E marte, 08.10.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Speciale

Valon Kurtishi: Disa të panjohura dhe mësime nga Lufta e dytë botërore

E premte, 18.09.2009, 05:31 PM


Disa të panjohura dhe mësime nga Lufta e dytë botërore

Nga Valon Kurtishi

Më 28 qershor 1914 terroristi sërb i organizatës “Mllada Bosna”, Gavrillo Princip e qëlloi për vdekje në mes të Sarajevës trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë mike, Arqidukën Franc Ferdinand bashkë me bashkëshorten e tij, princeshën Sofija. Kjo ishte pjesë e një konspiracioni më të gjerë të organizuar nga shërbimet sekrete të Beogradit të egërsuar pas aneksimit të Bosnjë Hercegovinës nga Austria më 1908. Akoma më në prapaskenë qëndronte Rusia cariste me idetë e saja të sëmura pansllaviste rusomëdha të daljes në ujëra të ngrohta, nëpërmjet projektit të bashkimit të sllavëve në një shtet të madh nga Vlladivostoku deri në Adriatik dhe nga Murmansku deri në Stamboll.
Konflikti i inicuar nga shovinizmi sërbo-rus mori brenda pak kohësh përmasat e një konfrontimi të gjerë i cili në histori hyri si Lufta e parë botërore. Në përfundim të kësaj lufte gjigande perandoria përparimtare Austro-hungareze u shkatërua dhe në territoret e saj u krijuan një mori e shteteve të reja të banuara kryesisht nga popullsi sllave. Paqja e padrejtë e Versajës e nxorri përfundimisht Gjermaninë nga radha e fuqive të mëdha botërore. Franca dhe Britania e madhe u etabluan si fuqi të vetme globale pa lejen dhe pëlqimin e të cilave nuk ndodhte asgjë në politikën ndërkombëtarë. Për të sanksionuar edhe ligjërisht këtë gjendje të re cilësore në marrëdhëniet ndërkombëtare, u formua më 1919/1920 edhe Lidhja e kombeve me seli në Gjenevë të Zvicrës.
Gjermania e cila kishte qenë fajtore po aq sa edhe Rusia, Franca apo Anglia për fillimin e luftës së parë botërore, u detyrua të nënshkruajë marrëveshje të cilat e dëmtonin shumë territorialisht dhe e detyronin të paguajë vetë të gjitha dëmet materiale dhe njerëzore të Luftës së parë botërore. Ky vendim tmerrësisht i padrejtë shkaktoi një krizë të rëndë ekonomike në Gjermani e cila kulmoi në fundin e viteve 20 të shek të XX-të, me reth 30%  të papunë më 1932 dhe më një inflacion galopant të Reichs markës gjermane. Humbja e territoreve historikisht gjermane dhe të banuara nga një popullsi në shumicë dërmuese etnike gjermane nga ana tjetër si e Alzas Lorenës në Francë, Sudeten-Landit në Çeki, Bolzenit në Itali apo Memelit në Lituani, shkaktoi një zemërim të ligjshëm dhe shumë të drejtë të popullit të madh dhe përparimtar gjerman ndaj vendimeve të çuditshme të konferencës së paqes në Paris. Si është e mundur që parimi i “vetëvendosjes së popujve” i Presidentit Wilson të vlejë për disa popuj e për disa të tjerë jo?.
Është shumë e gabueshme dhe sipërfaqësore të thuhet se nacionalizmi në këtë kohë u rrit vetëm në Gjermani dhe se vetëm ky vend rëshqiti drejt një sistemi politik diktatorial totalitarist. Italia ishte e para që instaloi në pushtet regjimet fashiste me Benito Musolinin në krye. Spanja e Francisko Frankos dhe Portugalia e Antonio Salazarit kishin të nëjtën ideologji në fuqi. Monarkitë ballkanike të asaj kohe ishin regjime autoritariste me mbizotërim të qartë të elementeve fashiste. Britania e madhe dhe Franca bënin një politikë ekonomike të njohur në shkencat ekonomike si “kapitalizëm shtetëror”, apo “ekonomi proteksioniste” duke i mbrojtur me tarifë të lartë doganore prodhimet vendëse dhe duke aplikuar taksa të larta për prodhimet nga importi. BRSS nga ana tjetër edhe pse propagandonte “internacionalizmin proletar”, ishte shndërruar në një autokraci nacionaliste e cila pengonte ligjërisht importet dhe tentonte në çdo mënyrë të rusifikojë minoritetet josllave në vend.

Siç shihet nga ky përshkrim i shkurtër, gjithë Europa e asaj kohe ishte një zonë autoritariste, diktatoriale dhe nacionaliste “par exellance”, të cilën nuk mund ta zbukurojnë tregimet për demokracitë parlamentare të Anglisë dhe Francës së asaj kohe. Imperializmi territorial global dhe proteksionizmi ekonomik i këtyre dy perandorive europiane e bëjnë të tepërt çdo përmendje të “demokracisë” në kuptim modern të fjalës në këtë periudhë kohore në Europë.
Lufta e dytë botërore nga ana tjetër nuk filloi me sulmin gjerman të 1 shtatorit ndaj Polonisë, por më saktë, ajo filloi në të “premten e mirë” të zezë të 7 prillit 1939, ditën kur Italia fashiste e sulmoi Shqipërinë e lirë me 50.000 ushtarë dhe me reth 700 aeroplanë modernë të kohës, duke e shkatërruar pavarësinë e vendit tonë brenda disa ditësh. Kjo ditë heshtet në historiografinë europiane në traditën tipike të injorimit të vuajtjeve të shumta të të vegjëlve dhe hiperbolizimit dhe mediatizimit të vuajtjeve të pakta të të mëdhenjve.
Po çka ishte shkak i fillimit të Luftës së dytë botërore. Është e vërtetë ajo ndarja tradicionale që bëhet për 60 vite me radhë se këtu luftuan shtetet demokratike nga njëra anë dhe totalitarizmat nga ana tjetër?. Rusia sovjetike e Stalinit me 50 milionë viktima të kampeve internuese të Siberisë, ku futet në këtë mes, tek “demokracitë parlamentare” apo “tek forcat e errëta totalitare”?.
Çishte lufta e dytë botërore - ndeshje e interesave gjeostrategjike e ekonomike në shkallë globale apo ndeshje e ideve politike? Fitimtarët që e shkruajtën historinë pas 1945 thanë se ishte ndeshje e ideve. Fitore e demokracisë kundër totalitarizmit.
Po ndarja e Gjermanisë, dhënia e tokave të pastra gjermane Francës, Polonisë dhe Çekosllavakisë, gjenocidi ndaj kombit gjerman në lindje më 1945, disa gjenocide të menjëhershme ndaj popullatave civile autoktone në Estoni, Lituani,Letoni, Finlandë, Jugosllavi (Kosovë, Vojvodinë dhe Kroaci), Greqi (Çameria dhe Egjeu), Ukrainë, Kaukaz, Azinë Qëndrore, Rendi i ri botëror i Jaltës që ndau Europën dhe si rjedhim edhe botën në sfera asfiksuese “influence”, perdja e hekurt 50 vjeçare mbi gjithë Europën lindore, eliminimi i përgjakshëm i opozitës politike në vendet me sistem komunist, paslufta me plot konflikte të ngrira e reale etj, a mund të quhen “fitore e demokracisë parlamentare”?.

Në këtë fillim historik heshtet dhe diçka tjetër. Ndarja e Polonisë mes Rusisë komuniste nga njëra anë dhe Gjermanisë e Sllovakisë naziste nga ana tjetër. Parlamenti Europian është duke bërë disa përpjekje të zbehta kohëve të fundit në lidhje me këtë çështje. Në këtë luftë ka edhe të panjohura tjera interesante që japin një pasqyrë pak më ndryshe të luftës. Sulmet e para ajrore ndaj një qyteti në Luftën e dytë botërore u bënë nga fashistët italianë në Durrës dhe nga nazistët gjermanë në qytetet polake. Në anën tjetër, përkundër tymnajës së krijuar në opinionin publik, ishin anglezët ata që të parët bombarduan një qytet të banuar gjerman, Monçengladbahun, në natën e 11/12 majit të vitit 1940. Më vonë vijnë sulmet e Luftvaffe-s gjermane ndaj Londrës e Birminghamit anglez. Gjenocidi i tmershëm i forcave naziste kundër popullatës civile hebreje në gjithë Europën e eklipson disi gjenocidin po aq të tmershëm të kryer nga forcat e ndryshme sllavo-komuniste të Europës qëndrore dhe lindore ndaj popullatës civile gjermane e cila jetonte prej qindra vjetësh në këto territore. Reth 6 milionë hebrenj dhe të tjerë u zhdukën në krematoriumet e tmershme të Treblinkës, Aushvic – Birkenaut e kampeve tjera naziste të përqëndrimit.  Nga ana tjetër reth 4 milionë qytetarë të pafajshëm gjermanë e humbën jetë nën bombat e çdoditshme të aleatëve mbi qytetet e pambrojtura gjermane të asaj kohe. Bombardimi i Drezdenit, i cili në atë kohë ishte shpallur nga komanda gjermane si qytet i lirë dhe në të cilin nuk kishte stabilimente ushtarake por vetëm refugjatë gjermanë të lindjes, ishte një krim lufte i përmasave të tmershme e të pajustifikueshme. Hedhja e reth 800 tonë të bombave zjarvënëse gjatë një ditë të vetme në një qytet të kulturës europiane si Drezdeni, të ndërtuar kryesisht nga shtëpi druri, shkaktoi djegien e gjallë të reth 200.000 qytetarëve në apokalipsën drezdeniane të asaj kohe.
Reth 3 milionë qytetarë të tjerë të pafajshëm gjermanë u masakruan në vitin e tmershëm 1945 nga forcat terroriste të Armatës së kuqe sovjetike e cila përparonte nga lindja drejt Berlinit duke vrarë, përdhunuar e djegur çdo gjë para vetes, tamam si hordhitë mongole të Xhengiz Kanit dikur. Kjo masakër është quajtur në mënyrë cinike nga ndonjë historian perëndimor si “nemesis”, por është shumë e vërtetë që kultura europiane humbi shumë nga ky depërtim aziatik nga lindja. Sulmi dhe shkatërimi i një qyteti europian si Berlini dhe vrasja nga forcat terroriste ruse të reth 300.000 civilëve të pafajshëm në këtë qytet martir nuk mund të arsyetohet gjithashtu.

Edhe pse njësi të veçanta gjermane kanë bërë krime në masë të gjerë në Rusinë sovjetike, prapëseprapë, nuk mund të krahasohet lufta civile mes vetë sovjetikëve të kombësive e feve të ndryshme që s’kishte lidhje me ushtrinë gjermane, me zhdukjen e planifikuar masive të popullsisë civile gjermane nga ushtria fitimtare sllavo-komuniste e Moskës dhe nga këlyshët e tjerë sllavokomunistë të saj nga Europa qëndrore në anën tjetër. Bombardimi me bomba atomike më 6 dhe 9 gusht 1945 i  Hiroshimës dhe Nagasakit, mund të quhet pa frikë si krim lufte ndaj popullatës civile atje. Vetëm nga efektet e drejtpërdrejta të një bombe të vetme në Hiroshimë humbën jetën reth 70.000 mijë persona. Edhe bombardimi i vazhdueshëm dhe i tejzgjatur i Tokios dhe qyeteve tjera japoneze apo edhe qyteteve gjermane, gjatë gjithë luftës së dytë botërore nuk është veprim “normal për kohë lufte” i aleatëve anglo-amerikanë. Mund të supozohet numri i viktimave të mundshme amerikane për marjen eventuale të Tokios, por zhdukja e aq shumë civilëve me një goditje të tillë të vetme është e papranueshme.

Shumica e të vrarëve dhe të masakruarve në Ballkan, Holandë, Francë apo Itali nuk e humbën jetën nga sulmet e ushtrisë gjermane por u masakruan në luftërat civile mes vetë fraksioneve të ndryshme politike atje. Historitë me “partizanë të drejtë” dhe “gjermanë të egër e shkatërues” që i thurnin diktaturat komuniste pas luftës së dytë botërore janë krejtësisht të rejshme dhe të pabazuara në argumente shkencore apo dokumente të besueshme historike. Nuk themi se nuk ka pasur masakra fashiste në këto vende, por shembuj të veçantë janë zmadhuar aq shumë saqë duken jashtë çdo logjike shkencore. Shumica e 1 milionë viktimave të luftës  së II-të botërore në Ish Jugosllavi janë viktima boshnjake, kroate dhe shqiptare të çetnikëve sërbë apo anasjelltas. Në Greqi, dikaktura e Çolakogllut dhe Zervës është përgjegjësja kryesore për vuajtjet e grekëve dhe askush tjetër. Edhe në Itali, Rumuni, Hungari, Holandë, Norvegji, Danimarkë, Rusi, Ukrainë, Sllovaki etj, pati përplasje mes falangave të armatosura të partive të ndryshme politike dhe mes nacionalizmave të ndryshëm etnikë. Këto ishin luftëra të pastra civile. Me këtë nuk duam të mohojmë asesi krimet e kryera nga ushtria naziste. Duam vetëm që të dalë në shesh e vërteta historike dhe të mos falsifikohet historia për qëllime të politikës ditore. Ky falsifikat tentohet sidomos nga shovinizmat sllavë të Balkanit dhe Europës qëndrore.
Shqiptarët si dhe popujt e tjerë të vegjël, kur përkujtojnë këto data të rëndësishme historike si 1 shtatori, duhet të hapin sytë mirë e mirë se çka bëjnë në vendin e tyre dhe si sillen në skenën ndërkombëtare. Kjo pasi miqësia e përjetshme në politikën ndërkombëtare është një kategori inekzistente. Ka vetëm interesa të cilat nuk është e thënë të jenë të përjetshme. E keqja më e madhe në historinë njerëzore, Lufta e dytë botërore, e cila  me mbi 60 milionë viktimat e saj i solli njerëzimit dëme të mëdha e të pariparueshme, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Pësimet e së kaluarës duhet të jenë mësime për gjeneratat e reja si të reagojnë dhe të sillen në momente të tilla debalanci në skenën e të mëdhenjve të politikës ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në gjirin e alencës perëndimore, në një vend me demokraci të tilla si SHBA-të, Gjermaninë apo Anglinë, ishte një e arritur kardinale për shqiptarët kudo janë. Të vazhdohet tutje me anëtarësimin në BE për një mirëqenie dhe siguri më të madhe ekonomike. Në paqe, stabilitet, dhe aleancë të përhershme me miqtë dhe vëllezërit tanë të mëdhenj perëndimorë. Paqe në vend, paqe në botë. Ta realizojmë sot këtë për të mirën tonë dhe të gjithë njerëzimit.


(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Avzi Mustafa: Reformat e shkollës evropiane kërkojnë edhe ligje evropiane Rexhep Kastrati: Rikthimi i shqiptarëve në vatrat e veta dhe loja politike kundërshqiptare Rexhep Kastrati: Diversion mbi linjën institucionaliste si mënyre për rrënimin politik të Dr. Rugovës Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë Xhafer Durmishi: Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985 Fjala e rastit ne kremtimin e 98 vjetorit te Kryengritjes se Malesis, e mbajtur nga Gjon Gjokaj... Zef Ndrecaj: Principata Dukagjinase - Kanuni i Lekë Dukagjinit Mehmetali Rexhepi: Pleksjet Biblike dhe Etnike (Nuhi Ismajli: Nga vlerat e traditës) Klajd Kapinova: Imzot Pjetër Bogdani në New York Avzi Mustafa: Vështrim në librin “Vullneti i dhunuar” të autorit Mahi Nesimi Arben Llalla: Kontributi në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe shqipe i arvanitasit të shquar Panajot Kupitorit Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit Baki Ymeri: Dita e Flamurit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe Vepror Hasani: Perikli Ikonomi - Shlimani shqiptar, një jetë në kërkim të orakullit të Dodonës Halit Bogaj: Kolosi Mirosllav Kërlezha Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët Myftar Memia: Strategjia e pansllavizmit rusomadh dhe e panserbizmit Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II) Robert Elsie: Shenjtet e krishtere te Shqiperise

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora