E enjte, 03.10.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Speciale

Agim Vuniqi: Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vet jeta?

E hene, 10.08.2009, 08:12 PM


Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vet jeta?

Nga Agim Vuniqi

Edhe me dëshirën më të madhe për të bërë një studim serioz për sistemin edukativo-arsimor në Kosovë është shumë vështirë, nga fakti se është vështirë të gjinden të dhënat e nevojshme, por kjo nuk është pengesë përjashtuese për tu dorëzuar, ngase aty ku dhembë dhëmbi shkon edhe gjuha, prandaj edhe nëse jepet një pasqyrë e sistemit edukativ arsimor në Amerikë ia vlen, bile për t'u njohur më për së afërmi se si ky shtet i madh po zhvillohet me hapa gjigant, edhe përkundër shpenzimeve shumë të mëdha, me trerliona dollarë, që po i gëlltitë lufta në Afganistan dhe e Irak, nuk dua pra të polemizoj sa a ka pasur lëkundje apo jo, ngase institucionet ndërmarrin veprime të menjëhershme për të stabilizuar rrjedhat, edhe duke rrudhur fondet por edhe buxhetin.

***

Nuk ia vlen të bëhet ndonjë krahasim meritor i procesit edukativo-arsimor në Kosovë me ato të perëndimit, jo për nga programet shkollore, ngase ato mund të hartohen bukur, pra edhe të kopjohen, por për trajtimin dhe qasjen e gabuar ndaj tij, jo vetëm nga institucionet por edhe nga vet qytetarët. Eshtë shumë gabim që çështja e arsimit t'u lehet si barrë vetëm arsimtarëve, do të ishte kjo një padrejtësi shumë e madhe ndaj tyre por edhe vetë fëmijëve-nxënësve, studentëve. Paramendoni se çfarë do të ndodhte në ndonjë vend në Evropë poqëse nga një person publik-ministër të varej sistemi shkollor, kjo as që mund të imagjinohet. Qytetarët dhe prindëritë janë ata që me vullnetin e tyre të lirë e përparojnë sistemin edukativ-arsimor, si në aspektin e sigurisë në shkolla, por edhe zhvillimin e aktiviteteve të lira, duke përfshirë angazhimin në sport, në teatër... Nuk është e mjaftueshme zhurma për paga, nëse muk rritet përgjegjësia, dhe fajësimi të adresohet vetëm në një vend dhe në një person-ministër, ngase kështu problemi nuk zgjidhet. Pyetja është a dëshirojmë shkolla cilësore dhe fëmijë të shëndoshë, apo të kalojmë mbi problemet e grumbulluara duke shfajësuar secili veten dhe duke drejtuar gishtin diku tjetër. Minstri dhe stafi ankohet se nuk ka mjete buxhetore të mjaftueshme, e në anën tjetër auditimi tregon se ka pasur keqpërdorime ne menaxhimin e mjeteve, dhe po të njëjtit vazhdojnë të kryejnë funksione publike me rëndësi, ata mund të kryejnë çfarëdo pune, por jo më në institucionet arsimore. Pastaj prindëritë ankohen se nuk ka siguri në shkolla, a përfundon aty përgjegjësia, apo ankesat mund të zgjedhin problemin, asesi. Ata duhet të jenë më të zëshëm dhe më të organizuar, duke bashkëpunuar me stafin drejtues nëpër shkolla...Eshtë një e vërtet e madhe se ka mungesë të cilësisë së kuadrit mësimor, shumica nga ta as nuk janë të aftë të operojnë me kompjuterë. Arsimtarët duhet të jenë vazhdimisht të përballur nga konkurenca legale, dhe ata t'u nënshtrohen testeve në çdo dy vjetë, apo pak më ndryshe varësisht nga rregullat, atëherë edhe kërkesa për paga më të larta do të arsyetohej plotësisht. Edhe çështja e finacimit është shumë e degraduar, ngase cilësia është në varshëmri nga financimi, pra në ato vende ku ka pagesë më të madhe të tatimeve nga qytetarët, atje duhet të ketë paga më të larta për arsimtarë por edhe cilësi më të lartë, nuk mund të bëhet financimi linearisht-gjithkund njejtë, ngase një pjesë e mjeteve të tubuara për buxhet në nivel qendror duhet të shpërndahen në nivel lokal dhe në shkolla, pra që në fillim duhet të dihet buxheti vjetor shkollor, jo këtu të implikohen ministrat, ata duhet të bëjnë kontrollin e cilësisë dhe respektimin e ligjit. Pse univerzitetet në Kosovë eksploatojnë aq rëndë studentët e në anën tjetër nuk sigurojnë bursa për studentët e dalluar. Përfundimisht nuk mund të arsyetohet neglizhenca e tyre dhe mungesa e inciativës intelektuale në rritjen e mjeteve nga puna shkencore-kërkimore. Si ua marrin zërin por edhe gjuhën OJQ-të, të cilat vjelin donacione të mëdha, ndërsa zëri i profesorëve nëpër fakultete është i shurdhër-memec. Sa shumë univerzitete private me aq shumë fakultete të shkencave politike dhe asnjëri nga ta nuk u angazhua që të përcjellë sistemin zgjedhor në Kosovë, për të dhënë bile ndonjë mendim akademik meritor. E keqja më e madhe është se shumë profesorë janë të angazhuar në makro-projekte, e në anën tjetër as që vërehet kontributi i tyre në fakultetet ku ata i mësojnë studentët, por edhe marrin paga. Fundja dijetarët ishin të nënqmuar skajshmërisht edhe gjatë procesit të bisedimeve për statusin final të Kosovës, nga ata nuk u kërkua ndonjë qëndrim edhe për pakon Ahtisaari. A nuk është për brengosje një paraqitje memece e shkenctarëve shqiptarë dhe e akademikëve të ardhshëm, dhe pse aq keq manipulohen studentët me shoqatat e tyre, që zëri i tyre dëgjohet vetëm kur organizohet ndonjë demostratë. Pse u lanë jasht procesit profesorët e fakultetit teknik të energjetikës, kur diskutohet për të ardhmen energjetike të Kosovës, si ata u anashkaluan dhe nuk janë prezent në AKM, në Komitetin drejtues të "TC Kosova-C", kështu bile do të përfitonin të gjithë, nuk bënë që Kosova të jet peng e disa hileqarëve të cilët mendjen e kanë në xhepat e tyre. Stop më të tillëve! Shumë pyetje që mbesin pa përgjegje, edhe pse liderët u nderuan me diploma universitare, nga profesorët, të cilëve as që ua drejtojnë shiqimin.

Edhe më dëshirën më të madhe për të bërë një studim serioz për sistemin edukativo-arsimor në Kosovë është shumë vështirë, nga fakti se është vështirë të hulumtohen të dhënat e nevojshme, por kjo nuk është pengesë përjashtuese për tu dorëzuar, ngase aty ku dhembë dhëmbi shkon edhe gjuha, prandaj edhe nëse jepet një pasqyrë e sistemit edukativ arsimor në Amerikë ia vlen bile për t'u njohur më për së afërmi se si ky shtet i madh po zhvillohet me hapa gjigant, edhe përkundër shpenzimeve shumë të mëdha me trerliona dollarë që po i gëlltitë lufta në Afganistan dhe e Irak, nuk dua të polemizoj sa a ka pasur lëkundje apo jo, ngase institucionet ndërmarrin veprime të menjëhershme për të stabilizuar rrjedhat, edhe duke rrudhur fondet por edhe buxhetin.

Tre nga 10 amerikanë punojnë në sistemin edukativo-arsimor ose studjojnë në ndonjërin. Edukimi gëlltitë mbi 8 % të produktit të përgjithshëm kombëtarë. Duke i renditur të gjitha në një vend, është linja më e gjërë në buxhetin e qyteteve. Se sa janë rezultatet e vlefshme, nganjëherë i bënë që arsimtarët, prindëritë, admnistratorët dhe politikanët të ngrehin zërin lart duke drejtuar edhe gisht gishtin tregues.

Më 1930 në SHBA ishin të fragmentuara 130,000 distrikte shkollore. Pas disa dekadave të konsolidimit tash janë më pak se 15,000. Ato rangohen në madhësi-në qindra që aktualisht nuk operojnë me shkolla-por autobusët shpërndajnë nxënësit në distriktet tjera-më të mëdha - gjigante sikurse Distrikti i unifikuar i Los Angjelosit, me tri të katërtat e miliona studentëve. "Chicago" e madhe ka 332 distrikte të shkollave publike dhe 589 shkolla brenda kauntit. Metropola e "Los Angeles-it" vepron në 35 sisteme të bibliotekave. Denveri i madh ka 15 kolegje publike e private dhe univerzitete. Duke lëvizur në cilindo zonë urbane (metro-zonë)do të thotë të shkelish në ndonjërin nga distriktet shkollore, në njërën nga zgjidhjet-opcionet e shkollave private dhe publike dhe në kolegjet private dhe univerzitetet.
Le të pajtohemi me ekspertët e urtë se kualiteti i edukimit të çdo fëmijeje zbrtitet (bie posht) vetëm për shkak të tri gjërave: motivimit të tyre, përkrahjes së prindërve, dhe arsimtarëve të mirë. Ka akoma mënyra të krahasohen zonat e metrove amerikane për njëfuqizim të arsimimit? David Savageau në artikullin e botuar në "Forbes.com" "Best Cities to Educate Your Child", më 29 nëntor 2007, i konsideron 5 fakte:

1. Mbështetje shkollave

Njëri nga departamentet e edukimit më të popullarizuara është ndërto tabelën "Build a Table" të Institutit të shkencave të edukimit IES të Departamentit të SHBA për edukim. Këtu mund të grumbullohen të dhëna për çdo gjë nga financat e shkollave publike dhe arsimtarët deri te normat e larta të diplomimit për çdo vend që ju intereson në Amerikë, shtetet, kaunti, zonat urbane, dhe distriktet.

Duke shfrytëzuar të dhënat e departamentit, të cilat merren veç e veç nga çdo shtet , mund të kombinohent mesatarja e numrit të studentëve në metro-zonat (metro area) për ekuivalentin e arsimtarëve të paraleleve me orar të plotë (më i ultë më i mirë) me mesataren e shpenzimeve institucionale të paraqitura për student (më e lartë më e mirë), për të prodhuar disa laurat interesant: "Ocean City", "N.J"., "Ithaca", "N.Y"., dhe "Honolulu".

2. Opcionet e shkollave private

Sot, një në nëntë nxënës vijojnë shkollat private. Shkollat katolike janë alternativa të shkollave private me një regjistrim shumë të lartë (2.5 milion nxënës). megjithëse gjysma e nxënësve të gjitha shkollave private ulen në bankat shkollore të paraleleve të shkollave katolike, dy nga tre shkollat private janë jo katolike. Diku afër 1,7 milion nxënës vijojnë mësimet të grupuar siç janë Kisha Luteriane e evangjelistëve, Bordi i Edukimit Adventist i Ditës së Shtatë "Seventh-Day Adventist Board of Education" (që i referohet besimit protestan dhe ditës së shtatë "Sabbath" e shtunë) dhe shoqata kombëtare për shkollat ditore hebreje. Shkollat jo sektare regjistrojnë 800,000 nxënës të tjerë, shumë nga të cilët paguajnë shkollimin në institucionet që i takojnë Asociacionit Kombëtarë për shkolla private. Po, mund të gjeni shkollë private në "site" të ndonjë departmenti tjetër të edukimit - dhe "po", mund të gjeni raportin për çdo opcion të zonave urbane për të gjitha opcionet e shkollave private.

3. Popullariteti i bibliotekave

Në bankën e terminaleve në branshën e bibliotekave publike, mund të shifni shofer të taksive duke hulumtuar gjenealogjinë familiare në anën tuaj të majtë. ndërsa maturant të shkollave të mesme duke hulumtuar punë në linja ajrore, në anën e djathtë, prapa teje stivë, stovos nga Meksiko. Gazetat e qytetit presin të ristrukturohen në raftet e karrocave. Dhe përpara teje një akër me tavolina të grumbulluara me valixhe dhe çanta me libra në të cilat janë të ulur nxënësit për të lexuar. Më shumë se çdo metro-zonë e institucioneve edukative, bibliotekat janë qendrat vitale dhe burimet e skajshme të edukimit për të gjithë. Nëse bibliotekat duhet të zgjedhin njësinë matëse të suksesit, do të jetë ky cikli i vijimit, vlerësues. Logaritja është e thjeshtë duke pjestuar qarkullimin e anëtarëve të bibliotekës me numrin e librave, ky cikël tregon aktivitetin e vijuesve të bibliotekës që jep si indikacion numrin sa herë një libër ka qarkulluar gjatë vitit, nëse qarkullimi është shtri-përhapur nga vijuesit. Sistemi i bibliotekave qarkullon theksueshëm librat më të shitur dhe sa do të kenë cikël të lart varet nga sistemi i bibliotekave që ka referenca të gjëra koleksionimi, ose i hapur, sistemi i bibliotekave që është i hapur në orë të limituara (me më pak orë) dhe ka fond librash askush nuk vijohet aq. Në mesin e zonave urbane-metro, më në zë janë, konsiderohen kampione për nga numri i vizitorëve, fitues, në rangun e bibliotekave dhe qendrave bibliotekare në perëndim: "Portland",Ore., "San Jose", Calif.., "Colorado Springs", Colo. dhe "Salt Lake".

4. Qytetet universitare

Kolegjet dhe univerzitetet janë punëdhënës zyresh. Në fakt është një lidhje e madhe në mes të univerziteteve të orientuara hulumtuese dhe ekonomive të shëndosha. Dy shembuj historik janë Univerziteti i Stanfordit nxit- fuqizon rritjen e luginës së silikonit, të ndërmarrjes së high-tech në San Jose dhe Bay Area (zonën e gjirit) dhe fakulteti MIT dhe ish-nxënësve të cilët startuan në firmat elektronike përgjatë rrugës 128 jashtë Bostonit. Çdo vend mund te jetë qytet kolegj nese ka se paku një institucion të edukimit të lartë. Por nëse peshoni çdo person që vijon kolegjet lokale me numrin e viteve për të fituar diplomë të lartë të ofruar ( të cilat janë të asocuara me regjistrimet në art, vlerësohen me dy, regjistrimet me diploma bachellor me katër, regjistrimet master me 6 dhe regjistrimet per doktoraturë me nëntë) ngriten me nje shtrirje gamë të numrave. Vendet si Kolegjet "Station-Bryan", "Texas", "Iova"; "Lawrence", "Kan"; dhe "Kolumbia", Mo., kanë dalur shumë lart sipas kritereve të përcaktuara. Alas, është vetëm edhe një lojë në qytetin e Ames, "Iowa" (Iowa State Univerzity), në kolegjin Station- Bryan (Texas A&M) në Lawrence ( Univerziteti i Kanzasit) dhe në Columbia (Univezriteti i Missourit). Duhet diçka tjetër për të dekoruar këtë larmi të arsimimit të lartë.

5. Opcionet e Kolegjeve

Koleksionimi i zonave urbane të institucioneve të arsimimit të lartë duhet të plotëson nevojat e një numri të madh të banorëve: me kosto të ulët të natës dhe vijim të kurseve gjatë vikendeve për ata që punojnë me orar të plotë në profesione, kurse që vijohen për çertifikata të punës në kolegje dyvjeçare dhe ato tradicionale "bachelor" dhe në curriculum që ofrohen në kolegje dhe univerzitete. Vendet me rangim të lartë: një dy dhe tre për nga madhësia janë: "New York", "Chicago", dhe "Los Angeles".Duke kombinuar të gjitha këto kritere japin rangimin e "top" vendeve të Amerikës në arsimimin e fëmijëve - të prira nga "Washington DC-Arlington", VA, dhe përcjellur shumë afër nga "Madison", Wis., dhe "Cambridge-Newton-Framingham", Mass..

Raporti tremujor në Këshillin e Sigurimit portretizojë tensionet e përditshëmërisë në Kosovë. Shpresat në Kosovë mbeten të larta ashtu që zgjidhja për statusin e të ardhmes duhet të gjendet me rapiditet, deri sa status quo është e pa qëndrueshme, tha Ban. Nëse vazhdojnë pengesat ngjarjet për një moment mund të marrin kahjen e vet, duke vu në rrezik serioz arritjet dhe ligjshmërin e KB-së në Kosovë. Në raportin e tij 1shtator-15 dhjetor 15, Ban tha se vlimet e konfliktit etnik do të derdhen në tërë rajonin. Paqartësitë dhe humbja e dinamizmit përpara, në të ardhmen e statusit të ardhmë të procesit mund të krijojnë rrezikun e jostabilitetit, si në Kosovë ashtu edhe më gjërë, në tërë rajonin, poashtu mund të rrezikojë potencialisht stafin e OKB-së, raportoi Ban ki-moon. Megjithëse Kosova formalisht mbetet pjesë e Serbisë, KB dhe NATO u instalua kur aleanca ushtarake i dha fund shtypjes së liderit ex jugosllav Milloshiq të vendosur kundër shqiptarëve etnik që kërkonin pavarësinë. Për dy vite mediatorët amerikan të BE-së dhe ata rus u përpoqën të zbusin raportet në mes të serbëve dhe autoriteteve të Kosovës për statusin e Kosovës, duke kërkuar zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Zgjatja katërmujore e bisedimeve përfundojë muajin e kaluar pa marrëveshje. Ban sheh ende disa arsye për inkurajim. Ai tha se zgjdhjet parlamentare në Kosovë të cilat përfunduan muajin e kaluar, ishin të lira dhe i përshkoi mënyra e qetë dhe fer e mbajtjes në akordancë me standardet ndërkombëtare. Por ai tha se shpreh keqardhje që serbët e Kosovës nuk do të përfaqësohen plotësisht dhe" në vend të kësaj ata vazhdojnë të varen nga strukturat paralele që përkujdesen duke ofruar shërbimet bazike, të cilat përkrahen nga autoritetet e Beogradit". Ban sugjeron se e ardhmja e Kosovës mund të vendoset në Evropë më mirë se sa në qendrën e OKB-së në Nju Jork. Përkushtimi institucional në rritje i BE-së për Kosovën është i rëndësishëm, ashtu siç është përkujdesja e vazhdueshme e perspektivës evropiane për Kosovën, tha Ban. Më heret këtë muaj shpresat e vogla për marrëveshje nga Këshilli i Sigurimit mbi të ardhmen e Kosovës, me diplomatët perëndimor u përmbyllën dhe ngjanë që bisedimet mund të vazhdojnë në kryeqytetet evropiane. 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u takuan prapa dyerve të mbyllura dëgjuan kryeministrin serb i cili tha se Kosova duhet të mbetet pjesë e territorit serb, si dhe nga presidenti i kosovës, i cili i shtroj këkresat e kosovarëve për pavarësi të shpejtë-lëvizje që do të gatuhet nga SHBA dhe shtetet kyqe të Evropës.


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora