E shtune, 27.07.2024, 03:13 AM (GMT+1)

Speciale

Zef Ndrecaj: Ne Kujtim te Martireve për Shqipërinë Etnike

E shtune, 13.06.2009, 06:08 PM


Ne Kujtim te Martireve për Shqipërinë Etnike

Nga Zef Ndrecaj

Tashme kur paragjykimet ideologjike dhe censura komuniste u mposht,Shtypi shqiptar ka për detyre  te jep  te dhëna sa me shumë për te gjitha figurat shqiptare te anatemuara nga sistemi qoftë aj komunist qofte aj pushtues Serbo- Sllav. Shkrimet e e tilla do te kontribojn  pa tjetër për krijimin e një historie objektive -  Historisë se lavdishme te popullit Shqiptar.

Ne ketë shkrim me tepër është i përshkruar rajoni i Pejës –Istog -Klinë ku fytyrat eminente te njerëzve qoftë ne oda te burrave, qoftë tubime apo me veprime konkrete kanë vendosur apo kanë marr përgjegjësin për fatin historik te popullit ne ketë ane .Ne ketë shkrim ne veçanti behet fjalë për periudhën ne fillim dhe mbarim te luftës se dytë Botërore.

Kur flitet për rajonin e Pejës duhet te vihet ne pah patjetër puna dhe përkushtimi i Profesorit, Ideologut Ymër Berisha i cili ne ketë rajon ishte epiqendra e koordinimit te te gjitha organizimeve kundër rezhimit qe po vendosej Sllavo- Komunist, dhe njeherit organizimi i popullatës me gjitha potencialet qe kishte për te drejtën e natyrshme Liri dhe Bashkim Kombëtar.

Dihet mirëfilli qe pas prishjes se marrëveshjes se Mukjes (1943)nga  Sllavo Komunistet te udhëhequr nga Dushan Mugosha dhe MIlladin Popoviq dhe ca renegat Shqiptar , Kosovës po i vihej litari ne fyt nga qarqet Komuniste dhe ato Pushtuese Serbo-Sllave. Ideologët e devotshëm shqiptar si Rexhep Mitrovica ,Bedri Pejani,Kol Bib Marku ,Ernest Koliqi e tjerë udhëheqës te Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare tani medoemos duhej te gjenin rrugë për daljen nga kjo zgjedhe robëruese dhe nënshtruese dhe ne bashkëpunim me shumë tjerë si Gjon Sereqin ,Ajet Gurgurin,Adem Gllavicen ,Kol Perubin etj ndërtuan strategjinë e luftës Çlirimtare te Kosovës duke e ndër atë ne katër Zona.

Zona e par Drenicë dhe rrafshi i Dukagjinit do te udhëhiqej nga Ymër Berisha.
Zona e dyte Rrafshi i Kosovës nga Ajet Gurguri.
Zona e trete Anamorav –Dardan nga Gjon Sereqi
Zona e katërt Llap dhe Shalë e Bajgore nga Ahmet Saleci.
 
Ne Zonën e par Drenicë-Rrafsh dukagjinit kjo Lëvizje me te drejt kishte emëruar njeriun me te devotshëm ne qeshtjen Kombëtare  Profesorin , Ushtarakun dhe Ideologun e shumë njohur Ymër Berishën i cili me përkushtim dhe guxim te veçantë deri ne vdekje, lidhi te gjitha hallkat e krijuara ne rrethin duke e kthyer atë ne një luftë Kombëtare.

 Ymër Berisha u linde me 1912  ne Gjurgjuvik te madh te Klinës .Shkollën Fillore e kreu Krumë te Hasit ndërsa atë Normale ne Elbasan ne degën e Histori –Gjeografisë .Ai mbaroi edhe akademinë ushtarake  ne Rom te Italisë. Me ketë përgatitje adekuate vërtet u ve ne piedestal te ideologëve te kohës .Profesori Ymër Berisha fliste shtate  gjuhë te huaja . Ai punoi s Arsimtar ne fshatrat e Krujës,Tropojës,Luksit,Peshkopisë, Lushnjës dhe Beratit.

Me 1941-1945 ai kaloi ne Kosove ku u vendos profesor  i gjimnazit-dhe shkollës Normale „Sami Frashri ne Prishtinë. Dy vite me pas për shkak te ngjarjeve qe zhvilloheshin ai u arratis ne malet e Drenicës dhe ju rrek organizimit te rezistencës se Armatosur kundër Sistemit Serbo-Sllav- Komunist. Ne aftesin e një ushtaraku ky punoi ne krijimin e platformës politike dhe Strategjike për bashkimin e te gjitha trojeve etnike Shqiptare. Bashkëpunimi i tij me i ngushte ne ketë drejtim ne Kosovë ishte me Bernard Llupin (frat Katolik Shqiptar) i ardhur ne shërbim ne Pejë nga Shkodra. Bashkëpunëtor tjerë te ngushte ishin Gjon Serreqi ,Hysni Rudi (Kapiten), Shefqet Shkupi (profesor),Rexhep Krasniqi (nga Babushi), Bedri Pejani (mësues i devotshëm),Haki Taka,Selim Riza, Ibrahim Lutfiu,Kol Parubi,Gjergj Martini etj.

Krah i djathte i profesorit te nderuar pa dyshim qëndronte Heroina Shkodrane e cila deri ne vdekje do te ngrittë çdo gur nga dheu për te forcuar idealin dhe Luftën e Bashkimit Kombëtar qe do te ishte forca ideale për ti mundur Hordhitë Partizano –Çetnike dhe rexhimin Komunist. Marie Shllaku  vepronte ne Shqipëri përkatësisht ne Shkodër e cila mbante takime me njerëz eminent ,qofte nacionalist, apo edhe te Ballit Kombëtar por edhe njerëz me peshë ne qeshtjet Kombëtare. Ajo edhe me pare ishte taku e disa herë me Ymër Berishën dhe qe te dytë se bashku ishin caktuar te mbanin lidhe me nacionalistet dhe luftëtaret  Shqiptar ne Kosove qe ende vepronin ne qeta te pa organizuara. Ky organizim  do te ishte pikërisht vazhdimësi e përpjekjes se Popullit dhe ideologëve qe nga Lidhja e Prizrenit qe përfshinte Bashkimin e te gjitha tokave Shqiptare me nenën Shqipëri.

Ymër Berisha dhe Marie Shllaku kishin punuar dite e net qe atdhetaret Shqiptar nacionalist ti bashkonin ne një  qendër te vetme te koordinuar ku duhej te behej një strategji Kombëtare për luftë. Ketë Ymër Berisha me autoritetin e tij te profesorit ,Ideologut dhe atdhetari te pa lodheshem edhe e arriti .Nga se ne Rajonin e Pejës- Istogut-Klinës dhe Drenicës vepronin dhjetëra Qeta nacionalistësh te prier nga Burra Trima siç ishin Uke Sadku, Fet Ukalla ,Sadik Lutani, Ndue Perlleshi etj, qe siç thotë populli „s,dinin çka ju nxjerr pushka për gryke“. Por mprehtësia e Ymër Berishës kishte ber strategji qe vetëm bashkimi i tyre do te krijonte një forcë qe do ti dridhte themelit pushtetit te hekurt dhe robërues qe po instalohej ne trojet Shqiptare ,veqanerishte atë te Kosovës .

Dihet se Populli Shqiptar gjatë gjithë kohërave te te gjithë pushtuesve kurrë nuk i ndërpreu përpjekjet e veta për Liri dhe bashkim Kombëtar. Ideologët e devotshëm gjithmonë formuan Besëlidhje, Organizata por edhe kuvende qe ti bashkonin forcat për Liri dhe Bashkim Kombëtar.

Pa dyshim  këtu duhet te përmenden :

Besëlidhja e Prizrenit 1887

Kuvendi i gushtit 1880

Kuvendi i Gushtit 1912.

Besëlidhja për mbrojtjen Popullore1919

Besëlidhja e Pejës 1899 – Hagji Zeka

Besëlidhja e Shalës dhe Bajgores 1903 Isa Buletini

Etj.Etj……..

 Kështu ne ketë radhë me plot te drejt radhitet edhe Organizata “Besa Kombëtare “ e formuar nga Ideologu Ymër Berisha tubimi për formimin e se cilës u mbajt me 12 Shtator 1943 ne Pejë.

 Organizata “ Besa Kombëtare” e formuar këtu nga gjithë ideologët u vendos te proklamohet si Lëvizje mbarëkombëtare për lirin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare.

Njeherit ne ketë tubim u paraqit ideja qe edhe Lëvizjet qe vepronin si ajo:Lëvizja e Rezistencës Shqiptare Anti Jugosllave –Komuniste, Lëvizja e Legalitetit- partia e mbretit Zog ne krye me Azem Kupin,Organizata Balli Kombëtar etj qe  me kalimin e Kohës te Shendrrohen ne një trup te vetëm , ku pati ide për Emërtimin e saj, si Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare.

Kuvendi i par i Organizatës “Besa Kombëtare” u mbajt ne Abri te Epërme te Drenicës me 28 mendor 1944 ku Kryetar i saj u Zgjedh Ymër Berisha dhe Sekretar Ismail Ymer Thaqi nga (Zakuti).Ne ballë te veprimeve dhe koordinimeve njeherit u vunë edhe Halim Spahiu,Gjon Serreqi ,Ibrahim Fehmiu , Adem Shala etj.

Kuvendi i dytë i Organizatës “Besa Kombëtare” u mbajt ne Doberdol te Klinës me 4 dhe 5 gushte 1945 ne vendin “ Lluga e Madhe “ te Dan Pjetrit ku muaren pjesë 220 Luftëtar (Pjesëmarrës).

 Por  ne rajonin e Dukagjinit dhe Drenicës Ymër Berisha e shihte si kusht vendimtar unifikimin e gjitha qetave te këtyre anëve nga se sado qe ishte e madhe trimëria e  ideologëve te tyre dhe luftëtareve kryengritës ,ajo ashtu e ndarë as qe do te kishte efekt ndaj pushtuesit dhe qëllimit përfundimtar ,për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare.

Kjo edhe u arrit pas shumë tubimesh , dhe ne fund ne Siqev te Klinës pikërisht ne çelen e Jellovcit me 19 tetor 1945 u vendos te mbahej mbledhje koordinuese e cila do ti bashkoi këto qeta ne një dhe do te bej koordinimin e veprimeve te qetave te kësaj ane, duke i dhen asaj karakterin jo vetëm te një rezistence por te një lufte liridashëse për bashkim Kombëtar. Por agjentet Serbo-Sllav te OZNA se (shërbimi i fshehte informativ Jugosllav) diktoi mbajtjen e këtij tubimi dhe dhe po atë dit Milic, dhe ushtar  nga Brigada e Bokës rrethuan fshatin me një rrethim te hekurt dhe urdhëruan delegatet e Konferencës te dorëzoheshin .Përfaqësuesit e qetave Shqiptare nuk ju përgjigjen urdhrit  me qrast shpërtheu një betejë e ashpër midis tyre dhe milicëve Serbo –Sllav. Ne ketë Betejë mbeten te vrarë 33 luftëtar Shqiptar dhe 18 Milic Serb si dhe dhjetëra te plagosur ne te dy anët.

Ne ketë Betejë  te ballë për balletë edhe pse nga armatimi i pabarabartë ,dhe luftëtaret u gjinden ne pusi ranë dëshmor: Sadik Lutani, Met Dini, Selim Coli, Smail Hajdari, Rexhep Ademi, Pjeter Toma (truproje e Marie Shllakut), Zef Sokoli me djalë (Markun),Ali Zeqiri, Zek Jetullahu, Muj Ahmeti, Tafil Uqka etj. Kjo Brigadë njeherit beri hakmarrje dhe masakër mbi banoret duke e len Jellovcin me  gjashte te vrarë mizorisht te ngulur  ne huj gardhi dhe bajoneta, duke ju kthyer Siqeves edhe me tete te vrarë.

Ne ketë betejë u Plagos edhe Marie Shllaku e cila megjithatë si luaneshë luftoi me pushke ne dorë mbi bishat çetnike dhe se bashku me Musli Hotin shpërthyen  rrethimin por me pas pasi u strehua, tradhtisht u diktua dhe ra ne duar te forcave Sllavo Çetnike, qe me pas edhe u ekzekutua .Luftëtaret qe dualen nga ky rrethim i hekurt ne përpikëri zbatuan dhe vazhduan Luftën dhe  qëndrimet e Organizatës „ Besa Kombëtare“ . Ata muaren pjesë masivishte ne Luftën e Drenicës te Udhëhequr nga Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.

Pas shkatërrimit po thuaj te këtij grupi nacionalist mjafte te madh ne Peje vepronte edhe grupi nacionalist i drejtuar nga imzot Bernard Lupi dhe Hysen Rudi te cilit po ashtu ju zu pusia dhe qe te dy ti zen rob dhe pas dënimit te rend me urdhër te renegatit Ali Shukria u ekzekutuan.

Lista e ideologëve dhe luftëtareve Shqiptar jo vetëm ne rajonin e Pejës por te Kosovës ne përgjithësi është shumë e madhe  por pothuaj e pamundur ti prefshim te gjithë , ne pamundësi te njohjes dhe koordinimit te te gjitha te dhënave , e jap atë qe me tepër nihet ne rajonin e Pejës dhe qe kanë pas kontakte te drejtpërdrejta me Organizatën „Besa Kombëtare“ dhe luftën e luftëtareve nacionalist ne ketë ane. Njiherit lus bashklexuesit qe te Plotëson ketë listë dhe para Popullit ton te kemi te dhëna se me Objektive dhe te vërteta qe do te shënoi një Histori Kombëtare. Lus ne mirëkuptim për ndonjë te dhen qe mund te jetë jo e verifikuar sa duhet ,apo ndonjë shtrembërim i vendlindjes, apo mos përfshirje e ndonjë pjesëtari te merret pa keqkuptime , pa dashje nga se asnjëherë dhe për asnjë moment nuk dëshiroi te minimizoi kontributin e asnjë individi për Liri.

Ne veçanti Lus Hajriz Demakun si pishtar dhe pjesëmarrës i vet kësaj lufte për mirëkuptim nga se e vetmja ajo qe dëshiroja ishte Përkujtimi i këtyre dëshmorëve dhe përpjekjeve për Liri Kombëtare. Mendoi se ne atë kohë aq te koklavitur , te asaj lufte edhe vëlla vrasëse është mjaft e vështir te japish dhe ndash te vërteten sa ma Objektive. Prandaj këtu përputhet plotësisht thenja „ se ne te rinjet (shkolluarit) historinë e mbajmë ne Libra ndërsa te vjetrit siç është Hajriz Demaku atë e mbajnë ne Supe, sepse ai ishte dhe do te mbetet Hero ,tani i gjallë i kësaj lufte aq te dhimbshme por edhe krenare.

Lista e Ideologëve te Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.

Ymër Berisha (Gjurgjevik- Klinë) u vra me 11 korrik 1946 ne Hereq te Gjakovës,

Marie Shllaku (Shkodër)    ekzekutuar nga Komunistet Serbo-Çetnik, Palë Lumnezi    (Shkodër).

Nga Rajoni i Klinës : Ymër Berisha (Gjurgjuvik), Ndu Perlleshi (Jagod –Klinë), Zef Perlleshi   (Jagod –Klinë,Nrec Nikolla  (Kline), Shaban Dema (Stup-Klinë), Feriz Boja     (Kerrnic –Klinë),Zef Sokoli me te birin Markun (Jagod-Klinë),Llesh Gjoni dhe Pjeter Jaku  (Zllakuqan-Klinë) ekzekutuar mizorisht ne Kullën e Popit Istog nga Serbo-çetniket, Pjeter Toma (Doberdol-Klinë) ,Shaban Sadiku (Gjurgjevik –Klinë),Pren Lasku(Zllakuqan-Kline), Martin Tuqi (Zllakuqan –Kline),Zef Kola (Budisals –Klinë).

Nga Rajoni i Gjakovës : Met Hasani , Ali Vokshi,Ded Hajdari,Ndue Qetanga, Prek Marjakaj, Mark Preni, Palë Marku etj.  

Nga  rajoni Prizrenit : Tom Giini ,Lazer Berisha,Hysen Kabashi,Njazi Alishana,Kapiten Ali Riza, Hajdar Maloku,Riza Goga,Hamdi Jashari,Haxhi Krasniqi,Qazim Avdia,Ahmet Hajdini, Nrec  Lleshi   etj.

Nga Rajoni i Pejës: Hysen Rudi, Pater Bernard Lupi, Pater Lorenc Mazreku   Fete Ukalla, Dem Hajdini, Jahir Sylejmani, etj.

Nga Rajoni i Mitrovicës dhe Bajgores: Ukshin Kovaqica,Bislim Bajgora,Ali Riza,Isuf Buletini  ,Adem Voca, Ahmet Selaci  etj.

Nga Rajoni i Istogut : Tal Kurteshi ,Bajram Rama, Fazli Syla,Zhuj Haliti,Zenun Blakaj(Kovraga),Nezir Januzi, Rrustem Kada (Lubozhd), Rrustem dhe Uke Rugova (Cerrc),Rexhep Hoti (Resnik),Ali Xhem Shatri (Tamoc), Fane Elezi (e vetmja femër nga Prekalla , e pushkatuar),Syl dhe Brahim Ahmeti, Bajram Met Graboci (Saradran),Bajram Sali Gashi,Rrustem  Nimani njeherit anëtar i Nacionaldemokrates Shqiptare ,etj.

Nga Vushtrria dhe Rajoni: Aziz Zhilivoca, Osman  Bunjaku ,Shaban Bunjaku  (Vuqiterrn)

Nga Drenica : Sadik Lutani, Sherif Terstena ,Shaban Polluzha, Mehmet Gradica 

Nga Rajoni i Rahovecit: Mehmet Aga (Nga Rashkoci) ,Mustaf Ibishaj,Uke Sadiku ,Qazim Bajraktari   etj.

Nga Rajoni i Kaçanikut : Din Hoxha ,Sahit Terezia ,Arif Draqoma, Qazim Sefedini , Hysen  Terpeza, Avdi Dula etj.

Nga Rajoni i Ferizajt  :    Riza Qoga ,Qazim Avdia  etj. 

Nga Kamenica : Syl Zarinica ,Muharrem  Fejza  etj.

Nga Rajoni i Gjilanit –Karadakut : Bislim Shyt Marefci ,Hasan Remniku,Ajet Kosavica, Ali Stanofci ,Mulla Idrizi   (Nga Karadaku i Gjilanit)

Nga Rugova (e Pejës) : Riza Ymeri , Zhukë Haxhia, Sali Rama      etj.

Nga Rajoni i Prishtinës : Ajet Gurguri, Kadri Beba ,Sali Beba,Nez Bujana ,Azem Bellacevci

Islam Damaneku,Shemsi Haziri,Muzli Dumoshi,Hakif Bajrami etj.  

Nga Llapi : Bahtir Dupica ,Uke Ahmeti, Isuf Dubova  etj.

Burimi Objektiv i këtyre te dhënave është marr nga shumë shkrime qofte  ato me vëllime te mëdha mbi  Drenicën, apo monografi te ndryshme  mbi Uke Sadikun, Ndu Perlleshin, Pjeter Jakun, Gjon Lleshin por edhe Burime revistash si Iliria-Detroit, dhe burime Interneti.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora