E merkure, 11.12.2024, 03:24 AM (GMT)

Speciale

Ali D. Jasiqi: Bacaloku i shkrepave

E merkure, 06.05.2009, 11:01 PM


Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së poetit Din Mehmeti

BACLOKU I SHKREPAVE

Nga Ali D. Jasiqi

Më 7 maj të këtij viti, doajeni i poezisë shqipe, që tashmë është bërë klasik, Bacloku, siç e quajnë gjakovarët, Din Mehmeti mbushi 80 vjet jetë. I lindur më 7 maj të vitit 1929 (me qenë se në shkollë u regjistrua bukur i shtyrë në moshë, që të mos ketë pengesa në regjistrimin në shkollë të mesme u detyrua ta ndryshoji vitin e lindjes, nga 1929 në 1932) në Gjocaj të Junikut. Shkollën fillore e kreu në Junik, ndërsa Shkollën Normale në Gjakovë, kurse Fakultetin Filologjik – dega gjuhë e letërsi shqipe- i kreu në Beograd. Temën e magjistraturës e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka punuar inspektor i arsimit në Lipjan, gazetar në të përditshmen “Rilindja”, profesor në shkollat e mesme te Gjakovës dhe se fundit në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë. Është njëri nga themeluesit e “Mitingut të poezisë”,që mbahet për çdo vit në Gjakovë. Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Vjershën e parë me titull “Të resë sanë” e botoi në numrin 2 të revistës letrare “Jeta e re” në vitin 1949. Kjo do të thotë se këtë vit ai shënon dy jubile: 80-vjetorin e lindjes dhe 60-vjetorin e krijimtarisë letrare. Ndërkaq përmbledhjen e parë poetike me titull simbolik “Në krahët e shkrepave” e botoi në vitin1961. Pas kësaj radhiten këto vepra të tij: “Rini diellore” (1966), “Dridhjet e dritës” (1969), “Heshtja e kalur” (1972), “Ora” (1974), “Ikje nga vdekja” (1978),” Fanar në furtunë” (1981),”Fatin tim nuk e nënshkruaj” (1984) ,”As në tokë as në qiell” (1988),”Gjaku që këndon” (1993),”Prapë fillimi”(1996),”Lumturia është mashtrim” ( 1999), “Mos vdis kur vdiset” (2001), “Verbim i bardhë” (2004) dhe “Zjarri i këngës” (2007). Ka botuar dramën “Agu” më 1982. I janë botuar edhe përmbledhjet “Poezi” (lekturë shkollore) dhe “Zogu i diellit” (poezi të zgjedhura më 1982). Në Tiranë i janë botuar këto vepra, përkatësisht përmbledhje poezish:

Din Mehmeti
Din Mehmeti

“Mallkimi i gjakut” (1972),  “Poezi” (zgjedhje nga Fatos Arapi) (1985), “Klithmë është emri im” ( 2002) dhe “Antologji personale” (2004), kurse në gjuhën serbokroate i janë përkthye me  përmbledhjet:“Pesme” (1976) dhe “Vreme”( 1982), dhe në gjuhën frënge i është përkthye përmbledhja me titull “ Il est temps (Erdhi koha)”. Është prezantuar në këto antologji: “Panoramë e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi” (1964),”Sytë që shkrepin dashni” (1959) “Antologjia e lirikës  shqipe” të Rexhep Qosjes (1970),”E di një fjalë prej guri” (antologji e poezisë së Kosovës) ( 1972), “Antologji e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi” ( 1977) si dhe në antologjitë në gjuhë të huaja si  “Dega e pikëllimit” (në gjuhën gjermane 1979), “Antologji e poezisë shqipe në shekullin XX” Aiers voix Albanaises don La  Nuit chox de txtes presentes et traduits par Alekxandre Zotos  Amsterdam 2000) ,“Iz savremene albanske poezie” (Sarajevë 1985) dhe “Antologji e poezisë kosovare”  ( arabisht, përgatit nga Muhamet Mufaku 2008).

Poezia e Din Mehmeti gjithherë, që nga fillimi, ka zgjuar interesimin e lexuesve dhe të kritikës. Për te janë dhenë vlerësime të shumta, gjithsesi të favorshme. Kështu, bie fjala,  Robert Elaiet do ta vlerësojë në këtë mënyrë: “Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë”.Dhe vërtetë poezia tani më i takon klasikes, u takon vlerave më të larta të kësaj krijimtarie artistike. Ajo është poezi e shprehjes se sinqertë, të çiltër , të rrjedhshme shqipe, me metafora të zgjedhura me mjeshtri, me zgjedhjen e temave nga realiteti i kohës, gjithmonë duke u angazhuar në trajtimin e atyre që kanë tabanin kombëtar. Edhe pse i shtyrë në moshë Din Mehmti është aktiv në krijimtari, duke na befasuar vazhdimisht me vlera të reja, të lakmueshme artistike. Ai është njëri ndër poetët e rrallë në letrat shqipe që e ka ruajtur dhe kultivuar me sukses poezinë lirike duke e mbjelur me mjeshtri pasurinë e poezinë e traditës dhe në të njëjtën kohë duke kultivuar poezinë moderne në të njëjtën kohë. Është poet që i ka mbetur besnik rrugës së filluar duke e ngritur atë përherë në nivelin më të lartë, duke e pasuruar me tema e motive të reja, me figuracione  që do t’i lakmonte çdo krijues dhe se fundit poet që gjithmonë ka qenë “aktual”, sepse e ka përcjellë , në vargje, zhvillim shoqëror, e ka përcjellë fatin e popullit shqiptar nëpër baticat dhe zbaticat që e kanë shoqëruar nëpër valët e jetës. Ai e ka formuar shprehjen e vet origjinale, çka do të thotë se poezinë e tij e njohim edhe atëherë kur mungon nënshkrimi i autorit.

Vepra  e tij letrare ka  fituar  shumë shpërblimeve duke filluar nga Shpërblimi i Dhjetorit të Krahinës së Kosovës, shpërblim ky që ndaj në shenjë të përkujtimit të  përvjetorit të Konferencës së Bunjat, për përmbledhjen e poezive “Heshtja e falur”, si libri më i mirë i viti 1978. Pastaj Shpërblimin e Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës, po për veprën “Ikje nga vdekja” si vepra më e mirë e vitit 1978 . E ka fituar edhe  Shpërblimin e Ndërmarrje Gazetare, Botuese e Grafike “Rilindja” për veprën “Fatin tim nuk e nënshkruaj” si vepra  më  mirë botuar brenda vitit 1984, dhe se fundit është fitues i parë i Shpërblimit “Azem Shkreli”, të cilin e ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Duke u nisur nga ky fakt kemi prit që kjo Ministri ,këtë vit, do t’i shënonte këto dy përvjetorë të paktën me botimin e veprave komplote të tij. Por kjo nuk ndodhi, sepse Këshilli i Librit nuk e pa të arsyeshme që, në mesin e 32 veprave të propozuara për financim nga kjo Ministri,  Ministrit t’ia propozojë botimin e veprave të tij ani pse i ishte bërë një kërkesë të tillë nga një botues. Sipas do pohimeve gojore, ( me shkrim nuk është dhënë kurrfarë shpjegimi), komploti i veprave të shkrimtarëve mund të botohet vetëm  pas vdekjes (siç), gjë që na duket jo e logjikshme, aspak me vend. Ngase është tepër i vogël numri i atyre që do të arrijnë moshën në të cilën është tani Din Mehmeti. Tek e fundit edhe në qoftë se ekziston një vendim i tillë na duket se nuk është as Bibël e as Kuran, që nuk do të mund të ndryshohej. Dhe duke u misur nga parimi se çdo rregull ka edhe përjashtime  është dash të ndiqet një praktikë e tillë kësaj radhe. Sepse Din Mehmeti me veprën e vet e ka merituar atë, gjithsesi.
 Në këtë situatë të krijua neve nuk ma mbete tjetër vetëm  duke  huazuar titullin e një përmbledhje poezish Din  ta lusim Baclokun,që të:
-Mos vdis për “inat” të Ministrit të Kulturës, i cili e pranoi pa kurrfarë hezitimi propozimin e Këshillit të Librit, anëtarët e të cilit, nëse kanë vetëm pak ndërgjegje, do t’i vret ajo për një vendim të tillë dhe ndoshta edhe do t’i bien pishman për vendimin e marrë pa u pas thelluar sa duhet në analizën e të gjitha rrethanave që të vendosin ashtu siç kanë vendos.
- Mos vdis për “inat” të Akademisë se Shkencave, anëtarët e të cilës, edhe pse dy herë të propozuar, nuk e panë të arsyeshme që të pranojnë në radhët e veta, sepse ti je më i madh se të gjitha ata.

Dhe se fundit
-Mos vdis për “inat” të Ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, i cili ka lejuar që disa “fiçfiriqa” që kanë lind nesër ( siç thoshte një pedagog dhe shkrimtar i shquar,tanimë i ndjerë) i hoqën veprat tuaja nga programet shkollore, duke ua shkurtuar kështu mundësinë nxënësve që të shijojnë bukurinë e vargut tënd dhe në vend të veprës sate i kanë futur ato të bashkëmendimtarëve  apo edhe të miqve të vet pa marrë parasysh vlerat letrare e artistike.
Megjithatë , siç dihet në këtë jetë askush nuk është i pavdekshëm fizikisht por Ti do të mbesësh i gjallë përgjithmonë. Sepse të tillë të bën vepra e jote e çmuar.
Kam bindjen e plot se kështu do të jetë gjithmonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora