Speciale
Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë
E hene, 14.09.2009, 07:43 PM
SIPAS BURIMEVE
SERBE
DHE INFORMATORËVE
NË TERREN
SHKRUAN
PROF. SKËNDER R. HOXHA
PAK FJALË PËR
KRAHINËN E DUSHKAJËS
RELIEVI,
PËRKUFIZIMI, LASHTËSIA
DHE POPULLATA E DUSHKAJËS
Krahina Dushkajës shtrihet në pjesën
lindore të Dukagjinit Qendror, e cila karakterizohet me numër të madh kodrash,
sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera të mbuluara me pyje të vogla e të
mëdha me dushk, për çka ky rajon herët e vonë u quajt D u s h k a j ë. 1)
Si i tillë, konfiguracioni i
rajonit të Dushkajës në mënyrë komplekse paraqet një veçanti trajtash tektonike
dhe morfologjike. Duke shkruar për këtë formacion bimor, gjeografi serb, Jovan
Cvijiq, kishte thënë se: “S’ka asnjë fushëgropë në Gadishullin Ballkanik, për
të cilën ky formacion vegjetativ të jetë aq karakteristik sa (Dushkaja –
vërejtja jonë) për Metohinë”2)
Gjatë hulumtimeve tona , e sidomos pas
bisedimeve e konsultimeve me pleq të kësaj treve, kemi ardhur te formulimi se
regjioni etnogjeografik i Dushkajës përfshin 26 katunde të komunave Gjakovë e
Deçan, nga të cilat: Bardhaniqi, Beci, Bërdesana, Cërmjani, Doblibarja,
Gërgoci, Jabllanica, Janoshi, Kralani, Llugaxhia, Marmulli, Meqja, Palabardhi,
(Radoniqi e Rakoci, të cilat janë përmbytur në Liqenin Akumulues “Radoniqi”)3),
Rakovina, Rashkoci, Sapoti, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella – për qendër
administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse Dashinoci, Mazniku,
Ratishi i Epër, Ratishi i Ulët dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Mirëpo, në kuadër
të kësaj krahine, janë edhe katër vendbanime të cilat në pikëpamje
administrative janë si paralagje: 1. Velikobarja – si paralagje e
Bardhaniqit, 2. Kodralia, 3. Netici – si paralagje të Rashkocit
dhe 4.Rezina – si paralagje e Bërdesanës. Këto katër vendbanime, nga ajo
që dëgjohet në traditë, kanë shumë atribute të katundeve në vete, sepse
gjithandej thuhet: “
Kufij natyrorë të kësaj krahine janë:
Drini i Bardhë – në lindje, Bistrica e Deçanit (Lumbardha) – në veri, rrjedha e
poshtme e lumit Erenik – në jug dhe krahina e Rekës – në perëndim.
Pjesa lindore e Dushkajës i takon pellgut
të Drinit të Bardhë, duke u shtrirë në anën e djathtë të rrjedhës së mesme të
tij, ndërsa kah veriu dhe verilindja, për kufi natyror, ka po ashtu anën e
djathtë të rrjedhës së poshtme të Bistricës së Deçanit, e cila e ndan Dushkajën
nga krahina e Lugut të Baranit në këtë krah. Duke e kundruar më tej, nga
aspekti i përkufizimit, Dushkaja, në anën perëndimore ka krahinën e Rekës e për
të vazhduar kah jugu me Fushat e Trakaniqit, Fushat e Gjakovës dhe anën e majtë
të rrjedhes së poshtme të lumit Erenik, gjer te gryka e derdhjes së tij në
Drinin e Bardhë, afër katundit Marmull.
Në qendër të Dushkajës, në mes të
territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e
Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet
një fragment të vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit
dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes një kufi
natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim. Suka e Cërmjanit,
përafërsisht, është në mes të Dushkajës, e cila kërkon studim të thukët e të
gjithanshëm nga fusha të ndryshme diturake, ngase përreth majës së saj gjenden
fragmente gërmadhash të mureve të një
kalaje të dikurshme, mbase të kohës ilire? Për ekzistimin e këtij lokaliteti të
lashtë dëshmon edhe një legjendë që ruhet në traditën popullore të atjeshme, si
dhe disa mikrotoponime që gjallojnë në këtë oronim kompleks të tipit të
fortifikuar, ndonjë prej të cilave do t’i zëmë ngoje më vonë.
Gjatë punës sime në terren (të filluar
para 35 vjetësh) për vjeljen e toponimisë, nëpër katundet periferike dhe ato të
brendisë së territorit të Dushkajës, ku pata biseda të shumta me njerëz moshash
të ndryshme, analfabetë e të shkolluar, profesionesh të ndryshme dhe
përkatësish të ndryshme konfesionale, kam hetuar se këtë krah të atdheut tonë
nuk e ka përthekuar syri as dora e shkencëtarëve, veçmas të shkencës së
onomastikës, me përjashtim të katundeve Bec, Cërmjan e Rashkoc që janë afër qendrës
komunale, Gjakovës dhe afër rrugëve, paksa, të mira, por që edhe për to pak
është bërë në këtë drejtim. Kjo rrethanë rezulton se për Dushkajën kemi fare
pak apo hiç burime të shkruara paraprake të kësaj fusha, gjë që është një
zbrazësirë për shkencën, por edhe një vështirësi për interesimet tona.
Sipas pohimeve të pleqve (informatorëve),
respektivisht nga të dhënat në terren, një numër i madh i katundeve të
Dushkajës janë shumë të vjetra. Këtë e tumirin edhe defterët mesjetarë të
administratës sllave e osmane, e sidomos: “Decanske hrisovulje”
të vitit 1330 dhe “Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës” të
vitit 1485, si dhe disa harta të vjetra. Në defterin e parë gjeta të shënuara
katundet: Jabllanicë, Ratishë, Rakoc, Rashkoc, Zhdrellë, Meqe, Sapot, Cërmjan,
Rakovinë, Kralan, Bec dhe Radoniq 4), ndërsa në të dytin:
Palabardhin, Janoshin, Vraniqin, Kralanin, Cërmjanin, Becin, Rashkocin,
Radoniqin, Rakocin dhe Rakovinën 5), ku për disa prej tyre nuk jemi
krejt të sigurt se me vërtetësi janë trajta të mëhershme të katundeve të sotme.
Mirëpo, ka mundësi që në këta defterë të jenë të shënuara edhe katunte të tjera
të kësaj krahine, por që të mos jenë transkriptuar e transliteruar mirë, gjë që
na e vështirëson identifikimin e tyre. Sidoqoftë, këto burime shkrimore janë të
rëndësishme dhe dëshmojnë për vjetërsinë e këtyre vendbanimeve të Dushkajës
edhe shumë para kohës së shkruarjes së defterëve të sipërpërmendur.
Në një shkrim ku bëhet fjalë për
Dushkajën dhe lashtësinë e saj, thuhet: “Sipas hartave të vjetra nga libri “Kosova
në hartat e vjetra gjeografike”, gjurmimeve arkeologjike, defterëve turkë
dhe dokumenteve të tjera të periudhës osmane, supozohet se rajoni i Dushkajës i
takon një lashtësie të largët. Këtë e argumentojnë më së miri shënimet nga
hartat e vjetra mbi Dardaninë – Kosovën.
Në hartën “Gastaldi, Carta dei Paesi Danubjani”, e vitit
1517, në të cilën është përfshirë edhe rajoni i Dushkajës së sotme, tërë këtij rajoni i është dhënë karakter
malor, që paraqitet me maja të rrumbullakta dhe drunj gjetherënës. Në mesin e shumë vendbanimeve të tjera të asaj kohe shënohet edhe vendbanimi
Bardagi (Bardani), ku sot është fshati Bardhaniq i këtij rajoni.
Në harta dhe shënime të mëvonshme, shënohen edhe vendbanime dhe toponime
të tjera. Kështu në hartën “Generál Karte Von Zeneral Evropa”
(Vien, 1900 dhe 1904), territori i Kosovës
është përfshirë në katër pjesë, ku
njëra prej tyre është Prizreni (pjesa
JP), ku shënohen këto vendbanime dhe toponime të Dushkajës: Cerneljan
(Cërmjani i sotëm), Jabllanica, Janosh,
Luka Maze, Luka Vegle (si duket është fjala për toponimet: Suka e Madhe
dhe Suka e Vogël, kodrina në afërsi të fshatit Cërmjan), Meqe, ... Rashkovce
(Rashkoc).
Në hartën “General Karte Von
Bosnien der Hercegovina, von
Serbien und
Në hartën “Ubersichts – Balat...
L, 12 – Scutari”, përmendet toponimi Luka Sermijanit (Suka e Cërmjanit).
Në hartën “Kieperet, General Karte von den Europaischen Turkei”..., viti 1853, përmendet vendbanimi Kraljana
(fshati Kralan i këtij rajoni).
Lashtësinë e këtyre vendbanimeve e argumentojnë edhe gjurmimet
arkeologjike të bëra nga Enti Arkeologjik i Kosovës, në pranverën e
vitit 1982, në Sukë të Cërmjanit, ku është konstatuar vendbanimi i kohës iliro?romake.”
(shih, 80 ? vjet pune të shkollës
fillore të Cërmjanit, Cërmjan 1995, f. 8).
Popullata e Dushkajës tradicionalisht ka
jetuar, po edhe sot kryesisht jeton, nga bujqësia e blegtoria, por në këto tri
– katër deceniet e fundit po i jepet rëndësi arsimit, punësimit, emancipimit
dhe transformimit të gjithmbarshëm të katundit. Në këtë trevë, me shqiptarët
autoktonë, kanë jetuar një kohë edhe serbë e malazezë kolonistë, romë endacakë
(gjithandej këta të fundit i quajnë gabelë e maxhupë), si dhe, sipas gjurmëve
në toponimi, kam gjetur se në një anë të Dushkajës, për një kohë, të kenë
jetuar edhe pak çerkezë etj., por ka edhe shumë vendbanime që në vazhdimësi
kanë qenë të banuara etnikisht vetëm nga pjesëtarët e kombit shqiptar.6)
Në këtë libër do të paraqesim nga një
historik të shkurtër për secilin katund të Dushkajës, lëndën toponimike të
vjelë në terren gjatë tridhjetë vjetëve, natyrisht, të punuar kohë pas kohe. Do
të hedhim sadopak dritë mbi disa emërtime të vendbanimeve, të mikrotoponimeve e
të makrotoponimeve, të oronimeve, të hidronimeve etj. të kësaj treve, në
rrafshin etimologjik, leksikor, kuptimor dhe gjuhësor të tyre, për çka mendojmë
se kjo punë do të jetë një kontribut i rëndësishëm për njohjen dhe studimin e
toponimisë së këtij krahu, e mbase edhe për fusha të tjera studimore. Ndonëse
pjesa më e madhe e mikrotoponimeve dhe makrotoponimeve, oronimeve, ojkonimeve,
hidronimeve etj., të Dushkajës janë me prejardhje të gurrës shqipe,
etimologjikisht apo në trajtë të mirëfilltë, një pjesë e tyre janë gjuhësisht
të përziera, pra me origjinë të gjuhëve sllave, turke, latine, greke, apo të
gjuhëve të tjera. Por, “kjo është edhe krejt e qartë nëse kemi parasysh se
gjatë periodave të ndryshme, për shkaqe historike, ekonomike, edhe në Kosovë janë
bërë dyndje, shtegtime dhe lëvizje të tjera të popujve të ndryshëm, të cilët
kanë jetuar, madje disa prej tyre edhe sot jetojnë në kontakt ose në
simbiozë"7). Për këtë arsye ngjan që një fjalë e shqipes të
shkruhet në bazën e patronimeve a toponimeve jo si duhet, (gabimisht) me
alfabete të gjuhëve të hershme të shkruara 8), dukuri kjo e cila me
të madhe është e shprehur edhe në toponimi, e sidomos në toponimet ekstraktike.
(autori)
VALËT
KOLONIZUESE TË DUSHKAJËS ME SLLAVË
Pas pushtimit malazias të këtyre viseve në
vitin 1913, popullsia kishte pasur trysni për ndërrimin e fesë, ku kishin
pësuar disa persona dhe ishin shkatërruar disa shtëpi.
Në vijim të këtij shkrimi po paraqesim të
dhëna lidhur me kolonizimin me sllavë të vendbanimeve të krahinës së Dushkajës,
sipas burimeve serbe dhe kujtimeve të informatorëve në terren.
1. Bardhaniqi
Në lokalitetin e Bardhaniqit, në vendet mbi fshat,
Te Qarri Aruqit e në ndonjë vend tjetër, sipas Milovan Obradoviqit, janë
vendosur 11 shtëpi kolone malazeze e serbe që mbanin këta emra kryefamiljarësh:
Selo Bardonji?
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Bubanja Vaso
Bubanja Milorad
Bubanja Milonja
Bubanja Vukman
Bracanovi? ?uro
Mojaševi?
Radoje
Petrovi? Golub
Rako?evi? Živko
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Vukanovi? Savo
Vukanovi? Ilija
Vukanovi? Milan9)
Sipas një burimi arkivor, në periudhën
prej vitit 1932-1933 në lokalitetin Bardhaniqi-Llugaxhia u kolonizuan 26
familje kolone me 116 anëtarë. Mirëpo, sipas informatorit kolonët janë vendosur
kryesisht në vendin Kryqi i Rakocit, që një pjesë i takon edhe territorit të
këtij fshati. Aty ishin vendosur 42 shtëpi kolonë sllavë. Kolonët janë
shpërngulur në vitin 1941. Popullata shqiptare i kishte përcjellë ata. Në vitin
1947 disa kolonë janë kthyer edhe në Bardhaniq, ku kanë qëndruar deri në vitin
1972, e mëpastaj janë shpërngulur në Pejë e gjetiu.
2. Beci
Njëri ndër katundet më të mëdha të
Dushkajës është edhe Beci, i cili shtrihet nja pesë kilometra larg Gjakovës, në
krahun verilindor të saj. Këtë qytet e ka edhe si qendër administrative,
arsimore e kulturore. Ky vendbanim shtrihet në një fushëgropë përmes së cilës
bie një lumë i vogël që e quajnë Përroni. Kodrat përreth katundit Bec ishin të
mveshura me pyje, mirëpo me zhvillimet që bëhen në bujqësinë e kësaj ane, pjesa
më e madhe e tyre janë çelur dhe shndërruar në tokë pune, e që kryesisht janë
vreshta.
Katundi Bec përkufizohet me katundet:
Sapot – në perëndim, Zhdrellë dhe Rashkoc – në veriperëndim dhe veri, Cërmjan –
verilindje, Meqe – lindje, Doblibare e Vraniq – juglindje dhe me Lugun e
Bunarit – në jug dhe jugperëndim.
Ky katund ndahet në dy pjesë: Beci i Epër
dhe Beci i Poshtëm. Ndërkaq, banorët e këtushëm janë të fisit Berishë, me
përjashtim të një familjeje të fisit Thaç dhe një familje e fisit Krasniqe.
Popullata shqiptare janë të dy konfesioneve: disa të besimit islam e disa të
besimit katolik. Në Bec jetojnë shqiptarët (pjesa dërrmuese), por ka edhe disa
serbë e malazias (kolonë) dhe të tjerë.
Në vendin e quajtur Livadhet e Mëdha
ka gjurmë të qeramikës, tullave, gypave të botës etj. që dëshmohet se ishte i
banuar mjaft herët. Po ashtu edhe në pjesën e epërme të fshatit, janë gjetur
disa pjesë të qelqit karakteristik me dimensione të mëdha. Ekziston Lisi i
Malokut, shumë i vjetër.
Në dokumentet e shkruara përmendet në
defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Beçi
me 14 shtëpi, 7 beqarë e 3 të veja.
Në territorin e këtij vendbanini shqiptar,
në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, u kolonizuan 82 familje kolone
serbe e malazeze të sjellë këtu nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga
Serbia. Më poshtë emrat e atyre kryefamiljarëve:
Selo Bec
SRCG (Nga
RS e M të Zi):
Adži? Radisav
Babovi? Stevan
Babovi? Vukašin
Babovi?
Milivoje
Babovi? ?oko
Vuli? Milisav
Vuli? Milivoje
Vuli? Radisav
Vuli? Mirko
Vuli? Milan
Vuli?
Aleksandar
Vuli? Dragomir
Vuli? Jovan
Vuli? Stevan
Vujovi? Milan
Vujovi? Plana
Vuki?evi? ?ur?a
Gojkovi? Savo
Delevi? Vu?i?
Durkovi?
Radovan
Dabeti? Miloš
Dokni? Miro
?eki? Milisav
Zindovi? Petar
Jevri? Jovo
Jovovi?
Vidosava
Jovovi? Vuksan
Jovovi? Vukašin
Ko?anovi?
Marija
Leki? Minja
Leki? Jakov
Lukovac Živko
Lazovi? Risto
Maraš Luka
Mi?unovi? Lazar
Miskovi? Savo
Miloševi?
Milonja
Petkovi?
Svetozar
Fati? Zarija
Fati? Miloš
Fati? Ivan
Fati? Nikola
Fati? Staniša
Fati? Bogi?
Šoški? Puniša
Šoški? Radovan
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Drapi? Jovan
Dutina Spasoje
Janji? Danilo
Kosjerina
Vojislav
Kosjerina
Maksim
Kosjerina
Tomica
Lu?i? Krsto
Lu?i? Dušan
Lu?i? Jovo
Lopur Gavro
Laki? Jovan
Ostoji? Rarinka
Peško Radosav
Pendo Nikola
Tovariši?
Miljan
?orovi? Trifko
Šaranovi? Bajo
Ivkovi? Gojko
Turanjanin
Gavro
Turanjanin
An?elko
Turanjanin Gašo
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Aran?elovi?
Ljubomir
Aran?elovi?
Aksentije
Aran?elovi?
Vladimir
Amanovi? Gojko
Bogdanovi?
Dragomir
Dobrosavljevi?
Tanasije
Dimitrije
Vidosav
Miti? Antonije
Miti? David
Petrovi? Jovan
Miti? Božur
Stankovi?
Vladimir
Stankovi?
Cvetko
Stojkovi? Milan
Stanisavljevi?
Jovan 10)
Në një dokument arkivor, në mes informative
të shumta, thuhet se në fshatrat e Becit të rrethit të Gjokovës, më 29 dhe
30.VIII.1928, Komisioni Agrar ka bërë matjen e tokave gjatë ditës dhe gjatë
natës dhe i ka kufizuar 1.165 ha., në territorin e të cilit janë përfshirë 25
fshatra me 8.000 banorë.11)
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991,
kishte 23 banorë serbë, 33 malazez, 1 jugosllav, 13 romë dhe 35 egjiptianë.12)
Në vitin 1999, para sulmeve të agresorit
ushtarako-policor serb, fshati kishte rreth 120 shtëpi shqiptare me rreth 1100
banorë shqiptarë dhe 8 familje kolone malazeze e serbe. Pleqtë - informatorët: Bajram Dervishi
(1922), Hasan Alia (1934), Ukë Zymeri (1912) dhe Fazli Ahmeti (1917), të gjithë
nga Beci.13) , më patën thënë
se “katundi Bec është vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu.”
3. Bërdesana
Bërdesana është një
ndër katundet e rajonit të Dushkajës, e që për qendër administravive, arsimore
e kulturore ka Gjakovën. Territori i këtij katundi me një sipërfaqe prej 1.051 ha, 65 ari, 90m., shtrihet në anën ë djathtë të
Drinit të bardhë dhe arrin gjer në periferi të Gjakovës, në krah të perëndimit.
Kufizohet: Me Drinin e Bardhë – në lindje, Doblibaren e Dushkajës – në veri,
Marmullin – në jug dhe me fushat e Lugut të Bunarit, e të Gjakovës – në
perëndim.
Katundi Bërdesanë thuhet se
është i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu, ndonëse informatorët nuk
dinë ndonjë të dhënë rreth prejardhjes së emrit të katundit. Ndërkaq, banorët
më të vjetër të katundit Bërdesanë janë ata të familjes së sotme që mbajnë
patronimin (llagapin) Milici, të ardhur këtu nga një vend i quajtur Xhuxhë
(Shqipëri)14).
Në bazë të disa dëshmive arkeologjike të
kulturës materiale dhe të mikrotoponimeve të ruajtura shihet se ky lokalitet
është vendbanim i vjetër, vendbanim antik.15) Në lokalitetin Trojet,
tani është kisha katolike e ndërtuar më 1980 – ’90, ka gurë, rrasa varresh që
nuk dihet se të kujt janë. Supozohet se janë varreza të shqiptarëve (të besimit
mysliman), që ndoshta mund të jenë luftëtarë të varrosur në luftë kundër
Turqisë.16) Në veri të
fshatit ekzistojnë mikrotop. Kodra Sarajit dhe Livadhi Sarajit.
Në traditën tonë se “kur është punuar (lëvruan) ndonjëherë në këto vende, kanë
gjetur në dhe material të ndryshëm ndërtimor”, por ruhet edhe kujtimi i
përcjellë nëpër breza se “Aty, dikur ka pasë saraje”. Në të mirë të kësaj na
duket se flasin edhe mikrotoponimet e këtij fshati: Lugi Pash’s, Mahalla
Begit etj. Ekzistojnë edhe Vorret e Kqija, të cilat quhen kështu,
sepse janë të dëmtuara nga dhëmbi i kohës. Janë të vjetra dhe nuk dihet se kush
është varrosur në to. Ndërkaq, një e dhënë tjetër tregon se: “Në Mahallën e
Begit, në veri të fshatit, te vendi i quajtur Kodra e Thatë, ka
pasur shtëpi dhe janë gjetur gurë të vegjël të mullirit dhe qeramidhe. Në këtë
mahallë ka edhe gjurmë të mullinjve të vjetër.”17)
Në dokumentet e shkruara e hasim si
vendbanim në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës, nga viti 1582, ishte i përfshirë
në Nahijen e Pejës me 80 kryefamiljarë.
Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër
Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është
don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Bradosani me 5
shtëpi e 15 anëtarë.
Me këtë emër është i regjistruar në
sallnamet e vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h)
dhe të vitit 1900 (1318 h).18)
Në territor të Bërdesanës, sikurse gati në
të gjitha vendbanimet e Dukagjinit, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore
u kolonizuan 24 familje kolone serbe e malazeze. Sipas këtij burimi të shkruar
kryefamiljarët e këtyre familjeve kolone ishin:
Selo Brdosan
SRS (Nga RS e Serbisë)
Bio?anin
Milutin
Bogdanovi? Arso
Vasovi? Novica
?oki? Svetodvid
Živkovi? Mileta
Jovanovi? Jovan
Jeremi? Milovan
Milosavljevi?
Milosav
Nikoli? Dušan
Petrovi?
Blagoje
Staj?i? Taso
Stanojevi?
Radomir
Cvetkovi?
Milivoje
Ceki? Dragutin
?i?arevi? Luka
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Kurili? Kosta
Peško Savo
Peroti? Radosav
Crnogorac
Milovan
Pribiši? Luka
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Radovi? Novica
Radovi? Vukota
Maslovari? Mato
?ulafi? Dragiša
19)
Me 13 prill 1941, nga pushteti jugosllav,
para tërheqjes nga ky vendbanim, janë marrë 11 banorë dhe janë ekzekutuar në
Xhaminë e Rogovës.
4. Cërmjani
Cërmjani është katundi më i madh i
krahinës së Dushkajës. Ka konfiguracion karakteristik dhe përkufizohet: Në veri
– me territorin e Gërgocit e të Kralanit (me Gërgocin – te Gur’t e Hajatit,
ndërsa me Kralanin – me Prrue të Shushic’s) dhe me një pjesë të
territorit të Rakovinës (kah verilindja); Në lindje – me Jaz te Begit
(të moçmin), i cili quhet Marosh (ishte Jaz i Mullinit) dhe me Fusha të
Kramavikut; Në juglindje – me toka të Çifllakut, por Cërmjani ka toka (kullosa)
edhe andej Drinit (në Anadrini), informatorët thonë – rreth 40 hektarë; Në jug
– me Meqen, për Përrua, i cili derdhet në Dri të Bardhë, ndërmjet territoreve
të këtyre dy katundeve. (Për këtë përrua na thanë se është i Cërmjanit.); Në
jugperëndim – me Becin; Në perëndim – me Rashkocin.
Kur ishim në Cërmjan për të vjelë lëndën
toponimike të territorit të këtij katundi, më 19.X.1995, informatorët e
këtushëm më thanë se banorët e parë të Cërmjanit të sotëm janë familja Kida, të
fisit Morinë, thonë të ardhur nga Brototini i Rahovecit, pastaj Kurhask’t (së
pari në Skifjan e Netic), Puka, Shala, e kështu me radhë. Një variant tjetër i
traditës thotë se banorët më të hershëm të Cërmjanit janë Kurtajt e Mahallës së
Fush’s, të fisit Thaç. Për prejardhjen e patronimit të familjes Kida,
gjithashtu në traditë thuhet se “kur ishin kan’ nda familja e tyre, i kanë
thënë njëri-tjetrit: “kidaj!”…” Për katundin e tyre ata thonë se është i
vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu. Nuk gjetëm të jetë
ruajtur diçka në traditë të këtushme rreth prejardhjes së emrit të katundit. Me
atë rast shënuam edhe infrastrukturën e Cërmjanit: Në fshat ishte Skolla
fillore “Vëllazërimi”, Zyra e Vendit, Shtëpia e kulturës, Ambulanca
shëndetësore, posta, postkomanda e policisë, reparti i vreshtarisë “Ereniku”,
10 shitore të konsumit të gjerë, etj.20)
Burime të ndryshme tentojnë që vendbanimin
e Cërmjanit ta paraqesin si vazhdimësi të popullatës që , dikur, kishte
braktisur kështjellën në Sukë dhe “Pas largimit nga kështjella në Sukë,
popullata vendoset në pjesët rreth saj, në pjesën jugore. Aty ka gjurmë të
shumta të kulturës materiale. Në këtë lokalitet janë gjetur gjurmët e dy
kishave. Janë gjetur edhe gërmadha të vendbanimit, mbeturina të tjegullave,
tullave, gurë të gdhendur, guri i mullirit etj.21)
Cermjani në dokumentet e shkruara përmendet
në krisobulën e Deçanit të vitit 1330 me emrin Çrmnjem. Në këtë
krisobulë të këtij viti është regjistruar edhe toponimi Muha, i cili sot është
lagje e këtij fshati, në të cilën ishin të vendosur kolonët sllavë në mes të dy
luftërave botërore. Ndërsa, në defterin kadastral osman të vitit 1485 të
Sanxhakut të Shkodrës me emrin Çërmil, i cili i takon Pejës dhe kishte
67 shtëpi, 18 beqarë dhe 8 të veja.22)
Me emrin Gjermjan është i
regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të
vitit 1894 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore
në këtë vendbanim u kolonizuan 37 familje kolone familje kolone nga Serbia,
Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegocina, ku kryefamiljarët mbanin këta emra:
Selo Crmljan
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Aran?elovi?
Luka
Aran?elovi?
Stanko
Gruji?i? Živko
Jovanovi?
Stanoje
Jankovi?
Vidosav
Janji? ?uro
Raja?i? Jovan
Risti? Jefto
Marinkovi? Mile
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Babovi? Petar
Babovi? Bogi?
Vuli? Todor
Vukovi? Luka
Ili? Petar
Živkovi? Jovo
Jekni? Nikola
Leki? Milisav
Radonji? Vukman
Fati? Mihailo
Fati? Milan
Fati? Simo
?ampar Todor
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Gr?a Nikola
Gr?a Andrija
Deriku?ka Stanko
Deriku?ka Dušan
Domazetovi?
Milan
?urica Danilo
Ivkovi? Vukašin
?ur?evi?
Stojanka
Rikalo Simo
Rikalo Stojan
Rikalo Savo
Rikalo Danilo
Rikalo An?elko
?omi? Radoš
Šari? Arsen 23)
Kolonët ishin të vendosur në lokalitetin
Muha, te Pozhart, në Rrashtina etj.
Fushatën gjenocidale ndaj shqiptarëve të
kohës së pushtetit malazez dhe veprimet kriminale të çetnilut Savë Batarja i
kishte përjetuar, sikurse edhe shumë vendbanime të tjera, edhe Cërmjani, ku
ishin masakruar dhe djegur shtëpitë. Për këtë, në një dokument shkruan:
“Organizata Crna Ruka në Cërmjan të
Gjakovës i ka therur 60 burra. Aty u therr me bajonetë një plakë 120 vjeçe. Me
mizori u vazhdua në Isniq, Deçan, Maznik, Gërkoc, Bardhaniq, Radoniq, Ratkocer,
Ratishë, Dashinoc, Gllogjan, Gramaçel, Shaptej, Dujakë, Skivjan, Beleg. Asnjë
shtëpi nuk ka mbetur pa u djegur”.24)
Sipas të dhënave statistikore Cërmjani: Në
vitin 1879 kishte 50 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 65 familje me 926 banorë
shqipatrë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 64 shtëpi me 564 banorë; në vitin
1948 – 128 shtëpi me 922 banorë; në vitin 1953 – 130 shtëpi me 961 banorë; në
vitin 1961 – 178 shtëpi me 1147 banorë (1053 shqiptarë, 24 serbë, 67 malazez, 3
të tjerë); në vitin 1971 – 176 shtëpi me 1382 banorë (1332 shqiptarë, 8 serbë,
37 malazez, 5 të tjerë); në vitin 1981 – 201 shtëpi me 1719 banorë (1667
shqiptarë, 1 serb, 35 malazez, 7 myslimanë, 9 të tjerë).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, ky
vendbanim kishte 2 serbë dhe 43 malazez. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar
regjistrimin.
5. Dashinoci
Katundi Dashinoc bën pjesë në krahinën e D u s
h k a j ë s dhe territori i tij shtrihet
në pjesën veriperëndimore të kësaj krahine. Ndërkaq, për qendër administrative,
arsimore dhe kulturore, e ka Deçanin, larg të cilit është nja 10 kilometra (në
anën lindore të tij). Dashinoci përkufizohet: Ratishin e Ulët (j.), Bardhaniqin
dhe Maznikun (l.), Velikobaren – paralagje e Bardhaniqit (jl.), Broliqin e
Kotradiqin (v.) dhe Lumbardhin (p.).
Katundi DASHINOC (serbokro. Dashinovac), thonë pleqtë
(më tej: informatorët), është shumë i vjetër dhe se gjithhërë është quajtur
kështu. Lidhur me të kaluaren e e hershme të katundit të tyre, në traditë të
këtushme ruhet kujtimi: Dikur moti Dashinoci kishte pasur vetëm tri shtëpi, të
gjithë shqiptarë, të besimit të krishterë. Paska qenë atëherë një banor me
emrin Noc, për të cilin thonë se paska pasur qejf në mysafirë dhe se ata
i ka gostitur duke iu therë nga një dash, e për këtë i ka mbetur edhe
emri i katundit, pra nga DASHI i NOCIT.25) Kjo që thonë informatorët ka mbështetje
logjike dhe, na thotë mendja, se pikërisht në këtë burim duhet kërkuar dhe
nxjerrë etimologjinë e trajtës së mirëfilltë të emrit të katundit Dashinoc.
Sido që ta marrim: qoftë shqip – D a s h i n o c, qoftë serbokroatisht – D a s
h i n o v a c, apo edhe të merren në shqyrtim trajtat (e mundshme) të
zgjeruara: D a s h i i N o c i t (antrop. shtaze + antrop. njeriu)
ose D a s h i e N o c i (dy antrop. (emra) njerëzish), s’do
mend se bazë e këtij toponimi është antroponimi
D a s h-.
Antroponimet, patronimet dhe toponimet me bazën d a s h
kanë shtrirje të gjerë, për çka mund të konsiderojmë se janë pasardhëse
të trajtave të mirëfillta ilire “me rrënjorët mbase –d a s – d a z-, d a x – (d a s h-) e deri te këto shqiptare
dhe te të popujve të tjerë me rrënjën d
a s h-.” 26)
Për etimologjinë e toponimit
Dashinoc na thotë mendja se ai mund të ketë prejardhjen edhe nga një sintezë e
emrit dhe mbiemrit të ndonjë banori të kryehershëm: Dash Noci, sepse baza DASH
sot gjallëron te antroponimet shqiptare
D a s h i për meshkuj dhe D a s h e j a
për femra, antroponime të marra prej emrave të botës shtazore.27)
Duke folur për antroponimet me bazën d a
s h, studiues të kësaj fushe diturake pohojnë se antroponime të tilla sot më
tepër përdoren nëpër vise të izoluara malore, ndër malësorë, por që janë si
rezultat i përdorimit të tyre tradicional te ilirët dhe më vonë, gjatë
mesjetës, te shqiptarët gjallërojnë edhe sot në bazën e patronimeve të shumta
nëpër Kosovë dhe më gjerë. Prandaj, rrënjori i njëjtë qëndron edhe te emri i
fshatit të anës së Gjakovës (Deçanit –S.R.H.) D a s h i n o c (D a š i n o v a
c), e, ndoshta edhe në hidronimin D e s
h t i c a, që është emri i një lumi të krahinës së Hasit, kah Gjakova.28)
Nga sa u tha më lart, me një
bindje bukur të sigurt, po përfundojmë se toponimi DASHINOC është toponim kompozitor i krijuar nga
antroponimet: D a s h dhe N o c, me rrjedhojë nga gurra e shqipes.
Në vendin Te
Kroni i Binakut, në një zabel, thuhet se ka qenë një kishë e vjetër, ku edhe
sot ka shenja gurësh. Në vendin Lugu i Bunarit, flitet se aty ka qenë një mulli
që ka bluar me katër gurë. Nëpër këtë vendbanim ka kaluar edhe rruga e njohur
tregtare që lidhte viset e ndryshme shqiptare.29)
Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të
vitit 1582, është i regjistruar si vendbanim me emrin Dodashinofc, me 16
shtëpi dhe 8 beqarë.30)
Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër
Karagiqit, të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe në Has misionar
është don Pal Vukani, dhe këtij misioni i takon edhe fshati Dascinozzi me
5 shtëpi e 7 anëtarë.31)
Me këtë emër është i regjistruar në
sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1897 (1314 h)
dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë vendbanim autokton shqiptar në
periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 81 familje malazeze:
Selo Dašinovac
SRCG (Nga RS
e M. Të Zi):
Asanovi? Jovan
Bjelanovi?
Radomir
Bjelanovi?
Veli?ko
Bjelanovi?
Milutin
Bagaš Miljan
Bulatovi?
Milinko
Bulatovi? Gavre
Boji? Savo
Boji?i? Radoje
Boji?i? Božo
Boji?i? Mirko
Babovi? Tomica
Vukovi? Spasoje
Vuli? Vu?eta
Vuli? Ljubomir
Vuli? Radun
Vlahovi? Marija
Dabeti? Simo
Vulevi? Vukajlo
Vešovi? Mitar
Vuki?evi? Marko
Gojkovi? Ilija
?uriši? Marija
Živaljevi?
Andrija
Živaljevi?
Radun
Živaljevi?
Milija
Ivanovi? Vuko
Ivanovi? Veliša
Ivanovi? Miloš
Kruš?i? Radisav
Kneževi? Stanko
Laki?evi?
Mihailo
Laki?evi? Jovan
Markovi? Radun
Markovi? Jovan
Markovi? Nikola
Mi?ovi? Aleksandar
Martinovi?
Mihailo
Mir?i? Mileta
Niki? Božidar
Ognjanovi?
Vukman
Petrovi? Golub
Periši? Petar
Perovi? Radoje
Radunovi?
Batri?
Radunovi? Vidak
Radunovi?
Mili?ko
Radunovi?
Dragi?
Radunovi? Novo
Radunovi?
Mileta
Ra?i? Radivoje
Rako?evi? Bogi?
Rako?evi? Miraš
Rako?evi? Mito
Rako?evi?
Radivoje
Rako?evi? Mitar
Rako?evi? Tuto
Radoševi?
Staniša
Raketi? Milan
Raketi? Drago
Semeder Ilija
Semeder Savo
Semeder Mile
Stojanovi?
Marko
Seli? Milinko
Spalevi?
Milovan
Rako?evi?
Mihailo
?elebi? Luka
?elebi? Ilija
Ugrenovi?
Bogdan
Šukovi? Bogdan
Šukovi? Matija
Šukovi? Otaš
Š?epanovi?
Spasoje
Š?epanovi?
Miloš
Š?epanovi?
Jokan
Š?epanovi?
Novelja
Š?epanovi?
Bogdan
Stijovi? Gavro
Stijovi? Milun
Stijovi? Miloš 32)
Sipas
një të dhëne, kolonëve të ardhur, pushteti, përveç pronave tokësore të dhëna, e
kishte detyruar një kohë popullatën vendëse shqiptare që t’i mbante nëpër
shtëpi dhe me ushqime, derisa ua kanë ndërtuar shtëpitë. Kolonët nga popullata
kishin marrë edhe ushqimin e gatshëm nëpër ara, si: misrin, fasulen etj. Kështu
populli kishte rënë në varfëri të madhe saqë kishte qenë i detyruar të lypë
ushqim nga fshatrat e tjera dhe nga miqtë. Kolonët ishin shpërngulur në vitin
1941, por ishin kthyer prapë në vitin1946-47. Shtëpitë e tyre të shkatërruara
popullata kishte qenë e detyruar t’ua ndërtojë me shpenzime të veta, duke
bartur lëndë druri nga alpet shqiptare, kishte prerë qerpiçë etj.
6. Doblibarja
Katundi Doblibare i përket rajonit të
Dushkajës. Shtrihet në perëndim të rrjedhës së djathtë të Drinit të Bardhë dhe
në lindje të Gjakovës, komune së cilës i takon. Ky katund kufizohet: Me Meqen –
në verilindje, Vraniqin – në veri, Bërdesanën – në jug dhe Drinin e Bardhë – në
lindje.
Në bazë të
disa gjurmëve arkeologjike mund të thuhet se në këtë lokalitet ka ekzistuar
vendbanimi i lashtë ilir, përkatësisht antik. Në juglindje të fshatit është
ruajtur toponimi Qereminet, ku thuhet se dikur kishin qenë troje e sot
janë ara. Aty janë gjetur qypa të ndryshëm, qeramidhe si dhe elemente të tjera
që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm. Aty është gjetur edhe skeleti i
njeriut në themele. Mbi bazë të këtyre gjurmëve në lokalitetin Qeremine,
Doblibarja bën pjesë në “vendbanimet rrafshinore të periudhës romake”33)
Në dokumentet e shkruara e gjejmë me emrin
Dobrilepara, i varur nga Peja, në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të
vitit 1582 dhe kishte 18 shtëpi e 6 beqarë. Është karakteristike se në këtë
defter, banorët janë me antroponimi shqiptare.
Ndërkaq, në regjistrat e Kishës së Zymit,
të cilët janë ruajtur që nga viti 1842 e deri në vitin 1918 është i regjistruar
ky vendbanim.
Për herë të parë të regjistruar e gjejmë me
emrin Doblibare në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të
vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Fshati është djegur më 1908 nga ushtria
osmane.34)
Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore
u kolonizuan 28 familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina.
Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve po i japim më poshtë:
Selo
Doblibare
SRS (Nga RS e Serbisë):
Vidanovi? Vasilije
?or?evi? Ilija
?oki? Svetovid
Lukovi? Milorad
Milosavljevi? Milan
Mijatovi? Novica
Mileti? Milutin
Obradovi? Živojin
Obradovi? Obren
Petrovi? Miladin
Petrovi? Radosav
Risti? Jefta
Sin?eli? Dragoljub
Stojanovi? Bogdan
Stojanovi? Radisav
Stojanovi? Milovan
Smiljkovi? Milorad
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Vukovi? Jovan
Zogovi? Radonja
Vojvodi? Ilija
Vujovi? Ilinka
Popovi? Blažo
Popovi? Todor
?ulafi? Novo
?ulafi? Milenko
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Vukasovi? Obren
Nožica Luka
Zubac Dušan 35)
Në vitin 1932, nga ky fshat 30 banorë i
ankohen Mbretit, ku theksojnë se janë 30 shtëpi me 800 anëtarë, i kanë
kundërshtuar nëpunësit agrarë që pronat dhe shtëpitë mos t’u merren dhe se për
ato paguajnë tatim. Luten që toka t’u kthehet ose t’u jepet tjetra.
Nga ky fshat ka të shpërngulur në Amerikë,
Australi dhe në shumë shtete të Evropës. Ndërsa shpërngulja e fundit e kolonit
serb, prej këtij fshati, është bërë në vitin 1972.
Të dhëna statistikore për këtë fshat
tregojnë se: Në vitin 1879 kishte 20 shtëpi shqiptare; në vitin 1912 – 24
shtëpi; në vitin 1918 Doblibarja kishte 34 familje me 447 banorë shqiptarë;
sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1921 – 21 shtëpi me 350 banorë; në
vitin 1948 – 54 shtëpi me 504 banorë; në vitin 1953 – 51 shtëpi me 537 banorë;
në vitin 1961 – 62 shtëpi me 634 banorë (595 shqiptarë, 39 serbë); në vitin
1971 – 79 shtëpi me 789 banorë (778 shqiptarë, 5 serbë, 6 të tjerë; në vitin
1981 – 89 shtëpi me 963 banorë (960 shqiptarë, 3 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin
të regjistruar 5 serbë.
Doblibarja është katund i vjetër dhe se gjithmonë
është quajtur kështu, rrëfejnë informatorët. Për qendër administrative,
arsimore dhe kulturore ka Gjakovën, ndërsa objekti më i rëndësishëm i
infrastrukturës në Doblibare është Shkolla e plotë fillore.
7. Gërgoci
Fshati Gërgoc është njëri ndër fshatrat më të mëdha
të krahinës së Dushkajës dhe shtrihet nja 15 kilometra në veri të Gjakovës. Për
qendër administrative, arsimore e kulturore ka Gjakovën.
Gërgoci përkufizohet me territoret
e fshatrave të tjera përreth: në veri – me fshatrat Bardhaniq dhe Zhabel, në
verilindje – me Jabllanicën, në lindje me Kralanin dhe Rakovinën, në jug – me
Cërmjanin dhe Rashkocin, përkatësisht me Neticin, në jugperëndim – me Radoniqin
dhe në perëndim – me Rakocin.
Banorët më të vjetër të
këtij vendbanimi janë ata të familjes së rrahmanëve të Mahallës së Epër, për të
cilët thuhet se janë këtu qysh para sundimit turk, e që kanë afërsi me disa
familje të Bushatit të Shkodrës. E gjithë popullata e këtushme janë të fisit
Thaç, ndërsa katolikët e Trojeve janë të fisit Berishë, të barkut Kuq.
Sipas shënimeve të
regjitrimit të popullsisë së Kosovës, të vitit 1971, katundi Gërgoc kishte 349
banorë, të gjithë të kombësisë shqiptare, e që janë të përqendruar në tri lagje
(mahallë): Mahalla Epër, Mahalla Gjonit, Shtraza dhe Trojet. Mahallën e Epër,
ndryshe, vendësit e quajnë edhe Gjolla, sipas rrethanës se, dikur, në lëndinën
në mes të kësaj lagjeje, iu qitnin kafshëve kripë.
Siç përmendem edhe më
sipër, banorët e këtij fshati janë të kombësisë shqiptare, të besimit mysliman,
me përjashtim të atyre të lagjes Trojet të cilët janë të konfesionit katolik.
Lagjja Trojet nuk është në kompleksin e lagjeve të fshatit, është nja 1
kilometër larg, në perëndim të fshatit, por është lagje e tij. Konsiderohet se
në lokalitetin Troje të ketë qenë vendbanim i moçëm.36)
Me emrin Gurgofc është i regjistruar në
sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900
(1318 h).
Në vitin 1918 në këtë vendbanim janë vrarë
dy xhandarë serbë. Për këtë shkak, xhandarmëria ka djegur tërë fshatin, ka
vrarë një banor dhe një e ka plagosur.
Ndërkaq, në
periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, regjimi i atëhershëm, në lokalitetet
Troje, Gjashtë Shtëpitë, e në ndonjë vend tjëtër të territorit të Gërgocit,
kishte kolonizuar 16 familje serbe e malazeze, të ardhur nga Mali i Zi, Serbia
dhe Bosnja e Hercegovina, ku sipas një burimi kryefamiljarët e atyre familjeve
ishin:
Selo Grgoc
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Ivanovi? Pavle
Labovi? Radisav
Radulovi? Lazar
Rondovi? Vaso
Brako?evi?
Vukota
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Jovanovi? Sveta
Stojanovi?
Nuška
Stankovi?
Nikola
Stankovi?
Ran?el
Stojadinovi?
Mirko
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Glavan ?uro
Pribiši? Ilija
Popara Lazar
Popara Novica
Vulanovi? ?uro
Vulanovi? Vlado
37)
Ata kolonë ishin larguar në vitin 1941.
Disa janë kthyer prapë në vitin 1947. Kolonët kishin marrë tokën e Tahiralive
dhe tokën mere të katundit.
Gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe në prill
të vitit 1941, ajo dogji disa shtëpi të këtij fshati.
8. Jabllanica
Katundi Jabllanicë gjendet në
krahun verior të Dushkajës. Territori i saj ka kofiguracin relievor kodrinor e
malor, por edhe me fusha të gjera, të rrafshta e pjellore që shtrihen në anën e
djathtë të Lumbardhës (Bistricës së Deçanit) si dhe në të dy anët e Përronit i
cili, në drejtim perëndim-lindje, gjarpëron nëpër luginën e Jabllanicës.
Jabllanica kryesisht është e rrethuar me
male. Në lindje, verilindje dhe veri, Lumbardha e Deçanit e ndan nga krahina
etnogjeografike Lugu i Baranit; në veriperëndim përkufizohet me Llugaxhinë, në
perëndim me Zhabelin, në jug me Gërgocin dhe në juglindje me territorin e
katundit Kralan të Dushkajës.
Gjatë administrimeve Jabllanica ishte herë me
komune të Baranit (Rrethi i Pejës), herë me komune të Cërmjanit, të Becit,
Gërgocit (të Gjakovës) etj., deri me një ndarje të mëvonshme ku si kufi natyror
në mes të komunës së Pejës dhe asaj të Gjakovës (në atë krah) merret Lumbardha
(Bistrica) e Deçanit, ku Jabllanica definitivisht sistemohet në komunën e
Gjakovës, komune së cilës i takon edhe sot.
Pleqtë më të moshuar të këtij fshati thonë
se Jabllanica është katund i moçëm. Mirëpo, nuk dinë të jetë ruajtur në traditë
të tyre ndonjë legjendë apo e dhënë tjetër rreth emrit të katundit që do të
hedhte dritë në këtë drejtim.38)
Se Jabllanica është vendbanim i lashtë
kujtojmë se dëshmojnë edhe mikrotoponimet Vorret e Malit t’Ahmatit (Mali
i Ahmatit quhet një lëndinë në verilindje të katundit) dhe Vorret n’Mal
t’Vntveshtve (Mali Vneshtve mban emrin një mal në veri të Jabllanicës). Në
të dy këto lokalitete varrezat shtrihen në sipërfaqe relativisht të mëdha. Nuk
mund të numërohen, sepse gati janë bërë rrafsh me tokë, janë para zhdukjes së
tërësishme. Me sa dihet, deri më tash, këto dy parë varre të moçme nuk janë gjurmuar as studiuar nga arkeologët.
Për këto varre askush në Jabllanicë, po as
në rrethinë, nuk di të tregojë se të cilës kohë janë, madje edhe në vitet
shtatëdhjetë, kur kemi pas biseduar me pleq të atëhershëm të këtij katundi, për
këto varre nuk kanë ditur të thonë asgjë tjetër përveç asaj se “janë vorre të
moçme”.39)
Si emërtim vendbanimi Jabllanica
gjendet edhe në disa burime të vjetra shkrimore, gjegjësisht në defterë sllavë
e osmanë të kohës së mesjetës. Kështu, në “Decanske Hrisovulje” (Krisobulat e
Deçanit), të vitit 1330, trajtën Jabllanica 40) e gjejmë të
shënuar në disa vende, në funksion - emër
katundi. Ndërsa në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit
1485, janë të regjistruara katundet: Jabllaniça, Jabllanica e Madhe
(Byjyk), në dy vende, Jabllanica e Vogël (Kyçyk) etj. Ne kujtojmë se aty
ku është shënuar fshati Jabllaniça 41), që varej nga Peja,
timar i Hasanit e Hysejnit; i biri i Kasëmit, është fjala për Jabllanicën e
sotme të Dushkajës. Mirëpo, mendimi ynë mund të bëhet i lëkundshëm kur kihen
parasysh faktet se: në këtë defter turk emërvendi Jabllanicë është i shënuar në
disa vende dhe se transkriptuesi e transliteruesi nuk ka dhënë ndonjë shënim
sqarues, për çka zbehet qartësia.
Sipas këtij defteri të vjetër, prej më
shumë se 500 vjetësh, Jabllanbica kishte 10 shtëpi, 2 beqarë e 2 të
veja. Përveç taksave nga prodhimet bujqësore e blegtorale, fshati paguante
detyrimet prej 312 ispenxhe. Emrat e
kryefamiljarëve të Jabllanicës së atëhershme, kryesisht ishin sllavë, apo të
përzier. Mirëpo, do theksuar se emrat vetjakë sllavë që mbanin shqiptarët e
mesjetës, në të gjitha viset që përfshin ky defter, nuk përcaktojnë përkatësinë
kombëtare të tyre, por tregojnë qartas se sa thellë kishte depërtuar procesi i
sllavizimit të popullsisë shqiptare, i cili kishte filluar mjaft herët, në
kohën e sundimit mesjetar serb.
Nga vala kolonizuese e kohës ndërmjet dy
luftërave botërore Jabllanica nuk kishte mbetur e papërfshirë. Kështu, në
afërsi të Mëhallës së Lugjve dhe në vendin e quajtur Kodra e Canit, ishin
vendosur disa kolonë sebë e malazez. Zbatuesit e kolonizimit të trojeve
shqiptare, sipas Dr. M. Obradoviqit, në Jabllanicë (atëherë komuna e Becit,
rrethi i Gjakovës), kishin sjellë këto familje kolone:
Selo Jablanica
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Doj?inovi?
Bogosav
Radovanovi?
Živojin
Filipovi?
Milivoje
Cvetkovi? Dušan
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
?ekovi? Novo
?urovi? Vukajlo
?urovi? Petar
?uriši? Mato
Ze?evi? Božina
Ivan?evi? Krsto
Ljubi? ?etko
Rako?evi? ?oko
?a?enovi? Risto
?u?kovi? Ilija
Uk Ili? Marko 42)
9. Janoshi
Janoshi shtrihet rreth 10 km. në veri të Gjakovës. Është vendbanim
fushor i tipit të dendur dhe ka sipërfaqe prej: 254 ha, 89 arë, 31 m. Janoshi
për qendër administrative, arsimore, kulturore ka Gjakovën, ndërsa i takon
krahinës së Dushkajës. Territori i tij përkufizohet: me Sapotin (vl.), Palabardhin
(vp.), Trakaniqin (jl.), Lugun e Bunarit (l.) dhe Novosellën (j.). Thuhet se
katundi Janosh është i moçëm.
Thonë, gjithashtu, se në kohë të vjetra, në
një lëndinë të Janoshit (mere), është gjetur një gur në të cilin ishte e
shkruar fjala JANA, por thuhet se aty ishin gjetur edhe themele të kishës.43)
Kështu, sipas kësaj që ruhet në traditë të janoshit, emri i këtij vendbanimi
mund të ketë prejardhje nga fjala Jana (?).
Në dokumentet e shkruara si vendbanim
përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485,
me emrin Jednosh, varet nga Peja, me 28 shtëpi, 4 beqarë e dy të veja.44)
Në periudhat e mëvonshme nuk e kemi gjetur
në dokumentet e shkruara. Disa nga banorët e tanishëm, siç janë Gecët, ndër më
të vjetrit në fshat, thuhet se kanë ardhur nga fshati Palc i Tropojës para
shumë vitesh. Këtu kanë gjetur disa banorë shqiptarë, të cilët në atë kohë
shpërngulen. Më pastaj vijnë edhe banorë të tjerë.45)
Në këtë vendbanim është ruajtur toponimi - Orizet, që dikur thuhet se aty ka
qenë i mbjellë orizi.
Me këtë emër është i shënuar në sallnamet e
Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të
vitit 1900 (1318 h).
Popullata në vitin 1913 i kishte bërë
rezistencë pushtetit malazez dhe e kishte kundërshtuar ndërrimin e fesë me
dhunë. Mirëpo, pushteti malazias, ata të cilët e kundërshtonin, i vritnin, siç
i ndodhi Luigj Palit dhe 50 shqiptarëve të tjerë më 20 shkurt në fshatin
Janosh.46)
Në këtë vendbanim shqiptar, në periudhën ndërmjet
dy luftërave botërore, u kolonizuan 22 familje kolone malazeze, 21 prej të
cilave nga Mali i Zi e 1 nga Bosnja e Hercegovina, kryefamiljarët e të cilave
kishin këta emra:
Selo
Janoš
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Ajkovi? Pavle
Avdijevi? Marko
Bulaji? Rade
Bulaji? Lazar
Vukoti? Dušan
Vukoti? Milan
Gagovi? Stoja
Durkovi? Kosa
Guberini? Ra?o
Deki? Mileta
Deki? Milutin
Zari? Doko
Ivanovi? Veliša
Ivanovi? Petar
Maslovari? Vojo
Jaksi? Jovo
Radulovi? Duro
Tatar Pero
Stijovi? Branko
Foli? Vladimir
Radulovi? Savo
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Corlija Krsto 47)
Në një raport nr. 320 C III, datë
8.VIII.1930, dërguar nga Shkupi, të Konsulit të Përgjithshëm të Mbretërisë
Shqiptare, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, thuhet se: Sipas
ligjit toka duhej t’iu jepej atyre të cilët e punojnë, mirëpo, për shqiptarët
veprohet në të kundërtën. Toka u merret shqiptarëve, të cilët janë bujq, dhe u
jepet atyre të cilët nuk merren me bujqësi. I është marrë toka Sokol Hajdarit
nga Janoshi i Gjakovës, i cili ka mbetur në rrugë me 30 anëtarë të familjes dhe
i është dhënë sekretarit të Bashkësisë së Gjakovës, malazezit Jovo Joksiq. Edhe
50 familjeve të tjera shqiptare në këtë vend u ndodhi e njëjta gjë e më pastaj
iu dha serbëve dhe malazezve. Malazezët në vitin 1941 kanë ikur nga ky fshat,
mirëpo, gjatë tërheqjes kanë djegur pothuajse tërë fshatin dhe i vrasin tre
persona.
10. Kralani
Kralani
është ndër fshatrat më të mëdha të krahinës së Dushkajës. Qendër
administrative, arsimore e kukturore ka Gjakovën. Ky katund shtrihet nja 20
kilometra në verilindje të qendrës komunale, Gjakovës.
Në veri, përkufizohet me territorin e
Jabllanicës , në lindje me Bistricën e Deçanit, e cila është kufi natyror që
ndan Dushkajën me disa katunde të komunës së Klinës dhe me disa të komunës së
Pejës. Bistrica e Deçanit derdhet në Drinin e Bardhë mu në krahun
lindor të territorit të Kralanit; pastaj, në juglindje, Kralani përkufizohet me
Drinin e Bardhë, në jugperëndim me Rakovinën, në perëndim me territoret e
Cërmjanit dhe të Gërgocit, ndërsa në veriperëndim me malet e Zhabelit.
Përveç sipërfaqeve të tokave që shtrihen
buzë Drinit… dhe Bistricës…, e tërë sipërfaqja tjetër e tokës së këtij katundi
ka konfiguracion kodrinor dhe luginor, ku edhe lagjet janë larg njëra –
tjetrës, ngase secila gjendet në ndonjërën prej këtyre kodrave.48)
“… në një kodrinë në lagjen e Zeqve, atë
vend e quanin Te Kisha, ose Kisha e Zeqve. Aty ekzistojnë varreza
shumë të moçme me gurë të mëdhenj të mbetur në dhe. Flitet se rreth atij
lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër që nga koha iliro – dardane, por i
pastudiuar. (…)
Në Krisobulën e Deçanit të vitit 1330 është
regjistruar vendbanimi me emrin Kralupi, për të cilin nuk jemi të sigurt të
jetë fjala për Kralanin e sotëm të Dushkajës. Në këtë krisobulë është i
regjistruar edhe vendbanimi në feudin e Deçanit me emrin Vardishane me 12
shtëpi. (…) Në dokumentet osmane nuk e kemi hasur emrin e vendbanimit Kralan.
Si duket ishte i braktisur, por lagjja e tij e afërt Vardishta ishte e banuar
dhe përmendet në dokumentet mesjetare.
Me emrin Krelan është i regjistruar
në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314
h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Beglerët në këtë lokalitet shpesh i kanë
ndërruar çifçinjtë. Një kohë ka pasur edhe çifçinj serbë, raje, që kanë jetuar
nga Zabeli i Halitve e deri te Kodra e Dushkut. Ata i kishin shtëpitë nga
thuprat dhe brenda një nate kanë ikur. Mirëpo, Jastrebovi, rreth vitit 1879 nuk
i regjistron këta, por thekson se në Kralan jetojnë 20 shtëpi shqiptare. Si
duket këta kanë jetuar pas vitit 1900 dhe si duket ishin vllehë?
Gjatë periudhës famëkeqe të kolonizimit
të Kosovës, në lokalitetet Vardishtë, Kodra e Mollës e pjesë të tjera të
territorit të Kralanit u vendosën 37 familje malazeze e serbe, si:
Selo Kraljane
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Adži? Novica
Adži? Mato
Adži? Stanoje
Bijeli? Nikola
Davidovi? Jovan
Davidovi?
Radomir
?ekovi? Novo
?ekovi? Gavro
Ze?evi? Novak
Ljubi? Mihailo
Jekni? Mihailo
Jekni? Spasoje
Mili? Vu?i?
Mila?i? Mili?
Mila?i? Radovan
Miloševi?
Vidosava
Miloševi?
Stanisava
Lakuši? Milun
Lakuši? Batri?
Karadzi? Novak
Orovi? Stanoje
Pavli?i? Krsto
Radevi?
Radivoje
Rako?evi? Miloš
?uriši? Mate
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Vukanovi? Risto
Porobi? Danilo
Porobi? Nikola
Sirovina Nikola
Turnjanin Mijo
Periši? Aleksa
Tamidži? Marko
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Nikoli?
Svetozar
Nikoli? Stojan
Stojanovi?
Denko
Stevanovi?
Danilo
SRH (Nga RS
e Kroacisë):
Radi? Jovan 49)
Pushteti agrar kolonëve iu dha tokën më të
mirë të popullatës vendëse dhe tokën utrinë. Ata i vendosi në shtëpitë
shqiptare derisa ua ndërtoi shtëpitë pushteti dhe banorët shqiptarë. Malazeztë
kanë qëndruar në këtë vendbanim deri në vitet 1958/59, kur i fundit e lëshon
këtë lokalitet.
Kralani kishte pësuar mjaft nga ushtria
malazeze në vitin 1913. Ndërsa, pas Masakrës së Jabllanicës (fshat fqinjë) më 9
korrik 1921, ushtria, xhandarmëria, çetat dhe vullnetarët serbo-malazez ia
mësyjnë Kralanit, krejtësisht të braktisur, vrajnë kryeplakun Sali Brahimin 60
vjeçar, plaçkitën dhe dogjën fshatin.
11. Llugaxhia
Llugaxhia është katund i vogël i krahinës së Dushkajës dhe
shtrihet buzë Bistricës Lumbardhës) së Deçanit, rreth 28 kilometra larg
Gjakovës, komune së cilës i takon. Kufizohet: në veri – me Bistricën e Deçanit,
në lindje e juglindje - më tërritoret e Jabllanicës, në jug – me Zhabelin,
kurse në perëndim – me territorin e Maznikut të Dushkajës dhe me malet e Buçanit.
(Buçani i përket komunës së Pejës, ndërsa ka mal në territorin e Dushkajës.)
Territori i këtij katundi ka konfiguracion
kodrinor, por në brigjet e Bistricës së Deçanit, përsëgjati, shtrihen toka
pjellore që shkojnë prej perëndimit kah lindja.
Thuhet se ky fshat është i vjetër mbi 300
vjet. Emri Llugaxhi, si toponim, e ka prejardhjen prej fj. l l u g ë, që nënkupton se dikur ka qenë
llugë, e pastaj është çelur dhe kthyer në tokë pune. Sipas informatorëve, kjo
kishte ndodhur kur para 300 vjetësh, nga Berisha e Shqipërisë, kishte ardhur
një Nikë Vishaj, që sipas traditës ky ishte banori i parë i Llugaxhisë.50)
Fshati është i ndarë me një kufi natyror
– Bistricën (Lumbardhën) e Deçanit, e mbi këtë bazë është i ndarë edhe
administrativisht, ku pjesa që quhet Llugaxhi, është në territor të Dushkajës
dhe i takon komunës së Gjakovës, ndërsa pjesa tjetër që quhet Ledinaxhi, është
në territor të Lugut të Baranit dhe i takon Komunës së Pejës.
Toka ishte e zotërive, të cilën e punonin
çifçinjtë shqiptarë.
Edhe ky vendbanim, relativisht i vogël, nuk
iu shpëtoi krimeve të çetnikut Miliq Krsta, ku bandat e tij kishin kishin vrarë
Kamer Sylën me pesë të tjerë në Llugaxhi.Gjithashtu, në Llugaxhi, në periudhën
ndërmjet dy luftërave botërore, pushteti agrar vendosi 11 familje kolone
malazeze e serbe:
Selo Luga?ija
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Jeli? Bajo
Laši? Milonja
Mujovi? Boško
Mujovi? Mihailo
Mujovi? Dunja
Tapuškovi?
Milovan
Nikoli? Milunka
Š?epanovi?
Mili?ko
Š?epanovi?
Stanica
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Cvetkovi?
Stamen
Cvetkovi? Avram
51)
12. Marmulli
Nja 7 kilometra në lindje të
Gjakovës, në një kodër, shtrihet katundi Marmull, me një sipërfaqe prej: 817 ha, 69 arë, 63 m. Territori i Marmullit
kufizohet me: Drinin e Bardhë – në lindje, Bishtazhinin dhe lumin Erenik – në
jug, Bërdesanën – në veri, dhe me fushat e Gjakovës – në perëndim. Për qendër
administrative, arsimore dhe kulturore ka Gjakovën. Ky katund i përket rajonit
të Dushkajës dhe me territorin e tij përkufizohet Dushkaja me rajone të
tjera të Kosovës, në krahun jugor dhe juglindor.
Ndonëse nuk dinë ndonjë të dhënë
apo legjendë rreth prejardhjes së emrit të këtij katundi, informatorët thonë se
Marmulli gjithmonë është quajtur kështu dhe se është vendbanim i vjetër. Mbase,
këtë të fundit e dëshmojnë edhe varret e shumta që gjenden në këtë lokalitet.52)
Vendbanimi
parahistorik, pastaj antik, dëshmohet në lokalitetin Pozheget në
ngastrën e këtij fshati, afër Urës së Terzive, që është mjaft i dëmtuar.53)
Në hyrje të fshatit, në anën jugore, në kodër, në të dy anët e rrugës,
ekzistojnë varreza të vjetra me rrasa të mëdha që nuk dihet se të cilës
periudhë janë. Në vendin Rrafshi, në lindje, te Ura e Jakës, të quajtur Qereminja,
janë zbuluar copa të qeramidheve, tullave, gurëve etj. që dëshmohet se aty
ishte vendbanimi i mëparshëm, përkatësisht Marmulli i vjetër.54)
Thuhet se popullata e këtij vendbanimi për
shkak të luftërave, sëmundjeve apo dyndjeve dhe lëvizjeve të mëdha të
popullsisë gjatë historisë ishte shpërngulur nga ky vendbanim, por pas një
kohe, prapë kthehet në troje të veta dhe e rithemelon.
Në këtë vendbanim shqiptar, në pjesën
jugore, të quajtur Marmulli i vjetër, dhe në pjesën e shtrirë kah Marmulli i Ri
dhe Gjakova, duke filluar nga viti 1928 e deri në vitin 1936 u kolonizuan 107
familje me 744 banorë.55) Rreth kolonizimit të Marmullit të
Dushkajës, sipas Dr. M. Obradoviqit, jepen të dhëna për 79 familje malazeze e
serbe kolone në këtë lokalitet, me këta emra kryefamiljarësh:
Selo Marmule
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Bogdanovi?
Živojin
Božovi? Vuksan
Božovi? Milorad
Božovi? Petar
Božovi? Miljan
Vukoti? Risto
Vukani? Mirko
?ur?evac Filip
?uki? Radomir
Ivanovi?
Spasoje
Jankoti?
Radovan
Konti? Rade
Konti? Jagos
Konti? Dušan
Kalezi? Stana
Kora? Milan
Kora? Radenko
Kastratovi?
Pavi?
Kapetanovi?
Peko
Mijuškovi?
Milisav
Markovi?
Dragutin
Musi? Grujica
Musi? vojislav
Milovi? ?or?ije
Marojevi?
Radojica
Mušiki? Spasoje
Mušiki? Milutin
Lazovi? ?orde
Nezevi? Jovan
Vu?ini? Božidar
Nikoli? Nikola
Popovi? Božo
Popovi? Novak
Novovi? Mili?
Popovi? Tomo
Prelevi? Vaso
Obradovi? Ljubo
Obradovi? ?uro
Popovi? Nikola
Nikoli? Velika
Popovi? Božidar
Pajovi? Milija
Nikoli? Marko
Nikoli? Pavle
Rai?kovi? Vaso
Rai?kovi? Boško
Rai?kovi? Vuko
Rai?kovi? Ilija
Rai?kovi? Sanda
Rai?kovi?
Milosav
Radulovi? Dušan
Radulovi?
Milivoje
Radovi? Drago
Radevi? Mihailo
Rakovi? Golub
Rulji? Milovan
Radosavljevi?
Stevan
Radosavljevi?
Marko
Radovanovi?
Blagoje
Stevanovi?
Risto
Todorovi?
Jovanka
Šakovi? Božidar
Šakovi? Jela
Šakovi?
Dimitrije
Šakovi? ?uro
Š?eki? Risto
Š?eki? Živko
Šekulara? Rako
Šekulara?
Radule
Š?eki? Radenko
Š?eki? Milinko
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Nikoli? Ilija
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Vasovi?
Desimirka
?ordevi? Mitra
Kuštrimovi?
Tomo
Spasojevi?
Slavko
Toki? Spasenija
Krsti? Vlajko
Nikoli? Dušan 56)
Më 13 prill 1941 nga pushteti i atëhershëm, edhe
pse ish-Mbretëria Jugosllave kishte kapitulluar, në Xhaminë e Rogovës janë
vrarë 11 banorë të këtij katundi.
Shumë banorë nga ky vendbanim, sidomos
gjatë kohës së Jugosllavisë socialiste, janë shpërngulur në Kroaci, Sllovendi,
Çeki, Sllovaki e gjetiu.
13. Mazniku
Katundi Maznik i krahinës së Dushkajës është
vendbanim i moçëm dhe gjithmonë është quajtur me këtë emër. Për qendër
administrative, arsimore e kulturore e ka Deçanin dhe shtrihet nja 10 kilometra
në në lindje të tij. Deçani është jashtë krahinës së Dushkajës. Mazniku
përkufizohet me territoret e këtyre katundeve të Dushkajës: në lindje – me
Zhabelin Plak e në juglindje me Zhabelin e Ri, në verilindje – me Llugaxhinë,
në veri – me male të Buqanit (katund ky i Lugur të Baranit) të cilat janë në
territor të Dushkajës, në veriperëndim – me Vranocin e Vogël, në perëndim – me
Dashinocin, në jugperëndim – me Velikobaren dhe në jug – me Bardhaniqin.
Toponimi Trojet, në jugperëndim të
fshatit, mbase do të ketë qenë vendbanim i moçëm, kurse në krahun jugor të
katundit gjenden varrezat të cilat i quajnë Vorret e Hasallakit, ku në
to ka shumë pllaka mermeri e shkrime të ndryshme. Ndërkaq, në mikrotop. Seishta
e Dakut, ekzistojnë disa gjurmë që dëshmojnë për një vendbanim të dikurshëm
aty. Në këto vende, deri më tash, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.
Në dokumentet e shkruara e hasim në
defterin e Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1582, i varur nga Peja, me 11 shtëpi
dhe 6 beqarë.57)
Me emrin Maznik është i regjistruar
në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314
h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë sundimit osman është djegur një kullë
e fshatit, ndërsa në vitin 1921, nga xhandarmëria malazezo-serbe janë djegur
gjashtë kulla të njohura shqiptare dhe disa shtëpi të tjera si dhe është
plaçkitur tërë fshati e sidomos bagëtia e tij. Në prill të vitit 1945 nga një
brigadë malazeze merren 25 burra të fshatit dhe i dërgojnë në Pejë, një vritet,
ndërsa tre të tjerë vdesin më vonë nga torturat.58)
Në territor të katundit Maznik, i cili
atëherë i takonte komunës së Irzniqit, pushteti kolonizues serb, në periudhën
ndërmjet dy luftave botërore, pat kolonizuar 44 familje të sjella nga mali i
Zi. Emrat e kryefamiljarëve të atyre
familjeve po i paraqesim në vijim:
Selo Maznik
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Baki?
Milija
Bulatovi? Novica
Božovi? Ilija
Božovi? Mili?ko
Boškovi? Nikola
Banjevi? ?oko
Bjelovi? Simo
Bjelovi? Risto
Bjelovi? Krsto
Vlahovi? Mirko
Vlahovi? Atanasko
Vlahovi? Puniša
Vujisi? Š?epan
Vujisi? Milan
Vujisi? Živko
Vujisi? Batri?
Dabanovi? ?uro
Dabanovi?Velika
Živaljevi?
Milovan
Živaljevi?
Milonja
Ze?evi? Jovan
Jovovi? Akim
Jovovi? Blažo
Ivanovi?
Ljubomir
Jankovi? Nikola
Jankovi?
Vasilije
Miloševi?
Radomir
Popovi? Blažo
Puleti? Janko
Puleti? Mileta
Puleti? Jovan
Radmanovi? Bajo
Rakovi? Petar
Raketi? Milan
Radulovi?
Andrija
Radenovi? Savo
Stani? Radovan
Savovi? Simo
Savovi? Mitar
Seli? Milovan
Seli? Milinko
Stankovi?
Stanko
Staševi?
Spasoje
?irovi? Veliša 59)
Kolonët ishin të vendosur kryesisht në
vendin Podina. Ata, në vitin 1941 janë larguar, por në vitin 1947 janë kthyer 4
familje.
14. Meqja
Meqja
është katund i krahinës së Dushkajës dhe shtrihet në një terren gjeofizik të
thyer (kodra e lugina) nja 7 kilometra në verilindje të Gjakovës. Për qendër
administravive, arsimore e kulturore ka Gjakovën.
Përkufizimi gjeografik i këtij fshati duket
kështu: në lindje – me Drinin e Bardhë, në jug – me katundin Doblibare të
Dushkajës, në jugperëndim – me Vraniqin e Becin, ndërsa në veri dhe verilindje
– me tokat e Cërmjanit, gjer në Dri.
Ndërkaq, Meqja ka tri lagje: Mahalla
Poshtër, Mahalla Epër dhe Lugi Meqes. Banorët e këtij katundi janë
të fiseve: Krasniqe, Berishë (Mertur) dhe Mirditë.
Nuk e kemi hasur në dokumentet osmane,
ndoshta ishte i braktisur apo është regjistruar
me ndonjë emër tjetër.
Me emrin Menqa është i regjistruar në
sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h)
dhe të vitit 1900 (1318 h).60)
Në territor të këtij vendbanimi me popullatë
shqiptare autoktone, në periudhën e kolonizimit, u kolonizuan 34 familje që
këtu i kishin sjellë nga Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Më poshtë emrat e
kryefamiljarëve të familjeve kolone dhe vendet nga kanë ardhur:
Selo Me?e
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Virijevi? Ilija
Andri?
Jev?enije
Vra?arevi?
Ranko
Dragi?evi? Uroš
?urovi? Spasoje
Jovi? ?orde
Jovanovi?
Radonja
Kosti? Stojan
Kitanovi?
Stojan
Kozi? Velimir
Miti? Mili?
Milovi? Ananije
Milevi?
Svetomir
Milojkovi?
Svetozar
Milisi? Stanoje
Mileti? Uroš
Nedeljkovi?
?or?e
Nikoli? Aleksa
Krsti? An?elko
Paunovi?
Aleksandar
Panteli? Ranko
Petrovi? Krsman
Risti? An?elko
Radojevi?
Jezdimir
Stojanovi?
Radisav
?olovi?
Vojislav
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Bjelica Vaso
Ili? Blagoje
Lojpur Gavro
Ili? Aleksandar
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Ivanovi? Vojin
Vuki?evi? Savo
Kadi? Velimir
Staniši? Miloš 61)
Shënime statistikore për katundin Meqe të Dushkajës
tregojnë se: Sipas udhëpërshkruesit J. Miler në vitin 1838 kishte 5 shtëpi me
35 banorë shqiptarë; rreth vitit 1840 –
23 banorë 62), (…) ; në vitin 1981 – 37 shtëpi me 286 banorë
(280 shqiptarë, 6 serbë).
15.
Palabardhi
Katundi Palabardh i përket krahinës së Dushkajës. Për qendër
administrative, arsimore e kulturore ka Gjakovën dhe shtrihet nja 12 km. në
veriperëndim të saj. Ka sipërfaqe prej: 237 ha, 15 arë, 17 m.Territori i
katundit Palabardh kryesisht shtrihet në fusha të gjera e të rrafshta, i
rrethuar me male e shpatina në krahun veriperëndimor – verior e verilindor dhe
përkufizohet: në lindje e juglindje me Janoshin , në verilindje me Sapotin e me
Zhdrellën , në veri me territorin e katundit Radoniq (i përmbytur në Liqenin
“Radoniqi”), në veriperëndim me lokalitetin Bitesh (gjysma e lokalitetit Bitesh
po i takuaka Palabardhit, (pjesë kjo që mund të jetë në territor të Dushkajës,
pohojnë, me pasiguri, informatorët), e gjysma është e Novosellës së Epërme të
komunës së Gjakovës. Ndërkaq, si vendbanim Biteshi është formuar vonë, me
ardhjen e kolonistëve malazez, të cilët nuk janë më aty. Sot këtu ka disa
banorë shqiptarë, të besimit katolik, të ardhur nga Novosella.), në perëndim me Novosellën e Epërme
dhe në jugperëndim me Novosellën e Ulët.
Në vendin e quajtur Livadhi Murat Ag’s
janë vërejtur disa gjurmë të kulturës materiale – qeramikës, që mund të
supozohet se aty kishte pasur edhe më parë banorë. Informatorët më thanë se
katundi Palabardh është i moçëm. Gjithmonë është quajtur kështu, me këtë emër,
shqip.
Ky vendbanim për herë të parë del të
përmendet në defterët e kadastrave osmane të Sanxhakut të Shkodrës të vitit
1485 dhe të vitit 1497, varej nga Peja, nga shtesat e Aliut, të birit të Sinan
Beut, që është regjistruar në kazanë e Pejës me trajtën e fshehur të kalkuar
sllave – Bjelopavliq, marrë nga forma më e vjetër e shqipes – Palabardi.
Administrata osmane, trajtat e kalkuara sllave, si zakonisht, në regjistrimet e
para të vendbanimeve të shekullit XV, që i bëri, i kishte marrë nga
administrata dhe kisha sllave.
Në vitin 1485 dhe 1497 ky vendbanim kishte
vetëm 5 shtëpi, 1 beqar dhe 150 ispenxhe. Banorët e atëhershëm të Palabardhit,
sipas Defterit, ishin:
Pavli, i biri i Gjorgjit (Gjergjit) Dimitër Prishliç (kupto: i ardhur)
Gjura, i vëllai i tij Dabzhiv Prishliç
(kupto: i ardhur)
Gjura, i biri i Niglit (Nikelit) Leka, i biri i Prishliçit 63)
Natyrisht se këto të dhëna antroponimike të
këtyre kryefamiljarëve janë marrë nga administrata mesjetare serbe, meqë këta
të fundit cilësohen si ardhacakë në këtë vendbanim dhe, më vonë, ky apelativ
serb, me kohë, u shndërrua në patronimin Doshliq. Po të kishin ardhur pas
vendosjes së administratës osmane, ata do të cilësoheshin dhe shënoheshin me
fjalën osmane “muhaxhir” (muhacir). (…)
Siç duket, ky vendbanim qe i braktisur
deri në shek. XVII-XVIII, kur del të përmendet si mikrotoponim në një dokument
osman si Palabardhi, por i ribanuar sërish në shek XIX po ashtu në
trajtën Palabardi. Pra,
më nuk shfaqet trajta e kalkuar sllave Belopavliq.64)
Në një dokument arkivor kishtar të vitit
1890, dorëshkrimi i Don Tomës, Palabardhi kishte një familje shqiptare krishtere
me 30 anëtarë dhe një familje tjetër shqiptare e fesë islame.
Në popull flitet se në këtë vendbanim ka
ekzistuar një kishë e vjetër, mirëpo nuk dihet vendi se ku ka qenë.
Në vitin 1913 për shkak të kundërshtimit të
ndërrimit të fesë, me dhunë nga pushteti malazez, popullata dy-tri vjet
shpërngulet në fshatin Brekoc, përveç një shtëpie.65)
Sipas një burimi, në këtë vendbanim, në
vitin 1934 dhe 1936 u kolonizuan katër familje sllave me 24 anëtarë.66) Por,
ato shumë shpejt shpërngulen. Ndërkaq, në një burim shkrimor kemi gjetur se në
Palabardh të jetë kolonizuar një familje e ardhur nga Mali i Zi, shih:
Selo Palibarda
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Maslovari?
Miloš 67)
Sipas
Rezultateve të Para të regjistrimit të Popullsisë së Kosovës të vitit 1981
(31.III.1981), Palabardhi kishte 389 banorë, të gjithë shqiptarë.68)
16. Radoniqi
Radoniqi është një ndër fshatrat e
Dushkajës që shtrihej nja 10 km. në veri të Gjakovës, qendër administrative,
arsimore dhe kulturore të cilës i takonte. Territori i këtij katundi kufizohet
me fshatrat e po kësaj komune: Zhdrellën dhe Janishin në jug, Neticin e
Cërmjanin në lindje, me Gërgocin në verilindje, Rakocin në veri, ndërsa në
perëndim me Palabardhin, Gramaçelin dhe Shaptejn. (Dy fshatrat e fundit janë të
komunës së Dëçanit.)
Thuhet se fshati Radoniq
është i vjetër. Në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit
1485, gjeta fshatin RADOSHA, që varej nga Peja; timar i Jajabash Zekirjasë, të
birit të Jahjasë, 69) që mbase kemi të bëjmë me fshatin RADONIQ i
sotëm, sado që S. Pulaha nuk jep ndonjë shpjegim të hollësishëm rreth këtij
toponimi.
Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër
Karagiqit të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar
është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Radonichi me
1 shtëpi e 1 anëtar 70). Me këtë emër është i regjistruar si
vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1894 (1314 h), të vitit
1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë vendbanim të banuar me popullatë shqiptare,
prej vitit 1931 – 1035 u kolonizuan 64 familje kolone malazeze e serbe. Më
poshtë po paraqesim emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone:
Selo Radonji?
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Asanovi? Nikola
Bandovi? Miro
Bojovi? Marija
Bori?i? Jelena
Vuki? Radosav
Vuki? ?ukan
Vukašinovi?
Radovan
Vukašinovi?
Radisav
Vuki?evi? Luka
Vuki?evi?
Milovan
Gogi? Miruša
Gogi? Š?epan
Gogi? Ivan
Dragovi?
Milovan
Dragovi? Marko
Deleti? Miloš
Dubak Milun
Duki? Jefto
?uki? Svetislav
Ivanovi?
Mihailo
Ivanovi? Bogdan
Ivanovi?
Andrija
Ivanovi? Miraš
Ze?evi?
Radosava
Juki? Milutin
Juki? Vukašin
Juki? Blažo
Juki? Drago
Jeli? Ivan
Jeli? Akso
Kolenovi?
Dragutin
Leposavi? Leposava
Mimovi? Radomir
Matovi? Radule
Matovi? Mili?ko
Mitrovi? Aleksa
Mitrovi? Drago
Maslovari?
Radosav
Mihailovi?
Gospava
Maslovari?
Miloš
Ra?i? Jovan
Ra?i?
Aleksandar
Ra?i? Miladin
Ra?i? Mili?
Ra?i? Ilija
Ra?i? Stana
Ra?i? Puniša
Ra?i? Veli?ko
Radevi? Miraš
?uki? Vukota
?uki? Radonja
Š?eki? Radonja
SRS – SRCG
(Nga RS e Serbisë – RS e M të Zi):
Vukoti? Mitar
Vukoti? Stojan
Krivokapi? Joko
?ur?evac Božo
?ur?evac
Radivoje
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Dimovi? Borisav
Stevanovi?
Mili?
Stamenkovi?
Stavro
Cvetkovi? Ante
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Seten?i? Jovo
Popovi? Lazar
Zirojevi?
Blagoje 71)
Gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe në prill
të vitit 1941, me kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave, ajo dogji disa shtëpi
të këtij fshati.72)
17. Rakoci
Rakoci shtrihej në të njëjtën fushëgropë
ku ishte edhe fshati Radoniq, dhe pjesa më e madhe e tokave të tij gjithashtu u
përmbytën në liqenin akumulues të Hidrosistemit “Radoniq”. Shtrihet nja
15 km. në veri të Gjakovës, komunës së cilës i takon. Territori i Rakocit
kufizohet: në jug me fshatin Radoniq, në lindje me Gërgocin, në veri me
Bardhaniqin, në perëndoim me Ratishën e Poshtme dhe Gllogjanin dhe në
jugperëndim me Shaptejn. Këto tri fshatrat e fundit janë të komunës së Deçanit.
Në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut
të Shkodrës të vitit 1485, gjendet i shënuar edhe fshati RAKOVAC, timar i
Mustafait, i biri i Çeribashit, varet nga Peja.73) Sipas këtij
defteri, fshati Rakovac në atë kohë kishte 27 shtëpi, 5 beqarë dhe 6 të
veja.74)
Me
emrin Rakofc është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit
1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Për prejardhjen e emrit të katundit po u
ruaka një legjendë ku: Thuhet se këtu kanë ardhur dy vëllezër: Koci, nga
i cili është krijuar Rakoci dhe Tishi, nga i cili është krijuar Ratishi.75)
(Ratishi është katund në kufi me Rakocin, në krahun perëndimor të tij
– sqarim yni.). Në një kodër të vogël, në një pyll me drunj bungu të mëdhenj
(në veri të shtëpisë së Kapllan Mulës), gjenden varreza të vjetra, të
orientuara në drejtimin perëndim – lindje.76)
Në vendin Kodra dhe Trulli i Buklek’s, thuhet se
janë shtëpitë e para të ndërtuara në këtë katund.77)
Në këtë vendbanim, në Lugun e Kshtenjës,
në Orize etj., kryesisht në tokat shqiptare, pushteti agrar në periudhën
ndërmjet dy luftërave botërore kolonizoi 37 familje kolone malazeze e serbe.
(…) Po prezantojmë emrat e kryefamiljarëve të tyre dhe vendin nga kah kishin
ardhur:
Selo Rakoc
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Bandovi? Vojin
Bukumirovi?
Mladen
Bracanovi?
Mitar
Bracanovi? ?uro
Vuki? Gavro
Gogi? Bogi?
?uriši? Mato
?uriši? Savo
Klaji? Ljubomir
Kova?evi? Savo
Mihailovi?
Marko
Miloševi? Mili?
Milutinovi?
Jovan
Nikoli? Savo
Nikoli? Tomica
Obradovi?
Milutin
Popovi? Mileta
Popovi? Petar
Popovi? Todora
Rajkovi? Vukašin
Roganovi? ?uro
Roganovi? Savo
Radi? Marko
Radi? Stojan
Raji?evi? Dušan
Trešnjar Jovan
Šoški? Jovan
Š?epanovi?
Stanko
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Drapo Obren
Mili? Savo
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Jovanovi? Rafailo
Stojadinovi?
Stojan
Stojadinovi?
Milivoje
Stojanovi?
Ilinka
Miloševi?
Dragutin
SRH (Nga RS
e Kroacisë):
Marovi? Lazo
Raja?i? Luka 78)
Përkitazi me këtë fshat, kolonja, vejusha
Janja, grua e M. Zonjiq nga fshati Rakoc, komuna e Cërmjanit, rrethi i
Gjakovës, më 6.IX.1932 i ankohet mbretit Aleksandër, ku thotë se: ka marrë 9 ha
tokë, të cilën e ka punuar së pari me meditës, kurse tani e punon vetë dhe se
ka ndërtuar shtëpinë. Nuk ka mundur të vendoset në afatin ligjor, sepse djalin
e ka pasur në ushtri. Thekson se një kohë ka jetuar vetëm ne mesin e
shqiptarëve, ndërsa kolonët tjerë tani janë duke ardhur, si dhe ka pensionistë
dhe nëpunës të cilët e kanë marrë tokën nga shteti dhe të njëjtën nuk e
punojnë, por e japin në qesim, e madje edhe po e shesin. Ministria e Bujqësisë
i përgjigjet mbretit, se ajo nuk është vendosur dhe nuk e ka punuar tokën. Atë
e kanë punuar shqiptarët dhe kanë ndërtuar një kasollë. E ka pronën në
Andrijevicë.79)
Në vitin 1998 fshati e kishte vetëm një
shtëpi. Agresori serb edhe atë shtëpi e dogji në tërësi.
18. Rakovina
Katundi Rakovinë (dëgjohet edhe Rokovinë)
shtrihet në krahun lindor të krahinës së
Dushkajës. Ka konfiguracion kodrinor, ku pjesa më e madhe e tokave nuk ujiten.
Thonë se dikur territori i Rakovinës ka qenë vreshta. Rakovina përkufizohet: në
veri me Kralanin, në lindje me Drinin e Bardhë, në jug me lluga të Kramovikut,
ndërsa në jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim me territore të Cërmjanit.
Rreth etimologjisë së emrit të katundit R a k o v i n ë jemi marrë edhe më herët, ku kemi ardhur te
bindja se në këtë toponim të jetë strukur hipokoristiku Rak, të cilit iu
ka dhënë prapashtesa sllave (o) –vin (-ë), 80) e më tej e
kemi afruar edhe me trajtën toponimike R i l k o v i n a të mesjetës.81)
Na duket
me interes të përmendim se në lokalitetin e quajtur Kafjan të këtij
vendbanimi, në pjesën veriore malore të fshatit, gjatë disa hulumtimeve, në
vitin 2001, janë zbuluar disa grumbuj tumash ilire të kohës së bronzit dhe të
hekurit. Po ashtu, kur është ndërtuar ura mbi lumin Drini i Bardhë, në
vitin1979, janë zbuluar disa skelete njerëzish dhe gurë mulliri.82)
Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të
vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h), është i
regjistruar me këtë emër.
Në periudhën ndërmjet dy luftërave
botërore u vendos një familje kolone. Ndërsa, shumica e kolonëve ishte vendosur
në vendin Muha, në mes të Rakovinës dhe Cërmjanit.
19. Rashkoci
Rashkoci
shtrihet në trevën e Dushkajës, rreth 12 km. në verilindje të Gjakovës, në një
shpat të vogël. Është vendbanim i tipit të dendur. Të tri lagjet që e përbëjnë
Rashkocin shtrihen në tri kodra.
Vëllazëritë:
(Agajt (Jahjaga), Nelmehmet’t, Halilsyl’t, Musukshin’t (këta të fundit të dalë
këtu nga Cërmjani fqinjë).
Në
vendin Udha e Ulic’s, në jug, në fund të fshatit, janë gjetur tjegulla
dhe tulla të dimenzioneve të mëdha, Ndërsa, në livadhin e quajtur Rrahnim
është zbuluar një dhomë e vjetër me oxhak. Në vendin e quajtur Llugë,
afër fshatit, ekzistojnë gurë të mëdhenj që i kanë pozicionet e varreve
katolike.83)
Si
vendbanim, për herë të parë në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Raškovac
në krisobulën e Manastirit të Deçanit të vitit 1330.84) Me emrin Rashkovaç
është regjistruar ne defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485,
me 11 shtëpi, 5 beqarë dhe 3 të veja.85)
Në shtesën
e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan
se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon e dhe
fshati Rascozzi me 3 shtëpi e 5 anëtarë.86)
Thuhet se banorët e tashëm kur kanë ardhur, para 350
vjetëve, e kanë gjetur një banor të krishterë.
Sikurse edhe në shumë vendbanime të tjera
edhe këtu i kishin vendosur disa familje kolone serbe e malazeze. Kolonët, 31
familje serbe e malazeze u vendosën në lagjen Netic të këtij katundi. Emrat e
kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone:
Selo
Netec (Netic)
SRS (Nga RS e Serbisë):
An?elovi? Toma
Vu?eti? Sreten
?or?evi? Josif
Jovanovi? Vasilije
Jovanovi? Manasije
Jovi? Vojislav
Jankovi? Vladimir
Krsti? Trajko
Mitrovi? Miladin
Mitrovi? Svetozar
Miti? Krsto
Milenkovi? Stojan
Milenkovi? ?edomir
Mla?enovi? Uroš
Medan Milenko
?or?evi? Ilija
Novakovi? Vasilije
Novakovi? Milan
Nikoli? Arso
Stankovi? Milivoje
Stankovi? Jovan
Stankovi? Milan
Stamenkovi? Vu?ko
Stanojevi? Tomo
Cvetkovi? Todosije
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Rajovi? Jovan
Cicmil ?orde
Fikovi? Miladin
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Greda Miho
Dragovi? Mihailo
?ordan Danilo 87)
Për kolonët e këtushëm thuhet se kishin
filluar t’i shesin ato pasuri që ua kishte dhënë pushteti agrar dhe të
shpërngulen. Familja e fundit kolone që ishte shpërngulur nga fshati ishte në
vitin 1972. Kolonët kishin qenë të vendosur edhe në lagjen e Musukshinve, prej
vitit 1930, ku ua kishin marrë tokën shqiptarëve deri në prak të shtëpisë. Më
vonë, atë ua shesin dhe vetë shpërngulen.
Në territor të Kodralisë, (lagje e
Rashkocit), në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 14 familje
kolone serbe:
Selo Kodralija
SRS (Nga
RS e Serbisë):
Dedi? Todor
Jankovi? Jelena
Mili?kovi? ?uro
Marinkovi? Miloš
Krsti? Budimir
Petrovi? Danilo
Petrovi? Novica
Stoiljkovi? Milovan
Stanojevi? Stoimir
Stankovi? Miladin
Filipovi? Mile
Vu?kovi? Blagoje
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Brati? Ilija
Mici? Dragutin 88)
20. Ratishi i Epër (Qëndresë e Epër)
Katundi Ratishi i Epër i Dushkajës shtrihet nja 1o kilometra në lindje
të Deçanit. Për qendër administrative, arsimore, kulturore e ka Deçanin. Gjatë
hulumtimeve tona që bëmë në këtë katund na thanë se Ratishi është katund i
moçëm dhe se gjithmonë është quajtur me këtë emër. Në traditë të këtushme nuk
ndajnë vjetërsinë e vendbanimit me atë të Ratishit të Ulët. Pra, është fjala
për një vendbanim të dikurshëm, i cili, për shkak të territorit të madh, në një
luginë përgjatë dy brigjeve të Përronit dhe me malet e shumta në pjesët bregore
e kodrinore që e rrethojnë, dikush ndërton shtëpi në pjesën e sipërme të
luginës, ku formohet Ratishi i Epërm, dikush në anën e poshtme të luginës, ku
formohet Ratishi i Ulët. Me kalimin e kohës, natyrisht edhe me shtimin e
vëllazërive dhe barqeve, edhe në traditë bëhet një lloj ndarjeje në pikëpamje
të emërtimit, në dy katunde, gjë që reflektohet edhe në administratë, ku
ekzistojnë si dy katunde në vete.
Rreth prejardhjes së emrit të katundit, në
traditë të Ratishit shënova të ruhet një legjendë: “Thonë se një njeri këtu,
dikur, kishte mbajtur tubë të madhe delesh. Ai mbante edhe desh të mirë. Sipas
kësaj rrethane, atë njeri e kishin quajtur Ramë Dashi (pra, sipas dashit),
e sipas Ramë Dashit, thotë legjenda, ka mbetur emri i katundit Ratishë.”89)
Në
Krisobulën e Deçanit të vitit 1330 gjetëm trajtën Ratishevci (vlasi)
90), (mbase Ratishi i sotëm i komunës së Deçanit ?). Në trajtën Ratiscia
e gjejmë në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, në
mes tjerash, shkruan se në Zym dhe në Has misionar është don Pal Vukani dhe
këtij misioni i takon edhe fshati Ratiscia me 8 shtëpi dhe Ratiscia
Gornja me 4 shtëpi e 8 anëtarë besimtarë të krishterë.91)
Në vitin 1879, konsulli rus, Jastrebovi, i
regjistron 20 shtëpi, të gjitha shqiptare me emrin Ratisha.
Edhe në katundin Ratishë i Epër regjimi
serbosllav kishte sjellë për një kohë kolonistë malazez të cilët ishin të
vendosur në vendin e quajtur Polc (në krahun verior) po edhe në vise të tjera
kodrinore të katundit. Bazuar në një burim shkrimor, po paraqesim emrat e
kryefamiljarëve të atyre 16 familjeve kolone:
Selo Gornji
Ratiš
SRCG (RS e M. të Zi):
Aleksi? Blažo
Babovi? Božina
Vlahovi? Vidak
Vlahovi? Jole
Vlahovi? Novo
Vlahovi? Ivan
Lazarevi?
Novica
Ognjenovi?
Leposava
Otaševi? Aleksa
Perovi? Mili?ko
Popovi? Mili?
Popovi? Petar
Tomovi? Milonja
Stamatovi?
Blažo
?upi? Petar
Šoški? Radeta 92)
Në kujtesë të informatorëve kanë mbetur
edhe përjetime të hidhura nga e kaluara. “Ratishën e kish pas djegur edhe
turki. Masandej, në kohë të ish-Jugosllavisë, regjimi i atëhershëm kish pas
sjellë në stacion të policisë në Ratishë të Poshtme rreth 300 – 350 çetnikë për
të bërë tortura e masakra këtu. Në krye të atyre çetnikëve ish kanë njëfarë
Mirk Shqepanoviqi, i cili kishte qenë edhe pilot. Popullata e këtushme iu kish
pas bërë rezistencë të armatosur. Në atë kohë, çetnikët kishin pasë djegur disa
shtëpi, ku ishte vrarë Selman Azemi i Ratishit të Epër, Selim Zenuni i Ratishit
të Ulët, po edhe ndonjë tjetër…” - (thonë informatorët nga të dy Ratishat).
Në fund të herës (sipas informatorëve) në
territorin e Rahishit të Epër, nga kolonët malazez të ardhur këtu në kohë të
ish-Jugosllavisë, kishin mbetur nja 6 – 7 shtëpi me disa pleq e plaka.
21. Ratishi i Poshtëm (Qëndresë e Poshtme)
Ratishi i Poshtëm i takon krahinës
së Dushkajës, ndërsa për qendër administrative, arsimore e kulturore ka
Deçanin. I shtrirë në një luginë të rrethuar prej malesh, me lumin Përroni që
bie përsëgjati luginës, ku fusha pjellore është në të dy krahët e rrjedhës së
tij, territori i këtij katundi përkufizohet: në lindje me territoret e katundit
Rakoc të përmbytur (tash Liqeni i Radoniqit), në jug me Gllogjanin (Gllogjanin
e Rekës), kufiri i krahinës së Dushkajës me krahinën e Rekës në këtë anë, në
veri me territore të Dashinocit, në verilindje me toka të Bardhaniqit të
Dushkajës.
Gjithnjë sipas traditës thonë
se: “ Ratishi është katund i moçëm dhe emri i Ratishit mendohet të ketë mbetur
sipas një lloj plepi, apo shelgu, që e kanë quajtur R a k i t:ë –a , e që dikur kishte pasur
shumë këtu” (?)...
Me emrin Ratisha-i Zir është i regjistruar si vendbanim në
sallnamet e Vilajetit të
Kosovës të
vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Po ashtu në traditë të Ratishit
thonë se fshati i tyre ishte djegur në kohë të Turqisë dhe në kohë të Malit të
Zi, ndonëse nuk dinë vitet e sakta.
Okupatori serbo-malazez edhe në Ratishë të
Poshtme kishte sjellë kolonistë, me qëllim të përzierjes së strukturës së
popullatës etnike shqiptare:
Selo Donji
Ratiš
SRCG (Nga RS
e M. të Zi)
Brnovi? Nikola
Boji? Blažo
Bracanovi?
Nikola
Vukadinovi? Radovan
Vukadinovi? Živko
Vojvodi? Dušan
Babovi? Stoja
Darmanovi? ?oko
?urovi? Velimir
?oki? Milutin
?oki? Vidak
Ivanovi? S?epan
Ivanovi? Mili? .
I?evi? Krsto
I?evi? ?urda
?uki? Jevrosima
Krcunovi? Petko
Klikovac Nikola
Milovi? Mirko
Milovi? ?oko
Milonji?
Božidar
Martinovi?
Nikica
Martinovi?
Jovan
Popovi? Milan
Pejovi? Savo
Pejovi? Blažo
Pavi?evi? Pavle
Prlja ?uro
Peši? Ilija
Radulovi? Marko
Radulovi? Boško
Radulovi? ?uro
Radulovi? Radule
Radulovi? Mileta
Rako?evi? Živko
Rako?evi? Novak
Stamatovi? Blažo
Šaban Ilija
Šaban Jovan
Šaranovi? Novak
?ulafi? Nastadin
Rako?evi? Novak
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
?ungalj Dušan 93)
22. Vraniqi
Në pjesën juglindore të rajonit të
Dushkajës, nja 7 kilometra në lindje të Gjakovës, shtrihet katundi Vraniq.
Është vendbanim i ndarë në lagje të tipit të grumbulluar. Ky katund i takon
komunës së Gjakovës dhe kufizohet me: Doblibaren në juglindje; Meqen në
verilindje dhe lindje; me territorin e katundit Bec në veri dhe veriperëndim;
Lugun e Bunarit në perëndim dhe Bërdesanën e Dushkajës në jug.
Thuhet se katundi Vraniq është i vjetër dhe
se në krye të herës kishte pasur vetëm 3 shtëpi. Për të ndriçuar prejardhjen e
emrit të këtij katundi, nga informatorët nuk mësuam të jetë ruajtur ndonjë e
dhënë, por, thonë se “nuk mbajmë mend të jetë quajur ndryshe.”
Në
vendin Ara e Vad’s, në lindje të fshatit, gjatë lëvrimit të tokës janë
gjetur vula, vathë, zixhirë, qeramikë e ndryshme, qeremide etj., që dëshmohet
se ajo pjesë ishte e banuar edhe më parë. Edhe në Kodrën e Çerkezit,
janë gjetur qerepë të baltës.
Në dokumentet e shkruara përmendet në
defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, që varej nga
Peja, me 12 shtëpi, 8 beqarë e 6 të veja.94) Ky vendbanim është i
regjistruar me emrin Vraniqi, i varur nga Peja, në defterin e Sanxhakut të
Shkodrës të vitit 1582 dhe kishte 12 shtëpi dhe 2 bashtina.95)
Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër
Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është
don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Vranichi me 4
shtëpi e 7 anëtarë.96) Ky vendbanim përmendet edhe në evidencat e
kishës së Zymit, të cilat janë të ruajtura që nga viti 1842.97)
Me emrin Vraniq është i regjistruar
në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314
h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Sipas një burimi shkrimor, në territor të
Vraniqit, të këtij vendbanimi shqiptar, në periudhën ndërmjet dy luftërave
botërore, pushteti i atëhershëm jugosllav kolonizoi 32 familje serbe, malazeze
etj., dhe ja si shkruan:
Selo
Vrani?
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Zindovi? Jovan
Ognjenovi?
Andrija
Pejovi? Dušan
Praš?evi? Dušan
Rakovi? Milan
Rakovi? Radovan
Simonovi? Miloš
Simonovi?
Miladin
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Boškovi? ?uro
Vujovi? Spiro
Masleša S?epan
Masleša Filip
Peško Vaso
Periši? Mijo
Periši? Radisav
Popadi? Mirko
Popadi?
Krstinija
Semiz Obren
SRH (Nga RS
e Kroacisë):
Grubi? Budimir
SRS (Nga RS
e Serbisë):
Burgi?
Vladislav
Vukani? Miladin
Vu?ini? Obren
Zbilji? Mihailo
Zeki? Milisav
Jeftovi?
Jezdimir
Pavlovi? Stanislav
Panti? Radoš
Radoji?i?
Nikola
Stevi? Petko
Stojanovi?
Stojan
?oli? Rafailo
?alovi?
Dimitrije 98)
Serbët dhe malazeztë këtu
janë të ardhur vonë, janë kolonë të instaluar për qëllime politike, për të
ndryshuar përqindjen e popullatës shqiptare autoktone.
23. Vranoci i Vogël
Vranoci i vogël shtrihet në krahun
veriperëndimor të Dushkajës. Në perëndin – veriperëndim - veri – e verilindje të territorit të këtij
katundi është ana e djathtë e rrjedhës së mesme të Lumbardhës (Bistricës) së Deçanit,
e cila ndan, këndej, Dushkajën nga krahina e Lugut të Baranit. Në perëndim,
Vranoci i Vogël vazhdon të përkufizohet me malet e Kotradiqit të L. të Baranit,
në jugperëndim me territorin e Maznikut të Dushkajës e në juglindje e lindje –
me malet e Buqanit të L. të Baranit.(Buqani, Vranoci e Kotradiqi të Lugut të
Baranit, kanë disa prona, kryesisht male, edhe në territor të Dushkajës –
sqarim yni). Përballë Vranocit të Vogël, në anën tjetër të Lumbardhës, është
Vranoci. I thonë ndonjëherë Vranoci i Madh, vetëm kur duan ta dallojnë nga
Vranoci i Vogël.
Dy
Vranocat, që ne kemi në shqyrtim, për nga vjetërsia, duhet të jenë të të
njëjtës kohë. Moti, të dy Vranocat i kishin pasur tri mahallë: Bajraktart,
Sylrexht dhe Baiqt. Baiqt kishin qenë dy vëllezër, të parët e Vranocit të
Vogël. Kur janë nda, njëri kishte ndenjur aty e tjetri kishte dalë në Vranoc të
L. të Baranit, prej të cilit atje është formuar një lagje e madhe.99)
Siç flitet në popull, fshati Vranoc i
Vogël daton që nga koha ilire. Thuhet se banorët e sotëm janë vendosur para 700
vjetëve dhe i kanë gjetur shtëpitë me bosa dheu të ndërtuara më parë nga
popullata vendase shqiptare. Prej atëherë ky vend quhet Bosonishta. Këtë
e dëshmojnë edhe themelet e shtëpive me bosa dheu.100)
Gjatë pushtimit
të të huajve, ky vendbanim pësoi mjaft e sidomos pas pushtimit në vitin 1912
nga pushteti malazez e pastaj serb e jugosllav.
Në vendin e quajtur Podi Vranocit, në
juglindje të territorit të këtij katundi, për një kohë, kishin jetuar disa
familje malazeze, të cilat, për qëllime politiko-kolonizuese, i kishin sjellë
këtu si kolonistë. Ndërkaq, sipas regjistrave të familjeve kolone,
kryefamiljarët e atyre familjeve mbanin këta emra:
Selo Mali Vranovac
SRCG (Nga RS
e M. të Zi):
Baki? Pava
Vukovi? Milun
Dabeti?
Ljubomir
Kora? Jovan
Lali? Staniša
Lali? Gavro
Laki?evi?
Cvetko
Laki?evi?
Mileta
Miloševi? Ljubo
Miloševi? Miraš
Radovi? Jovan
Petrovi? Petar
Jeremi?
Milosava 101)
Disa nga këto familje thuhet se i kishin
sjellë këtu para Luftës së Dytë Botërore, e disa pas saj. Këta kolonë, kohë pas
kohe, vetë e kishin lëshuar Vranocin e Vogël.
Kështu, sipas Rezultateve të Regjistrimit
të Popullsisë së Kosovës, të vitit 1981, Vranoci i vogël kishte 144 banorë,
prej tyre 138 shqiptarë e 6 malazezë. Kjo strukturë e popullatës, me kalimin e
kohës, prapë do të ndryshojë.
24. Zhabeli
Katundi Zhabel i Dushkajë shtrihet nja 20 kilometra
në veri të Gjakovës, komune së cilës i takon. Territori i Zhabelit përkufizohet
me këto katunde të Dushkajës: në lindje – me Jabllanicën, në jug – me Gërgocin,
në perëndim – me Bardhaniqin, në veriperëndim – me Maznikun dhe në veri, kah
vendbanimi Zhabeli Plak – përkufizohet me malet e Llugaxhisë.
E
tërë fusha pjellore e këtij fshati shtrihet në të dy anët e Përronit. Në krahun
Jugor të tij, prej lindjes kah perëndimi, shtrihen vargmalet e Shtrazës
e të Shullanit, ndërsa nga krahu verior ato të Carragores (Qarragojës),
që e rrethojnë tërë fushën e këtij fshati. Pra, territori i Zhabelit ka formën
e zgjatur, në një fushëgropë, përbri dy brigjeve të Përronit.
… Banorët e këtij katundi më herët kanë
jetuar në lokalitetin e Zhabelit Plak dhe në vendin në mes të këtyre dy
Zhabeleve – në Kodrën e Malsorëve. Aty vërehen disa pusa, pemë dhe
dëshmi të tjera të vendbanimit të dikurshëm. Thuhet se aty bie një sëmundje nga
e cila popullata në masë të madhe dëmtohet, përkatësisht vdesin dhe varrosen në
vendin që sot quhet Vorret e Hasallakut. Disa shpërngulen në lokalitetin
e ri që quhet Zhabel.102)
Në dokumentet e shkruara e gjejmë në
shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, ku në mes
tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij
misioni i takon edhe fshati Sabelli me 3 shtëpi e 3 anëtarë.103)
Me emrin Zabel është i regjistruar
në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314
h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Ndërkaq, me qëllim të ndërrimit të
struturës nacionale, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, pushteti
jugosllav vendosi këtu 8 familje kolone serbe e malazeze, të sjellë nga Bosnja
e Hercegovina dhe nga Mali i Zi:
Selo Žabelj
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Biskup Kosta
Mili? Spasoje
Radmanovi? Bajo
SRCG (Nga RS
e M të Zi):
Milašinovi?
Mate
Miloševi? Bajo
Miloševi?
Mili?ko
Ognjenovi?
Boško
Paunovi? Risto 104)
Kolonët kishin ndenjur këtu një kohë të
shkurtër dhe ishin vendosur në fushat dhe malet përreth.
27. Zhdrella
Katundi Zhdrellë i Dushkajës është katund i vogël
dhe gjendet në një grykë, nja tetë kilometra në veri të Gjakovës. Gjakovën,
Zhdrella e ka për qendër arsimore, kulturore e administrative. Pleqtë e këtij
katundi, me të cilët bisedova, mendojnë se katundi Zhdrellë nuk është aq i moçëm,
apo, mbase, për ndonjë kohë do të ketë qenë i braktisur (?).
Zhdrella përkufizohet: me Radoniqin (v),
Sapotin (p), Becin (j), dhe me territorin e mahallës Netic të katundit Rashkoc
(l).
Mungojnë burime që hedhin dritë në
historikun e katundit Zhdrellë.
Me
emrin Izdrella është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës
të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në
lokalitetin e familjes Bibaj janë gjetur qeremide të vjetra, eshtra të njerëzve
të dimensioneve të mëdha, ndërsa te familja Idrizi është gjetur një qyp i madh.
Zhdrella
është katund i vogël. Banorët janë të gjithë shqiptarë, e as pleqtë105)
nuk mbajnë mend të kenë jetur më parë pjesëtarë të kombeve e kombësive të
tjera.
Mirëpo, në këtë vendbanim shqiptar, në
periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 7 familje të sjella këtu
nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilat i kishin vendosur në vendin Rrashina.
Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve kolone po i paraqesim më poshtë:
Selo Ždrelo
SRBiH (Nga
RS e B dhe H):
Keševlj Gašo
Keševlj Mirko
Keševlj
Vladimir
Kešelj Milan
Kešelj Branko
Zec Vlado
Tamindži? Arsen
106)
Familjet – vëllazëritë në Zhdrellë janë:
Idrizi, Sylaj, Malota, Turkaj, Bibaj, Bezera, Prenaj, Mehmeti etj.