E hene, 29.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Speciale

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (IV)

E shtune, 02.05.2009, 03:23 PM


NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI

Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped

FËMIJËT ME  VONESË  MENTALE TË LEHTË

Me fjalën  vonesë mentale të lehtë kuptojmë zvogëlim të aftësisië të fëmijës që tregon shkallën më të lehtë të vonesës mentale.
Në këto raste, shikuar nga aspekti në tërësi i aftësisë psikike, më së afërmi janë me fëmijët me zhvillim normal. Vonesa mentale me aftësi të kufizuar të lehtë, mund të jetë edhe me aftësi të kufizuar të lehtë dhe të rëndë mentale, gjë që është e kuptueshme, vonesa mentale e lehtë në shkallë të rëndë është më afër shkallës së mesme (mesatare) , sesa zhvillimit të fëmijëve me zhvillim normal. 

Fëmijët me vonesë të lehtë mental, në shikimin e parë vështirë mund të dallohen prej fëmijëve me zhvillim normal, siç është zhvillimi i motorikës te të folurit e tyre, llafazania, zhivllimi fizik etj. Shikuar sipërfaqësisht ata lënë përshtypjen e plotë të fëmijëve normalë. Mirëpo, nëse i shikojmë sistematikisht, këta fëmijë, për një kohë të gjatë, gjatë ndonjë pune të tyre, gjatë ndonjë organizimi argëtues të tyre si dhe gjatë manifestimeve të tjera të jetës psikike te ta shohim disa veti psikike ku te fëmijët normal nuk paraqiten. Këto veti të tyre shprehen në mënyra të ndryshme psikofizike dhe janë shumë latente për shkak se shumë rëndë vërehen. Fëmijët me të meta mentale të lehta pak me vështirësi dallohen prej fëmijëve me zhvillim normal, por prap bijnë në sy.
Këta fëmijë mund të edukohen dhe të arsimohen me femijët në shkolla (klasa) të rregullta.

Nxënësit e shkollës fillore “Përparimi”, Prishtinë.
Nxënësit e shkollës fillore “Përparimi”, Prishtinë.
Veçoritë fizike
Veçoritë fizike të këtyre fëmijëve manifestohen në mënyrë të ndryshme sa i përket konstruktimit fizikë të tyre, siç është zhvillimi i pamjaftueshëm i muskujve dhe i eshtrave të trupit në përgjithësi. Kanë një zhvillim jo të mjaftueshëm dhe herë pas here paraqiten dëmtime trupore, si psh. zhvillimi i krahërorit, është në formë të gjoksit të pulës, deformimet e boshtit kurrizor, si dhe deformime të tjera, shpeshherë paraqiten edhe çrregullime në të dëgjuar dhe në të parë. Moszhivllimi i funksioneve psikike ndikon negativisht në të dëgjuar.
Veçoritë fizike të këta fëmijë manifestohen me frymëmarrje të dobët, mosfunksionimi jonormal i qarkullimit të gjakut, bluarjen e ushqimit si dhe çrregullimet dhe mosfunksionimi normal i gjendrave endikrinologjike.

Veçoritë psikike
Te fëmijët me vonesë mentale të lehtë pak me vështirësi hetohen por prap bijnë në sy. Ato manifestohen në zhvillimin e dobët të aktivitetit psikik të tyre, që e dobësojnë zhvillimin intelektual, dobësimin e vullnetit dhe çrregullimin psikomotorik. Aktiviteti i dobët psikik i këtyre fëmijëve vërehet në mangësinë  e të VEREJTURIT, e cila në mënyrë të ndryshme manifestohet, kurse te disa me vështirësi mund të zgjojnë të vërejturit, sepse asgjë nuk i interson dhe janë indiferentë për çdo gjë që i ndodhë afër dhe rreth tyre. Janë apatikë, ndërsa te disa, të vërejturit i kërcen prej një gjësendi në gjësend tjetër. Kështu që, askund nuk koncentrohen dhe se në asnjë gjë nuk e përcaktojnë vemendjen. Janë të padisiplinuar, ngucakeq ndaj shokëve dhe arsimtarëve, janë erotikë. Të verejturit e tyre është labile, në disa momente janë të përqëndruar. Ky përqëndrim zgjatë disa kohë, pastaj të vërejturit bjen dhe nuk ekziston. Përsëri përqëndrohen por prap humb, çka do të thotë se  ekziston një labilitet, luhatje dekoncentrim të vemendjës së tyre . 

Aftësitë e vështrimit
  Si duket nuk mund t`i vështrojnë karakteristikat e gjërave, që do të thotë, ato gjëra që i shikojnë nuk i klasifikojnë dhe nuk i veçojnë gjërat që i shohin. Gjërat e rëndësishme dhe jo të rëndësishme, shumë vështirë i dallojnë, sidomos gjërat që duhet shikuar në brendësi, ato nuk mund t`i përceptojnë dhe t`i klasifikojnë. Mungesa e vështrimit shkaktohet nga mungesa e të vërejturit, mendimit dhe gjykimit. Këto mund të shkaktohen edhe nga mungesa e të dëgjuarit.

Të mbajturit në mend
Të mbajturit mend te këta fëmijë është i ngadalshëm dhe më së shumti është  mekanik, procesi i harresës te ta është më i thekësuar.
Çrregullimi i të menduarit te ta vjen nga shkaku i çrregullimit të vëmendjes si dhe çrregullimeve të përceptimit në kohë dhe hapësirë.

Mungesa e të menduarit
  Është shumë e theksuar te këta fëmijë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme :
a) Paraqitjen e dukurive të vobekëta, pra si të tillë me fjalor të vobektë.
b) Me fjalor agramatik
c) Zvogëlim i aftësisë në të menduar abstrakt
d) Zhvillimi i dobët i fantazisë (imagjinata)
e) Orientimi i dobët në kohë dhe hapësirë
f) Vështir gjenden në situata të reja

a) Vobektësia e fjalorit të dobët të këtyre fëmijëve është shkak i mungesës së paraqitjes së kuptimit dhe asociacionit të dobët të tyre. Këto vështirësi paraqiten  për shkak të mungesës së mjaftueshme të vërejtjes. Gjatë vërejtjes të ndonjë objekti, këta përfitojnë përshtypje të dobët dhe si të tillë ndikojnë në vetëdije dhe te ta paraqiten dukuri jo të qarta. Mundësitë për të formuar dukuri tjera  janë të pakëta ,   janë shumë të zvogëluara funksionet psikike. Pasi këta fëmijë i kanë të zvogëluara funksionet psikike, e kanë vështirë për të formuar abstraksione dhe gjeneralocione, për të formuar dukuri të të vrejturit, sepse këtyre fëmijëve u mungojnë funksionet psikike. Paraqitja e abstraksioneve dhe gjeneralocionet si dhe asociacionet te këta fëmijë janë shumë të vështira. Paraqitja e asociacionit dhe fjalëve si simbol i tyre u mungon. U paraqitet fëmijëve shumë pengesë, sepse fëmijët nuk dinë se çka simbolizon fjala për të cilën flitet dhe nuk dinë se ajo fjalë paraqet ndonjë diçka.

b) Të folurit e këtyre fëmijëve është agramatik dhe jo i qartë. Të folurit e tyre me vonesë formohet dhe shpeshhere në të folurit e tyre paraqiten deformime siç janë deformimet në shqiptimin e shkronjave gjatë të folurit, të folurit ndër hundë, të folurit e shpejtuar, kllatering, të folurit me ndërprerje, belbëzim, të folurit e ngadalësuar etj.

c) Aftësitë e të menduarit abstrakt te këta fëmijë janë shumë të zvogëluara, paraqiten vështirsitë në formimin e idesë si dhe përmbylljen e asaj ideje.
Mungesa e të menduarit, gjykimit dhe paragjykimit. Fëmijët me aftësi të kufizuara mentale  kanë vështirësi në paraqitjen e ideve dhe përfundimin e ideve. Ky është shkasi më i madh dhe ma i rendë i të menduarit dhe paragjykimit. Mungesa e të menduarit dhe paragjukimit të këta fëmijë paraqitet dhe në kohën kur ata vërejnë diçka ndonjë fenomen, i cili paraqitet në natyrë si p.sh. verdhësia e barit në pranverë, rënia e gjetheve të pemëve në vjeshtë, paraqitja e mjegullës, vetëtima, murmurima, etj., që do të thot u mungon lidhja kouzole.

d) Fantazia (imagjinata) te këta fëmijë nuk është e zhvilluar dhe se produkti i fantazisë së tyre është jo i plotë, shpeshhere dhe i gabuar, mungesa e fantazisë së tyre në shumë plane është i parealizuar. Disa karakteristika të këtyre fëmijëve në shumë raste tregojnë aftësi kombinatorike. Si shembull mund t`i marrim fëmijët e shkollës speciale. Me trajnimin e tyre, ata arrijnë të bëhen shahistë të mirë stonoteniserë, bokserë, futbollerë etj. Nuk ka dyshim, këtu kemi të bëjmë me fëmijë me aftësi të kufizuar të lehtë mentale.

e) E kanë të zvogëluar orientimin  në kohë dhe hapësirë , vështirë e bëjnë orientimin - poshtë-lartë , djathtas-majtas. Shpesh herë, nëse largohen nga shtëpia nuk dinë të kthehen, po ashtu, në situata të reja nuk dinë  si të veprojnë.

f) Fëmijët me mungesë në të menduar si dhe në të mbajtur mend gjenden me vështirësi në situata të reja e të paparashikuara, të cilët hamenden edhe në situata të rëndomta.

ÇRREGULLIMET  EMOCIONALE TË DASHJES  DHE VULLNETIT

 Te fëmijët me aftësi të kufizuar, karakteristikë e këtyre manifestimi, në fushën emocionale vullnetit si dhe në fushën seksuale, disponimi i këtyre fëmijëve manifestohet në mënyra të ndryshme. Disa janë apatikë dhe nuk paraqesin kurrfarë ndjenjash, janë të tërhequr në vete dhe të urtë , kurse te të tjerët ndieshmëria është jo e natyrshme, disponimi për çdo moment tek ata ndërron. Stabiliteti emotiv manifestohet prej një skajshmerie në një skajshmëri tjetër. Këta fëmijë shpeshherë janë eksplozivë dhe kanë kahje të ngatërresës, përlarjes. Janë të padisiplinuar dhe me vështirësi i vejnë marrëdhëniet me shokët e vetë, here-herë ankohen se janë të sëmurë dhe të ndieshëm. Për një gjë të vogël, reagojnë keq, të qarit e tyre është histerik e bijnë në depresion shpirtëror. Në fund te disa fëmijë ndishmeria gradualisht zvogëlohet.

Dobësimi i vullnetit
 Vullneti i punës të këta fëmijë është i dobët dhe manifestohet në mënyrë të ndryshme. Pa kurrfarë vullneti në punë, shpejt lodhen dhe nuk mund të udhëheqin me vetveten dhe qendrimet e veta dhe pa kurrfarë kushtëzimi bijnë nën ndikimin e dëshirës së huaj, janë sugjestibil si dhe në kundërshtim të dëshirës së huaj. E kanë kokëfortësinë patologjike, e cila kokëfortësi herë pas here vjen deri te negativizmi.

Epshet seksuale
Epshet seksuale te këta fëmijë shumë pak manifestohen, epshet e tyre më së tepërmi manifestohen në fushën seksuale në pervezine të ndryshme siç janë anonia, pederastia, këto manifestohen në kohën e pubertetit.

Çrregullimi motorik
Çrregullimi i motorikës me vonesë në zhvillimin mental të lehtë  është gjithmonë prezent dhe vjen në shprehje në mungesën e qëndrimit statik të trupit të tyre si dhe mungesa e lëvizjes së mjaftueshme të trupit sidomos me lëvizjet impulsive të tyre, instikteve ku shihen lëvizje jo të natyrshme motorike.
Fëmijët me vonesë mentale të lehtë  karakterizohen me disa të meta psikike, në lidhje me këtë bëjmë pyetje: sa dhe si dhe në cilën masë këto çrregullime ndikojnë në edukimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve dhe si përcaktohet karakteri i punës me ta. Nuk ka dyshim, te këta fëmijë  paraqiten pengesa të mëdha në edukimin dhe arsimimin e tyre, sidomos gjatë kohës së ligjërimit, arsimtarit i krijojnë problem, bëjnë shamatë (zhurmë) për shkak të mungesës së koncentrimit të tyre në mësimin teorik. Gjatë orës së mësimit ata kërkojnë disa herë të dalin jashtë nga klasa për nevojat fiziologjike dhe për të marrë ajër, sepse këtyre fëmijëve më tepër ju mungon oksigjeni sesa fëmijëve me zhvillim normal. Është mirë që gjatë ores së mësimit të ketë klasa më tepër ajrosje. Këta fëmijë në punë dhe mësim janë të ngadalshëm, puna me ta duhet bërë më së shumti në mënyrë individuale – audiovizuele dhe taktile. Me punë permanente individuale këta fëmijë mund të aftësohen për jetë të pavarur dhe të dobishme për shoqërinë.
Na është e njohur se në edukimin dhe arsimimin e tyre në tërësi luajnë rol shumë faktorë, para së gjithash, zhvillimi normal i të dëgjuarit dhe të pamurit si dhe funksionet psikike. Mirëpo, te këta fëmijë shohim çrregullime si në njërën anë, ashtu edhe në tjetrën. Këto çrreugllime negativisht ndikojnë në zhvillimin psikik, siç janë përfitimet e nevojshme të njohurive në aftësimin teknik dhe të shprehive, për këtë në punë me këta fëmijë duhet llogaritur edukimin dhe arsimimin e kufizuar në procesin e rehabilitmit dhe mundësitë e edukimit dhe arsimimit të tyre kushtëzohen me të metat psikofizike të shëndosha që për fat te këta fëmijë ekzistojnë.
Në bazë të korrektimit të drejtë edukues të këtyre fëmijëve dhe duke  falënderuar gjendjes së përgjithshme të tyre, në masë të madhe përmirësohen dhe me sukses edukohen dhe arsimohen, habilitohen dhe rehabilitohen. Është e kuptueshme se te këta fëmijë nuk mund të shikojmë linearisht në rezultatet e arritura, por kryesorja te këta fëmijë është përcjellja individuale në mbërritjen e rezultateve. Pra, si shihet me edukimin e drejtë të këtyre fëmijëve, ata mund të aftësohen për jetë të pavarur dhe të dobishem për shoqërinë.

FËMIJËT ME VONESË MENTALE TË MESME 

Sipas karakteristikave, këta fëmijë me aftësi të vonesë mentale, dallohen shumë prej fëmijëve me zhvillim normal. Nuk është e vështirë të dallohen edhe prej fëmijëve me aftësi të lehtë mentale sepse vetitë e trye shumë dallohen prej tyre.

Karakteristikat fizike
  Karakeristikat fizike të këtyre fëmijëve i shohim në shikimin e parë. Zhvillimi fizik i këtyre fëmijëve në tërësi është i dobët i disa organeve. Në shikimin e parë te këta fëmijë shohim eshtrat e trupit të pazhvilluar, muskujt e trupit të zbutur dhe shpesh vuajnë prej sëmundjeve organike, sikur që janë anomalitë e lindura të zemrës, çrregullimet e frymëmarrjes, si dhe çrregullimet e organeve të tretjes mandej sistemi urinor, që do të thotë në tërësi dobësimi i sistemit vegjetativ nervor (SVN). Te këta fëmijë shpeshherëë paraqiten sëmundjet epileptike kështu që paraqiten shumë çrregullime të endokrinopatologjisë. Po ashtu, te këta fëmijë kemi çrregullimin e të dëgjuarit, i cili është shumë i theksuar, si dhe çrregullimet anatomike-fiziologjike që, shpesh here këto janë funksionale. Përveç të metave fizike dhe dobësimeve organike, te këta fëmijë bijnë në sy çrregullime të ndryshme samopatologjike dhe patologjike sikur që janë buzët të thara e të mavijosura, lëkurën e trupit e kanë të thatë, pa yndyrë, me fluska të çuara, me nyje të imëta dhe të mëdha e të forta, të mbledhura nën indet e lëkurës etj. 
Kokën e kanë të deformuar (mikro-makro) hidrocefalia që do të thotë kokë të madhe, kokë të vogël, kokë të mbushur me lëngë. Si dhe pjesë të tjera të trupit asimetrik.

Çrregullimet psikike
Çrregullimet psikike më së shumti janë të theksuara te fëmijët me vonesë mentale të mesme se sa te fëmijët me vonesë mentale të lehta. Te fëmijët me aftësi të kufizuara mentale të mesme është shumë e theksuar. Pasiviteti psikik, i cili pasivitet bjen në sy të parë, ajo manifestohet në mungesë të vëmendjes dhe koncentrimit, vëmendja e tyre është aq e dobët sa të mund të llogarisim se nuk ekzistojnë. Te disa është e pamundur të zgjohet vëmendja, sepse asgjë atyre nuk u intereson. Edhe nëse ndodh diçka rreth tyre, ata tërë kohën janë indiferentë, te disa në momente paraqitet vemendja, por ajo kalon prej një gjëje në gjënë tjeter dhe nuk janë në gjendje për të fiksuar vëmendjen.

Vështërsitë e të vërejturit
 Aftësitë e të vërejturit i kanë aq të dobëta sa që edhe gjërat siperfaqësore nuk mund t`i vërejnë dhe për atë arsye ata nuk mund të bëjnë dallime prej një gjëje në gjënë tjetër, më së vështiri e kanë për ta bërë dallimin dhe ruajtjen e dukurive në mes gjërave, mu për shkak të mungesës së mendimit dhe gjykimit, për këtë ata nuk janë ne gjendje t`i kuptojnë lidhjet kauzale në mes gjërave që ekzistojnë psh. Vetëtima , murmurima, pranvera , vera , vjeshta etj.. 

Vështërsitë e të menduarit
 Te këta fëmijë vështërsitë e të menduarit normal dhe të gjykimit notyror, shumë vështirë paraqitet. Paraqitja e përshtypjeve nga bota e jashtme te këta fëmijë ëshët e skuqur dhe e zbehtë, gjërat që i paraqesin nuk janë të sakta dhe jo të vërteta. Formimi i paraqitjeve të përshtypjeve te këta fëmijë është i rëndë dhe i pamundur, orientimi në kohë dhe hapësirë është shumë i pakuptueshëm dhe drastik. Për shkak të mungesës se të menduarit dhe gjykimit, ata janë mendjelehtë dhe shumë vështirë gjinden në situata të reja pa ndihmën e dikujt tjeter.

Vështërsit e të mbajturit në mend
 Të mbajturit në mend te këta fëmijë jo vetëm që është e shterrur (zbehtë), jo vetëm sipas madhësisë, por edhe të besueshmërisë, sepse gjykueshmëria te këta është krejtësisht e dobët, thuaj se në tërësi i mungon. Këto dobësi ndikojnë në rrejdhjen e paaftësive në kohë dhe hapësirë. Mirëpo te disa fëmijë kemi të bëjmë me të mbajturit në mend emrat, të cilët i kanë ndier vetëm një herë, tjetri mban në mend numrat, mirëpo nuk janë në gjendje të bëjnë llogari arithmetikore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora