E shtune, 27.07.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Speciale

Zef Ndrecaj: Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese

E diele, 19.04.2009, 07:51 PM


Lugu i Drinit te Bardhe dhe Soldateska Pushtuese

Shkruan Zef Ndrecaj, Austri

Lugu i Drinit te Bardh është një treve e gjer qe përfshin fshatrat buzë Drinit te Bardhe te cilat  nga argumentet e gjetura arkeologjike  paraqesin vendbanime te hershme Ilire qe nga shekulli i parë dhe i dytë i lindjes se Krishtit. Këto burime arkeologjike dhe topografike janë ende prezentë përgjatë rrez kodrës qe nga fshatrat Krushev e vogël, Radulloc duke vazhduar përgjatë deri ne fshatin Drenje dhe qytetin e Gurakocit. Legjenda e bartur qe nga parahistoria flet se macja dikur kishte kalua kulm mbi kulm përgjatë këtyre fshatrave deri ne Gurakoc. Gjetjet e matrialev përgjatë kësaj rrezkodre te gurëve te akropoleve, varrezave etj flasin pa dyshim per ekzistimin e Seperantit dy Dardan. Emërtimet e Fshatrave ne arkivat e ndryshme  si ato te Budisals, Derstnik flasin per një te kaluar teje te lasht para asaj Romake dhe Bizantine. Mandej emërtimet  Dextra dhe Sinestra (per fshatrat Krushev e Madhe dhe e vogël) flasin per depërtimin dhe shtrirjen e perandorisë Romake ne ketë an ,ndërsa ajo per fshatrat si Dojollit,Halit Agës, Pashës flasin per dominimin Feudal –kohen Turke dhe atë te me pasme. Ndërsa Fshatrat si Novoselë,Jagod etj kan te bein me  dominimin e pastajmë Sllav.
Te gjitha këto te dhëna na bein te ditur se Lugu i Drinit te Bardh  po ashtu u përbirua neper Soldateskat me te përgjakshme pushtuese te asimilimit dhe q,farosjes se tij ,ashtu si edhe i te gjitha Trojet  Shqiptare. Por etja e madhe per liri dhe dinjitet kombëtar asnjë herë nuk u shua dhe ne ketë treve gjithmonë lindet njerëz te denjët qe këtij mesi i dhanë nder duke triumfuar mbi te gjitha furtunat e kohës, por te cilat lan mbresë te vuajtjes dhe përballimit .Popullata e kësaj ane me dinjitet luftoi me pendë dhe pushkë, duke u sakrifikuar dhe vetëflijuar per te vetmin atë qe e quajmë e drejt per te jetuar ne trollin  ton Shekullor.
Pa dyshim sikurse ne ter Historinë Shqiptare  ne ballë te kësaj qëndrese u vuan Klerik Shqiptar te cilët me sakrificë dhe përkushtim te madh mbrojtën identitetin Kombëtar dhe fetar te kulturës dhe Historisë.
Klerikët e kësaj treve gjithmonë shërbyen me devotshmëri duke ndjek shembullin e Buzukut, Matrenges,Bogdanit e me pastaj te Fishtës dhe Gjeqovit .
Vitet para dhe pas 90 ta , ketë trevë e përshkuan me  tmerre te furishme qe zbatoheshin me qellim te një asimilimi total qe Popullatën e kësaj ane e vuan buzë Greminës .
 Misionar te Shumtë si At. Dedë Papsi,Mikel Temali ,Filip Palaj bënin gjithë atë qe ishte e mundur  per shpëtimin e Popullatës nga ky asimilim total ,fetar dhe Kombëtar qe behej aso kohe nga zgjedha Turke.
 Këta misionar se bashku me njerëz te denje te popullatës bënin çmos per ta mbajtur gjallë vetëdijen Shpirtërore dhe Kombëtare , ndaj represionit  qe përjetonin. Vendbanimet e kësaj treve arritën qe ne fshatin Krushev e Madhe ne vendin e quajtur Bishtak (livadh) te Gjok Ndreces ta mbajnë protestën e par anti Turke . Ne ballë te udhëheqjes se kësaj proteste ishin vër Misionaret si At Dedë Papsi .Mikel Temali, Engjëll Palaj  edhe udhëheqës tjerë vendor te Lëvizjes Anti Turke si Pjeter dhe Zef Gjidoda, Tom Kola,Pjeter Luka,Can Laci Sadik Rama, Gjok Ded Gjini etj. Kulla e Gjok Ndreces ne Fshat ishte ven e tera ne dispozicion te kuvendeve dhe protestës dhe ajo dhe i ter tubimi  ruhej me armë.
Ne Protestë  u vendos qe misioni te punoi deri ne çlirimin përfundimtar, qe protesta tjetër te mbahej ne Pataqan. Qe ne Zllakuqan si qendër e kësaj Treve te ndërtohet një Kish e cila njeherit do te mbrohej edhe me armë ne dorë. Ajo qe ishte vendimtare ,qe atë dit Lëvizja ne fjalë përmbushi kërkesën qe asaj ti bashkëngjiten Vullnetar nga treva te cilët do ti vihen ne dispozicion Isa Boletinit i cili kishte shtrire luftën me te madhe per Çlirim Kombëtar. Lëvizja  mblodhi 400 vullnetar  ndërsa ne ballë te tyre u vu At. Engjëll Palaj i cili me se miri tregoi shembullin e Pjeter Bogdanit duke i len rrobet e Meshtarit  dhe vetëm pas ca ditësh 400 burra vullnetar nga treva e Lugut te Drinit u gjenden krah per Krah Isa Boletinit ne Boletin dhe Shalë te Bajgores.
Kjo na jep një shembull, tipik se ku duhet te jetë roli i Misionarit (Klerikut ) kur rrezikohet dinjiteti Kombëtar. Ne Tubimin e asaj dite u kryen edhe Ceremoni Fetare , Pagëzime dhe Voime te cilat nga misionaret deri atëherë kryheshin fshehurazi dhe me një rrezik te madh.
Ndërsa ndërtimi i kishës paraqiti problem ne vete per kohen dhe hasi ne pengesa te shumta  te qeveritaret Turk te cilët ne asnjë mënyre nuk do te lejonin një ndërtim te tillë. Popullata dhe Klerikët u gjeten para një akti sublim qe po ashtu ne asnjë mënyrë nuk do te tërhiqeshin nga vendimet e marruara edhe pse edhe veshtiresit financiare po ashtu ishin prezentë me te madhe. Kontribut te madh ne ketë drejtim dha Patër Lorenci i cili shfrytëzoi autoritetin e vet tek qarqet e jashtme veçanërisht ato Austriake .Pos kishës ,Popullatës ju deshtë edhe ndërtimi i mureve mbrojtëse, gjate punës se se cilëve punohej me armë ne dore.
Per mbrojtje dhe vendim ne ketë drejtim kontributin vendimtar e dhanë forcat Çlirimtare siç ishte Strategu Haxhi Zeka i cili vet erdhi ne Zllakuqan dhe te pranishmeve ju drejtua me fjalët …Kjo Hajrat do te ndërtohet, por është mangu qe ne token ton kemi shumë pak ,dhe prezencen e tyre e vërteton edhe Historia dhe e kaluara e jon Kombëtare.
Ndërsa per mbrojtjen e saj me armë ne dorë pos popullatës vendase ne veçanti u dallua Bajraktari dhe Patrioti i devotshëm nga Gjurgjeviku Sadik Rama i cili per mbrojtjen e saj angazhoi edhe njerëz  me arme ne dorë me jave te tera.
Kisha u ndërtua përfundimisht me 1897 ndërsa per hir te nderit qe asaj i beri Haxhi Zeka i cili dha vendimin përfundimtar , ne oborrin e saj u mboll një Lis ( Bli ) qe do te quhej Lisi i Haxhi Zekës, te cilin popullata ende e mbajnë si  përkujtim ndaj tij. Do te jetë ky Lisi qe do te lëshoi hije me pas ku do te mbahen kuvende dhe kuvende per te lidhur besë, fal gjaqe dhe per te udhëheq rrugët drejt Lirisë kombëtare. Vlen te theksohet se vetëm viteve 1990 ta ne ketë Kish dhe pran këtij Lisi ,aksionit per pajtimin e gjaqeve ju përgjigj e ter Popullata. Këtu u falen me se 36 Gjaqe pa marr parasysh besimin fetar sepse falja e gjaqev ishte gjith kombetare. Falje gjaqesh ne ketë Kish pati edhe nga Drenica dhe Rugova, qe me se miri jep pasqyrën reale vetëdijes  Kombëtare.

Shkolla Shqipe e Zllakuqanit ne Trevën e Lugut te Drinit te Bardh

Rruga per një hap te tillë ishte aq e vështir por edhe krenare dhe e guximshme.
Pos Popullatës  kontribut vendimtar dhanë klerikët Katolik Shqiptar te cilët punuan me një përkushtim te veçantë ne ngritjen e vetëdijes Kombëtare.
Dhjet vite pas hapjes se Shkollës se par Shqipe ne Korçe (1887) ,edhe ne Zllakuqan te Klinës përkatësisht  ne qendër te Lugut te Drinit te Bardhe u hap Shkolla Shqipe dhe atë pikërisht me 25 Korrik 1897, ne Kishën (çelen –mësonjëtoren) e kësaj  Kishe, ku per te shërbye kishte ardhur Frati dhe atdhetari i devotshëm At. Shtjefen Gjeqovi. Kjo hapje u be pikërisht ne ditën e shugurimit te tij  ne Kishën e porsandërtuar  po atë vit 1897.
 Fjalët e para te At. Gjeqovit  nga te Pranishmit u përcjelljen me lot dhe kureshtje te madhe…Ta hapim Shkollën Shqipe sepse këtu qëndron përkushtimi i ynë Kombëtar.
Vetëm per disa kohë  rreth abetares Shqipe Frati tuboi nxënës jo vetëm nga fshati por edhe rrethi i gjer i trevës se Lugut te Drinit por kishte edhe nxënës tjerë pa marr parasysh besimin , qe kjo vërteton me se miri përkushtimin Kombëtar . 
Ne Shkollë u përfshin kryesisht nxënës nga treva si ajo  e Zllakuqanit, Radullocit,Ranocit, Krusheves  se Madhe dhe Vogël,Budisalsit, Klinës Corovikut ,Doberdolit etj. Ja disa nga nxënësit qe vijuan mësimin ne atë kohë ne ketë Mësonjëtore qe njihen edhe si nxënës te Shtjefen Gjeqovit:  Pjeter Cula (Leskoc), Mark Lleshi (Ranoc), Lesh Gjon LLeshi, Pjeter Kola,Lask Perlaska, Cub Pernoka (Zllakuqan), Tun Gjergji (Krushev e Vogël) etj. Vlen te theksohet se ne Shkollë mësohej  përgjithësisht Gjuha Amtare, Historia Kombëtare, Mësimi fetar dhe elemente tjerë gramatikor e mësimor.
At. Shtjefen Gjeqovi ne Shkollën e Zllakuqanit punoi me zellin me te madhe te një Kleriku por edhe te një Patrioti te devotshëm. Ai me punën e tij tregoi edhe aftësitë e tij prej  një Shkencëtari te vërtet .Ne hulumtimet Historike dhe arkeologjike përgjatë ter trevës por  edhe ne ngritjen e vetëdijes kombëtare. Qela –Mësonjëtorja e vogël e Kishës se Zlllakuqanit u be vatër e dijes dhe kulturës Kombëtare. Por edhe kabinet i At. Gjeqovit per punët e tij Gjuhësore, Folklorike, arkeologjike dhe letraro Historike. Gjeneza e shumë zbulimeve dhe hulumtimeve ne trevën e Lugut te Drinit dëshmoi kudo etnitetin Iliro-Shqiptar dhe ato ju  mbeten brezave te tera dhe vet nxensave përkushtim dhe kujtesë  e një rilindje  kombëtare te asaj kohe .Edhe pas daljes se tij nga kjo Kish At. Gjeqovi ne ter trevën mbet i pranishëm ne jetën dhe përkushtimin e përhapjes se dijes Kombëtare ne ket trev te Dukagjinase.
Pas shkuarjes se At Gjeqovit per te shërbyer ne Laç rrugën e tij te devotshme e zhvilluan edhe klerik tjerë si At. Luigj Kurti (1899) .At  Fran Koliqi(1900), Pastaj Frati Merditor nga Temali At. Mikel Temali ( 1905-1908 ) i cili ne misionin e tij u dallua ne veçanti me shpirtin e një Atdhetari. Me pas per te shërbye ne ketë kish erdhën edhe At. Filip Palaj dhe At. Engjëll Palaj qe ky i fundit edhe me par qe vue ne krye te 400 Burrave te Lugut te Drinit dhe ju bashkua Forcave Çlirimtare te Isa Boletinit. At. Engjëll Palaj me tu ven ne krye te këtyre forcave Vullnetare Lugdrinase masës se tubuar ju tha. Unë nuk po largohem nga misioni i im i shenjet por ne ketë moment konsideroi se misioni i im ma i shenjt është Çlirimi i vendit.
Kontribut te veçantë gjatë viteve  1910-1912 dhanë edhe dy atdhetaret At. Luigj Palaj  dhe At. Kelment Miraj te cilët me ter përkushtim ndihmuan ne Lëvizjen per shpalljen e mevetsis se tokave Shqiptare.
 Qe te dytë per punën e tyre patriotike ndiqeshin nga pushteti Serbo-Malazias .At. Kelmenti arriti qe ti shmanget disa atentateve te përgatitura duke u tërheq ne zonat e Shqipërisë  Ndërsa At. Luigj Palaj u masakrua mizorisht me 1913 nga forcat Serbo –Malaziase. Por  atë qe s’munden ta bein forcat pushtuese ne At. Kelmendin e bën Forcat Komuniste 1945 ne Shqipëri ekzekutimi i te cilit mbetet ndërgjegjeje e kohës.
Vitet 1913 popullatën e kësaj treve e përshkruan fortuana te reja me te tmerrshme se ndonjë herë me par. Përvetësimi i rrafshit te Dukagjinit nga Malaziaset aplikohej me një ndëshkim dhe gjenocid te pa par .Ushtria malaziase nënshtroi këto fshatra me forcën e hekurt duke i vrarë, përndjekur dhe djegur shtëpitë me te forta qe i bënin rezistencë këtij asimilimi Total.
Ushtria e prier nga shumë Malazias vendor pushkatoi shumë burra Lugdrinas ,burgosi,dhe i perndjeku per Shqipëri me mija familje dhe disa fshatra te tera.
Por forcat Kaçake te cilat mbanin gjallë frymën  e rezistencës kombëtare arritën me sukses te ju bejn ballë shumë ndëshkimeve. Ato arritën te Vrasin edhe Malaziasin Mark Izgareviq qe ishte vu ne ballë te ndëshkimeve te ushtrisë Malaziase dhe me Pas edhe Kost Pllaviqin qe ishte ng kryesoret nga i cili pesoi Popullata e ter Rajonit.
Tmerrin me te madhe e përjetuan Fshatrat e anës se majtë te Lugut te Drinit si ato Budisals, Krushev e Madhe ,Jagod dhe deri ne Zajm ,pasi qe nga Malaziasit ndarja e përvetësimit te këtyre tokave me Serbin do te  behej per Dri (Drini i Bardhe).
Ne fshatin Stup Familja Demaj jua kthej pushkën duke qëndruar 24 ore forcave Malaziase te cilat arritën ta përndjekin ketë familje e cila dite me pas prapë me rezistencë u kthye ne Kullën e saj. Nga familja Demaj i vrarë mbeti Dem Demaj. Ndërsa ne Kull u vendos Familja Gjukanoviq nga ( Radoniqi ) i Gjakovës .Familja Demaj u kthye me forcë ne Kull dhe arriti te Hakmerret duke i Vrarë dy nga Familja Gjukanoviq. Ndërsa nga këtu Shaban Demaj msyri Malit per tu mos  kthyer kurrë  deri sa te vritej (1945)
Ne fshatin Krushev e Madhe u përndjekjen tri Shtëpi me te forta te rrethinës si ajo e Gjok Ndreces e njohur qe nga protestat Antiturke, ajo Bekaj dhe ajo Marniku e Fshatit .Familjet u përndjekjen pas një rezistence te fort per Shqipëri, dhe Ushtria arriti ti nxjerr nga kullat vetëm me mashtrim ,te premtimit qe ju dha. Nga këto  Familje u vranë tre antar : Binak dhe Pren Ndrecaj (ky i fundit 26 vjeçar), Mark Marniku, Dhe Ukë Ndou i cili nuk i lëshoi armët deri sa mbet i vrarë pran Kullës se djegur te tij. Ne kull Te Gjok Ndreces  per disa vite u vendos Ushtria Malaziase .
Vlen te përmendet se Familjet e dëbuara nga Lugu i Drinit ju bashkëngjiten edhe Trevave tjera te përndjekura nga Lugu i Baranit, Leshanit dhe nga Peja per tu shpërngul me pas per Shqipëri. Ende sot mbetet ne kujtesë se si Familjet me gra, pleq dhe fëmijë si ajo e Gjok Ndreces  ishte ndal rrugës te kërkonin ujë, por edhe ndonjë nen qe do te kishte gji per fëmijët e tij.
Preteksti i kësaj përndjekje ishte i kjarte, qe këto treva te xhvesheshin nga Etnia Shqiptare apo te Shkruheshin Serbo-Malazez qe kjo nuk u be nga asnjë njeri.
Ne Fshatin Jagod ne lendinë te Fshatit u pushkatua Ukë Kola, dhe Zef Frana dhe te vrarët per disa dit mbeten pa u varrosur  nga tmerri i kësaj ushtrie lëshuar ne Popullatën e kësaj ane. Ndërsa u burgosen Ndrec Toma dhe Ndue Marku  ( Nikollaj). Nga torturat e burgut  Ndue Mrku edhe vari veten duke e shprish mitanin dhe ndërtuar litar.
Ne fshatin Paskalic ju vu zjarri Kullës se Familjes se njohur te Gjon Perlleshit i cili mezi arriti qe nga rrëmuja e flakës ti nxjerr anëtaret e gjallë. Qe nga Këtu Ndu Perlleshi dual ne mal dhe per deri sa u vra aj u rrit dhe kalit ne mal me lëvizjet e kohës.
Kjo Popullatë arriti te kthehet prapë ne voterat e tyre por per vite te tera ju desh qe ajo ta merr veten .Pra u deshtë vite qe edhe një herë te rihapet Shkolla Shqipe ne Rrethin
Ne arsimimin e kësaj popullate kontribut te veçantë dhanë edhe  At.David Pepaj dhe At. Lorenc Mazreku te cilët e rihapen edhe një herë Shkollën Shqipe duke shfrytëzua autoritetin e vet tek qarqet Austro-Hungareze ( 1915 ) pasi ajo qe mbyllur nga qarqet Serbo – Malaziase.
Pas kësaj rihapje tani edhe me Zyrtare ,Mësues këtu u emërua  Atdhetari nga Prizreni Ndu Vorfi. Pas kësaj rihapje Shkolla numëronte 186 nxënës ishte 4 klaseshe ku punohej me dy klasë se bashku. Lendet qe mësoheshin ishin :Shkrimi dhe Këndimi Shqip,Gramatika, Aritmetika,Historia,Gjeografia,mësimi i natyrës, mësimi i fizkulturës dhe mësimi fetar.
Ne mësim ishte i angazhuar dhe At. David Pepaj ndërsa tekstet Shkollore siguroheshin nga At. Lorenc Mazreku qe merreshin nga komiteti Shqiptar i  Shkodrës. Duhet te ceket se kjo Shkollë Lugdrinase si dhe Shkolla tjera  ne rrethet e ndryshme te Kosovës kishin përkrahje te madhe materiale dhe morale nga atdhetaret Bajram Curri dhe Hasan Prishtina me te cilët edhe bashkëpunonte mësuesi i Shkollës Ndu Vorfi,
Kjo Shkollë me mësueset At. David Pepaj dhe Ndue Vorfin kreu me sukses misionin e vet Kombëtar dhe arsimor deri ne vitet 1919 kur Kosovën dhe vet Lugdrinin e vërshoi  një vlug tjetër ,i një reprezalje te pa par nga ekspeditat Serbe. Ajo duke e konsideruar Lugun e Drinit si vatër te dijes dhe tejet te rrezikshme per vete, vendosi ta çrrënjos Popullatën duke e djeg ter Lugun e Drinit . Masivishte u rrafshuan per tok 4 fshatra edhe vet Zllakuqani si qendër e trevës ndërsa tjerat fshatra pjesërisht u dogjën po ashtu.
At.Dvid Pepaj me atë rast do ta ngreh zërin  ne gjitha qarqet ndërkombëtare dhe zëri i ti dhe Klerikëve tjerë ne diplomacitë ndërkombëtare beri qe Popullata e dëbuar prapë te kthehet ne vatrat e tyre shekullore ndonëse tani te shkrumbuara nga barbarizmi Serbo-Sllav.
Shkolla Shqipe ne Lugun e Drinit përkatësisht ne Zllakuqan misionin e vet arriti ta vazhdoi edhe me pas 22 vite me radhe. Vlugun me te madh te punës e zhvilloi sidomos pas vitit 1941 duke ju falënderuar këshillave te rrethit te cilat me hyrjen e forcave Gjermano-Italiane  ishin formuar nga Ideologët me te njohur te rrethit siç ishte Ndu Perlleshi i cili pas votimeve te rrethit u emërua Kryetar ne Budisals ku menjiher filloi e funksjonuari edhe Shkolla tjetër Shqipe ne Budisals . Ndërsa ne Zllakuqan ne krye te këshillit si kryetar rrethi erdhi  Tun Deda ndërsa Sekretar Markë Laskaj nga Zllakuqani. Me vendosjen e këtyre Këshillave ne rrethin , ne trevën e Lugut te Drinit  mendohej qe punët te drejtoheshin nga vendoret dhe per atë edhe ishin zgjedh edhe Ideologët me te devotshëm.
Me tu zgjedhur ne këto poste nga tubimet qe u mbajten  ne rrethin, nga Ideologët  u dërgua protestë tek qarqet Gjermano-Italiane ku ndalohej çdo Expedite  karrabinjeresh per te mbrojtur sistemin Bejlerë ne ketë an, pasi qe ideologët mbanin si strategji qe atë ta mposhtin një herë e  per gjithmonë. Protesta mbante te shkruar edhe kërkesat  ku ndalohej kthimi i Bejlerëve te cilët tani tentonin te ktheheshin përmes Karrabinjereve ne ketë an.
Protesta njeherit mbante te nënshkruar edhe ndalimin e rikthimit te çfarëdo Mbretërie Serbo Kroate ne ketë ane.
Ideologët dhe rrethina pasi i shtinë ne dorë këto privilegje  ju lehtësua ndërlidhja me Shqipërinë  përkatësisht me këshillin e arsimit te formuar qe nga Ernst Koliqi (ministër i atëhershëm i Arsimit te Shqipërisë). Kështu kjo ministri dërgoi dy mësues per ketë rrethin Ndrec Ndu Gjoken nga Mirdita  ne Shkollën e Zllakuqanit dhe Prek Kaçin  nga Shkodra mësues ne Shkollën e Budisalsit.
Mësuesi Ndrec Ndu Gjoka u prit ne Zllakuqan me entuziazëm  te veçantë pasi tani  kjo trevë edhe kishte  një traditë te lindur per arsimim. Ai gjatë ter kohës punoi me përkushtim mjaft te madh  jo vetëm te një mësuesi por edhe te një atdhetari per ter rrethin.
Ai tani ne përbërje kishte edhe ma se gjysmën nxensave edhe vajza te fshatit. Ai punonte edhe me te vjetër qe se paku te ju mësonte shkrim Lexim.
Ketë entuziazëm e zbehu gjysma e dytë e vitit 1942 ku Ndrec Ndu Gjoka per shkak te aktiviteteve Çlirimtare edhe u burgos nga Organet Fashiste me q,rast edhe Shkolla e Zlllakuqanit prapë u mbyll. Këtu duhet te japim edhe te dhen  se Ndrec Ndue Gjoka u internua ne Burgun e Shkodrës te cilit burg arriti ti ik me 27 tetot 1944 i cili me pas aktivitetin e vet e zhvilloi ne rrethin  e Mirditës.
Popullata Lugdrinase asnjëherë nuk u pajtua me mbylljen e Shkollës as burgosjen e Mësuesit ,por pasi asnjë nga protestat nuk bën punë atëherë ata vendosen qe me çdo kushte te mbajnë mësimin ne Shkollën Shqipe ku mësues gjatë atyre viteve u soll Kol  Vatanga nga Shkodra dhe Pellumb Radovica nga Korça.
Me pas mësues u vendos edhe Zef Cub Pernoka 42/43 vendas nga Zllakuqani dhe ish nxënës i shkollës Shqipe qe nga Shkolla e Shtjefen Gjeqovi.
Rrethanat e viteve 44- 45 Sollën një vlug tjetër ne Trevën e Lugut te Drinit, ata te përndjekjes dhe luftës se forcave Çetnike  tani ne petkun Partizano - Komunist ne një an ,dhe ata te ter trevës qe ishte   leshu ne mbrojtje edhe te ideologëve te saj por edhe lirisë dhe bashkimit Kombëtar.
Me revanshin me te ashpër mbi ketë Popullatë ishin lëshuar Aradha Partizane te prier nga Zafyr Mysiqi dhe pjesëtar tjerë te OZNA s,mandej brigada e e ashtu quajtur e Shaban Hagjis dhe Sali Manit dhe me pas duke mos mundur te ja dalin me rrethin dhe rezistencën e fort qe bëhej ne ketë an angazhohet edhe brigada e katërt  nga Shqipëria..Ata donin qe me çdo kushte ta shtinin ne dorë Ndu Perlleshin Ideologun kryesor te Lëvizjes por edhe ta shuanin përgjithmonë rezistencën per liri dhe bashkim Kombëtar ne ketë an. Ndu Perlleshi u rrethua nga këto forca ne Bdisals ne shtëpinë e Deli Ndout. Por nga  mossuksesi i kapjes se Ndu Perlleshit  tmerret te mëdha dhe tortura përjetuan familjet ,Dom Gjoni,Deli Ndout, Prend Kolës, Pjeter Qunit etj nga Budisalsi.
Aradhet ne ndjekje me pas depërtuan neper Fshatin Jagod (Shëngjergj) dhe  Paskalic . Ndonëse ishte muaj dhjetor me se keqi pësoi Familja Perlleshi ,Kjo aradhe djegu kullën e kësaj familje duke i nxjerr ne acar robet e gjallë, pikërisht 11 dhjetor 1944. Këtu u dogj foshnja gjashte muajsh (Toma) i vetmi djalë i Zef Perlleshit –vëlla i Ndu Perlleshit, dhe kjo familje mbet pa trashëgimtar. Zef Perlleshi  me pas u vra me armë ne dorë ne malet e Vulljakes.
Këto aradhe te leshur mbi popullatën kudo neper  Fshatrat e kësaj treve bënin rremoj , maltretime .Vetëm ne fshatrat  Jagod, Paskalic dhe Videj këta kishin mbledhur me se 27 meshkuj per ti pushkatuar te cilët përjetuan maltretime mizore .Këta pjesëtar patën fatin pasi qe ne vendin e nxierrur per pushkatim mbrrini Mehmet Shala kapiten i OZNA se nga Peja i cili per ta evitua ketë ekzekutim dha urdhër te dërgohen ne Klinë ku maltretohen mizorisht por arrin ti largohen te me se keqes.
Vlen te theksohet se Brigada e Shaban Hagjis ra ndesh  me rezistencën e Armatosur te kësaj ane dhe sepse per te zgjeruar Rezistencën dhe strategjinë e luftës tani udhëheqtë Profesori i nderuar nga Gjurgjeviku Ymer Berisha i cili mbante lidhje me Bashuk Biben, Marije Shllakun por edhe Shaban Polluzhen dhe ne përgjithësi Ballin Kombëtar.
Ne krye te qetes se Ndu Perlleshit tani me ishin ven Strateget Nrec Nikolla (Klinë), Shaban Dema ( Stup), Feriz Boja (Kerrnic) dhe ishte vendos te luftohej deri ne funde per Liri dhe bashkim Kombëtar. Pasojat qe i la trevës se Lugut te Drinit ter kjo përndjekje dhe luftë tejet e errte ishin: U vranë mizorisht  Gjon Lleshi (Zllakuqan ) , Pjeter Jaku (Leskoc) ne burgun famëkeq te Istogut. U vranë Kol Gojani (Dugojeve),Nrec Nikolla (Kline), Shaban Dema (Stup),Feriz Boja (Kerrnic), etj.
Ndërsa te burgosur dhe te dënuar ishin Pjeter Gjini (Kosh),Gjon Grobonica (Shtupel),Zef dhe Simon Kola ( Zllakuqan), Tom Culaj (Leskoc) denohet me 8 vjete, Ndu Shala (Bingj) denohet me 10 vjet, Hil Perlleshi –vlla i Ndout si i ri dënohet me 6 vjet. Dedë Ndrcaj lëshohet nga burgu i Istogut qe me pas vdes nga torturat e perjetuara, Ibish Sokoli burgoset disa herë dhe përjeton tortura çnjerëzore si kumbarë i Ndout.
Vlen te theksohet se gjatë këtyre viteve Popullata u përball me tmerrin e përndjekjeve ma mizore ne Histori. Kryepar familjar disa herë u lidhen dhe torturuan para familjes. U Mblodhën meshkuj dhe ne acar te zhveshur i detyruan te hyn per Dri. Ne Krushev te madhe u burgos po thuaj ter fshati ne dy kulla gra, pleq e fëmijë .Pas disa ditëve fëmijët mezi arriti ti nxjerr Mesusi i fshatit Budisals Prek Kaqa , i cili u nxuar per pushkatim para vet nxensav te tij.
Me 1945 kjo Shkollë prapë u mbyll nga pushteti Komunist per tu rihapur prapë me 1946. Shkakun e kësaj mbyllje 45/46 duhet kërkuar ne qarqet Komuniste te kohës pushtet i cili me te madhe trumbetonte per Bashkim Vllazrim dhe liri ,dhe kjo mbyllje shërbeu si pasqyrë reale per rrethinën ,pushtet te cilit kurrë s’do ti besonin.
Ketë e tregoi me se mirit edhe kjo rihapje 1946 kur Mësues u sollën Arsa dhe Boro Milllatoviq nga Serbia dhe Ruzhica Raiqeviq, e njohur si Ruzhica e Istogut. Sjellja e këtyre mësueseve tregonte edhe një herë tendencën e asimilimit te Popullatës Shqiptare autoktone pa asnjë ore ne gjuhen Amtare- Shqipe edhe pse përbërja ne përqindje ishte 98 % Shqiptare.
Kjo solli revolt ne Populluat dhe nga mungesa e nxënëseve kjo shkollë ase qe punoi , pos figurimev ne letër qe bëheshin nga Pushteti. Ter revolta dhe protesta e Popullatës per ma se një vit ne qarqet qeveritare Komuniste ,qe mësimi te aplikohet ne gjuhen vendase ,ra ne dyer te shurdhëta  sepse Ruzhica Raiqeviq e njohur si Ruzhica e Istogut mbyllte çdo derë vetëm qe kjo Popullatë te mbetej e verbët dhe e pa arsimuar. Ruzhica e ashtu quajtur e Istogut ishte e njohur per te gjitha reprezaljet qe kishte shtruar ne Popullatën Shqiptare nen petkun tani Partizano- Komuniste. Por edhe ardhja e ashtuquajtur e Revuluzjoarve Milllatoviq nga Serbia pa njohur as një fjalë te vetme Shqip Popullatës i jepte pasqyrën reale te Lirisë qe ata do ta gëzonin ne Pushtetin Komunist.
Vijimi i nxensave vendas u be vetëm atëherë kur kërkesa e tyre me ne fund  u shqyrtua ne ministrin e atëhershme ne Pejë dhe  me ne fund kjo ministri  vendosi qe mësues ta Dërgoi Rifat Begollin nga Peja kështu qe edhe një herë mësimi per vendasit rifilloi.
Ne vitet 48/49 mësuesi dhe atdhetari Rexh Balanga nga Rakoshi, ne Zllakuqan edhe Hapi klasën e par te ashtuquajtur Progjimnaz Shkollor (klasa e pestë).  Me ndryshimet e pastajme ne sistemin Arsimor ky progjimnaz u hoq dhe me pas me iniciativën e Mësuesit Vendas Lek Perlaska nga Zllakuqani u hap klasa e pestë e arsimit Fillor. Kjo rihapje shkaktoi Reagime ne qarqet arsimore te kohës qe administroheshin nga Serbet dhe qeveritaret e shitur si Kol Shiroka dhe Ali Shukria dhe edhe një herë kjo Shkollë u soll ne pikëpyetje - ekzistimi i saj.
 Vetëm pas Protestave te Përgjakshme nga Populli dhe lëvizja studentore ne kryeqendrën e Prishtinës dhe qendrat tjera  ( 68) ku pos kërkesave per zyrtarizmin e Flamurit  ishte dominuese edhe ajo e autonomisë Shkollore qe nga ato te ulta deri ne ato superiore.
Këtu si  duket edhe u hapen dritaret e para edhe per ketë rrethin  dhe qe nga fundi i vitit 1968 Shkolla e Zllakuqanit u be Shkollë e plot Fillore (tetëvjeçare).
Dhe qe nga atëherë kjo Shkollë e mbajtur me aq sakrificë  u be edhe Vatër e dijes  dhe e arsimimit Kulturor e Kombëtar.
Vlen te theksohet  se gjatë Viteve 1989/ 98 Shkolla dhe rrethi ju nënshtruan gjitha formave te mundshme te shtypjes dhe reprezaljeve qe i zbatonte pushteti Millosheviqjan,per ta privuar ketë Populluat nga arsimimi dhe tradita e tyre e vetëdijes Kombëtare. Këtu u aplikuan masa te ndryshme qe nga planprogramet, përjashtimet e Mesimedhensve dhe Nxënësve, etiketimet e ndryshme me termet iridentiste e nacionaliste te kohës .
Por Pushteti Serb asnjëherë nuk arriti me qe ketë Shkollë ta mbyll sepse kjo Populluat tani me ishte sprovuar ne sprova te tilla të errta dhe tani traditën per shkollim e kishte kalitur thellë ne gjakun e çdo vendasi qe nga hapja e saj nga   At.  Shtjefen Gjeqovit.
 Zllakuqani si qendër e Lugut te Drinit jo vetëm qe nuk u mposht per asnjë moment por ai edhe triumfoi  sepse guximi dhe tradita per shkollim ishte kalitur gjatë kohëve te errta te Historisë. Këtu ky mjedis per dhjet vite me radhe mu ne mes te fshatit  do ta mbaj Shkollën e Mesme “ Luigj Gurakuqi” nga Klina pasi ne Klinë nga pushtuesi ne mënyrë arbitrare edhe ishte  mbyllur . Hapja e kësaj Shkolle tani ne qendër te Zllakuqanit ne Shtepin private te Pashkë Pernokes edhe nuk ishte rastësi por as risi. Sepse ishte ky pjesëtari i familjes se Zef Cub Pernokes ,nxënës i At . Gjeqovit  dhe mësues i pastajmë i vet Shkollës dhe se etja per dije tani ishte kalit ne gjak ne ter mjedisin por ne veçanti ne familjen e tij.
Fshati  Zllakuqan per dhjet vite me radhë do ta mbaj ketë  shkollë ne mesin e tij, e ndihmoi atë edhe moralisht ,materialisht  dhe nuk kurseu asgjë pa llogaritur ne rrezikun qe mund ti kanosej atij nga regjimi Serb i kohës.
Kështu Devotshmëria e trashëguar e Lugut te Drinit dhe Pishtarit te mësimit Zef Cub Pernoka tani u be realitet  dhe amaneti i At. Gjeqovit ne ketë mjedis u realizua  ne përpikëri. Këtu do te gravitonin te gjithë nxënësit  nga gjitha rajonet e mëparshme te Klinës dhe Mësonjëtorja e dikurshme e At. Gjeqovit tani shendrrohej ne një Vatër ,apo Kështjellë dhe këso kështjellash  Lugu i Drinit  tani kishte Shtëpi per Shtëpi. Dhe kjo vatër do te mbetej e pamposhtur ,dhe per dhjet vite Zllakuqani do ti ruaj  vlerat kombëtare te trashëguara . Ekspeditave te ndryshme te lëshuar nga Pushtuesit aj do ti bej ballë dhe nxënësit dhe Mesimdhensit do te dij ti mbroj ne shtëpitë e tij. Ketë aj e bënte sepse tani kishte mësuar se arsimimi ishte arma me e fort e çlirimit dhe lirisë se tij Etnike dhe Kombëtare
Një përkrahje mjafte te madhe Fshatit dhe Shkollës ja bënte edhe Kisha e Fshatit e cila pos ndihmave morale dhe financiare disa herë strehoi nxënës te përndjekur ,sepse këtë Atdhetaret e me parshem kishin lan traditë, traditë  se si duhej te ruhej dinjiteti dhe gjaku i tij.
Me sukses Zllakuqani dhe Lugu i Drinit do te dijë ti mbroj bijtë e vet edhe gjate Luftës. Qe nga ditët e para me se 30 bij me te mirë do te jen ne ballë te UQK es qe do te marrin pjesë ne te gjitha format e Luftës , Qoftë Frontale Pashtrak dhe Koshare, Likovc por edhe aksione qoftë vendimmarrëse, qoftë bartje te armeve.
Kisha dhe rrethi ju doli zemër hapur te përndjekurve qe vinin nga Mitrovica dhe gjetiu, do ti strehonte ne Kish ma se 2000 vet dhe do te ndante jo vetëm bukën por edhe fatin e vdekjes me te gjithë ,sepse aty ishte gjaku i tij. Aty gjatë atij Strehimi ka edhe te lindur ,Por Lugu i Drinit dhe Zllakuqani lindje dhe vdekje i ka pas gjithnjë. Ter ajo rremoj Lufte rrethinën e Zlllakuqanit e nxori faqe bardhe ,sepse pos ne Kish e ter rrethina kishte hap dyert dhe zemrën te përndjekurve qe numri ne rrethin mund te kalonte edhe mbi 30 mi. Por pos te Lindurve  mjerisht Zllakuqani dhe rrethina ka edhe te rënët dëshmoret e tij. Ne qendër te Fshatit sot qëndron Lapidari i dëshmorit Kol Mirdita i cili këtij rrethi i jep nder dhe Krenari.
Por mbi te gjitha kjo Popullatë ka ne gjak te kalitur një ideal qe e ruan gjithë ne Brendi.
Mbi çdo lindje mbi çdo Vdekje është një gjak qe kjo trevë e quan Etni.
 
Literatura :

Ky shkrim dhe këto  te dhëna janë sigurua nga burime te shumta  por pjesa dërmuese e tyre është dhen per herë te par nga Krijuesi Mikel Gojani i cili pa dyshim ne kohen e tanishme është krijuesi me i denjë qe me se tepërmi ndriti te gjitha te dhënat  e kësaj treve duke ju dhen atyre atë qe meritonin ne Histori dhe Krijimtari.

Te dhënat tjera janë nxjerrur nga këto botime:

-Famullia e Zllakuqanit –Botim Lush Sopi
-Kuvendi i Arberit (1703)–botim 1998 Prishtinë
-Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi)  Mikel Gojani –Klinë.
-Kol Ndrec Mirdita (monografi) Mikel Gojani –Prishtinë.
-Llesh Gjon LLeshaj (monografi ) Mikel Gojani –Prishtinë.
-Revista ILIRIA (Detroit ) botuar nga Llesh Ndrecaj
-Materiale dhe te dhëna nga Veterani i Arsimit Lek Perlaska.
-Gjergj Fishta jeta dhe Vepra –Botuar 1993 Rom.
-Ndue Perlleshi –botuar nga Jetish Kadishani – Prishtinë.
-Gjeqovi –Vepra Studime Monografi .Prishtinë 1985.
-Etj etj.

Qëllimi i prezantimit te këtij Shkrimi:

Këto te dhëna i jap me shumë qëllime .
Se pari qe ta vej ne pah një te vërtet Historike  e cila është ende gjallë ne ketë trevë dhe qe pasardhësit e kësaj treve te ndihen krenar per një te kaluar te madhërishme Kombëtare dhe Historike.
Këto te dhëna nuk i jap assesi qe ketë Trevë ta veçoi nga Trevat tjera dhe te bej ndonjë komplot as Regjional, fetar dhe as Kombëtar.
Këto i jap edhe me një qellim te veçantë, qe arkivat Shtetërore, akademitë e shkencave ta evidentoin ketë Histori qe gjatë periudhave kjo edhe s’ishte e lehtë, dhe ketë trevë ta vejnë ne vendin e Merituar.
Me këto te dhëna jua bëj te ditur edhe qeveritareve ,te sotëm por edhe ata qe ishin qe nga pas lufta te cilët asgjë ende nuk bën qe kjo trevë te ketë e paktën një perspektiv per te cilën këta edhe kanë punuar por edhe luftuar.
Duhet te ceku edhe atë se asnjë pushtetar deri me sot ne ketë trevë nuk e ndërtoi as te vetmen një ure dhe per ketë kjo Popullatë është e dëshpëruar.
Këto te dhëna i bej edhe me një tjetër qellim ,qe te ju bej te ditur edhe atyre qe sot manipulon me ketë trevë duke i përfshire ne parti qe qëllimi është vetëm te vinë ne pushtet.
Dhe Zlllakuqani dhe Lugu i Drinit te Brdhe nuk është ne enklava, aj është ne Liri ,te cilën qe nga shekujt e edhe luftën e fundit me gjak e ka fituar  ,dhe kjo trevë kërkon vetëm vendin e Merituar.
Këto te dhëna i jap edhe per atë qe çdo i strehuar ne ketë trevë te ngreh zërin e tij te ndërgjegjejes, jo te falënderohet se ketë si Etni  e kishim borxh gjaku, por ta vej ne pah atë se kjo rrethin është Zemra e Kombit dhe s’duhet te mbetet e harruar.

Edhe një herë vej ne pah se kjo trevë ne shkrimin e vjetëm ne revistën Express është e prekur, e injoruar dhe e dëshpëruar. Nuk do te hy ne detale por po jap edhe një herë vetëm titullin botuar nga Besnik Ramadanaj  „ I kujt është Zllakuqani te kujte janë Katoliket atje. Këtu ne ter faqen as qe zinte një herë ne shkrim fjala Shqiptar , dhe është turp i ndërgjegjeje sonë kombëtare. Turp Partish , turp dhe spekulim i Llojit te vet.

Dhe Kështu me shkrime te tilla dhe me mosveprime ne ketë rrethin kjo trevë mbetet e Harruar.
Kjo trevë nuk kërkon lëmosh; por nga Institucionet përgjegjëse kërkon  qe te vihet ne vendin e merituar.
Kjo do te ishte nder morale e Kombit, dhe assesi privilegj , sepse ketë kjo Popullatë  gjatë gjitha sfidave edhe e ka Merituar .
Njeherit edhe Shkollës Shqipe te Hapur qe nga data 25 Korrik 1897 ti jepet vendi i merituar nga se kjo date është e argumentuar dhe se ne Kosovë ende manipulohet me atë se ku dhe kur daton Shkolla e par Shqipe.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora