E merkure, 23.10.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Speciale

Hilmi Saraçi: Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947)

E enjte, 03.12.2009, 08:56 PM


Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947)

Nga Hilmi Saraçi
                                         
Fshati me histori të hershme dhe të lavdivshme
       
Fshati Bivolak (Burim) ka një pozitë të mirë gjeografike, shtrihet një (1) kilometër në lindje   larg Qyqavicës dhe 17 kilometra larg qendrës komunale të Vushtrrisë. Ky fshat ka një  histori të hershme dhe të lavdishme në saj të disa personaliteve të njohura që kanë lindur, janë rritur,  kanë luftuar dhe sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë kombëtare . Në këtë drejtim shquhen sidomos, këta luftëtarë të Bivolakut (Artakollit): Hamit Saraçi, Fejzullah Saraçi ,Avdi Saraçi, Bajram Saraçi të cilët si luftëtarë në disa periudha kohore kanë një respekt të veçantë për liri dhe pavarësi kombëtare. Gjatë veprimtarisë së tyre kanë  arritur të mbjellin dashurinë për atdheun dhe të shpërndajnë rrezet e trimërisë në luftën kundër armikut ndër breznitë e ardhshme .
             Banorët e fshatit Bivolak (Burim)  janë të njohur si bujq dhe blegtorë të mirë. Shquhen edhe për veprimtari të tjera, por më tepër, siq përmendem më lartë, luftëtarë dhe trima të njohur kundër armikut. Këta luftëtarë të Artakollit janë të njohur në këtë anë edhe si trashegimtarë të hershëm të së kaluarës historike –kombëtare.  Fshati Bivolak (Burim) ka një histori të veçantë dhe të begatshme të zhvillimit dhe të përparimit, në shumë fusha të tjera, në krahasim më fshatrat tjera të Artakollit që e rrethojnë. Prandaj edhe kanë bërë emer të njohur në Artakoll. Lufta e Dytë e Kosovës  1448 është zhvilluar në fshatin Brodë, Bivolaku i sotëm. Kjo mund të vërtetohet edhe me mikrotoponimin e ruajtur “Kalibrod” që përdoret gjithnjë në këtë fshat... ( Shih një punim të dr. Jahja Drançollit). Gjatë kësaj periudhe të sundimit turk  shquhet familja e vjetër autoktone Saraçi në këtë fshat, në Artakoll dhe më gjerë e cila më vonë në kohën e perandorisë osmane kishte pranuar fenë islame dhe kështu ishte këthyer në rrjedhat e jetës së zakonshme fetare të kohës , por duke e ruajtur me gjelozi identitetin kombëtar pa u luhatur kurrë dhe  duke ushtruar zejen e saraçit mbretror dhe të përpunimit të armëve, prandaj kjo familje kishte marr mbiemrin Saraçi…
        Këta luftëtarë të njohur të Artakollit (Bivolakut)  gjithmonë kanë qenë në shnjeshtër të pushtuesit të mëvonshëm, në veçanti të pushtuesit serb, të cilët tri herë i kanë djegur dhe i kanë shkatrruar shtëpitë dhe pasuritë e tyre gjatë përiudhës 1912-1924. duke ushtruar zullum dhe forma të tjera kriminale ndaj kësaj familje dhe më gjerë në Artakoll. Më në fund gjatë luftës çlirimtare (1998-1999) nga kriminelët serbë janë djegur gati të gjitha shtëpitë tjera të  fshatit, e në veçanti shtëpitë e luftëtarëve të njohur të Artakollit (Saraçi) ku vriten disa të rinjë, luftëtarë  nga kjo familje . Në këtë luftë çlirimtare (1998-1999) u radhiten dhe luftuan për çlirimin e Kosovës, më tepër se 100 djelmosha. Vetëm nga  radhet e familjes së gjerë  (luftëtarëve Saraçi) ishin 50 të rinj në UÇK, të cilët me pushkë në dorë luftuan trimërisht kundër pushtuesit serb dhe nuk pranuan robërinë dhe nënshtrimin shekullor . Nga ky fshat, në Artakoll, sidomos nga radhet e luftëtarëve Saraçi, janë të njohur antarët e  LNDSH-së, si Fejzullah Saraçi, Avdi Saraçi, Bajram Saraçi, Fazli Saraçi, Emin Saraçi, Muharrem Saraçi  e të tjerë.  Këta luftëtarë të  njohur
 në Artakoll , të rezistencës kombëtare duke luftuar kundër armikut  kanë gjetur vendstrehim më  tepër në Qyqavicën legjendare. Nga kjo kështjellë e pamposhtur  kanë kryer shumë sulme kundër armikut së bashku me luftetarë të tjerë nga Artakolli dhe Drenica  të udhëhequr nga Azem Bejtë Galica  dhe Shaban Polluzha…

Burgosja dhe ikja nga burgu i Shkupit (1920)

 Në vitln 1920 gjandarë serbë dhe bullgarë i kishin marr  disa aksione kundër luftetarëve të rezistencës kombëtare në Artakoll të cilët kundërshtonin dhe luftonin kundër pushtuesit. Një ditë pa pritmas policia serbe bullgare kishin mësyer në fshatin Bivolak. Disa bashkëpunëtorë të armikut nga fshati kishin shpiunuar se disa luftëtarë të rezistencës kombëtare në Artakoll gjendeshin në fshat, në shtepitë e tyre …
E kishin rrethuar në orët e hershme të mengjesit fshatin gjandarë serbë dhë bullgarë, sidomos shtepinë e Hamit Saraçit dhe të Fejzulla Saraçit i cili (Fejzullahu) për fat atë ditë nuk kishte qenë në shtëpi. Hamiti menjëherë ishte i gatshëm që të luftojë si zakonisht dhe të rezistojë, por për hir të familjës nuk kishte  rezistuar. Nëna e vet, Fazilja  e kishte lutur që të dorëzohet dhe mos të vritet pasi është e pamundur të shpëtojë nga ky rrethim , prandaj  ishte dorëzuar. Pas dorëzimit forcat kriminale serbe i djegin shtepinë e tij dhe të Fejzulla Saraçit. Kjo ishte djegia e dytë e shtepive të vëllezerëve Saraçi nga forcat kriminale serbe . Gjandarmëria serbe (ishin 50 -100 xhandarë) e kishin marr dhe e kishin dërguar në burgun e Shkupit si personalitet të rrezikshëm që kundërshton dhe nuk pajtohet me pushtetin serb . Gjatë këtij aksioni kishin burgosur edhe Sinan Saraçin të cilin në bevasi e kishin hasur në dalje të fshatit e kishin marrë dhe e kishin dërguar në Kërçovë, mirëpo Sinani më vonë ishte liruar në saj të dhënjës së një shume të konsiderueshme të lirave nga një mik i tij. Në Shkup Hamitin e kishin dënuar me burg të rëndë për veprimtari nacionaliste e patriotike dhe si njeri të rrezikshëm për shtetin. Hamiti ka qënë i ndjekur,  i maltretuar dhe i burgosur disa here gjatë kësaj periudhe- shpiegonte Hamdi Ashlani .. .
          Gjatë viteve 1918- 1941, në mes të dy luftrave botërore, pushtuesit serbë kanë përdorë forma të ndryshme të dhunës dhe të terrorit ndaj shqiptarëve në Artakoll si në shumë vise të tjera në Kosovë. Kudo që u vendosën ushtarët dhe xhandarët serbë menjëherë kishin filluar të zbatojnë forma të veçanta të dhunës dhe të terrorit . Ndoqën dhe burgosën shumë burra të njohur të pendës dhe të kulturës shqiptare.  U vranë në mënyrën më mizore  mijëra shqiptarë, pa hezituar se a ishin fëmijë , femra apo pleq . Në bazë të një telegrami  që Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” i kishte dërguar Lidhjes së Kombëve , vetëm gjatë muajit janar-shkurt 1919 në prefekturën e Vushtrrisë (Artakollit) janë vrarë 2.176 vetë dhe janë djegur dhe shkatrruar 1.463 shtëpi . Përmes formave të ndryshme të rezistencës , shqiptarët e Vushtrrisë me rrethinë (Artakollit) mundoheshin t’i bënin ball dhunës dhe terrorit që ushtruesit serbë që ushtronin mbi ta… (Shih një punim të Mr.Izet Miftari: - 2003)
       Burgosja e Hamitit kishte trazuar familjen dhe  bashkëluftëtarët e tij, por  më tepër  nënën Fazile e kishte mërzitur shumë Ajo pa nda kishte qajtur pasi ajo herët kishte mbetur pa burr, e vejë duke u kujdesur për pesë vajzat dhe djalin e vetëm Hamitin, prandaj ajo kishte filluar që të kërkojë rrugëdalje për lirimin e djalit të saj.Kishte shkuar në Vushtrri dhe kishte kërkuar ndihmë dhe rrugëdalje për lirimin e djalit, në veçanti kishte kërkuar angazhimin e Haxhi Efendi Veselit i cili si fetar i njohur ( prijsë i tarikatit melami dhe atdhetar i dëshmuar). Hamdi Ashlani për burgosjen e Hamitit  tregonte se ishin bërë shumë përpjekje , me forma të ndryshme për lirimin e tij, por pa sukses. Mirëpo si duket Hamiti kishte gjet mundësin dhe një ditë kishte ikur nga burgu i Shkupit..Hamdiu thotë se i kishte ndihmuar Haxhi Efendi Veseli, një sheh i tarikatit melami nga Vushtrria…
Hamiti me tesha të burgut pas dy ditëve të udhëtimit të vështirë nëpër male, një mengjesi të hershëm kur nënë Fazilja ishte zgjuar , në oborr e kishte verejtur një njeri me tesha të burgut. Në fillim qeni kishte leh me të madhe, por më vonë e kishte njohur të zotin e shtëpisë dhe kishte pushuar së lehuri . Atëherë nëna Fazile e kishte kuptuar se ky ishte djali i saj Hamiti. Kishte qajtur nga përmallimi dhe gëzimi që i kishte ardhur djali... Hamiti një kohë të gjatë ishte mshehur në Lupq të Epermë, të dajet e më vonë edhe në Strofc dhe në Vushtrri, por të shumten e kohës i kishte kaluar në Qyqavicën legjendare.       
                               
Kundërshtar i shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi

      Hamit Saraçi ndër të parët kishte ngritur zërin kundër shpërnguljes së shqiptarëve për
Turqi në rrethinën e Vushtrrisë  (në Artakoll).Gjatë kësaj periudhe (1923) kishte filluar me të madhe shpërngulja e shqiptarëve për  Turqi dhe vende të tjera .
Sipas dokumenteve arkivore që ruhen  në Arkivin Qendror të Shqipërisë, shihen të dhëna interesante për shpërnguljen e shqiptarëve  për Turqi. Në këtë dokument shkruan se rreth 300 mij shqiptarë në mes të dy luftërave botërore ishin shpërngulur nga Jugosllavia për Turqi dhe bënë fjalë për 26.450 familje të shpërngulura nga vise të ndryshme shqiptare. Vetëm në Vushtrrinë me rrethinë gjatë kësaj periudhe 8000 shqiptarë u shpërngulen për Turqi, Shqipëri e tjera . Mbi 4000 shqiptarë u vranë (vetëm gjatë muajit janar-shkurt 1919 nga dora serbe u vranë  2.179 shqiptarë ). Ndersa u asimiluan  rreth 5.000 dhe janë zhdukur apo kanë vdekur , si rrjedhojë e kushteve të rënda  shëndetsore mbi 3000 sshqiptarë.  Në kuadër të përpjekjeve të shumanshme zyrtare dhe jozyrëtare, të organizuara ose spontane që janë bërë për pëngimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare  në Jugosllavi, duhet përmendur ndërhyrjet e personaliteteve të larta me origjinë shqiptare në Turqi për ta penguar shpërnguljen e shqiptarëve …(Dr. Jusuf Osmani “Vushtrria në dokumentet arkivore”, fejton -2006 ). Në këtë periudhë të trazuar të kohës kishin marr hov bisedat nëpër ndeja dhe oda për shpërngulje  në Turqi. Ishte një lëvizje e organizuar nga qarqet reakcionare dhe shofeniste serbe që kishin për qellim shprazjen e Kosovës me shqiptarë . Hamiti në çdo ndejë dhe tubim si në familjet që vizitonte, si në tubimet fetare e të tjera, këtë plagë të rëndë për shqiptarët e vënte në rend të parë për shqyrtim. Si zakonisht fliste për shqiptarët si komb ndër më të vjetrit në këto troje, për luftën e tyre për liri dhe pavarësi, për historinë e lavdivshme kulturore dhe shkencore gjatë periudhave kohore duke dhënë shumë shembuj për fytyrat e ndritshme patriotike, kombetare dhe fetare të popullit tonë…
       Ndër fshatrat e Artakollit dhe më gjerë, në komunën e Vushtrrisë,  kësaj radhe terrori dhe propoganda ishin më aktive, prandaj njerëzit ishin të nxitur të shpërngulen kudoqoftë vetëm të shpëtojnë nga ky terror i paparë  serb. Pastaj shumë njerëz ishin të mashtruar nga shumë premtime se në Turqi dhe gjetiu do ta kenë më mirë. Nga fshatrat e  Artakollit megjithatë shumë familje ishin shpërngulur dhe shumë të tjera  ishin regjistruar për tu shpërngulur. Kishte pasur tentime edhe nga familjet e njohura në Artakoll që kishin ndarë mendimin për të shkuar në vend të huaj në Turqi, pasi  zullumi dhe terrori serb shkonte gjithnjë duke u shtuar dhe trashë . Kur kishte dëgjuar Hamiti , më parë i kishte thirrur disa angazhues nga Bivolaku (Artakolli) dhe kishte shtruar bisedën për shpërnguljen. Disa prej tyre kishin filluar të mendojnë si ta  shesin pasurinë dhe të përgatitën për këtë rrugë të vështirë, sepse vështirë është të përballohet dhuna dhe terrori serbë-thonin ata  . Hamiti kishte folur gjerë e gjatë për këtë plagë të rëndë të popullit shqiptarë dhe me ndjenjë të lartë patriotike dhe fetare kishte reaguar se “njeriu në vend të huaj është i humbur dhe nuk ka jetë të lumtur as perspektivë familjare dhe kombëtare, ai në rend të parë është i huaj, nuk ka liri, gjithmonë është i nënçmuar dhe i anashkaluar” … Pas këtyre bisedave dhe sygjerimeve kjo iniciativë e shëmtuar kishte filluar që të ndërpritet , përkundër masave të rrepta dhe terrorit serb që shkonte gjithnjë duke u shtuar.   
           Në një rast kur disa familje Jonuzi nga Pasoma e Vushtrrisë kishin shitur pjesë të pasurisë për tu shpërngulur në Turqi, Hamit Saraçi kishte shkuar në Pasomë, në familjen Jonuzi dhe kishte ndërhyrë , sepse  me këto familje kishte mardhënjë të mira  tradicionale fetare dhe miqësore. Ata ndaj Hamitit kishin një qendrim dhe respekt të vaçantë. Fjala e tij kishte peshë të madhe. Kur e kishin konsultuar Hamitin për iniciativen e tyre, shpërngulje për Turqi më 1923, Hamiti i kishte thirr që të bisedojnë më gjerësisht për iniciativen e tyre të gabuar. I kishte qortuar dhe u kishte bërë me dije se kjo është një propogantë shofeniste serbe të cilët dëshirojnë të pastrojnë Kosovën nga shqiptarët. Kështu përkundër shitjes dhe përgatitjes që kishin bërë , respektojnë fjalën e Hamitit dhe nuk ndërmarrin një rrugë të vështirë, pa përspektivë ...
        
Prishja e gurit kufitar në hyrje të Mitrovicës (1918)


        Sipas Hamdi Ashlanit një ditë  Hasan Prishtina në një takim që kishte pasur  me disa krerë të rezistencës kombëtare nga Artakolli , respektivisht me këta luftëtarë të njohur, në krye me Hamit Saraçin, kishte  kërkuar që të organizojnë një aksion për prishjen e gurit kufitar, në hyrje të Mitrovicës, të kazermat ushtarake, në mes të Frashërit dhe Mitrovicës. Këtë detyrë me rëndësi e kishin marr përsipër disa veta : Shaban Kapuqi ( një kryetar i bajraqeve nga Mihaliqi), Hamit Saraçi, Tahir Ashlani, Sadri Saraçi e të tjerë. Ata një ditë ishin përgatitur dhe në mënyrë të organizuar e kishin prishur gurin kufitar që ndante Kosovën në atë kohë në dy pushtete . Ky rrënim i gurit kufitar kishte pasur rëndësi të veçantë, sepse ishte një kufi artificial i pushtetit që në vazhdimësi kishte për qellim ndarjen dhe coptimin e Shqipërisë etnike,  Kosovën. Ata në këtë mënyrë donin të tregojnë se Shqipëria (Kosova) është e pandashme dhe etnike. Pas këtij aksioni kishte pasur lëvizje riguroze nga pushteti aktual për të zbuluar autorët, mirëpo përkundër masave të mara dhe hetimeve të bëra autorët nuk ishin zbuluar . Pas një kohe të shkurtër ishte burgosur Tahir Ashlani, dhëndërr i Hamit Saraçit, por megjithë masat represive të marra ndaj tij, nuk kishin pasur të dhëna  argumentuese  të mjaftueshme për ta mbajtur gjatë në burg, prandaj pas një kohe e kishin liruar si të pafajshëm  …
        Këta luftëtarë të njohur të rezistencës kombëtare të Artakollit ishin gjithashtu edhe pleq të njohur të “islihatit” , të përfshirë seriozisht në pajtimin e familjeve të ngatrruara . Në këtë fushë ishte i njohur Fejzullah Saraçi i cili ishte edhe kryetar i këtij “islihati” në këtë anë të Artakollit dhe më gjerë . Në këtë fushë ata kishin arritur të pajtojnë shumë  familje të gjaksuara dhe të ngatrruara  në Artakoll dhe më gjerë . Gjatë pajtimit të familjeve, të gjaksuara dhe të ngatrruara  “islihati” kishte mjaft kompetenca dhe  ishte mjaft i rreptë gjatë vëndimeve të mara . Kur pala që nuk dëgjonte ose e prishte marrveshtjen e lidhur në mes të tyre (familjeve) , merrnin masa të ashpra : i digjnin shtëpinë dhe pasurin që kishte brenda , mirëpo bënin përjashtime dhe nuk i digjnin hambarin , koshin, magjën dhe odën, sepse këto objekte sipas traditës shqiptare  ishin të shenjta- tregonte Hamdi Ashlani. Në atë kohë kishte mjaft ngatrresa dhe vrasje si pasojë e gjendjes së vështirë nën sundimin e egër serb. Pastaj disa grupe njerëzish ishin të prirur të ndjekin rrugë të shtrembur dhe të veprojnë pa parashikuar rrjedhimet që dalin nga këto veprime …

Lidhja e Hamit Saraçit dhe luftëtarëve të tjerë  me Hasan Prishtinën dhe Azem Bejtë Galicën

Hasan Prishtina  ishte bagjanak me Hamit Saraçin , sepse të dy i kishin gratë qerkeze nga Hamidia të shpërngulura më vonë në  Stanovc të Poshtëm të Vushtrrisë.  Gruaja e Hasanit, Igballja dhe gruaja e dytë e Hamitit , Hamidja ishin kushërira, prandaj edhe kjo ishte njëra  ndër faktorët e afrisë ndërmjet tyre si bashkëluftëtarë . Mendimet e tyre ishin të afërta  për çështjet kombëtare dhe për ardhmërinë e popullit shqiptarë . Hasan Prishtina ishte personalitet i njohur, më një kulturë të gjerë, njeri që kishte të kryer shkollimin superior, në gjuhën turke. Patriot dhe njohës i politikës dhe diplomacisë, njeri me karakter të fortë dhe i paluhatshëm nëpër furtunat e kohës . Njëri ndër udhëheqësit më të njohur të rezistencës kombëtare. Pjesëmarrës i shumë takimeve me burra shtetëror për çështjen shqiptare.   Prandaj  lufta për çlirimin kombëtar, për një Shqipëri etnike , të pavarur ishte gjithmonë në mendjen dhe shpirtin e Hasan Prishtinës dhe të krerëve – luftëtarëve nga Artakolli. Fjala e tij (Hasan Prishtinës) për luftë kundër armikut është dëgjuar dhe respektuar gjithmonë në Artakoll dhe në Drenicë . “ Sa herë kam thirr për luftë e gjithë Drenicën e kuqe e kam gjetur me pushkë në dorë”- kishte thënë Hasan Prishtina.
                                                                                                                 
        Pas largimit të pushtetit turk (1912) dhe shpalljes së shtetit të pavar të Shqipërisë, shtetët e mdha përëndimore kishin ndarë  dhe coptuar Shqipërinë etnike. Kosova dhe shqiptarët krahas  operacioneve ndëshkimore  të dhunës, terrorit, vrasjeve, dëmtimeve të mëdha  e tjera  nga pushtuesi barbar serb, në të njëjten kohë  kishte filluar një presion  politik për shkombëtarizimin   e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme , kishte filluar synimi i realizimit të planeve hegjemoniste , nacionale politike – nacionalizimin dhe serbizmin e Kosovës . Një ndër  metodat  e pastrimit etnik , shkombëtarizimit  dhe të sllavizimit  të Kosovës, ishte  edhe kolonizimi me elementin sllav dhe ndjekja dhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre. Kjo periudhë (1912-1916) për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë  njihet ndër periudhat më të vështira nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar që ishte nën sundimin e Mbretrisë Serbe. Gjatë kësaj periudhe Vushtrria me rrethinë (Artakoll) kishte pasur humbje të mëdha në njerëz dhe në të tjera fusha .Gjatë kësaj periudhe luftetarët e rezistences kombëtare në Artakoll kishin ndërmar disa aksione për ta kundërshtuar dhe për ta mposhtur terrorin kriminal serb. Këta luftëtarë të Artakollit ishin dalluar në këto aksione të luftës çlirimtare  . Mirëpo me ardhjen e pushtetit austro hungarez,  këto veprime nacionaliste, shofeniste dhe barbare të pushtetit serbë  kishin pësuar  ndryshime, disa qendrime  tolerante të lëvizjes së lirë, kulturës dhe arsimit në gjuhën shqipe kishin nisur të jenë të pranishme. Megjithatë lufta për çlirimin kombëtar, për një Shqipëri etnike kishte vazhduar dhe nuk ishte ndalur.         
    Këta luftëtarë të njohur të Artakollit: Hamit Saraçi,  Fejzulla Saraçi, Sadri Saraçi, Avdi Saraçi e  Bajram Saraçi, kishin pasur takime të veçanta dhe me interes kombëtar me Hasan Prishtinën dhe me Azem Bejtën .Ata fjalët dhe sugjerimet e tyre, si domos të Hasan Prishtinës i merrnin me respekt dhe dashuri të lartë, sepse ai (Hasan Prishtina) dinte të udhëzojë dhe të mësojë për luftën kundër armikur dhe për ngritjen e nivelit kulturor , srsimor dhe kombëtar. Prandaj këta  luftëtarë  disa herë kishin ndërhyrë dhe kishin marr masa ndaj disa  serbëve çetnikë të Gllavotinit, Prilluzhës, Plemetinit e të tjerëve që bënin të këqija ndaj shqiptarëve të kësaj anë dhe më gjerë dhe pengonin zhvillimin kulturor dhe arsimor ndaj shqiptarëve që jetonin në hapsirën përtej Sitnicës, afër Qyqaviçës, respektivisht në Artakoll.
 Dhuna dhe terrori serb kishin marr hovë kudo ndaj shqiptarëve , prandaj në këto rrethana shqiptarët vështirë e kishin të rezistojnë  dhe të qendrojnë karshi forces së madhe të armikut serb . Megjithatë këta luftëtarë të Artakollit së bashku me të tjerët mernin iniciativa  të shpeshta për  ta kundërshtuar dhe  luftuar pushtetin serb .Ata organizonin  tubime në fshatrat e Artakollit dhe më gjerë duke folur për të drejtat e cunguara të shqiptarëve.. Kërkonin që të mësohet gjuha shqipe nëpër shkolla. Me vëmendje përçillnin veprimtarinë patriotike dhe politike  të Hasan Prishtinës, luftën heroike të Azem Bejtë Galicës dhe krerëve të tjerë të rezistencës kombëtare .
 Me Hasan Prishtinën, me këtë njeri të shkolluar, të paisur me dituri, largpamësi dhe politikan të spikatur për çlirimin e vendit nga pushtuesi,  këta luftëtarë  kishin një respekt dhe dashuri të veçantë . Nga ai përfitonin dhe merrnin mësime, udhëzime dhe përcillnin në popull porositë për rezistencën që duhet bërë kundër pushtuesit të vendit. Në radhë të parë porositë e Hasan Prishtinës ishin që të hapen shkollat shqipe  të luftohet kundër analfabetizmit dhe të punohet për pajtimin kombëtar. Sipas  Hamdi Ashlanit   Hasan Prishtina disa herë  kishte shkuar në Bivolak, në odën e Hamit Saraçit dhe të Fejzullah Saraçit ku ishin mbajtur takimet dhe kontaktet me krerët e njohur të Artakollit Hamit Saraçi ka vdekur në vitin 1932 në Bivolak…
                         
Krah për krah me Azem Galicën

         Në këtë kohë Azem Bejtë Galica  me shokë luftonte në Drenicë (192o-1924), në Qyqavicën legjendare dhe herë pas here këthehej të  luftëtarët  e njohur të Artakollit me shokë , respektivisht në odën e Fejzullah  dhe Hamit Saraçit, ku haste në pritje të ngrohtë, të përzemërtë dhe me përgatitje të ushqimit të begatshëm, sepse luftëtarët Saraçi, të njohur në Artakoll, për këto raste prenin delet dhe përgatisnin darkë  për luftëtarët e rezistencës kombëtare. Azem Bejta herët ishte njohtuar me luftëtarët: Hamit Saraçin,  Fejzullah Saraçin , Sadri Saraçin, Avdi Saraçin, Bajram Saraçin e të tjerë dhe kaherë kishte dëgjuar për disa aksione që kishin ndërmarë kundër armikut këta luftëtarët e njohur të Artakollit , prandaj gjatë bashkëpunimit në mes të tyre,  kanë shkëmbyer mendime dhe përvoja të luftës  kundër armikut dhe në saj të kësaj nuk ka munguar suksesi gjatë rezistencës kombëtare kundër armikut. Në këtë drejtim shquhet , Sadri Saraçi, Avdi Saraçi, Bajram Saraçi të cilët katër vite kishin qenë afër Azem Bejtës gjatë luftës kundër forcave çetnike serbe  në Artakoll dhe në Drenicë (1920-1924).
 Bajram Saraçi tregonte një rast kur gjatë luftës që zhvillonin bashk me Azem Bejtën në malet e Qyqavicës, afër fshatit Shtuticë , një ushtar çetnik serb gjatë luftës që zhvillohej   kishte zënë një pozicion afër një trupi të dardhës dhe kursesi nuk  e bënte të mundshëm që të dalin nga pozicioni që kishin zënë më parë, sepse pa u ndal i gjuante. Pas një konsultimi me Azemin ishin marrë vesh që disi ta mashtrojnë çetnikun. Kështu fillojnë të gjuajnë pa ndërprerje nga pesë fishek dhe pastaj u ndalën për një moment. Çetniku tani kishte menduar se s’kanë fishekë më tutje dhe del nga pozita që ishte i mbrojtur nga trupi i dardhës për të shpëtuar. Posa kishte dalur Azemi dhe Bajrami e kishin qëlluar dhe e kishin vrarë. Bajrami tregonte gjithashtu kur njëfarë Jorga Jabuka , çetnik i përbetuar duke luftuar kundër luftëtarëve tanë , Azemi i kishte dalur në anën e kundër dhe posa kishte këthyer kokën në këtë drejtim, Azemi e kishte qilluar “në birë të gojës” ku plumbi i kishte dal përtej. Mirëpo për çudi ai kishte shpëtuar më vonë pas një mjekimi që kishin bërë mjekët serbë dhe kishte jetuar deri vonë. Bajram Saraçi ishte i njohur në shumë aksione të tjera jo vetëm si bashkëluftëtar i Azem Bejtës, por më vonë edhe si përcjellës dhe bashkëluftëtar i Ibrahim Lutfiut, veçanisht kur Ibrahim Lutfiu  ishte prefekt i rrethit të Mitrovicës në kohën e pushtetit gjerman. Me Ibrahim Lutfiun kishte një lidhje të ngushtë, prandaj gjatë veprimtarisë si prefekt Bajrami ishte gjithmonë pranë eprorit të tij duke e përcjellë kudo me respekt dhe besnikëri . Ibrahim Lutfiu disa herë kishte ardhur në Bivolak  edhe të Ismail Saraçi i cili kishte pasur lidhje më herët me Ibrahim Lutfiun. Si Bajram Saraçi ashtu edhe Ismail Saraçi kanë mbajtur lidhje dhe kontakte me Ibrahim Lutfiun gjatë luftës me forcat partizane komuniste …
   Ndërsa Avdiu tregonte një rast tjetër kur kishte luftuar me një grup  në Likoshan  dhe në thellësi të Drenicës kundër forcave serbo çetnike. Gjatë kësaj lufte Sadriu ishte bërë merak për Avdiun që në këto çaste nuk e kishte pasur afër siq e kishin zakon të luftojnë pranë njëri tjetrit dhe të tregojë më parë ku do të shkojë dhe ku do të luftojë  . Kur ishte takuar, më vonë,  me Avdiun , i nërvozuar i kishte ra shuplakë që nuk e kishte paralajmëruar më parë. Avdiu nuk kishte kundërhtuar as nuk kishte bërë zë. Mirëpo disa ziliqar ishin përpjekur që ta ngacmojnë Avdiun , duke i thënë “qysh e durove shuplakën e Sadriut”. Avdiu në këtë rast ishte përgjegj:  “Provoni njëri prej jush dhe do të shihni si do të reagojë Avdiu”. Unë Sadriun e kam vëlla, prandaj e respektoj dhe e duroj”- ishte përgjegjur Avdiu . Kjo tregon se luftëtarët  Saraçi kanë pasur një respekt dhe dashuri të lartë me njëri tjetrin dhe kanë nderuar gjithmonë ate që ishte më i vjetër.    

Fejzullah Saraçi njëri ndër luftëtarët më të  njohur të Artakollit

           Fejzullah Saraçi ishte një luftëtar dhe   një përsonalitet i njohur i rezistencës kombëtare në Artakoll dhe më gjerë . Ai  bashk me vëllëseritë Saraçi: Hamitin, Sadriun, Avdiun, Bajramin e të tjerë ishin të dalluar në lëvizjet për resistenncë kombëtare, për çlirimin e Kosovës dhe për Shqipërinë etnike. Fejzullah Saraçi dhe Avdi Saraçi janë dalluar, në veçanti,  për aksionet e para  të përgatitura kundër pushtetit serb gjatë vitëve 1919- 1924. Gjatë këtyre viteve janë të njohura shumë aksione luftarake kundër gjandarmërisë serbe që në këtë kohë qarkullonin nëpër fshatrat e Artakollit dhe merrnin masa  ndëshkuese kundër popullatës shqiptare. Ata kishin vrarë disa të tillë që dalloheshin për terror ndaj shqiptarëve…
   Shquhet aksioni i parë i sukseshëm i Fejzullah Saraçit dhe Avdi Saraçit me disa luftëtarë të tjerë të Artakollit, kundër pushtetit serb, respektivisht kundër forcave të stacionit të gjandarmërisë serbe në fshatin Prilluzhë.  Në këtë aksion të përgatitur mirë kishin arritur ta  sulmojnë stacionin e gjandarmërisë në Prilluzhë në vitin 1919. Sulmi kishte qenë i befasishëm , por shumë i rreptë. Në këto çaste gjandarmëria serbe e frikësuar kishte lëshuar stacionin dhe kishte ikur në drejtim të panjohur…(shih vepren e Limon Rushitit: ”Lëvizja kaçake”- Prishtinë,1981).
          
Ç’ thonë të tjerët për Fejzullah Saraçin
    
   Sherif Tërbuja nga Lajthishta tregonte për trimërinë dhe aksionët luftarake të Fejzullah Saraçit dhe të bashkëluftëtarëve të tij edhe në disa vende të tjera. Ai përmend kur Fejzullahu me 50 luftëtarë, pas një aksioni që kishte kryer kundër forcave pushtuese serbe në hapsirën e Artakollit (1919) kishte ardhur në Lajthishtë (ish Leshkoshiq). Ky fshat gjendet në jug lindje të Qyqavicës. Lajthishasit dikur ishin të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre , nga Toplica (1878), si familjet: Pllana, Dedinca, Tërbuja, Kurshumlija, Dubova, Simnica e të tjerë , prandaj në këtë rast e kishin  pritur me zemërgjerësi dhe kishin pre dy kije për nderë të Fejzullah Saraçit dhe bashkëluftëtarëve të tij . Xha Sherifi e kishte vështirë të përkujtojë ngjarjet e përzënjes me dhunë të të parëve të tyre. Ata tani kanë një respekt të lartë ndaj luftëtarëve të rezistencës kombëtare siq ishte Fejzullah Saraçi , Hamit Saraçi, Avdi Saraçi, Bajram Saraçi  e të tjerë  që luftonin kundër barbarisë serbe në Artakoll dhe më gjerë                                                                         
  Më vonë edhe në Lajthishtë kishte luftetarë të rezistencës kombëtare. Shquhet Mehmet Dedinca si luftëtar i rezistencës kombëtare dhe antar i LNDSH –së, i cili për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kishte qenë i  përsekutuar dhe i burgosur disa herë nga pushteti serbo komunist. Ka vdekur në vitin 2007 gjatë qendrimit të tij në Amerikë. Trupin e pa jetë sipas dëshirës e kishin sjellur në Kosovë për tu varrosur me nderime në fshatin e tij,  në Lajthishtë…
       Gjithashtu shquhet  Isak Grajqevci njëri ndër jatakët e luftëtarëve të rezistencës kombëtare , bashkëpunëtor i Hamit Saraçit. Ai më vonë , përveç luftëtarëve Saraçi që ishte i lidhur edhe familjarisht, ishte shquar si jatak edhe i Aziz Zhllivodës dhe të disa luftëtarëve të tjerë të rezistençës kombëtare të Artakollit . Për këtë arsye kishte pasur vështirësira dhe maltretime nga organet e sigurimit serbo çetnik (UDB-eja). Përmendet me respekt veprimtaria e tij patriotike dhe fetare…
  Isak Grajqevçi  për  luftëtarëtt Saraçi  kishte një respekt të veçantë për të cilët thoshte se ata ishin trima të dalluar të rezistencës kombëtare  kundër armikut në Artakoll dhe më gjerë në saj të organizimit, angazhimit dhe të trimërisë që kishin prej kohërave më të hershme nga të parët e tyre ”.
Rushit Strofci  për Fajzullah Saraçin kishte thënë se ai ishte një trim i njohur  dhe patriot i dalluar në Artakoll edhe më gjerë. Rushit Strofçi disa herë kishte sakrifikuar vetën dhe familjen për  Fejzullah  Saraçin, Në shtepinë e tij djali i Fejzullahit,  Emin Saraçi kishte bërë rezistencë kundër forcave ushtarake serbo komuniste ( 1946) që e kishin rrethuar, pasi ishin njohtuar më pare nga bashkëpunëtorë të OZN-es, së  në këtë familje kanë vëndstrehimin  Fejzullah Saraçi me të birin , Eminin  . Emini bashk me vëllaun e  Rushitit, Rexhën kishin luftuar deri në mengjes.  Nëna e Rushitit u kishte afruar fishekë dhe gjatë kësaj lufte kishin vra ,më parë oficerin serbo komunist dhe shumë të tjerë , në fund e kishin shpërthyer rrethimin kah mesi i natës dhe kishin dalur në Qyqavicë…

Pjesëmarës i  kuvendeve dhe organizator  i shquar kundër armikut
        
Për shumë aksione luftarake kundër pushtuesit këta luftëtarë të njohur  të Artakollit kishin visione dhe mendime të qarta ,njohuri largpamse për veprimet, aksionet e ndërmara kundër armikut dhe për ardhmërin e popullit tonë…   Fejzullah Saraçi, përveç luftërave që kishte zhvilluar kundër armikut në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore, në veçanti si bashkëluftëtar i Azem Bejtës, Ahmet Selacit, Adem Vocës, Aziz Zhilivodës shquhet  në veçanti  si luftëtar i rezistencës kombëtare gjatë luftës së Shaban Polluzhës kundër forcave komuniste në hapsirën e Artakollit. Shquhet edhe si antar i LNDSH-së, pjesëmarës i disa kuvendëve (i kuvendit të Gërdeqit, i kuvendit të Llaushës , i kuvendit të Blinajës e të tjera) Ai në këtë kohë ( 1943-1947) bashk me të birin Emin Saraçin, Fazli Saraçin , Muharrem Saraçin e të tjerë kishte qendruar në mal dhe nuk ishte pajtuar me pushtetin komunist. Për këtë arsye pushteti komunist në pamundësi për ta kapun në këtë kohë kishte marrë masa ndëshkimore ndaj familjarëve Saraçi, i  kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psigjikisht dhe shpeshherë i kishte burgosur duke kërkuar që ta zbulojnë vendndodhjen e Fejzullah Saraçit dhe të luftetarëve të tjerë Saraçi. Në këtë drejtim keqtrajtime të veçanta kishte pasur Ukë Saraçi, nipi i Fejzullahut të cilin e maltretonin , e rrahnin e pastaj të lidhur e shetisnin qendrës së fshatit duke e kërcënuar se do ta pushkatonin në përroin e fshatit. Mirëpo Uka megjithë kërrcënimet dhe keqtrajtimet qendronte si trim dhe burr i vertetë dhe nuk tregoi kurrë vendin ku strehohej Fejzullahu me luftetarët tjerë. Fejzullahu gjatë kësaj periudhe më shumë qendronte  në Hade të nipat e tij , Mirenët, në Grabovc, gjithashtu të nipat të tjerë, të mjekiqët e Shipitullës dhe të miqët në Likoshan nga ishte grueja e tij e parë…Gjatë kësaj kohe pushteti komunist kishte konfiskuar terë pasurinë e Fejzullah Saraçit dhe e kishte shpallur armik të popullit,  me vendime të veçanta  diskriminuese dhe armiqësore ndaj familjes së Fejzullah Saraçit, respektivisht ndaj familjes së gjerë Saraçi…                               
Muharrem Saraçi kishte ikur nga ushtria komuniste dhe ishte bashkuar luftëtarëve të rezistencës kombëtare , ku me luftëtarët (vëllëzerit) Saraçi kishte luftuar kundër forcave serbo-komuniste. Megjithse ishte i ri, ishte trim , me një aftësi të dalluar strategjike luftarake  për të rezistuar kundër armikut. Në disa aksione guximi dhe trimëria e tij kishin ndikuar që në përleshjet me forcat serbe komunist të “Ara e Nezës”- ( mbi fshatin  Bequk rrëzë Qyqavicë) të zmbrapen partizanët çetnikë dhe falë kësaj  luftëtarët e ezistencës kombëtare kidhin shpërthyer rrethimin…
     
Tradhtia dhe denimi i Fejzullah Saraçit me bashkëluftëtarët Gjon Sereçin, Ajet Gurgurin dhe Osman Bunjakun

Fejzulla Saraçi më vonë , gjatë luftës së zhvilluar me forcat komuniste serbe, në vitin 1946, bashk me të birin , Emini Saraçin, Gjon Sereqin, Ajet Gurgurin, Osman Bunjakun, Aziz Zhilivodën e të tjerë ishin përpjekur për të dalur në Greqi dhe jo në Shqipëri, pasi në atë kohë  sistemi komunist i Shqipërisë, në krye me Enver Hoxhën nuk përkrahte këtë luftë  të rezistencës kombëtare, përkundrazi luftonte kundër tyre duke bashkëpunuar dhe ndihmuar pushtetin Komunist Jugosllav në kapjen dhe likuidimin e tyre . Gjatë kësaj iniciative kishte pasur mëndime të ndryshme ndër luftëtarë. Disa ishin këmbëngulës për të kaluar kufirin, ndërsa disa të tjerë si Fejzullah Saraçi, Osman Bunjaku nuk e kishin pëlqyer këtë vendim, duke menduar se më mire është të qëndërojnë në Kosovë dhe të luftojnë, por mëgjithatë ishte marrë vendimi që të kalohet kufiri në drejtim të Greqisë dhe nga atje të vazhdojnë veprimtarinë e tyre atdhetare kundër pushtuesit. Gjatë kësaj kohe të kalimit ilegal të  kufirit  me Greqin  dikush i kishte tradhtuar dhe kështu kishin qenë të rrethuar nga forcat komuniste Jugosllave , prandaj ishte zhvilluar një luftë e ashpër. Në këtë luftë ishte dalluar Emin Saraçi (i biri i Fejzullahut) i cili deri  në momentet e fundit kishte bërë rezistencë me mitrolezin e tij duke ra më në fund në altarin e lirisë,  bashk me  Isuf Muharremin nga Petrova dhe Beq Zeqirin nga Gjurakovçi. Megjithë përpjekjet që janë bërë trupi i pajetë i Emin Saraçit kurr nuk është zbuluar… ( Shih Ahmet Qeriqi : ”Luftëtarë të LNDSH-së , 1941-1950- Prishtinë , 2004).
 Më vonë (1947) Fejzullah Saraçi  ishte tradhtuar dhe ishte kapur, bashk me disa bashkëluftëtarë të tij si Gjon Sereqin, Osman Bunjakun, Ajet Gërgurin e të tjerë të cilët ishin dënuar me vdekje në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë (1947). Prokuror i këtij procesi famëkeq kishte qenë Ali Shukriu .  Fejzullahu  kishte shpëtuar nga pushkatimi falë ndihmës së dhëndërrit të tij, Lah Zhabarit  nga Zhabari i Poshtëm i Mitrovicës që aso kohe gëzonte një autoritet dhe besim në sistemin komunist, duke u denuar vetëm me shumë vjet heqje lirie…   Kur ishte liruar nga burgu ishte i shtyer në moshë, i lodhur, i raskapitur. Ka jetuar deri në vitin 1962 , në fshatin e tij , Bivolak (Burim), ku edhe vdes, pa e shijuar lirinë dhe pavarësinë kombëtarë, për të cilin  luftoi dhe shkriu tërë  jetën …
 
Në një përleshje me forcat çetnike në Bosnje (Cërvena Stenë) vriten dy vëllëzërit Zeqir dhe Shaban Saraçi

Shquhen edhe dy vëllezerit Zeqir Saraçi dhe Shaban Saraçi të çilet edhe pse të rinj ishin luftëtarë të dalluar të rezistencës kombëtare në Artakoll. Si të rinjë ishin inkuadruar në organizatën ilegale për çlirimin e  vendit nga pushtuesi duke  organizuar dhe agituar për luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Kur kishte ardhur brigada partizane nga Shqipëria në  Kosovë në vitin 1944 për të ndihmuar luftën kundër forcave gjermane, respektivisht në likuidimin e bandave çetnike , në krye me Drazha Mihajloviqin, vullnetarisht ishin bashkuar në këtë brigadë dhe kishin shkuar deri  në Bosnë duke luftuar trimërisht kundër çetnikve që vritshin dhe masakronin pa mëshirë popullin jo serbë, gjegjësisht popullin boshnjak (musliman), në veçanti. Gjatë kësaj periudhe në Bosnë dhe më gjerë kishin treguar trimëri të veçantë në shumë aksione luftarake .Gjatë luftës që ishte zhvilluar ball për ball me çetnikët në malet e Romanisë ( Cërvena Stenë, Bosnë) dy vëllezërit (Zeqiri dhe Shabani ) ishin vrarë sëbashku me dy shokë: Sefedin Smakollin dhe Qerim Shalën. Trupi i tyre i pajetë pushon dikund në këto male  dhe nuk janë të njohura varrët e tyre, përkundër përpjekjeve që janë bërë më vonë për gjetjen e tyre. Në dokumentacionin zyrëtar -  shtetëror të pas luftës kundër forcave gjermane dhe çetnike ka pasur  shënime (shkrime) biografike të veçanta zyrëtare për këta dy vëllezër luftëtarë, për heroizmin e tyre kundër çetnikve dhe bandave të tjera  kriminale…

Rezistenca dhe lufta në Bivolak (Burim) (1941)

Lufta në Artakollë kundër forcave serbo komuniste (çetnike), në veçanti e luftetarëve të kësaj ane ( Artakollit, respektivisht Bivolakut), fatkeqësisht nuk është shënuar dhe nuk është  bërë fjalë sa duhet nga historianët tanë, fare pak është shkruar për veprimtarinë e tyre patriotike, luftën e tyre për rezistencën kombëtare , gjatë përiudhës 1918-1947, në veçanti. ( Në vitin 2007 Azem Hajdini-Xani ka shkruar një libër që bënë fjalë për luftën në Artakoll, respektivisht në Bivolak, por disa ngjarje të lidhura me luftën në këtë hapsirë të Artakollit nuk qendrojnë, veçanërisht për luftën e zhvilluar në vitin 1941 në Bivolak, Hajdini bazohet në disa të dhëna të pasakta si dhe nga disa deklarime të dëshmitarëve që nuk ishin pjesëmarës (prezent) në këtë luftë ,  nuk ishin të gjallë kur është zhvilluar lufta në Bivolak, prandaj deklaratat e tyre për këtë luftë  janë të mangta  dhe fare pak identike  me rrjedhen e këtyre ngjarjeve të luftës në Artakoll).
 Lufta në Bivolak (1941) është njëra ndër luftat më të lavdishme të kësaj periudhe kundër forcave kriminale serbo-çetnike në Artakoll. Bivolaku gjithmonë ka qenë halë në sy e armikut serb, sepse nga ky fshat kanë lindur dhe kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre patriotike shumë luftetarë, prandaj në këtë vit (1941) forcat e shkapërderdhura serbo çetnike me rastin e invadimit të forcave gjermane, kishin vendos që një natë të hërshëm, para mengjesit  ta shfrytëzojnë këtë parregullësi dhe ta  sulmojnë Bivolakun më parë e pastaj edhe fshatrat të tjera të Artakollit që shtriheshin rrëzë Qyqavicës, në lindje . Këtë organizim kriminal e kishin organizuar serbët e Gllavotinit dhe të Prilluzhës, në krye me Stojanin, një gjandar i njohur në atë kohë për zullum ndaj shqiptarëve.
 Një mengjesi të hershëm Muharrem Klinaku nga Bivolaku kishte shkuar në Zabelin e Gllavotinit për dru, respektivisht për ta shikuar tereninë në  këtë  kohë të përzier. Derisa ishte duke shikuar terenin , nja  20-30 metra larg tij degjohej një bisedë. Kur ishte afruar më afër , kishte vërejtur një çetë ushtarësh çetnik me armë të llojeve të ndryshme . Ata mbanin konsultimin e fundit për të realizuar sulmin kriminal, të përgatitur enkas për fshatin  Bivolak . Muharremi në këtë rast kishte dëgjuar urdhërin nga eprori çetnik që të vrasin dhe të prejnë kënd ta gjejnë nga banorët e fshatit Bivolak dhe më në fund t’i kallin shtëpitë e tyre (shqiptarëve). Me të dëgjuar këto mendime dhe urdhëresa të çetnikëve , me shpejtësi të rryfeshme ishte këthyer në fshat. Më parë kishte lajmëruar meshkujtë (luftëtarët) Saraçi si Fejzulla Saraçin, Avdi Saraçin , Bajram Saraçin, Fazli Saraçin ,Ismail Saraçin Ahmet Saraçin, Hasan Saraçin e të tjerë , pastaj kishte shkuar në familjen Klinaku. Ende zgjuat i kishte gjetut Murtez Klinalun , Elez Klinaku dhe Sadri Klinakun të cilët ishin përkatitur me qerre për ta bajtur sanën .Pasi u kishte treguar se çka kishte parë dhe çka kishte dëgjuar të “Zabeli i Gllavotinit”, si luftetarët Saraçi ashtu edhe luftetarët Klinaku e të tjerë nga fshati me shpejtësi kishin marr armet dhe kishin zënë pozitat në të tri anët e rrugëvë që shpie në drejtim të fshati, ku nga këto drejtime serbët çetnik do të mësynin në fshat…
 Tani veç ishin afruar çetnikët të varrezat, në drejtim të ” Përpjetëses” Luftëtarët Saraçi dhe Klinaku  me shpejtësi të rrufeshme kishin dalur  në krye të rrugës dhe kishin  urdhëruar që të ndalen çetnikët, por Stajan Xhandari që printe në krye të kolonës ishte përgjegjur se janë gjandarë  që kanë për të kryer disa punë rutinore- shtetrore. Ne nuk lejojmë që të hyhet në fshat në këtë kohë , natën dhe nuk njohim as gjandarë as pushtet të Serbisë dhe e merrin në nishan  Stojan Xhandarin të cilin e qëllojnë në krahun e djathtë,  i bëjnë copë e grimë dhe e plondosinpër toke.
Pastaj kallet lufta në të dy anët. Forcat çetnike e ndalin turrin duke u përpjekur të dëpërtojnë në anën e djathstë kah “Kodra” ku hasin në poziçionin  ( priten) e luftetarëve Saraçi (Ismail Saraçi, Ahmet Saraçi, Hasan Saraçi e të tjerë). Në këto momente vriten disa çetnikë, ndërsa të tjerët marrin iken në drejtim të Prilluzhës. Jehona e  luftës në Bivolak shpejt merr dhenë dhe tani fshatrat për rreth  Artakollit , por edhe të Drenicës me luftetarët e tyre në krye me Mehmet Gradicën vijnë për të luftuar kundra bandave çetnike . Mitrolozi i Mehmet Gradicës jehonte dhe kund vend nuk u linte çetnikëve të cilët nga frika ,shumica prej tyre ishin mbytur në lumin  Sitnicë duke u përpjekur për të shpëtuar…
 Armet e çetnikëve tani kishin mbetur në pozicionet që kishin zënë, por duhej njohuri që  të përdorën disa armë si mitrolezi i rëndë  e disa të tjera . Hysen Hyseni gjithashtu nga Bivolaku. njëri ndër pjesëmarësi e luftës në Bivolak kishte njohuri në përdorimin e armëve të llojeve të ndryshme , prandaj shpejt i vënë në përdorim mitrolezin kundër armikut. Nga kjo luftë në Bivolak vritet një fëmij i vogël i Muharrem Klinakut që nëna e tij e mbante në krahëror. Në Strofc vritet Xhemë Azem Hasani, ndërsa plagoset Sefer Mehmeti nga Bequku një luftëtarë i njohur në këtë anë gjatë luftës me çetnikët…
 Në këtë luftë për shkak të ndihmës që kishin dhënë disa serbë nga fshati Bivolak, mbëturinave serbo çetnike për ta sulmuar fshatin Bivolak  në shënjë hakmarrje vritën dy djem të Xheka Milenkoviqit , vëllai i tij ,Gila dhe një fëmër nga familja Markoviq e cila kishte pasur qëndrime nacionaliste dhe shofeniste ndaj shqiptarëve në fshat dhe më gjerë , shumë herë kishte nxjerr telashe gjatë kësaj periudhe  . Mirëpo për këto vrasje më vonë, si duket, Xheka ishte hakmarr indirekt duke ndikuar në ushtrinë gjermane që në mesin e saj ishin të infiltruar edhe disa mbeturina serbo çetnike , të cilët një ditë  kishin ardhur në Bivolak dhe i kishin marr  Zenullah Saraçin ( djalin e Fejzullahut,15 vjeçar) dhe Avdyl Klinakun (60 vjeçar) të cilët në mes të Hamidisë dhe Bivolakut , të “Arat e çerkezve” i kishin pushkatuar…

Si i shpëtoi pushkatimit Fazli Saraçi

        Fazli  Saraçi gjatë luftës me forcat komuniste çetnike (1943-1945) kishte arritur të  përvehtësojë artin  luftarak dhe me trimëri kishte zhvilluar disa aksione luftarake , ku kishte bërë emër të njohur si luftëtar kundër forcave komuniste çetnike, prandaj vështir e kanë pasur forçat kimuniste çetnike ta zënë të gjallë dhe ta vrasin .Mirëpo, megjithatë, një ditë dimëri (1944) e kishin hetuar lëvizjen e tij rreth fshatit Prellovc të Drenicës. E kishin tradhtuar dhe e kishin kapur. Pastaj e kishin lidhur për trupi të një dardhe në lagjën e Deliajve e cila deri vonë ishte ruajtur dhe e kishin denuar për vdekje. Më parë e kishin detyruar që të hap vet varrin. Në këtë kohë udhëheqës i  rojës për ta ruajtur Fazliun deri sa të pushkatohet, kishte qenë një shqiptar- Mustafë Raçi nga Krushevçi i Kastriotit (Obiliqit). Ai deri sa bënte ndrrimin e rojës ishte afrua të Fazliu që ishte i lidhur për dardhe, gjoja për ta shikuar dhe vërtetuar se a është i lidhur mirë, me zë të ultë i kishte thënë: a ma jep besën e zotit dhe të shqiptarit se nuk do të ikë derisa të ndrrohet roja (që ishte një shqiptar) dhe të  vi rojtari serb (që ishte i njohur për terror ndaj shqiptarëve) për t’i zgjidhë duart.Pas betimit të Fazliut se nuk do të ikë, Mustafa i kishte zgjidhur duart, por nuk i kishte hjekur litarin nga duart dhe nga trupi i dardhës. Pastaj kishte bërë ndrrimin e rojës , kishte ardhur rojtari serb i cili  më parë kishte menduar se është i lidhur Fazliu, pasi rreth duarve dhe trupit të dardhës shihej litari i lidhur. këshu kishte filluar të bënte disa lëvizje me gjatësi deri 20 metra . Në momentin kur po këthente shpinën, Fazliu me shpejtësi zgjidh duart dhe ikë në malin e afërtë. Rojtari kishte dëgjuar krismen e gardhit kur kishte këcyer Fazliu dhe kishte konstatuar ikjen e Fazliut. Në  këtë moment kishte shprazur pushkën automatike në drejtim nga kishte ikur Fazliu, por tani çdo gjë kishte marr fund…
Komandanti serb i çetës partizane komuniste kur ishte  njohtuar , e kishte thirr rojtarin serb dhe aty për aty e kishte pushkatuar, pastaj në varrin e hapur për Fazliun e kishin varrosur ushtarin serb, Bogolubin. ( Azem Hajdini-Xani: “Shaban Polluzha dhe personalitetet e lëvizjes 1941-1945, Prishtinë).
       Fazliu një kohë të gjatë kishte qendruar dhe kishte luftuar në mal bashk me vëllezerit tjerë Saraçi . Më vonë pas disa ndryshimeve ligjore që ishin bërë për amnestimin , Fazliu ishte denuar me 13 vjet burg në Mitrovicë të Sremit. Deri vonë emri i shpëtimtarit të Fazliut është mbajtur sekret dhe kurkush nuk ka ditur se kush ishte ai, përveç Fazliut. Pas vdekjes së Fazliut  dhe të Mustafë Raçit është bërë e njohur kjo ngjarje, më gjerësisht . Fazliu deri në vdekje kurr nuk ka zbuluar njeriun që e kishte shpëtuar, por e kishte mbajtur besën e dhënë . Para se të vdiste i kishte treguar të birit, Halitit. Nga kjo ngjarje, më vonë,  kanë lindur mardhënie miqësore në mes të dy familieve dhe me respekt dhe dashuri e ruajnë dhe e përkujtojnë veprën patriotike të dy luftëtarëve të shquar deri në ditët e sotme . Fazli Saraçi ka jetuar deri vonë . Ka vdekur në vitin 2005 në Vushtrri dhe është varrosur në fshatin e tij në Bivolak…          
         
Azem Bejta respektonte trimërinë e luftëtarëve Saraçi (Artakollit)

         Në këtë kohë (1920-1924), Azem Bejta, si zakonisht në këto lufta, tregonte trimëri të madhe. Forcat serbo-cetnike kishin frikë të madhe të ndeshen ball për ball me Azem Bejtën dhe luftëtarët e tij, prandaj shumë herë kur vinin për ta rrethuar vëndin ku ndodhej me luftëtarët e tij, nuk kishin guxim të sulmojnë dhe të fillojnë luftën sepse e dinin se do të vriteshin si bishat e malit…
 Ishte nata e bajramit e vitit 1923 , kur Azem Bejta me 60 luftëtarë qendronte të “Kroi i Hajdukut” (Qyqavicë). Ishin të lodhur dhe të raskapitur nga lufta që kishin zhvilluar kohë më parë , por edhe të uritur shumë sepse që disa ditë vështirë e kishin pasur të gjejnë bukë. Prandaj Azemi në takimin që kishte mbajtur me luftëtarët e rezistencës kombëtare të “Kroi i Hajdukit”,  kishte urdhëruar katër luftëtarë që të shkojnë në Ashlan të Tahir Ashlani  dhe të organizojnë me fshatarët përgatitjen e ushqimit për 60 luftëtarë, pasi ishte nata e bajramit, ashlanasit kanë traditë organizative për festat fetare dhe për festa tjera kombëtare-kishte thënë Azemi. Ai më herët të shumten e kohës e kishte  kaluar në kullën e Veli Ashlanit dhe e njëhte mirë bujarinë dhe mikpritjen e ashlanasëve.  Mirëpo, si duket Tahir Ashlani me rezervë e kishte pranuar këtë porosi të Azemit, pasi që ishte natë e bajramit, njerëzit nuk kanë sa duhet për këto raste as për vete, prandaj kishte propozuar që këta luftëtarë të shpërndahen edhe në disa fshatra të tjera dhe mos të ngarkohen vetëm ashlanasit. Kur i kishin treguar Azemit, pasi ishin këthyer të “Kroi i Hajdukit”, Azemi ishte hidhëruar pa masë, prandaj kishte urdhëruar që të merren masa ndëshkuese ndaj Tahir Ashlanit. Në mesin e luftëtarëve kishin qënë të pranishëm luftëtarët: Sadri Saraçi, Avdi Saraçi dhe Bajram Saraçi. Me të dëgjuar urdhërin e Azem Bejtës, Sadri Saraçi kishte reaguar, pasi Tahir Ashlani dhe vëllai i tij Ferati ishin dhëdurr të tij dhe të Hamit Saraçit.( motra e Hamitit , Zyla ishte e martuar për Tahirin, ndërsa  motra e Sadriut, Shehidja ishte e martuar për Feratin), prandaj për këtë arsye Sadriu nuk ishte pajtuar me një veprim ndëshkues ndaj dhëndurrëve dhe  familjes së tyre . Kështu Azemi i hidhëruar për reagimin e Sadriut, kishte nxjerr pistoletën dhe kishte dashur që ta vrasë Sadrinë, por edhe Sadriu kishte nxjerr pistoletën kundër Azemit. Në këto momente kishte hy ndërmjet  Halil Xhemaili nga Vërrnica e Avdiagës dhe  kishte evituar më të keqën…(dekleratë e Avdi Saraçit, Bajram Saraçit, të pranishëm në këtë ngjarje dhe të Hamdi Ashlanit)
Në këto momente Azemi ishte ulur dhe kishte ndezur një cigare në qehlibar dhe kishte thirr Sadriun që të ulet pranë tij. I kishte zgjatur dorën dhe e kishte përqafuar duke thënë se “përpak të prisha se nuk e paskam ditur se kam një bashkëluftëtar kaq trim që guxon të drejtojë armën Azem Bejtës. Prej sotit kurkush më afër meje nuk ka me qenë se Sadri Saraçi”. Disa shokë të pranishëm , jo për ta nënçmuar Azemin, kishin thënë se kemi shumë luftëtarë të tjerë trima si Sadriu. Këngëtari popullor për këtë rast kishte kënduar:                        ………………………….
                                      Azem Bejta një mbret i ri
                                      Sadri Saraçi i rri karshi…
                                     …………………………….

Eshtrat e Shotë Galicës pushojnë në Fushë Krujë

Krahas luftës së Azem Bejtës shquhet edhe lufta e bashkëshortës së tij, Shotë Galica e cila deri në vdekje luftoi bashk me bashkëshortin e saj kundër forcave pushtuese serbe si heroinë e pashëmbull në historinë tonë kombëtare.  Si për Azemin ashtu edhe për Shotën kaherë kishin lindur disa ide dhe iniciativa për realizimin e disa projekteve  në shënjë përkujtimi dhe ndërimi të këtyre bashkëshorteve dhe luftëtarëve të tjerë që dhënë jetën për liri dhe pavarësi kombëtare .
 Pas një periudhe të  gjatë  ishte shtruar ideja  dhe iniciativa për ngritjen e  kompleksit memorial për Azemin e për Shotë Galicën në Galicë . Për këtë projekt më rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare,  në vitin 2004 ka përfunduar faza e parë  e këtij projekti ku barrën kryesore  financiare e ka bartur Kuvendi Komunal i Vushtrrisë-  është shprehur Bedri Tahiri , njëri ndër iniciatorët dhe  antarët për ngritjen e monumentit përkujtimor  të Azem e të Shotë Galicës. Në vitin 2006 ka filluar faza e dytë  e realizimit të këtij projekti , ku hapin e parë prap e ka bërë Kuvendi Komunal në Vushtrri duke i ndarë  5 mijë euro për hartimin e projektit të kullës së Azem Bejtës, kurse realizimin e ndërtimit të kësaj kulle  që kap shumën prej 150 mijë euro  e bartë Ministria e Kulturës së Kosovës. Mirëpo kanë mbetur shumë punë për t’u bërë  në kompleksin memorial të Azem Galicës , sepse ajo që brengos më se shumti  është se eshtrat e Shotë Galicës  nuk janë sjellur ende pranë atyre  të burrit të saj, Azem Galicës deri me sot (2008). Tani varri i Shotë Galicës  është i hapur dhe i rregulluar  dhe vetëm pritet që sa më parë  të barten eshtrat  pranë burrit dhe të bashkëluftarëve të saj. Në kohë e fundit si duket është marr përseri iniciativa për ndërtimin e kullës së Azem Bejtë Galicës dhe  sjellja e eshtrave të heroinës, Shotë Galicës, prandaj siq u njohtuam pritet që kjo ide e kahershme më në fund të realizohet…
 Bedri Tahiri gjatë   vizitës që i kishte bërë  varrit të Shotë Galicës në Fushë Krujë (Shqipëri) gjatë vitit 2006 ,  kishte konstatuar se varri i saj ishte në gjendje  të mjeruar, i  mbushur me mbeturina , me pllaka të thyera – i shkatrruar gati në tërësi . Ai ka kritikuar pushtetarët e Fushë Krujës dhe më gjerë  për pakujdesinë  ndaj heroinës së shquar të kombit shqiptar, Shotë Galiçës.
 Procedura për këthimin e eshtrave të Shotë Galicës ka filluar në vitin 2004 dhe pat arritur deri të kryetari i Shqipërisë , Alferd Moisiu është shprehur Tahiri , për të shtuar se Bashkim Rama ish shef i  Zyrës Ndërlidhëse  të Shqipërisë  në Prishtinë (2004),  kur kishte marrë pjesë në manifestimin me rastin e 80 vjetorit së Epopesë së Arbërisë së Vogël (Galicë), më 15 korrik 2004, publikisht kishte premtuar se kjo kërkesë do të respektohet. Mëgjithë premtimet dhe përpjekjen e tij, kjo nismë ka mbetur  vetëm në fjalë. Ai ka thënë se kjo si duket po ngadalësohet dhe po pëngohet për shkak se disa të afërmë të Shotës  që jetojnë në Shqipëri nuk pranojnë  të nxirrën dhe të barten eshtrat e Shotë Galicës në Kosovë  (Galicë) dhe të bashkohen këtu dy bashkëshortë dhe bashkëluftëtarë  të cilët për 15 vjet luftuan sëbashku kundër armikut .”Kjo është padrejtësi ndaj këtyre dy heronjëve të kombit shqiptar “ ka thënë Bedri Tahiri…   
                                            

Epopeja e Arbërisë së Vogël

Me 15 korrik 2004 u mbajt manifestimi përkujtimor  me rastin e zbulimit të kompleksit memorial në Galicë ku muaren pjesë të gjitha subjektet relevante të nivelit Kosovar e më gjerë, u zbulua pllaka   dhe varrezat  e  Azemit  dhe të Shotës në Galicë, zbulimi i pllakës me listen e emrave të të rënëve në Betejën e Galicës, përurimin e bezamentit për kompleksin e ardhshëm përkujtimor, përgjithësisht përurimin e trollit të kompleksit përkujtimor, në ora 11,00. Pas fjalimeve të mbajtura për heroin kombëtër , Azem Bejta me bashkëluftëtarë dhe programit kulturor artistik, në  qendrën e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në  ora 18,00 u mbajt akademia përkujtimore. ku përveç subjekteve komunale edhe përfaqësues të komunave të tjera (Mitrovicë, Skënderaj, Klinë, Drenas etj.), në akadeni muarren pjesë  edhe punëtorë shkënçor nga Instituti i Historisë i Prishtinës dhe Tiranës. Një ditë më parë, me 14 korrik 2004  Instituti i Historisë ka mbajtur simpoziumin në Prishtinë , ku  janë paraqitur mbi  20 kumtesa për Azem Galicën , bashkëluftëtarët e tij, rezistëncën dhe luftën heroike të tyre kundër pushtuesit serb dhe mbëturinave të tjera  antishqiptare.
 Ky përvjetor ka rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, sepse në këtë përiudhë Lëvizja Kaqake për liri e pavarësi  kulmoi  me kryengritjen e përgjithshme popullore nën udhëheqjen e Azem e Shotë Galicës. Këta dy luftëtarë e bashkëshortë me çetat e tyre zhvilluan mbi 60 beteja  fitimtare kundër pushtuesit serb dhe arriten të formojnë bërthanen shtetrore me emrin  Arbëria e Vogël, të cilën pushteti serb u detyrua ta pranojë.
 Beteja e fundit e Azem Galicës me 15 korrik 1924 kurorëzoi luftrat 12 vjeçare për liri dhe u skalit në histori me emrin “Epopeja e Arbërisë së Vogël”. Atë ditë, para agimit forca të mëdha serbe me rreth 1200 luftëtarë të Garnizonit të Shkupit të paisura  edhe me altleri të rëndë rrethuan tri fshatra të Arbërisë së Vogël: Galicën,  Lubovecin dhe Mikushnicën. Meqense ishe festë e bajramit të vogël, shumica e luftëtarëve të çetës ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e veta . Beteja ishte e ashpër  dhe kishte vazhduar gjatë tërë ditës. Aty ranë heroikisht shumë dëshmorë . U plagos edhe vetë udhëheqësi  i betejës, Azem Galica . Në radhet e armikut u vranë trefish më shumë . Fshatrat e rrethuara  u granatuan  dhe u dogjen rrafsh me tokë . Në shënjë hakmarrjeje shumë gra, fëmijë e pleq u pushkatuan, u masakruan dhe u dogjen  në zjarr .Azem Galica ndërroi jetë pas dy javësh. Një grup bashkëluftëtarësh e realizuan porosinë e tij  të fundit dhe në fshehtësi  të thellë , trupin e pajetë  e lëshuan në shpellën: “Quka që kërset”  në malet e  Përçevës. Në krye të çetës vihet Shotë Galiça. Lufta vazhdon “O prite, prite  Azem Galicën”…(shih librin e Bedri Tahirit “Azem Bejtë Galica”).


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Radio Kosova e Lirë, lajmëtare e fitoreve të mëdha Ukshin Zajmi: Në përkujtim të 100 vjetorit të Normalës së Elbasanit Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë Sabile Keçmezi-Basha: Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politikë shqiptarë Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë... Isuf B. Bajrami: Kontributi i Kulturës Kombëtare në rrjedhat e Pavarësisë së Shqipërisë Avzi Mustafa: Kur bëhej Kongresi i Shkronjave në Manastir Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave! Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj: Masakrat dhe terrori serb në prill të vitit 1941 Qazim Namani: Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit Avzi Mustafa: Prof. dr. Nexhat Abazi, Personalitet i shquar i shkencave pedagogjike dhe i kulturës shqiptare Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit Avzi Mustafa: Një dorëshkrim i posazbuluar në gjuhën shqipe me shkronja cirilike nga viti 1868 në Rekën e Epërme Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave në Kusur të Hasit në prill të vitit 1941 – pjesë e skenarëve serb për shfarosjen e shqiptarëve Dorian Koçi: Ngjizja e nacionalizmit shqiptar Erika Camaj: Jeta ime me Martinin At Gjergj Fishta: Shqiptarët dhe të drejtat e tyne

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora