Speciale » Mustafa
Avzi Mustafa: Kongresi i Dibrës – refleksion i Kongresit të Manastirit
E marte, 07.07.2009, 06:22 PM
Kongresi i Dibrës – refleksion i Kongresit të Manastirit
Nga Prof. dr. Avzi Mustafa
100-vjet nga Kongresi i Dibrës
Kongresi i Dibrës, siç dihet, u organizua nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” me një qëllim se gjoja shqiptarët e besimit mysliman nuk janë dakord me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Kërkesa e shqiptarëve për autonomi administrative të Shqipërisë me një qeveri shqiptare, me gjuhë, shkollë, kishë e xhami në gjuhën shqipe ishin kërkesat më të arsyeshme të orientuara në rrugën drejt realizimit të tyre. Lidhja e Prizrenit si dhe Kongresi i Manastirit ishin ngjarjet më vendimtare të popullit shqiptar, që i dhanë hov të madh lëvizjes sonë kombëtare në përgjithësi dhe përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. Gjuha dhe arsimi, si një nga faktorët e vetëdijesimit dhe mbijetimit të shqiptarëve, u pritën dhe u miratuan nga gjithë populli ynë, pa marrë parasysh krahinën ose besimin fetar, gjë që shënonte një hap drejt unitetit dhe luftës për çlirim kombëtar.
Kërkesa kryesore e shqiptarëve ishte që gjuha shqipe të mësohej lirisht dhe në këtë gjuhë të hapen shkolla e të shkruhen libra e gazeta. Xhonturqit, edhe pse në fillim u zotuan se disa të drejta do t’ua njohin shqiptarëve, ata megjithatë filluan ta përdorin dhe ta realizojnë thënien e vjetër latine “përçaj dhe sundo”. Ata kërkonin t’i vënë në shërbim fanatikët fetarë, merimangat dhe satrapët e ndryshëm shqiptarë që ashtu të pengonin çdo gjë që ishte shqiptare. Xhonturqit dëshironin që shqiptarët nëpërmjet fesë ta përçajnë kombin. Çdo gjë që ishte shqiptare dhe e ruajtur ndër shekuj ata mundoheshin ta zhduknin dhe ta zëvendësonin me të huajën. Këtë e shohim menjëherë pas 7 muajve kur filloi fushata e egër kundër alfabetit të përbashkët të aprovuar në Manastir. Siç e dimë, alfabeti e shpejtoi hapjen e shkollave shqipe që dita-ditës po hapeshin si në qytete, ashtu edhe nëpër fshatra.
Kur fushata e xhonturqve provokohej me mitingje të përkrahur edhe nga elementët fanatike të disave hoxhallarëve e njerëzve që mbanin poste të larta në pushtet, merrej vesh se qëllimi kryesor i tyre ishte të përçaheshin shqiptarët. Në këto kohë u angazhuan edhe disa misionarë, si dhe studentë dhe intelektualë të këtyre viseve, të cilët erdhën në viset shqiptare për të propaganduar në letrën e fesë islame, duke trumbetuar se shqiptarët duhej të shkruanin me alfabetin e Kuranit “se germat latine janë germa kaurësh dhe se me ato nuk shkohet në Qabe”.
Qëndrimi armiqësor ishte përcaktuar aq mirë, saqë në shërbim të tyre ishin vënë edhe disa aleatë të xhonturqve, siç ishte kisha ortodokse, si vegël e patrikanës greke, që ta përdorin alfabetin grek si më i përshtatshmi për gjuhën shqipe. Siç mësojmë nga shtypi i kohës, nga gazeta “Rrufeja” që dilte në Egjipt, mund të shohim edhe mendime të çoroditura si: “se gjuha shqipe duhej të shkruhej me alfabetin grek, me pretekstin se me grekët jemi kushërinj”.
Problemi i alfabetit nuk ishte thjesht problem grafie, por alfabeti ishte një problem politik, prapa të cilit fshihej diçka e madhe. Këtë “të madhe” e shohin në shpërthimin e reaksionit xhonturq dhe acarimit të marrëdhënieve shqiptaro-turke. Nga lajmet që vinin ose, për ta kuptuar më mirë atë që dëshironin, këtë e shohim në mendimin e ministrit xhonturk të Punëve të Brendshme të Perandorisë, i cili deklaronte “Shqipëri nuk ka! Ka vetëm provincë turke”.
Xhonturqit synonin ta imponojnë alfabetin turko-arab duke thënë se në Kongresin e Manastirit u bë një “jangllësh olldi” me shkronjat kaure, por kjo nuk u shkoi për dore, sepse çështja e shkronjave shqipe kishte marrë fund në manastire. Prandaj kjo filloi t’i thellojë edhe më tepër marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve të rinj. Pushteti gati çdo ditë po jepte urdhëresa të ndryshme dhe bënte trysni të paparë mbi shqiptarët, bile edhe vrasje, burgime, internime e çka mos për të hequr dorë nga shkronjat latine dhe për t’i zëvendësuar ato me shkronjat turko-arabe.
Në këtë punë ata e përdorën taktikën e ashtuquajtur “gjuaj e fshih dorën”. Problemin e grafisë ato e paraqitnin si çështje të shqiptarëve, si iniciativë të vetë shqiptarëve, e sidomos të shqiptarëve të besimit mysliman se gjoja ata vetë i kërkonin germat turke. Këtë e shohim shumë qartë kur Klubi i Korçës “Dituria” kërkoi nga Klubi i Manastirit si të veprojë në raste të këtilla. Përgjigja ishte kjo :”Askush nuk duhet të guxojë të na ndalojë të çelim shkolla e ta mësojmë gjuhën tonë..... Kundër tradhtarëve duhet të luftojmë me penë, por edhe me anë të armëve”
Të bindur se nëpërmjet xhemijetit shqiptarët e besimit mysliman duan dhe do t’i mbrojnë shkronjat turke-arabe, në përvjetorin e parë të shpalljes së Kushtetutës Turke, përkatësisht më 23 korrik pikërisht më 23-29 korrik 1909, nën patronazhin e Klubit të Dibrës “Bashkimi” u organizua Kongresi i Dibrës.
Kongresi i Dibrës, siç dihet, u organizua nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” me një qëllim se gjoja shqiptarët e besimit mysliman nuk janë dakord me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Një nga veprimet për ta penguar përhapjen e shkollës shqipe pas Kongresit të abe-së ishte propaganda e përdorimit të shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin turko-arab. Pas propagandës që e përdorën kudo si nëpër xhami e tubime, ashtu edhe me frikësime duke përdor lloj-lloj metodash, ata kërkonin të organizojnë një lëvizje të madhe që do ta luftonte shkrimin, shkollën shqipe dhe çlirimin kombëtar. Nga njëra anë kërkonte të thellohej përçarja ndërmjet shqiptarëve, kurse nga ana tjetër synonte që këtë ta paraqesin para opinion botëror si shprehje të pajtimit të shqiptarëve me Komitetin e Xhonturqve.
Në Kongres morën pjesë 325 delegatë nga të gjitha qytetet e vilajeteve shqiptare dhe nga ta gjitha besimet fetare, si: të krishterë, ortodoksë e katolikë, hoxhallarë e shehlerë, por këtu morën pjesë edhe 15 serbë dhe maqedonas në krye me Glisha Elezoviqin, 15 grekë në krye me Todorçe Naumin, nga Bullgaria mori pjesë Ilo Dimashov, ndërsa në Kongres morën pjesë edhe Bellomaçe – vlleh (revizor i shkollave), Pop Apostolli – serb nga Kosova etj.
Politika e çoroditur e xhonturqve ndaj shqiptarëve, përkatësisht ndaj Kongresit të Dibrës, u pa menjëherë me miratimin e rendit të ditës ku ishin paraparë 4 pika që duhej të pranoheshin pa asnjë diskutim. Kjo do të thoshte se nëse pranohej kjo, me këtë kuptohej se shqiptarët janë dakord me doktrinën e “osmanizmit”. Megjithatë kjo nuk ndodhi, sepse patriotët shqiptarë me këmbëngulje kërkonin që pikat e rendit të ditës jo vetëm të diskutoheshin e të bëheshin ndryshime, por edhe plotësohen me kërkesat që kishin karakter kombëtar.
Shqiptarët me të parë dhe me të dëgjuar se ku ishte qëllimi i të gjithëve atyre që e përkrahnin Perandorinë, si dhe i fanatikëve dhe puthadorëve të pushtetit, ndërmjet delegatëve zhvilluan diskutime të ashpra rreth rendit të ditës dhe pikave të hartuara nga xhonturqit, që shpeshherë solli debate të ashpra dhe me ndërprerje, e herë-herë edhe me ngritje të gjakrave. Por, falë zgjuarsisë së kryetarit të Kongresit, Vehbi Dibra, arriti të qetësohet gjendja. Nga qëndresa e patriotëve, por edhe pritja bujare e vetë dibranëve, xhonturqit dhe ata që e mbështetin doktrinën e osmanizmit, e diktuan se punët nuk do të shkonin ashtu si i kishin planifikuar. Me rastin e vdekjes nga një sulm në zemër të deputetit dibran Isamil Beut, kërkuan që Kongresi të anulohet. Ndonëse kjo nuk ndodhi, varrimi i këtij deputeti u bë në mënyrë madhështore.
Kongresi zgjodhi një komision me nga 8 përfaqësues të përfshirë në pesë vilajete, që me disa shtesa u arrit në numrin 45 veta. Brenda vetë komisionit kishte gjithashtu mosmarrëveshje edhe ndaj programit. Patriotët shqiptarë, në një seancë të fshehtë në konakun e Teqesë së baba Shabanit e bënë listën e kërkesave që ishin të karakterit ekonomik, administrativ dhe arsimor-kulturor, të cilën xhonturqit ishin të detyruar ta pranonin, qoftë edhe për sy e faqe. Megjithatë manovrat e xhonturqve ishin përcaktuar shumë qartë dhe, duke e shfrytëzuar fanatizmin fetar dhe papambeturinë e shqiptarëve, ata orvateshin t’i përçajnë shqiptarët.
Polemikat dhe diskutimet rreth përdorimit të alfabeteve shqiptarët i ndanë në dy taborë. Në njërin tabor rrinte Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj., që kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siç u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe”.
Në taborin tjetër me plot krenari qëndronin: Qenan Manastiri, Gani Frashëri, Abdyl Ypi, Seid Aga, Murat Agë Gjakova, Isuf beu, Ibrahim Daci e tjerë..
Ibrahim Daci tha: “Pleqtë që ndodheshin në mbledhje nuk përfaqësojnë dëshirën e popullit, vullnetin e Dibrës dhe shtoi se vegjëlia që kishte ardhur tufë-tufë, do të thotë se në Dibër nuk do të mësohet kurrë alfabet tjetër, përveç alfabetit kombëtar”. Ndërkaq Gani Frashëri tha: “Me alfabetin arab shkruhet në Afganistan, Sumatra etj. A e di Bedri Efendiu se në çfarë shkalle kulturore ndodhet popullsia e këtyre vendeve“.
Pas 5 ditëve diskutime Kongresi e miratoi programin prej 17 pikash, ku sa i përket alfabetit dhe shkollës mori vendim që “ky të lihej në pëlqimin e vetë popullatës së çdo krahine” – le të përdoren ata shkronja që i do populli, d.m.th. se mund të përdoret edhe alfabeti turko-arab.
Pastaj xhonturqit filluan ta propagandonin vetëm atë pjesë të vendimeve që u interesonte atyre – që alfabeti sipas dëshirës donte të thoshte vetëm ai arab. Pas kësaj në territoret shqiptare ose, siç e quanin ata Arnautllëk, nga ana e xhonturqve do të fillojë një luftë e pakompromistë, sidomos pas mbajtjes së Kongresit të Dibrës, duke i shfrytëzuar të gjitha metodat, si ato: misionare, mediale, propaganduese, autoritative, intelektuale, represive etj. Në bazë të hulumtimeve që i ka bërë dr. Hasan Kaleshi, shohin qartë se si deputetët e disa qyteteve, si ai Elbasanit - Aliu, i Shkupit - Said Idrizi, i Manastirit - Mehmed Vasvi, i Dibrës - Hasan Dosti, si dhe disa deputetë të krahinave të tjera, shihet se ata e kanë nënshkruar mesazhin ku ndalohet përdorimi i alfabetit perëndimor. Po kështu në gazetën “Tanin” nga i njëjti autor ishte botuar një Manifest i Ulemasë Shqiptare në Stamboll ku thuhet: ”T’u qenë se populli fisnik shqiptar është osmanli dhe mysliman. ekzistojnë obligime fetare dhe kombëtare që germat e arabishtes t’i skalisë në kokë. Ne e shpallim vendimin e marrë se e pranojmë alfabetin arab për ta shkruar gjuhën tonë....” Këtë deklaratë e kanë nënshkruar intelektualët dhe profesorët e Medresesë së Fatihut, ndër të cilët janë edhe emrat e profesorëve nga qytetet e Maqedonisë së sotme: Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi (Voka), profesori i Medresesë së Fatihut - Ismail Haki nga Tetova, Hafiz Rexhoi nga Prilepi, Musa Qazimi nga Dibra, Arif Hikmeti nga Kumanova, Inspektori i Përgjithshëm për Maqedoninë Hysen Hilmi Pasha, Abdylhakim Hikmeti nga Gostivari etj.
Pasi ndodhën të gjithë këto, pasuan edhe burgosje dhe internime të shumta, por synimeve armiqësore të xhonturqve, krahas mintigjeve dhe bojkoteve të ndryshme, populli shqiptar do t’u japë përgjigje në një kongres tjetër me të vërtetë kombëtar – në Kongresin e Elbasanit, që i zhvilloi punimet me 2-9 shtator 1909, një muaj pas Kongresit të Dibrës.
Autori është ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin shtetëror të Skupit “Kirili dhe Metodi”

Komentoni