E shtune, 27.07.2024, 02:09 AM (GMT+1)

Speciale

Shevki Sh. Voca: Shqipëria dhe shqiptarët në shkrimet e historianit dhe gazetarit Herman Vendell

E marte, 09.06.2009, 09:00 PM


SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË SHKRIMET E HISTORIANIT DHE GAZETARIT HERMAN VENDELL

Nga Shevki Sh. Voca

Herman Vendelli (1884-1936), ishte nga Gjermania, ai merrej me politikë, histori, gazetari, publicistikë etj. Krahas kësaj ai redaktonte dhe bashkëpunonte me revistat socialiste të njohura të kohës, në të cilat edhe i publikonte shkrimet e veta politiko-historike të cilave shumë shpesh u qasej me sy kritike. Vendell shkruante për zhvillimet politike të shteteve ballkanike të pas konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe të pas Luftës Parë Botërore  Në thumb të kritikave të tija prej të gjitha shteteve ballkanike më së shpeshti ishin Shqipëria duke mos e lënë anash edhe popullin e saj dhe Italia e cila assesi nuk donte ta shoh veten jashtë ndikimit dhe rolit të saj në dominimin e fatit politikë të Shqipërisë. Ndonëse aspiratat dhe pretendimet ekspansioniste-gllabëruese ndaj këtij vendi nuk fshiheshin as nga shtetet e tjera ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia etj. Vendell, duke marrë në thumb të kritikave të veta Italinë dhe Shqipërinë, ai sikur donte të harroi se më tepër qonte ujë në mullinjtë e shteteve fqinje të Ballkanit. Disa nga shkrimet me analiza politike të tija që u botuan nëpër gazeta dhe revista të ndryshme të kohës, në të cilat përfshihen shtetet si Jugosllavia, Italia, Shqipëria dhe Gjermania, u përmblodhën dhe u botuan në një libër të veçantë në gjuhën serbo-kroate. Me që në këto shkrime dhe analiza politike trajtohen çështjet e problemeve të shteteve të cilat i cekëm më parë libri (broshurë) edhe u titullua me emër të ngjashëm:  “PËR JUGOSLLAVINË, ITALINË, SHQIPËRINË  DHE GJERMANINË-gjashtë analiza”.
    Lënda e këtij libri ndahet në gjashtë kapituj. Në kapitullin e parë më së shumti trajtohet çështja e “Jugosllavisë” andaj edhe titullohet kështu. Këtë shkrim Vendelli e kishte botuar në të përkohshmen gjermane “Neue Rundschau”;  Kapitulli i dytë titullohet “Imperializmi Italian dhe Jugosllavia”, e cila ishte botuar në “Der pece Merkur”; kapitullin e tretë dhe të katërtë Vendelli ia kushton rrethanave shoqëroro-politike në Shqipëri. Këtu kemi të bëjmë me dy tituj të ndryshëm por që rrahin të njëjtën çështje.  Kapitull i tretë  mban titullin“Fati i Shqipërisë”  ndërsa i katërti “Trazirat në Shqipëri”, që të dy këto artikuj Vendelli i kishte botuar në “Deutsche Politik”. Në vazhdim të librit është  kapitulli i pestë i cili mbanë titullin “Bashkimi i Jugosllavisë dhe shtypi gjerman”, botuar në “Weltbuhne”, dhe kapitulli i gjashtë dhe i fundit është “Jugosllavia dhe Gjermania”, botuar në revistën vjeneze “Die Wage”. Libri është i formatit të vogël dhe ka gjithsejtë 83 faqe, ndërsa është botuar në Beograd në vitin 1921. Disa vite më vonë (1926) libri i njëjtë u bota edhe në Kroaci.
    Ne për lexues me këtë rast nga ky libër i kemi shkoqitur dy kapituj, të tretin dhe të katërtin, pra sipas radhës që janë botuar në libër ( faqe 48-66), në të cilat autori trajton çështjen e problemit të shtetit  shqiptar  dhe popullit të saj në përgjithësi duke mos e lënë anash as Italinë. Mendimi i tij ishte, gjë që do të shohim në vazhdim që problemi i Shqipërisë të mbetet nën përkrahjen dhe mbikëqyrjen e shteteve fqinje të Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ndërkaq që  financiarisht të jenë të ndihmuara dhe të përkrahura nga Lidhja e Popujve...
 
KAPITULLI I TRETË  “FATI I SHQIPËRISË”

Marinarë Italianë në vendroje
Sikur marrëveshja të konsideronte Çështjen Shqiptare si një arë me lëvozhg të fortë e cila ruhet për ta thyer në fund, apo dredhëza më e madhe të cilën e lëmë për ta ngrënë në fund, po ashtu  edhe fuqive të mëdha Zoti e dit për se nuk i ngutet aq shumë në zgjidhjen e saj. Por, sikurse që dihet nga parimi se për çdo punë të mirë nevojitet pakës kohë, me këtë rast këtu siç po shihet do të ketë vështirësi që të arrihet një vendim i mençëm. Sepse zotërinjve të mëdhenj në Paris dhe Londër njëherë për njëherë u mungojnë të kuptuarit dhe dispozicioni, koha dhe durimi, që në çështjet e Evropës Jug-lindore të hyhet si duhet edhe nga jashtë edhe nga brenda, ndërsa në anën tjetër  sërish paraqiten interesat e ndjeshme, që në të vërtet çështjen e shqiptarëve ta shqyrtojnë ashtu si duhet, thotë në fillim të këtij kapitulli H. Vendelli duke vazhduar më tutje. Kur veç njëherë para shtat, tetë vjetëve (fjala është për Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhjetor 1912, gusht 1913, pl. SH. V.) çështja shqiptare më në fund i kishte tërhequr qiejt e pastër dhe të kaltër të Evropës bashkë me rretë e luftës si ato të kthjellëta e po ashtu edhe ato të vranëta, në konferencat e Fuqive të Mëdha kishte arritur që të fus një destabilitet, duke mos dashtë të di se a thua kjo çështje i përkiste apo jo edhe Serbisë, e cila synonte që nëpërmes tokave të Shqipërisë të dalë në Detin Adriatik, që të tërhiqet nga përqafimi ekonomik i Austro-Hungarisë dhe t’i bashkohet deteve dhe tregjeve botërore. Sot në rend të parë udhëhiqet një betejë rreth Italisë. Ndonëse shtypi italian qysh gjatë viteve të nëntëdhjeta (lexo te shek. XIX) llomotiste për “aspiratat legjitime” në Shqipëri dhe ndonëse në decenien e parë të shekullit tonë (shek. XX) me ndikimin e Italisë haptazi kishte filluar përgatitja për përparimin e atij vendi duke filluar me hapjen e konsullatës, me agjent tregtarë, shkolla, spitale dhe themelimin e shoqatave të anijeve me avull; e cila gjatë luftës botërore (është fjala për L. I. B. Sh. V.) ishte imponuar si vjelëse e Shqipërisë së “pavarur”, dhe që menjëherë pas shkatërrimit të Austro-Hungarisë e kishte futur këmbën e saj në Vlorë, gjë e cila tregon se “Arnautlluku” është një lëndë e njëjtë e politikës së Konsultit vetëm se me një kuti postare tjetër të fshehtë të saj, sikurse për shembull, Eritereja apo Libia. Rajonet e Afrikës kanë qenë caqet e drejtpërdrejta të saja. Tek ata dominonte shpresa për krijimin e një çerdheje, që të mund me e kthye masën e të shpërngulurve të cilët shpresa për të mbijetuat në punë bujqësore i ndiqte përtej lumenjve të mëdhenj dhe që pa u ndeshur me të huajt do të kishin mundësi që sasinë e madhe të mallit ta sjellin këndej, e cila prodhohej nga industria e saj jo aq e zhvilluar. Ndërsa Shqipëria do të shërbente vetëm si një mjet nëpër mes së cilës do të arrihen këto synime. A thua nëse synimet e Italisë janë (të shprehemi me fraza aneksioniste), që njëherë e përgjithmonë ta mbaj fuqishëm në duart e veta Vlorën me prapavijën e saj, atëherë është punë e lehtë që minave dhe topave tu mbyllet rruga nëpër  Otranto, gjatësia e së cilës është 73 km. E shndërruar në një deti  të mbyllur për Italinë atëherë skela e Adriatikut do ta luante rolin e një lufte të pa  mposhtur, ç’fare paraqiste Deti i Zi për Rusinë sikur të iu ishte nënshtruar Stambolli me Dardanelet depërtimeve pushtuese të saja. I kthyer kah ky qëllim, të gjitha aspiratat e Italisë dalin në pah, që të ngulitet në bregun lindor të Adriatikut në atë mënyrë që të jetë sa ma e fortë dhe ma e sigurt nga sulmet, e që në lidhje me këtë, çështja shqiptare bëhej vetëm një pjesë e problemit të Adriatikut në
Ushtarë dhe civil shqiptarë duke e tërhequr një karro artilerie
Ushtarë dhe civil shqiptarë duke e tërhequr një karro artilerie
përgjithësi, e cila Këshillit Suprem i shkaktonte kokë qarje të shumta. Për Italianët, Rjeka dhe Vlora  janë çelësat e sundimit të saj në Adriatik, dhe nga pushtetarët e Antantës mundë të ngjan një përkrahje e sinqertë dhe e çfarëdoshme për ngritjen e një Evrope të re ku Gjermania dhe Austria do të vështroheshin me sy dhe ndjenja tjera, përkundër asaj si vepron  Lord Gjeorgji  dhe Milrani; megjithatë Rjeka nuk është guri i fundit i politikës nacionale Italiane, por është gurë themel i politikës botërore Italiane. Pasi me mbylljen e Adriatikut që tani po veprohet dhe qysh nga veprimet e  hershme të realizimit të posedimit të Ishujve Dodekan të gjitha planet dhe projektet e imperialistëve Italian së pari lakmonin që ta pushtojnë  Detin Egje, e pastaj edhe atë  Mesdhetar dhe që nga aty të vendosen në Azinë e Vogël dhe Detin e Zi, ndërsa  as Kryqi i Savojit mbi kubet dhe minaret e Stambollit nuk duken më si ato të cilët për pushtimin e botës ofrojnë një mendim të ri romak, por as më pak dhe as më shumë se themelimit të një etheshmërie imagjinuese. Për këtë arsye Shqipëria nuk është e dobishme vetëm si një fortesë bregdetare, por edhe si një hapësirë territoriale. Përgjatë luginave të tërthorta të maleve të larta shqiptare  shpijnë rrugët më të afërta nga Italia në brendësinë e Ballkanit dhe më tutje në Selanik deri në Stamboll, sikurse dikur gjatë kohërave të kaluara mesjetare të tregjeve të republikës veriore  italiane, me karvanët e tyre tregtare të cilët në përmes rrugëve malore të Shqipërisë depërtonin deri në zemrën e atij gadishulli dhe sikurse që edhe grupet e mëdha të ushtarëve serb me anën e kësaj arterie rrugore të ngushtë me oreks të madh nxitonin kah “Bregdeti”, njësoj edhe sot në rajonin e njëjtë sërish po kryqëzohen aspiratat ekspansioniste të latinëve dhe të Jugosllavëve. Jo vetëm Dalmacia, e cila sipas fytyrës së shëndosh dhe ngjyrës së saj të pastër është Jugosllave, dhe që vetëm shkel e shko është e spërkatur me lythat e rrezeve italiane, si me ndonjë thikë të mprehtë i ndanë në dysh marrëdhëniet mes vëllezërve aleate e që po ashtu  po vepron edhe Shqipëria. Sepse po sikurse edhe shteti i Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në këtë çështje që shikojnë se a do të munden me marrë frymë apo do të ngulfaten, nëse nga dora e saj me të vërtet do të bie  skela e Rjekës vendi i vetëm i eksportit dhe importit, në mënyrë të njëjtë atë e godet interesi jetik nëse Italia në mënyrë të drejtë për drejtë apo në mënyrë indirekte do të sundoj me Shqipërinë. Tani prapë duhet të mendohet sinqerisht në predikimet e një paqeje për shkatërrimin e Evropës apo jo, porse  imperializmi italian pak ka sjellje vëllazërore ndaj fqinjëve të vet lindor, dhe jo vetëm që nuk e ka pranuar shtetin e Mbretërisë Serbe Kroate dhe Sllovene, por ajo as që druan nga ndonjë material shkatërrues qoftë edhe në minimin e themeleve të saja. Ata mbeturinat e mjerë  Kroatë të “Partisë për paq dhe drejtësi”, frankofon të ndryshëm dhe individë të tyre, të cilët në Gracë, Vjenë dhe Peshtë po si shërbëtorët e ndjekur të tyre verdh e zi, kundër Jugosllavëve hapën fabrikat e gënjeshtrave, kënaqeshin në mirësitë e politikanëve pushtuese romake deri në atë masë, sa që aty para një kohe nga robëritë Jugosllav të ushtrisë së Austro-Hungarisë së dikurshme në Itali, me parat italiane dhe me gjërat e pajisjeve luftarake italiane fshehtazi u stërvitë një “legjion për çlirimin e Kroacisë”. Edhe për ish mbretin malazez Nikolla, i cili si një mashtrues dhe tradhtar u përbuzë nga populli i vet derdhen fuqitë në vendin e dhëndrit të tij, atëherë kur i dërgon çetat e paguara që të provokojnë luftë qytetare në,  Malet e Zeza, por imperialistët italian edhe Bullgarisë ia kishin vu syrin: jo vetëm për: “Idea Nationale” që premton shpirtmadhësia dhe populli simpatik bullgar në çdo rast për dashamirësinë e vet, por edhe “Tribuna” një ditë Italinë e identifikoj si dorë të djathtë, kurse bullgarinë si dorë e majtë dhe duke shtuar tha: “Armikun e kemi në mes”. Kur këto dy duar bashkohen, “është shumë e qartë se armiku do të shtypet”. Armiku është  Shteti i Jugosllavisë.
   Kur imperialistët italian synojnë për copëtimin dhe caktimin e Shqipërisë në mes  të Italisë, Jugosllavisë, dhe Greqisë dhe kur pranojnë për një “Shqipëri të pavarur por nën mbrojtjen e tyre dhe këtë vetëm për shkaqe të detyrueshme, politika Jugosllave punon në vëzhgimin e drejtë, që ndarja në të gjitha anët t’i hap dyert e gërshetimeve dhe gropëzave në Ballkan, duke përjashtuar çdo ndikim të fuqive të mëdha për formimin e një Aleance Ballkanike, në të cilën  si Bullgaria e po ashtu edhe Shqipëria do t’i kishin vendin e vet; shtypi i Beogradit, Zagrebit dhe Lubjanës me vendosmëri të madhe angazhohen për  parimin e njohur dhe të mirë “Ballkani Popujve të Ballkanit!” pa reduktime dhe mendime të prapambetura për zgjerimin e saj edhe ndaj fqinjëve shqiptar. Vetë vetiu kjo zgjidhje duket e arsyeshme për çdo ithtar që e dëshiron një Evropë me paq të përhershme. Me të vërtet dhe megjithatë të themelohet një Shtet Shqiptar i lirë dhe i pavarur nënkupton të ketë një tokëz të madhe. Edhe Konferenca e Londrës në vitin1913 me mish e me shpirt e  krijojë një Shqipëri të pavarur me bindjen se për një shtet të tillë mjafton të ketë aq e kaq mile katror dhe aq e kaq qindra mija njerëz, dhe pa modesti me të cilën Shën-Xhuliani në “Letrat e veta për Shqipërinë” kishte pranuar që populli shqiptar  për vetë veten dhe për të tjerët është edhe një mirësi e panjohur.
    Ai shkurtabiqi, historia e tërësishme e së cilës hollësisht përshkruhet me shakanë  franceze: “Les Caisses sont vides, le trone set Wied, tout ast vide!” me të vërtet ndoshta edhe nuk ka vdekur aq shpejtë me pa mundësinë e saj të brendshme, por në përgjithësi ajo as që jetoi ndonjë moment. Asaj i mungonin supozimet sociale; nuk i kishte skelet e klasës shoqërore, të cilat kishin pas mundësi që në supet e veta ta bartin shtetin, dhe që i mungonte shpirti, dhe inteligjenca popullore. Nëse në mbretërinë osmane, kryesisht  njerëzit ende bënin një jetë të modelit mesjetar, për ç’gjë major Bekir Beu pas Luftës ballkanike në njërën nga shkrimet e tija me shumë vëmendje përgjegjësin e shkatërrimit plotësisht ia veshte shtetit për mungesën e vetëdijes së masës, ky konstatim edhe shumë më fuqishëm vlen për vendin, të cilët në vitet e 1912-ës, i takonin vilajeteve më të prapambetura dhe më të pa banuara të Turqisë evropiane. Shqiptarët jo vetëm që janë të ndarë në dy dialekte Gegë dhe Toskë, e po ashtu edhe në shumë nëndialekte, si dhe në tri konfesione: katolike, ortodokse dhe myslimane, dhe që asgjëja nuk i bashkon në një, por ata edhe të pa shpresë udhëzohen nga mbeturinat e një racë të vdekur, si për shembull Baskët në Francë dhe Galët në Angli, dhe ashtu të lidhur dhe të hedhur mbrapa me fatin e tyre të pa mëshirë, që përveç përvetësimit të pushkëve moderne (lexo për  kohën, SH. V.), për dy mijë vjet të fundit nuk janë zhvillu aspak në krahasim me fqinjët e tyre në dy qind vjetët e fundit. Në një far mënyre edhe sot në Shqipërinë Veriore lirshëm jetojnë fiset të cilat Germanët dhe Galët e luftërave të galëve të Cezarit që moti i kanë lënë anash: të ashtuquajtura fiset e tyre, me të gjitha ato veti, të cilat i ka përshkruar Morgani dhe Engelsi, të gjakmarrjes dhe shitë blerjes së femrës, me prona kolektive familjare të shtëpive patriarkale, këshillat e më të moshuarve dhe kryepleqve të zgjedhur-që të gjitha këto në këtë vend paraqesin themelet e bashkësisë në jetën e njeriut...
   Nëse në Shqipërinë Veriore sundon një lashtësi e pastër, në Shqipërinë e Mesme për mesjetën mund të mësohet nga burimet. Aty Abdyl Hamiti i kishte pasur përmbi njëqind fshatra që ishin në pronësinë e tij, andej për gjatë bregdetit dhe lumenjve, shtrihen fushat e pëlleshme pronë e familjeve feudale të Toptanasëve, Vlonjasve, Vrionëve, dhe të tjerëve si quheshin ata, me më tepër se tridhjetë mijë, pesë dhjetë mijë e deri në gjashtëdhjetë mijë hektar, argatët e tyre janë kmetët e mjerë, të cilët mezi që kanë nga një këmishë në trup, dhe kulm mbi kokë, të shtypur nga qiratë dhe tatimet, në një gjendje më të mjerueshme në botë. Njëjtë kishte me qenë po të ishe edhe shqiptar, urdhërohet për blerjen e mallit të bejlerëve shqiptar të rangut të mesëm që të shndërrohen në prona të vendit të vet, sikur edhe lirimi fisnor nga pronat kolektive familjare të maleve të Shqipërisë veriore nën bujkrobëri dhe hakmarrje. Por zotërinjtë feudal, po si në kohën e Vidit jo vetëm që luanin me sharki, por ata udhëhiqnin edhe me tërë orkestrinë, dhe tani po edhe si më parë tërë pushtetin e kanë në duart e veta. Ma çfarëdo qoftë qeverie të përkohshme dhe të kufizuar të jetë në pushtet qoftë edhe me kompetenca mjaft të ngushta, aty  nga ana e një shtrese të dobët të bejlerëve dhe pashallarëve ekziston dëshira e madhe për me qenë në pushtet, sikurse që është kjo e tanishmja e tubuar në Durrës e cila punon për zgjedhjen e Esadit ( fjala është për Esat pash Toptanin, SH. V.), njërit prej zotërinjve  feudalë më të mëdhenj për  Mbret, dhe qoftë vetëm me një shenjë të syrit apo në marrëveshje me Italinë ose me Jugosllavinë deklaron fjalë të mëdha për shtetin e “pavarur” shqiptar, çdoherë është kjo larg, e më larg nga çfarëdo reforme rrënjësore agrare, sepse herë do kur do ajo paramendohet sikur ndonjë anarki feudale e vërtet, në të cilën zotëruesit e pronave, po sikur edhe kjo sot e kmetëve të mjerë ua rrjep lëkurën me gjithë veshë. Ndërsa Shqipëria, e cila mbas dëbimit të Turqve nga Evropa paraqet strehimin e fundit të organizimit dhe punës pronësore mesjetare në
Oficerët tanë pranë një mitralozi në rrugët e Durrësit
Oficerët tanë pranë një mitralozi në rrugët e Durrësit
Gadishullin Ballkanik, ajo nuk mund të mbahej pranë shteteve me fshatarësi të lirë sikur që janë Jugosllavia, Bullgaria dhe Greqia, qoftë edhe në aleancë me ta, dhe ajo në mënyrë të njëjtë duhet të rrënohet sikurse që u formua në vitin 1913.  Pra, si duket në mes të Sicilisë dhe Haribdes me vështirësi do mbetet e hapur farë rrugice e ngushtë për lundrim. Shqipëria si shtet ose do të mbetet  nën mbrojtjen e Italisë si armë e rrezikshme në duart e një imperializmi si e pa skrupull duke e rrezikuar paqen në Ballkan, ose Shqipëria e Pavarur, në kuadrin e një Aleance Ballkanike, do të mbytet në anarkinë e brendshme dhe në një kaos të vërtet. Dëshira për t’iu shmangur këtyre dy këqijave tregon në neutralizimin dhe internacionalizimin e këtij vendi. Nëse organet udhëheqëse dhe ekzekutive të Fuqive të Mëdha e pranojnë një rol të tillë gjembor, atyre në shumicën e rasteve u nevojitet njohuri e pa kushtëzuar e rrethanave, drejtësive, dhe zakoneve dhe mu edhe atëherë nëse do të ishte e interesuar ndonjë shtet nëse i epet rasti që në ato ujëra të turbullta ta zënë peshkun po ashtu sikurse gjatë kohës së shkurte të principatës së vitit 1913, e cila gjithashtu e kishte Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, që nën mbikëqyrjen e Italisë dhe Austro-Hungarisë me këmbëngulësi garonin mes veti për ndikim dhe pushtet. Krejt ndryshe kishte me qenë po sikur Qeveria ndërkombëtare tua kishte besuar Shqipërinë tri shteteve, të cilat përveç se që janë gjeografikisht të afërt, Jugosllavia, Bullgaria dhe Greqia; ato janë mjaftë të informuara edhe me të gjitha rrethanat tjera për të lejuar tërheqjen zvarrë, dhe përveç kësaj ata i kanë në dispozicion edhe nëpunësit të cilët e njohin gjuhën (lexo shqip) dhe  zakonet e vendit; para se gjithash ata janë të aftë, që në bazë të lirimit të fshatarit të themelojnë shtetin shqiptar sipas shembullit të tyre; fundi fundit ata me këtë i bëjnë shërbim vetit pasi që nga jashtë dhe brenda populli i liruar shqiptar kishte me qenë bartëse e çmueshme e një Aleance Ballkanike, e cila e mbyll gadishullin thrako-ilire të çfarëdo përzierje lakmitare të Fuqive të Mëdha. Kuptohet që ai obligim kërkon viktima dhe fuqi të dukshme në kohë, por me që shtetet ballkanike duke pranuar një qeveri në një kënd të pa përshtatshme të botës me çka Lidhjes së kombeve kishin me ju kursye shumë përpjekje,- por  edhe shumë përgjegjësi, harxhimet e këtij veprimi do ti mbuloninë të mëdhenjtë nga xhepat e tyre. Ajo formulë quhet: Neutralizimi dhe internacionalizimi i Shqipërisë nën qeverisjen e përbashkët të shteteve ballkanike duke pas për bazë ndihmat financiare të Lidhjes së Popujve! 
   Të shtypur në këto binar çështja shqiptare ende nuk do të kaloi letë, pa pengesa dhe ndalesa, por me këtë me mirë do të evitohet rreziku nga ndeshja apo dalja nga hekurudha, se sa me ndonjë zgjedhje tjetër. (faqe, 48-58).

KAPITULLI I KATËRTË   “TRAZIRAT NË SHQIPËRI”

Ushtarët shqiptarë dhe civilë pranë një baterie topash gjatë një pushimi. Çka tjetër pos sharkisë dhe valles.
Ushtarët shqiptarë dhe civilë pranë një baterie topash gjatë një pushimi. Çka tjetër pos sharkisë dhe valles.
Në Shqipëri ndodhinë trazira, duke mos e marrë parasysh fare se a valëvitej ende flamuri i Kryqit të Savojit mbi Vlorë apo jo, gjithsesi që trupat e njësiteve ushtarake italiane duke u sulmuar nga grumbuj shqiptar si tufat e bletëve nga grethi, gjenden në një situatë nga ma të pa përshtatshmet në botë.
    Assesi dhe askund në shtypin Evropian por edhe në atë Italian dhe Jugosllavë të cilat gjeografikisht dhe politikisht shtrihen më së afërmi me vendin e konflikteve, nuk mund të gjenden sqarime të mjaftueshme për shkaqet më të thella të kësaj lëvizjeje; shërbimi informativ dhe korrespodentët nga vija e luftës nuk i njohin Arnautët, dhe mu për këtë nuk përmendet emri i asnjërit nga udhëheqësit, nuk sqarohet kurrfarë motoje, nuk njoftohen kurrfarë kërkesa, përveç një të vetmes: Jashtë me Italianët! Edhe ato që i kemi nga lajmet faktike, nuk është kurrgjë tjetër përveç një grumbull të cilën nuk është letë me zgjidh. Meqenëse lexuesi i shtypit me ditë të tëra dëgjonte për sulmet e çetave shqiptare në Vlorë, kishte marrë vesh për një lloj qeverie shqiptare në Tiranë, e cila nuk e lejonte atë kryengritje, që bënte marrëveshje me Italian, dhe në këtë mënyrë në një luftë qytetare kundër rrethuesve të Vlorës nën sulmet me topa çakë edhe murrë pjesë dhe gati  se e shkatërruan edhe Krujën.   
  E mësuar që maturinë e saj ta zbatojë  edhe në ato pjesë të vendeve të huaja, opinioni evropian veprimet e shqiptarëve i shikon si një përpjekje për një lëvizje të vetëdijshme dhe të madhe për pavarësinë kombëtare. Por kësaj mënyre të komentimit, e cila po preket gjatë daljes në sipërfaqe, e kundërshton ajo që para ca jave u tha në këto revista (“Fati i Shqipërisë” në Nr. 20. revista “Dajçe Politik”), në lidhje me planet e imperializmit italian në Shqipëri, dhe para se gjithash për esencën sociale të popullit shqiptar. Ato që i pohon Llashprehti  për Germanët  për  rrafsh dy mijë vjet më parë, nuk mund të ketë fjalë për  ndonjë farë forme të karakteristikës gjenealogjike të vetëdijes nacionale, e cila politikisht është shfrytëzuar apo që kishte mund të shfrytëzohet, kjo fjali vlen për Shqiptarët, nga të cilët bar fiset veriore mezi që e kanë arit atë shkallë të zhvillimit të para ardhësve tanë të kohës së Cezarit. Në ato vende të larta dhe të skajuara të Alpeve ende paraqiten format më aventuriere për esencën e botës së mbetur; Evropa për shqiptarët mesatar nuk nën kupton asgjë, ndërsa kokat më të kthjelltë e konsiderojnë atë si të vetmin shtet të madh, me të cilin sundojnë shtatë mbretëri, të cilët qëndrojnë ulur në një kodër, pranë njëri tjetrit. Madje edhe vetë jehona e ngjarjeve të herë pas hershme arin në ato shkretëtira por me vonesë dhe jo të qarta; gjatë kohës së Luftës Parë Ballkanike banorët e Lumës as që kishin parandier se “Sulltani është në konflikt”; kur serbët tani më gjendeshin në Prizren, në afërsi të drejtë persë drejti të tyren, ndërsa Serbëve, të cilët gjatë vjeshtës së vitit 1915 kalonin kah Shqipëria në Adriatik, vendasit e principatës për ato  kujtime fatkeqe nuk din asgjë të flasin përveç, asaj se princi është latin, që donë të thotë Katolik ndërsa Esat Pasha Turk, që donë të thotë Muhamedan. Sa do që në ato koka
Durrës. Miting nacionalist gjatë trazirave.
Durrës. Miting nacionalist gjatë trazirave.
rrënjët e organizimit fisnor janë forcuar me të gjitha ato ngatërresa të tyre të vjetra, megjithatë tek ata assesi nuk po pranohet vetëdija nacionale e cila kishte me i tejkalua  kufijtë fisnor të tyren. Ku kurrfarë tradite e bashkimit, kurrfarë ndjenja të fatit të përbashkët dhe kurrfarë qëllimi i përbashkët nuk e bashkon njërin fis me tjetrin; ku çdo fis është botë në vete, atje kombi dhe shteti mbeten fjalë të huaja të pa kuptuara, “si është e mundur” thotë Shtajnmeni njëri nga njohësit e mirë të Shqipërisë (H. V.) që “ndonjë  Nikaj të pajtohet me ndonjë Shaljanë (fjala është për fiset shqiptare SH. V.), për çfarëdo qoftë mosmarrëveshje përveç se deri te shkuarja e një konflikti që do ti shkatërronte të dy palët”. 
   Kur Italianët detyroheshin që të mbrohen nga shqiptarët-indianë të veriut (ja se çfarë krahasimi bënë për ne shqiptarët një gjerman që e konsideronte veten si njohës i mirë i rrethanave shoqërore-politike të popujve të Ballkanit gjatë shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, SH. V.) ata më tepër kishin lidhje me stinët e vitit se sa me çfarëdo qoftë qëllimi  politik. Në të vërtet kur fillon të shkrihet bora nëpër male dhe dhit fillojnë t’i lëshojnë në bisk, atëherë fillojnë edhe hakmarrjet dhe vjedhja e bagëtive. Veçanërisht jeta shoqërore e atyre “para-njerëzve” me qitjen jashtë të fshikës dhe po qe se u përpjek ndonjë fuqi e huaj që në kuptimin evropian të mbaj rend nëpër rrugë, ajo automatikisht tërheq mbi vete tërë mllefin e atyre  të cilët veten e konsiderojnë të dëmtuar në lirin e tyre të pikëlluar dhe primitive. Në këtë shikim Italianët, të cilët kishin marrë për sipër që nëpërmes trafikove rrugore dhe hekurudhave ushtarake t’u hapin “egërsinë e shqiptarëve”, vetëm pasardhësit e Xhonturqve të cilët kanë derdhur mjaft gjak kur u mundonin, që me forcën e shtetit të përzihen në mos marrëveshjet fisnore.
   Ndërkaq ata që i sulmojnë gërmadhat e Vlorës, ata janë shumë më larg se sa fiset e lira të shqiptarëve nga shkëmbinjtë verior, dhe feudalët mesjetar me shoqëruesit e tyre fshatar të lidhur për paga. Edhe atëherë asaj kryengritjeje po aq i mungonin nervat nacionale, sikur që edhe nuk i kishte, të themi, as lëvizja e madhe e bejlerëve dhe spahinjve shqiptar kundër ligj vënies së tanzimatit gjatë viteve të dyzeta të shekullit të kaluar (lexo shek. XIX), qendra e së cilës gjithashtu ishte Vlora, sepse po ashtu sikurse spahinjtë që aso kohe ishin ankuar kundër tentimit të sulltanit që ta barazoj feudalizmin, njëjtë ashtu të dëshpëruar ata sot mbrohen kundër zhvillimit, e cila ndaj politikës së ndikuar nga perëndimi pa qare duhet të ç’kryqëzohet me anarkinë feudale. Sepse, pa dyshim se çfarë do të ishin Italianët si bartëse të një imperializmi të pa sjellshëm, po ashtu pa dyshim është rezistenca e feudalëve shqiptar kundër një batakçillëku të shekullit XIII me atë të shekullit XX, ndërsa roli i luftës nuk është çlirimi kombëtar i popullit shqiptar, por çlirimi feudal i prijësve shqiptar. Kur iniciativa e popullit kishte bërë lëvizjen e ngjarjeve më të reja dhe u kishte dhënë atyre tiparet e veta, atëherë çipçit e fshatit ishin detyruar që me pezmin e njëjtë sikur kundër Italianëve të ngrihen edhe kundër  zotërinjve feudal të tyren, nën presionin e të cilëve ata kishin mbet dhe ishin bërë një lloj i  njerëzve më të mjerë në këtë Evropë gjë që asgjë nuk flet më bindshëm për dëshpërimin e rrethanave mesjetare,
qoftë edhe në rajonet më të zhvilluara të Shqipërisë, prej  shërbimeve të verbëta të cilat çipçit e paguar dëshmojnë ndaj spahinjve, që të përgjaken dhe vdesin për mbajtjen e robërisë vetjake. Por pasi që përçarja dhe ndasia shkon në dobinë e feudalëve, ajo
ndërhyrje dhe pengesë momentale italiane dhe bejlerë e po ashtu edhe e spahinjve më tutje fare nuk po i afron; përndryshe secila nga familjet e mëdha të spahinjve, Toptani, Vrioni, Vlora, Delvina, Frashëri dhe si quhen ata të tjerët, janë orientuar vetëm në rritjen e pushtetit të vet familjar, ndërkaq që  përherë të shurdhër dhe pa ndjenja për kërkesat para historike të vetëdijes kombëtare, që në vend të parë me lirimin radikal të fshatarit të ngritët dhe formohet njeriu për ndërtimin e kombit dhe shtetit.
    Megjithatë një grup i vogël e inteligjencës, e cila, është edhe e vetmja nga të gjitha shtresat shqiptare, duke qëndruar jashtë kishte pranuar mendimin nacional në esencën e saj bashkëkohore, e cila tregonte shenja për ekzistimin e saj, sepse sipas të gjitha deklaratave asaj qarku i takonte edhe studenti Avni Rustemi, i cili kohë më parë me atentat të kryer në Paris vrau Esat Pashë Toptanin njërin prej zotërinjve dhe feudalëve më të fortë dhe më të pasur, me motivin si “shkatërrimtar i atdheut të vetë”. Por në një vend pa kastë qytetare ata nacionalist të vërtet janë më se të dobët, rrënjët e tyre në mesin e popullit pak janë të forta dhe me një distancë mjaftë të madhe janë të ndarë nga ndjenjat dhe mendimet e masës, për me mund me pas ndonjë ndikim tek masa. Për këtë arsye ata sikurse gjethet në dushkajë, i bashkëngjiten shtresave të lëvizjeve të popujve tjerë; sa herë që dëgjohet për ndonjë qeveri shqiptare, ajo gati në tërësi përbëhet nga feudalët dhe me një vetëbesim të plotë punon për qëllimet e feudalëve, por rregullisht i shërbejnë si mëlmesë ky apo ai nacionalist, duke hartuar për opinionin evropian fraza mashtruese. Por nëse e ashtuquajtura qeveri e Tiranës me të vërtet është i pajtimit me Italian, atëherë si duket ajo, duke mos pas asnjë fuqi përkrahëse me vete, me shumicë do të përbëhej nga asi nacionalist me mendime të bindura, dhe në një botë, në të cilën gati çdo gjë qëndron me kokë për toke, kishte me qenë paturpësia më e madhe të kaluarit e zotërinjve feudal të cilët nuk dinë për kurrfarë vetëdije nacionale dhe fiset malësore t’i detyrojnë që pushtuesit t’i hedhin në deti dhe mu këta të ashtuquajtur bartësit e vetëdijes kombëtare të gjenden me ta nën tallaganin e njëjtë.
    Ngjarjet në Shqipëri, sipas të dhënave të Komorit, Italisë deri më tani i kushtuan viktima të shumta. Nga malaria vdiqën 25000, ndërsa u sëmurën 18000 vetë, pranë 7 miliard lirave, por edhe shumë më shumë për arsye të reagimeve brenda popullit të saj, të cilëve lufta iu bë e padurueshme; Italia dukshëm u detyrua të tërhiqet; Gjolit solemnisht u deklarua për lirimin e Shqipërisë nga protektorati dhe për një arsimim të lirshëm të shtetit shqiptar.
     Por nëse Italia del nga shtëpia, ajo çelësin e saj e mban në xhepin e vetë, sepse parandjenja e marrëveshjes për Vlorën nga ana e Ministrit-Kryetarit italian të “pas organizimit të fortë të Shqipërisë” për shkak imazhit të dobët të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri tingëllon disi si ironike. Kështu rezultati i vetëm dhe i sigurt i ngjarjeve të fundit është forcimi i ndjenjave kombëtare tek Sllovenët Jugor; Shqiptarët po ju paraqiten si aleat të luftës kundër pretendimeve italiane në Adriatik. Esat Pashës në parlamentin e Beogradit me rastin e pikëllimit iu përgatit një manifestim i madh, ndërsa opinioni i gjerë si revista demokratike e Zagrebit “Rijec Srba, Hrvata i Slovena” i këndoi fitores: “Nëse Italia është detyrua të kapitulloi para shqiptarëve të pa organizuar dhe jo mjaft të armatosur dhe me ta të bëjë marrëveshje, atëherë si mundet ajo ti rezistojë dëshirave të Jugosllavëve, prapa së cilave qëndron një fuqi e madhe e një populli të organizuar për mrekulli!”
   Po si do të dokej fundi i kapitullit: Italianët në Shqipëri, vetëm çështja shqiptare mbetet Sfing dhe do t’i mundoj edhe shumë vizitor, të cilët do të kërkonin zgjidhje pranë një administrate të përbashkët dhe vende neutrale dhe jo të internacionalizuar, për të cilën këtu flitet në favor të mbrojtjes dhe harxhimeve (financimeve) të Lidhjes së Popujve. (faqe, 59-66).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora