E hene, 07.10.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Speciale

Rexhep Kastrati: Rikthimi i shqiptarëve në vatrat e veta dhe loja politike kundërshqiptare

E enjte, 17.09.2009, 07:36 PM


ASPEKTE TË KUNDËRUGOVIZMIT

RIKTHIMI I SHQIPTARËVE NË VATRAT E VETA
DHE LOJA POLITIKE KUNDËRSHQIPTARE

Rikthimi i shqiptarëve në vatrat e veta, disa në shtëpi e disa në tenda, pasi u ishin djegur shtëpitë, u shoqërua me disa pështjellime politike dhe ushtarake, e që kishin të bënin me paqartësitë institucionale në Kosovë, pas vendosjes së KFOR-it dhe UNMIK-ut...

Nga Rexhep KASTRATI

Konfuziteti politik i krijuar gjatë luftës në Kosovë, e që kishte të bënte me kierarkinë politike-institucionale, përkatësisht me legjitimitetin politik-institucional, e që kishte për qëllim margjinalizimin dhe defaktorizimin politik e institucional të dr. Ibrahim Rugovës dhe të tërë strukturës shtetërore të Kosovës, pas luftës u konkretizua me tri forma të përqasjes politiko-institucionale. Në njërën anë, institucionet shtetërore të Kosovës, e më konkretisht Kryetari i Kosovës dhe Kryeministri i Kosovës, përkatësisht Qeveria e Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, pretendonin me të drejtë legjitimin dhe legjitimitetin e përfaqësimit politik e institucional të Kosovës, duke u thirrur në legjitimitetin e marrë nga populli i Kosovës, në anën tjetër ishte ajo që e quante veten Qeveri e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, e cila thirrej në marrëveshjen trepalëshe të arritur në Paris në kontekst të Konferencës së Rambujesë-Parisit, e që në të vërtetë, parashikonte ndarje proporcionale t resorëve ministrorë, dhe ishte UNMIK-u që thirrej në Rezolutën 1244. Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Kosovës, ishte takuar me Bujar Bukoshin pas disa vitesh raportesh të ftohta, dhe ia kishte konfirmuar legjitimitetin Qeverisë që drejtonte ai. Hashim Thaçi, përkatësisht ajo që quhej Qeveri e Përkohshme e Kosovës, ishte ngutur që të vendoste njerëzit e saj nëpër do farë prefektura e të ngjashme, duke pretenduar në këtë mënyrë të drejtën për të drejtuar Kosovën, përkundër faktit se kjo çka kishte bërë ajo, më shumë i përngjante KNÇ-ve partizane dhe një farë grushtshteti mbi institucionet legjitime të Kosovës. UNMIK-u që veten e quante legjitime për administrimin civil të Kosovës, i quante jolegjitime që të dyja palët. Në të vërtetë, Kushner, kryeadministratori i dytë i Kosovës, kishtepritur një marrëveshje të brendshme për një qeveri, e cila do të legjitimohej edhe nga Zyra e tij, por pasi kishte munguar kjo, kishte vendosur që t’i shkrinte të dyja palët dhe të krijonte një qeveri të përbashkët, të quajtur Këshilli i Përkohshëm Administartiv (KPA) dhe krijoi një surrogat Kuvendi, të quajtur Këshilli Transitor i Kosovës (KTK). Edhe pse kjo de facto i dha fund polemikave se kush është legjitim në Kosovë, megjithatë lufta e linjës së Tiranës/Kretës kundër linjës institucionaliste vazhdoi. Nga situata paraprake, situata e pasluftës kishte trashëguar media të politizuara dhe të orientuara kundërrugovë, një Union të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës të politizuar dhe të orientuar kundërrugovë, si dhe dy linja politike, po ashtu të orientuara kundërrugovë. Asnjë media në Kosovë, prej atyre që dolën menjëherë, siç ishin ato që i kam përmendur në vazhdimet paraprake, e që kontrolloheshin nga linja e Tiranës/Kretës dhe nga linja jugosllaviste, ashtu edhe të tjera që u krijuan më pastaj, me përjashtim të "Botës sot" dhe të "Dardania Press-it", që doli disa kohë e u mbyll, nuk provuan ta kryenin punën si duhet. Në këto media kishte me bollëk shkrime shumë të ulëta dhe të dobëta profesionalisht, të cilat në mënyrë çmendurake dhe psikopatologjike u munduan ta rrënonin politikisht dr. Ibrahim Rugovën dhe linjën institucionaliste në përgjithësi. Nuk di politikan në Ballkan në përgjithësi të jetë sulmuar, akuzuar, fyer e përdhosur më shumë se dr. Ibrahim Rugova. Një Komision i Përkohshëm për Media që bënte monitorimin e tyre nuk e shihte të arsyeshme që t’ua tërhiqte qoftë edhe një herë të vetme vërejtjen se e kishin tepruar. Përkundrazi, të tillat nuk munguan ndaj "Botës sot", e cila atëherë ishte bërë çerdhe ku ishin mbledhur ata gazetarë, njerëz të jetës publike, por edh të jetës politike që ishin të interesuar të mbronin legjitimitetin, rregullin e frymën kombëtare në politikën shqiptare në Kosovë, dhe jo vetëm vërejtje, por edhe dënime. Dhe kjo bëhej nga njerëz të dëshmuar me orientime kundërrugovë, ndër të cilët duhet ta përmendi Astrit Salihun, i cili nën petkun e shoqërisë civile ishte bërë anëtar i Komisionit që merrej me monitorimin e mediave në kuadër të Komisionit të Përkohshëm të Mediave, i cili jo njëherë nëpërmjet "Kohës ditore" kishte shfaqur hapur diskonim kundërrugovë. Më kujtohet një shkrim ndaj të cilit pata reaguar atë botë, e në të cilin veprimtarët e vrarë të LDK-së, jo që nuk i quante të vrarë politikisht, por nuk i quante as viktima. Në anën tjetër, ish-drejtues të Unionit të Pavarur të Studentëve të Univesitetit të Prishtinës, i hoqën maskat dhe u bënë anëtarë dhe funksionarë të partisë së Hashim Thaçit, kurse në krye të organizatës studentore i vendosën njerëzit e tyre, për të vazhduar edhe më tej kontrollin politik të tij. Por jo vetëm kaq: dy drejtuesit kryesorë të partisë së Hashim Thaçit, pas tij kuptohet, Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuqi, njëri që kishte botuar dy vëllime me dokumente dhe komente për Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjitimitetin e funksionimit të shtetit të Kosovës deri në vitin 1996, kur ka botuar ato, e tjetri pjesëtarë i gjeneratës së Republikës, e disa thonë edhe bursist i Bukoshit, pra që të dy ishin vendour në krye të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke u bërë prorektorë të këtij Universiteti. Politikisht, linja e Tiranës/ Kretës kishte vazhduar të njëjtin avaz si gjatë luftës në Kosovë, kurse linja jugosllaviste, që ende nuk ishte profiluar në linjë udbasho-jugosllavokomuniste, kishte vazhduar edhe ajo me avazin e vjetër: kishte mbetur gjysmëpolitike, e gjysmëpërfaqësuese e shoqërisë civile. Në fund të fundit, ndiqnin të njëjtën rrugë apo të ngjashme si në vendet e tjera postkomuniste. Si të këtillë, kishin hyrë nëpër OJQ të ndryshme, nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare, si ato civile – humanitare, edhe në ato civile – institucionale. Për dallim nga arroganca e linjës së Tiranës/Kretës, e cila vepronte në mënyrë shumë të vrazhdët dhe shumë destruktive, linja jugosllaviste ishte shumë më e kujdesshme që edhe të mos ndeshej me imitimin popullor, por edhe në sy të bashkësisë ndërkombëtare të imponohej si linjë më konstruktive dhe më e përshtatshme për bashkëpunim. Në planin diversiv, ndërkaq, linja e jugosllavistëve bënte diversion herë në linjën institucionaliste, e bëhej bashkë me linjën e Tiranës/Kretës, herë në linjën e Tiranës/Kretës e bëhej me linjën inistucionaliste. E tërë kjo për të krijuar një situatë apo klimë të tillë që vetë veton Surroi do ta quante klimë fashiste. Me këtë strategji, linja jugosllaviste, tashmë kishte arritur që të rekrutonte edhe njerëz të tjerë brenda linjës institucionaliste dhe brenda linjës së Tiranës/Kretës, edhe pse njerëz të tillë kishte pasur edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë. Në anën tjetër shpesh e ndërsente linjën e Tiranës/Kretës kundër linjës institucionaliste, e provonte që edhe linjën instituciobaliste ta ndërsente kundër linjës së Tiranës/Kretës, duke shpresuar në rrënimin e ndërsjellë dhe në komprometimin e mëtutjeshëm në sy të faktorit ndërkombëtar, por edhe të vetë popullit të Kosovës. Ato që shkruheshin ato kohë në "Kohën ditore", janë dëshmi e gjithë këtyre angazhimeve. Në gjithë këtë lojë të mbrapshtë, s’do mend se ishin të implikuara në mënyrë të veçantë shërbimet e ndryshme sekrete, jo vetëm SHIK-u, SDB, KOS etj., por edhe shërbime sekrete të huaja që në Kosovë vepronin qoftë nën petkun ndonjë punonjësi të UNMIK-ut, të OSBE-së dhe të organizatave të tjera të huaja, qoftë edhe brenda radhëve të policisë ndërkombëtare në Kosovë. Një pjesë madhe e drejtuesve të lartë të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj jugosllaviste, përveçse ishin rekrutë të shërbimeve sekrete serbe, njëherësh ishin edhe rekrutë të shërbimeve të tjera të huaja. Duhet thënë se këtu duhet kërkuar edhe faktin se përse të këtillët kishin krijuar pasuri marramendëse, se përse kishin hapësirë shumë të madhe në media dhe në aspekte të tjera publike, si dhe ishin kaq të paprekshëm. Përveç këtyre aspekteve, duhet thënë se edhe lidhjet me mafian shqiptare dhe ndërkombëtare e disa prej eksponentëve të këtyre linjave, kishte bërë që këta të kishin një forcë të madhe edhe politike, e jo vetëm publike. Lidhjet e politikës me mafian, në të vërtetë, nuk ishin të pasluftës, ashtu siç nuk ishin të pasluftës edhe rekrutimet nga shërbimet e ndryshme sekrete të këtyre njerëzve, por vetëm tash u shfaqën me agresivitetin e tyre të plotë. Kjo ndodhte për shkak se tashmë synohej margjinalizimi i plotë i dr. Ibrahim Rugovës, i linjës institucionaliste. Prandaj u toleruan gjithë ato vrasje politike në Kosovë, dhe në përgjithësi gjithë ajo dhunë politike në Kosovë. Dështimi i këtyre angazhimeve për margjinalizimin politik të dr. Ibrahim Rugovës dhe të linjës institucionaliste gjatë luftës, jo vetëm që nuk i kishte mbushur mend këto dy linja, sidomos, atë të Tiranës/Kretës, dhe sh[tërbimet sekrete që qëndronin e qëndrojnë mbrapa tyre, por i kishte bërë edhe më agresivë. Dhe në këtë kontekst nuk pësonte vetëm linja institucionaliste, jo vetëm Kosova, por edhe vetë organizmat ndërkombëtarë në Kosovë, siç ishin UNMIK-u, OSBE-ja e tj. të cilat në këtë mënyrë nuk mund të kryenin misionin e tyre zyrtar në mënyrën se si duhej dhe në bazë të mandatit që kishin. Kjo ndodhte për shkak se individë të shërbimeve sekrete që ishin në këto institucione, ose pengonin, ose dekonspironin, ose pamundësonin luftimin e dukurive negative në Kosovë, sidomos dhunën politike, vrasjet politike dhe gjithë atë fushatë mediale kundër dr. Ibrahim Rugovës dhe linjës institucionaliste në përgjithësi. Ishte qartë se ishin përzier interesa të ndryshme të shteteve të ndryshme me misionet zyrtare që kishin dhe kanë UNMIK-u, OSBE-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare që janë apo kanë qenë në Kosovë. Konfuziteti në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe në disa shtete të veçanta, të cilat madje kishin pasur rezerva në lejimin bombardimeve të NATO-s rreth qedrimit që duhet mbajtur ndaj dr. Ibrahim Rugovës, i shfaqur qysh gjatë kohës sa mbahej peng nga policia serbe, e ku e kishte burimin edhe gjithë ajo neglizhencë, mosreagim dhe mosveprim në pengimin e dhunës politike në Kosovë, pas luftsë dhe pas goditjes që mori me qëndrimin plebishitar popullor ndaj dr. Ibrahim Rugovës, kishte bërë që të ketë edhe një pëshjëllim më të madh në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo për faktin se veprimet e ndryshme të shteteve të ndryshme binin ndesh me qasjen zyrtare që kishte bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare në raport me Kosovën, e që ishin: vendosja e paqes, e rendit, e ligjit, e lirisë, e barazisë dhe e përparimit si kushte themelore për t’i hyrë procesit politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Edhe pse paqja u vendos, vendosja e rendit, e ligjit, elirisë, e barazisë dhe përparimit, për një kohë relativisht të gjatë ishte peng i kundërthënieve ndërmjet interesave të veçanta të shteteve të veçanta dhe synimeve tërësore të bashkësisë ndërkombëtare, të shprehura që me Rezolutën 1244. Lojërat kundërshqiptare kishin bërë që në Kosovë të kishte dhunë politike, të kishte dhunë që u cilësua etnike, por që në thelb nuk ishte e tillë, pasi që të njëjtat struktura që vrisnin një serb, vrisnin tre-katër shqiptarë, si dhe për faktin se nuk kishte ndonjë reagim të dhunshëm të shqiptarëve ndaj komuniteteve të tjera etnike, ashtu siç kishin bërë që të vazhdonin angazhimet për rrënimin politik të dr. Ibrahim Rugovës dhe të linjës institucionaliste, përkundër faktit që shqiptarët e kthyer në vatrat e veta asnjëherë nuk ia kishin marrë apo nuk ia kishin hequr mbështetjen që ua kishin dhënë qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rexhep Kastrati: Diversion mbi linjën institucionaliste si mënyre për rrënimin politik të Dr. Rugovës Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985 Fjala e rastit ne kremtimin e 98 vjetorit te Kryengritjes se Malesis, e mbajtur nga Gjon Gjokaj... Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit Mehmetali Rexhepi: Pleksjet Biblike dhe Etnike (Nuhi Ismajli: Nga vlerat e traditës) Klajd Kapinova: Imzot Pjetër Bogdani në New York Avzi Mustafa: Vështrim në librin “Vullneti i dhunuar” të autorit Mahi Nesimi Arben Llalla: Kontributi në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe shqipe i arvanitasit të shquar Panajot Kupitorit Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit Baki Ymeri: Dita e Flamurit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe Vepror Hasani: Perikli Ikonomi - Shlimani shqiptar, një jetë në kërkim të orakullit të Dodonës Halit Bogaj: Kolosi Mirosllav Kërlezha Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët Myftar Memia: Strategjia e pansllavizmit rusomadh dhe e panserbizmit Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II) Robert Elsie: Shenjtet e krishtere te Shqiperise Kur krijohej Kisha Ortodokse Shqiptare Isuf Kalo: Presidenti Obama me “bluzë të bardhë”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora