E marte, 08.10.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Speciale

Baki Ymeri: Kuvendi Kombëtar (Bukuresht, 1933-1934)

E shtune, 19.09.2009, 09:00 PM


Kuvendi Kombetar me Skenderbeun (1934)
Kuvendi Kombetar me Skenderbeun (1934)

Vlera publicistike të diasporës shqiptare


KUVENDI KOMBËTAR (Bukuresht, 1933-1934)

Nga Baki Ymeri

Pas ndërprerjes (me urdhër të Tiranës sipas rekomandimeve të Beogradit) të gazetës Kosova që delte në Konstancë të Rumanisë,  drejtori i saj, Gjergj Bubani, do të botojë  në Bukuresht gazetën Kuvendi Kombëtar (“Fletë politike, letrare, ekonomike, e shqipëtarëve të mërgimit”). Numri i parë doli të dielën, më 10 dhjetor të vitit l933, në 4 faqe, format 42/54 cm., në gjuhën shqipe, ndonjëherë me artikuj edhe në gjuhën rumune apo frenge. Qëndrimi dhe karakteri i saj është i ngjashëm me atë të revistës Kosova, por me materiale shumë më të llojllojshme, disa madje të një cilësie të lartë, gazeta duke dalë në gjashtë e nganjëhërë edhe në më shumë se gjashtë faqe. Që nga numri i parë shquhen materiale tejet interesante të Nikolla Batzarias (intelektual arumun me prejardhje nga Krusheva, mik i shquar i shqiptarëve), apo të korçarit bukureshtar Vasile Gjeçu, që jetoi 100 vjet. Botohen reportazhe për shqiptarët e Ukrainës, nekrolog për vrasjen e Themistokli Gërmenjit, artikuj të Ilo Mitkë Qafëzezit, Foqion Miçaços, Viktor Eftimiut etj. Poashtu botohen udhëpërshkrime turistike mbi Shqipërinë prej Vlad Banaceanut, Cezar Paskut, Petraq Pepos, Nik Pemës etj. Në njërin nga numrat e saj bëhet fjalë për Aleksandër Mojsiun në gjirin e shqiptarëve të Rumanisë, pastaj konferenca shkencore të Nikolla Jorgës, artikuj kritikë në adresë të  së përjavshmes Shqipëria e Re etj. Duke filluar që nga numri 63 (28 nëntor l935), kjo gazetë e ndërpret botimin e saj, mu atëherë kur ndërpritet, me rekomandime diplomatike nga Tirana, edhe dalja e Shqipërisë së Re në Bukuresht. Po shkëpusim me këtë rast, artikullin e botuar në nr. 3 të Kuvendit Kombëtar:

Një e madhe Filoshqiptare. Një fjalë me shkrimtaren Smara

Nene Smara (Smaranda Gheorghiu)
Nene Smara (Smaranda Gheorghiu)
“Atje gjeta të palodhurin nacionalist, trimin Naço, për të cilin ruaj një kujtim të shenjtë. Kurkush s’munt të dijë, më mire se unë, se sa shërbime pati sjellë Naçua për ndriçimin patriotik të shqiptarëve të Rumanisë”.

Shkrimtare e çmuar, Smaranda Gjeorgjiu (1857-1944), emri i së cilës porsi një legjendë ka hyrë thellë në shpirtin e popullit rumun është fare i njohur në rethet e kollonivet shqiptare të Rumanisë, për punën, mejtimet dhe enthusiasmin që pati derdhur, me aqë pakursim, në shërbim të çështjes sonë kombëtare. Por, emri i Smaras nuk u përmbleth vetëm brenda kufijvet të ardheut të saj, por kaloj prej kohe sinoret, që të përhapet në botën intelektuale të Perëndimit dhe më tepër në Itali, në favor të së cilës nuk reshti së luftuari që të stabilizojë një lidhje shpirtërore sa më të ngushtë midis saj dhe të atdheut të vet. Emri i Smarandës Gjorgjiu na kujton një varg të pasur veprash rumune, por edhe të tjera që u përkasin shteteve fqinj dhe miq, si Shqipëria, fjala vjen, popullit të së cilës qysh në fillim ia kuptoj dhimbjet që hiqte duke qënë e detyruar të jetojë ndënë thundrën e sundimit otoman. “Nuk gjenj tjetër grua – shkruan në revistën italiane I nostri contemporani, shkrimtari Teisser – e cila të përmbledhë aqë kalorësi dhe të mbaruara cilësira si shkrimtare, si nënë, si nikoqire dhe  si nacionaliste e madhe”.
     
Dhe me të vërtetë: kush nuk e njeh aktivitetin letrar të Zonjës Smaranda, e cila përfaqësoi me aqë sukses gjithë fushën letrare, një aktivitet sa i begatshëm aqë edhe ndryshëm, që përmbleth 37 vëllime vjershash e proze, 2 vëllime si Simfoni nga koha e kaluar, Shpata stërgjyshore (vjersha), Mirza (theatërA), Bija e atit (romancë) etj. Kush nuk e njeh pastaj Zonjën Smara në cilësin e saj si paragatitëse e paravajtëse të lëvizjes femërore në Rumani, gruan e cila luftoi me një këmbëngulje të pashoqtë në fushatën e kulturalizimit të popullit e edukimit të tij në frymën e nacionalizmit krijues dhe të atdhedashurisë, ku shpenzoi aqë dhe aqë vite energjie! Ne shqipëtarët si një shënjë të mirënjohjes që e ndjen thellësisht ndërgjegja jonë kombëtare besojmë se e kemi për detyrë ta kujtojmë gjithmonë këtë mikeshë të devotuar, një mikeshë e cila  s’kurseu kurgjë për triumfin e idealit tonë kombëtar dhe për naltësimin e popullit shqipëtar.
Banonte në rrugën Clucerului 6, një shtëpi e veçuar dhe e qetë, me arkitekturë në stil rumun, me një interior plot shije dhe familjar, me tabllora dhe fotografi të varura nëpër mure, midis librash të shkruara në gjithë gjuhët, midis dorëshkrimesh, letrash dhe ftesash të mara nga të gjitha anët, midis revistash, fletoresh dhe dokumentash të cilat paraqesin kartëvizitën e një aktiviteti prodhues pa shok në Rumani. (Në mes të artikullit pason një fotografi me dedikimin e Smarës e cila i uron sukses Kuvendit Kombëtar-B.Y.). Ja se ç’deklaroi kur për herë të parë dëgjoi për Shqipërinë, kur për herë të parë filloi të interesohet për fatin tonë: “Gjendesha në Romë me rastin e një kongresi. Atje njojta Dervish Himën, një nacionalist shqipëtar të flaktë. Ay m’a kallzoj gjendjen e atëhershme të Shqipërisë. S’ish e mundur të mos mallëngjehesha dhe të mos vendosnja të derth një pjesë të aktivitetit tim për vëllezërit tonë të Adriatikut. Fillova me një here. Duke përfituar nga rasti i kongresit mbajta një fjalim përpara gjithë delegatëvet, duke mprojtur çështjen shqipëtare dhe duke dërguar fjalë inkurajimi patriotëve të Shqipërisë. Kështu hyra në luftën t’uaj. Po në atë kohë ronte këtu në Bukuresht një përkrahës i çështjes s’uaj, bashkatdhetari im, Dumitru Butculescu.

Ky dëgjoj për interesimin që tregova për Shqipërinë në Romë dhe tepër i kënaqur, me t’u kthyer nga Italia, erdhi të më kërkojë konkursin për organizimin e shqipëtarëvet të këtushëm. Nuk ndejta asnjë grimë  në mejtime dhe përnjëherë iu përgjigja dëshirës së tij duke marrë pjesë qysh nga ajo ditë në lëvizje. Vajta bashkë me zt. Butculescu në qendrën e shqipëtarëvet të rrugës Luminei, ku mblidheshin zakonisht dhe me të vërtetë u mallëngjeva duke parë gjendjen e tyre dhe ashkën me të cilën ata ëndërronin e punonin për idealin kombëtar. Atje gjeta të palodhurin nacionalist, trimin Naço, për të cilin ruaj një kujtim të shenjtë. Kurkush s’munt të dijë, më mire se unë, se sa shërbime pati sjellë Naçua për ndriçimin patriotik të shqiptarëve të Rumanisë. I mjeri Naço kaloj një jetë të tronditur. Dhe ndonëse një pjesë të kollonisë ia shpagoj mundimet me mosmirënjojtje, asnjë grimë nuk u dëshpërua, por me mua përkrah e shpuri luftën e tij gjer në fund. Këtij burri, shqipëtarët e Rumanisë duhet t’i ngrehin një monument”.
Kuvendi Kombetar me Aleksander Mojsiun (1934)
Kuvendi Kombetar me Aleksander Mojsiun (1934)



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Valon Kurtishi: Disa të panjohura dhe mësime nga Lufta e dytë botërore Avzi Mustafa: Reformat e shkollës evropiane kërkojnë edhe ligje evropiane Rexhep Kastrati: Rikthimi i shqiptarëve në vatrat e veta dhe loja politike kundërshqiptare Rexhep Kastrati: Diversion mbi linjën institucionaliste si mënyre për rrënimin politik të Dr. Rugovës Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985 Fjala e rastit ne kremtimin e 98 vjetorit te Kryengritjes se Malesis, e mbajtur nga Gjon Gjokaj... Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit Mehmetali Rexhepi: Pleksjet Biblike dhe Etnike (Nuhi Ismajli: Nga vlerat e traditës) Klajd Kapinova: Imzot Pjetër Bogdani në New York Avzi Mustafa: Vështrim në librin “Vullneti i dhunuar” të autorit Mahi Nesimi Arben Llalla: Kontributi në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe shqipe i arvanitasit të shquar Panajot Kupitorit Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit Baki Ymeri: Dita e Flamurit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe Vepror Hasani: Perikli Ikonomi - Shlimani shqiptar, një jetë në kërkim të orakullit të Dodonës Halit Bogaj: Kolosi Mirosllav Kërlezha Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët Myftar Memia: Strategjia e pansllavizmit rusomadh dhe e panserbizmit Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora