E marte, 30.04.2024, 08:22 AM (GMT+1)

Speciale

Baki Ymeri: Dita e Flamurit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit

E hene, 31.08.2009, 06:55 PM


Shqiptaret e Bukureshtit para kishes shqiptare (1938)
Shqiptaret e Bukureshtit para kishes shqiptare (1938)

Fan S. Noli
Fan S. Noli
Dita e Flamurit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Shkruani shqip, përshëndetni shqip dhe faluni shqip, or zotërinj, hedhte kushtrimin me fjalë të tjera Kuvendi Kombëtar i Bukureshtit (24 maj 1934). Shkrimin e Sami Repishtit te Zemra Shqiptare mbi vlerat tona fetare e kam  lexuar disa herë, dhe pajtohem me këtë intelektual të madh shqiptar, na shkruan Nexhat Rexha nga Kosova duke shtuar: Edhe shkrimin tuaj e lexova me kureshtje, dhe pajtohem se në Kosovë Katedralja është pjesë e nevojshme e këtij populli, sepse ajo reflekton të djeshmen e trungut tonë të reflektuar në Mesharin e Buzukut, e keqpërdorur nga propaganda serbe, duke i përvetësuar kishat tona, të sotmen dhe të ardhmen tonë. Sipas Lasgush Poradecit, festa më e madhe e Kolonisë dhe kishës shqipe të Bukureshtit ishte 28 Nëntori: Dita e Flamurit dhe Shën Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit. Këto kremtime bëheshin me bujën dhe madhështinë më të madhe, duke e ftuar në Seli të Kolonisë dhe në kishë autoritetet dhe personalitetet më të larta të vëndit, me mbretin në krye të të gjithëve. Ftoheshin dhe përfaqësitë e huaja, ambasadorët, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rrallë.

            Kisha qe e mbushur përplot, dhe tri të katërtat e të pranishmëve rinin nga mungesa e vëndit jashtë në obor, bukur të rrethuar dhe të stolisur për atë festë. Aty jashtë në obor, më të djathtën e hyrjes kryesore të Kishës qëndronte i vendosur me shkëlqim flamuri i Kollonisë, i cili ishte më i madhi dhe më i bukuri nga gjithë flamuret e shoqërive  dhe organizatave të Bukureshtit që kishin flamur. Flamuri i Kolonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes. Qe bërë prej mëndafshi të qëndisur rreth-e-përqark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpa, njëra e

Nikolla Gjergj Pallamida, president i Komunitetit Ortodoks Shqiptar te Bukureshtit
Nikolla Gjergj Pallamida, president i Komunitetit Ortodoks Shqiptar te Bukureshtit
kuqe, tjetra e zezë, të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh. Shumë i rëndë ishte flamuri dhe nga ky shkak e mbanin përherë dy veta, njëri tosk, tjetri gegë, të mveshur secili burrërisht me robet e tyre kombëtare.

            Kurse kjo ishte pamja e përjashtme e kishës nër festat më të mbëdha të saj (28 Nëntor dhe Shën Gjergj), përbrenda ajo shkëlqente nga uniformat dhe robat e zyrtarëve, po më shumë nga fryma shqiptare që frynte në zemra. Dhe pas Te-deumit të shërbyer në gjuhën e ëmbël nënore, vinte fjalimi i parë i rastit i mbajtur prej një personaliteti nga më të lartët e vëndit, i pasuar prej fjalimesh të shqiptarëve, të cilat kurdoherë më çdo festë, kurorëzoheshin në fund prej veteranit të madh Thanas Kantili, të zjarrtit, të flaktit, të djegurit dhe të zhuriturit luftëtar të Kolonisë në Rumani. Ky me gjith natyrën e tij zakonisht hijerëndë, kur fliste në kishë në këto festa kombëtare nuk e përmbante dot veten nga mallëngjimi gjer në mbarim të fjalës, po i shpërthenin lotët mu në mes duke e përfunduar pastaj me fjalët e papritura: Rrofsh moj rrofsh! Ti do të rrosh e do të jesh moj Shqipëri! Dhe kisha mbaronte kështu në mes të gëzimit dhe të dashurisë, që ish gëzim kombëtar dhe dashuri kombëtare, dhe anëtarët ktheheshin nëpër vatrat e tyre me shpresën më të rritur për mëmëdhenë.

 

Dëshmi historike të krishterimit shqiptar

 

Sipas një dokumenti të motshëm (Thirrje Shqiptarëve të Bukureshtit), lëshuar nga Zyra e Komunitetit (Pleqësia e Shqiptarëve Orthodhoksë), datuar në Bukuresht më  “14 Vjeshtë 1911”, kuptojmë se “Me rastin e ardhjes së At Fan Nolit në qytetin tonë, muarmë leje prej zëvendësit të mitropolitit (të) Ungaro-Vllahisë, Hirësisë së Tij Imzot Theodos, dhe prej ministrit të kulteve, Shquarësisë së Tij Z. C. Arion, për të meshuar shqip në Biserica Doamnei, Calea Victoriei, Palatul Nifon, një nga kishërat më qentrale të Bukureshtit. At Fan Noli do të meshojë pesë herë në qytetin tonë. E para meshë do të mbahet të Dielën që vjen, më 18 Vieshtë e I-rë (shtator), më 9.30 orë të mëngjezit. (Mbrëmësorja do të bëhet të shunë më 6 mbrëmane. Një kor, i drejtuar prej meshkujve të musikës Z. Thanas Dimitrescu, do të këndojë hymniet liturgjike shqip. Pas Ungjillit, At F. S. Noli do të predikojë mi këto subjekte: Të Dielën që vjen, “Porosit’

Kisha Shqiptare e Bukureshtit
Kisha Shqiptare e Bukureshtit
e Krishtit”; të Dielë, 25 Vjeshtë I, “Prifti i lik”; të Dielën, 2 Vjeshtë II (tetor), “Man i Zaktheut”; të Dielën, 9 Vjeshtë II, “Zëri në shkretëtirë”; të Dielën, 16 Vjeshtë II, “Vdekja e të çmendurit”. E ftuam prej Amerike priftin e parë dhe themeltarin e Kishës Shqipe që të dëgjojmë dhe në Bukuresht meshë dhe predikim në gjuhën tonë kombëtare. Eni pra të gjithë, burra, gra e fëmijë, të dëgjoni! Nga shumica që do të vijë të Dielën në kishë, bota do të kuptojë sa Shqiptarë në Bukuresht duan t’i falen Zotit në gjuhë të tyre.”

Nga një dokument tjetër (Bashkatdhetar i Nderuar, fletërrufe në gjuhën rumune drejtuar edhe Nikolla Naços në adresën Calea Moshilor Nr. 388), qysh në mars të vitit 1911, Komuniteti Ortodoks Shqiptar i Bukureshtit nxjerr në pah të vërtetën se “Pas përçapjeve të Eforo-Epitropisë shqiptare, e zgjedhur nga Zotërinjtë Tuaj, Mitropolia e Rumanisë i ka akorduar këtij Komuniteti autorizimim zyrtar për të patur një lokal të vetin për lutje, në të cilin priftërinjtë shqiptarë kanë rastin të zhvillojnë tërë shërbimin e shenjtë në gjuhën shqipe. Ky favor i veçantë na është lejuar falë njerëzve të shtetit rumun dhe përmes kësaj mënyre ka ardhur koha për kombin shqiptar që të organizohet themelisht në truallin mikpritës të Rumanisë dhe të ketë vatra kombëtare autonome, absolutisht të nevojshme për afirmimin dhe përforcimin paqësor të vetëdijes kombëtare shqiptare. I bëjmë një apel, pra, atdhetarizmit Tuaj të zjarrtë për të cilin keni dhënë dëshmi në të gjitha momentet vendimtare për kauzën nacionale shqiptare, që të keni mirësinë që si Ju, poashtu edhe miqtë Tuaj, krahas atyre që i lusim të intervenojnë me këmbëngulje, të merrni pjesë në mbledhjen e madhe kombëtare që do të mbahet të Dielën, më 13 Mars të këtij viti, në Sallën Eforiei, në orën 2 pas dite, në rend të ditës duke qenë çështja urgjente për të marrë qëndrim lidhur me lokalin e parë për lutje të këtij komunioteti”.

            Nga një fletërrufe tjetër (në gjuhën rumune), datuar në Bukuresht më 21 Dhjetor 1909, nga ana e Komunitetiut Ortodoks Shqiptar, kuptojmë se “U bëhet e njohur Anëtarëve të Nderuar të Komunitetit tonë, se Eforo-epitropia në mbledhjen e saj më 20 Dhjetor të këtij viti, është mbajtur nga Zotërinjtë Kristu A. Zhapa (kryetar), Erakle Duro dhe Thoma I. Çami (nënkryetarë), Nikolae M. Koçiu, Vasile Tarpo, Pandele I. Evangjeli, Tënase Kantili, Gjeorgje A. Ciko dhe Nikolae Ionesku (këshilltarë), Andrei Ion Boria (arkëtar) dhe Vasile Zografi (sekretar). Me këtë rast, pranë mijëra falënderimeve drejtuar anëtarëve të Komunitetit dhe një apeli të ngrohtë, që të kenë mirësinë për të marrë pjesë në shërbimet e shenjta të kremteve të mëdha kristiane që po afrohen, në Kishën Shën Gjergji i Vjetër (Calea Moshilor), ku të gjithë do të lartësojmë lutjet tona të bashkuara ndaj Gjithëtëfuqishmit në gjuhën tonë kombëtare.” Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se dy vjet para mbajtjes së meshës së parë në gjuhën shqipe nga ana e Fan Nolit, në Bukuresht është mbajtur liturgjia e parë në gjuhën shqipe nga ana e një prifti vllah (Harallambie Ballamaçi), fakt që dëshmohet edhe përmes tre letrave të tij që ia ka dërguar Nikolla Naços në Bukuresht, në të cilat e njofton edhe për një fakt tjetër: se 5 vjet para hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë (1886), krahas nxënësve arumunë, në paralele të përzjera, Ballamaçi ua ka mësuar gjuhën shqipe edhe bashkëkombasve të tij shqiptarë (1881).


Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930)



(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora