E marte, 15.10.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Speciale

Baki Ymeri: Arnautët e Rumanisë në shërbim të besnikërisë

E marte, 11.08.2009, 09:50 PM


Arnautët e Rumanisë në shërbim të besnikërisë
 
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Duke studjuar karakterin e kombit shqiptar, Petrika Thëngjilli konstaton se guximi, shkathtësia dhe trimëria janë pjesë përbërëse e psikologjisë sonë. Shqiptarët sipas kronistëve osmanë janë “njerëz që kishin për fe kryengritjen”, “trima e guximtarë, njerëz të fortë si çeliku. Edhe luftëtari më i dobët është nga më trimat e fushës: tamam sikur të ishte kalorës i hipur në kalin legjendar. Ata janë të famshëm në të gjithë botën për guximin e trimërinë e tyre” (“Shqiptarët dhe trojet e tyre”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1982, f. 331). I vetmi popull në botë që këndon për trimëri në zemër të Ballkanit, janë shqiptarët e Kosovës, siç këndonin dakasit, 200 vjet para Krishtit. Trimëria ishte karakteristikë elementare e dakasve të lashtë, paraardhësve të popullit rumun. Në betejat e tyre kundër pushtuesit romak shquhen dy emra që ta përkujtojnë onomastikën e lashtë trako/ilire, alias rumuno/shqiptare: Burebista dhe Decebali. Emri i të parit ta përkujton trimin, burrin që  u prin ushtarëve, ndërsa i dyti s’ishte kush tjetër veçse Daka që qëndronte në ballë të ushtarëve. Është një e shkuar e lavdishme dhe ende e pandriçuar që dëshmon se në brigjet e Moravë shtrihej kufiri rumuno/shqiptar, dhe se në trojet e Timokut e Dardanisë, dardanët dhe dakasit kanë jetuar dhe kanë luftuar së bashku. Ku janë shqiptarët e Anamoravës e të Toplicës? Jo më kot, dijetari i famshëm Bogdan P. Hasdeu thekson në konferencën e Akademisë Rumune (1901), se “Albanezët nuk janë fis ne me rumunët, por janë vëllezërit tanë, vëllezër të mirë të të njëjtit gjak dakas.”. Por kjo nuk don të thotë se rumunët janë shqiptarë, apo shqiptarët rumunë, edhepse kanë bashkëpërkime të shumta gjuhësore, që përbëjnë një mrekulli të historisë.
Shqiptarët e vendosur në veri të Danubit kanë hyrë në zemrën e rumanizmit, përmes korektësisë, besnikërisë, sinqeritetit dhe lojalitetit. Te kronikanët dhe historianët rumunë, hasim përmendje të panumërta lidhur me shqiptarët. Këta paraqiten, në përgjithësi, nën dy forma: “arnautë” dhe “arbënashë”. Historiografia tregon faktin se duke qenë tejet korektë ndaj misionit të besuar, është arritur në situatën që arnautët angazhoheshin pa kurrfarë dyshimi  nga ana e shoqatave të rojes private, që ekzistonin në Bukuresht, deri nga vitet 1944-45. Në katalogun e telefonave, pothuajse në krejt vendin, këndej dhe tejmatanë lumit të Prutit, hasim dhjetra mbiemra familjesh si Arbënash, Arnautu apo Arnëucoju. Duke patur parasysh simpatinë e autoriteteve rumune, kontributi i shqiptarëve të Rumanisë për kulturën shqiptare dhe evolucionin politik të Shqipërisë, është i hatashëm. Kontribut për ndriçimin e lidhjeve rumuno/shqiptare dhe për të shkuarën shqiptare në Rumani kanë dhënë një varg studjuesish, ndër të cilët princesha rumune me prejardhje shqiptare, Dora D’Istria, dijetari rumun me prejardhje hebreje, Sava Jankovici, gjuhëtarët Theodor Capidan, Ion Aurel Candrea, I.I. Russu, Grigore Brancus dhe Catalina Vatasescu, historianët Niolae Ciachir, Ismet Dërmaku dhe Gelcu Maksutovici, Myslim Islami dhe, Vehbi Bala, akademikët Rexhep Qosja dhe Rexhep Ismajli, etj.

Angazhojmë rojtar, ekskluzivisht shqiptar

Shqiptarët kanë gëzuar gjithmonë mikpritje në Rumani. Para 160 vitesh, në Rumani shqiptarët kanë hartuar abetaren e parë në gjuhën shqipe. Që nga viti 1884 e këndej, këtu janë botuar themeluar shoqatat e para kulturore dhe patriotike shqiptare Në rrugën Lipskani ka funksionuar shtypshkronja e parë shqipe (1886). Nga „Drita” e Sofjes (shkurt 1904), kuptojmë se deri në vitin 1904, „shtypshkronja e Bukureshtit kishte botuar dhe shpërndarë në Shqipëri, përmbi 100 mijë copë libra e broshura”. Në periudhën e Mbretërisë, në Rumani janë botuar veprat më të rëndësishme të rilindasve tanë. Ndërmjet viteve 1887-1938, në Brailë, Bukuresht dhe Konstancë, janë botuar rreth 30 gazeta dhe revista shqiptare. Në Kishën „Dintr-o Zi” është mbajtur mesha e parë në gjuhën shqipe (1911). Në një mbledhjen historike të 5 Nëntorit, në hotelin Kontinental u morën vendimet e para për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912). Përmes organizimit të një marshi të qetë të solidaritetit, para pesë vitesh shqiptarët e Rumanisë falënderuan NATO-n  që shpalli luftë kundër luftës, për shpëtimin e Kosovës nga holokausti i një regjimi të ndëshkuar nga komuniteti ndërkombëtar (1999).
Shqiptarët janë vendosur në vendin tonë dhe kanë hyrë në zemrën e rumanizmit, përmes korektësisë, besnikërisë, sinqeritetit dhe lojalitetit. Te kronikanët dhe historianët rumunë, hasim përmendje të panumërta lidhur me shqiptarët. Këta paraqiten, në përgjithësi, nën dy forma: “arnautë” dhe “arbënashë”. Historiografia tregon faktin se duke qenë tejet korektë ndaj misionit të besuar, është arritur në situatën që arnautët angazhoheshin pa kurrfarë dyshimi  nga ana e shoqatave të rojes private, që ekzistonin në Bukuresht, deri nga vitet 1944-45. Në katalogun e telefonave, pothuajse në krejt vendin, këndej dhe tejmatanë lumit të Prutit, hasim dhjetra mbiemra familjesh si Arnëutu apo Arnëucoju. Duke patur parasysh simpatinë e autoriteteve rumune, kontributi i shqiptarëve të Rumanisë për kulturën shqiptare dhe evolucionin politik të Shqipërisë, është i hatashëm.
Aktori Nicu Constantin, që vjen nga një familje e përzjerë (arumuno-shqiptare), përmend faktin se përgjatë periudhës së Mbretërisë, shpeshherë nëpër gazeta jepeshin shpallje si “angazhojmë rojtar, ekskluzivisht shqiptar”. Siç duket, lojaliteti i shqiptarëve të dikurshëm, ka kontribnuar për vendosjen e një lidhjeje të mire, të respektit dhe bashkëpunimit me popullatën rumune, fakt që ka përbërë një nga premisat e kontakteve të dendura të moralitetit, korektësisë dhe simpatisë. Është fjala pra, për kontakte që kanë patur një karakter sistematik, një gjerësi dhe thellësi të konsideruar, sidomos në fushë të historisë, të kulturës dhe të botës shpirtërore. Për Shqipërinë dhe Kosovën, për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, kanë shkruar, folur apo përkthyer, me një simpati të thellë, Dimitrie Bolintineanu, Mihai Eminesku, Bogdan P. Hasdeu, Sextil Puscariu, mbreti Carol i I-rë, Nikolla Naço, Carmen Sylva, Nicolae Iorga, Teodor Capidani, Constantin Sterie Constante, Petru Vulcan, Gjergj Bubani, Viktor Eftimiu, Nikolla Xhamo, Nikolla Çakir, Hristu Këndroveanu, Thanas Kristo Rëmbeci, Marin Soresku, Dan Pavel, Tiberius Puiu, Luan Topçiu, dhe shumë të tjerë: shqiptarë, rumunë dhe arumunë. Arnautët marrin pjesë në betejat rumune për liri dhe pavarësi. Patriotizmi i popullit shqiptar është i pastër, thekson Myslim Islami në një studim të tij, duke shtuar se „nuk është i molepsur me ndjenja shoviniste, për arsye se shqiptarët nuk kanë bërë asnjëherë luftëra pushtuese, por gjithnjë luftë të drejtë çlirimtare. (...). Duke luftuar për lirinë e pavarësinë e vet, ka shkuar edh në ndihmë të popujve të tjerë, sidomos të popujve fqinjë”.  Një nga luftëtarët e këtillë ka qenë edhe Naum Veqilharxhi, tregtar dhe avokat, iluministi i parë shqiptar, pjesmarës në revolucionin rumun të Tudor Vladimirescut (1821).

Kombi i shqiptarëve ka aftësi dhe zgjuarsi

Duke inkurajuar Naum Veqilharxhin me rastin e botimit të abetares së parë shqipe (1844), Gheorghe Baritiu  shkruante se „shqiptarët janë „njerëz trima dhe dashamirë të lirisë” („Albanezii si limba lor”, Gazeta de Transilvania, nr. 33/1845), po ai Baritiu i cili në të njëjtin artikull do të theksojë: „nga kombi i shqiptarëve kanë dalë deri në kohët tona shumë njerëz të prokoposur dhe të ushqyer në shkencat europiane, por ata dalin me emra kombesh të tjera, dhe pikërisht si firma grekësh. Por është për t’u çuditur që asnjëri prej tyre nuk është menduar deri tashti për mënyrën se si të rradhitë një alfabet që t’i përshtate gjuhës shqipe, dhe të vërë një shtresë letërsie kombëtare, nga e cila të derdhet bekimi i qiellit mbi këtë popull që meriton një fat më të mirë. Por ja që shekulli i 19-të, ky shekull i dritave, zgjon edhe midis shqiptarëve një burrë të ndezur nga dashuria për kombin e vet dhe për ndriçimin e tij, i cili nuk kursen mundimin, pasurinë dhe kohën prej më tepër se 20 vjetsh, derisa radhit një alfabet të përshtatshëm, harton një filiadhe, të cilën edhe e shtypi, dhe përktheu disa libra të tjerë në gjuhën e tij kombëtare. Ky burrë është Zoti Naum Panajot Veqil Harxhi, i lindur në Vithkuq të Kolonjës. (...). Kombi i shqiptarëve ka aftësi dhe zgjuarsi”. Për Naumin dhe  shqiptarët do të shkruajë një vit më vonë edhe Ion Eliade Radulscu: „Mos e lini vëllanë tuaj që po sakrifikon ditët dhe netët në shërbimin tuaj, shtrijini dorën ashtu sikurse ai u ka kushtuar viet më të bukura dhe së bashku me vëllezërit tuaj bëni  ë t’u lini trashëgim emrin pasardhësve që do të krenohen me ju” („Curierul Romanesc”, XVIII, 6/5/1846, f.6)
Sa shqiptarë kanë mbetur sot në Rumani? Para se të krisë lufta e dytë botërore, jozyrtarisht përmendej shifra prej 40 mijë, ndërsa në bazë të regjistrimit të fundit, rreth 500 vetë, edhepse numri i tyre është shumë më i madh. Derisa qeveria rumune e përkrahte Bashkësinë Kulturore të shqiptarëve të Rumanisë (1996-2001), çdo gjë shkonte në rregull: botoheshin libra autorësh shqiptarë, delte rregullisht revista Shqiptari, organizoheshin manifestime kulturore, ndërsa që nga viti 2001, kjo veprimtari  është reduktuar në bazë të kontributeve vullnetare. Shqiptarët e Rumanisë kanë nevojë për riorganizim, riorganizim të cilin mund ta intensifikojë diplomacia shqiptare në bashkëveprim me diplomacinë rumune, si dhe institucionet kulturore të Kosovës së pavarur.
Disa nga 30 revistat dhe gazetat shqiptare të Rumanisë (1887-1938)
Viktor Eftimiu (1889-1972) në lulishten Çishmixhiu (1968)
Viktor Eftimiu (1889-1972) në lulishten Çishmixhiu (1968)
Hajro Hajra, student kosovar, me filoshqiptaren Marieta Vasilesku në Bukuresht (1973)
Dr. Xhelku Maksuti pranë ambasadorit të Shqipërisë, dr. Marko Bello, në simpoziumin e 400 vjetorit të shpërnguljes së 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1995)
Dr. Xhelku Maksuti pranë ambasadorit të Shqipërisë, dr. Marko Bello, në simpoziumin e 400 vjetorit të shpërnguljes së 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1995)
Arnautet, simbol i trimerise dhe besnikerise (I),16 prill 2008
Arnautet, simbol i trimerise dhe besnikerise (I),16 prill 2008
Arnaut 1849
Arnaut 1849
Albanez din Valahia. Acuarelă de Amadeo Preziosi (cca.1866)
Adrian Majuru
Adrian Majuru
Neper Bukureshtin shqiptar
Neper Bukureshtin shqiptar
Shqiptaret ne sherbim te besnikerise (Cultura, 2003)
Shqiptaret ne sherbim te besnikerise (II)
Shqiptaret ne sherbim te besnikerise (II)
Shqiptaret, simbol i i trimerise dhe besnikerise (II)
Shqiptaret, simbol i i trimerise dhe besnikerise (II)
Sinqeritet, lojalitet dhe besnikeri
Tregtare shqiptare para 100 vitesh ne Bukuresht
Tregtare shqiptare para 100 vitesh ne Bukuresht



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora