshëm.     Ndersa Sekine Q. Uka 36 vjeçare dhe Ajshe Uka i  kishin rrëmbyer dhe i kishin përplasur në grupin e të kidnapuarve. Pastaj i dërgojnë në oborrin e Sezai (Kahrimon)  Pasomës, për t’i vrarë dhe zhdukur- tregon me lot në sy, Musli Melenica…
              Trupat e pajetë nga familja Melenica janë sjellur nga Batajnica, përveç Hasan dhe Nysret Melenicës dhe janë rivarrosur me nderime të larta në varrezat e martirëve të kombit në Vushtrri.  Gjithashtu trupi i pajetë i të rejave: Sekine (Qazim) Ukës dhe Ajshe Ukës janë  sjellur nga varrezat masive në Batajnicë (Serbi) dhe janë rivarrosur në varrezat e martirëve të kombit në Vushtrri. Sekinja kur ishte rrëmbyer nga forcat policore dhe paramilitare serbe, si duket me veti , në jakë të xhemperit, kishte mshehur një sasi devizash. Pas gjetjes së trupit të pajetë të Sekine Ukës, familjarët ishin interesuar që të shikojnë, mos rastësisht  gjenden devizat e fshehura në xhemperin që ishtë eksponuar si shënjë e identitetit të saj…

Grumbullimi i të rrëmbyerve në shtëpinë e Sezai (Kahrimon) Pasomës             

Në oborrin e Sezai Kahrimon Pasomës, menjëherë kishin fillua kriminelët serbo çetnik t’i vrasin dhe t’i masakrrojnë shqiptarët e rrëmbyer dhe të pafajshëm. Në intërvale të shkurtëra kohore, dëshmitarët tregojnë se kishin dëgjua krismat e pushkëve automatike dhe të plumbave që qëllonin trupin e njerëzve të rrëmbyer. Pas këtij aksioni kriminal, kishin parë gjakun në oborrin e shtëpisë dhe nëpër murët e saj stërpikët e gjakut të derdhur…

                Murteza Dallku rrëfen në vijim për ngjarjet rrënqethëse, për maltretimet , rahjet dhe vrasjet të datës 22 maj 1999. Murtezi ishte gjithashtu, dëshmitar i gjallë që kishte përjetua tmerrin. Para syve forcat serbo-çetnike e kishin vra nipin e tij, Shefki Dallkun. Ishte ora 8,30 kur policia serbe hyri rrufeshëm  edhe në shtëpin tonë, me britma dhe sharje dhe urdhërojnë që sa më parë t’i lëshojmë shtëpitë. Ishin dy paramilitarë serbë dhe dy ushtarë. Ata më parë ndanë  Ferki Dallkun dhe filluan ta rahin pa mëshirë. Donin ta vrisnin, por vllau i tij, Avniu u dha 1000 DM  për ta lëshuar. Më vonë vazhdon Murtezi, na urdhëruan  që sa më shpejt të shkojmë të vorrezat e qytetit. Gjatë rrugës na ndalën disa paramilitarë tjerë, serbë. Në mesin e këktyre paramilitarëve ishte  edhe fqiu i Shefkiut, Milan Çuk, i cili ishte i uniformuar dhe me automatik në dorë. Menjëherë fillojnë maltretimet. Na shajnë e më vonë na rahin brutallisht. Pas këtyre maltretimeve të papara fqiu ynë, Milan Çuk dhe policët që ishin prezent, vendosen të na kthejnë në drejtim të rrugës që shpie të vorrezat e qytetit , andej nga shtëpia e Sezai Pasomës, në oborrin e të cilit ishte bërë masakra e paparë. Dëshmitarët tregojnë se pasi i kishin tubua në oborrin e Sezai Pasomës, menjëherë kishin fillua t’i vrasin dhe t’i masakrojnë. Në intërvale të shkurtëra kohore kishin degjua krismat e plumbave që qëllonin trupin e të rrëmbyerve. Pas këtij aksioni kriminal kishin parë gjakun në oborr dhe brenda në dhomën e shtëpisë, nëpër murin e saj stërpikët e gjakut. Në oborrin e kësaj shtëpije  kishin qenë të tubuar më se 68 veta , të rinjë, burra, gra. Murtezi thotë se para shtëpisë së Sezaiut kishte parë të  parkuar një kamion ushtarak serb.  Me këtë kamion janë bartur të vrarit (të masakruarit) dhe të kidnapuarit tjerë nga forcat serbe. Më vonë, kohë pas kohe, janë sjellë trupat e pa jetë të tyre nga varrezat masive në Serbi (Batajnicë) dhe janë varrosur në varrezat e martirëve të kombit në Vushtrri.  Murtez Dallku vijon tregimin e tij trishtues. Disa policë filluan të flasin, të pëshpërisin në mes veti duke lën të kuptohet se aksioni kriminel i tyre në këktë lokacion është krye. Mirëpo, kur të gjithë menduam se shpëtuam,  policia na largoi nga ky vend, për të na dërgua në një rrugë tjetër që shpije kah vorrezat e qytetit.

Pasi e plaçkitën e qelluan me plumba në kokë

Gjatë rrugës për në varreza të qytetit, njëri nga policët paramilitar serb i afrohet Shefki Dallkut dhe i lëshon diçka afër këmbëve. Më vonë kuptojmë se i kishin lëshuar fishekë automatiku. Më parë e kishin kontrolluar dhe i plaçkisin 3300 DM. e pastaj i “gjejnë” fishekët e automatikut dhe me tre plumba e egzekutojnë…              

         Na  larguan   që të mos e shohim për së afërmi vendin e krimit, ku ishin bërë vrasjet dhe masakrimet  ndaj Shqiptarve të pafajshëm. Në këtë rrugëtim , Shefki Dallku ishte i fundit në kolonë. Njëri nga policët si duket ishte paramilitar, i afrohet Shefki Dallkut dhe i lëshon diçka afër këmbëve. Më vonë kuptojmë se i kishin lëshuar fishekë automaltiku. Pas kësaj, një epror ushtarak i ndan 5 të rinjë: Shefki Dallkun, Visar Dallkun, Sabri Dallkun, Naim Halitin dhe Enver Halitin. Shefki Dallkun më parë e kontrollojnë, i  plaçkisin 3300 DM dhe i gjejnë fyshekët e automatikut në afër këmbëve, pastaj me tre plumba e qëllojnë në kokë dhe në krahror duke e plondosur për toke të vdekur. Shefkiu ishte një tregtar i cili gjatë luftës dhe para saj, si aktivist i dalluar kishte dhënë kontribut të madh, sidomos kishte ndihmuar  arsimtarët dhe shkollat Vushtriase. Ai kishte ndihmuar edhe UÇK-ën, duke u dërgua ushqim dhe furnizime të tjera në Shalë të Bajgorës. Si aktivist dhe veprimtar i njohur, nuk kishte mundur t’i shpëtojë përcjelljes së policisë dhe vetë fqiut të tij, Milan Çuk i cili tentonte t’ia merr shtëpinë. Shefkiun e egzekutuan mizorisht para vëllezërve -përfundon rrëfimin xhaxhai i Shefkiut, Murtez Dallku…

Blerim Zuçaku nuk kishte pranuar të dorëzohet i gjallë

Blerim Zuçaku, pjestar i UÇK-së kishte ardhur në Vushtrri për të parë  dhe për të vezhguar terenin dhe situatën në qytet. Kishte mënduar si ta ndihmojë popullatën e lodhur  dhe të raskapitur nga kriminelët serbë. Në këto momente Blerimi kishte vërejtur se jeta e tij është në rrezik, prandaj ishte përpjekur të largohet në drejtim të Sitnicës,  mirëpo forcat policore serbe e kishin hetuar përpjekjen e Blerimit që po largohet, prandaj e kishin gjuajtur me breshri plumbash automatike dhe e kishin plagosur për vdekje…

Turma e njerëzve kishte aritur me gjysëm shpirti të vorrezat e qytetit dhe ishin bashkuar më tepër se 30.000 mij veta. Ishte tmerr i paparë ,  kujtojnë Murtezi dhe deshmitarët tjerë. Policia shante , rahte dhe bënte seleksionimin e njerzve në turmë. Secili që gjendej në atë turmë priste vdekjen. Mbi kokat e njerzve të lodhur dhe të tmeruar jehonin krizmat e armëve, pa ditur se çfarë po ndodhë. Në mesin e kësaj turme kishte qenë edhe Blerim Zuçaku, pjesëtar i UÇK-së. Ai më parë kishte ardhur në Vushtrri për të parë dhe për të vezhguar terenin dhe situatën në qytet. Kishte mënduar si ta ndihmojë popullatën e lodhur dhe të raskapitur nga kriminelët serbë. Në këtë turmë tash kishte filluar një aksion i paparë për vrasjen e shqiptarëve. Blerimi kishte vërejtur se jeta e tij është në rrezik, sepse forcat policore do ta zbulonin dhe do ta kuptonin se është ushtar i lirisë. Policia herët ishte e njohur me veprimtarin e Blerim Zuçakut, sepse familja e tij kishte një të kaluar të dalluar patriotike. Blerimi në këtëo momente ishte përpjekur të largohet në drejtim të Sitnicës, mirëpo forcat policore e kishin rrethuar qytetin në të katër anët dhe vështir ishte për ta shpërthyer këtë rrethim. Policia e kishte vërejtur përpjekjen e Blerimit që po largohet, prandaj kishin urdhëruar që të ndalet. Mirëpo ai nuk kishte rrugëdalje për të shpëtuar, prandaj nuk ndalet, sepse i gjallë nuk donte të bie në duart e kriminelve serbë. Në këto momente policia e qellojnë dhe e plagosin. Pas disa orëve kishte vdekur, nuk kishte pasur asnjëri guxim për ta ndihmuar. Kishte qendrua disa orë i plagosur derisa kishte vdekur…
         Kriminelet më herët kishin pasur njotime se familja e tij ka deviza, prandaj kishin mënduar të shkojnë në shtëpinë e tij dhe kishin ushtrua dhunë dhe terror të paparë ndaj familjës së tij. Pas këtyre torturave kishin kuptuar se devizat janë të Blerimi i cili në këto momente kishte vdekur. Kriminelët për së vdekuri kishin marr devizat nga rrobët e përgjakura në trupin e tij të pajetë-tregon Sylejman Sylejmani, punëtor administrativ në KK-së në Vushtrri, për të treguar pastaj për përipetit dhe vuajtjet që kishte pasur ai nga kriminelët serbë të cilët, gjithashtu kishin kërkuar deviza nga Syla, por pasi ai nuk kishte pasur për t’u dhënë, kriminelët serbë e kishin dërguar në ahër dhe e kishin detyruar më parë që të gjveshet lakuriq pastaj e kishin lidhur për këmbët e krevetit në dhomë ku ishte strehuar dhe ashtu të gjveshur i kishin afruar thikën në fyt dhe i kishin thënë se do ta presin në fyt, nese nuk tregon devizat. Kështu gruaja e tij ishte detyruar që t’i sjellë devizat dhe ta shpëtojë bashkshortin. Sylejmani  pastaj kishte humbur vetdijen dhe nuk kishte ditur çka ka ndodhur më vonë, por dikur ishte zgjuar nga kjo agoni e vdekjes por tani kriminelet nuk ishin më aty, kishin shkuar në drejtim tjetër-tregon më gjymës zëri Syla. Nga këto pasoja Syla kishte lënguar një kohë. Ishte shumë i tërhequr dhe i thyer në shpirt. Vështir e kishte të kryej punët dhe të qetësohet nga keqtrajtimet kriminale të policisë serbe. Kështu nuk kishte shkuar kohë e gjatë, nga këto pasoja kishte vdekur… Syla ishte një punëtor i dalluar dhe i rrespektuar nga shokët dhe kolegët ku punonte…   
             Forcat policore serbe pas vrasjes së Blerimit  kishin vazhduar terrorin e tyre. Ndersa vëllau i Blerimit, Gëzimi kishte qenë i mshehur në tavanin e shtëpisë. Pas dëgjimit të lajmit të kobshëm kishte shkue pa u diktuar në vëndin ku ishte i vrarë vëllau i tij , e kishte marr trupin e pajetë të vëllaut dhe e kishte varrosur të nesërmën- tregon Gëzim Zuçaku…

Selekcionimi i njerëzve në turmë dhe qëndrimi në Palestrën e Sportëve

Policia dhe paramilitarët serbë kishin ndarë nga turma më tepër se 1000 shqiptarë. I kishin rrjeshtuar në kolonë duke  i shtyrë dhe rrah e pastaj i kishin deportuar në Palestrën e Sportëve. Aty i kishin mbajtur 24 orë. Prap kishin bërë selekcionimin për t’i ndarë shumë prej tyre. Të tjerët i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës…

Tani policia serbe çetnike kishte ndarë nga turma shumë burra dhe të rinjë, duke i rreshtua ata në një kolonë. Ishin 1000 veta që i ndajnë. Secilin që e ndanin më parë e rrahnin dhe e maltretonin e pastaj i kishin dërguar në Palestren e Sporteve. Aty qëndrojnë 24 orë. Edhe këtu bëjnë  seleksionimin duke ndarë disa nga masa, disa të tjerë i kishin dërgua në burgun e Smrekonicës (Qytezës). Gjatë qëndrimit në Palestrën e Sportëve policia ishte interesuar për kapjen e disa të rinjëve  të lagjës Saraçi nga Bivolaku, pasi nga kjo lagje ishin të kyqur në UÇK më tepër se 50 ushtarë të cilët luftonin në Qyqavicë kundër forcave policore ushtarake serbe, por fatbardhësisht nuk kishin zbuluar asnjërin- tregon Hysen Saraçi që kishte qenë në këtë turmë të njerëzve në Palestrën e Sporteve. Ai nuk ishte lajmërua kur kishin pytur: “ A ka ndonjë këtu nga lagja Saraçi? Dhe kishte shpëtuar nga më e keqja…
            Në këtë burg famëkeq ishin disa mijëra vet. Ndaj tyre menjëherë kishte fillua të ushtrohet dhuna e paparë nga forcat policore.  Më vonë i kishin depërtua për në Shqipëri. Ibush Halilin  nga Çeltina  me vëndbanim në Vushtrri, policia serbe  e kishte rrahur dhe mundua deri në alivanosje. Pas burgut të mbajtur, nga pasojat e rrahjes dhe maltretimeve kishte vdekur. Ibushi ishte një njohes i artit ushtarak. Në Fabrikën e LLAMK-osit kishte udhëhequr sektorin për mbrojtje dhe siguri. Gjithmonë ishte në nivel të punës dhe detyrave të parashtruara…(Në korrik të vitit 1998, Ibush Halili kishte ardhur në Bivolak, në shtëpinë tonë. Gjatë vizitës dhe qendrimit, biseda kishte rrjedhur më tepër për UÇK-në, për luftën që po zhvillohet në këtë hapsirë, në malet e Qyqavicës e më gjerë  kundër forcave policore ushtarake dhe paramilitare serbe. Ai kishte ardhur: çka mund të ndihmojë dhe si të kyqet në radhet e UÇK-së. Mëndimet dhe sygjerimet e tij gjatë këtij takimi në shtëpinë tonë, ku ishin të pranishëm edhe disa luftëtarë dhe komantantë të familjes Saraçi, të njësitit të Bivolakut ishin me rëndësi të vaçantë)…
           Më pastaj të vrarët, të rrembyerit të rinjë burra e gra , të vrarë dhe të masakruar në shtëpinë e Sezai (Kahrimon) Pasomës, forcat policore ushtarake dhe paramilitare serbe i dërgojnë në drejtim të panjohur, në Serbi. Ishte data 22 maj 1999, ditë e vështirë për qytetarët e Vushtrrisë…

Të vrarët dhe të masakruarit në qytetin e Vushtrrisë  
                
Ishte vështirë të përballojë dhe të qendrojë njëriu pas këtyre vrasjeve dhe masakrrimeve të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë… Nëpër rrugë të qytetit kishin mbetur trupat e vrarë dhe të masakruar të shqiptarëve. Nëpër hapsirën që shpie në drejtim të lumit, Sitnicë kishin mbetur të vrarë dhe të masakruar gjithashtu shumë shqiptarë. Ata ishin përpjekur që të shpëtojnë duke kaluar vigun mbi Sitnicë që shpie në drejtim të Qyqavicës. Policia serbe dhe paramilitarët kishin rrethuar edhe këtë pjesë kalimtare. I kishin vrarë të gjithë ata që ishin përpjekur për të kaluar vigun dhe i kishin hudhur në lum. Më vonë pas shumë gjurmimeve memzi ishin gjetur dhe identifikuar…

Gjatë periudhës prill – maj 1999, në rrëmujen e vrasjeve dhe masakrimeve në Vushtrri, forcat serbe vranë e masakruan:

1. Blerim Hamit Zuçaku  (1966)
2. Burim L.Hoxha  (1971)
3. Burim I. Muli  (1986)
4. Namon Kunoviku  (1942)
5. Zylije B.Kunoviku  (1950)
6. Shefki M.Dallku  (1952)
7. Nebih Ç.Uka   (1960)
8. Bedri Ç.Uka   (1956)
9. Ismajl M.Grabanica  (1981)
10. Fehmi Grabanica  (1955)
11. Muharem I.Grabanica   (1952)
12. Hamdi B.Fazliu  (1948)
13. Fahredin H.Fazliu  (1976)
14. Avdullah B.Fazliu  (1946)
15. Enver M. Rrustolli  (1966)
16. Rrahim R. Syla  (1944)
17. Shahin R.Syla   (1942)
18. Zymer Haliti  (1959 )
19. Mujedin M. Kadriu  (1982)
20. Sherife M.Dibrani   (1983)
21. Sami S. Krasniqi   (1978)
22. Fehmi T. Istrefi  (1975)
23. Fatmir I. Rashsica  (1970)
24. Isuf A. Mehana   (1952)
25. Enver Rr.Mulaku  (1956)
26. Ferit J.Regjepi   1960
27. Hetem Jashari  (1946)
28. Mursel Xh. Bllata (1929 )
29. Skënder Z.Osmani  (1951)
30. Arif Nevolani   (1938)
31. Ferat Keçolli  (1929)
32. Hajrullah L.Gërxhaliu  (1990)
33. Nebih Z. Mustafa   (1942)
34. Sadri Muzaçi  (1918)
35. Aziz Haliti   (1944)
36. Ali Sh. Mernica  (1950)
37. Murat J. Rashica  (1970)
38. Muhamet R. Rashica  (1963)
49. Ajmane Jasharaj  (1948)
40. N.N.Breznica                   ---
41. Miran I. Muzaqi  (1946)
42. Hasan B. Maloku    (1950)
43. Regjep I.Vërbovci (1968)
44. Remzije Vërbovci  (1938)

Në shtëpinë e Sezai Pasomës u grumbulluan, u masakruan dhe u zhduken

Në shtëpin e Sezai (Kahrimon) Pasomës kishte përfunduar grumbullimi i shqiptarëve të pafajshëm. Barbarët dhe kriminelët serbë e kishin planifikuar vrasjen dhe masakrën e shqiptarëve në këtë shtëpi të rrethuar me mure. I kishin ngujuar: burra, gra, pleq, plaka, të rinj dhe të reja. Pas maltretimeve të papara, i kishin vrarë dhe masakruar. Pastaj trupat e pajetë të tyre i kishin ngarkuar në kamionin që ishte i parkuar në afërsi të shtëpisë dhe i kishin deportuar në Serbi…

Më 22 maj 1999, në qytetin e Vushtrrisë u kidnapuan, u zhdukën dhe u masakrruan nga forcat policore ushtarake serbe këta persona:
1.    Ali B.Melenica (58 vjeçar)
2.    Hasan B.Melenica (51 vjeçar)
3.    Shaban B.Melenica (40 vjeçar)
4.    Nysret B.Melenica (31 vjeçar)
5.    Shefki M. Melenica (22 vjeçar)
6.    Ibrahim B.Zeçiri (37 vjeçar)
7.    Driton R. Musliu (27 vjeçar )
8.    Rafet Q. Behrami (53 vjeçar)
9.    Kemajl T. Tërnava (42 vjeçar)
10.    Isak S.Maçestena (33 vjeçar)
11.    Fehmi U.Musa (37 vjeçar)
12.    Arsim I. Musa (20 vjeçar)
13.    Xhafer R.Shaqiri (18 vjeçar)
14.    Rrahim A.Shatrolli (43 vjeçar)
15.    Muharrem Bajrami (32 vjeçar)
16.    Lulzim H.Bajrami (27 vjeçar)
17.    Naim O.Bajrami (37 vjeçar )
18.    Afrim O.Bajrami (31 vjeçar)
19.    Hamit A.Halimi (60 vjeçar)
20.    Hilmi H.Halili (26 vjeçar)
21.    Hamdi R.Dallku (62 vjeçar)
22.    Agim H.Dallku (26 vjeçar)
23.    Bashkim H.Dallku (23 vjeçar)
24.    Jeton R.Vërbovci (33 vjeçar)
25.    Arsim H.Sejdiu (34 Vjeçar)
26.    Zeçir R.Kadriu (46 vjeçar)
27.    Ferki Z.Kadriu (18 vjeçar)
28.    Haki Z.Kadriu (16 vjeçar)
29.    Shahin Gj.Feka (40 vjeçar)
30.    Ekrem J.Feka (29 vjeçar)
31.    Miradije H.Feka (62 vjeçare)
32.    Bedri R.Kutllovci (38 vjeçar)
33.    Bujar D.Krasniqi (19 vjeçar)
34.    Faik R.Mulaku (57 vjeçar)
35.    Driton Sh.Merovci (31 vjeçar)
36.    Mesnur F.Gërguri (35 vjeçar)
37.    Arian E.Prokupla (30 vjeçar)
38.    Shahidin Maxhuni (20 vjeçar)
39.    Murat F.Tiriçi (24 vjeçar)
40.    Serhat M.Tiriçi  (22 vjeçar)
41.    Ahmet Q.Uka (34 vjeçar)
42.    Sekime Q.Uka (24 vjeçare)
43.    Ajshe A.Uka (32 vjeçare)
44.    Rrahim H.Shkreli (19 vjeçar)
45.    Bukurije H.Shkreli (16 vjeçare)
46.    Fatmir H.Keçolli (26 vjeçar)
47.    Fazli Z.Shabani (57 vjeçar)
48.    Ramadan Zef Shaqiri (48 vjeçar)
49.    Hajdin R.Shaqiri (18 vjeçar)
50.    Besnik R.Shaqiri (16 vjeçar)
51.    Muhamet A.Shaqiri (56 vjeçar)
52.    Agim I.Shaqiri (16 vjeçar)
53.    Idriz R.Hasani (21 vjeçar)
54.    Ibrahim Rr. Maloku (48 vjeçar)
55.    Rrahman Ferati (19 vjeçar)
56.    Burim Rafet Behrami (22 vjeçar)
57.    Naser A. Zeka, Vërrim- 1974
     58. Irfan I. Zhilivoda (38 vjeçar)
59.Zeqir R.Zeqiri (53 vjeçar)
60.  Avdi K. Bardiçi (62 vjeçar)
61.    Ramadan B. Meha, Reznik-1984
62.Burim Rafet Behrami, Vushtrri- 1983
63.Bahri Mahmut Syla,Bequk- 1977
64. Muzafer A. Muhaxheri,1957- Stanovc i Poshtëm
65. Bajram Habib Islami, 1961- Kullë
66. Negjmedin Arif Zeka, 1974- Vrim
67. Muhamet Ahmet Kadriu, 1943- Brusnik
68. Bajram Ramadan Meha ,1984- Reznik

Shqiptarët e vrarë dhe të masakruar i kishin bartur në Serbi

Për krimet e bëra nuk u denuar asnjë serb kriminel as pas këtyre vitëve. Familjarët e të rënëve kanë pritur se kjo do të ndodhë. Prindërit dhe të dashurit e martirëve të kombit  çdo here kërkojnë që të zbardhet fati i më të dashurve të tyre dhe të denohen kriminelët. Në këtë mënyrë kritikat e tyre ndaj organëve vëndore dhe ndërkombëtare nuk pushojnë…

Të vrarët, të masakruarit dhe të zhdukurit- të deportuarit në Serbi gjatë luftës (1998-1999), në veçanti nga shtëpia e Sezai Kahrimon Pasomës, janë zbuluar dhe gjetur në varrezat masive në Serbi (Batajnicë). Forcat policore paramilitare serbe për të humbur gjurmet i kishin bartur me kamion, trupat e pajetë të shqiptarëve, të mbështjellur më najllon (thasë) të zi në Serbi. Këta të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur (të kidnapuar) pas ndërhyrjes dhe kërkeses dhe trusnisë së prindërve dhe familjarëve të tyre. Bashkësia Ndërkombëtare kishte intërvenuar që trupat e pajetë të shqiptarëve, të zbuluar, në Serbi (Batajnicë) të kthehen në Kosovë  të rivarrosen dhe të riatdhesohen në vëndlindjen e tyre. Pushteti serb, megjithate nuk kishte përfillur kërkesën për riatdhesimin e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar. Por pas një trusnije të vazhduashme, ky pushtet  më vonë ishte i detyruar sipas konventave ndërkombëtare t’i  bartë dhe t’i sjellë (dorëzojë), por në fillim nga tre katër e më vonë nga dhjetë pesëmbdhjetë trupa të pajetë të shqiptarëve nga gjithsejt 116 . Kjo ishte një lojë me dhembjën dhe  ndjenjat e  prindërve dhe të familjarëve shqiptar të cilët të kapluar nga tragjedia e paparë  për të dashurit e tyre kishin mbetur në ankth të pritjes dhe të përtritjes së dhëmbjes dhe të tragjedisë çdo ditë e çdo natë. Kështu brenda viteve 2003, 2004 dhe 2005  u gjeten,  u identifikuan, u rivarrosen dhe u riatdhesuan trupat e pajetë të këtyre martirëve të kombit:

Me datën 23. 12. 203 janë rivarrosur dhe riatdhesuar:

1.    Gjafer Ramadan Shaqiri – 1981, Vushtrri
2.    Naim Osman Bajrami- 1962, Vushtrri
3.    Miradije Hajzer Feka-1937, Vushtrri
4.    Faik Raif Mulaku-1942, Vushtrri

Me datën 23 .4. 2004 janë rivarrosur dhe riatdhesuar:

1.    Shaban Ibrahim Melenica-1950, Vushtrri
2.    Ibrahim Bajram Zeqiri- 1962, Vushtrri
3.    Lulzim Hamdi Bajrami-1972, Vushtrri
4.    Ferki Zeqir Kadriu-1981, Vushtrri
5.    Murat Ferat Tiriqi-1975, Vushtrri
6.    Serhat Ferat Tiriqi-1977, Vushtrri
7.    Fatmir Halim Këqolli-1973, Vushtrri
8.    Hajdin Ramadan Shaqiri-1981, Bruznik
9.    Besnik Ramadan Shaqiri-1983,Brusnik
10.    Muzafer Avdullah Muhaxheri-1957, Bletaj
11.    Agim Islam Shaqiri-1983, Brusnik

Me datën 12. 6. 2005 janë rivarrosë dhe riatdhesuar:

1.    Ali Ibrahim Melenica-1941, Vushtrri
2.    Shefki Musli Melenica-1977, Vushtrri
3.    Isak Sylë Maqastena-1966, Vushtrri
4.    Bujar Dibran Krasniqi-1980, Vushtrri
5.    Sekine Qazim Uka-1975, Vushtrri
6.    Irfan Ilaz Zhilivoda-1961, Mitrovicë

Me datën 15.1. 2005 janë rivarrosë dhe riatdhesuar:

1.    Rafet Qazim Behrami-1946, Vushtrri
2.    Zeqir Rexhep Kadriu- 1953, Vushtrri
3.    Ekrem Jahir Feka-1970, Vushtrri
4.    Ibrahim Habib Islami-1959, Kullë

Me datën 20.4. 2005 janë  rivarrosë dhe riatdhesuar:
 
1.    Arsim ismail Musa-1970, Vushtrri
2.    Muharrem Hamdi Bajrami-1967, Vushtrri
3.    Hamit Adem Halili- 1939, Vushtrri
4.    Hilmi Hamit Halili-1973, Vushtrri
5.    Haki Zeqir Kadriu-1983,Vushtrri
6.    Ibrahim Rrahim Maloku-1951,Vushtrri
7.    Shahedin Shefqet Maxhuni-1979, Vushtrri
8.    Ahmet Qazim Uka-1965, vushtrri
9.    Fazli Zenel Shabani-1972, Vushtrri
10.    Bajram Ramadan Meha-1953, Vushtrri
11.    Ramadan Bajram Meha-1984, Vushtrri
12.    Rrahmon Idriz Ferati- 1981, Bare
13.    Muhamet Ahmet Kadriu- 1943, Vushtrri
14.    Bajram Habib Islami-1961, Kullë
15.    Bahri Mahmut Syla-1977, Bequk

Me datën 28.7. 2005 u  rivarrosë dhe u riatdhesua:
     1.Arian Emrullah Prokupla- 1969, Vushtrri

Me datën 15.9.2005 u rivarros dhe riatdhesu:
1.Zeqir Rrahmon Zeqiri-1954, Mitrovicë

Me datën 4 tetor 2005 janë rivarrosë dhe riatdhesuar:

1.Naim Osman Bajrami-1962
2.Mensur Ferat Gërguri- 1964
3.Driton Shaban Merovci- 1968
4.Ajshe Azem Uka-  1957
5.Rrahim Ali Shatrolli- 1956
6.Driton Rifat Murseli- 1972
7.Ramadan Sefë Shaqiri- 1951
8.Burim Rafet Behrami- 1983
9.Arsim Hazir Sejdiu- 1965
10.Kemal Tefik Tërnava- 1957
11.Nexhmedin Arif Zeka- 1977

Deri më datën 4 tetor 2005 nga 116 të zhdukur të vrarë dhe të rrëmbyer në komunën e Vushtrrisë,  janë gjetur dhe janë identifikuar 63 trupa të pajetë. Kanë mbetur pa u gjetur dhe pa u identifikuar edhe 53. Nga grupi i të vrarëvë, të kidnapurve me datën 22 maj 1999, janë gjetur, identifikuar dhe rivarrosur 53 trupa të pajetë. Kanë mbetur edhe 15 të tjerë pa u gjetur dhe pa u identifikuar nga ky grup…



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Keçmezi-Basha: Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë Tefik Ramadani-Qarri: Gjurmeve te krimeve partizane mbi Shqiptaret Qazim Namani: Kultura materiale dhe historia e qytetit të Prishtinës Sabile Keçmezi- Basha: Çështje të përdorimi të nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fshehtë Hilmi Saraçi: Lashtësia, emertimi dhe trashegimia kulturore, historike, arkeologjike e qytetit të Vushtrrisë Shevki Sh. Voca: Vrasja e Kryetarit Kenedi - Atentati i shekullit XX Mahmut Elez Mahmuti - Kqiku: Përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërtetë Valon Kurtishi: Faleminderit Austro - Hungari, i përjetshëm kujtimi për Franc Jozefin e I Hilmi Saraçi: Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947) Milazim Kadriu: Radio Kosova e Lirë, lajmëtare e fitoreve të mëdha Ukshin Zajmi: Në përkujtim të 100 vjetorit të Normalës së Elbasanit Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë Sabile Keçmezi-Basha: Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politikë shqiptarë Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë... Isuf B. Bajrami: Kontributi i Kulturës Kombëtare në rrjedhat e Pavarësisë së Shqipërisë Avzi Mustafa: Kur bëhej Kongresi i Shkronjave në Manastir Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave! Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora