E shtune, 27.07.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Speciale

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (III)

E shtune, 25.04.2009, 01:41 PM


NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI

Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped

KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE ME VONESË MENTALE

 Nuk janë të njëjtë të gjithë fëmijët por ata janë individualitete dhe dallohen prej njëri-tjetrit. Kjo varet prej shkallës së vonesës mentale. Fëmijët me shkallë të lehtë mentale, të metat e tyre psikofizike shihen më pak, kurse te shkalla e mesme gjysmë e rendë dhe të rendë shihen dhe janë drastike. Karakteristikat e tyre shihen edhe sipas ndërtimit të trupit të tyre. Kështu, sipas zhvillmit të trupit të tyre, i ndajmë në disa tipa:
a) Piknik (me trup të ngjeshur)
b) Atletik (me zhvillim jo të natyrshëm)
c) Leptosomik (astenik i dobët e i thatë)
d) Infantile (i ndieshëm, i pa zhvilluar)
e) Displastik (me radhitje jo të barabartë të shtresave të indeve të trupit).
Disa raste të këtyre tipave paraqiten edhe të fëmijët me intelegjencë normale, mirëpo në këtë rast mund të jetë shkak mos funksionimi i sistemit vegjetativ endokrinologjik (SVE).
Karakteristika fizike e këtyre fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental manifestohet edhe me paraqitjen e simptomeve të ndryshme somapatologjike.

Rastet e rënda
Nevojitet kujdesi i familjes dhe i shoqërisë

Personat e tillë lëkurën e trupit e kanë të thatë, pa yndyrë natyrale, nëpër trup kanë nyje të ndryshme me shumë dëmtime të indeve nën lëkurë. Disa, muskujt e trupit i kanë të zbutur. Kanë çrregullime të lindura organike si dhe deformacione të ndryshme, siç janë anomalitë e zemrës, sëmundja e sistemit urinar si dhe çrregullime të tjera organike. Përveç këtyre karakteristikave, te fëmijët me vonesë në zhvillimin mental sidomos te ata fëmijë me vonesa të mesme dhe gjysmë të mesmre dhe të rëndë, tek ata paraqiten shpesh edhe malformacione të ndryshme jo normale siç është zhvillimi jonormal i kokës (mikro – makro) koka e madhe – kokë e vogël (hidrocefalija) për së tepërmi koka të madhe me lëng në tru, kemi raste me kokë të shtypur, me kokë në formë të vesë, me kokë të mprehtë, me kokë në formë të qynkos etj. Disa autorë, në bazë të këtyre deformimeve të kokës, bëjnë klasifikimin e vonesës mentale që është gjë e gabuar, spese  vonesa mentale nuk mund të përcaktohet në bazë të malformacioneve të kokës, nuk mund të përcaktohet vonesa mendore. Por ajo përcaktohet në bazë të dëmtimit të masës e cila gjendet në tru.
Eshtrat e deformuar të kokës mund të ndikojnë në rritjen e shtypjes së trurit dhe në bazë të kësaj shtypjeje mund të shkaktohen çrregullime anatomike fiziologjike të SNQ.

KARAKTERISTIKAT FIZIKE TRUPORE

 Trupi te fëmijët me vonesë në zhvillim mental manifestohet me trup asimetrik që bjen në sy moszhvillimi normal i gjoksit, deformimi i boshtit kurrizor, skolioza, krahët asimetrikë të qitur jashtë ose prapa krahërorit, si dhe deformime të tjera siç i kanë ekstremitetet asimetrike “O “ – “X”, shuplakat e këmbëve të rrafshëta, duart e gjata deri të gjunjt e këmbëve, gishtat e dorës jo simetrike. Këta fëmijë                                karakterizohen edhe me deformacione me fëtyrë asimetrike, me buzët e trasha, veshët jonatyralë, veshët i kanë të gjatë si të lepurit, llarinksin e deformuar, por këto të gjitha nuk mund të simbolizojnë retardime mentale, këto anomali mund t’i kenë edhe fëmijët që janë mentalisht normalë. Këto anomali më tepër paraqiten të fëmijët me vonesa të lehta mentale .
Të dëgjuarit te  këta fëmijë paraqitet nga dobësimi i lehtë e deri te humbja totale, po ashtu, dobësimi i të pamurit (shikuarit apo të parit)  manifestohet deri të verbimi total. Ndieshmeria e të prekurit paraqitet në forma të zvogëluara ose rritje të ndishmërisë, poashtu mungesa e erës dhe shijes të ta është e padallueshme (nuk mund të dallojnë as erën as shijen).

JETA PSIKIKE E FËMIJËVE ME VONESË NË ZHVILLIMIN MENTAL

Jeta psikike e fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental manifestohet me çrregullime të shumta siç janë: a) çrregullimet e të vërejturit, b) të mbajturit në mend, c)të menduarit, d)  të instiktet , e) dashje ,  f) vullnetit.

a ) Të vërejturit
Të vërejturit është shumë e theksueshme te fëmijët me  vonesë në zhvillimin mental , vërejtjet e tyre janë pasive dhe nuk kanë kurrfarë interesi, sidomos gjërat që i shohin, dmth e kanë vëmendjen e shpartalluar (çorientuar), pak dinë të orientohen në kohë dhe hapësirë. Gjërat që i shikojnë shpejt i harrojnë, gjëra të tilla paraqiten edhe të fimijët normalë, por ato janë të përkohshme, kurse te fëmijët me vonesë mentale janë të përhershëm, nuk janë të koncentruar. Gjatë të verejturit e tyre kalon prej një objekti në objekt tjetër.

 b ) Çrregullimet e të mbajturit në mend
Çrregullimet e të mbajturit në mend është një ndër karakteristikat e mungesës të këtyre fëmijëve. Të mbajturit në mend është ruajtja e eksperiencës së kahershme nga kalimi i reproduksionit, që do të thotë, ajo që është përvetësuar, të mobilizohet dhe të aftësohet, e këtë e kushtëzon të vërejturit aktiv, me që përcepcionet janë të lidhura suksesivisht me kohën e të mbajturit në mend.

c ) Çrregullimin e të menduarit
Çrregullimin e të menduarit e shkakton  mungesa e të vërejturit, të vetëdijes, përcepcionit në kohë dhe hapësirë. Mungesa apo çrregullimet mund të jenë kualitative dhe kuantitative, kemi paaftësi në të menduarit total (amnezia) si shkas është lëndimi i rendë i trurit, kurse e dyta është kur janë të dëmtuara disa qendra të kokës, psh. kur s’mund të mbajnë në mend shkronjat ose numrat, sepse janë të dëmtuara qendrat ku kanë qenë të lokalizuara shkronjat apo numrat. Te fëmijët me vonesa mentale, të mbajturit në mend e kanë të dobët dhe harresën e shpejtë.
Çrregullimet dhe mungesa e të menduarit janë karakteristika kryesore te fëmijët me vonesë në zhvllimin mental. Të menduarit është një proces i ndërlikuar i funksioneve psikike. Të menduarit nuk është reaksion i lindur sikur që janë instiktet dhe shprehitë, por kjo paraqet vetëm kombinimin e asociacioneve në bazë të analizave dhe sintezave. Do të thotë se nëpërmes të menduarit bëhen zbulime të reja. Lidhshmëria dhe marrëdhëniet nëpërmes gjërave që rrethojnë e që paraqiten në botë në fushën e të menduarit, ekzistojnë te të menduarit e ngadalshëm. Të menduarit e njëjtë (me fjalë të njejta kur do të thotë diçka ai i përsëritë fjalët e njëjta qi i ka thenë më parë). Fëmijët me të vonesë mentale e kanë vështirë të japin ndonjë mendim sepse shumë ngadalë  mendojnë për gjëra që ndodhin pranë tyre. Më së rëndi e kanë të bijnë ndonjë vendim. Të menduarit abstrakt te këta fëmijë nuk ekziston. Për të zhvilluar të menduarit abstrakt te këta fëmijë duhet bërë në mënyrë vizuele dhe me fotografi.

 d) Instiktet
Instiktet dhe dashja janë karakteristike tek fëmijët me vonesë mentale. Është e kuptueshme se me instikte merren shumë funksione psikike, dobësimi i këtyre funksioneve psikike shkaktojnë aksione impulsive.
Të fëmijët me vonesë mentale sidomos te ata me të meta të renda  mentale, paraqiten çrregullimet e instikteve, sidomos instikti për vetëmbajte dhe instikti seksual. Instikti i parë manifestohet në kërkesën e ushqimit të pakontrolluar (hanë pa ndërpre dhe nuk ngopen kurrë), ndërsa i dyti manifestohet në epshet seksuale në anoni pederasti dhe sadomi etj.

e) Vullneti
         Çrregullimi i vullnetit te këta fëmijë manifestohet në mënyrë të ndryshme:  shpejt lodhen dhe nuk kanë kurrfarë vullneti për punë , nuk mund të udhëheqin me vetveten , janë sugestibil dhe bijnë nën ndikimin e të huajit, nga njëhere, për shkak të kokëfortësisë vijnë te negativizmi .

 f) Dashja
Çrregullimi i dashjes te këta fëmijë me vonesë mentale është në vetë sjelljen e fëmijës në lëvizje, në punë, në të folur, gjestikulacione etj. Te këta fëmijë manifestohet në dy mënyra: në impulset e rritur (hipërbolia) dhe hipobolia (abolia) impulse të dashjes të dobësuar.
Në impulset e dashjes të rritur hiperbulia fëmija anon gjithnjë të jetë në levizje të punojë diçka, të përziejë diçka (lëvizjet e tij nuk kanë ndonjë qëllim të caktuar dhe nuk e dinë se pse e bëjnë këtë levizje. Janë jo të vetëdijshëm pse e bëjnë këtë levizje. Në rastin e dytë fëmija  bën të kundërtën, fëmija i cili vuan prej hipobulia (rend dhe ngadalë flet) lëvizjet i ka të ngadalshme pa dashje e pa vullnet të punës. Te (abulija) fëmijët e tillë janë të paaftë për punë dhe nuk kanë kurrfarë dëshire për punë. Pra fillimi apostafat i dëshirës se fëmijës me vonesë mentale është sugjestioni (çdo gjë që e bëjnë, e  bëjnë nën ndikimin e huaj) ky sugjestion të këta fëmijë paraqitet në dy mënyra:
a) mënyra e pare është: Sugjestioni automatik (kur fëmija e kryen atë punë që i urdhëron pa marrë parasysh se a është ajo punë e dëshirueshme për të apo jo.
b) mënyra e dytë dytë është : Katatonia kur fëmija për kohë të shkurtër apo të gjatë rri në një vend i palevizshëm në pozitën që e kemi lënë.
Negativizmi: te këta mund të jetë aktiv dhe pasiv:
Negativizimi aktiv: mund të manifestohet nga ana e këtyre fëmijëve çdo gjë që i thua për ta bërë ai e bën të kundërtën.
Negativizmi pasiv: atë që e kërkon prej tij nuk e bën. Në bazë të edukimit korrketues MUND të arrihet shumë në përmirësimin e korreksionit të dashjes. Kjo mund të arrihet përmes instikteve, duke analizuar nëpërmes punës korrektuese.

VEÇORITË E VONESË MENTALE

 Këto karakteristika të veçorive të fëmijëve nuk janë gjë tjetër, përveç tregues të zhvillimit specifik që na tregojnë për shumë veçori të zhvillmit psikik dhe fizik. Shikuar në përgjithësi këto veçori manifestohen në mënyra të ndryshme dhe jo të barabarta dhe të plota në formimin e konstrukcionit psikomotorik të fëmijës. Fëmijët me të meta mentale, nëse i marrim në tërësi, ata karakterizohen me shumë veçori samopatologjike dhe neuropatologjike. Veçoritë neuropatologjike kanë të bëjnë me sistemin nervor qendror vegjetativ (SNQV). Kurse veçoritë samopatologjike kanë të bëjnë me indet nën lëkurë me eshtrat dhe organet e brendshme, ndërsa simptomet neuropatologjike shihen në zvogëlimin e të pamurit dhe të dëgjuarit si dhe lloje të ndryshme të parezave dhe çrregullimi i motorikës.
Simptomet samopatologjike, të cilat paraqiten dhe manifestohen të këta fëmijë janë: Lëkura sipërfaqësore e trupit të tyre është e thatë dhe pa yndyrë, me plot lëvoshë, lëkurë e fortë me plot nyje, nyje me dëmtim të indeve të lëkurës, me zhvillim jo të mirë të eshtrave për shkaqe të zhvillmit të hershëm ose të vonë të eshtrave dhe moskryqëzimi i tyre. Po ashtu, kemi dobësimin e organeve të mbredshme sikur që është anomalia e zemrës, çrregullimi i traktit të urinës dhe veshkëve, çrregullimi i gjëndrave endokrine siç është zvogëlimi apo rritja e tajimit të gjëndrës mbrojtëse të hipofizës ku shkakton (hipofunkci-hiperfunkcion), çrregullimin si dhe moszhvillimin e shpejtë të organeve seksuale (hipogjenitelizëm) hipergjenitelizëm) etj. Të gjitha këto veçori të fëmijës me zhvillim të vonë mental, shikuar nga aspekti i shkaqeve të tyre, nuk mund të shikohen si patologji e izoluar, por si veçori e huazuar dhe e kushtëzuar e organeve.
Është e njohur  se dobësimi i një sistemi qendror nervor (SQN) ndikon negativisht në sistemin tjetër  dhe anasjelltas. Është vërtetuar, gjithashtu se çrregullimet e sistemit endokrinologjik, negativisht ndikon në zhvillimin fizik e psikik të fëmijës. Zvogëlimi apo rritja e sekrecionit, tajimi jo normal të gjëndrave endokrine (hipofuncia ose hiperfunkcia) te fëmija, shkaktojnë zhvillim të dobët fizik dhe psikik , të cilat manifestohen në mënyra të ndryshme.
Veçoritë e zhvillimit mental te fëmijët janë shkaktuar në masë të madhe nga shkaku i çrregullimeve të (SQV) sistemit qendror vegjetativ, mirëpo  këto çrregullime paraqiten edhe për shkak të çrregullimit të sistemit endokrinologjik (ndërrimi jonormal i materies) tajimi jo i mire i brendshem që ndikon në çrregullimin e organit dhe të organizmit.
Këto çrregullime ngativisht ndikojnë në zhvillimin jonormal psikofizik të fëmijës si në kohën paranatale ashtu edhe posnatale.
 Zhivillimi fizik i fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental, manifestohet i luhatur qysh në kohën paranatale dhe pasnatale. Kjo luhatje manifestohet në formimin dhe zhvillimin  e ngadalshëm fizik si dhe  mungesa e formimit të ndonjë pjese të trupit. Për këtë fëmijët me të vonesë mentale lindin dhe vijne në këtë botë me konstituim më të dobët fizik se sa fëmijët me zhvillim normal. Dobësia e këtyre fëmiëjve shihet në vonesë të zhvillimit të eshtrave, muskujve të butë dhe të dobësuar, moszhvillimi i të folurit , në moszhvillimin e eshtrave në tërësi të trupit. Për këtë shkak disa fëmijë ecin me vonesë, të ecurit e tyre nuk është i sigurt, kurse lëvizjet i kanë të pakoordinuara, rastet e rënda mund të jenë të palëvizshme. Konstruktimi i dobët fizik shihet shumë heret sikur që e kanë daljen e gjoksit jashtë (gjokës të pulës), dalja e vonshme e dhëmbëve, deformimet e organeve tjera trupore siç është anomalia e zemrës, çrregullimi i frymëmarrjes etj. Këto anomali më së shumti janë të paraqitura te fëmijët me të vonesa mentale se sa te fëmijët normalë. Këta fëmijë, sidomos, rastet e rënda vuajnë nga organet e tretjes, nuk mund të përtypen normal, sistemin urinar nuk e kanë në rregull për atë shkak urinojnë pa kontrollë, në mënyrë drastike e kanë të dobësuar sistemin endokronologjik sikur që janë sëmundjet e gjëndrave me sekrecion të brendshëm, zvogëlimi i punës së gjëndrës teroide (hipotireoza,hipophiza) e sidomos çrregullimi i gjëndrave seksuale.

ZHVILLIMI PSIKIK

Jeta psikike e këtyre fëmijëve nuk mund të jetë e ndarë (e izoluar) nga jeta fizike, kur dimë se çrregullimet fizike e çrregullojnë jetën psikike. Po ashtu, dimë se Sistemi Nervor Qendror (SNQ) është bartës dhe rregullator jo vetëm i gjendjes fizike, por edhe i zhvillimit psikik. Po, nëse dobësohet ky sistem, atëhere negativisht ndikon në zhvillimin psikofizik. Moszhvillimi normal i këtij sistemi ndikon në moszhvillimin, jo vetëm të intelegjencës, por edhe të çrregullimeve në fushën emocionale, dashjes dhe vullnetit. Si shembull. Mund të marrim gjendjen psikike të ndonjë personi të sëmurë nga ndonjë sëmundje infektive ku përfiton traumë të rendë psikike. Shkencëtarisht është treguar se sistemi endokrinologjik luan rol të rendësishëm jo vetëm në zhvillimin fizik por edhe në zhvillimin psikik.
Sekrecioni normal i gjëndrave endokrine rregullon korelacionin në mes organeve dhe mbrojnë organizmin prej vetë helmimeve. Në anën tjetër çrregullimet dhe mungesa e funkcioneve të këtyre gjëndrave shkaktojnë intoksikacion dhe negativisht ndikojnë në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Psh. në rastin e kretenizmit kemi (hipofunkcionin dhe hiperfunksionin) e gjëndrës teroide dhe degjenerimin e tyre. Këto degjenerime ndikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin fizik të fëmijës siç është rritja  e madhe, ose shumë e vogël e fëmijës, kuptimi nga të cillët mendohet se shkak i vetëm i vonesës të zhvillimit mental është Sistemi Nervor Qendror (SNQ), në realitet është i gabuar. Këto ngecje shkaktohen dhe nga mungesa e funksionit të sistemit endokrinologjik. Këto moszhvillime, nuk janë gjëra të izoluara, por janë gjëra të koordinuara nën ndikimin e organeve të tjera të lidhura njëra me tjetern në rend të parë me SNQ.Veçoritë e çrregullimit psikik të këtyre fëmijëve kushtëzohen me çrregullimin dhe mungesën e të dëgjuarit të të  pamurit dhe organeve të tjera.
Në bazë të këtyre konstatimeve shohim se jeta psikike e këtyre fëmijëve është shumë e skuqur në krhasim me fëmijët normal. Kështu që, jeta e tyre dallohet me shumë veçori. Në rastin e parë dallohet mungesa e paraqitjes të kuptimit hapësinor, fundi i fundit paraqitja e kuptimit modest të kufizuar intelektuale. E në anën tjetër, paraqitja e çrregullimit shumë të kufizuar në fushën emocionale. Gjendja psikike dhe zhvillimi mental i këtyre fëmijëve në tërësi, duke marrë  edhe zhivllimin fizik, manifestohen me disa luhatje dhe nuk ka ligj dhe rregull të përcaktuar, por në të kundërtën ato i karakterizojnë pamjet jo të natyrshme të (vonesës) apo të zhvillimit të tyre, e cila në mënyrë kuantitative paraqitet prej rasteve më të lehta e deri te rastet më të rënda.
Këto vonesa mund të paraqiten në kohën paranatale si dhe posnatale. Në të parën mund të mos vijë deri te zhvillimi i fëmijës ose zhvillimi është i kufizuar. Në rastin e dytë zhvillimi bëhet në suazat e kufizuara dhe se vjen deri te regresi (bëhet humbja e aftësisë ekzistuese). Kufizimi psikik i këtyre fëmijëve paraqitet me çrregullime dhe vonesa të ndryshme në tërë jetën psikike të tyre qysh në moshën e hershme fëmijënore, siç është ngecja apo vonesa ne të menduarit, zhvillimi i të folurit letrar, të folurit e ngadalshëm dhe të folurit të rëndë (të pazhvilluar) te fëmijët me vonesë mentale, flasin më vonë se sa fëmijët normalë. Kurse të rastet tjera tejet të rënda  të folurit të keta fëmijë nuk mund të zhivllohet.

ÇRREGULLIMET EMOCIONALE , DËSHIRËS DHE VULLNETIT

Çrregullimet emocionale të këta fëmijë paraqiten në mënyrë të ndryshme p.sh. (neurosimptomet janë paraqitja e dobësisë emocionale) instiktet, dashjes dhe vullnetit.
Në tërësi, shikuar veçoritë e zhvillimit psikik te këta fëmijë me vonesa mentale, ato paraqiten në mënyra të ndryshme në ato kuantitative dhe kualitative. P.sh. te fëmija me të vonesa mentale (në rast të oligofrenisë), kemi çrregullime zhivllimore në tërësi të pazhvilluar. Kurse te rastet demencia kemi të humburit e aftësisë ekzistuese.
Te oligofrenia më së shumti vërehet mungesa kualitative në diferencimin e procesit psikik që do të thotë qartësia e pamjaftueshme: shkaparderdhje e percepcioneve dhe të menduarit, si dhe emocionet edhe dashjet e papërcaktuara. Në këto raste kemi çrregullime kuantitative, ndaljen e zhvillimit të procesit psikik në mënyrë jo të njëjtë të dëmtimit të procesit psikik dhe se më pak është e shprehur  oligofrenia se sa te demensia.

KLASIFIKIMI I FËMIJËVE  ME VONESË   MENTALE

   Klasifikimi i fëmijëve me  vonesë mentale është qëllimi dhe pika kryesore në korrektimin e edukimit dhe rehabilitimit të katergorisë së këtyre fëmijëve. Pa klasifikimin e këtyre fëmijëve nuk mund të mendohet asnjë korrgjim në çrregullimin e tyre si dhe pasojat në edukim-arsimim dhe orientimin profesional të tyre.
Në bazë të klasifikimit të këtyre fëmijëve formohen rrjetat shkollore dhe entet edukuese, formohen edhe entet sociale për ata fëmijë, të cilët nuk mund të rehabilitohen. Fëmijët me vonesë mentale nuk mund të radhiten të gjithë në një grup, sepse sipas karakteristikave psikofizike të tyre, ata dallohen shumë ne mes veti. Te këta fëmijë të metat mentale manifestohen në  mënyrë të ndryshme, gjë që edhe janë  shkaqet e të metave të tyre, në të cilën, fushë të jetës psikike, është paraqitur vonesë dhe në çfarë shkalle këto vonesa janë të manifestuara. Sipas lokalizimit të vonesës të zhvillimit mental të këtyre fëmijëve e ndajmë në dy grupe:
a) në grupin e parë bëjnë pjesë fëmijët me vonesë mentale   në fushën e intelegjencës.
b) Në grupin e dytë bëjnë pjesë fëmijët me  çrregullime në fushën emocionale dhe dashjes siç  janë neuroptët, psikopatët, epileptikët, histerikët etj.
Në rastin e parë nuk përjashtohet paraqitja patologjike në fushën emocionale - instiktet dhe dëshira edhe atë te rasteve rënda . Ndërsa në të dytën nuk përjashtohen çrregullimet dhe vonesa në intelekt.
Fëmijët e grupit të parë ndahen në disa nëngrupe:
a) sipas shkaqeve të vonesës mentale
b) sipas shkallës së paraqitjes të vonesës mentale. 
Sipas shkaqeve të vonesës mentale oligofrenia është e lindur ndërsa demensia është e fituar.
Në rastin e parë kemi pengesa në moszhvillimin në masën e  duhur, çka do të thotë se  nuk është zhvilluar mjaft. Në rastin e dytë humbja e asaj veç që ka ekzistuar. Termi demenci është fjalë latine (de – humbje  mes – mend ) shkaqet e oligofrenisë paraqiten në kohën paranatale, në kohën e graviditetit të nënës si dhe gjatë lindjes. Kurse shkaqet e demensisë paraqiten më vonë gjatë jetës së fëmijës. Këto dy vonesa mentale si e dimë dallohen në ato kuantitative dhe kualitative.
Diferencimi i tyre bëhet në bazë të anamnezës dhe simptomet e përcjellura. Të oligofrenia kemi disi progrese, kurse te demensia regrese. Këto i ndajmë sipas shkallës  të vonesës mentale edhe ato në bazë të koeficientit të intelegjencës (IQ), kështu që në bazë të diagnostifikimit i ndajmë në ato normale dhe jonormale. Shkalla e kufirit midis asaj normale dhe jonormale është IQ (koeficienti i intelegjencës) 70-85, sipas (IQ) përsonat me aftësi të kufizuara mentale i ndjamë në tri shkallë:
a) shkalla e rendë  fillon (IQ) prej 0 – 25
b) shkala e mesme  fillon (IQ ) prej 25 – 50
c) shkalla e lehtë (IQ)  prej 50 – 70
   Fëmijët me aftësi të kufizuara mentale tejet të rëndë nuk mund të aftësohen dhe janë të paaftë për punë. Për këta nevoijtet ndihma dhe kujdesi i huaj që do të thotë ndihma e familjes dhe e shoqërisë.
Fëmijët me të meta mentale me shkallë të mesme mund të arrihet me terapi okupuese në mbajtjen e higjienës personale dhe veshmbathjen, orientimin në hapsirën familjare dhe rrethit social të familjes dhe vet ushqimit. Janë të paaftë për shkollim.
Fëmijët me të meta mentale të lehta mund të shkollohen nëpër shkolla të rregullta, shkollë speciale si dhe paralele speciale.Këta fëmijë janë të ngadalshëm dhe tipa vizual. Nëse këtyre fëmijëve u kushtohet arsimimi dhe edukimi i drejtë profesional, ata arrijnë jo vetëm të aftësohen për punë të pavarur, por bëhen edhe të dobishëm për shoqëri. Nuk mund të ketë perkufizime në mes të  grupeve të lartëpërmendura sipas shkallës të lehtë, të mesme dhe të rëndë. Sepse në shkallën e lehtë mund të ketë raste të lehta, të mesme, dhe të rënda. Po ashtu edhe në dy grupet e tjera. Dallimet kualitative dhe kuantitative ekzistojnë edhe në disa shkallë të tjera të këtyre fëmijëve. Kemi fëmijë me çrregullime në fushën emocionale dhe dëshirës  padisponim, por edhe që janë pa emocionet ,  pa dashjes , pa  instiktet, psh. Te fëmijët epileptikë më së shumti paraqiten çrregullime në fushën emocionale, kurse te fëmijët histerikë paraqiten çrregullime instikte, te fëmijët psikopatë paraqiten çrregullimet e dashjes etj.
Në fund kemi raste të veçanta të vonesës në zhvillimin mental  të cilët kanë shkallë të ndryshme në ngecje të zhvillimit mental.
Kretenët, mongoloidët, hipofizet, patulakët infantilët etj. Klasifikimi i vonesës në zhvillimin mental është shumë i rëndësishëm sepse me këtë bëjmë (zgjidhjen) korektimin e edukimit dhe arsimimit të këtyre fëmijëve, sepse në edukimin e këtyre fëmijëve nuk shkohet frontalisht por individualisht me metoda mësimore kreative, metodat e punës duhet përshtatur aftësive të fëmijëve që e posedojnë.
Njohuritë mbi terminologjinë e fjalës debilitet, imbecilitet dhe idiot. Shumë njerëz kur nervozohen e përdorin fjalën idiot, budallë, debil etj.
Fjala më e lehtë e vonesës mentale është debilitet. Kjo fjalë rrejdh prej fjalës latine debilitation (që do të thotë dobësimi, zvogëlimi i aftësive mentale) debilitat.
Fjala inbecil rrjedh prej fjalës latine (imbeciles) që do të thotë zvogëlimi i të menduarit,vonesës së ndjenjave shpirtërore, kjo është shkalla e mesme e vonesës mentale.
Fjala idiot rrjedh prej fjalës greqishte (idiotizëm) që do të thotë budallë, kjo është vonesë e rendë mentale.
Këto termine nuk duhet përdorur gjatë të folurit apo gjatë të shkruarit, sepse janë fjalë jo humane dhe tash në vend të këtyre fjalëve duhet përdorur aftësi e kufizuar, d.m.th përsoni me aftësi të kufizuara.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora