E hene, 09.12.2024, 12:42 PM (GMT)

Speciale

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (VI)

E diele, 17.05.2009, 03:33 PM


NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI

Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped

FËMIJËT MONGOLOIDË (SINDROM DOWEN)

Mongoloizmi është rast i vacantë i vonesës mentale. Shpeshhere mongoloidët i identifikojmë me raste të rënda mentale, gjë që është e gabuar. Fëmijët mongoloidë mund të bëjnë pjesë në shkallë të ndryshme të vonesës mentalë, siç është në shkallën e lehtë, e mesme dhe të rëndë. Shkaqet e mongoloidit ende janë të paqarta, disa mendojnë dhe i gjejnë në çrregullimin e sekrecionit të gjendrave të brendëshme, kurse të tjerët thonë se duhet kërkuar në forcën e cipës së vesë e cila pengon zhvillimin me kohë të frytit, kjo dukuri shkakton mungesën e mbështjellësit të mitrës, kemi edhe çrregullimet e kromozonit X-21.
Në bazë të këtyre mendimeve thuhet se në shumë raste nënat e fëmijëve mongoloidë, për shkak të shtjerrjes së organizmit prej lindjeve të shumta, nënat mongole, gratë mbi 40 vjeç i janë afruar segregacionit të funksionit seksual për shkak të harxhimit të organizmit.
a) Në klinikën e Ajdelber është vërtetuar se 55% të këtyre fëmijëve kanë të meta të vonuara mentale.
b) 87%  kanë vdekur para moshës shkollore edhe ato më së shumti nga ndezja e mushkërive, vetëm 4 % të këtyre fëmijëve kanë jetuar 20 vjet.

Veçoritë fizike
Këta karakterizohen me disa veçori fizike sikur  që janë në pamjen e fytyrës së tyre, e cila na karakterizon dhe përkujton fëmijët mongoloidë. Për këtë e kanë marrë emrin mongoloidë (dowen sindrom). Fytyra e tyre është asimetrike, hundën e kanë të vogël në formë të shtypur në atë masë sa që duket se është i pandarë prej fytyrës, gjuhën e kanë të gjatë dhe të hollë me plasaritje në thellësi  – 4 cm. nganjëherë e kanë gjuhën aq të gjatë sa që nuk mund të fusin në gojë, lëkurën e fytyrës e kanë në formë të skuqur, duart i kanë të buta dhe të ngrohta, në fytyrë nuk kanë rrudha si te kretenët që paraqesin fytyrë pleqërie. Mongoloidët duken shumë të freskët dhe të shëndoshë,  në shikimin e parë. Sa i përket gjendjes fizike e psikike të tyre mund të sillen vendime të gabuara. Lëkurën e trupit të duarve dhe të këmbëve e kanë të thatë e të payndyrshëm. Në tërësi lëkurën e trupit e kanë pa yndyrë e të thatë, por të ngrohtë. Qafën e kanë të shkurtër me pjerrtësi gati - gati të kokës, sidomos në pjesën e prapme të kokës. Trupin e kanë asimetrikë, të butë dhe elastike, lartësia dhe pesha e tyre është shumë më e vogël se sa te fëmijët me zhvillim normal. Gishtat e dorës mund t`i kthejnë prapa deri në mbështetjen e shpinës së shuplakës të dorës, poashtu është e njëjta edhe me pjesë të tjera të trupit.


Shuplakat e dorës dhe të këmbëve i kanë me plasaritje. Zhvillimi i këtyre fëmijëve është jo i natyrshëm, kanë veti patologjike, të cilat manifestohen me çrregullimin e gjendrave endokrine si dhe lindin me anomali të zemrës.

Veçoritë psikike
  Veçoritë psikike te këta fëmijë paraqiten sipas shkallës të retardimit mentalë, në të cilën gjinden, manifestimi emocional dhe i vullnetit dhe i dëshirës. Te këta fëmijë karakterizohet padisponimi i tyre. Në shikimin e pare janë shumë të kthjellët, të kënaqur, të disponuar. Mirëpo, disponimi i tyre  shumë shpesh ndërrohet në mënyrë të panatyrshme dhe bijnë në gjendjen apatike.

Çrregullimi i vullnetit dhe i dashjes
Çrregullimi i dashjes te këta fëmijë shihet në mos mundësinë për të udhëhequr  me vetveten, me qëndrimet e veta, e, gjithnjë janë në lëvizje, kokëfortësia e tyre është kokëfortësi patologjike. Këta fëmijë nuk reagojnë nga ngacmimet e jashtme, kërkesat nuk i tregojnë, në momente tërhiqen në vetvete, me persona që nuk i kanë në qef nuk flasin ditë dhe muaj.
Grupi i dytë i këtyre fëmijëve bëjnë të kundërtën janë destruktivë. Gjuajnë dhe thejnë çdo gjë që ju vjen në dorë. Me këtë ata paraqesin kënaqësinë patologjike, gjatë lëvizjes gjithmonë mbajnë gjësende në dorë duke sjellë.

Çrregullimi i instikteve (epsheve seksuale)
Çrregullimet e instikteve dhe epsheve te këta fëmijë janë shumë të theksuara për vetëmbajtje. Zhullana, të pangopur për ushqim, hanë shumë pandërpre. Te këta fëmijë epshet seksuale manifestohen në mënyra të ndryshme - anonia pederastia. Fëmijët mongoloidë paraqesin problem ne fushën e edukimit, vërshtërsitë në këtë rast nuk paraqesin vetëm si shkas i retardimit mentalë, por paraqiten si shkas në fushën emocionale dhe dashjes. Edukimi dhe rehabilitimi i këtyre fëmijëve duhet filluar qysh në kohën e hershme te fëmijët në familje për t`i formuar shprehitë higjienike, për të formuar sjellje ndaj familjes dhe rrethit social. Puna edukuese e këtyre fëmijëve kushtëzohet në bazë të aftësive të mbetura të fëmijës. Prandaj duhet shikuar në dallimet individuale të tyre, të cilat dallime janë prezente te këta fëmijë, kujdes i madh i jipet shqisës së të dëgjuarit dhe çrregullimeve emocionale dhe dëshirës. E tërë puna ka karakter edukues – punues, ndërsa rastet e rënda izolohen.


FËMIJËT INFANTILË

 Me fjalën infantilizëm nënkuptojmë pjesërisht ose në tërësi zhvillimin e dobët psikofizik. Kjo rrjedh prej fjalës latine (infans) që do të thotë ngecje në zhvillimin psikofizik. Sipas disa autorëve infantilizëm do të thotë ngecje në zhvillimin e tërë organizmit dhe jetës psikike. Për tërë jetën njeriu (fëmija) mbetet fëmi.

Dobësimi fizik dhe psikik
Dobësimi fizik e psikik është në korelacion me zhvillimin në tërësi, të cilat rregullojnë organet, në vend të parë janë gjëndrat me sekrecion të brendshëm. Këto gjëndra, siç e dimë,                                                                                                                                                                                                                                              bëjnë tajimin e hormoneve në gjak, të cilat kanë ndikim në tërësi të morfogjenezës për ekzistimin dhe formimin e organeve.
Me funksionimin e drejtë të këtyre organeve – gjëndrave me sekrecion të mbrendshëm varet i tërë zhvillimi psikofizik, çrregullimi, një prej këtyre gjëndrave, ndikon negativisht dhe pengon zhvillimin psikofizik, siç është kretenizmi, infantilizmi dhe zhvillimi patulak.

Edukimi i këtyre fëmijëve
 Nëse intelegjencën nuk e kanë të zvogëluar ata fëmijë shkollohen me fëmijë të rregullt, në të kundërtën arsimohen nëpër shkolla speciale, nëse është infantile i përgjithshëm atëhere bëjnë azilin e tyre.
Edukimi i fëmijëve me infantilitet duhet përshtatur sipas veçorisë të infantilitetit. Kjo organizohet dhe korrigjohet nëpërmes punës. Me këtë bëjmë relativisht përmirësimin dhe zbutjen e infanitetit sa është e mundur. Edukimi i këtyre fëmijëve duhet filluar sa më heret në familje, në ushqimin e tyre duhet pasur kujdes të vacantë si dhe kujdesin në higjienën e tyre. Në rast të infalitetit të përgjithshëm, edukimi dhe arsimimi i tyre është i pamundur.


EDUKIMI SPECIFIK I FËMIJËVE ME VONESË NË ZHVILLIMIN MENTAL

Për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me vonesa mentale ka mendime të ndryshme. Ajo manifestohet në mënyra të ndryshme. Vetë fjala me kuptim (mental i pazhvilluar) sipas kësaj bëhen trajtime të ndryshme në lidhje me vetë kuptimin (vonesë në zhvillimin mental). (Pra të përcaktuara aftësite reale të fëmijës për arsimimin e tij në tërësi). Në fund kuptimet e ndryshme për edukimin e këtyre fëmijëve bëhet sipas principeve. Fëmijët me vonesë në zhvillimin mental gabimisht trajtohen si (vonesë mendore) dhe nga kjo vjen kuptimi ngecja në zhvillimin mendor. Kjo shikohet si njëanshmëri e (identifikimit të vonesës mendore). Në bazë të kësaj gabimisht përcaktohen aftësitë e edukimit të këtyre fëmijëve që për momentin janë karakteristike dy mendime të kundërta.
Mendimi i parë: është se këta fëmijë nuk mund të aftësohen për punë.
Mendimi i dytë: thuhet se këta fëmijë mund të aftësohen për punë, nëpërmes enteve edukuese speciale. Këto ngecje mund të zbuten dhe të aftësohen për punë produktive dhe të bëhen të dobishëm për vete dhe për shoqëri.
Nuk ka dyshim, mendimi i dytë është më i drejtë. Mohimi i mundësisë së edukimit të këtyre fëmijëve në tërësi do të thotë mohimi i ekzistimit të aftësive të mbetura te këta fëmijë. Këto aftësi pa mëdyshje ekzistojnë, mirëpo ne nuk duhet shikuar linearisht. Fëmijët me vonesë mentale si dhe fëmijët normalë nuk mund të renditen të gjithë në një kategori, në të kundërten, ata në mesveti dallohen sipas aftësive dhe bëjnë pjesë në kategori të ndryshme. Disa nga këta fëmijë me të vertetë paraqesin paaftsi të plotë për edukim, dhe si të tillë, këta fëmijë, rastet trejet të  rënda, duhet të mbikëqyren me kujdes të  posaçëm. Dallimet individuale të fëmijëve me vonesa në zhvillim mental në masë të madhe janë të dalluara në mes veti, sikur te dallimet në mes fëmijëve me zhvillim normalë. Këto dallime nuk i shikojmë vetëm në shkallë e të vonesës mentale, por edhe në veçori, të cilat veçori kushtëzojnë edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas këtyre dallimeve bëjmë klasifikimin e këtyre fëmijëve si dhe diferencimin e edukimit. Orientimit që i përshtatet vetëm aftësive të vonesës intelektuale, por edhe të gjitha karakteristikave të tjera psikofizike. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve me vonesë mentale shpeshherë indentifikohet me zhvillimin normal të fëmijëve, gjë që është e gabuar.
Fëmijët me vonesë mentale, sipas karakteristikave të veta, shumë kanë dallim prej fëmijëve me zhvillim normal. Pra, është e kuptueshme se edhe edukimi i tyre ka momentet specifike për të cilat duhet bërë llogari. Këtu, para së gjithash vijnë në konsiderim edhe aftësitë psikofizike, të cilat duhet t`i përshtaten shkallës së edukimit, sepse çrregullimet psikofizke paraqesin pengesa serioze në edukimin e tyre. Edukimi nuk mund të mirret në atë mënyrë  si pedagogjia e përgjithshme.
Edukimi i këtyre fëmijëve ka karakter shumë terapeutikë. Ky edukim është i kushtëzuar me diagnostifikimin e drejtë, që përmban një moment specifik në fushën e pedagogjisë speciale. Në bazë të diagnostifikimit varet klasifikmi i fëmijëve me të meta mentale. Pra, si shihet klasifikimi është kusht i parë për edukimin e suksesshëm të këtyre fëmijëve (pa katergorizim s`ka rehabilitim + edukim -arsimim). Gjatë edukimit të këtyre fëmijëve ka disa momente specifike  permanente, bëhet observimi i fëmijëve, shikojmë dhe vërtetojmë diagnozën. Puna korrektuese ka për qëllim largimin e pengesave, duke përdorur teknika specifike, e cila patjetër duhet përshtatur këtyre fëmijëve.


DISA NJOHURI MBI SISTEMIN NERVOR

Sistemi nervor qendror (SNQ) përbëhet në atë cerebrospinale dhe vegjetativ. Sistemi cerebral përbëhet në atë qendror dhe periferik. Sistemin nervor qendror e përbëjnë: truri dhe boshti kurrizor, të cilat nëpërmes të fijeve   të neuroneve përhapen në tërë trupin, sipas tyre ato luajnë rolin e dy funksioneve sensitive dhe motorike, të parët nëpërmes organeve të ndieshmërisë, i bartin nga jashtë kah nervi central, kurse i dyti prej nervit central jashtë në tërë trupin. Truri përbëhet prej cipës (korës) së jashtme të trurit (cerebrum) dhe asaj të brendshëm nën masën e cipës (kores). Korja e trurit luan rolin kryesor të jetës psikike. Sa më tepër bëhet zhvillimi i trurit, aq më tepër bëhet zhvillimi psikik i fëmijës.
Pjesa e brendshme e trurit zhvillohet para pjesës së jashtme të trurit. Pjesët e tij janë në masë trashëguese dhe në momentin e lindjes së fëmijës në masë të madhe e merr funksionin pjesa e jashtme e trurit. Sa më tepër është zhvillimi i trurit, aq më tepër është zhvillimi i fëmijës.
Me lindjen e fëmijës, cipa e kores së trurit të jashtëm e merr rolin kryesor nga masa e nënkores (cipës së brenshme të trurit). Funksioni i cipës së trurit si dhe ajo masa e nenkorës janë ngusht të lidhura njëra me tjetrën, dhe si të tillë, krijojnë punën normale të trurit. SNV rregullon procesin jetësor të organizmit siç janë: bluarja e ushqimit, qarkullimin e gjakut, rregullimin e frymëmarrjes etj. SNQ e përbëjnë dy pjesë ajo centrale dhe periferike. Pjesën e parë e përbëjnë qelizat nervore të trurit me shtyllën e boshtit kurrizor. Kurse pjesën e dytë e përbëjnë qimet dhe nyjet, të cilat janë të përhapura në tërë trupin e sidomos në organet e brendshme. Sistemi vegjetativ është formuar qysh me lindjen e fëmijës. Të dy këto sisteme qendrore dhe vegjetative punojnë së bashku dhe janë të lidhura në mes veti. Çdo reaksion që paraqitet në njërin, paraqitet edhe në tjetrin organ. Sipas Pavllovit, punën e trurit e përbëjnë dy procese. Procesi i shqetësimit dhe procesi i shfrenimit. Këto procese kanë në mes veti marrëdhënie dialektike, ato ndër kohë bijnë në kundërshtim njëri me tjetrin, poashtu paraqesin bashkimin në mes veti, huazojnë dhe profesionalizohen. Cipa e trurit pandërpre funksionon, bën ndërrimin e procesit të shqetësimit dhe të frenimit. Derisa, një pjesë është aktive, kurse pjesa tjetër është pasive. Statistikisht të dy proceset zgjërohen në koren e cipës së trurit dhe përshkojnë pjesët e tjera. Procesi i shqetësimit përhapet shumë shpejt, kurse procesi i frenimit përhapet shumë ngadalë. Në tru gjithmonë ekziston lufta ne mes këtyre dy proceseve. Mirëpo, puna e tyre mbaron e barabartë në mes tyre. Nëse shqetësimi është i madh atëhere është më i rëndë, përkufizimi i organizmit me përmbajtje (frenim). Nganjëherë nevojitet mobilizimi i tërë fuqisë së sistemit nervor për të ardhur deri te baraspesha. Në disa raste, kur paraqiten konflikte në mes trazirave dhe frenimit, janë shumë të forta te fëmijët me neuroza. Kështu që, te ta paraqiten sëmundjet nervore, të cilat sëmundje mund të zgjasin me ditë, muaj dhe disa vite. Në këtë mënyrë, te këta fëmijë paraqiten neurozat funksionale.


NEUROZAT E FËMIJËVE DHE EDUKIMI I TYRE

Me fjalën neruozë kuptojmë gjendjen psikike jonormale të ndonjë personi apo të ndonjë fëmije në fushën emocioanle të dashjes dhe vullnetit. Neurozat mund të jenë të lindura dhe të fituara. Psikopatia dhe neurostenia sipas disa autorëve edhe psikopatia mund të jetë e fituar.
Gjendja neurotike është si shkas i nervave të harxhuara dhe si të tillë paraqiten konkretisht të pabarabartë në mes ngacmimeve dhe reaksioneve. Ngacmimet shqetësojnë neurotikët shumë më tepër se sa ata normalë. Shumë shpejt e harxhojnë sistemin nervor, për atë, ata shumë më shpejt lodhen ne punë se sa të tjerët. Për këtë shkak, te ta paraqiten shumë anomali në fushën emocionale, të cilat anomali ndikojnë negativisht në fushën e intelegjencës dhe jetës psikike.
Neurozat nuk paraqesin në mënyrë direkte shkak të vonesës mentale por ato janë shpesh përcjellës i tyre. Pra, konkretisht, dihet se fëmija me neurozë, apriori nuk mund të llogarsim si fëmijë me vonesë mentale. Në të kundërtën, ata mund të jenë edhe me intelegjencë normale dhe fenomenale. Po ashtu, mund të jenë edhe me vonesë mentale, nuk (din) të nervozohen gjë që është e kundërt. Ky mendim është dhënë në bazë të teorisë së Frojdit (teoria e shtrëngimit), e cila teori te këta fëmijë thuhet se nuk ekziston gjendja neurotike. Në bazë të këtyre koncepcioneve ky tregues më vonesa mentale, është nji numër i konsiderueshëm i fëmijëve neurotikë. Nëse ky koncepcion merret atëherë ajo mendohet te ata fëmijë me vonesa të rendë mentale.


SHKAQET E NEUROZËS

Shkaqet e neurozës mund të jenë të lindura dhe të fituara.
Në të parën bëjnë pjesë infeksionet, intoksikcionet dhe dëmtimet, gjatë graviditetit dhe gjatë lindjes së nënës.
Në të dytën paraqiten sëmundjet e ndryshme te fëmijët siç është mos higjena, kushtet sociale, kushtet e punës, puna e rëndë, ushqimi i dobët, kushtet e vështira jetësore të nënës etj. Pasojat e mëdha të sëmundjes së fëmijës arrijnë edhe nga prindërit e sëmurë prej sifilisit. Sifilisi shkakton çrregullime të ndryshme dhe helmon tërë organizmin e fëmijës, e sidomos SN (sistemin nervor). Nëna shtatzëne me sifilis nuk mund të mbajë fëmijën deri në fund të lindjes, kështu që mbarësimi i ndërprehet me abortus ose lindë fëmijën para kohe të vdekur. Fëmijët e këtyre prindërve janë aq të dobët, sa që nuk mund të jetojnë as një vit. Fëmijët, të cilët jetojnë kohë të gjatë, ata vuajnë nga sëmundjet e të dëgjuarit, e kanë të pamurit e dobët si dhe sëmundje tjera.

a)  Alkoolizmi dhe tuberkulozi i prindërve dhe ndikimi i tyre te fëmijët
Alkoolizmi dhe tuberkulozi mund të jenë shkas i neurozës. Të fëmijët kjo sëmundje në vetvete nuk është përcjellëse e trashëgimisë, mirëpo prej prindërve tuberkularë dhe alkoolistë lindin fëmijë pa imunitet dhe kanë paradispozicion për sëmundje nervore. Toksinet tuberkulare helmojnë frytin e qelizës seksuale të prindërve dhe kështu paraqitet fryti i dobët me çrregullime të sistmit nervor.
Alkooli ndikon në helmimin e tërë organizmit e sidomos helmimin e frytit qelizor. Kështu që, organizmi i ri posa i formuar ka paradispozicion të fëmijës së sëmurë, për atë prindërit duhet t`u ikin marrëdhënieve seksuale në gjendjen e dehur. Gjatë marrëdhënieve seksuale duhet të jetë i disponuar, të jetë në gjendje normale psikofizike dhe i pushuar. Kushtet e nënës shtatzënë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e pasardhësve.
Kushtet jonormale të nënës shtatzënë mund të shkaktojnë paradispozicion për sëmundjen e nervave të pasardhësve. Çrregullimi organik i nënës shtatzënë ndikon negativisht në zhvillimin e frytit (është gjë normale që sëmundjet të përcillen në organizmin e ri). Mirëpo, për fat ndodh që prej nënës së sëmurë të lindin fëmijë të shëndoshë. Kjo mund të shpjegohet sepse placenta e mitrës e ka murin mbrojtës të shëndoshë dhe kështu ruan frytin nga gjërat e dëmshme.

b) Higjiena e nënës gjatë kohës së gravitetit (shtatzënësisë)
 Mbrojtja e higjienës së nënës në kohën e graviditetit është shumë e rendësishme për largimin e sëmundjeve nervore të fëmijës. Në kohen e graviditetit nëna ka nevojë për ajër të pastër, ushqim të mirë e vitaminozë, të bëjë  punë të kufizuar, gjumë të mjaftuëshëm, në shtëpi duhet të ketë atmosferë të mirë. Në kohën e graviditetit nuk duhet përdorur mjete toksike siç është alkooli, duhani si dhe lloje të ndryshme narkotike. Në këtë kohë nëna duhet të ruhet prej efekteve negative, hidhërimeve e streseve të ndryshme sepse edhe këta shkaktojnë neuroza te pasardhësit.

c) Neurozat e fituara
Neurozat e fituara mund të jenë të llojllojshme. Në këto bëjnë pjesë sëmundjet infektive, këto sëmundje mund të dëmtojnë funksionin e sistemit nervor. Pasoja më të rënda lënë meningitisi, meningoencefalistisi, difteria. Kjo e fundit shkakton helmimin e rëndë dhe shkakton komplikime të ndryshme te fëmija. Pas sëmundjes me difteri, te fëmija mund të ndikojë në dëmtimin e indeve nervore që ndikojnë në dobësimin e aftësisë së të shkruarit të drejtë si dhe dobësimin e muskujve të ekstremiteteve të poshtëm që ndikojnë në mbajtjen e ekuilibrit të trupit drejt.

d) Çrregullimi i funksionit të gjëndrave endokrine
Çrregullimi endokrinologjik ndikon negativisht në sistemin nervor dhe shkakton sëmundjen e nervave te fëmijët. Këto shkaktohen për shkak të ndërrimit (sekrecionit) jo të drejtë të materies, kështu që sjellin shumë apo pak intoksikacione (helmime në organizëm). Këta të fundit ndikojnë si shkas të mosbluarjes së ushqimit dhe përpunimit të ushqimit.

e) Çrregullimi vegjetativ i sistemit nervor (ÇVSN)
Çrregullimi vegjetativ i sistemit nervor është ngusht i lidhur me organet e bluarjes dhe përpunimit të ushqimit. Çrregullimi vegjetativ i sistemit nervor shkakton mosqarkullimin normal të gjakut, çrregullimin e frymëmarrjes, ndikon negativisht në tërësi në organizëm ku shkakton neurozë. Për këtë shkak te këta fëmijë është i rritur ritmi i zemrës dhe herë pas here bëhet ndërrimi i ngjyrës së fytyrës së fëmijës, fytyra e tyre skuqet, në momente zbehet.

f) Parazitët e lukthit
 Skrrajat mund të jenë shkas i nervozës. Te këta fëmijë skrrajat në lukth. ushqehen prej lëngjeve të indeve dhe në këtë mënyrë bëjnë tajimin e toksineve të cilët e dëmtojnë organizmin.
Toksinet e këtyre paraziteve janë të ngadalshëm dhe zgjasin shumë kohë te këta fëmijë. Këta parazitë te fëmijët krijojnë pagjakësinë, ata janë të zbehtë, paraqitja e të marrit mend, në të njëjtën kohë paraqitet helmimi i sistemit nervor, dhimbje koke, pagjumësi, nganjiherë edhe shtrëngime (gërq) të trupit. E tërë kjo ndikon negativisht në zhvillimin dhe punën e fëmijës sepse kjo zvogëlon aftësinë psikofizike të fëmijës. 

i) Sëmundjet kronike
Sëmundjet kronike shkaktojnë neurozë. Rritja linfatike e indit adenoid si dhe sëmundje të tjera të fytit dhe të hundës, paraqitja e kokëdhembjes, çrregullimi i gjumit, lodhja e shpesh edhe këta ndikojnë në çrregullimin e nervave të fëmijës. Dhembja e pjesës së përparshme e kokës, siç është migrena, paraqet si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët neurozë. Dhimbja e kokës mund të ndodhë për shkak të mos shikimit të njëjtë të të dy syve (kur me një sy shikon larg e me tjetrin nga afër), kushtet e vështira sociale, ushqimi i dobët, lodhja në punë të tepërt, trazirat, përjetimet ndikojnë në neuroza te fëmijët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora