Speciale
Arben Llalla: Botimet e para në gjuhën shqipe të Dhiatës së Re 1824, 1827, 1858
E hene, 20.07.2009, 09:55 PM
BOTIMET E PARA NË GJUHËN SHQIPE TË DHIATËS SË RE 1824, 1827, 1858
Nga Arben LLALLA
Në historinë e letërsisë shqiptare shumë pak shkruhet për kontributin e shqiptarëve të Greqisë që grekët i thërrasin Arvanitas në drejtim në fushën e letërsisë. Aty thuhet vetëm për kontributin e Anastas Kulluriotit dhe Panajot Kupitorit, por edhe për këta dy figura të shquara flitet shumë pak. Kjo ndoshta sepse studiuesit që kanë përpiluar këtë libër nuk kanë patur mundësinë për të kërkuar nëpër arkivat greke që ende zyrtarisht nuk janë hapur për studiuesit e vërtetë që merren me çështjen shqiptare. Nga gjurmimet e viteve të fundit janë gjetur shumë gazeta, broshura, libra të cilat janë shkruar në fillim të shek.XIX në gjuhën shqipe, por me shkronja greke. Shumë nga këto materiale me vlera për gjuhën shqipe nuk janë bërë ende të njohura për lexuesin shqiptare dhe mendoj që ka ardhur koha që të dalin në dritë duke mos i lënë nëpër bodrumet e ndonjë biblioteke shqiptare dhe të huaj duke i mbuluar pluhuri i harresës. Nëpër shumë biblioteka në Greqi gjenden libra për shqiptarët, historinë dhe gjuhën të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja greke. Kjo tregon se shqipja e folur dhe e shkruar kishte një shtrirje të gjerë në Greqinë e shek.XIX deri në fillim të shek.XX, kur edhe fillon propaganda ekstremiste frontale për të sulmuar çdo gjë shqiptare në Greqi. Kështu, strukturat e shtetit grek filluan konservimin e librave që flitnin për krenarinë shqiptare. Këto libra mbetën me vite të tëra pa u publikuar, pa u studiuar duke krijuar një boshllëk të madh për letërsinë dhe shkrimin shqip në Greqi.
Një ndër këto libra është DHIATA E RE e botuar në vitin 1824 në gjuhën shqipe të përgatitur nga Dr.Vangjel Meksi. Bëhet fjalë vetëm për pjesën e Shën Mateut. Dhiata e Re botim i vitit 1824 është ndoshta botimi i parë në gjuhën shqipe. Ajo përbëhet nga 188 faqe të shkruara në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe me shkronja greke. Dhiata e Re më 1827 do të ribotohej e plotë në kujdesin e Kryepeshkopit të ishullit të Eubesë Grigor Gjirokastritit. Ishulli i Eubesë banohet ende sot nga një shumicë popullsi greke me origjinë shqiptare ose siç thirren nga grekët arvanitas.
Dhiatën e Re, botim i vitit 1827, në Korfuz e përktheu dr.Vangjel Meksi(1770-1823) i cili ishte mjek i Ali Pash Tepelenës. Vangjel Meksi kishte lindur në Labovë të Gjirokastrës, mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes ndërsa shkollën e mesme në Janinë për të vazhduar studimet universitare për mjekësi në Napoli të Italisë. Dashuria për gjuhën shqipe e shtynë mjekun Meksi të bënte përpjekje për botime të librave në gjuhën shqipe gjë që në ato vite ishte shumë e vështirë, por të nevojshëm. Në vitin 1821 me porosi të Shoqërisë Biblike londineze (Protestante), shqipëroi Dhiatën e re, pas dy vitesh përkthyesi Vangjel Meksi do të vdiste duke mbetur puna e pa përfunduar. Pas disa vitesh më 1827 do të ishte një shqiptar tjetër që shërbente në kishën ortodokse greke në Eube, Kryepeshkop Grigori që do të kujdesej për botim e Dhiatës së Re të përkthyer nga laboviti Vangjel Meksi. Ky libër fetar i botuar në vitin 1827 në Korfuz më shumë do tu shërbente shqiptarëve për të lexuar në gjuhën shqipe se sa afrimin e tyre me kishën kristiane. Duke patur parasysh se në fillim të shek.XIX filloji lëvizja letrare shqiptare që njihet në histori si periudha e Rilindjes Kombëtare.
Dhiata e re e 1827 është në dy gjuhë greqisht dhe shqip me shkronja greke, shkronja që ende sot i përdorin arvanitasit në Greqi kur botojnë revista dhe librat e tyre për të ruajtur gjuhën e të parëve. Ky libër ka 839 faqe numër rendor dhe për botimet e kohës kemi të bëjmë me një libër voluminozë. Shumë studiues pretendojnë që Dhiata e Re e botuar në Korfuz në vitin 1827 është botuar në dy vëllime sipas kërkesës të Kryepeshkop Grigorit, por gabojnë sepse unë këtë libër e kam gjetur vetëm në një vëllim të plotë, pra me 839 faqe i ndarë në dy pjesë. Ndërsa në vitit 1858 u botua vetëm pjesa e parë, të paktën deri më sot kam gjetur vetëm këtë pjesë të ribotuar në Athinë. Këtë e them me bindje të plotë sepse kopjen e këtij botimi shkruhet qartë në faqen e parë se bëhet fjalë për pjesën e parë që përbëhet prej 375.
Në Dhiatën e Re të botuar në Korfuz më 1827 në faqen 374 mbaron pjesa e parë dhe fillon pjesa e dy e librit. Pjesa e parë siç e thamë më lart u ribotua më 1858 në Athinë.
Por përse dr.Vangjel Meksi dhe Kryepeshkop Grigori punuan dhe u kujdesën në fillim të viteve 1820 për botimin e një libri fetar Kristian në gjuhën shqipe? Kur dihet në ato vite bëhej luftë për mbijetesë si komb dhe për shqiptarët pak rëndësi kishte feja për ta.
Mund të thuhet lirisht se dr. Meksi dhe Kryepeshkop Grigori nuk u kujdesën për botimin e Dhiatës së re në gjuhën shqipe për të holla, as se e kishin detyrë fetare, por dashuria për gjuhën amtare shqipe. Në këtë mënyrë ata jepnin kontributin e tyre që shqipja të mos vdiste, të mos asimiloheshin shqiptarët e Greqisë. Ata ishin të vetëdijshëm në ato vite se puna që po bënin ishte me rreziqe të mëdha për vetë faktin se grekët bënin çmos për asimilimin e ortodoksëve shqiptar. Një luftë që edhe sot nuk është ndalur, por vazhdon me forma të ndryshme.
Pas 45 vitesh gjuhëtari Kostandin Kristoforidhi në vitin 1872 do të botonte në gjuhën shqipe me shkronja latine DHIATËN E RE në dialektin e gegërishtes në Stamboll(Kostandinopojë). Një botim shumë i përsosur dhe i kuptueshëm për lexuesit. Puna e Kostandin Kristoforidhit në botim e Dhiatës së Re të vitit 1872 është e lavdërueshme sepse edhe pse ai kishte studiuar në bankat e shkollës greke dhe i përkiste gjeneratës të cilët e shkruanin gjuhën shqipe me shkronja greke ai me një punë të madhe na solli një vepër të shkruar shqip me shkronja latine duke e tërhequr vëmendjen se gjuha shqipe duhet të shkruhet vetëm me shkronja latine.
Ne nuk duhet ta shohim sot botimet e Dhiatës së Re dhe librat e tjera fetarë të botuar në shek.XIX në gjuhën shqipe si vepra fetare, por si libra me vlera të larta gjuhësore dhe historike sepse ato libra bënin të mundur që besimtarët të lexonin lutjet në gjuhën amtare. Ato libra fetar kanë ndihmuar sado pak në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe nxitur më tej edhe botime të mirëfillta letrare duke e mbaruar misionin e tyre në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908 dhe në themelimin kishës e Autoqefalisë ortodokse shqiptare në vitin 1922.

Faqja e parë e Dhiatës së Re, botim i vitit 1824, Korfuz. |
Faqja e fundit e Dhiatës së Re, botim i vitit 1824, Korfuz. |
Dhiata e Re, botim 1827, Korfuz. |
Faqja ku mbaron pjesa e parë e Dhiatës të 1827, dhe fillon pjesa e dytë. |
Faqja e fundit e Dhiatës, botim e vitit 1827, e cila u botua në kujdesin e Kryepeshkop Grigor Gjirokastritit |
DHIATA E RE, botim i vitit 1858, Athinë, e cila u botua vetëm pjesa e parë e DHIATËS, botim i vitit 1827, Korfuz. |
Faqja e fundit e DHIATËS, botim e vitit 1858, Athinë. Kjo Dhiatë u botua vetëm pjesa e pare e Dhiatës të 1827. |
Dhiata e Re e përgatitur nga Kostandin Kristoforidhi, botim 1872, Kosandinopojë |
Faqja e fundit e Dhiatës së Re, botim 1872, Kostandinopojë |
Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Papuçiu: Petrika Grosi dhe kultura shqiptare
Çerkin Bytyçi: Në Hoçë të Qytetit, fshat në afërsi të Prizrenit
Fritz Radovani: Vrasja e At Lekë Lulit: Rastësi apo trathti?
Vangjush Saro: Shënime për Korçën (II)
Alfred Papuçiu: Rreth librit të Prof. Dr. Ksenofon Krisafi me titull “Në kërkim të arit”
Intervistë: Flet ish ushtari i lirisë i Luftës së Dytë Botërore, Hajriz Demaku
Vangjush Saro: Shënime për Korçën (I)
Avzi Mustafa: Kongresi i Dibrës – refleksion i Kongresit të Manastirit
Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (V)
Gjon Frani Ivezaj: Mbijetesa, dëshmi e lavdisë shqiptare ndër shekuj
Shevki Sh. Voca: Me rastin e 233 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës
Nexhmije Mehmetaj: Një vështrim mbi të folmen shqipe në Zvicër (+ Paraqitje nga Alfred Papuçiu)
Arben Llalla: Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi, në veçanti atij shqiptar
Alfred Papuçiu: Pershtypje nga Shqiperia ne prag te zgjedhjeve, te nje gazetari ne Diaspore
Speciale: Alfred Papuçiu
Arben Llalla: Thimi Mitko dhe Shoqëria “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt
Skënder R. Hoxha: Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921
Dhurata Hamzai: Disidenti Arshi Pipa rehabiliton Ministrinë e Kulturës
Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)
Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… !