E hene, 29.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Speciale

Valon Kurtishi: Faleminderit Austro - Hungari, i përjetshëm kujtimi për Franc Jozefin e I

E enjte, 03.12.2009, 09:00 PM


Faleminderit Austro - Hungari, i përjetshëm kujtimi për Franc Jozefin e I

Nga Valon Kurtishi

Shqiptarët do ti jenë përgjithmonë mirënjohës dhe falenderues kombit të madh gjerman dhe atij hungarez, për pavarësimin e Shqipërisë dhe shtetformimin e kombit shqiptar.

Na ndajnë edhe pak orë/ditë nga ngjarja më madhore dhe më tragjike njëkohësisht në historinë e kombit tonë, 28 nëntorin e shenjtë e të madhërueshëm. Është kjo dita më e madhe për kombin tonë, kur pas shumë shekujsh okupimi gjenocidal, terrorist e primitiv sllav, greko-bizantin e turk, një pjesë e kombit pa dritën e shpëtimit nga humnera për ku e kishin nisur okupatorët në fjalë. U çlirua Shqipëria. Emrat Shqipëri e shqiptarë, hynë në listën botërore të kombeve e shteteve të pavarura e sovrane, subjekte të së drejtës ndërkombëtare, me detyrime por edhe me të drejtën e garantuar për të qenë të lirë, sovran dhe mosvarur. U kurrorëzuan kështu pas gati dymijë viteve ëndrat, dëshirat, përpjekjet e dhjetëra mijëra dëshmorëve, u shpërblyen ato mijëra tonelata gjaku të derdhur në luftëra të pandëprera kundër banditizmave terroristë njeri-ngrënës e komb-ngrënës, sllav, grek dhe turk.
Megjithatë, gëzimi i madh për këtë ditë nuk mundi të mbulojë dëshpërimin akoma më të madh njerëzor, për humbjen e 70 % të territorit dhe 70 % të popullatës shqiptare, që mbeti si skllave e shovinizmit greko-sërb jashtë sovranitetit të shtetit të posakrijuar shqiptar.
Në gjithë këtë vorbull të ngjarjeve historike, historiografia shqiptare i ka kushtuar shumë pak ose aspak hapësirë, rolit madhor që luajti perandoria e madhe Austro-hungareze dhe kombi kryesor europian - ai gjerman, për ti sjellë ngjarjet apo procesin historik deri në këtë 28 nëntor 1912. Duke qenë herë tendencioze e herë shpërfillëse e mosmirënjohëse, herë nën ndikimin komunist sërbo-rus e herë nën ndikimin e botëkuptimeve nacional-shoviniste fundamentaliste greke dhe turke, historiografia shqiptare i ka një borxh të madh jo vetëm Austro-Hungarisë, por edhe të vërtetës historike, objektivitetit shkencor, vetë shkencës së historisë.Tashmë kur jetojmë në një periudhë krejt tjetër historike, do të ishte e udhës që historiografia jonë tu kthehet rënjëve të saj shqiptare dhe të zbulojë të vërtetat shkencore, si për aleatët e vërtetë, ashtu edhe për armiqtë e vërtetë e realë të shqiptarëve. Ka ardhur koha që të mos cenzurohet më, kontributi i pazëvendësueshëm austriak, gjerman dhe hungarez për vetë lindjen e kombit të shenjtë dhe shtetit tonë të pavarur shqiptar.
Kontaktet e ndërsjella dhe interesimi i botës së madhe dhe kryesore europiane, asaj gjermane, për shqiptarët ka qenë i hershëm dhe shumë intenziv. Burimet historike flasin, kurse arkeologjia konfirmon ekzistencën e lidhjeve të fuqishme e të pandashme shpirtërore e materiale mes popullit të madh Ilir dhe popujve të shumtë gjermanikë e keltikë që nga
Franz Joseph I
Franz Joseph I
Shëarzëald-et (malet e zeza) të Mynihut e deri në Prevezën e Artën e Janinës. Më vonë, me formimin e perandorisë së shenjtë romake, kontaktet shtohen edhe më shumë, të përforcuara edhe nga kalimi i forcave të mëdha gjermanike nëpërmjet territorit shqiptar për në Azinë e vogël drejt Jerusalemit të shenjtë. Princat shqiptarë të mesjetës së hershme në përpjekjet e tyre për tu shkëputur nga barbaria greko-bizantine, sytë i kishin gjithmonë nga kultura perëndimore, e cila që nga viti 500 i e.s, mund të quhet pa frikë si kulturë gjermane. Kontributi më shkencor gjerman fillon me fjalorthin e Arnold Von Harfit në shekullin e XV, e vazhdon me një mori të shkencëtarëve të fushave të ndryshme. Filloi me historianin gjermano-suedez Hans Erich Tunman 1746 -1778, Profesor në universitetin e Halles.Tunman është një nga albanologët e parë. Në veprën e parë “Hulumtime për historinë e popujve të Europes lindore”, 1774, bëhen orvatje për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sipas tij, bazuar në dokumentet e lashta greko-latine e Bizantine, del se shqiptarët mesjetarë janë vazhdues autoktonë të ilirëve.Shkrimet e para për prejardhjen e gjuhës shqipe janë shkruar nga një filozof i madh gjerman i shekullit të XVII – Gottfried Ëilhelm Lajbniz,1646-1716. Sipas tij “gjuha shqipe është gjuhë e ilirëve të lashtë”. D.M.Th. baza e kombëtarizmit shkencor shqiptar i bie të jetë vendosur nga Lajbnici. Gjuhëtari gjerman, një nga themeluesit e linguistikës si shkencë e pavarur Franc Bop (1791-1867), është i pari që argumentoi se shqipja bën pjesë në trungun e gjuhëve indoeuropiane. Nga ana tjetër filozofi dhe teoricieni i historisë së shekullit XVIII, Johan Gotfrid Herder në veprën e tij “Ide për historinë e njerëzimit” 1784 -1791, mbron fuqishëm autoktoninë e shqiptarëve të mohuar që atë herë nga bizantinët. Sipas Herderit: “shqiptarët janë popull me histori të lashtë dhe rjedhin prej ilirëve".

Pasojnë emra të mëdhenj të kombit gjerman që argumentojnë shkencërisht autoktoninë e shqiptarëve në këto treva dhe mbrojnë shqiptarët në Ballkan, si, August Shlajher, Jozef Riter fon Ksilander, Franc Bop, Franc Miklosic, Teodor Mommsen, profesori dhe albanologu austriak Gustav Majer, Holger Pedersen,(1867-1953) gjuhetar dhe shkencetar danez, albanolog, Norbert Jokli (1877-1942), pedagog dhe studiues austriak, albanolog, etj. Mbetet e paharueshme dhe papërsëritshme, vepra e madhe, “Elementi shqiptar në Greqi”, e vitit 1857, paradigmë për mbrojtjen e shqiptarëve nga shovinizmi grek, e birit tjetër të kombit gjerman, Jakob Fallmeyarer. Johan Georg fon Hahn (1811-1869), merret si themelues i Albanologjisë. Si mund të harrohet përfundimi shkencor i tij që në shekullin XIX “Meqë shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt tjerë që njohim, meqë burimet fare të pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtetgim tjetër (veç atij sllav), i cili të ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar se shqiptarët e sotëm janë banorë të hershëm parasllavë të atij vendi”.Në vitin 1877 në Gjermani del studimi i parë antropologjik për shqiptarët e me të bashkë nis dhe antropologjia e shqiptarëve.Udhëhapës në këtë degë të albanologjisë do të jetë një figurë e shquar e albanologjisë së shekullit të XIX -të, patologu dhe antropologu Rudolf Virhov (1821- 1902), i njohur si themeluesi i patologjisë qelizore. Ai botoi në Berlin punimin " Mbi Kraniologjinë e Ilirëve". Shqiptarët, kafkat e të cilëve i pat studiuar, Virhovi i identifikon me Ilirë.Studimet e kësaj natyre i vazhdoi Helbig - u i madh dhe i paharuar.Në vitet 30 të shekullit të XX, pasuan studimet e gjuhëtarit gjerman A.fon Blumental, kurse në vitet 60 të atij shekulli, studimet e O.Has-it.Historia dhe gjuha e ilirëve u njoh me një konsenzus të kënaqshëm ndërkombëtar si histori dhe gjuhë e parardhësve të shqiptarëve.Kërkuesit në këtë fushë duke u nisur nga fillimi i shekullit të XX - të, formojnë një fushë të veçantë të dijes, të njohur si Ilirologji. Në këtë fushë njihet Paul Krecmer-i, i madh, me veprën e tij "Hyrje në historinë e gjuhës greke", (1896), ku identifikohet qartësisht shqipja me ilirishten e lashtë.( Emrat, datëlindjet dhe veprat e këtyre shkencëtarëve të përmasave botërore i kemi marrë nga "Autoktonia e shqptarëve në studimet gjermane",Tiranë).
Shkencëtarët gjermanë ishin në një farë mënyre Prometeu që nxorrën në dritë të vërtetën shkencore për shqiptarët nga terri ku e kishin shtyrë dhe ku donin ta zhduknin fare Bizantino-otomanët, për 1500 vite me radhë.Nga ana tjetër me afrimin e shekullit të XIX, në Ballkan filluan lëvizjet çlirimtare kundër sunduesve të huaj. Këtu lindin edhe kombet greke, sërbe e shqiptare në kuptimin modern të fjalës. Dhe pikërisht, në një mënyre ose në tjetrën, politikat kulturo - arsimore të perandorisë Austro-hungareze kanë një rol vendimtar dhe një meritë të padiskutueshme në vetë lindjen e kombit tonë në kuptimin modern të fjalës, apo në krijimin e parakushteve për formimin e kombit shqiptar.
Pa shkrimet e shkencës gjermane të treqind viteve më parë, nuk do kishim rezultatet që kemi sot në shkencat albanologjike e historike. Pa tezat shkencërisht të vërtetuara ilire për etno-gjenezën e shqiptarëve të historianëve gjermane, austriakë, hungarezë e anglosaksonë, zoti e di se në çfarë peripecish e absurditetesh shkencore do e kishin katandisur kombin e shkencën shqiptare pseudo shkencëtarët banditë grekë, sërbë, turq, rusë e sllavë të tjerë. Shkenca shqiptare, rinia shqiptare, mediat tona, ne të gjithë bashkë, duhet të bëjmë shumë më tepër për ndriçimin dhe popullarizimin e rolit të pazëvendësueshëm dhe vendimtar që luajti shteti Austro-hungarez për shpëtimin e shqiptarëve nga zhdukja fizike dhe fshirja e nga skena dhe kujtesa historike. Vetë mbijetesa fizike dhe kulturore e kombit tonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me interesat strategjike austriake të pjesës së dytë të shekullit të XIX dhe fillimviteve të shekullit të XX-të. Janë të panumërta aksionet e diplomacisë dhe shtetit austriak që me iniciativë të familjes mbretërore në forma nga më të ndryshme, kanë dhënë një kontribut vendimtar për përparimin dhe ngritjen në rangun e kombeve të civilizuara europiane edhe të kombit tonë të martirizuar. Këto nisma proshqiptare konkretizoheshin pastaj në praktikë nga konsullatat e këtij vendi të madh mik të shqiptarëve në Shkodër, Janinë, Manastir, Shkup, Cetinë, Athinë, Sarajevë. Shqiptarët ndiheshin më të sigurtë në rrugëtimin e tyre të pandalshëm drejt lirisë e prosperitetit kudo dhe kurdo që pranë u gjendej edhe nje diplomat i vetëm austriak.
Shkenca "shqiptare" komuniste dhe ajo pjesë e "historisë shqiptare" nën influencat greko-turke, kanë spekuluar shumë me interesat strategjike austriake në Ballkan e me terma të tillë si "imperializmin e hegjemonizmin gjerman". Sigurisht kështu kanë shkruar nën ndikimin e hegjemonizimit prapambetës greko-bizantin, rus pansllav e turko-otoman. Kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë kështu, që tua mjegullojnë sa më shumë shqiptarëve rrugët e natyrshme të kërkimit dhe gjetjes së aleatëve të sinqertë e të vërtetë në momentet vendimtare historike.Por a nuk është e gjithë jeta njerëzore në një mënyrë ose në tjetrën një vazhdimësi e ndërlidhjes e përshtatjes së vazhdueshme të interesave nga më të ndryshmët? Po Greqia si e fitoi pavarësinë? Ngaqë u dashuruan shumë turinjzinjtë e xhuxhëzuar grekë nga Europa dhe kjo u fali pavarësinë? Ishin interesat strategjike ruse të ngjyrosura me fundamentalizëm fetar ortodoks si dhe mirëkuptimi anglez, francez e austriak i këtyre interesave ruse që lejuan dhe bile edhe sponsorizuan shtetformimin grek, duke e shkëputur këtë komb artificial nga kthetrat turke ku lëngonte gati 500 vjet. Sërbinë, Malin e zi e Rumaninë, mos e dashuronin aq shumë në Europë saqë edhe këtyre u falën pavarësinë e shtetin e pavarur? Edhe këto lëvizje kufijsh e popullatash u bënë për tu shërbyer më vonë fuqive të mëdha. Me një fjalë, çdo lëvizje politike në çdo periudhe kohore sponzorizohet e menaxhohet nga ndonjë fuqi e madhe që ka kapacitetet materiale - njerëzore ta bëjë këtë, kuptohet për disa interesa të caktuara të vetat. Çështja është që lëvizjet në fjalë të jenë në favor të lirisë së popujve, drejtësisë e paqes. Populli shqiptar ka vuajtur më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan e Europë. Tani edhe atë pak që e fituan shqiptarët falë investimit austrohungarez, ta quash ose reduktosh në shprehjen e thatë e shumë mosmirënjohëse - " pavarësia e Shqipërisë u fitua për tu shërbyer interesave strategjike austriake dhe jo nga dashuria për shqiptarët", është më e pakta nonsens historik, më e shumta tradhti kombëtare. Çështë më e keqja, pavarësinë e Shqipërisë e argumentonin pikërisht kështu, qarqet më të errëta e me të zeza gjenocidalo-terroriste greke, sërbe e turke. Kështu argumentonin dikur apologjetët e pastrimit etnik të shqiptarëve nga Ballkani. "Pavarësia e Shqipërisë është vepër e Austro-Hungarisë e drejtuar kundër Sërbisë e Greqisë", bërtisnin dikur antishqiptarët e tërbuar, monstrat e vërteta me fytyrë njeriu, Evangellos Venizellos dhe Nikolla Pashiq. Kështu nuk guxon të shprehet asnjë shqiptar me dy gram tru në kokë.
Pavarësia politike e çdo populli e kombi më të vogël ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë e lidhur në një mënyrë ose tjetër me interesat e ndonjërës nga fuqitë e mëdha. Pavarësia e kombit më të diskriminuar në Europë, atij shqiptar, është e lidhur pazgjidhshmërisht me kontributin vendimtar historik të kombit të madh gjerman dhe atij hungarez dhe shtetit të madh të Austro-hungarisë. Kjo është një e vërtetë shkencore që smund të mohohet edhe sikur të bëhen bashkë gjithë kalemxhinjtë (pseudo-historianët) filosllavë, filogrekë e filoturq, që militojnë si struci me kokën në rërë në tokat shqiptare në Ballkan. Shteti shqiptar duhet të mendojë seriozisht për një moratorium dhe dënim ligjor për shkrimet pseudo-historike antishqiptare që vlojnë në të katër anët në mediat shqiptare, nga elemente të ndryshëm shërbetorë të nacional-shovinizmave ballkanike ose fundamentalizmave të ndryshme terroristë ndërkombëtarë. Historia shqiptare të mos mbetet në duart dhe në mëshirën e gjithfarë kriminelësh gjoja-historianë që paguhen me pare në dorë nga qarqet shoviniste greke, turke e sllave për të ndryshuar e manipuluar historinë tragjike shqiptare dhe për të zhdukur memorien kolektive të shqiptarëve si komb e si kulturë e veçantë në Ballkan. Kontributi i sotëm politik dhe ekonomik gjerman për Shqipërinë e shqiptarët është krejtësisht pa prapavijë politike dhe pa qëllime të fshehta për prodhime artificiale të "minoriteteve etnike", siç bëjnë disa "investitorë" të tjerë të sojeve greke e turke në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Gjermania nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as tani tendenca apo intenca territoriale e asimiluese ndaj shqiptarëve e Shqipërisë. Gjermania mbetet donatori më i madh i Shqipërisë në këto 18 vitet e fundit të demokracisë. Gjermania është në forma të ndryshme kontribues kryesor financiar edhe në Kosovën shqiptare.Bota shqiptare duhet të punojë ditë e natë që të ruajë aleatët ekzistues dhe të përfitojë aleatë të rinj, pasi dashuri të përjetshme nuk ka. Ka vetëm interesa të mëdha që mbajnë bashkë vende e kultura nga më të ndryshmet. Miqësia duhet të mbahet, mirëmbahet, ruhet, ushqehet, përpunohet, zhvillohet, pasurohet gjithnjë, në të kundërtën do ta pësojmë rëndë siç e kemi pësuar tradicionalisht përgjatë historisë.Shqiptarët do ti jenë përgjithmonë mirënjohës dhe falenderues kombit të madh gjerman dhe atij hungarez për pavarësimin e Shqipërisë dhe kombformimin shqiptar. Kombi shqiptar do ti jetë mirënjohës deri në fund të jetës njerëzore kombit të madh gjerman.
Prandaj, sot më 28 nëntor, kur nga zemrat tona të mbushura me gëzim, ne shpalosim flamurin kombëtar/shtetëror dhe thërasim gjithë gëzim "Roftë shteti ynë kombëtar dhe rroftë kombi Shqiptar", duhet të thërasim edhe "Rroftë Austrio-Hungaria dhe rroftë kombi i madhërueshëm gjerman e ai hungarez". Nëqoftëse brohorasim gjithë gëzim "Rroftë Ismail Qemali", duhet shtuar edhe "Rroftë Franc Jozefi i I", perandor i përjetshëm i kultur-staat-it të mrekullueshëm Austro-hungarez. I paharueshëm kujtimi edhe për Kontin Andrashy. Falenderimi ndaj jush dhe kujtimi për ju do të jetojë aq gjatë sa të jetojë edhe një shqiptar i vetëm në këtë botë të madhe.

(Sqarim: Ky tekst është shkruar me 28 nëntor 2008 dhe është botuar vetëm në web faqen e Shoqates sonë www.illyricumlibertas.org, shkaku i cenzurimit nga disa media te caktuara tonat.)


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hilmi Saraçi: Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947) Milazim Kadriu: Radio Kosova e Lirë, lajmëtare e fitoreve të mëdha Ukshin Zajmi: Në përkujtim të 100 vjetorit të Normalës së Elbasanit Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë Sabile Keçmezi-Basha: Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politikë shqiptarë Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë... Isuf B. Bajrami: Kontributi i Kulturës Kombëtare në rrjedhat e Pavarësisë së Shqipërisë Avzi Mustafa: Kur bëhej Kongresi i Shkronjave në Manastir Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave! Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj: Masakrat dhe terrori serb në prill të vitit 1941 Qazim Namani: Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit Avzi Mustafa: Prof. dr. Nexhat Abazi, Personalitet i shquar i shkencave pedagogjike dhe i kulturës shqiptare Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit Avzi Mustafa: Një dorëshkrim i posazbuluar në gjuhën shqipe me shkronja cirilike nga viti 1868 në Rekën e Epërme Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave në Kusur të Hasit në prill të vitit 1941 – pjesë e skenarëve serb për shfarosjen e shqiptarëve Intervista e Ismail Kadaresë, dhënë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin ''Opinion'' në TV Klan Dorian Koçi: Ngjizja e nacionalizmit shqiptar

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora