E diele, 13.10.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Speciale

Tefik Selimi: Rrëfime për masakrën e Lashticës?!

E shtune, 01.08.2009, 07:13 PM


Në 10-vjetorin e plojës në Llashticë

Rrëfime për masakrën e Lashticës?!

Nga Tefik Selimi

Pa hyrë në fshatin Llashticë, jo aq larg nga Gjilani, gjendet fshati Pasjan. Ky fshat është i banur me popullatën serbe. Por, thonë këtu kanë jetuar dhe familje shqiptare. Andaj, në rrugën Gjilan-Preshevë, mu në hyrje të këtij fshati (Pasjan), në të djathtë, ndahet rruga për Llashticë, që është afro 9 km largësi nga Gjilani. Është fshat mjaft i gjerë që shtrihet nga rrëzë maleve të Karadakut e gjer në rrafshin e Gjilanit. Pra, ky lokalite shtrihet buzë maleve të Malësisë së Karadakut e jo larg lumit Moravë e Binçit. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar. Këtu jetojnë lagjet Canaj, Ramushi, Sallahu, Hoxha, Spahiu etj. Llashtica është vend që ka një histori të hershme. E kalura e këtij vendbanimi është e hidhur dhe tejet e dhimbshme. Edhe më herët, por edhe më vonë, pra lufta e fundit (1999), këtij lokaliteti i solli dëme të mëdha në njerëz e në ekonomi. Si pas disa dëshmive, thonë se, më 11 dhjetor të vitit 1944 këtu në Llashticë është bërë pushkatimi i 13 vetëve nga ana e Brigadës XVII Maqedone. Më vonë, në vitin 1945, nga ky fshat janë pushkatua ose janë vrarë 10 banorë e të tjerë. Po kështu, në luftën e fundit 1999, këtu janë vrarë e masakruar 25 vetë, prej tyre 12 burra e 8 gra e 5 fëmijë. Në fshat është gjetur një varrezë masive me 13 vetë të ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe. Nga rrëfimet e njeëzve, thonë se në lufën e fundit kanë ardhur kolonë serbë dhe kanë  bërë dhunë në njerëz. Kaloi kjo kohë. Erdhi tjetër kohë. Tash Llashtica ka ndërruar “pamjen” e vet kah qyteti. Njerëzit iu kanë kthyer jetës e punës. Ka shumë shitore, shkollën e plotë fillore, bibliotekën e fshatit, ansamblin “Dardania” e të mira tjera. Banorët e këtij lokaliteti jetojnë nga bujqësia e blegëtoria. Rinia është jo si ajo e përparme, me ato botëkuptime injorante, por është rini që e ka ndërruar “gjendjen” e fshatit kah e reja”.

Popullata e këtij lokaliteti akoma jeton me dhembje. Akoma dyert e shtëpive nuk janë rregulluar. Popullata është djegur dhe është e shkatërruar shumë. Madje, në shumë familje ka dhembje. Dhembjet janë të rënda e nuk harrohen lehtë. Këtu është bërë masakër në banorët e pafajshëm. Rrëfimet janë rrënqethëse. Por, luftë ishte. Ajo nuk pyet. E, në luftë dihet: ka vrasje, dhembje, lot, dhunë e largim nga trolli... Erdhi kjo e “keqe”(lufta), e cila la pasoja të rënda në njerëz e në ekonomi. Edhe sot familjarët e këtij fshati nuk i kanë tharë lotët e dhembjes. Lufta këtu morri 25 vetë. Ndonëse popullata u largua në mal, se nuk e donin luftën e vdekjen para kohe, prapëseprapë, kriminelët serbë erdhën jo vetëm në fshat, por edhe në mal, e i zunë e i dërmuan. Enver Hasani, shton: “Dhe, a mund ta merrni me mend se si është trazuar popullata e këtij fshati? Jo, nuk e dini!? Familjet e tëra, të këtij fshati, për një kohë të shkurtër, e kanë braktisur malin dhe kanë ikur kah Presheva e ndonjë rruge tjetër për të shpërtuar. Por, më tepër se gjysma e popullatës ëshë zënë rob, në mal. Ajo ka pësuar keq. Unë, për vete, kam ikur në këmbë kah Presheva. S’di si e kam kaluar rrugën, natën e herë ditën nëpër mal. U gjenda diku afër Preshevës. Dhe shpëtova. Por, ja më shkonte mendja te familjet e shumta llashticase, të cilat janë kthyer me dhunë në fshat. Thonë, i kanë tubuar mbi fshat. Aty i kanë radhitur të gjitha moshat: burra, gra, vajza, fëmijë e të rinj. Burrat i kanë rrahur e maltretuar gjer në fund. Grave u kanë marrë gjësendet me vlerë: arin e gjerat tjera. Mandej, gratë i kanë ngujuar në shtëpinë e Rahimit. Më vonë, kriminelët serbë i kanë ndarë të rinjtë. Ata i kanë detyrar të shkojnë gjer në mal për t’i sjellë traktorat. Thonë, sa vështirë ishtë kjo “skenë”. Shumë traktora nuk kanë punuar. Pas një kohe, popullatën e kanë drejtuar kah Pasjani serb për të vazhduar rrugën për në Shqipëri. Jo vetëm kaq. Llashticasit, edhe sot, pas dhjetë vjetësh të pas luftës së fundit 1999, kanë dhembje. Dhembjet e tyre nuk janë të lehta, por të rrënqethëse e të rënda. Këtu është bërë një masakër në dy familjet Hyseni e Shabani. Këto dy familje i kanë të vrarë e të masakruar nga katër e pesë anëtarë të familjes. Kur filloi lufta e fundit, banorët e këtij fshati jetuan me droje. Pse jo? Ishte fundi i 27 marsit (1999). Ishte Natë Bajrami. Ushtria serbe u stacionua në fshatin Pasjan. Ajo në mbrëmjet të kësaj nate e ka gjuajtur fshatin Llashticë me të gjitha mjetet luftarake. U gjuajt dhe popullata e këtij lokaliteti. Ajo iku e doli në mal. I madh e i vogël, nga friga, jetoi në mal nën qiellin e hapur. Ata që mbetën në shtëpi, më vonë, pësuan keq: u vranë e u masakran nga paramilitarët serbë. Kjo është ajo dhimba e banorëve llashticas.” Skender Hasani, profesor i gjuhës frënge, është dëshmitar i kësaj ngjarje në Lashticë. Ai këtu ardhi në cilësinë e përkthyesit të gjuhës frënge. Një dië marsi të këtij viti e takuam Skendrin në gjimnazin e Gjilanit, ku ai na rrëfeu gjatë për këtë “ngjarje” tragjike: “Po. Isha në vendin e “ngjarjes” tragjike. Menjëherë, pas luftës 1999, në ditët e parë, kur forcat e NATO-s hyn në Kosovë, më morën mua për t’i gjurmuar ato zona të prekura me masakër e dhunë në njerëz. Dy vizitat i kemi bërë në Llashticë, pas luftës. Vizita e parë ka qenë me gazetarët e Forneësit. Ne ishim një grup i aktivistëve të LDK-së së asaj kohe, sot lëvizje. Dhe, nga frika, se do t’na ngjanë diç e papritur nga minat e “format” tjera në teren, nuk guxonim të mirrnim nisiativa në veti, edhe pse e dinim se në këtë vend është bërë masakër në njerëz. U nisëm, shton z. Hasani, - me disa gazetarë dhe me disa  pjesëtarë të KFOR-it. Po sa hymë në Gjilan, pamë shenja  të dhunës. Flitnin njerëzit për lloj-lloj plagosje, dhune… Shpejt u gjendem në Llashticë, mu në shtëpinë ku ka ndodhur maskara. Por, kah ecnim, shihnim shkatërrim të fshatit, shtëpia të djegura e era shkrumb e tym i vinte. Pamë, gjatë rrugës në mal, ato vende kah kanë ikur popullata e këtij fshati. Ajo me vete ka bartur “sende” për ngrohje, veshmbathje, ushqim etj. Ja, në ato rrugë, në mal, pamë rroba të grisura, flokë femërash, shporeta, koftora, kanape druri, najlona, dyshekë e rroba të ndryshme. Pastaj, duke  ecur rrugës i gjetëm ato vende ku ishin varrosur dy plaka: Habibe e Rukije Ramushi. E para është vajza e fundit e Idriz Seferit, ndërsa e dyta, Rukija, është mbesa e Idriz Seferit. Në gjurmim e sipër, duke ecur në mal, ku ishin strehuar popullata e këtueshme, hasëm në përrrua të masakruar prindin e Emrush Selimit, Ali Selimin 65-vjeçar. Ai, si na thanë, ditë më parë, pa filluar lufta, kishte ardhur nga Gjermania, për ta parë familjen. Kufoma e tij ka qenë e masakruar në të dy krahët. Më poshtë, te bërrylat, ka qenë i prerë. Edhe koka ka qenë e hequr krejt nga trupi. Kokën e ka pasur te këmbët. Dhe, me vehte kishim një lloj bezi të bardhë (çefin), ku u shërbyem me atë. E nxorëm nga ajo gropë (përrua), ndonëse e patëm shumë vështirë për ta nxjerrë, se ishte kohë e ligë, me shi. Ate, më vonë, e varrosëm aty. Po aty në mal, hasëm plakun më të vjetër që ishte i masakruar në mal, Ymer Rashitin 72-vjeçar.Tek ky kishin bërë masakër makabre. Ky e kishte njërin krah të prerë ku, dy gishta ia kishin venë atij në formë shkronjës V. Ndërsa koka i kishte rënë në përrua. Ndonëse ishte ai vend shpat, me pak drunj, ne i gjetëm gjurmët e para të masakrës nga barbaria serbe. I bashkuam pjesët tjera dhe e lamë ashtu si ishin. Por, ne vazhduam rrugën për të gjurmuar edhe më shumë të vrarë e të masakruar. Dhe, ata që merren me krime të luftës, u thashë aty gazetarëve, edhe ky ishte një rast për krim të Hagës. Herën e dytë, siç dihet, e vizituam këtë lokalitet më vonë, aty kah mesi i qeshorit të këtij viti (1999), shton z. Hasani. - Ndonëse nuk pamë viktima, por i pamë shenjat e dhunës. Ishte momenti më rrënqethës për mua në vizitën e dytë. Aty u gjenda përsëri si përkthyes, ku ia përktheva fjalët e vajzës së traumatizuar,Vlora Shabani. Kjo vashë e re kishte përjetuar krimin dhe tragjedinë në shtëpinë e saj, Llashticë. Ajo kishte shpëtuar e gjallë nën trupin e nënës së saj të vdekur. Në momenti kur i kanë pushkatuar anëtarët e dy familjeve: Hyseni e Shabani, edhe Vlora Shabani ka qenë në mesin e tyre. Paramilitarët serbë, për ta zbrazur fshatin nga familjet e mbetura,  i kanë marrë nga shtëpitë afro 20 vetë: burra, gra, fëmijë e të rinj dhe i kanë ngujuar në shëpinë e xha Rifat Shabanit. Kjo ka ngjarë me 30 prill 1999. Këto familje nuk kanë ikur nga shtëpia, se disa nga ata kanë qenë të sëmurë. Pa një pa dy, paramilitarët i marrin të gjithë anëtarët e këtyre dy familjeve dhe i ngujojnë në një dhomë të shtëpisë së xha Rifatit. Aty i vrasin e i masakrojnë rend: pleq të moshuar, gra, fëmijë e djem të rinj, si: Hysen Hyseni (1937), Arife Hyseni (1963), Ajshe Hyseni (1937), Driton Hyseni (1982), Mirije Hyseni (1970), Fazli Hyseni  (1963)dhe Blerim Halili (1982). Ky i fundit ishte nip i Hysenit nga fshati Velekincë, i cili u gjend gjatë kësaj kohe te dajallarët për t’u strehohuar nga më e keqja. Po këtu janë masakruar e vrarë edhe dy kusherinjtë e kësaj familje: Sylejman Ibishi (1932) dhe Xhavit Berisha (1935). Këta, duke qenë të sëmurë, ditën “jetonin” përjashta, ndërsa natën jetonin brenda.Vriten e masakrohen edhe katër anëtar të familjes Shabani, si janë: Rifat Shabani (1919), Selami Shabani (1954), Zijavere Shabani (1962) e Fisnik Shabani (1996), trevjeçar. Pas aktit kriminal, paramilitarët ia vejnë zjarrin shtëpisë. Dhe në fund, për t’i humbur gjurmët e krimit, barbarët serbë e marrin një buldozher nga Pasjani dhe e rrafshojnë shtëpinë me tokë. Nga ky ferr i vdekjes shpëtojnë gjallë, por të plagosur: Deli Hyseni, Dritë Hyseni, Blerinë Hyseni, Leonorë Hyseni dhe Vlorë Shabani. Vetëm Ymer Hyseni , djalin e vetëm të Fazli Hysenit, e lënë gjallë. Ata i thonë: “Ty s’po të vrasim. Po të lamë ashtu të vuash tërë jetën e jetës. Do t’ju tregosh se kush ishte ushtria serbe”. Po ashtu rrëfimet s’kanë të ndalur për këtë masakër. Bile, për këtë tragjedi është bërë një film dokumentar. Thonë se, djaloshi, Ymer Hyseni ishte trishtuar nga kjo skenë tragjike. Ai e kishte ndie Fisnik Shabanin, 3-vjeçar duke dhenë jetë për së gjalli. Ai është karbonizuar nënë krahët e nënë Zijaveres. E, Deli Hyseni, është heroi i gjallë i kësaj masakre në Llashticë. Edhe ai qe i plagosur në qafë nga një plumb i barbarisë serbe. Ai sot rrëfen: “Kur ka filluar ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, dy paramilitarë e kanë kryer krimin. Njëri ka qenë serb, ndërsa tjetri rom.  Isha në mesin e anëtarëve. Të parin e kanë vra xha Rifatin e sëmurë. Mandej, paramilitari rom ka filluar t’i vras edhe të tjerët rend. Unë, në atë “gjendje” çmendurie rashë i plagosur në fytyrë e në gisht. Rashë përfundi trupave të vrarë e të pajetë. Një kohë përgjova. Dhe, pasi e ndjeva vetën se isha ende “gjallë”, por me plagë, u tërhoqa ngadalë nga trupat e pajetë. Aty bërtima ishte e madhe. Gjallë kanë shpëtuar edhe disa të tjerë. Paramilitarë ikën duke dhënë “sinjalin” se puna është e kryer. Ne që mbetën gjallë, mezi gjetëm disa dritare të vogla për të shpëtuar. Dola, por nuk e dija vetën çka ka ngjarë në ne…Nuk mundem asgjë tjetër të shtoj, ndjej dhembje…”, shton Deli Hyseni. E, Skender Hasani, profesor i gjimnazit në Gjilan, edhe sot na rrëfen për plojën e Llashticës: “Vlora na thotë se e ka futur kokën e trupin nën trupin e nënës së saj. Kur e ka parë vetën se është gjallë, ajo ka dalë nga një dritare e vogël. Ajo na rrëfente e qante. Ishte bërë e tëra e stresuar. Ky ishte momenti më rrënqethës për mua, se si një vajzë fare e re, ishte traumatizuar dhe shifeshin shenjat e traumës e të stresit. Në atë moment unë e ndërpreva përkthimin e fillova të qaj. Po aty edhe të tjerët gazetarë filluan të qajnë. U kthyem në Gjilan, por mendja na rrinte te ajo masakër njerëzish e te ajo vajzë e re, Vlora Emini, e cila s’dinte as të rrëfejë e as të qajë nga traumat, që kishte përjetuar ajo, shtoi z. Skender Hasani autorit të këtyre radhëve. Dhe, atë ditë, kur e vizituam këtë lokalitet, e patëm vështië t’i dëgjojmë të gjitha ato rrëfime rrenqethëse të banorëve të Llashticës, të cilët na bënë edhe ne të lotojmë për dhimbjet e tyre që kishin pësuar në luftën e fundi 1999.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora