E diele, 28.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Speciale

Shevki Sh. Voca: Me rastin e 233 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës

E enjte, 02.07.2009, 08:34 PM


ME RASTIN E 233 VJETORIT TË PAVARËSISË SË AMERIKËS*

Nga Shevki Sh. Voca

    Amerika në historinë e saj ngërthen ngjarje mjaft të bujshme. Kohëve të fundit duke e kontestuar zbulimin e Amerikës nga ana e ekspeditës detare të udhëhequr nga Italiano-Spanjolli Kristofor Kolombo, paraqiten shkrime me pretendime mjaft interesante rreth zbulimit të saj. Me siguri se shkencëtarët dhe shkenca në përgjithësi në të ardhmen do të merret më me seriozitet me këtë çështje.  Ne me këtë rast nuk kemi për qëllim as t’i mohojmë por as t’i pohojmë shkrimet e natyrës së tillë, por duke mos humb kohë do t’i referohemi versionit zyrtar të deri tanishëm të zbulimit të kontinentit amerikan me përjashtim të një supozimi e cila qysh moti qëndron në enciklopeditë zyrtare për zbulimin e Amerikës nga ana e Normandezit të quajtur Llejf Erikson rreth shekullit X. Mirëpo, ajo që e errësoi dhe e la anash këtë version të zbulimit të Amerikës e që zuri vend më tepër në histori, ishin ngjarjet që u zhvilluan në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI.

   Në Evropë pas luftërave zinxhirore në histori të njohur si kryqëzata, të cilat në të vërtet ishin lufta tmerruese, filloi të zhvillohet tregtia dhe detaria, e paralel me to arrihej edhe një ngritje kulturore në përgjithësi. Në këtë mënyrë tek Evropianët lindi interesimi për përvetësimin e vendeve të largëta dhe të pasura si për shembull India dhe Kina.

Marinari Spanjoll me prejardhje Italiane (vende vende shkruan se ishte hebre i kryqëzuar të cilët quheshin Marana, SH. V.), Kristofor Kolombo, duke kërkuar vijën detare për Indi dhe Kinë, arriti që në vitin 1492 ta zbuloi Amerikën. Ky marinar me ekuipazhin e vetë ishte zbarkuar në njërën nga ishujt e Bahamasë të quajtur Guanahan, kurse tani është ishulli Voltinger. Kolombo më vonë gjatë lundrimeve të tija të viteve 1493, 1498 dhe 1502 arrin të zbuloi Kubën, Haitin, dhe ishujt tjerë të Amerikës, pastaj pjesët e Amerikës së mesme dhe ato jugore. Është interesant fakti se ky marinar gjerë në vdekje mendonte se është zbarkuar në Indi dhe, mu për këtë banorët vendas i quajti indian.

  Hartat e para të kontinentit të ri i hartoi një marinar tjetër po ashtu Spanjoll me prejardhje Italiane i cili quhej Amerigo  Vespuçi sipas emrit të cilit edhe u emërtua ky kontinent. Ndërsa personi i parë që e emërtoi në shkrimet e veta me këtë emër në vitin 1507 ishte gjeografi gjerman Marin Voldzemiller.

   Banorët e parë nga Evropa që u shpërngulën në Amerikë ishin nga Spanja dhe Portugalia. Këta u vendosën në vendet e dikurshme të civilizimeve të vjetra që dikur kishin ekzistuar në ato vende si bie fjala populli Maja i Indianëve dhe i Astekëve të Amerikës së mesme, si dhe populli Inka në Amerikën jugore.

  Ndërkaq që apetitet për një politik koloniale-ekspansioniste filluan t’i shprehin edhe vendet tjera Evropiane.  Kështu që në gjysmën e dytë të shekullit XVI anglezët e themeluan koloninë e parë në Amerikë në vendin e quajtur Virxhinia. Pak më vonë francezët pushtuan krahinën Kebek në Kanada, dhe themeluan koloninë e vetë duke u vendosur edhe në krahinat e Misisipit, ndërsa në vitin 1614, holandezët arritën ta themelojnë koloninë Holanda e Re në qytetin Amsterdam, që është Nju Jorku i sotëm.  Kolonizimi më masivë ka qenë ai anglez, mirëpo etjet për gllabërimin dhe zgjerimin e territoreve nuk pushuan as atje. Kështu që anglezët, duke e shfrytëzuar mënyrën e politikës koloniale, në fillim filluan t’i shtypin holandezët duke e pushtuar Holandën e Re në vitin 1664. Më vonë gjatë viteve 1756-1763, duke përdorë epërsinë e forcës, ata zhvilluan një luftë shtatë vjeçare kundër francezëve, me ç,rast u pushtua Kanada e cila ishte koloni franceze.

   Atë botë, nën pushtimin apo dominimin anglez u gjendën trembëdhjetë koloni evropiane. Jeta në koloni dhe nën pushtim ishte e vështirë, nga se zhvillimet në industri dhe ndërtimtari u cunguan, liritë dhe të drejtat politike u kufizuan. Në këtë mënyrë popujt e shtypur u organizuan dhe e nxitën një luftë e cila zgjati disa vjet radhazi, përkatësisht prej viteve 1775- e deri më 1783. Në historinë e SHBA, kjo periudhë kohore njihet me emrin Revolucioni Amerikan, që në ndërkohë u shpall edhe pavarësia e saj, më 04. 07. 1776. Autori i dokumentit për deklaratën e pavarësisë të cilën e nënshkruan 56 përfaqësues ishte Tomas Xheferson (1743-1826), i cili  më vonë gjatë viteve 1801-1809, u zgjodh kryetar i tretë me radhë i SHBA, ndërsa kryetar i parë i Amerikës u zgjodh Xhorxh Uashingtoni (1732-1799), me dy mandata 1789-1797.

   Më vonë kah fundi i shekullit XVIII SHBA-të, duke i ndjekur indianët kah jugu dhe perëndimi, i zgjeruan territoret e veta. Kështu që gjatë vitit 1850, e fituan këtë madhësi që e kanë edhe sot, me përjashtim të Alaskës që në vitin 1867 u ble nga cari rus dhe Havajes e cila në vitin 1898 i takoi Amerikës.

  Përparimi i SHBA-ve filloi duke iu falënderuar ardhacakëve nga Evropa, të cilët sollën me vete një strukturë fshatare, punëtore dhe në këtë mënyrë shumë shpejtë u mundësuan zhvillimet ekonomike,  në fermeri në plantacione, industri dhe xehetari.

    Më se një shekull pas Revolucionit Amerikan dhe pas pavarësisë shpërthyen luftërat ndërmjet Veriut qe për nga industria ishte me e zhvilluar dhe Jugut e cila udhëhiqej me sistem skllavopronare te plantacioneve. Këto luftëra në historinë e SHBA-ve njihen si luftëra qytetare, qe u zhvilluan gjatë viteve 1861-1865. Në këto luftëra u ndeshen dy ushtri, ajo e veriut qe numëronte 1.500.000 ushtar dhe ajo e jugut qe kishte 900.000 ushtar. Gjatë këtyre luftërave Amerika humbi me shumë se kurdoherë me par dhe pas saj.

Vlen te ceket se Unioni (Federata) qe paraqet qe paraqet veriun la pas veti 364.511 viktima, kurse Konfederata apo jugu pati gjithsejte te humbur dhe te plagosur 258.000. Ky numër i viktimave nuk ishte shkaktuar vetëm nga përdormi i armeve te zjarrta, por viktimat te mëdha kishin solle edhe sëmundjet e ndryshme qe ishin paraqit, si tifoja e cila ishte mbytësja me e madhe, pastaj dizenteria, variolla, malaria etj.

   Këto luftëra, sipas historianeve, u shkaktuan për shkak se njëmbëdhjetë nga gjithsejte pesëmbëdhjetë, shtete skllavopronare dëshironin ndarjen. Mirëpo, sikurse edhe qe dihet, lufta përfundoi me fitoren e veriut, e cila arriti ta ruaj unionin. Jugu e dëshironte ndarjen qe ta mund ta mbaj robërimin. Fitoren veriut posaçërisht ia sollën masat, te cilat i ndërmori kryetari Abraham Linkoln (1809-1865, ndërkaq në mandatin e kryetarit ishte gjatë viteve 1861-1865) kur fermerëve ua ndau tokat, anuloi ligjin për skllavëri etj. Me te cilat u sigurua një përkrahje e madhe tek populli.

    Veriu apo Federata e fitoi luftën, por ne paq derisa viktimat e luftës ishin ende te freskëta, e humbi kryetarin Linkoln. Ne te shtiu një simpatizues i konfederatës, i quajtur Xhon Vills But, ne shenj te hakmarrjes ndaj disfatës se Jugut. Mirëpo, edhe pas vrasjes se kryetarit Linkoln jeta ne SHBA nuk u ndal, ani pse njëherë ishte  rasti parë që një kryetari të SHBA-ve t[i shuhej jeta me atentat. Pas këtij rasti e deri më sot kanë ndodhë edhe tre atentate tjera që kanë sjellë humbjen e kryetarëve amerikan.

   Sidoqoftë, SHBA-të pas një kohe shumë të shkurtë arritën një zhvillim tejet të madh në industri. Tregon fakti se gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XIX SHBA-të për nga industria e tejkaluan Anglinë, duke u bërë vendi  më i zhvilluar në botë.  

    Amerikanët  një kohë i mundonte sindroma e mundësisë që edhe ata të implikohen në problemet e vendeve tej oqeanike. Duke marrë për sipër obligimet imperialiste në vitin 1898, u kundërshtuan jo vetëm nga radikalët dhe socialistët, por edhe nga  tërë një varg i grupeve fetare dhe liberale të cilët tradicionalisht ishin të rreshtuara . Për më tepër, nuk bëhej fjalë për ndonjë luftë që kërcënohej për rrezikimin e jetës së një numri të madh të Amerikanëve.  Gjatë tërë gjysmës së parë të shekullit XX vazhdimisht ekzistonte një rezistencë për mos ndërmarrjen e ndonjë aksioni ushtarak në Evropë, ndërkaq që marrja pjesë e Amerikës në dy luftërat botërore u paraqit tek pas provokimeve të mëdha të cilat nuk mund të toleroheshin.  

 Ta kujtojmë Luftën e parë Botërore kur Britanikët e zbuluan të ashtuquajturën “Telegrami i Cimermanit”, e cila i vërtetonte zërat se Gjermania kishte thur komplote me Meksikën e që besohej se edhe me Japoninë, në mënyrë që të shkatërrohet tërë ajo të cilën SHBA-të e kishin arrit duke u zgjeruar në perëndim gjatë shekullit XIX. Ashtu që në prill të vitit 1917 Kryetari i atëhershëm Vudro Vilson  menjëherë i shpalli luftë Gjermanisë edhe pse i mungonte konsensusi nacional për çka na tregonin votimet në Kongres, kur gjashtë senatorë dhe pesëdhjetë anëtarë të Dhomës Përfaqësuese e kundërshtuan luftën.  Numri i tërësishëm që shërbente ne forcat ushtarake amerikane  ishte 4.7 milion, ndërsa humbjet amerikane në njerëz ishin 116.000, prej të cilëve më pak se gjysma pësuan në vijat e luftës.  Ky ishte një dëm shumë më i vogël në  krahasim me pësimet dhe humbjet që i përjetuan pjesëmarrësit e tjerë të luftës. Për shembull: Franca, Gjermania, Rusia dhe Austro-Hungaria, individualisht patën mes një dhe dy milion të vdekur, ndërsa imperia britanike diçka më pak se një milion.

   Ndërsa shkaku për futjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore  ishte Japonia e cila me forcat e veta luftarake më 7 dhjetorë 1941, i sulmoi bazat ushtarake të marinës amerikane në ishullin Perl Harbur të Havajeve, me ç’rast i shkaktuan dëme mjaft të mëdha.  Me këtë rast Amerika menjëherë e shpalli luftën, ndërsa dilemat për të luftuar edhe kundër Gjermanisë kishin marrë fund atëherë  kur vetë Hitleri i kishte shpall luftë Amerikës.

 Në periudhën kohore 1941-1945, në forcat ushtarake të SHBA shërbenin 16 milion Amerikan, prej të cilëve 292.000 humbën jetën duke luftuar, ndërsa nga shkaqet të ndryshme vdiqën edhe 114.000 vetë.

Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, SHBA, u bënë fuqia numër një në botë qoftë në aspektin ekonomik dhe politik, qoftë edhe në aspektin ushtarak, fuqinë e së cilës e dëshmoi me hedhjen e bombës së parë atomike deri atëherë të pa njohur në Hiroshim dhe Nagasaki ( 6 dhe 9 gusht 1945) dy qytete japoneze, që u bënë edhe shkaktare për marrjen fund të një lufte të tmerrshme nga humbjet e mëdha në njerëz.

   Sot SHBA gëzojnë një autoritet të madh në masë të madhe në botë. Bota me rreth 7 miliard banorët e saj në mesin e së cilëve ka shumë popuj të vegjël të cilëve u bahen shumë pa drejtësi dhe keq trajtime nga ana e ma te fortëve sytë i kanë të drejtuara kah Amerika. Por ngjan shpesh që edhe nga ana e pakicave tu bahen presione , keqtrajtime , dhunime, e dukuri tjera negative popullit shumicë, sikurse që ishte rasti i fundit me ne në Kosovë, kur nga një grusht i vogël serb keq trajtohej populli shumicë shqiptar në Kosovë, deri në atë masë sa që u detyruan me qindra mija shqiptar numri i të cilëve sipas statistikave e kaloi edhe një milion të shpërngulen dhe të zhvendosen nga dhuna e pa parë serbe. Mirëpo Amerika ishte ajo e cila me ndihmën e Zotit fuqi plot dhe aleatëve të vet intervenuan dhe e shpëtuan një popull të lashtë, e  cila askënd nuk e rrezikonte për asgjë, vetëm pse dëshironte të jetoi në liri dhe paqe në trojet e tyre autoktone.  Sot, fal tyre, ne e kemi  shtetin tonë të pavarur  demokratike dhe properëndimore të cilën e kanë pranuar 60 shtete, e që numri i tyre pritet që shumë shpejt të rritet, dhe e cila është duke shkuar drejt zhvillimeve me kaheje pozitive krahas me shtetet tjera demokratike Evropiane dhe properëndimore.  Mirëpo, aty këtu, kohëve të fundit mund të dëgjohen edhe zëra që nuk e shohin Amerikën me sy të mirë por at kritik. Për shembull nga ana e Serbisë dhe disa aletë të saj që fal Zotit janë pak për shkaqe të intervenimeve në Kosovë, por edhe nga disa të tjerë, të cilët e ngritën zërin pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

   Në fund e japim pasqyrën e të gjithë kryetarëve amerikan që nga pavarësia e saj e deitani:

1.      Xhorxh Uashington 1789-1797-politikisht i pa përcaktuar

2.      Gjon Adams 1797-1801-federalist

3.      Tomas  Xheferson 1801-1809-republikan

4.      Gjejms Medison 1809-1917-republikan

5.      Gjems Monro 1817-1825-republikan

6.      Gjon Kuinki Adams 1825-1829-republikan

7.      Andreu Xhekson 1829-1837-demokrat

8.      Martin Van Buren 1837-1841-demokrat

9.      Viliam Henrri Harison 1841-liberal

10.  Gjon tejllor 1841-1845-liberal

11.  Xhejms K.Pollk 1845-1849-demokrat

12.  Zahari tejllor 1849-1850-liberal

13.  Miliard Fillmur 1850-1853-liberal

14.  Frankllin Pirs 1853-1857-demokrat

15.  Gjejms Bukenan 1857-1861-demokrat

16.  Abrham Linkoln 1861-1865-republikan

17.  Andreju Xhkson 1865-1869-republikan

18.  Julius grant 1869-1877-republikan

19.  Taterford hejs 1877-1881-republikan

20.  Xhejms A. Garfilld 1881-republikan

21.  Kestar A. Artur 1881-1885-i pavarur nga doktrinat e partive

22.  Gruver Kllivlland 1885-1889 demokrat

23.  Benjamin Harison 1889-1893-republikan

24.  Gruver Kllivlland (për he të dytë, i 24 i radhës si kryetar) 1889-1893-demokrat

25.  Villiam Mekinlli 1897-1901-republikan

26.  Teodor Ruzvellt 1901-1909-republikan

27.  Viliam HouardTaft 1909-1913-republikan

28.  Vudro Villson 1913-1921-demokrat

29.  Varen G. Harding 1921-1923-republikan

30.  Kallvin kullixh 1923-1929-republikan

31.  Herbert Huver 1929-1933-republikan

32.  Frankllin D. Ruzvellt 1933-1945-demokrat

33.  Hari S. Truman 1945-1953-demokrat

34.  Dvajt Ajzenauer 1953-1961-republikan

35.  Xhon F. Kenedi 1961-1963-demokrat

36.  Lindon B. Xhonson 1963-1969-demokrat

37.  Riçard M. Nikson 1969-1974-republikan

38.  Xherald R. Ford 1974-1977-republikan

39.  Xhimi Karter 1977-1981-demokrat

40.  Ronald revan 1981-1989-republikan

41.  Gjorgj Bushi (plaku) 1989-1993-republikan

42.  Viliam J. Klinton 1993-2001-demokrat

43.  Gjorgj Bushi ( djali i të parit) 2001-2009-republikan dhe

44.  Barak H. Obama 2009-demokrat.      


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora