Speciale
Dorian Koçi: Ngjizja e nacionalizmit shqiptar
E diele, 11.10.2009, 07:59 PM
Ngjizja e nacionalizmit shqiptar
Nga Dorian Koçi
Studimet e deri tanishme evropiane janë munduar të mos i japin asnjë “sofistikim ideologjik’ epokës së Ali Pashë Tepelenës dhe aksionit të tij politik të rebelimit ndaj Perandorisë Otomane. Ato janë bazuar më tepër në efektin orientalist të figurës karizmatike të Pashait të Janinës, duke e lënë pothuajse jashtë zhvillimeve politike të kohës një nga protagonistët më kryesorë të saj. Por a ishte kaq indiferent Ali Pashë Tepelena për sa i përket zhvillimeve të reja në rajon? Intensiteti i marrëdhënieve të tij diplomatike me fuqitë e mëdha të kohës tregon të kundërtën.
Viti 1789 është një vit emblematik për Evropën dhe shënon lindjen dhe konceptimin e ideve të reja për shtetin kombëtar. Revolucioni francez përveç përmbysjes së madhe të shkaktuar në rendin shoqëror ngjiz dhe idealet e nacionalizmit. Shumë shpejt me implikimin e Francës në teatrin e Lindjes së Afërme, me traktatin e Kampo Formios në 1797 ku Franca anekson Ishujt Jonianë këto ide fillojnë të infiltrojnë dhe në Ballkan. Infiltrimi i këtyre ideve korrespondon me periudhën kur këto territore marrin një rëndësi jetësore për shtetet evropiane në zgjerim.<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]-->
Kjo përputhje e ngjizjes së nacionalizmit në popujt e Ballkanit me politikën ekspansioniste të fuqive të mëdha kundrejt Perandorisë Otomane krijoi sfondin e duhur politiko-shoqëror të tre ngjarjeve të rëndësishme në Ballkan: Kryengritjeve serbe 1804-1815, shpërthimit të revolucionit grek në 25 mars 1821 dhe rebelimit të Ali Pashë Tepelenës më 1820. Të tri ngjarjet reflektojnë përpjekjet e para proto-nacionaliste në Ballkan por ndërsa dy ngjarjet e para trajtohen hollësisht në çdo libër historie rreth Ballkanit<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]-->, rebelimi i Ali Pashë Tepelenës trajtohet gjithmonë shkarazi si shembull i decentralizimit të regjimit osman.<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]-->
Përshkrimi i kësaj ngjarje historike në këtë lloj mënyre të jep përshtypjen se nëse nuk do të kishte një provokim nga pushteti qendror siç ishte ai i heqjes së sanxhaqeve, nuk do të kishte ndodhur kurrë rebelimi i Ali Pashë Tepelenës. Atëherë natyrshëm vjen pyetja. A ishte aksidental rebelimi i tij apo qe fryt i një rruge të gjatë? A kish dashur Ali Pashë Tepelena mëvetësi nga pushteti qendror,apo proklamata shpallur më 23 maj 1820 se në rast fitoreje do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe nga Thesalia, në krye të të cilit do të vihej vetë<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]--> ishte një barkë shpëtimi për ti shpëtuar mbytjes së pashpresë nën detin e hordhive osmane?Me fjalë të tjera a kishin gjetur strehë te Ali pashë Tepelena mendimi i pavarësisë dhe nëse është kështu thirrja e tij a kish një audiencë që ta pranonte këtë koncept apo thjesht në një moment dëshpërimi ishte një përpjekje për të destabilizuar perandorinë?
Pikë së pari duhet sqaruar se termi “konstitucional” ishte një term shumë i vagullt për Aliun. Nuk është e qartë nëse ai e kuptonte mirë çfarë ishte kushtetuta. Nga fundi i jetës së vet ai u premtoi popullsisë greke një kushtetutë dhe për këtë iu drejtua kancelarit austriak Meternikut. Faktin që iu drejtua atij, i cili ishte një nga qeveritarët evropianë që e vlerësonte më pak konstitucionalizmin, të bën të mendosh se nuk e dinte por është e qartë se i kuptonte implikimet simbolike.<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]-->
Por pikërisht tek ky implikim simbolik që Ali Pashë Tepelena u premtonte shtetasve vet mund të shikohet një kapërcim i guximshëm nga mentaliteti i gjerë perandorak i ndërtimit të shteteve që mbizotëronte në Evropën e para revolucionit francez në variantin konstitucional që akoma skish filluar të fitonte terren. Kjo lloj mënyre e të adaptuarit me konceptet e reja do të ishte karakteristike për Aliun<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->, dhe në këtë kontekst nuk ka pse vazhdimisht të vihet në dyshim dëshira e tij për pavarësi edhe pse nuk ekzistonte asnjë model i tillë në Ballkanin e asaj kohe.<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]-->
Një koncept i ri ishte natyrisht ndërtimi i shtetit komb nën idetë e nacionalizmit i cili në Ballkan nuk erdhi si rezultat i industrializimit por si rezultat i moszhvillimit ose të modernizmit të pa barabartë midis Ballkanit dhe krahinave të tjera të Perandorisë. Modernizimi i pabarabartë midis këtyre pjesëve të Perandorisë ishte rezultat i prapambetjes ekonomike të Perandorisë Otomane dhe afërsisë së Ballkanit me Perëndimin. Idetë nacionaliste penetruan në fillim tek ato zona dhe grupe të cilat kishin kontakt të ngushtë me Evropën Perëndimore ose Qendrore.<!--[if !supportFootnotes]-->[9]<!--[endif]-->Zotërimet e Ali Pashë Tepelenës bëjnë pjesë në këto territore pasi “Shqipëria ishte ndër gjithë territoret e gjera e të panumërta të Perandorisë Otomane, ajo gëzonte një raport të veçantë dhe më të ngushtë me Evropën Perëndimore”.<!--[if !supportFootnotes]-->[10]<!--[endif]--> Kjo gjë i dedikohej natyrisht afërsisë gjeografike, traditës së mercenarizmit së shqiptarëve në mbretëritë evropiane si dhe kozmopolitizmit të qytetit të Janinës, në të cilën qarkullonin vazhdimisht idetë e reja<!--[if !supportFootnotes]-->[11]<!--[endif]-->. Intensifikimi i marrëdhënieve të tij diplomatike në periudhën 1797-1811 shënon një kthesë thelbësore në evolucionin që e çoi Aliun në shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe nga mekanizmat e tij të pushtetit, dhe bëri që ai t’i kthehej,sakaq, një modeli më perëndimor të bazuar në parimet e statizmit dhe nacionalizmit<!--[if !supportFootnotes]-->[12]<!--[endif]-->.Vet pashai ishte i ndikuar nga idetë e “reja” evropiane si shteti,demokracia , ateizmi dhe kushtetuta. Aliu ishte shumë i interesuar ndaj këtyre aspekteve të kulturës evropiane dhe në një farë mënyre filloi ti japë vetes formë në përputhje me to.<!--[if !supportFootnotes]-->[13]<!--[endif]-->
Gjithsesi me gjithë këto zhvillime të furishme ideore, politike ushtarake në afërsi ose në territoret e tij nuk mund të flasim se Ali Pasha Tepelena përqafoi instrumentet e nacionalizmit siç i shikojmë më vonë në themelimin e shteteve kombëtarë<!--[if !supportFootnotes]-->[14]<!--[endif]-->, por mund të flasim për lindjen e një epoke protonacionaliste e cila lindi nën ndikimin e një ndryshimi thelbësor që pësoi territori i pronës i private dhe shfrytëzimi i saj, në kalimin nga sistemi i timarit në atë të çifligut, gjatë sundimit të tij
Me protonacionalizëm nënkuptojmë situatën e re sociale që krijohet me zëvendësimin e kategorive të vjetra shoqërore me parime të reja organizimi shoqëror dhe daljen në pah të treguesve tradicionalë të formimit të bashkësisë si gjuha, etnia dhe besimi fetar.<!--[if !supportFootnotes]-->[15]<!--[endif]-->Është pikërisht ky protonacionalizëm që mbart popullsia që duke iu përshtatur zhvillimeve të ndryshme në rajon, me një vetëdije të qartë për territorin ku banon, gjuhën që përdorë në varësi të rrethanave dhe për ç’qëllime përdoret, dhe instrumentalizmit të besimit fetar për të arritur synimet e veta, i cili vjen duke u fuqizuar nga 1791<!--[if !supportFootnotes]-->[16]<!--[endif]--> kur ai i drejtohet për herë të parë qeverisë ruse për ta ndihmuar për të shpallur pavarësinë deri sa bëhet një nxitës në rebelimin e Ali Pashës ndaj Perandorisë Otomane më 1820. Natyrisht protonacionalizmi nuk mund të cilësohet si filozofi e qëndrueshme politike, pasi ai përfaqëson vetëm epoka të ndërmjetme shtetërore në kalimin nga mentaliteti mesjetar i ndërtimit të shtetit në atë të shtetit komb. Gjithsesi në rastin e Ali Pashës mund të cilësohet si një lloj “sofistifikimi ideologjik”<!--[if !supportFootnotes]-->[17]<!--[endif]-->, i cili i parashtron nevojën për avancimin e së drejtave mbi territorin dhe nënshtetasve që banojnë në të.
Ali Pasha Tepelena i përkiste klasës së ajanëve myslimanë, pushteti i të cilëve bazohej në mbrothësinë e tyre si pronarë tokash apo tregtie dhe marrëdhëniet e veta me qeverinë qendrore<!--[if !supportFootnotes]-->[18]<!--[endif]-->.Në vitet e qeverisjes së tij ishte shumë evidente dhe ngritja e shtresës së tregtarëve të krishterë. Ky realitet i ri u pasqyrua dhe në një nga shtyllat e politikës së tij të brendshme, e cila ishte mbështetja e tregtisë me vepra zhvillimi<!--[if !supportFootnotes]-->[19]<!--[endif]-->. Tregtia me Evropën siguronte shpërblime të barabarta për tregtarin e krishterë dhe ajanin mysliman. Ky i fundit furnizonte produktet bujqësore dhe mbronte tregtarin. Të dy grupet donin një sistem të lirë e të hapur tregtie brenda perandorisë dhe i kundërviheshin kontrollit dhe rregullave të qeverisë<!--[if !supportFootnotes]-->[20]<!--[endif]-->.Pikërisht ky bashkëpunim midis ajanit mysliman dhe tregtarit të krishterë ishte një nga shtyllat më të forta shoqërore të shtetit të Aliut dhe dëshira për të zotëruar një territor ku të ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik dhe politik lirisht mund të ketë qenë një nga shtysat që Ali Pashë Tepelena iu drejtua dy herë Rusisë më 1791 dhe 1820 për ta ndihmuar për të shpallur pavarësinë<!--[if !supportFootnotes]-->[21]<!--[endif]-->
Ndonëse të dy herët që Ali Pasha Tepelena iu drejtua Rusisë për ta ndihmuar për të shpallur pavarësinë, situatat politike ishin të ndryshme të bie në se në të dy rastet territori dhe fati i tij luan një rol të rëndësishëm në vendimet e Ali Pashë Tepelenës. Herën e parë në qershor 1791 Perandoria Otomane ishte duke humbur vazhdimisht në frontin rus dhe si rezultat i kësaj gjendje Ali Pasha ishte i shqetësuar se çdo të bëhej me territoret e tij pas një tërheqje të mundshme të osmanëve nga Ballkani<!--[if !supportFootnotes]-->[22]<!--[endif]-->, kurse herën e dytë ai e kish shpallur rebelimin dhe ishte tashmë në konflikt të hapur me Perandorinë Otomane, sërish pasi Porta e Lartë i cedonte disa territore.<!--[if !supportFootnotes]-->[23]<!--[endif]-->
Sipas studiueses kanadeze Katherine Flemming çështja e prejardhjes territoriale luante të paktën në mënyrë indirekte, rolin e bashkuesit për grupimet e ndryshme protonacioanaliste që vepronin në rajon, dhe përkatësia etnike përcaktohej kryesisht jo nga biologjia, nga besimi fetar apo gjuha por nga gjeografia. Prejardhja historiko-gjeografike luante rolin thelbësor në përcaktimin e identitetit, si ai që secili i atribuonte vetvetes dhe që të tjerët i atribuonin<!--[if !supportFootnotes]-->[24]<!--[endif]-->.Ali Pasha Tepelena ishte i ndërgjegjshëm për konceptin gjeografik që përfshinte emrin Shqipëri. Sipas Likut ai e përshkruante atë si një vend që mund të përshkohet me 200 orë rrugë në gjatësi në njërën gjysmë të së cilës mbizotëron ndikimi i tij, ndërsa pjesa që mbetet është e ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet Ibrahim Pashës së Beratit dhe Ibrahim Pashës së Shkodrës.<!--[if !supportFootnotes]-->[25]<!--[endif]-->
Gjuha ishte një faktor paksa më i vështirë për tu përcaktuar si një mbartës i drejtë për së drejtë i këtij protonacionalizmi ndër shqiptarët. Kjo jo për arsyen se kishte një turbullim linguistik në popullsinë shqiptare për të përdorur shqipen, por se përdorimi i greqishtes si gjuhë e oborrit të Ali Pashës shërbeu si pikë takimi midis shumë grupimeve komunitare të kohës. Gjuha e Aliut ishte shqipja dhe shumë dëshmitarë tregojnë se kur Aliu përdorte shqipen dhe turqishten për korrespodencën e tij personale, ai e shkruante me alfabetin grek, duke transkriptuar çdo lloj gjuhe që përdorte në alfabetin që njihte më mirë<!--[if !supportFootnotes]-->[26]<!--[endif]-->.Gjithsesi ia vlen për të përmendur se ky faktor identiteti nuk përcaktonte kategori të ndara qartë. Shpesh ajo mbivendosej mbi faktorë të tjerë dhe ndryshonte paradoksialisht sipas rrethanave të çastit. Një shembull në këtë drejtim është ai i popullsisë shqiptare të Sulit, të cilët gërthisnin shqip sfidën ndaj letrave kërcënuese që u dërgonte greqisht Ali Pasha.<!--[if !supportFootnotes]-->[27]<!--[endif]-->Gjatë sundimit Ali Pashë Tepelenës gjuha nuk kishte fituar akoma identitetin ndarës që e gjejmë pas formimit të shteteve nacionalë në Ballkan.
Besimi fetar, ashtu si dhe në periudhat e mëvonshme të nacionalizmit nuk ishte një mbartës i drejtë për së drejtë i këtij protonacionalizmi pasi shqiptarët ndaheshin në tre besime fetare. Vetë Ali Pasha duket se ishte bektashi.<!--[if !supportFootnotes]-->[28]<!--[endif]--> Gjithsesi në kohën e tij akoma nuk kishte plasur armiqësia midis bektashinjve që ishte sekti i urdhrit të jeniçerëve dhe pushtetit perandorak qendror, pasi ai nuk do të mënonte ta përdorte këtë armiqësi në ballafaqimin e tij final. Nga fundi i jetës së tij ai shpalli kalimin e tij në fenë e krishterë një tentativë e dëshpëruar për të fituar simpatinë e revolucionarëve grekë<!--[if !supportFootnotes]-->[29]<!--[endif]-->.Ky veprim nxjerr në pah jo vetëm karakterin jo besimtar të Aliut<!--[if !supportFootnotes]-->[30]<!--[endif]-->, por dhe nuhatjen e hollë politike të tij porsa i përket marrëdhënieve të tij politike me Fuqitë e Mëdha dhe atyre kulturore me Evropën. Në fillimet e pushtetit të vet më 1791, atëherë kur ai i ishte drejtuar qeverisë ruse me një propozim konkret për bashkëpunim të hapur që ai të shpallte pavarësinë, një nga pikat mes disa të tjerave që Aliu kërkonte si garanci në shtetin e tij të ardhshëm ishte dhe “ushtrimi i lirë i fesë nga myslimanët”<!--[if !supportFootnotes]-->[31]<!--[endif]-->, ndërsa tani më 1820 përqafonte një besim krejt të kundërt fetar nga që kish dashur të mbronte. Siç shikohet ka një kapërcim të madh në qëndrimin e tij nga 1791 më 1820. Çfarë ka ndodhur vallë?A ka ndryshuar botëkuptimi shpirtëror i Aliut, apo ky është një hap pragmatist i tij për realizimin e synimeve të tij?
Përgjigja duhet kërkuar tek imazhi i simboleve evropiane që Aliu dëshironte të përqafonte si në rastin e kushtetutës. A i ishte një mjeshtër në manipulimin e faktorëve të shumtë e të kundërt,të brendshëm e të jashtëm dhe shfrytëzoi me shkathtësi atë mori grupesh komunitare të popullsisë që sundonte, në përpjekjet për të zgjeruar pushtetin e tij dhe për të afirmuar pavarësinë e vet nga sulltani<!--[if !supportFootnotes]-->[32]<!--[endif]-->. Ndërsa politika e tij pati sukses në fitimin e zemrave të popullsisë jo shqiptare të pashallëkut të tij e shprehur kjo me fjalët e iluministit grek Neofitos Dukas se Ali Pasha Tepelenën e “dërgoi Zoti që të edukojë të këqijtë dhe të nderojë të mirët, të pakësojë të këqijat dhe të rrisë të mirat”<!--[if !supportFootnotes]-->[33]<!--[endif]-->nuk mund të themi se ky imazh pozitiv gjeti dhe mbështetjen e duhur diplomatike nga qarqet evropiane në çastet e rebelimit të tij. Kjo mungesë mbështetje luajti një rol jo pak të parëndësishëm në shtypjen e rebelimit të tij. Edhe pse Ali Pasha nuk ushqente iluzione të mëdha tek kjo ndihmë, në çastin final ai u kërkoi britanikëve dhe rusëve si dy fuqitë më të interesuara në rajon ta mbështesnin në aksionin e tij.<!--[if !supportFootnotes]-->[34]<!--[endif]-->Kjo mbështetje iu mohua dhe arsyet përveç atyre diplomatike që mund të lidheshin me Çështjen Lindore dhe mos ndarjen e Perandorisë ishin dhe më të thella.
Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental”tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë<!--[if !supportFootnotes]-->[35]<!--[endif]-->.Natyrisht këto sentimente melodramatike shërbenin dhe si një mbulojë për të mbuluar frikën që shkaktonte kontrolli vërtet i frikshëm i Aliut mbi Greqinë kontinentale, Adriatikun dhe Egjeun<!--[if !supportFootnotes]-->[36]<!--[endif]-->.Ky kontroll strategjik bëhej akoma dhe më i padëshirueshëm nga Fuqitë e Mëdha nëse krijohej shteti i pavarur i Ali Pashë Tepelenës, i cili sipas të gjitha gjasave ashtu si pashallëku i Janinës do të dominohej nga elita fisnike dhe ushtarake shqiptare<!--[if !supportFootnotes]-->[37]<!--[endif]-->. Nga gjiri i kësaj elitë fisnike ushtarake kishin dalë së ushtarët më të mirë e trima osmanë. Gjatë shekujve të mëparshëm popullsia shqiptare në përgjithësi kishte qenë një element force në perandori<!--[if !supportFootnotes]-->[38]<!--[endif]-->.Ndaj të gjitha Fuqitë e Mëdha që Aliu hyri në marrëdhënie diplomatike u përpoqën ta përdornin në kundërshtitë që kishin me njëra-tjetrën në rajon, por kurrë nuk i dhanë mbështetjen e duhur diplomatike për të shpallur pavarësinë.
Epoka protonacionaliste që lindi gjatë sundimit të Ali Pashës ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së pashallëkut të tij, e cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar u nda në shqiptarë dhe grekë. Rebelimi i tij edhe pse nuk mori ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste ndihmoi fuqishëm në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Në këtë sens nuk mund të thuhet se kjo popullsi iu përgjigj dhe e kuptoi tërësisht mesazhin nacionalist që Ali Pasha Tepelena i drejtoi kur u rebelua ndaj pushtetit qendror, por nuk mund të lihet pa përmendur se në këtë kundërvënie ajo shumë shpejt gjeti orientimin e vet nacionalist. Rebelimi i tij shënon kundërvënien e parë serioze të një pushteti lokal mysliman shqiptar me pushtetin qendror perandorak osman dhe si e tillë përbën një rast të veçantë studimi dhe meriton vëmendjen e duhur të historiografisë evropiane.
Bibliografi:
<!--[if !supportLists]-->1- <!--[endif]-->Charles&Barbara Jelavich.: “Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920”. Dituria.Tiranë:2004
<!--[if !supportLists]-->2- <!--[endif]-->Georgiu A. Sioroka. “Përse nuk dëshironte shtetin e vet të pavarur.” Istorika Athinë Elefterotypia:15 Mars 2001
<!--[if !supportLists]-->3- <!--[endif]-->Gjeorgjiu Papagjeorgjiu. “ Ali Pasha-një drejtues ottoman me mentalitet evropian” Elefterotypia:15 Mars 2001
<!--[if !supportLists]-->4- <!--[endif]-->“Historia e Popullit shqiptar” Toena:2002
<!--[if !supportLists]-->5- <!--[endif]-->Henry Baerlein. “Sourthen
<!--[if !supportLists]-->6- <!--[endif]-->Ilir Ushtulenca. “Diplomacia e Ali Pashë Tepelenës.” 8 Nëntori Tiranë:1986
<!--[if !supportLists]-->7- <!--[endif]-->Katherine Flemming. “Bonaparti Mysliman”. Dituria Tiranë:2002
<!--[if !supportLists]-->8- <!--[endif]-->L.S.Stavrianos. “The Balkans since 1453”.C.Hurst& Co Ltd. London 2002,Third impression
<!--[if !supportLists]-->9- <!--[endif]-->Misha Gleni. “ Historia e Ballkanit 1804-1999”. Toena Tiranë :2007
<!--[if !supportLists]-->10- <!--[endif]-->Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinë Elefterotypia:15 Mars 2001.
<!--[if !supportLists]-->11- <!--[endif]-->Neophytos G. Loizides. “Religion and Nationalism in the Balkans”.
<!--[if !supportLists]-->12- <!--[endif]-->William Martin Lik. “Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve”. Migjeni. Tiranë:2008
<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranë:2004faqe 30
<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]--> Po aty, faqe 30
<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]--> Për më tepër shih L.S.Stavrianos. The Balkans since 1453.C.Hurst& Co Ltd. London 2002, Third impression, Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920. Dituria.Tiranë:2004, Misha Gleni. Historia e Ballkanit 1804-1999. Toena: Tiranë 2007
<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002,faqe 33
<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]--> Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 665
<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002,faqe 162
<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]--> Shih për më tepër Georgiu A. Sioroka. Përse nuk dëshironte shtetin e vet të pavarur. Istorika Athinë Elefterotypia:15 Mars 2001,faqe 20
<!--[if !supportFootnotes]-->[9]<!--[endif]--> Neophytos G. Loizides. Religion and Nationalism in the Balkans.
<!--[if !supportFootnotes]-->[10]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002,faqe 216
<!--[if !supportFootnotes]-->[11]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[13]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[14]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[15]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002, faqe 78
<!--[if !supportFootnotes]-->[16]<!--[endif]--> Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 641
<!--[if !supportFootnotes]-->[17]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002, faqe 215
<!--[if !supportFootnotes]-->[18]<!--[endif]--> Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranë:2004, faqe 22
<!--[if !supportFootnotes]-->[19]<!--[endif]--> Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinë Elefterotypia:15 Mars 2001.faqe 5
<!--[if !supportFootnotes]-->[20]<!--[endif]--> Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranë:2004, faqe 22
<!--[if !supportFootnotes]-->[21]<!--[endif]--> Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinë Elefterotypia:15 Mars 2001.faqe 5
<!--[if !supportFootnotes]-->[22]<!--[endif]--> Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002 faqe 641
<!--[if !supportFootnotes]-->[23]<!--[endif]-->
<!--[if !supportFootnotes]-->[24]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranë. Dituria:2002,faqe 85
<!--[if !supportFootnotes]-->[25]<!--[endif]--> William Martin Lik. “Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve”. Migjeni. Tiranë:2008,faqe 57
<!--[if !supportFootnotes]-->[26]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranë. Dituria:2002, faqe 88-89
<!--[if !supportFootnotes]-->[27]<!--[endif]--> Henry Baerlein. Sourthen
<!--[if !supportFootnotes]-->[28]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranë. Dituria:2002, faqe 94
<!--[if !supportFootnotes]-->[29]<!--[endif]-->Po aty,faqe 95
<!--[if !supportFootnotes]-->[30]<!--[endif]--> Po aty faqe 95
<!--[if !supportFootnotes]-->[31]<!--[endif]--> Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 641
<!--[if !supportFootnotes]-->[32]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranë. Dituria:2002, faqe 84
<!--[if !supportFootnotes]-->[33]<!--[endif]--> Gjeorgjiu Papagjeorgjiu. “ Ali Pasha-një drejtues otoman me mentalitet evropian” Elefterotypia:15 Mars 2001. faqe 10
<!--[if !supportFootnotes]-->[34]<!--[endif]--> Ilir Ushtulenca. Diplomacia e Ali Pashë Tepelenës.Tiranë 8 Nëntori:1986, faqe 250-251
<!--[if !supportFootnotes]-->[35]<!--[endif]--> Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranë. Dituria:2002, faqe 208
<!--[if !supportFootnotes]-->[36]<!--[endif]--> P aty, faqe 209
<!--[if !supportFootnotes]-->[37]<!--[endif]--> Po aty, faqe 213
<!--[if !supportFootnotes]-->[38]<!--[endif]--> Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920. Dituria.Tiranë:2004,faqe 206