E diele, 01.12.2024, 08:02 PM (GMT)

Speciale

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (V)

E hene, 04.05.2009, 11:36 AM


NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI

Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped

ÇRREGULLIMET EMOCIONALE

Vullneti
Çrregullimet dhe ngecja e vullnetit në fushën emocionale te këta fëmijë janë shumë keq të manifestuara gjithëhere njësoj. Në bazë të karakteristikave të tyre disponimi i tyre nuk manifestohet në shprehje të vërteta emocionale, për këtë karakteristikat e tyre i ndajmë në dy grupe. Disa prej këtyre fëmijëve janë indiferentë dhe apatikë ndaj çdo gjëje që ndodh rreth dhe afër tyre. Nuk paraqesin kurrfarë shije të kënaqësisë dhe të pakënaqësisë (gëzimi ose hidhërimi), kurse  të dytët në shikimin e parë, paraqiten si të sëmurë dhe ,të ndieshëm, shumë shpejt reagojnë, hidhërohen dhe bijnë në efekt, janë histerikë, bëjnë çdo gjë vetëm për ta tërhequr vërejtjen nga vetja.

Mungesa e vullnetit - dëshirës
Mungesa e vullnetit – dëshirës te këta fëmijë manifestohet  edhe kur angazhohen në punë, vullneti i tyre është i dobët dhe i ngadalshëm. Shpejt lodhen dhe punën e lëshojnë vet, ose dalin nga klasa, janë shumë sugjestibil, vullnetin e vet e zëvendësojnë me vullnetin e huaj, çdo gjë që e bëjnë, e bëjnë pa kurrfarë vërejtje, edhe nëse është e rrezikshme, ajo punë për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi  ata nuk e kuptojnë rëndësinë e asaj pune.

Çrregullimet e instikteve
Çrregullimet dhe mungesa e instikteve është shumë e theksuar te këta fëmijë, epshet për vetvete janë shumë të theksuara, shumë hanë dhe janë të pangopur, karakteristikë te këta është vetëmbajtja, shumë janë të frikësuar, epshet seksuale te këta fëmijë janë të natyrshme, sepse te këta fëmijë paraqitet heret puberteti dhe për këtë shkak bëjnë pervezione seksuale sikur janë anonia pederastia. Puberteti lë pasoja të rënda te fëmijët me vonesë mentale.  

Ngecja e motorikës
 Karakteristikat e ngecjes motorike te këta fëmijë paraqiten në mënyrën inerte, jo të shkathtë, lëvizjet e tyre janë jo të koordinuara dhe të pasigurta gjatë të ecurit, të ecurit  e tyre është i përcjellur me luhatje dhe dridhje.

Çrregullimet psikofizike
Çrregullimet psikofizike më tepër janë të manifestuara te fëmijët me aftësi të kufizuar të mesëm se te fëmijët me aftësi të kufizuara të lehtë, jeta psikike e këtyre është shumë e vështirë dhe labile. Për këtë edhe mundësitë e edukimit dhe aftësimit të tyre për punë janë shumë të vogla.
Në bazë të këtyre veçorive janë të mundshme dy mendime të kundërta. Mendimi i parë është se puna dhe mundimi që bëhet me këta fëmijë janë të kota. Kurse mendimi i dytë thuhet se me procesin rehabilitues të këtyre fëmijëve arrihen rezultate të mjaftueshme. Nuk ka dyshim se të dy mendimet janë ekstreme dhe nuk ka dyshim se në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me vonesë  mentale të mesme . Duhet shikuar realitetin, edukimi i tyre gjendet ende në fazën eksperimentale dhe ende nuk mund të vërtetojmë se çka mund të mbërrijmë. Mirëpo, në bazë të eksperiencës (nëpërmes terapisë okupuese) të punës me këta fëmijë janë arritur rezultate të mira edukuese.
Me organizimin e drejtë të punës dhe kushtet specifike ku i kushtojnë rëndësi dhe vëmendje, higjienës së ushqimit, përcaktimit të drejtë të punës dhe kohës së pushimit, me këta bëhet përmirësimi dhe forcimi i gjendjes fizike siç është forcimi i punës së zemrës, mushkrive, organeve të tretjes së ushqimit. Me këtë mundësohet sekrecioni (tajimi) i drejtë i gjëndrës endokrinologjisë në arritjen e ndërrimit të materies. Nëpërmes punës fizike vjen deri te zhvillimi (përmirësimi) i gjendjes së motorikës, të cilët janë manifestuar te këta fëmijë, më parë sikur që kanë qenë lëvizjet e pakoordinuara, të ecurit e luhatur, luhatjen e krahëve të gjatë deri në lëvizjen e  gjunjëve. Mungesa e koordinimit të gishtave të dorës  paraqesin pengesë në punë sikur është veshja e këpucëve, çorapëve etj. Për t`i përmirësuar këto gjëra janë vetëm lëvizjet që ndihmojnë në përmirësimin e motorikës.

FËMIJËT ME VONESA MENTALE  TË RËNDA

Kjo është shkalla më e rëndë e vonesës mentale, dallohen edhe me konstitucionin trupor, trupin e kanë të deformuar dhe asimetrik, kanë çrregullime në të dëgjuar, paraqiten çrregullimet endokronolgjike. Dobësia fizike e tyre manifestohet në ngecjen e zhvillimit fizik, siç i kanë eshtrat e trupit dhe muskujt të pazhvilluar, trupin asimetrik, krahët i kanë të lëshuar ose të qitur jashtë gjoksit. Gjoksin e qitur jashtë ose të tërhequr në brendësi (gjokës të pulës) gjatësinë e krahëve e kanë deri të gjunjt si dhe deformime tjera, siç janë deformacionet e kokës, me fytyrë të rrudhur, veshët të deformuar si të lepurit, hundë të shtrembër, gjuhën e mbajnë jashtë, dhëmbët i kanë të deformuar si dhe deformimet e organeve të tjera siç janë anomalitë e zemrës, të frymëmarrjes si dhe organeve të tretjes. Çrregullimi i sistemit nervor qendror (SNQ) si dhe sistemit të gjëndrave endokronologjike, çrregullimi i sistemit urinar (eneuroza), mungesa e kontrollimit të nevojës së madhe, në tërësi janë të papastër.

Mungesa e të dëgjuarit
 Mungesa e të dëgjuarit te këta fëmijë, përveç çrregullimeve anatomike, fiziologjike paraqiten edhe ato funksionale (të dëgjuarit jo të mpreftë) e cila shkakton mos pranimin e të dëgjuarit (mungesa e ndjenjave të të dëgjuarit) të plotë. Shqisat, siç janë të prekurit, të nuhaturit, erërave dhe shijeve, si dhe ndieshmeria e të prekurit kinestetik, mund të jenë deri në atë masë sa këta fëmijë edhe pse i bijnë vetvetës, i bijnë murit me kokë, i bijnë kokës me gjëra të forta dhe nuk ndjejnë dhimbje, kafshojnë, nuk ndijejën kurrfarë ere etj.

Çrregullimi i instikteve - epsheve
 Epshet e tyre janë shumë prezente, sidomos epshet për vetëmbajtje, kanë zhvillim jo të natyrshëm, hanë shumë dhe gjithmonë janë të pangopur dhe çdo gjë që u bjen në dorë e fusin në gojë (bërllog, sapuna) etj.

Çrregullimet motorike
Çrregullimet motorike  manifestohen me lëvizje të pa kontrolluara,   lëvizjet  i kanë të pakontrolluara, të ecurit e tyre të luhatur dhe plot primasa, lëvizjet i kanë të ngadalshme. Gjatë ecjes i luhatin krahët dhe i bijnë vetëvetes me ndonjë gjësend . Gjatë të mëshuarit të trupit, ata e rrudhin fytyrën dhe kapakët e syrit. Sipas sjelljeve dhe lëvizjeve të tyre, këta fëmijë i ndajmë në  apatikë dhe erotikë.
Fëmijët apatikë me orë të tëra rrinë në pozitë të palëvizshme, kurse ata erotikë janë gjithnjë në lëvizje. Janë destruktivë dhe agresivë. Këta fëmijë nuk mund të ushqehen vetë, të pastrohen vetë, nevojitet kujdesi i huaj.

Çrregullimet psikike
Çrregullimet psikike nuk kanë kurrfarë interesimi pasi që te ta nuk ekziston të vërejturit, nuk kanë interesim për zgjimin e të verejturit, ata nuk dinë të vërejnë pasi që te ta nuk ekziston të vërejturit.
Sa i përket të dëgjuarit, nuk bisedohet, sepse të dëgjuarit e tyre nuk kryejnë punën e pranimit të të nxiturit nga jashtë. Për shkak të çrregullimeve anatomike, fiziologjike, shqisat e të dëgjuarit, paraqiten shumë pak ose aspak. Ata nuk i njohin prindërit e vet si dhe anëtarët e familjes. Ata nuk i njohin personat që i ushqejnë dhe kujdesen tërë kohën për ta.

Mungesa e të menduarit dhe gjykueshmëria
  Nuk kanë interesim për jetën psikike, të verejturit te ta nuk ekziston sepse nuk dinë të vërejnë. Shqisat e të dëgjaurit të tyre nuk kryejnë punë të formimit të nxitjes nga jashtë për shkak të çrregullimeve anatomike fiziologjike. Të dëgjuarit te ta paraqitet shumë pak.
Mungesa e të menduarit dhe gjykueshmërisë lë përshtypje të njëjta në mosinteresimin e  menduar. Nuk e kanë të zhvilluar  të folurit dhe nuk mund të aftësohen në të folur. Por qesin zë të paartikuluar, kurse rastet e lehta mund të mësohen të këndojnë e të recitojnë vjersha, por zëri i tyre është i pakuptueshëm. 

RASTET E VEÇANTA  TË  VONESËS   TË ZHVILLIMIT MENTAL

    Me raste të veçanta konsiderojmë  ata fëmijë me vonesë në zhvillimin mental dhe psikofizikë. Mirëpo, nuk do të thotë që ata e kanë shkallën e caktuar të vonesës mentale, ngecja mentale paraqitet në shkallë të ndryshme. Për këtë, këta fëmijë dallohen prej fëmijëve të tjerë me shumë karakteristika, të cilat karakteristika fëmijët mentalë nuk i kanë. Në këto raste në shkallën e caktuar bëjnë pjesë këta fëmjë: kretenët, hipofizët, fëmijët mongoloidë, fëmijët infantilë, psikopatët dhe neuropët.

FËMIJËT KRETENË (Kretenizmi)

Kretenizmi është rast i vaçantë i vonesës mentale. Kjo fjalë rrjedh prej fjalës frengjishte (creten) që do të thotë mentalisht dhe fizikisht i pazhvilluar. Vonesë e zhvillimit në këtë rast është shkak i degjenerimit të gjëndrës teroide (gjëndrës mbrojtëse). Kjo gjëndër është një ndër gjëndrat kryesore endokrine, të cilat luajnë rol të rëndësishëm ne zhvillimin psikofizik te fëmijët. Degjenerimi dhe sëmundja e këtyre gjëndrave shkakton dëmtime të rënda psikofizike.
Vonesa psikike nuk është gjithnjë shkas i sëmundjes dhe çrregullimit të trurit. Ajo është edhe shpesh i çrregullimit të gjëndrës endokrine. Këto gjëndra, që të dyja gjinden në tru (hipofiz--epifiza). Në dy vjetët e para të lindjes tonusi i fëmijëve në mushkëri rritet, më vonë ngadalësohet dhe në tërësi zhduket. Kështu që tash, gjëndra teroide e qafës e bën tajimin e hormoneve në trup dhe e mbron trupin prej vet helmimeve, të cilat paraqiten gjatë ndërrimit të materies.

Çrregullimi i këtyre gjendrave (funksionimi i dobët i tyre) (hipofunksioni dhe tejkalimi i funksionit hiperfunksionit) ndikojnë në helmimin e tërë organizmit e më së shumti në pjesët e ndieshme të trurit. Helmimi shkakton çrregullimin anatomik-fiziologjik i cili ndikon në ndërprerjen e rritjes së trupit. Dhe, në shumë çrregullime në fushën e intelegjencës (psikopati) humbjen e disponimit, emocioneve, dashjes, të menduarit, etj.
Kretenizmin e shkakton çrregullimi i gjëndrës teroide e cila shkaktohet nga mungesa e jodit në ujë të pijeshëm, për këtë kretenizmi shpeshhere paraqitet në ato vise ku ujit të pijshëm i mungon jodi. Vendet që u mungon jodi janë viset në Zvicër, Alpet, Pirineja, Kaukz, Slloveni, në pjesën lindore të Bosnjës, në Serbi rreth Novi pazarit, kurse në Kosovë rreth Prizrenit dhe Rugovës.

Karakteristikat fizike
Karakteristikat fizike të këtyre fëmijëve manifestohen: me trup të vogël 100 – 140 cm në raste të rradhës me rritje të trupit gjigant mbi 2 metra, me ekstremitete asimetrike, me këmbë dhe duar të shkurta dhe të trashë, me lëvizje të vogla, fëtyrën e kanë me ngjyrë të zbehtë me lëkurë të bardhë dhe të mavijosur, fytyren dhe ballin e vogël me rrudha (ftyrë pleqrie) si dhe deformacione tjera siç janë: Mikreocefalia- kokë e vogël, makro - kokë e madhe, gushat - struma, këmbët e shtrebëta iks (X)).

Karakteristikat psikike
 Karakteristikat psikike të këtyre fëmijëve manifestohen në mënyra të ndryshme. Kretenët mund të jenë në shkallë më të ulët mendor si dhe në shakllë tjera. Por, kretenizmin nuk duhet identifikuar me retardim të rëndë mental (idiot).
Te kretenët janë të theksuara çrregullimet në fushën emocionale, ato shihen në mungesë të ndjenjave gjatë gjithë jetës në tërësi, janë tipa apatikë, pa vullnet dhe dashje, kanë çrregullimin e motorikës, këta të fundit paraqiten të pasigurt, në lëvizje të pakontrlluar, të ecurit e luhatur (dembel) pa vullnet. Puna me këta fëmijë duhet përshtatur të metave të shëndosha psikofizike të tyre. Puna me ta është e mundur nëse te ta është e ruajtur të dëgjuarit sepse nëpër mes të dëgjuarit zgjojmë jetën emocionale të tyre. Me organizimin sistematik dhe të drejtë të punës, këta fëmijë aftësohen për punë normale edhe ata sipas aftësive ekzistuese të tyre .Kështuqë, si nëpërmes të dëgjuarit, bëhet zgjimi i jetës emocionale, mbërritja e rezultatit në punë, zgjon interesim dhe ndikon te ta në zhvillimin e vullnetit për punë dhe në të njejtën kohë ndikon në disponim e vullnet ndaj punës. Si shihet, ky është kushti i parë për zbutjen e shkaqeve të çrregullimeve psikofizike, kështu që nëpërmes punës bëhet përmirësimi i gjendjes së tyre. E tërë puna me këta fëmijë duhet të jetë praktike, sepse fitojnë shprehinë e punës të automatizuar e pastaj shkallë-shkallë, ngadalë kalon në punë gjysmë të automatizuar. Nëpër mes punës përfitohen edhe ushtrimet motorike si dhe të ndihmuarit në të dëgjuarit.

Puna korrektuese
 Puna korrektuese me këta fëmijë përsoset me pëdorimin e ushqimit higjienik, me ujë të pijes të shëndoshë dhe me ajër të freskët dhe të pastër. Me përmirësimin e gjendjes psikofizike bëhet përmirësimi i punës. Me përmirësimin e punës së gjëndrave endokrine bëhet përmirësimi i tereides në tërësi të Sistemit Nervor Qendror (SNQ).

FËMIJËT HIPOFIZIKË
(patulakë – shtatshkurtër)

Fëmijët hipofizikë duhet dalluar prej fëmijëve kretenë për shkak të çrregullimeve të gjendrave endokrine (hipofizës) për shkak të sekrecionit të mberndshëm. Fëmijët patulakë lindin normalë me peshë dhe gjatësi, mirëpo kufizimi i rritjes së tyre paraqitet në dy vjetët e para për shkak të çrregullimit të hipofizës (gjëndrave endokrine) e cila gjindet në tru. Nuk përjashtohet edhe si faktor trashëgimia. Disa shtete hulumtimet e bëra i kanë mbështetur në degjenerimet trashëguese  dhe sekrecion të brendshëm.

Pamja fizike e tyre
 Në shikimin e parë te këta fëmijë na bjen në sy pamja fizike. E kanë trupin jo të natyrshëm, janë shumë të vegjël dhe pjesën e trupit të tyre e kanë të shkurtër (vogël) 100 – 140cm me lëvizje të vogël, ekstremitetet e poshtme të shkrtra. Kurse pjesa e epërme e trupit është asimetrik, me duar të shkurtëra, të trasha dhe fytyrë të zbehtë.Arsimohen në shkollat e rregullta.

Zhvillimi psikik
 Karakteristikat psikike të këtyre fëmijëve manifestohen në mungesë të intelegjencës dhe paraqitja psikopatologjike. Sipas vonesës intelektuale, këta fëmijë janë në shkallë të ndryshme të vonesës mendore, te këta më së shumti bijnë në sy mungesa e emocioneve pa vullnet, pa disponim. Emocionet e tyre janë shumë të varfër. Ndjenjat, pakënaqësia, kënaqësia, gëzimi e hidhërimi manifestohen në mënyra jo të natryrshme, ose aspak nuk manifestohen. Disponimi i shtatshkurtëve (patulakëve) kohë pas kohe ndërrohet dhe manifestohet në ekstremizëm. Në momente janë shumë apatikë, në momente janë të pa disiplinuar dhe eksplozivë, në momente të sëmurë. Me shokë shumë vështirë i vejnë marëdhëniet, për këtë shkak ata izolohen prej shokëve ose shumë keq sillen ndaj tyre, për këtë ata ndihen inferiorë ndaj fëmijëve me zhvillim normalë. Dobësimi i dëshirës dhe i vullnetit te këta fëmijë paraqitet në fusha të ndryshme, siç janë pamundësia e kontrollimit të qëndrimeve të vetvetës e deri te pavullneti për punë.

Çrregullimet e epshit dhe instiktet
Çrregullimet e epshit dhe instiktit zakonisht vijnë në shprehje deri të fëmijët patulakë, ato manifestohen në marëdhënie jo normale seksuale. Në fund, te këta fëmijë paraqiten çrregullime në sjellje, e cila sjellje manifestohet me shumë veti negative. Shetisin shumë, mirren me gjëra jo të vërteta. Fëmijët patulakë në shkallën e lehtë të retardimit mentalë, shkollohen nëpër shkolla të rëndomta si dhe speciale, suksesi i tyre varet prej punës korrektuese, e cila punë arrihet në bashkëpunim me pedagogun special dhe mjekun special. Edukimi dhe arsimimi i tyre varet prej shkallës mentale të fëmijës siç është gjendja emocionale në fushën e dashjes dhe vullnetit. Nga kjo e gjithë puna edukuese te këta fëmijë (hipofizë) shtatshkurtër ka karakter edukimi. Kjo arrihet vetëm nëpërmes punës, nëpërmes të cilës bëhet edhe korreksioni i motorikës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora