Speciale
Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit
E merkure, 18.11.2009, 10:58 PM
KRYENGRITJA E DERVISH CARES, PARAPËRGATITI LIDHJEN E PRIZRENIT
Nga Prof. dr. Vebi Xhemaili
Kryengritja e Dervish Cares ishte kryengritje e
përgjithshme dhe e para kryengritje që përfshiu mbi 60% të krahinave të banuara
me popullatë shqiptare në luftën e saj për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar.
Kjo rezistencë gjithë shqiptare ruajti në esencë karakterin autokton të
vetëvendosjes deri në kërkesën e plotë për çlirim nacional dhe bashkim të
krahinave të Shqipërisë Etnike. Historiografia shqiptare nuk ia ka dhënë peshën
e merituar që ka kjo kryengritje në historinë tonë kombëtare, bile guxojmë të
themi se deri tani është shkruar shumë pak. Kjo kryengritje shqiptare nisi në fushën
e Pollogut, aty kah nëntori i vitit 1843, mori karakter gjithëkombëtar dhe përfundoi
me rezistencën e fundit të qyteteve të Shqipërisë Verilindore aty kah fundi i
vitit 1844. Këtë kryengritje dhe karakterin e saj për çlirim kombëtar për hir
të së vërtetës po i shënojmë disa të
dhëna në mënyrë të argumentuar, e objektive, për tu kundërvënë si
historiografisë serbe, po ashtu edhe asaj maqedonase, që kanë shkruar për këto
ngjarje dhe sot e kësaj dite nuk mund të lirohen nga vuajtjet e tyre shpirtërore.
Disa të dhëna të njëanshme japin pushtetarët turk, ndërsa me subjektivizëm të
madh këtë kryengritje të pastër shqiptare bëjnë përpjekje për ta njollosur disa
priftërinj ortodoks të këtyre anëve që e kishin të kthyer kokën kah Serbia. Në shënimet e veta ata e shprehin
mllefin e tyre fetarë kundër shqiptarëve që ishin ngritur në luftën e tyre
nacionalçlirimtare për autonomi dhe bashkim kombëtar.
KRYENGRITJA E DERVISH CARES PËRFSHIU
TERRITORIN E DARDANISË
Historiografia maqedonase shkon aq larg, sa që
përkujton: “se mirë u bë që humbën
shqiptarët dhe Zoti e di, se çfarë do të bëhej sikur Dervish Care të kishte
mbetur edhe më tutje udhëheqës në Shkup”. (Kryeqytet i Dardanisë). Se si
kanë sunduar shqiptarët në pashallëqet e veta edhe para edhe gjatë kryengritjes,
më së miri dëshmon prifti Paun nga fshati Nagoriçan i rrethit të Shkupit: “Unë
Pauni që kam jetuar në periferi të Shkupit në fund të viteve të 30-ta të
shekullit XIX, në Shkup dhe në Pollog, ishte shumë qetë. Në mbarë krahinat e
pashallarëve zotëronte paqja, rregulli dhe bindja në siguri”.
Sunduesi më i njohur i kësaj
krahine shqiptare ishte Havzi Pasha, i cili në prag të Tanzimatit, sundonte me Pashallëkun
e Shkupit, i cili kishte një territor shumë të gjerë, duke përfshirë Shkupin,
Kumanovën, Pallankën, Kratovën, Koçanin, Malishevën, Radovishin dhe Shtipin. Këto
janë kufijtë e Dardanisë ku më vonë u themelua Shqipëria Lindore. Ky ishte territor i Dardanisë, me kryeqytet
Shkupin. Pra në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore, kur nuk ka pasur Maqedoni.
Territori i Maqedonisë antike, përfshinë
hapësirën ajrore nga Shtipi deri në Selanik. Prezenca e popullatës
shqiptare dhe lufta e tyre për autonomi, fletë qartë se shqiptarët në këtë
pjesë të Shqipërisë, kanë qenë të pranishëm dhe shumë aktiv në kërkesat e tyre permanente
për autonomi dhe pavarësi kombëtare. V. Xh).
Havzi Pasha ishte i njohur në
veprimet e veta si i ashpër, por me aftësi të mëdha të një udhëheqësi të
mençur. Kujdes të posaçëm i kushtonte popullatës krishtere e posaçërisht duhet
cekur se të gjithë njerëzit që bënin gabime ndaj ligjit, i dënonte në mënyrë
shumë objektive, pa marrë parasysh se cilit besim i takonin. Gjatë sundimit të
tij në Pashallëkun e Shkupit, e ka ndihmuar në mënyrë ekspeditive ndihmësi i
tij Halil agë Cileja, nga fshati Çellopek, rrethi i Tetovës. Ky kishte treguar
trimëri shumë të mëdha në luftë kundër
kryengritjes greke.
RRETHANAT NË SHQIPËRINË LINDORE
PARA
FILLIMIT TË KRYENGRITJES
Me
shpalljen e Tanzimatit, në vitin 1939, për herë të parë në administratën turke,
qytetarët e Perandorisë, trajtoheshin si të barabartë, pa dallim feje e kombi.
Mirëpo pika tre e këtyre reformave e preku më së shumti popullatën shqiptare në
krye me pashallarët e tyre. Kjo pikë përfshinte “Shërbimin e përgjithshëm
ushtarak për të gjithë myslimanët e Perandorisë dhe ishte i obligueshëm”.
Shërbimi tani kishte karakter shtetëror – perandorak e jo si deri atëherë,
lokal dhe me veshje kombëtare. Shërbimi, zgjaste 15, 9 dhe 7 vjet. Këto reforma
dhe aplikimi i tyre në tokën shqiptare e preknin fuqishëm klasën feudale, të
pasurit, bejlerët e posaçërisht pashallarët shqiptarë të cilët rreth vetes, në
emër të Perandorisë, mbanin ushtarë dhe roje personale. Me këtë ushtri ata
komandonin sipas dëshirës dhe nevojës së vetë duke mos i përfillur fare
kërkesat e sulltanit. Këto reforma të Portës së Lartë, pashallarët dhe feudalët
shqiptarë me të drejtë i dhanë karakter antishqiptar. Pasi në atë kohë duhej të
mblidheshin djem të zgjedhur nga toka Arbërore dhe të dërgoheshin për të
ruajtur kufijtë e Perandorisë kah Azia, pak shpresë kishte për kthimin e tyre
në vendlindje pas atyre vite shërbimi. Ky ishte një ndër format më të përsosura
për asimilim e popullatës shqiptare në atë kohë. Në vitin 1842 erdhi deri te
një mosmarrëveshje në mes vëllezërve për trashëgiminë e Pashallëkut të Tetovës,
pasi Havzi Pasha i Shkupit dhe Hasan Pasha i Qustendillit nuk ishin të kënaqur
me ndarjen e trashëgimisë në Pashallëkun e Tetovës, ku sundonte në mënyrë absolutiste
vëllai i tyre Abdurahman Pasha. Për këto mosmarrëveshje pronësore u lajmërua
edhe Sulltani i cili këto zënka i priti me mirëseardhje për ti pastruar këta pashallarë
të pa dëgjueshëm. Në vitin 1843 të tre vëllezërit u nisën për në Edrene, ku u
takuan me vet Sulltanin, ky kërkoi nga këta që të zbatohen reformat e
Tanzimatit në Shqipëri, dhe të dërgojnë rekrut-redif, sulltanit. Por, kërkesën
e Sulltan Abdul Mexhitit II, (1839-1861), nuk mund ta realizonin
pashallarët tetovarë. Sulltani i cili personalisht u mor me këtë punë, nuk
ishte i kënaqur nga përgjigjja që mori
nga ana e pashallarëve dhe urdhëroi menjëherë të internohen në
shkretëtirën e Anadollisë, duke ua marrë të drejtën për kthim në Shqipëri.
Sulltani në vend të tre pashallarëve tetovarë, emëroi për udhëheqës të Shkupit,
komandantin Mehmet Jusuf Pashën, duke i bashkuar edhe pashallëqet e tetovarëve
me një qendër të përbashkët në Shkup. Prej kësaj kohe Pashallëku i Tetovës
pushoi së ekzistuari si gjysmë i pavarur. Me ardhjen e Memet Jusuf Pashës
komandant i përgjithshëm në Shkup, në maj të vitit 1843, menjëherë kërkoi nga
paria shqiptare që të mbledhë redif dhe të nisen sa më parë për në Selanik. Kjo
kërkesë e Vezirit të Madh i revoltoi je vetëm shtresën udhëheqëse, por edhe
masën e gjerë popullore e cila e tëra kaloi në pa dëgjueshmëri. Ky rebelim i
shqiptarëve e shtyri Vezirin e Madh Memet Jusuf
Pashën sëbashku me Hajredin Pashën. që kishte erdh në Shkup të shpallte
fermanin, kur panë rebelimin e shqiptarëve ata në korrik të vitit 1843, vendosën
të tërheqin Fermanin e Sulltanit për të mbledhur rekrut. Hajredin Pasha shpëtoi
kokën duke ikur për Selanik. Situata pak a shumë u qetësua, por në vjeshtë të
vitit 1843, Pashai i ri i Shkupit Mehmet Jusufi, përsëri dha urdhër të mblidhen
ushtarë për Sulltanin. Në këto rrethana të reja në muajin shtator të vitit 1843,
filloi kryengritja gjithë popullore me qendër në Gostivar dhe Tetovë.
KRYENGIRITJA FILLON NË GOSTIVAR
NË KRYE ME
DERVISH CAREN
Kjo rezistencë rritej dita-ditës kundër reformave të Tanzimatit dhe ishte
njëherë edhe kundër Sulltanit, që këto reforma të mos zbatohen në pashallëqet
shqiptare ose thënë më mirë, në tërë krahinat shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Epiqendra e kësaj lëvizjeje, kësaj radhe është në Gostivar, ku në krye të
qytetit ishte Dervish Poda, që mbante gradën e Aga, që do të thotë udhëheqës. (çarshi
agasi- kryeshef i policisë), apo thënë ndryshe Komandant i qytetit. Ky në fillim ishte nëpunës i Abdurahman Pashës,
më vonë fitoi besimin e tij dhe u emërua
Aga-udhëheqës, që i mundësohej e drejta
të komandonte me Gostivarin.
Dervish Poda-Care, ishte i lindur
në fshatin Pallçisht të Tetovës. ky mbante mbiemrin e familjes Care, e jo si
thotë Toskovi e shpalli veten car. ky e
ka ngatërruar mbiemrin e familjes të
Dervish Cares me fshatin Care, nga e ka prejardhjen familja e tij. Ky fshat ndodhet në rajonin e Kalisit,
përgjatë lumit Drin. Krahinë e njohur e rezistencave shqiptare V.Xh). Poashtu
emrin dhe etnogjenezën shqiptare të këtij heroi kombëtar tenton ta ndryshoj
edhe vetë Matkovski. cili në sqarimin e
tij deklaron: se Dervish Care ka qenë me prej ardhje “torbesh”. por ky autor
nuk donë të pranojë se familja e tij sot jeton e shpërndarë në disa fshatra me
popullsi shqiptare në fushën Pollogut dhe më gjerë. Ndërsa “torbeshët”, jetojnë
nëpër enklava dhe për ka profesioni dallojnë shumë dhe vështirë përzihen me të
tjerët. Matkovski në fund pranon: “se ishte prijës i shqiptarëve të veriut”.
Pas largimit të Abdurhaman Pashës
në vitin 1843 për Turqi, në vend të tij erdhi i vëllai Xheladin Beu. Por ky u
tregua i dobët si pushtetar. Dervish Aga-Poda, i shfrytëzoi dobësitë e Xheladin
Beut, pasi ky u tregua tejet i paaftë për të udhëheqës, Dervish aga e mori tërë
komandën në duart të veta dhe u bë i njohur në qeverisjen e Gostivarit me
rrethinë. Ky në muajin shtator 1843 e shpalli
të lirë Gostivarin dhe u nisë për Tetovë kundër Xheladin Beut.
Dervish Aga-Care, tani më i njohur
si komandant në Gostivar me rrethinë, vendosi të niset në drejtim të Tetovës.
Ky i ndau forcat e tij së bashku me vullnetarët në dy kolona; njërën e nisi në drejtim
të Malit të Thatë, duke i porositur fshatarët; se janë të lirë dhe nuk duhet të
japin rekrut. Shqiptarët këtë ofertë e pranonin gati të gjithë, pasi ishin
kundër regrutimit dhe shkuarjes së tyre në Turqi. Pas këtyre fjalimeve që
mbanin njerëzit e caktuar të Dervish Agës, ata vendosën vullnetarisht ti
bashkohen kësaj ushtrie. Sipas organizimit për mbrojtjen e Pollogut, midis fshatrave Stërmnicë, Grupçin dhe Zhelinë
u vendosën pika mbrojtëse, ku u caktuan roje, për të siguruar rrugën
Shkup-Tetovë, në se sulmohet Pollogu nga ngushtica e Grupçinit. Pjesa kryesore
që udhëhiqej nga vetë Dervish Care, kaloi nëpër fshatrat rrëzë malit Sharr,
duke kërkuar nga paria e fshatrave, që të përzihen nëpunësit dhe tagrambledhësit
dhe mos të japin regrut. Prandaj nëpër këto fshatra, Dervish Care u prit si
çlirues në; Dobërdoll, Negotinë, Senokos, Gradec, Pirok, Bogovinë, Kamjan,
Pallçisht dhe ushtrinë e tij e vendosi në fshatin Reçicë të Vogël. Ndërsa, vetë
me komandën e tij u vendos në Teqenë “Arabati
Baba”, në Tetovë. Këtu komandën e mori zëvendësi i tij Beqir Aga, ndërsa vetë
vazhdoi takimet dhe bisedat me parinë tjetër shqiptare, për organizimin e vetëmbrojtjes.
Një pjesë e ushtrisë së tij zuri pikat strategjike që lidhë rrugën e vjetër
iliro-romake; Tetovë-Prizren, që kapë hapësirën midis fshatrave; Shipkovicë, Brodec-Selcë,Vejcë.
Tetova tani më u nda në dy pjesë. Njëra
ishte me kryengritësit dhe pjesa tjetër ishin me Haxhi Hasanin, zëvendës
Xheladin Beut. Ky në fillim së bashku me familjen e tij dhe nëpunësit turq,
ishin mbyllur në Kalanë e Tetovës. Ndërsa një pjesë e mercenarëve të tij
operonin në pjesën e qytetit të vjetër në drejtim të fshatit Poroj. Këta bënin
rezistencë të fuqishëm, duke pritur ndihmën e ushtrisë osmane, që përsëri të
pushtonte Pollogun dhe të rivendoste rendin dhe pushtetin e administratës turke.
MARRJA TETOVËS NGA KRYENGRITËSIT NË JANAR 1844
Lufta për Tetovën dhe Kalanë
zgjati tre javë. Xhelatin Beu para se të ikte në Shkup si pasardhës i Abdurahman
Pashës donte ta djegë Tetovën dhe kalanë, por nëna e tij e kundërshtoi dhe nuk
lejoi të digjej Tetova. Dervish Care u bëri një apel qytetarëve të Tetovës që
tu bashkohen kryengritësve. Gjatë janarit të vitit 1844 edhe Tetova u mor nga
vullnetarët e Dervish Cares. Prej kësaj kohe e tutje, Tetova u bë qendër e
kryengritësve, kurse Tekja e Tetovës ishte shndërruar në qendër kryengritëse, aty ndodhej komanda
kryesore në krye me Dervish Caren.
Pas Tetovës dhe Gostivarit,
Dervish Care, filloi bisedimet me parinë e Prizrenit, Dibrës, Prishtinës, Vrajës
dhe Kumanovës që të përgatiten bashkërisht ta sulmojnë Shkupin, pasi
administrata osmane ende e mbante në duart e veta. Në një letër të dërguar nga
konsulli francez në Selanik të datës 12 tetor 1843. ai përshkruan se në këtë
datë ka parë një ushtri të madhe prej 32000 ushtarëve të cilët janë nisur prej
Edrenesë për në Manastir, për në luftë kundër kryengritësve shqiptarë që kishte
filluar në Tetovë dhe Gostivar. Në raportet e konsujve shihet qartë se kryengritësit
e morën Tetovën më 31 janar të vitit 1844. Në raportin e njëjtë që e jep
konsulli anglez Bland thotë; se të dy udhëheqësit shqiptarë, Dervish Cara dhe
Sulejman Toli, me disa mijë kryengritës kishin rrethuar Shkupin, ndërsa Pashës
së Shkupit, i kishin dhënë një ultimatum prej 11 ditësh që të lëshojë qytetin
pa luftë, nëse nuk e bënë këtë brenda afatit, do të digjej i tërë qyteti.
Tanimë më disa qytete të tëra mbaheshin në duar të kryengritësve shqiptarë duke
vënë pushtetin e tyre. Pas marrjes së Shkupit në mars të vitit 1844, vetëm kalaja
e Shkupit ende mbahej e rrethuar nga të gjithë anët prej 4000 deri 6000
ushtarë, ndërsa brenda në kala, ndodhej Hasan Pasha me 1600 ushtarë të rregullt,
i cili nuk donte të dorëzohet.
Poashtu për rëndësinë e kësaj
kryengritje shqiptare dhe numrin kaq të madh të ushtarëve e verifikon edhe
udhëpërshkruesi rus Viktor Grigorieviç i cili viziton Manastirin në vitin
1843deklaron: “Në Manastir kam parë aq shumë ushtarë që ishin të gatshëm për të
sulmuar kryengritësit shqiptarë”. Ky sllavist rus, ka ushqyer një urrejtje shumë
të madhe kundër shqiptarëve. Nga raportet e konsujve shihet qartë se popullsia
myslimane dhe ajo krishtere me simpati e mbajtën anën e kryengritësve, bile ajo
ndihmoi shumë në ato kushte të vështira klimatike të dimrit, për mbajtjen
e ushtrisë vullnetare shqiptare. Ajo
ndihmoi duke i strehuar nëpër shtëpitë e tyre, në të gjitha fshatrat përreth
Shkupit.
Rrethimi qytetit të Shkupit zgjati
deri në fund të shkurtit 1844. Shkupi në atë kohë kishte 38,000 banorë me
shumicë shqiptare. Pas rënies së Shkupit, Shtabi
Kryengritës u shpërngul na Tetova dhe u vendos në Shkup. Dervish Care me
udhëheqësit tjerë vazhdoi çlirimin e
qyteteve tjera të Shqipërisë lindore. Një ushtri tjetër që ishte
mbledhur në Vaksincë, nën komandën e Bajram Vaksincës, ky ishte bashkëpunëtor i
ngushtë i Dervish Cares, kah fundi shkurtit kishte çliruar territore të tëra
duke filluar nga Kumanova me rrethinë, pasta Preshevën, Bujanovcin dhe kishte
nisur për ta marrë Vrajën, që ishte qendër e Pashallëkut, të cilën e drejtonte
Hysen Pasha. Ky kur e sheh ushtrinë shqiptare se po i afrohet Vrajës e lëshon qytetin
dhe shkon te Veziri i Manastirit. Pashallëku i Hysen Pashës shtrihej deri në
grykën e Gërdelicës, ku bënin pjesë krahina e Bujanovcit, Preshevës dhe
Kumanovës.
Popullata e këtyre trevave kishin
një urrejtje ndaj sundimit të pakufizuar të Hysen Pashës. Prandaj që nga
fillimi të vitit 1844 shumë shqiptarë të kësaj ane ishin bashkuar me
kryengritësit e Sulejman Tolit dhe Selim Markut, që ishin dora e djathtë e
Dervish Cares, Këta dy e mbanin të rrethuar Vrajën. Por me ardhjen e forcave të
reja, arritën ta marrin qytetin në
fillim të prillit 1844.
Kryengritja në këtë kohë kishte
përfshirë edhe shqiptarët e rrethit të Leskovcit të udhëhequr nga Fekë Baba dhe
Sejdi Menxha. Këta i drejtohen Leskovcit, por nuk arritën ta marrin qytetin.
Gjatë pranverës së vitit 1844, kryengritja e Dervish Carës u përhap edhe në
viset tjera duke përfshirë Kërçovën, Ohrin dhe rrethin e Manastirit. Në këto
anë u dallua Emin Xhambaz Kërçova - krahu i djathtë i Dervish Carës. Në mars të
vitit 1844 kryengritja shqiptare përveç fshatrave të Karadakut të Shkupit, u
zgjerua edhe në drejtim të Kaçanikut, Ferizajt dhe Prishtinës. Në Shkurt të
vitit 1844 kryengritja kishte përfshirë pjesën më të madhe të tokave shqiptare.
Këtë e dëshmon edhe raporti i konsullit anglez ku thuhet se shqiptarët e veriut
me Shkodrën dhe viset tjera bregdetare ishin betuar se do të bënin rezistencë
të armatosur deri në fund kundër pushtetit turk. Kjo është dëshmi e argumentuar
në bazë të raporteve të konsujve anglez, francez dhe rusë, se kryengritja e
Dervish Carës që kishte filluar në Gostivar, Tetovë e Shkup, u përhap me të
shpejtë në të tërë Shqipërinë e Veriore, ndërsa në jug duke filluar nga
Manastiri, Kërçova. Gjithashtu kryengritja përfshiu edhe viset Lindore deri në
Leskovc dhe në Veriperëndim në mbarë Kosovën. Prandaj, me plot të drejtë ajo
mund të quhet Kryengritja e Përgjithshme dhe e para që përfshiu mbi 80% të
krahinave të banuara me popullatë shqiptare të Shqipërisë Etnike, në luftën e
saj për autonomi dhe pavarësi kombëtare.
Kjo kryengritje gjithë popullore
me përmasa kaq të mëdha, futi frikën pushtetit qendror osman. Perandoria Osmane
e informuar mirë për të gjitha ngjarjet në krahinat shqiptare, bënte përgatitje
të mëdha për intervenim ushtarak. Ajo solli teknikë të madhe prej Selaniku në
drejtim të kryengritësve. Porta e Lartë kishte caktuar dy komandantë më të
shquar në luftë kundër kryengritësve shqiptarë: Ata ishin: Hajredin Pasha dhe
Omer pashë Latasi, Komandant i përgjithshëm për shuarjen e kryengritjes ishte
caktuar serasqeri Reshid Pasha me seli në Manastir. Ky qytet në atë kohë kishte 35 mijë banorë, nga ata 25 mijë shqiptarë,
ndërsa 10 mijë të tjerë; bullgarë, vlleh, grek, serb dhe romë.
Forcat e mëdha ushtarake turke çdo
ditë vinin me anije në Selanik, prej Selaniku drejtoheshin për në Manastir.
Selaniku në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane.
Rrethanat në Shqipëri më së miri i
përshkruan konsulli anglez Blanti, ky lajmëronte se, deri në 3 prill të vitit
1844 në Manastir kishin ardhur forca të reja të cilat numëronin; 3800 këmbësorë
1000 kalorës, 1600 ushtarë artilerie dhe 1800 ushtarë redif shqiptarë të ardhur
nga jugu si mercenarë. Një udhëpërshkrues rus që vizitoi në atë kohë Manastirin
thotë: Deri më sot, kurrë nuk ka parë aq shumë ushtarë të një perandorie për të
sulmuar shqiptarët. Me 8 prill të vitit 1844 në Manastir kishin arritur edhe Hajredin
Pasha dhe Omer pashë Latasi, për të marrë komandën ushtarake që do të sulmonin
nga Manastiri. Para se të mbërrinte Hajredin Pasha në Manastir, ai u takua me
konsullin anglez Blantin në Selanik, ku u bisedua gjerë e gjatë për situatën në
Shqipëri dhe përgatitjen që e bënte Hajredin Pasha, që sa më parë ta shuante
kryengritjen shqiptare.
Në raportin e tij konsulli anglez,
dërguar ambasadorit të vetë në Stamboll, zotit Aberdin, pranon se Hajredin
Pasha, i ka ikur përgjegjësive luftarake në mënyrë shumë perfide, duke fshehur
planin ushtarak të përgatitur enkas nga Stambolli, për ta shuar këtë
kryengritje shqiptare.
BETEJA Ta SOFA-AFËR
KËRÇOVËS
Hajredin Pasha arriti në manastir
më 10 prill. ky pas një muaj, më 11 maj 1844, filloi operacionet kundër
kryengritësve shqiptarë. Kjo betejë u bë shtatë ditë para betejës së
Katllanovës. Qyteti i Kërçovës mbahej në duar të kryengritësve, por jo edhe
kalaja e saj e cila ende mbahej në duar të ushtarëve turq, që bënin rezistencë
nga fillimi i kryengritjes. por, pasi situata ishte alarmante, garnizoni turk
kishte mbetur pa municion, ata tani donin të dorëzohen, pasi deri tani kishin
qëndruar të mbyllur në kalanë e Kërçovës. sipas komandës turke Hajredin Pasha,
mori urdhër për të furnizuar këtë garnizonin me
armë. Ky u nisë nga Manastiri për në Kërçovë më 11 maj, kur ushtria e
tij afrua afër fshatit Sop u prit nga 6000 kryengritës shqiptarë dhe pas një
lufte të ashpër kryengritësit u tërhoqën, duke lënë në fushëbetejë përafërsisht
te 200 të vrarë. Hajredin Pasha hyri në qytet aty vendosi 1500 ushtarë
mercenarë të jugut, ndërsa me një pjesë të ushtrisë kthye për Veles ku ishte përqendruar komanda turke,
e cila përgatitej për ta sulmuar Dervish Caren në grykën e Katllanovës. Lufta e
Sopit, ishte beteja e parë midis kryengritësve dhe ushtrisë turke. Por, deri më sot nuk kemi dëshmi të sakta se ku ndodhej në këtë betejë Emin Xhambazi,
njeriu i dytë pas Dervish Cares. V.Xh).
Sipas raportit të Çarls Blantit:
“Hajredin Pasha pas betejës nisi për Selanik 200 shqiptarë të kapur në betejën
e Kërçovës, të cilët arritën në Selanik më 31 maj. Sipas disa raporteve të
kohës, mendohet se nga të dy palët mbetën të vrarë mbi 600 vetë. pas shtatë
ditëve të betejës së Katllanovës, më 25 maj, konsulli anglez Blanti, njoftonte
ambasadorin e vet në Stamboll z. Kening, se shqiptarët te beteja e Sopit, afër
Kërçovës, u mundën nga ana e toskëve, që
shërbenin si mercenarë në ushtrinë e Hajredin Pashës.
LUFTA SHQIPTARO-TURKE FILLOI MË 13
NË NGUSHTICËN E TAORIT, VELES-KATLLANOVË
Me urdhër të serasqerit të
përgjithshëm Mehmed Reshid Pashës i njohur si vrasës i 1000 shqiptarëve në
komplotin te kazerma në manastir, më 21 qershor të vitit 1830. Ky mendonte se
pas kësaj masakre që bëri kundër udhëheqësve shqiptarë të qetësonte Shqipërinë nga
udhëheqësit për autonominë e vendit, që ta lente Shqipërinë pa kokë, pa
udhëheqës.
Reshid Pasha komandonte nga Manastiri, që në atë kohë
numëronte gjithsejtë 35.170 banorë, pre
tyre 25 mijë shqiptarë, 5.800 sllav dhe 2.400 turq. Manastiri ishte shpallë si qendër
në luftë kundër kryengritësve ku ishin mbledhur shumë ushtri, kundër kryengritësve
shqiptarë që numëronin deri në 15 mijë kryengritës të komanduar nga Dervish Care, i cili në atë
kohë ishte koncentruar Shkup me bashkëpunëtorët e tij: si Emin Xhambazi,
Sulejman Toli, Selman Rogoçica, Emin Tetova, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi
Mexha, Bajram Vaksinca, Ismail Batalli,
e tjerë.
Reshid Pasha dha urdhër në fillim
të majit, që zëvendësi i tij Daut Pasha të niset nga Manastiri për në Veles, ku
u koncentruan mbi 10.000 ushtarë. Daut
Pasha arriti në Veles më 8 maj 1844, ndërsa pararojën e ushtrisë turke e
komandonte Omer pashë Latasi. Ky me origjinë ishte kroat, kishte pranuar
islamizmin, dhe ishte vu në shërbim të Sulltanit.
Para se të fillonte lufta midis
kryengritësve komanda turke donte të bisedonte me shqiptarët që të arrihet
ndonjë marrëveshje që mos të vijë deri te gjakderdhja, pasi edhe komanda turke
para fillimit të kësaj beteje kishte një farë rezerve të frikës, pasi ushtarët
turq i njihnin mirë aftësitë edhe trimëritë e shqiptarëve. këta sëbashku deri
tani kishin marrë pjesë në shumë beteja të përbashkëta kundër armiqve të Perandorisë
Osmane. Vetëm nga Shqipëria gati çdo vit dërgoheshin në Stamboll mbi 2000
djemtë të zgjedhur shqiptarë, për të luftuar për nevojat e sulltanit.
NEGOCIATAT E HAJREDIN PASHËS ME KRYENGRITËSIT
NË SHKUP
DHE FILLIMI I LUFTËS
Qeveria turke kërkoi nga Hajredin
Pasha të bisedoj me kryengritësit. Ky
ishte i njohur për shqiptarët e kësaj ane pasi më 1 gusht 1843 kishte erdh në
Shkup dhe trojet tjera të mbledhë redif, por hasi në rezistencë të fortë nga
popullata shqiptare u burgos nga shqiptarët në kalanë e Shkupit, pastaj e
dërguan në një fshat, ka i gjeti lidhje dhe u kthye prapë në Selanik. Hajredin
Pasha i njohur në këto anë mori urdhër përsëri nga qeveria turke që të vij në
Shkup, aty kah fillimi i majit, të bisedoj edhe njëherë me kryengritësit.
Shqiptarët i premtuan besë, ai erdhi në Shkup, i filloi negociatat me udhëheqësit
e kryengritjes. Ky i luti edhe njëherë shqiptarët që tu nënshtrohen urdhrave të
sulltanit, të premtojnë se do të sigurojnë redif për Sulltanin dhe të paguajnë
tatimet e mbetura. Kryengritësit u përgjigjën një zëri, “se kur nuk i pranojnë
këto kërkesa për të dhënë ushtarë në anën e
Sulltanit, po ashtu janë edhe kundër tatimeve”. Hajredin Pasha u largua
i zemëruar ngase nuk arriti ti bind shqiptarët, në largim u tha, atëherë duhet
të përgatiteni për luftë. Po sa u kthye në Manastir, e paralajmëroi Reshid
Pashën, se bisedat me shqiptarët nuk dhanë rezultatet e pritura.
FILLIMI I LUFTËS NË TAOR-PARA KATLLANOVËS
Pararoja e ushtrisë osmane e komanduar
nga Omer pashë Latasi, u ndesh më 13 maj
me kryengritësit shqiptarë, menjëherë para Grykës së Katllanovës, në ngushticën
nga Velesi për në Shkup. Kryengritësit shqiptarë, për shkaqe sigurie qysh më
parë kishin shkatërruar urën mbi lumin Vardar dhe kishin zënë pozicione nëpër
shkëmbinj, përgjatë kësaj ngushtice të ashtuquajtur Taor. Për të qenë më të
sigurt në mbrojte që mos të sulmohen prapa shpinës, shqiptarët e kishin prishur edhe urën tjetër mbi lumin Pçinja te
fshati Katllanovë.
Kryengritësit arritën të
rezistojnë fuqishëm për katër ditë resht, deri më 17 maj, mos të lejonin assesi
depërtimin e ushtrisë turke drejtë Shkupit dhe Katllanovës. Ata pasi e dogjën
urën mbi lumin vardar, proklamonin: “se erdhi koha që shqiptarët të mblidhen e ta mbrojnë pavarësinë për të drejtat e
veta, kundër armikut të përbashkët.
Pozita strategjike në teren, për gjatë grykës; Veles-Katlanovë, u
mundësonte kryengritësve një vetëmbrojtje të shkëlqyer. Por edhe Dervish Care e
zotëronte mirë artin luftarak, pasi më parë kishte shërbyer si oficer në
njësitin e jeniçerëve. Për këto merita ishte emëruar për udhëheqës në Gostivar.
Omer Pashë Latasi, për të fituar besimin e Sulltanit, hyri në luftë vendimtare vetëm
me pararojën e ushtrisë së tij, e cila
numëronte mbi 2000 ushtarë të rregullt,
ndërsa kryengritësit kishin përafërsisht 6000 vullnetarë.
Poashtu këtë sukses të
kryengritësve shqiptarë në mbrojtje të vendit nga data 13 maj deri më, 17 maj, e
vërteton edhe Jovan haxhi Vasileviqi, i cili thotë; se kjo Grykë, është shumë e
rëndësishme, për këtë sulm të parë te ngushtica, dhe vazhdon: “Se ushtria turke
ka qenë e rrethuar nga shqiptarët e shumtë, ajo nuk mundi të kalojë Grykën, pa
pasur humbje të mëdha”.
Sipas burimeve serbe, kryengritësit
shqiptarë numëronin 8000 vetë dhe ishin përqendruar midis Shkupit dhe Velesit. Komanda
e kryengritësve ishte vendosur në një Han afër Katllanovës. Komanda turke
kishte nisur edhe forca tjera nga Sofja në drejtim të Qustendilit, ku ishin
stacionuar; 2450 këmbësorë, 850 kuaj, dhe 12 armë artilerie. Në një tjetër
raport të konsullit francez thuhet: “se ushtria turke numëronte 3.380 këmbësorë,
340 kalorës, dhe 10 topa”. Sipas një
njoftimi që na jep Çarls Blanti për gjendjen e ushtrisë turke shkruan; se
gjatë muajit prill 1844, përreth pashallëkut të Shkupit ishin të koncentruar
këto trupa; në Manastir ushtarë të rregullt kishte 3800, 1000 kalorës, me 1,600 copë artileri dhe 1800
rezervistë shqiptarë nga Jugu i Shqipërisë, gjithsejtë 8200 ushtarë që ishin në
gjendje gatishmërie për luftë kundër kryengritësve të Dervish Cares. Ndërsa në Prilep
kishte të stacionuar 600 kalorës. Sipas një raporti tjetër ushtria turke kishte
grumbulluar në afërsi të Shkupit 16 batalione këmbësorie, 2 regjimente të
kalorësisë dhe 30 topa, gjithsejtë ushtria turke numëronte mbi 15 mijë ushtarë.
Këto forca të mëdha turke komandoheshin nga serasqeri Reshid Pasha nga Manastiri,
deri me marrjen e Shkupit. nën komandën
e tij ishin Hajredin Pasha dhe Omer pashë Latasi dhe Murat pashë Topçiu.
BETEJA E KATLLANOVËS U ZHVILLUA MË 18
Pararoja e ushtrisë turke e
përbërë nga 2000 këmbësorë në krye me Omer pashë Latasin e para ishte nisur për
në Veles. Qëllimi i Omer Pashë Latasit ishte t’i zë pikat kryesore me karakter
strategjik prej nga do të mund të kontrollonte të gjitha rrugët që shpinin për
Tetovë, Shkup dhe Prilep. Po ashtu konsulli anglez dëshmon se nga Porta e Lartë
kishte lëshuar një ferman në të cilin thuhej se do t’u falej jeta të gjithë
atyre që do t’i dorëzonin armët dhe prej tani e tutje nuk do të jenë të
obliguar të shërbejnë në ushtri të rregullt. Porta këtë e bëri për qëllime të
caktuara për të futur hutinë dhe përçarjen në radhët e shqiptarëve e
posaçërisht tek ata që nuk ishin të vendosur dhe mbanin anën osmane. Omer pashë
Latasi në oborrin e vet ushtarak kishte thirr edhe diplomatin anglez nga
Stambolli, Henri Lejardin, ky ishte vendosur pranë tij dhe ishte në përcjellje
të çdo ngjarje. Ky diplomat anglez ka mbajtur shënime të hollësishme për
kryengritjen e Dervish Cares dhe i ka botuar në Londër në vitin 1903. Diplomati
në mënyrë shumë të përsosur dhe të përpiktë e përshkruan ushtrinë kryengritëse
të shqiptarëve në krye me Dervish Caren. Ai përshkruan kontaktet e tij me
krerët e kryengritësve, sjelljen e mrekullueshme të pararojës, afër Banjës së
Katllanovës para se të filloj lufta e armatosur në mes Ushtrisë Osmane dhe Ushtrisë
Shqiptare në krye me Dervish Caren. Komanda e kryengritësve shqiptarë për disa
pika u pajtua me kërkesën e komandantit turk, por pika ku përfshihej kërkesa e
shqiptarëve që të hiqej rekrutimi dhe të mos merret redif nga trojet shqiptare për
të luftuar për interesat e Perandorisë Osmane. Kjo kërkesë shqiptare, mos të
jap rekrut për Sulltanin, ishte e papranueshme për komandën turke. Rashid
Pasha, i njohur si vrasës i shqiptarëve, pas masakrës së Manastirit, që e bëri
në vitin 1830, kur me tradhti vrau mbi 500 udhëheqës trima në paradën
ushtarake. Tani më i njohur si armik i përbetuar i shqiptarëve, assesi nuk
donte të dëgjojë këtë kërkesë unanime të kryengritësve shqiptarë që të lirohen
nga rekrutimi.
Sipas përshkrimit të ngjarjeve në
prag të betejës nga ana e diplomatit anglez Lejardi; shënojmë se edhe Omer
Pashë Latasi mbante në vete njëfarë frike e rezerve, sepse ishte i bindur se
ushtarët e tij, duke i njohur mirë shqiptarët, luftërat dhe trimëritë e tyre,
ekzistonte mundësia të dezertojnë para se të fillonte beteja. Prandaj,
komandanti i përgjithshëm i forcave osmane që ishte vendosur përball
Katllanovës në malet mbi Veles, e luti edhe njëherë diplomatin anglez Lejardin
që të bisedonte me Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Dervish
Caren, sepse vetë Omer pashë Latasi ishte i bindur se në ato rrethana
shqiptarët kryengritës më së shumti kishin besim në diplomatin anglez sesa te
turqit.
Kampi i kryengritësve ishte i
vendosur pas grykës së Katllanovës. Këtë më së miri e përshkruan, diplomati
anglez, i cili thotë; prej kampit të ushtrisë turke, pas dy orë udhëtimi, u
takova me pararojën shqiptare dhe kërkova nga ata që të më përcjellin deri në
kampin ku ishte i vendosur komandanti Dervish Care. Pas një bisede të shkurtër,
u bindën se jam diplomat i huaj dhe duhet patjetër të takohem me komandantin.
Diplomati anglez vazhdon; pasi arrita te vendi i caktuar, kërkova që të shihem
në katër sy për të biseduar me Dervish Caren dhe njerëzit e tij. Me përcjellje
më dërguan deri te çadra ku ndodhej komandanti i tyre. Arritëm në çadrën e tij
e cila ndodhej në mes të malit pa kurrfarë roje. Leardi më pas shënon; udhëheqësi
i kryengritjes shqiptare nuk dallonte fare nga kryengritësit tjerë shqiptarë.
Veshja e tij, shumë pak dallonte nga të tjerët vetëm se kishte një qëndisje të
bukur ndërsa pushka e tij kishte qëndisje prej argjendi, ndërsa vet Dervish
Care ishte një udhëheqës pa përgatitje shkollore, por dinte lexim. Ndërsa
shumica nga shokët e tij nuk dinin
shkrim dhe lexim. Gradat që shiheshin në supet e tyre ishin të emëruara sipas
trimërive që kishin treguar, kurse vetë Dervish Care ishte emëruar komandant,
nga vetë shokët në bazë të meritave që kishte. Të gjithë njerëzit në çadrën e
tij ishin mikpritës, krenar dhe me një gjakftohtësi të çuditshme. Në bisedën
tonë të ngrohtë, shkruan diplomati, u mundova ta bind komandantin shqiptarë që
të heqë dorë nga lufta e mëtejme që të mos vijë deri te gjakderdhja. Dervish
Care në mënyrë shumë të butë para të gjithë bashkëpunëtorëve të tij u përgjigj:
“Ne kemi vendosur të luftojmë deri në fund dhe mos ta njohim pushtetin suprem
turk në trevat shqiptare, të mos u nënshtroheni ligjeve të Tanzimatit, do të
luftojmë kundër rekrutimit të shqiptarëve për nizamë dhe, kurrë nuk do të
pranojmë që shqiptarët nga trevat e tyre të dërgohen në vendet aziatike për të
mbrojtur kufijtë e Turqisë. Nëse kjo kërkesë nuk pranohet, ne jemi të gatshëm
të luftojmë deri në vdekje”, ka deklaruar Dervish Care përpara diplomatit
anglez. Lejardi, pasi nuk arriti sukses në biseda me shqiptarët u kthye prapë më
17 maj në taborin e ushtrisë turke për ta informuar Omer pashë Latasin mbi
pikat që kishte biseduar me kryengritësit.
Pas këtij takimi shqiptarët në mëngjesin e
hershëm të 18 majit, sulmuan të parët ushtrinë turke. Lejardi shënon se
shqiptarët ishin në numër të madh, por u mungonte disiplina ushtarake edhe pse
ata ishin të vendosur dhe sulmonin me vendosmëri. Lufta zgjati deri në mesditë.
Kryengritësit shqiptarë nuk arritën të thyejnë vijën e parë të frontit turk,
pasi Omer Pasha, komandën e mbante në duart e veta dhe komandonte me një
gjakftohtësi, ndërsa ushtria turke në mënyrë shumë të koordinuar me topat e
tyre gjuante mbi sulmuesit shqiptarë. Pati edhe raste që shqiptarët t’i
neutralizojnë disa topa me duar thatë shembull, vetë për të mbajtur moralin e
luftës te luftëtarët e tyre; këta ishin dy trima të Dervish Cares,
nënkomandantët; Emin Tetova dhe Ismail Batalli.
Dervish Care, kur e pa se humbjet do të jenë
shumë të mëdha, vendosi ta tërheqë ushtrinë kah Shkupi, në drejtim të fshatit
Araqinë, duke u grupuar në njësite më të vogla, që t’u ikin sulmeve nga ajri.
Këtë tërheqje të kryengritësve shqiptarë e shfrytëzoi me dinakëri komanda turke
duke propaganduar se u thyen shqiptarët, duke i përgatitur psiqikisht ushtarët
turq që të kalojnë në kundërsulm te Bëja e Katllanovës, ku u zhvillua një
betejë e përgjakshme dhe më vonë u përhap në tërë Fushën e Shkupit. Këtu u kapën
të gjallë dy udhëheqës kryesor të kryengritjes; Dervish Care dhe Emin Xhambazi.
Komandanti turk urdhëroi që Emin Xhambazit ti pritet koka aty për aty, ndërsa
për Dervish Caren dha urdhër që duar lidhur të niset për në Stamboll.
Shqiptarët në mungesë të
artilerisë, duke mos mundur t’i rezistojnë zjarrit nga artileria, u detyruan të
tërhiqen në drejtime të ndryshme, një pjesë e saj mori rrugën e Tetovës, ndërsa
një pjesë tjetër në drejtim të Vrajës. Ushtria turke duke shty përpara
shqiptarët, të cilët bënin rezistencë hap pas hapi, iu afrua Shkupit.
Omer Pasha Latasi me 21-22 maj me
ushtrinë e vet hyri në Shkup. Hyrjen e tij në Shkup e shfrytëzoi për bisedime me
disa krerë shqiptarë me qëllim që të ndikojnë në qetësimin e situatës.
Kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në drejtim të Tetovës, u ndeshën përsëri me
ushtrinë turke te Gryka e Malit të Thatë mbi fshatin Zhelinë më 22 maj. Pasi
shqiptarët të udhëhequr nga Beqir aga nuk pranonin propozimin e Hajredin Pashës
për udhëheqës të Tetovës të emërohet Dali beu nga Dibra. Rezistenca zgjati tre
ditë, midis fshatrave; Zhelinë, Grupçin, dhe Merovë, Forcat e Hajredin Pashës
përsëri ngadhënjyen. Më 25 maj, ushtria turke në bashkëpunim me bejlerët
shqiptarë të Dibrës, Dali Beun, Haki Pashën dhe Ali Beun hynë në Tetovë.
Kryengritësit tetovarë përsëri nuk u dorëzuan,
por e vazhduan rezistencën nëpër malet e Sharrit mbi Tetovë, Gostivar dhe
Dibrës. Në të njëjtën ditë në Tetovë erdhi edhe Hajredin Pasha, me qëllim që
t’i bindte shqiptarët për rend dhe rregull e për të pranuar Dali Beun për
udhëheqës, por shqiptarët nuk assesi nuk pranonin. Pas Hajredin Pashës, në
Tetovë erdhi edhe Ismail Pasha me një ushtri tjetër. Kështu Tetova u shndërrua
në kamp, si me qenë poligon ushtarak, ku e tërë pesha e furnizimit ushtarak
binte mbi supet e fshatarësisë së pafajshme, ku duhej shumë ushqim, për
mirëmbajtjen e një ushtrie kaq të madhe të Sulltanit. Komandantët turq këtë e
bënin me qëllim që të frikësojnë popullsinë e kësaj ane, për t’u nënshtruar sa
më parë ushtrisë osmane. Për këtë qëllim, nga vetë komandantët ushtarak,
merreshin masa të ashpra.
GJYKIMI I DERVISH CARES
Për Dervish Caren ka pasur
interesim të madh edhe nga diplomacia evropiane, ndër shtetet më të interesuara
kanë qenë Franca dhe Anglia. Konsulli anglez kur e përshkruan komandantin
shqiptar Dervish Caren thotë: “Kur kuptuam se Dervish Care i lidhur kah arritur
në Selanik, dola dhe e pashë me sytë e mi, ai dukej një burrë i lartë
përafërsisht i moshës 50 vjeçare, në fytyrë dukej i ashpër dhe fare nuk
buzëqeshte”. Por edhe në bazë të dhënave që kisha për kohën e sundimit të tij
në Gostivar, si zëvendës i Xheladin Beut, ai prej vitit 1841, njihet si njeri
që ka mbajtur rend dhe rregull në Gostivar, Tetovë dhe Shkup.
Pasi gjatë sundimit të Xheladin
beut, i cili ka qenë i pa vendosur në disa momente të sundimit, pasi më tepër i
ka interesuar jeta luksoze, dhe shumë pakë kujdesi për qeverisjen dhe
zhvillimin e pashallëkut. në këto raste të pa qarta të qeverisjes së tij, të
gjitha detyrat i kryente vetë Dervish Cara. Unë edhe në gjykimin e tij në
Stamboll, sipas raporteve të konsullit anglez, Dervish Care në mënyrë lakonike
përgjigjet para trupit gjykues, kur ka qenë i pyetur nga kadiu, se kush të
shtyri të çojësh popullatën kundër perandorisë turke, ai përgjigjet:“Mos e merrni në qafë askënd, të gjithë janë
të pafajshëm, kamë qenë vetë ai që e kamë filluar luftën nga Gostivari, e deri
në Katllanovë, prandaj, kërkoj të më dënoni vetëm mua, të tjerët janë të
pafajshëm”.
Në Tetovë dhe Shkup u burgosën
udhëheqës të ndryshëm, agallarë, bejlerë dhe shumë shqiptarë tjerë me influencë
që kishin vepruar në anën e kryengritësve. Më 7 qershor të vitit 1844 këta të
burgosur nga fusha e Pollogut në këmbë duar lidhur, arritën në Selanik. Pas
rënies së vendeve tona përsëri nën sundimin turk, më së shumti pësuan
shqiptarët e Pollogut me internimet, burgosjet dhe vrasjet e llojllojshme.
Omer Pasha, pasi e qetësoi Shkupin
u nis në drejtim të Kumanovës me dy ushtri, të veten dhe ushtrinë që erdhi nga
Qustendili dhe më 17 qershor e pushtoi Kumanovën. Pasi i vendosi administratën
turke, në mënyrë më brutale filloi të zbatojë reformat e Tanzimatit. Një ditë
më vonë, Omer Pasha e merr edhe Vrajën. Prej Vrajës, ushtria turke e thyen edhe
rezistencën afër Leskovcit duke pushtuar fshatrat në mes të këtyre qyteteve dhe
nga këto fshatra Omer Pashë Latasi internon më se 200 vetë. Pas pushtimit të Vrajës,
Omer Pasha e suprimoi Pashallëkun e Vrajës, pasi në këtë kryengritje kishin
qenë kundër Sulltanit.
SHQIPËRIA LINDORE E LIRË DHE AUTONOME GJATË
PERIUDHËS SHQIPTARE NË KRYE ME DERVISH CAREN
Kryengritja e Dervish Cares e cila
fillon me çlirimin e Gostivarit në nëntor të vitit 1843 e deri në maj të vitit
1844, ku çlirua tërë Shqipëria Lindore. Kjo periudhë kohore e lirë e cila
zgjati mbi gjashtë muaj, në historinë tonë kombëtare njihet si periudhë e Shqipërisë
së lirë dhe të pavarur, ku ka funksionuar administrata shqiptare, në krye me
Dervish Caren. Por, pas disfatës së kryengritësve te Katllanova, duhej të
rivendosej rendi feudal turk në këto treva. Me riorganizimin e organeve të
pushtetit turk ata morën masa drastike, me qëllim për të frikësuar popullatën që
ajo të nënshtrohet sa më parë. Pushteti turk
burgosi dhe internoi me mijëra shqiptarë; në mesin e të cilëve edhe
komandantin tetovarë, Dervish Care. Këta të gjithë të lidhur, duke ecur në
këmbë deri në Selanik, prej nga me anije janë dërguar në Stamboll, për t’i
nxjerrë para gjyqit. Duhet të përmendim dhe mos t’i harrojmë se një numër i
madh i tyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, nga lodhja maltretimi dhe
torturat që përjetuan gjatë rrugës, pa ujë e ushqim, vdiqën pa mbërritur në
Selanik. Ata që arritën në Stamboll u shpërndanë në vende të ndryshme të
Anadollisë, në ato shkretëtira të pafund, prej nga, kurrë më nuk u kthyen në
vatrat e tyre, duke i thënë përgjithmonë lamtumirë Shqipërisë. Por, duhet
theksuar se me këtë nuk përfundoi lufta e ushtrisë turke për rivendosjen e
pushtetit në trojet shqiptare. Omer Pashë Latasi, pasi u kthye nga Vraja për në
Shkup, u drejtua kah Gryka e Kaçanikut, Ferizajt për në Prishtinë e Prizren,
pasi në vitin 1844 edhe Prishtina ishte ngritur në këmbë për të përkrahur
kryengritësit shqiptarë. Rezistenca shqiptare në Pejë, Prizren e Gjakovë, ka
zgjatur deri kah mesi i vitit 1845. Kjo rezistencë gjithë shqiptare ruajti në
esencë karakterin autokton të vetëvendosjes deri në kërkesën e plotë për njohje
të autonomisë në kuadër të Perandorisë Osmane në të gjitha trevat që përfshinte
popullatën shqiptare. Edhe pse kryengritja shqiptare nisi në Pollog, aty kah
fundi i vitit 1843, mori karakter gjithëkombëtar dhe mbaroi me rezistencën e
fundit të qyteteve të Kosovës aty kah fundi i vitit 1845. Këtë kryengritje dhe
karakterin e saj për çlirim kombëtar, më së miri e përshkruan konsulli rus në
Manastir. Ky konsull, për kryengritjen e Dervish Cares thotë: Dervish Care ishte
një i afërm i Havzi Pashës. Kjo ngjarje ka ndodhur në tokën e Gegëve, siç e
quan ai, “ Gegalik” - tokë fqinje me sllavët. Në fillim të vitit 1840, tre
vëllezërit kanë sunduar në tërë Shqipërinë në mënyrë të pavarur. Këta udhëheqës
shqiptarë e futin nën sundimin e tyre tërë tokën e Gegërisë.
Gjatë sundimit të Dervish Cares, u
çliruan të gjithë qytetet shqiptare të Gegërisë- Shqipërisë Verilindore, përveç
Manastirit, Velesit e Prilepit. Po ashtu, konsulli anglez thotë për Dervish
Caren: “Kur më treguan se Dervish Care ka mbërritur i lidhur në Selanik, dola
dhe e pashë me sytë e mi. Ai dukej një burrë i lartë, përafërsisht i moshës 50
vjeçare. Në fytyrë dukej i ashpër dhe fare nuk buzëqeshte”. Por edhe në bazë të
dhënave për kohën e sundimit të tij në Gostivar si zëvendës i Xheladin Beut, ai
prej vitit 1841 njihet si njeri që ka mbajtur rend dhe rregull në Gostivar,
Tetovë dhe Shkup. Gjatë sundimit të Xheladin Beut i cili ka qenë i pavendosur
në disa momente, të gjitha detyrat i kryente me sukses vetë Dervish Cara. Edhe
në gjykimin e tij në Stamboll, sipas raporteve diplomatike, kur ka qenë i
pyetur se kush të shtyri të çosh popullatën shqiptare kundër Perandorisë
Osmane, ai në mënyrë lakonike para trupit gjykues përgjigjet: “Mos e merrni në qafë askënd. Të gjithë janë
të pafajshëm. Unë kam qenë ai që e kam filluar luftën vetë në Gostivar dhe e
kam udhëhequr deri në Betejën e Katllanovës. Prandaj duhet të më dënoni
vetëm mua, të tjerët janë të pafajshëm”.
Kryengritja e Dervish Cares e
tronditi deri në themel Perandorinë Osmane. Administrata turke gati në tërësi u
shpartallua në tërë qytetet shqiptare. Diplomacia evropiane në këto ngjarje që
ndodhën në mes të Ballkanit, u shqetësua pa masë. Mirëpo ajo më së shumti ishte
e interesuar të ruante status kuon në Ballkan dhe asnjëherë, në asnjë çast, nuk
mori në mbrojtje kryengritësit shqiptarë, kurse pala ruse tregonte ngjarje dhe
ndodhi të cilat fare nuk i takonin popullit shqiptar si popull i robëruar së
bashku me popujt tjerë në këto troje.
Diplomacia ruse tentonte që
nëpërmjet të internacionalizmit të këtij problemi të ngrejë çështjen e sllavëve
të Ballkanit, që nëpërmjet tyre ajo të forconte influencën e vet në Ballkan dhe
kështu t’i ofrohet Detit Adriatik. Prandaj ajo nëpërmes diplomatëve evropianë
kërkonte me të shpejtë intervenimin e ushtrisë turke me qëllim që sa më parë të
shuhej kjo kryengritje mbarë shqiptare dhe të realizonte në mënyrë sa më të
suksesshme pengimin e fitores së popullit shqiptar në drejtim të synimit të
bashkimit kombëtar. Kjo kryengritje ishte e përgjithshme me karakter të pastër
shqiptar. Në këtë kryengritje u bashkëngjitën të gjithë për të luftuar reformat
e Tanzimatit i cili rrezikonte interesat kombëtare shqiptare.
Në krye të kësaj kryengritje ishin
pashallarët, por shterat e ulëta, të të gjitha shtresave shqiptare. Për këtë
arsye, kjo kryengritje ka epitetin e lëvizjes nacionalçlirimtare për pavarësi.
Kjo kryengritje ka pasur edhe karakter të luftës gjithë popullore, për arsye se
në këtë kryengritje morën pjesë të gjithë shqiptarët që patën mundësi të mbajnë
armë dhe të nisen në luftë për të mbrojtur Shqipërinë nga haraçi që kërkonte
Sulltani. Pra, për t’i çliruar tokat e veta nga sundimi dhe administrata turke
e cila kohët e fundit mundohej me forma të llojllojshme të asimilojë kombin
shqiptarë duke i trajtuar ata si popullatë turke. Prandaj, nëpërmjet reformave
të Tanzimatit do të mundohet t’i shpërngulë nga trevat autoktone shqiptare. Historiografia
shqiptare deri më tani nuk ia ka dhënë peshën e merituar kësaj kryengritje kaq
masive dhe gjithëpërfshirëse të popullatës shqiptare, bile mund të themi se në
mungesë të një studimi të mirëfilltë e ka injoruar luftën e saj
nacionalçlirimtare në historinë tonë kombëtare.
Pasojat në këtë kryengritje ishin
shumë të mëdha. Pas shuarjes së kryengritjes u likuiduan të gjithë shqiptarët
që ishin me influencë, ku pati edhe familje të tëra. Një pjesë e madhe e tyre
nga të gjitha qytetet shqiptare u internuan kurse popullsia e pafajshme iu
nënshtrua haraçeve të ndryshme që kërkonte me forcë ushtria turke. Kjo
kryengritje mund të quhet kryengritje e pastër fshatare, pasi në këtë nuk pati
udhëheqës nga lartë por ata lindën nga vetë populli. Prandaj kjo kryengritje e
pastër fshatare duhet të hyjë në histori si kryengritje më e madhe shqiptare në
Ballkan dhe më gjerë. Pas kryengritjes të Matia Gubecit.
Nga kjo që thamë më lartë del se
kryengritësit kanë kërkuar autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane. Këtë e
vërteton edhe shtypi rus, ku gazeta e Shën Peterburgut “Vjedomosti” shkruan;
udhëheqësit e kryengritjes shqiptare i kanë propozuar komandantit turk: “Ata mund
t’i dorëzojnë armët me kusht, që Porta t’u japë atyre të drejta si të Serbisë
dhe Greqisë”. Nga kjo shihet qartë se kryengritësit kërkuan për Shqipërinë
autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane, siç iu kishte njohur grekëve dhe
serbëve. Lejardi, pos tjerash në memoaret e veta shënon: “Unë bisedova me
kryengritësit edhe për qëndrimin e tyre ndaj popullsisë krishtere duke ua
kujtuar se në Stamboll kanë arritur lajme për 4000 ankesa dhe krime, kinse
shqiptarët i kanë bërë mbi popullsinë krishtere”. Lidhur me këtë ai shënon:
“Krerët kryengritës u fyen, ashpër protestuan, duke thënë: “se asgjë nuk është
e vërtetë në ato lajme që paraqiten dhe se të gjitha ato janë shpifje të
armiqve ballkanik dhe turqve, me qëllim që të minimizohen kërkesat tona
legjitime para diplomacisë evropiane për t’u forcuar bindja për zërin e keq
ndaj shqiptarëve”. Kryengritësit shqiptarë në ato biseda që patën me Lejardin,
e kishin bindur atë, se me të vërtetë nga ato lajme trishtuese që kishin
arritur në Stamboll nga pala sllave, nuk ka kurrgjë të vërtetë. Me shembuj
konkretë e bindën atë, në fund diplomati anglez shënon, “Pasi u vërtetova në
atë kohë se myslimanët dhe të krishterët jetojnë shumë mirë në mes veti dhe
kishin marrëdhënie miqësore e posaçërisht nëpër fshatrat e përziera vështirë
mund të dallosh myslimanin nga të krishterët”.
Historiografia sllave sot e kësaj
dite, vazhdon me akuza dhe thotë: “Se në fillim të kryengritjes asaj iu
bashkëngjitën edhe disa sllavo maqedonas, po shumë shpejt u larguan nga
kryengritësit shqiptarë dhe komandanti i saj nga sjelljet e këqija të
shqiptarëve”. Këto të dhëna historiografia maqedonase i merr nga këndi i vet
dhe në mënyrë të pavërtetuar në terren mundohet t’ua më vesh shqiptarëve, duke
deklaruar se turqit dhe të krishterët kanë qenë në pozitë shumë të palakmuar.
Bile disa dokumente sllave në të cilat mbizotëron subjektivizëm i paparë,
mundohen ta paraqesin komandantin shqiptar si shumë të egër. Bile disa shkojnë
aq larg saqë komandantin e kryengritësve shqiptarë Dervish Caren dhe udhëheqjen
e tij mundohen ta paraqesin si sundim të pa civilizuar, kinse kryengritësit
shqiptarë bënë përdhunime vrasje kundër të krishterëve duke mos kursyer as
pleqtë dhe fëmijët. Sot është për të
pyetur këtë opinion, pse kanë pasur kaq frikë nga shqiptarët, pse çlirimin e
Shkupit nuk e kanë pritur si çlirim të tyre të përbashkët me shqiptarët. Në
luftërat e Skënderbeut kemi mbrojtur jo vetëm Shqipërinë Etnike, por, Ballkanin
dhe Evropën.
HUMBJET E HAJREDIN PASHËS NË DIBËR
Shqiptarët e vazhduan rezistencën
në drejtim të Dibrës. Qeveria turke kishte vendosur që rezistencën shqiptare ta
shuaj në çdo pjesë të Shqipërisë, për të zbatuar reformat. Porta e Lartë edhe
në luftën kundër dibranëve kishte caktuar komandant Hajredin Pashën, në këto
ekspedita kanë marrë pjesë edhe feudalët dibranë Dali beu me të vëllain Aqif
Pashën, të cilët ishin sundues në Tetovë deri më 6 korrik 1844. Me urdhër të
Hajredin Pashës, si sundues i Shkupit, i cili në këtë kohë erdhi në Tetovë.
Vëllezërit dibranë morën urdhër të nisen për në Dibër në ndjekje të
kryengritësve shqiptarë që ishin strehuar në malet e Dibrës. Gjatë rrugës për
në Dibër ushtarët e tyre bënë plaçkitje ndaj popullsisë fshatare. Kryengritësit
që ende vepronin në malet e mbi Gostivar tërhoqën përpara kësaj ushtrie në
drejtim të Mavrovës Radikës e Drinit u ndoqën nga bashibozuku dhe bejlerët e
Dibrës. Këta dy vëllezër kur hynë në Dibër nuk u pritën mirë nga popullata e
Dibrës. Pasi këta dy vëllezër gjatë kryengritjes së Dervish Cares mbajtën anën
e Sulltanit. Ndërsa në Dibër qeveriste kushëriri i tyre Isak Pasha, ky ishte
kundër reformave, por qeveriste me Dibrën, duke paguar në vit nga 400 “Qese”
tatim vjetor. Këta dy vëllezër kur hynë në Dibër nga fundi i korrikut hasën në
një revoltë të madhe te popullsia e Dibrës e cila nuk ishte dakord të jepte
rekrut për Sulltanin. Por siç thamë më lartë nuk ishin të kënaqur edhe me
veprimin e tyre antikombëtar.
Shqiptarët gjithmonë kanë ditur ti
dënojnë ata që kanë prekur interesat e Shqipërisë. “Dy pashallarë dibran kur
hynë në Dibër, nuk u pritën mirë nga popullata pasi luftuan në anën e sulltanit
kundër vëllezërve të tyre” Këta kishin marrë pjesë gjatë gjithë kohës në
ekspeditat e Hajredin Pashës për shuarjen e Kryengritjes në Shqipërinë Lindore
të komanduar nga Dervish Care”. Dibra gjatë kësaj lufte dy vjeçare mbajti anën
e Sulltanit në saje të dy vëllezërve bejlerë Dali beu dhe Aqif Pasha, të cilët me
ushtritë e tyre, luftonin kundër
kryengritësve dhe ndihmuan shumë në shuarjen kryengritjes në pjesën e
Shqipërisë Lindore. Këta dy vëllezër poashtu nuk lejuan që Dibra të bashkohet
me kryengritësit e Dervish Cares edhe pse pati disa tentative dhe biseda, por
deri te ajo nuk erdhi pasi në këtë kohë shumë feudalë shqiptarë për interesa të
tyre personale nuk lejuan që disa krahina shqiptare të bashkohen me
kryengritësit që luftonin kundër reformave të Tanzimatit, e në veçanti kundër
rekrutimit të tyre, për të shkuar luftëtarë në Turqinë aziatike. Poashtu edhe
Jugu kësaj radhe fare nuk u bashkua me kryengritësit, por, në të shumtën e
rasteve mbajti krahun e Sulltanit.
Në gusht të vitit 1844, shpërtheu
kryengritja në Dibër të Madhe dhe të Vogël, me ta u bashkuan malësorët e Matit.
Pasi Sulltani në vitin 1844, e shpalli në fuqi ligjin ushtarak edhe në Shkodër.<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->
Ky ligj u jepte të drejtë turqve të krijojnë ushtrinë e rregullt të Sulltanit.
Kjo shtyri malësorët e kësaj ane që në Dibër të madhe e të vogël të shpërthej
kryengritja. Me ta ishin edhe vullnetarë
nga Krahina e Matit. Besa u lidh kësaj radhe në fshatin Gjuricë në
Veriperëndim të Dibrës. Në këtë Kuvend malësorët e viseve malore të Dibrës në
Kuvendin e Gjuricës afër lumit Drin dhanë besën se do të mbronin privilegjet e
fituara dhe nuk do të lejonin që nga këto vise të merreshin rekrutë dhe populli
i kësaj ane nuk do të çarmatoset. Në mesin
burrave në këtë kuvend prezantonin edhe gratë dibrane që nuk donin ti
jepni djemtë e tyre për ushtarë. Në këtë kuvend u emërua këshilli nga
përfaqësuesit e Nëntë Maleve për udhëheqës u emëruan Cen Beka, Sali Marku, Hajrulla-aga
dh She Zerqani, ku u përpilua strategjia e mbrojtjes përgjatë lumit Drin. Në
fund u dha Besa që rekrutimi të rezistohet deri në fund. Shtabi i kryengritësve
kësaj radhe ishte në Galiçnik.
Sulmet e para i në rajonin e Dibrës
i bënë kapedanët Salë Demiri dhe Murat Balla, ata liruan nga rekrutimi disa të
rinj që ushtria osmane i kishte nisur për Selanik. Ndërsa qeveritari i Dibrës
Aqif Pasha i rrethuar në pallatin e tij,
arriti të ikë i maskuar. Këto veprime të disa çetave kryengritëse për
rezistencë kundër reformave morën dhen.
Përleshja e parë me ushtrinë turke ndodhi në
22 shtator 1844 mbi malet e Mavrovës, pararoja e Sulltanit udhëhiqej nga dy
komandantë: Ramë Pasha dhe Karafil Beu. Hajredin Pasha nga Tetova u nisë për Galiçnik
më 18 shtator, me një ushtri e përbërë nga 50 taborë. Sipas kronistëve të kohës
Hajredin Pasha në këto sulme ka pasur mbi 20 mijë ushtarë.<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]-->
Hajredin Pasha në Mavrovë të parët i futi në luftë bashibozukët shqiptarë të
ardhur nga Tetova që komandoheshin nga Derali Aga, ky si shqiptar i pakënaqur
me reformat e sulltanit, kaloi në anën e kryengritësve. Pas një beteje të
përgjakshme, e cila zgjati disa orë. kryengritësit u mundën dhe u tërhoqën kah
veriu, ata numëronin 6000-8000 kryengritës.<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]-->
Hajredin Pasha vazhdoi rrugën drejt maleve të Dibrës.
Pas betejës së Mavrovës, ushtria
turke përparoi shpejtë drejtë çeshmes së
Sulltanit, edhe këtu ushtria turke përdori topat, kryengritësit u shpërndanë në
disa drejtime. Pjesa dërmuese e kryengritësve u tërhoq në drejtim të fshatit Trebishtë.
Këta përsëri u tubuan më 22 shtator dhe nisën në drejtim të malit Bistra, për
të luftuar prapë ushtrinë e Hajredin Pashës. Kryengritësit u ndeshën te
lokaliteti Fërshec, beteja zgjati shkurt, por ishte tejet e rreptë. Pas sulmeve
me topa kryengritësit u tërhoqën drejt Dibrës te kodrat e Kuqe. Hajredin Pasha hapi
zjarr nga kodra e Gjorgjit, ku i sulmoi kryengritësit që bënin rezistencë te
kodrat e kuqe, Kryengritësit u larguan, një pjesë drejtë Radikës, ndërsa pjesa
tjetër drejt lumit Drin.
Hajredin Pasha më 23 shtator hyri
në Dibër.<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]-->
Ku u prit nga qytetarët e Dibrës në krye me Aqif Pashën dhe Dali Beun, të cilët
i shprehën nënshtrimin e tyre, mirëpo Hajredin Pasha nuk u fali jetën, më në
fund edhe këta i dërgoi në internim në Azi sëbashku me Isak Pashën, vdiqën
nëpër burgjet e Azisë së Vogël.<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]-->
Pas pushtimit të Dibrës Ali Deral-aga iku në Peshkopi (Dibër të Vogël), ku e
vazhdoi kryengritjen por në luftë me ushtrinë e Hajredin Pashës u vra, këtë e
zëvendësoi vëllai i tij Zymber aga, i cili e vazhdoi rezistencën.<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]-->
Dibranët në këtë luftë të madhe, treguan
heroizëm të pa shoq, duke patur edhe ndihmën e trimëreshave dibrane, në betejat
e kësaj ane kundër Hajredin Pashës. Gruaja dibrane në këto beteja derdhi gjakun
dhe tregoi aftësitë e saja luftarake, një herrit edhe dashurinë e madhe ndaj vendlindjes dhe
atdheut.
Ushtima e luftës u përhap gati në
çdo pjesë të Dibrës me rrethinë, nga Mavrova, Dibra, Peshkopia deri në Mat. Këto
suksese të shqiptarëve në Malet e Dibrës, patën
jehonë të madhe në tërë krahinat shqiptare, që riti edhe më tepër rezistencën
kundër Hajredin Pashës dhe ushtrisë turke në çdo pjesë të Shqipërisë etnike.
Por, me këtë u shtua edhe lufta kundër elementeve tradhtarë vendas të lidhur me
armikun, në rastin e dhënë me pushtetin
osman.
Më 5 nëntor 1844, erdhi deri te beteja e
Gjuricës, lufta zgjati 5 ditë. Edhe në këto beteja disa ditsh, nuk dihet numri
i saktë i të vrarëve. Në këto luftëra ka
marrë pjesë si i ri edhe Iliaz Pashë Dibra. Ky atdhetar në Lidhjen e Parë të
Prizrenit u emërua Kryetar i Kuvendit të Lidhjes. Sipas raporteve të konsujve
evropianë, thuhet: “se beteja ka qenë shumë përgjakur, nga të dy palët ka pasur
shumë të vrarë e të plagosur. Por e ushtrisë turke kanë qenë dyfish më të mëdha”.
Dy Dibra, Krahina e Rrekës dhe Mati dhanë në këto beteja mbi 2500 martirë, me
disa mijë të plagosur ndërsa mbi 30 fshatra u dogjën, 47 u shkatërruan gjatë
kësaj lufte.<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->
Hajredin Pasha, mendohet të ketë
humbur shtatë taborë, nga 12 mijë sa kishte në këtë betejë.<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]-->
Por është edhe një e vërtetë se deri në vitin 1831 Perandoria Osmane nuk kishte
të regjistruar popullsinë e saj, ajo për herë të parë regjistrimin e bëri në
stilin Evropian me urdhër të Sulltan Mahmudit në vitin 1831. Deri në këtë kohë në
Shqipëri nuk kemi ndonjë regjistrim të saktë të ushtrisë turke, prandaj edhe
kronistët turq, janë të rezervuar të japin shifra të ushtarëve të vrarë.
Por, peshën e kësaj beteje të rëndësishme dhe heroizmin e pashoq që
treguan dibranët, me kapedanët tyre si; Cen Leka e Salë Marku, edhe sot, këndohet
kënga;
“Hajredin
Pasha ku e ke lan ushtrinë,
në fushë të
Dibrës, gjithë të grimë,
në Fushë të
Dibrës, besa, mi kan gri,
Jo më pak, se 12 mijë”
Për këto humbjet e mëdha që pësoi Hajredin
Pasha në Dibër me rrethinë, Sulltani i mori komandën dhe e largoi nga Shqipëria,
duke e pensionuar, pasi nuk ishte i kënaqur me ekspeditat e tij luftarake në
Dibër. Kjo fletë qartë se komandanti i njohur turk, që arriti ta shuaj
Kryengritjen e Dervish Cares, pësoi humbje të mëdha në Dibër. Por sot e kësaj
dite kronistët turq, nuk japin të dhëna të saktë, për numrin e ushtarëve të
vrarë në këto anë. Por vetëm shënohet se ushtria e Hajredin Pashës, bëri
shkatërrime të hatashme në Dibër të Madhe dhe të Vogël.<!--[if !supportFootnotes]-->[9]<!--[endif]-->
Komandantët turq që u dërguan në Shqipëri për zbatimin
reformave të Tanzimatit u erdhën me mburrje se do ta gjunjëzonin lehtë
Shqipërinë, por para tyre gjetën të vendosur popullin shqiptar, i cili u çua në
këmbë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e veta tradicionale. Pas shuarjes së kryengritjes të Dervish
Cares dhe të Dibrës në deri fund të vitit 1844, Pas në rezistence të fuqishme
trevjeçare, Sulltani, në pranverën e vitit 1845, e filloi mbledhjen e nizamit
në tërë Shqipërinë.<!--[if !supportFootnotes]-->[10]<!--[endif]-->
Shqipëria Lindore e para
parashtroi KËRKESAT
PËR
AUTONOMINË E SHQIPËRISË
Kryengritja e Dervish Cares nuk
duhet shikuar veçmas, por në kuadër të gjitha kryengritjeve të mëparshme
shqiptare, duke filluar madje nga luftërat e Skënderbeut në shekullin XV-të.
Fakt është se shqiptarët gjatë gjithë periudhës osmane kishin fisnikëri të vet,
shumtë fortë, si familjet; Kastrioti, Muzaka, Dukagjini, Ali pashë Janina,
Mustafa pashë Shkodrani, e të tjerë, që gëzonin autoritet të bashkëvendësit e tyre dhe që ishin shpesh
të pavarur ose gjysmë të varur me një fare autonomie të brendshme. Po ashtu
është fakt se gjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët ishin të organizuar në fise, bajraqe e klane, që
kishin njëfarë kohezioni në popull. nuk duhet nënçmuar e mënjanuar as bektashizmin
i cili në këtë kohë ishte tejet i zhvilluar, që u bë fe e tretë në Shqipëri, që
si mbindërtim e ideologji ishte shpesh në opozitë të ashpër me islamin, duke
zhvilluar edhe ndjenjën për autonomi të veçantë. Këta tre faktorë ndikuan
pozitivisht për ruajtjen e zhvillimin e
ndjenjës për diçka të veçantë që i largonte nga Perandoria Osmane, kundër së
cilës ngriheshin shpesh për autonomi. Ata këtë frymë kryengritëse e kultivonin
dhe e bartnin në radhët e gjeneratave më të reja, duke idealizuar në kohë të
njëjtë e në radhë të parë, doktrinën e luftës, të Madhit Skënderbe.
Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se
shqiptarët në Perandorinë Osmane trajtoheshin si popull i robëruar dhe ata që
ishin ortodoks ishin të detyruar të mësojnë greqisht e ata myslimanë turqisht
dhe arabisht, kurse shqiptarët katolikë italisht, pa u njohur me gjuhën shqipe.
E cila me gjithë pengesat që pati gjuha e jonë në shkollat e huaja, që u hapën
në Shqipërinë Etnike, shqipja për
shqiptarët në komunikimin reciprok ishte dhe mbeti absolutisht e para, pasi
gjuha ishte edhe porosi familjare e nënave shqiptare “mos e harro gjuhën e
nënës”. Poashtu në ngritjen e vetëdijes kombëtare ndikuan edhe faktor të tjerë,
ku në mesin e shekullit XIX, ndihej gjithnjë më shumë depërtimi i elementeve
kapitaliste në mbarë Shqipërinë e posaçërisht në vendet bregdetare, që ndikoi
për paraqitjen e klasës qytetare dhe të inteligjencies si dhe paraqitjet e
Serbisë dhe Greqisë të pavarur, që ndikuan shumë mbi vetëdijen shqiptare. Këto
rrethana të reja në Ballkan, shkaktuan dukurinë dhe kristalizimin e ideve për
autonomi edhe të Shqipërisë, që do të ngelte edhe më tutje vasale ndaj
sulltanit. Gjatë kryengritjes të Dervish Cares, një gazetë e përditshme në
Petërburg shkruante “Se prijësit e kryengritjes e kanë lajmëruar komandantin e
fuqive osmane se do ti dorëzonin armët por me kusht që edhe atyre t’u jepen të
drejta të ngjashme me serbët”.
Këtë fakt e kumton edhe konsulli
austriak në Shkodër, Ippen, i cili thotë: “Se kryengritësit shqiptarë kërkonin autonomi
të posaçme për Shqipërinë, të ngjashme me atë të Serbisë, pra tu jepen të
drejta si gëzonte principata serbe në atë kohë”. Konsulli francez në
Selanik Gric, mendonte se Shqipëria trajtohet më shumë si vend i pushtuar se si
provincë e perandorisë, banorët e së cilës qenkan në përleshje me pushtetin …prandaj
kërkuan njëfarë autonomie të ngjashme me serbët.
Kjo edhe pse kryengritja shqiptare
edhe pse nisi në Shqipërinë Lindore, aty kah
fundi i vitit 1843, mori karakter gjithëkombëtar dhe mbaroi me
rezistencën e fundit të qyteteve të Shqipërisë veriore kah fundi i vitit 1845.
Kryengritja e Dervish Cares ishte kryengritja më e madhe shqiptare në kohën e
Tanzimatit. Kjo kryengritje me karakterin e saj për çlirim kombëtar, hapi
rrugën drejtë luftës për çlirim nacional dhe e para përgatiti Lidhjen e Parë të
Prizrenit.
Dokumente -
Bibliografi
1. H. Andov - Polanski , britanski dokumenti za
historijata na makedonskiot narod tom. II,
Shkup 1977.
2. Britanski dokumenti za istorijata na makedonski
narod tom I (1797- 1839 ), Shkup 1968.
3. Britanski dokumenti za istorijata na
makedonskiot narod Tom II, (1840 - 1847) , Shkup 1977.
4. Gragja za istorijata na makedonskiot narod od
arivot na Serbija tom I ( 1820 - 1848) Beograd, 1979 .
5. Am-Shkup, raporte të konsullit anglez Çarls
Blant nga Selaniku (1833 - 1847).
6. Am-Shkup, raporte të konsullatës franceze nga Selaniku
të konsullit Gizof ( 1843 - 1844)
7. Shënimet e konsullit rus në Manastir M.A. Hitrov
1862, të dhëna për Kryengritjen e Dervish Cares.
8. Hristo Pop Llazarov, “Eden interesen dokument za
buntot na Dervish Cara” Gllasnik Shkup 1974.
9. Qiril Pejçinoviç “Zhitie kneza Llazara “ Vo negovoto
pismo 1841.
10 Aleksandar Matkovski, Otporot vo Makedonija tom
11. Aleksandar Matkovski, Kryengritja e Dervish
Cares, Shkup 1985.
12. Aleksandar Matkovski, Vostanieto na Dervish
Cara “ Bigorski sobiri “ Tetovë 1978.
13. Shukri Rahimi, rëndësia historike e Dervish
Cares, botuar në librin shqiptarët e Maqedonisë, Shkup 1994.
14. D. Stankoviç, Arbanija i Serbija u XIX veku, Beograd
1937.
15. I.T senkieviç, Histori e shkurt e Shqipërisë, Prishtinë
1967.
16. M. Ekmexhiç, Marginalie o serbsko-bugarskim
vezama (1844-1851), Godishnjak, “Drushtva Historiçara B.H” , XVI 1965.
17. A. Selishev, Pollog i bugarskata narodnost vo
godinite 1929 Sofje.
18. Makedonija vo dellata na stranskite patopisci
(1827 - 1849. Kumanovë 1992.
19. Shqiptarët e Maqedonisë (grup autorësh ) Shkup 1994.
20. Tetovo i tetovsko niz istorijata, Tetovë 1982.
21. A. Matkovski i P. Angellakova, patuvanjeto na
dvajca angliçani niz Makedonija vo 1839, 1842 i 1844 god. I.N.I Shkup 1974.
22. Nadi Bilmenoglu, Kalkandelen, Stamboll 1987.
23. Vebi Xhemaili, Referat i lexuar në simpoziumin
e mbajtur në Tetovë më 23-24 nëntor 1994. “Pollogu gjatë shekujve”, me rastin e
150 vjetorit të kryengritjes së Dervish Cares.
24. 25. Historia e popullit shqiptar II, Prishtinë 1869.
25. Kocevski, Letopisnite beleshki na pop Save pop Aleksiq, nga fshati
Zubovcë.
26. Ligor Mile, Rreth lëvizjes
kryengritëse shqiptare në çerekun e dytë të shek. XIX, e sidomos rreth
kryengritjes së Kosovës të vitit 1844, Studime historike, vitit XX,
Shtator 2009,
Prof dr. Vebi Xhemaili
Ligjërues në USHT
<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Historia e popullit shqiptar II, vep. e cit. f. 42; Në vitin 1845, ky ligj hyri në fuqi në jug.
<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]--> Kocevski, Letopisnite beleshki na pop Save pop Aleksiq, nga fshati Zubovcë..., f.130.
<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]--> Han Vepra e cit f. 153.
<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]--> Toskov, Tetovskite pashi..., f. 421.
<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]--> Ligor Mile, Rreth lëvizjes..., vep. e cit. f. 121-122. Në një burim francez dërguar ministrit Gizo më 18.XII.1844; thuhet se u dogjën 24 fshatra në Krahinën e Dibrës.
<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]--> Sipas kronistëve të kohës numri i ushtrisë së Sulltanit është tejet i madh.
<!--[if !supportFootnotes]-->[9]<!--[endif]--> Dok. brit. II, dok. nr. 110, f. 160-161.
<!--[if !supportFootnotes]-->[10]<!--[endif]--> Po aty, dok. nr.118, f.175.