E merkure, 16.10.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Speciale

Alfred Papuçiu: Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

E diele, 02.08.2009, 09:00 PM


Alfredi në Crans-Montana, 1 gusht 2009
Alfredi në Crans-Montana, 1 gusht 2009

Emblema e Zvicrës
Emblema e Zvicrës
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët


Përgatitur nga Alfred Papuçiu*

1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 korriku për francezët dhe 4 korriku për amerikanët, apo 28 nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se 1 shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në Tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 2 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë , simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).

Daniel-Henri Druey, radikal, anëtar i Këshillit të Parë Federal
Daniel-Henri Druey, radikal, anëtar i Këshillit të Parë Federal
Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika e brëndëshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, deri sa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e qeverisë federale. Lidhur me politikën e jashtme mund të përmendim këtu fjalët e ministress ë saj të jashtme, Micheline Calm-Rey e cila në analizën e saj „Diplomacia zvicerane në konfiguracionin e ri europian dhe botëror thekson:“Fati i Zvicrës është i lidhur sa vjen e më tepër me atë që ndodh në një hapësirë megjithatë të mondializuar. Pra ajo nuk mund të prtendojë të organizohet vetëm për vehte, sepse ajo varet, nëse do apo nuk do, nga raportet e forcave që e rrethojnë. Mënyra e saj e trajtimit të çështjeve të mëdha ndërkombëtare ka si cilësi që të jetë e pavarur dhe e bazuar në të drejtën. Gjithashtu, ajo nxitet nga një vizion i hapur dhe solidar mbi botën…Përvoja e fituar qysh nga aderimi i saj në Kombet e Bashkuara, mjafton për ta treguar; Zvicra ka mjetet që të dëgjohet dhe të jetë e pranishme në fushat që kanë të bëjnë me politikën e paqes dhe të respektit të së drejtës ndërkombëtare“.

Pallati Federal në Bernë
Pallati Federal në Bernë
Zvicra nuk ka armiq të deklaruar, por raportet ndërkombëtare të forcës janë ashpërsuar. Globalizmi kërkon aleanca të reja të fuqishme, më shumë interesa se sa ideologji. Një botë e re imponon dimensionet dhe kërkesat e saj. Shkëmbimet vazhdojnë, njerëzit, të mirat materiale, flukset financiare. Presionet fiskale të Bashkimit Europian, procesi i UBS në SHBA kanë nxjerrë në pah nevojën e largimit nga një „listë gri“ të G20, apo ndërhyrja e Gjermanisë dhe sidomos e ministritt ë saj të ekonomisë. Tashmë një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të Zvicrës në Bashkmin Europian. Dihet se Zvicra është një vend vogël me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Natyrisht kjo ka një çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bër“asaj dhe që i përmendëm më sipër. Por sot egziston një brez të rinjsh që janë të hapur ndaj botës dhe që kanë dëshirë të krijojnë, të fitojnë. Kjo forcë e re, brezi i viteve 70-të që ka sot 40 vjeç, shprehet sidomos në Zvicrën romande. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Europën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka për ta rivendosur.


Demokracia e drejtpërdrejtë në Glaris
Demokracia e drejtpërdrejtë në Glaris
Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave, pakteve, që kishin në fillim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha të ndryshme. Sipas parimit « një për të gjithë dhe të gjithë për një », e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar, kantonet filluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet e mëdhenj europiane (mund të citohet marrëveshja me Francën në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e Shenjtë në fillim të shekullit XVI-të). Megjithatë, kantonet e ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk egzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëhere ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore : një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën (duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjerë) , të ardhur nga të gjitha rrymat politike dhe sociale, në gjirin e Komunitetit. Këto dy parime
përbëjnë edhe sot një bazë të rëndësihme të Konfederatës Zvicerane dhe një fakor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.

Këshilli Kombëtar
Këshilli Kombëtar
Zvicra siç e përmendëm më sipër është e ndarë në 26 kantone, të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një nëndarje ndërmjetëse që quhet « distrikt ». Disa kantone ose rajone janë të grupuara në hapësira ( Hapësira « Mittelland », Hapësira « Bejune » etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike. Këto hapësira nuk janë entitete politike, si të tilla. Kantonet nga ana e Kushtetutës janë autonome (çdonjera ka Kushtetutën e vet), si nga ana ligjvënëse, juridike, fiskale apo administrative. Megjithatë, atyre u ndalohet të miratojnë një formë kushtetuese që nuk i korespondon rregullave të demokracisë, domethënë ajo duhet të pranohet nga populli dhe nuk egziston ndonjë mundësi për ta ndryshuar nëse votuesit e kantonit e kërkojnë atë. Një sërë fushash administrohen në këtë mënyrë vetëm në nivel kantonal, si edukimi, përveç universiteteve federale, administrimi i spitaleve (përveç spitaleve të komunave dhe private), ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pjesës më të madhe të rrugëve (përveç autostradave dhe rrugëve kombëtare) dhe policisë (ndryshe përsa i përket ushtrisë) ; apo detyrimeve të tjera shoqërore dhe kontrollit të fiskalitetit (taksave). Cdo kanton ka parlamentin e vet (që në shumicën e kantoneve frankofone quhet: Këshilli i Madh) dhe qeveria e tyre ( e quajtur në shumicën e kantoneve frankofone : Këshilli i Shtetit). Pra politika zvicerane ndahet në një politikë federale, kantonale apo politikë e komunave.

Demokracia e drejtpërdrejtë i jep mundësi popullit të zgjedhë të zgjedhurit e tij në këshillat e ndryshme (Komunat, Kantonet dhe në Konfederatë) dhe u jep atyre mundësi të japin mendimin e tyre mbi tekstet ligjvenëse apo konstitucionale, që vendosen nga këto këshilla apo t’i propozojë ato sipas një rregullore të saktë. Në këto « Landsgemeinde », siç quhen në zonat gjermanofone, qytetarët mblidheshin dhe votonin duke ngritur dorën.

Micheline Calmy Rey
Micheline Calmy Rey
Përveç strukturës së saj, politika zvicerane dallohet për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në sistemin politik, veanërisht me anën e së drejtës për nismë popullore, si edhe të drejtës së referendumit (demokracia e drejtpërdrejtë)


Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli Federal, i përbërë nga 7 anëtarë (ministra). Ata zgjidhen për katër vjet nga Asambleja Federale, por mund të vazhdojnë edhe më tej mandatin e tyre, në rast se edhe ata vetë e dëshirojnë një gjë të tillë. Këshilli Federal funksionon sipas parimit të kolegjialitetit, gjë që do të thotë se vendimet e mara, në shumicën e rasteve janë me konsensus. Presidenca e Këshillit Federal sigurohet nga Presidenti i Konfederatës që zgjidhet për 1 vit nga 7 anëtarët e Këshillit Federal. Roli i tij është më tepër simbolik dhe mediatik.
Popullsia e Zvicrës është e pasur me një diversitet kulturor, veçanërisht në fushën e gjuhës ( katër gjuhë kombëtare dhe shumë dialekte) dhe me një diversitet fetar (kantone historikisht katolike apo protestante). Zvicra dhe autoritetet e saj respektojnë me rreptësi edhe kulturën, gjuhën, fenë e popullsisë të huaj, që është vendosur në territorin e saj. Po të përmendim vetëm shqiptarët,ata, në përputhje me legjislacionin zviceran, kanë shkollat, Universitetin, grupet e tyre artistike, të futbollit, apo edhe mundësinë e ushtrimit të fesë së tyre. Cdo shqiptar ka të drejtë të mbajë shtetësinë shqiptare dhe të ketë edhe atë zvicerane, kur pranohet si i tillë. Shqiptarët janë një ndihmesë të veçantë në ecurinë e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër, në fusha të ndryshme të ekonomisë, shkencës, artit, kulturës, ato sociale etj. Shqiptarë që janë integruar në shoqërinë zvicerane janë anëtarë të partive të ndryshme politike dhe janë zgjedhur edhe në instanca drejtuese të kantoneve apo komunave. Gjithashtu duhet theksuar se Konfederata Zvicerane, sidomos nëpërmjet ministres së jashtme, zonjës së nderuar, Micheline Calmy-Rey, mëse njëherë ka mbrojtur aspiratat e drejta të popullit shqiptar dhe ka qënë nga të parat që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

«  E vendosur në qendër të Europës, vazhdon ministrja e jashtme e Zvicrës, Zvicra mund të futet vetëm në trajektoren europiane. Megjithatë, disa mund të përpiqen të pohojnë se Zvicra nuk ka politikë europiane, duke mos qënë anëtare e Bashkimit Europian. Ky është gabim. Zvicra bën pjesë në Europë dhe zhvillon një politikë aktive europiane. Ajo është anëtare e AELE (Shoqata Europiane e Shkëmbimit të Lirë), e Këshillit të Europës dhe e OCDE. Qysh nga rënia e murit të Berlinit, ajo i ka kushtuar shumë nga burimet e saj financiare mbështetjes së procesit të transformimit në Europën e Lindjes dhe Juglindjes : qysh nga 1991 ajo i ka dhënë 3,3 miliard franga Europës Qëndrore, Europës Lindore, Ballkanit dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu, Zvicra ka investuar 15 miliard franga për realizimin e linjave të reja hekurudhore përmes Alpeve, për të lehtësuar lëvizshmërinë midis Veriut dhe Jugut të Europës…Kufiri i saj kalohet çdo ditë nga 700'000 vetë. Popullsia e saj është nga më të larmishmet në Europë. Një banor në pesë, në Zvicër, është qytetar i Bashkimit Europian ».

Me rastin e Festës Kombëtare të 1 Gushtit, që u festua në gjithë territorin e saj dhe në ato vende ku janë vendosur rreth 700.000 zviceranë urojmë që Zoti ta bekojë Zvicrën, vendin demokratik që ka pranuar në gjirin e saj gati 200.000 shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe janë integruar në Konfederatën zvicerane, pa harruar vendin nga kanë ardhur dhe kanë lindur.

*Autori ka botuar disa libra me refleksione për Zvicrën, si dhe ka shkruar në shtypin shqiptar dhe atë zviceran shkrime që lidhen me jetën politike, ekonomike, dyshtetësinë, integrimin e të huajve në Zvicër, politikën e fqinjësisë së mirë të saj, atë me Europën, SHBA dhe botën.
Alfredi në Crans Montana 1 gusht 2009 1.jpg
Alfredi në Crans Montana 1 gusht 2009
E ardhmja e Diasporës shqiptare
Alfredi në ditën e festës kombëtare të Zvicrës

Charlotte
Gjeneva ndërkombëtare
Alfredi5
Alfredi
Ekspozita e Giacomotti
Gjeneva ne feste
Shpallje për 1 Gushtin në Zvicër
Shkolla e Europës ku mësojnë fëmijë shqiptarë.jpg
Shkolla e Europës ku mësojnë fëmijë shqiptarë.jpg
Skënderbeu në Gjenevë




(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora