E merkure, 23.10.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Speciale

Mahmut Elez Mahmuti - Kqiku: Përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërtetë

E premte, 04.12.2009, 08:59 PM


PËRVEÇ DATAVE KURGJA TJETËR NUK KA TË VËRTETË

Unë Mahmut Kqiku, I lindun në katundin heroik Velegllavë (Velia Glaua) I pa shkollë. Shkrim lexim kam mësue si autodidakt
    Vërtetoj si me kanë në gjyq dhe betohem në çka di edhe në Perendi se Zotni Pirraku  përveç datave kur jan? zhvillue luftat në Velegllavë kurgja tjetër nuk ka të vërtetë...

Nga Mahmut Elez Mahmuti – Kqiku

Un? vet? kam lexue nj?  artikull  t? shkurt? n? “Rilindje” q? dalke n? Zvic?r se ka shkrue  nji zotni Dr. Muhamet Pirraku p?r Luft?n e Velelgllav?s por se kam pas? t? kjart? se çka ka shkrue.
N? ver?n e vitit 2009 kam qen? n? pushim  n? Kosov? n? mujin korrik e rast?sisht tue lyp  diçka n? kompjujter me nipin e Islam Shahiqit –d?shmor i Luft?s s? Velegllav?s,  po m? thot?:  
-“Daja Mahmut a po don me lexue  p?r Luft?n  e Velegllav?s se çka ka shkrue Dr. Muhamet Pirraku!
Mbasi  i lexoi e unë e ndigjojsha m’i printoi e m’i dha 6 faqe materiale që unë mbasandej e kam lexue dhe kam shumë mospajtime me dr. Muhamet Pirrakun. Së pari  e vërtoj si me kanë në gjyq dhe betohem në çka di edhe në Perendi se Zotni Pirraku  për veç datës se kur asht zhvillue lufta kurgja tjetër nuk ka të vërtetë.
Po due me i tregue zotnisë se letra asht ma e fort se betoni e hekuri e man çka të qitsh në ta. Po thom se në qoftë se nuk ka pas kah  me fitue për ekzistencë e  me fitue të ardhuna për familje nuk ja za për të madhe se e di  çka asht skamja se edhe unë për shkak të skamjes e kam lëshue Kosovën, e zotnija nuk ka pas aftësi si unë me lopatë me e fitue  dhe me e sigurue ekzistencën asht marr me një punë e ka qitë në letër  diçka  qi veç letra e mban.       
Me datën   28 qershor 1944, ka fillue lufta ne Maje të Velegllavës kah ora 13. Në Maje  të Velegllavës ka kris e para pushkë edhe ne atë pozicion nuk ka pas as ushtarë as vullnetarë por se janë kanë ton në roj burrat e Velegllavës  me ta në kry asht kanë Murat Aziz  Mahmuti (Terzija) i Velegllavës, e ka pas ble nji pushkomitrolez bertë e Italisë në Vrajë dhe ka komandue në atë rajon.
Zotni Pirraku ka shkrue se  me 28 qershor,  ka fillue lufta në Kikë e tani ka shkue në Velegllavë. Zotnija as hartën nuk e ka kshyrë se jo qi asht kanë nej herë në Kikë apo në Velegllavë se me pas pa hartën  nuk kish gabue ashtu se partizanët nuk kanë ardhë prej Kosove e Hogoshti por se kanë ardh prej Jabllanice e Lebane, Lipovice e Huruglice edhe kanë dal në Velegllavë.
Brigada partizane - çetnike  nuk ka pasë kurrfarë  plani për me deportue për Gilan por se asht kanë vetëm tue ik prej bullgarëve edhe qetnikëve e ka desht vetëm me pshtue kokën prej tyne e me dal  nëpër Velegllavë – Poliçkë – Vriçec – Kranidell – Karaçevë - Breznicë e me dal te Ushi  e me hi në anën e Serbisë. Dy ditë pa kris lufta, partizanët kanë lyp me bisedue  e me kalue pa luftë e di, edhe  kanë thonë se me ta ka bisedue Bejt Marrshalli prej Bresalci por se nuk kanë mujt me  u marr vesh e me kalue  pa luftë.
Këtë unë e vërtetoj se unë në atë kohë  jam kanë 14 vjeçar edhe krejt e di se si ka shkue lufta e kah kanë kalue.
Zotnija në fjalë  e ka shkrue qysh ia ka marrë mendja e vet, ose kush ia ka dhanë informacionet e ka pas krejt gabim kinse ka komandue njifarë  Mulla Ramadani i Dobërçanit. Në atë kohë  Dobërçani ka qenë me popullsi turke e hoxhallarët edhe simdoms kombësia Turke nuk  ka egzistue në kufi të Velegllavës.
Hoxhallarët ku asht hangër pula e pitja janë kanë të parët a ku ka kris pushka kurrë nuk janë kanë  ngat  as nuk i kan dal sajp lujftës.  
Tue e lexue kët material, e kuptova se Zotni Pirraku informatat i ka marrë prrej Sylë Adem Kopërnicës. S’ pari zotni Syla e ka ditë  se si asht vra Abdi Gjoka në Poliçkë. Luta ka fillue në Velegllavë e jo në Poliçkë. Abdi Gjoka asht vra si dezerter. Ai e ka lëshue frontin se ka qenë komunist. Ushtarët atë ditë me urdhnin e Abdisë asnji pushkë nuk e kan kris në Maje të Velegllavës. I ka urdhnue me u shpërnda e me ikë kah të mujnë. Unë si sot e di se na kemi ik prej shpijave fëmi e gra edhe e mramja herë  e kam nije zanin e migjës, të Daut  Mahmutit më ka thirrë: oooo Mahmaut, bjer te Miftarovit e banu tanë  familja e Mahmutit  bashkë e ikni kah Rapuca. Na ashtu krejt jemi ba bashkë e kur kemi shkue te shpijat e Ibish Tërstenës, mbas nesh  kanë  ardh tre vetë  në uniforma të ushtrisë  edhe burrat prej tana anëve e thirrshin njani tjetrin  “Oooo mulni tanë në luftë me shkue!...”  Në atë moment me kujtohet mirë se prej poshti  kanë ardh Avdil Hajrullahi, Murtez Hysen Bajralia  dhe Islam  Sadiku e në atë moment janë ndesh  në z. Kapter  Abdi Gjokën. E para fjalë e tij ka qenë, më kujtohet si sot: -“Kthenu mrapa se s’kemi mundësi na me liftue me partizanët!...” Ata tre burra  të Velegllavës ju kanë përgjegj: “Zotni kapter ti na i jep neve armët e pastaj shko kah të duesh!” . Ai  nuk i ka  ngue edhe në atë vend  e kanë vra, ia kanë marrë armët dhe kanë dalë në front të luftës ndërsa  Z. Pirraku e ka ba hero dezerterin.
Partizanët  e brigadës 13 ashtu kanë ba si e kam shkrue ma nalt krejt për  atë rrugë  kanë shkue  Velegllavë – Poliçkë – Vriçec – Kranidell - Karaçevë edhe nji numër  shumë i vogël  kanë mbrri  me kalue kufinin prej Kosove e me hi në Serbi. Shumë pak kanë shpëtue a numri si e ka shkrue zotnija  kurrë nuk e ka ditë kërkush  se sa janë vra. E di mirë  se nji mjek  e kanë zanë te Mali Shabanait edhe e kanë likfidue edhe Imer Fejzën prej Sfirce e kanë pushkatue  aty ku asht sot Kombinati i Tekstilit në Gilan e di mirë se thojshin  asht kanë komunist edhe kjo  asht e vërtetë si e ka shkrue Sylë Kopërnica me zotni Muhamet Pirrakun, tjerat asnja nuk janë të vërteta.
Në këtë luftën e 28 qershorit të parët janë ra në luftë burrat e nderit prej Velegllave:  Daut Mahmut Osmani e jo si e ka shkrue Sylë Kopërnica Daut Mehmeti, pastaj është vra  Sejdi Sahiti. Në kit vend ashtë  plagos  rand Osman Mahmaut Osmani Këtu asht vra edhe Rrahman Isaku edhe  nji luftar nga Desivojca  Islam Aziz  Surdulli. Tanë këta që i kam shkrue këtu, janë vra te Gurtë e Hajrullahit të cilët gjenden në kufi  me Velegllavën edhe Poliçkën. Aziz Surdulli në oborr temin  i ka marr dërrasat  e  ka vorros Djalin e vet Islamin në tokë të Velegllavës në vorret e Klaiçëve edhe i ka nimue  Murat Terzija prej Velegllave se janë kanë miq të mirë mes veti. Mbas një jave ka ardh Azizi me mi pague  ato drrasa e  nuk ja kemi marr paret. Kta po e ceku  se shumë rand  më ka ardh  kur e kam lexue në libër  çka  kanë shkrue do profesora të  Desivojcës në monografin “Desivojca nëpër kohë” se  Islam Aziz  Surdulli asht vra në Kikë. Prej gurëve të Hajrullahut ku asht vra Islami, e deri në Kikë i ka 3-4 km. Por, këtyne nuk jua zana për të madhe se ata në atë kohë  nuk janë kanë as të lindun e  janë bazue në librin e Muhamet Pirrakut edhe çka ka thanë Sylë Kopërnica. Pastaj asht vra Murtez  Fetah Mahmuti i Velegllavës. Ky asht vra  mu te Qarri i Rexhoviqe nër Maje të Velegllavës.
Për Luftën e parë të Velegllavës muj me shkure  edhe shumë ma tepër  se Zotni Muhamet Pirraku e Sylë Kopërrnica. Zotni  Pirraku ka  emnue shumë komandantë e ylema, do Imer Leka e disa tjerë por, nuk asht e vërtetë se me 28 qershor nuk ka pas  në kufi as mulla Idriza  as Mulla Mehmeta as Mulla Ismajl Jakupa as kurrfarë komandanti, por se njerëzija çka kanë mujt  janë pregaditë.  E kanë  ditë se  do të bahet  luftë por ata të parët – parija, krejt kanë nejtë në Gilan, në Kamenicë, Kolloleq dhe në Hogosht e në kufi krejt në at kohë janë kanë njerëzit vet të edukuem për me e mbrojtë atdheun e lirinë se kurfarë komande nuk ka pas  porse pak ushtri si janë kanë te shkolla e  Velegllavës këtu e ka pas shtabin edhe magacinin ky kapterr Abdi Gjoka edhe janë kanë  me nji murtajë përmi shtëpi të Elezit bash në Cumurruk. Kusherini im Hysen Këqiku – shkrimtari, e din se ku asht e kur kan dal te shkolla dy axhallarët e mi  Osmani dhe Daut Mahmuti. Kapterri kish pas ik e veç i kish lan nja 2-3 ushtarë me ruejt mejtepin apo magacinin. Dauti edhe Osmani me sakica kanë dal te mejtepi. I vesin ushtarët se ku asht komandanti. Ata përgjegjen se ka shkue për Hogosht me marr komandën se çka me ba. Të dy kta pleq të Velegllavës i urdhnojnë ushtarët  që me e çel magacinin. Ata nuk e kanë çelë e këta të dy me sakica  në dorë  e kanë thye  derën. Aty ishin kanë vetëm  nji pushkë e Italisë  të cilën e ka marrë  Osman Mahmuti e Dauti  i kish pas marr disa karikaktor te pushkomitralozit. Me qata karikator në gji të kmishës asht vra ndërsa Osmani me  pushkën që e muer te shkolla ka liftue  deri sa i ka marrë  6 plagë në trup. Këta dy pleq nuk e di se sa vjet i kanë pas në atë kohë kur kanë liftue veç e di se Osman Mahmuti 12 vjet asht kanë ushtar i sulltanit në Stamboll kurse Dauti ka qenë  gjygjynlih redif i sulltanit e kanë shkue deri në Egjipt nëpër lufta kundër Kurdëve. Këto i maj mend mirë, kallxojshin nëpër oda, e Osmani bash mirë e ka pas fol turqishten. Z. Pirraku mundet me konstatue se  sa vjet i kanë pas ne vitin  1944 se unë nuk e di se as nji ditë shkollë nuk e kam  vetëm muj me  i tregue  z. Pirakut se mas lufte,  në vitin 1946 i kam mësue  germat prej vllavit  të Islam Shahiqit tu shkrue nëpër borë e zallë se nuk kemi pas fletore.
Due me ju tregue edhe një ngjarje që me qindra herë e ka tregue  vet  Osman Mahmuti  prej Velegllave se kur e kanë que në Gilan  me 6 plagë në trup hipur në nji kali për në spital, e ka pas mjekrrën bukur të gjatë si këta muxhahedinët sot nëprë Kosovë, ka dasht me shkue me e vizitue prefekti i Gilanit. Mbasi hyn mrena e vet se a je ma mirë dhe se mos asht vra  Zukë Desivojca, Lot Vaku, Osman Xhemaili... “Jo jo zotni prefekt në këtë luftë  kurkush nuk asht vra prej grave” –i përgjigjet Osmani. Prefekti  në shumë vende kish pas thanë se kurkush  as kurkun  nuk jam ngushtue ma shumë.
Z. Muhamet Pirraku ka shkrue në shkrimin e vet  me datën 13 dhetor 2008 se “forcat komuniste  e qetnike serbe kundër Kosovës me 28 dhe 29 qershor 1944 i ka ndihmue aviacioni anglo-amerikan i cili bombardoj shumë qytete e fshatna në Kosovë dhe nga ato bombardime u vranë  së paku 50 qytetar civil të Kosovës”.
E luti redakcinë e gazetës e cila do ta botojë kët shkrim, sikur njeriu i sëmut para vdekjes që e lut mjekun që ta shpëtojë nga sëmundja ashtu edhe unë po ju lutna që të pyeten njerëzit që e majnë mend luftën e asnja nuk ka me thanë se  ka pas bombardime me datën 28 qershor.
 Më 28 qershor nuk ka pas kurrfarë bombardimesh as topa si i ka përmend zotnija me datën 28 qershor asht apsurd i madh me nji njeri si e ka titullin Dr. me shkrue atë që nuk asht kanë e vërtetë, Këte muj me e vërtetue  këta burra të Velegllvës: Hamdi Arif Rushiti – asht ma i moçëm se unë, Ilmi Sejdi Sahiti, Haxhi Raif Idrizi, i lindun më 1930, Qamil Hysen Neziri i lindun  në vitin 1932  dhe  Rasim Halit Muslija. Të gjithë këta janë të gjallë, e kanë përjetue luftën  dhe mujnë me e vërtetue këtë që po e shkruej unë por se ka burra edhe pse  moti nuk jam në Kosovë. Jam i bindun se  nuk ka burrë në Kosovë  që thotë se ka pas bombardime me datën 28 qershor 1944. Jo veç në kët datë, por asnji ditë kund në Kosovës nuk ka pas bombardime në ato tri vjet qi asht kanë  lirija për neve vetëm se me datën 27 qershor ka dal nji aeroplan i  tipit moçëm  i Bugarit, prej anës  së Serbisë  e deri kah Kroni  Lakut (vend në Velegllavë) e asht kanë shumë ngat toke. Na çobanët ja drejtojshim shkopit,  kurse Cani i Lot Vakut ka ra në shpinë e ja ka drejtue  mamzerkën. Atëherë ai asht  sjell pak si në krah edhe  gjuen nja 3-4 herë me mitraloz. Qe kjo asht kanë krejt prej aeroplanve. Zotnija e ka shkrue se janë vra 50 civil. Nuk asht e vërtetë as në Kosovë nuk  ka kush që del e thot se mu ka vra djali apo nipi prej bombave të aviacionit. Nëse historia asht shkencë ajo duhet me e thanë të vërtetën, pa marrë parasysh për ka asht fjala.   

II

Tash po due me shkrue p?r  luft?n e dytë të Velegllavës e jo të Kikës se kur far  lufte nuk asht zhvillue në Kikë se komunistat apo partizanët  në atë kohë, si  i kena thirrë, ata nuk  janë kanë alpinista e me i lyp majet  e nalta por i kanë lyp rrugët për me depërtue për Kosovë. Për këtë  kam dokumenta  me ja tregue Zotnisë në fjalë se anmiku  ka shkrue se   beteja asht  zhvillue  në Velegllavë e Kojzi Rekë e jo në Kikë. Më  26 korrik 1944 edhe prej Velegllavë janë kthye mbrapa partizanët, këtë le ta lexon  mirë zotni Muhamet Pirraku se ora 17 data 26 korrik ka ardh  komanda  prej generallshtabit me të cilin ka komandue generali Koça Popoviq që prej Velegllave  me u kthye nëpër të njejtën rrugë që kanë ardhë - me u kthye për Lipovicë e Huruglicë se në Velegllavë nuk asht e mundshme me thye frontin , ku asht plagos rand edhe vetë komisari i shtabit.   
Lufta e dytë e Velegllavës asht nisë  përsëri në maje të Velegllavës. Në Kikë, Zhujë  dhe në Shahiq nuk ka pasë luftë fare.
Po ju ftoj të dashtun lexues edhe ty Z. Muhamet Pirraku, ta lexoni librin “Partizani Puste Reke i Jabllanice” të  Aleksandër Zhivkoviqit, e botueme në vitin 1982 nga SHB “Narodna armija në Beograd e  vërtetojeni  se ku asht zhvillue   beteja në Velegllavë apo në Kikë edhe kah  kanë ardhë brigadat  22, 24, 26, dhe 47  prej anës së Kosovës, prej Hogoshti apo kanë ardh prej Jabllanice e kanë dal  ma së pari në Veleglalvë e teknena, ndërsa M.Pirrakun do ta lusja si historian le ta lexojnë edhe gjeografinë...
Për me kanë ma i bindun lexuesi i nderuem,  po i shkëputi disa faqe nga ky libër  për të parë se çka ka shkruar vet armiku në atë kohë  e ku asht zhville beteja ma e madhe edhe prej ku  janë kthye partizanët mbrapa e prej Kike a prej Velegllave. Shifne vetë.
N? librin e cituem ma nalt shkruan: “Derisa këtu (në Velegllavë) tronditej dhe dridhej vendi nga bombat dhe rafalet e pushkomitalozëve, depërtimi në drejtim të Velegllavës dhe Kozje Rekës nuk pati sukses. Njisitet që atje sulmuan pësuan humbje të mëdha. Rënd u plagos  komisari i divizionit Dragolub Petroviq Rade nga f. Marocë prandaj  u detyruem  të tërhiqemi  përsëri nëpër teritorin e Velegllavës” (faqe 129)
Z. M. Pirraku ka shkrue se  në terr, kur veç se a da  njeri prej territ partizanët janë kanë nis me u tërhjekë, ndërsa në libër  po shkruen se  në ora 17 ka ra  komanda  me u tërhjekë prej Velegllave e me u kthye  kah kanë ardh me shkue nëpër Lipovicë dhe Huruglicë.  Asht dasht  zotnija  pak me kshyrë kohën se kur bahet terr më 26 korrik në atë kohë të verës terr bahet në ora 21 e jo në orën 17.
Në luftën e dytë të Velegllavës  po asht e vërtetë se  ka pas ma shumë komandë e i kanë qit  do topa në atë kohë nuk e di se sa kanë pas largësi gjuejtje por e di se nja asht kanë në kodër të  Kranidellit e nja në Merqez qi asht  te Marovca  afër  Poliçkës edhe nja asht kanë diku kah  Novaki i Cvircës. Ai  që asht kanë kah Novaki e ka goditë shkollën e Marocës brenda hudutit edhe e ka damtue. Në atë shkollë asht kanë General Shtabi i Serbisë, ndërsa topi i Kranidellit kanë thanë se i ka dhez disa  granata por se nuk ka pas sukses.
 Tash po due me ja ba nji pyetje Zotni Pirrakut kur ulematë qenë kaq  luftarë të mëdhaj pse as nji ylema apo mulla nuk  ra heroikisht  në betejë  a ishin  të garantuem nga Zoti mos me u vra a çka pat aty. A kenë të garantuem antiblind, apo “alxhi i Mulla Idrizit” asht kanë  i blinduam!... e nuk u vra as nji ylema apo komandant pos Lam Shahiqit. Pse more Zotni nuk  u vran asnja prej tyne. Z. Pirraku e ka shkrue se asht vra  Mulla Mustafë Osmani i Lisockës por ai nuk asht kanë hoxhë me shallë por  asht kanë fukara e  kurrë shall të hoxhës  nuk ka bajt se e njof shumë mirë se Makush Demin që asht vra me ta e kam pas dajë.
E maj mend mir?. N? at? koh? jam kan? bari  i bagëtive edhe vet? zot shpije si  i kan? thon në at? koh? se baba m? ka vdek e m? ka lan? 8 vjeq dhe k?rkun nuk m? kan? p?rjashtue  prej odave se m’kan? dit? si ne vend t?  Mulla Elezit prandej, shumë mirë më kujtohet  si sod kur ishte koha e mirë dalshin e  u shetitshin  këta zotni qi i ka ba komandanta  Zotni Pirraku si p.sh. Jakup Bislim Karaçevën, Osman Xhemail Agën, Sylë Zarbincën, Sylë Kopërnicën e Mulla Idriz Hajrullahun, të gjithë me kual edhe ata vetëm  sa me u shetit në ato kodra të nalta e me marr hava të  pastër se jo që kanë mendue për mbrojtjen  apo me i pa se ku po rrnojnë  ata vullnetar a si pe kalojnë.
Zotnija ka shkrue se mulla Idrizi ka liftue  në kambë tue nga allxhin. Qesharake apo!?... Nuk  asht e mundshme  me armë të gatë me liftue në kambë  tue nga kalin. Kaubojt nëpër filma i kemi pa ashtu po  jo me pushka të gjatë po me revole. Mulla Idrizi ua ka kalue kaubojve sipas z. Pirrakut.
E di se keni me kesh me mue se po shkon gat kjo punë por po due  me ju tregue se si thonë  fjala e nxjerr fjalën. Ish kanë nji njeri kish pas rrejt shumë dhe haptazi edhe dikur nuk i besojke kerkush e ish kanë  ra në hall e s’mujke me rrejt ma e  e lyp nji njeri me  pague për me ja vërtetue fjlët si ti thonë te rrejshme edhe  e kish pas gjetë  e  paguen mirë edhe goditen e kishin pas shkue  në mexhlis edhe nisin me fol kush çka ka ditë e ky si rrejke kish pas thon: “Sod e kam nije nji zagar të gjuetisë tue leh në hava (në qiell)”. Të gjithë i than me ni za se  kjo ashtë rrenë. Ky çka e paguejti me ja vërtetue fjalët i tha:  Ndalu kadal kjo asht e vërtetë se sokoli e ka mar ndonji klysh të vogël e ka que ne hava  edhe këlyshi ka leh. Ja vërtetoj po  kur duelën jasht  i  tha: “jena goditë me rrejtë por për toke e jo për hava . Ma nuk ti vërtetoj rrenat”.
Zotnija e ka shkrue se  Nexhmedini ra heroikisht te Karoli Lisë. Ky vend asht në teritorin e Velegllavës e jo në Kikë. Rasti i dytë  asht se ushtari trim Kuksari  Limon ra heroikisht te  Udha Topit mbi shtëpinë e  Xuxakëve të Lisockës e pse zotni Pirraku e Sylë Kopërnica a harruen a nuk mujtën  me e gjetë të vërtetën e me shkrue  se kush u vra në betejë  në maje të Kikës se aty ku bahet lufta bijnë edhe heroit e popullit por se kurrë far beteje nuk  ka pas në Kikë. Edhe nja asht  e vërtetë që e ka shkrue zotnija në fjalë se  Mulla  Idrizi kshyrke me durbi. E vërtetë  asht se kodra e nalt lufta larg prej  majes së Kikës edhe kurrfarë rreziku nuk ka pasë as për mulla Idrisin as për komandatat e Pirrakut. Ku asht vra Limoni prej Kukësit asht vendi ku prej Marovce  kanë reague partizanët për me  depërtue për Rekë të Hogoshtit edhe këtu ne libër shkruen  anmiku se “lumit të Lisockës kena ra deri në Hogosht”. Ky vend asht larg prej Kike. Kika asht në kufi me tre fshatra Lisockën, Marovcën dhe Poliçkën. Këto vendbanime kufizohen me  Kikën. Rruga si vjen prej Lebane e del në Velegllavë e te Karolli Lis e bjen në Lak të Marocës e shkon rruga për te Vakët e me ra  në Hogosht deri na Lak të Marocës asht kanë fronti e jo në Kikë e në lak të Marocës. Njerëzit janë vra përreth  Malit Shabanit,  te Kroni i Lakut, te Guri i Lakut etj. N? këto vende q? janë n? Velegllav? kan? ra  heroikisht. Ata janë  shum?  po un? nuk ua di t? gjith?ve emnat. N? Kik? nuk ka ra asnjë luftar se aty luft? nuk ka pas?.   Po at? se  asht zhvillue betej? n? Kik?  kan? than? ata q? kan? pas qef me ja rrit? autoritetin, nuk di pse, Osman Ag?s, Syl? Kop?rnic?s dhe komunistave.

Asht nji vorr i vetëm diku në maje të Kikës. I thonë te Vorri Askerit por ai asht i Luftës së Parë Botërore apo edhe i ma hershëm mundet me kanë. Në luftën e 26 korrikut as kush nuk ashtë vra as nuk asht ba luftë në Kikë. Por në terenin e Velegllavës, Poliçkës, Desivojcës, Laçiçit deri në Kozja Rekë.
Zotni Pirraku e ka shkrue se ash v?ra komandanti Islam Hasan Huruglica –të cilin e kan? thirr? Lam Shahiqi. Vrasja e tij tregon se  kush ka shkue me liftue e me mbrojtë  atdheun, zor  asht kanë me ju pshtue plumbave. Por, Lam Shahiqi nuk  asht vra te Kroni i Lakut. Ai asht vra jo larg  prej  Gurëve të Hajrullahut, ku asht vra edhe daja i Lamit, Daut Sejdia dhe ku Osmani plagoset rand.
 Dauti e Osmani, djemt e Mahmut Osmanit të Velegllavës kurse Lam Shahiqi  asht nipi i Mamutit edhe gruaja e Lamait Zelija bi e Cfircës, janë vra në Gilan, nga  partizanët në kohën kur i ra Mulla Idrizi Gilanit.
Ka shkrue zotnija se Lami, për me liftue, ka hip me nji qershi te Kroni Lakut  përmbi Poliçkë. Edhe këtu na e ka shty mexhën Pirraku se Kroni  Lakut është  në territorin e Velegllavës.  Po i tregoj se librin e ka shkrue me të vetme (duke pyetur) . Le ta dinë se te Kroni  Lakut nuk ka kurrfarë qershije, as kurrë nuk ka pasë përveç drujve të ahut dhe dardhave të egra. Po e kam shkrue ma nalt se letra asht ma e fort se betoni  se çka nuk mban. Lam Shahiqi asht vra  te  Arat e Salihit ndërmjet Gurëve të Hajrullahut e shpijave të Hysenit Demës nga Poliçka
Asht shumë interesant se si asht e mundshme  në atë kohë  Sylë Adem Kopërnica mujti me i mbajt në mend emnat edhe mbiemnat e 3 grave të Velegllavës a nuk mujti me i ditë mbiemrat e Dautit

dhe të Osmanit të bijtë e  Mahmut Osmanit të Velegllavës. Në vend që ta shkruej Mahmut e shkruejti Mehmet.  E kam shkrue e ma nalt  se k?t? do ta shpjegoj ma poshtë. K?të e ka ba Sylë Kop?rnica me q?llim se   na katundi Velegllav? edhe katundi Kopër?nic?  e kena pas nji konflikt n?rmjet  veti n? vitin 1955.  P?r kët shkak  zotni Syla  nuk ka desht me shkrue  të vërtetën. Jam i bindun se libri i Dr. Muhamet Pirrakut asht shkrue në kohën e sundimit komunist jugosllav me tjetër qëllim
Asht me e përmend  edhe k?të se zotni  Pirraku e ka shkrue krejt qysh i ka tregue Sylë Kopërnica  si “burrë  antifashist” veç unë po due me iu tregue lexuesve se i pari gjykatës  prej Anamorave që asht punësue në  Gjyqin e Qarkut në Gilan asht kanë djali i  Syl Adem Kopërnicës e Partija  Komuniste  shumë mirë dihet se bijt e kujna i ka punnësue në poste të tilla me përgjegjësi shtetnore.
Në luftën e  dytë të Velegllavës  ma s? shumti  janë vra prej Velegllave, kurse dami m? i madh si n? njerëz edhe në pasuri iu ka ba  familjes  Hajdini.
Të vramë e të plagosun:
1. Hanife Hajdini,
2. Hasime Hajdini
3. Ramze Shefki Kurteshi  
4. Selman  Mursel Hajdini  
5. Kadri Zymer Hajini
6. Mursel Hajdini asht plagos rand
7. Sinan Halit Reka
8. Feti Sherif Dushica
9. Naman Isak Gjylekari
10. Sejdi Sahit Sinani
11. Murtez  Fetah Mahmauti
12. Daut  Mahmut Osmani
13. Hasan Aziz  Mahmuti

14. Hamit Aziz  Mahmuti
15. Salihe Mahmut Huruglica nana e Lam Shahiqit
16. Osman Mahmut Osmani me 6 plgë të randa.

Këta burra dhe gra  që ran në luftë për liri, janë të githë prej Velegllave  pos Lam Shahiqit i cili  asht nipi i Mahamut Osman Velegllavës. Unë  kam shumë Material për me shkrue për Luftën e Velegllavës  e jo të Kikës se kët e kanë ba disa persona  me qëllim të ndryshimit të së vërtetës. Kështu ata shkruen simbas dëshirës dhe imponimit të atyre që gjithmonë janë marrë me ndryshimin e historisë së lavdishme që e banë të parët tanë.             Kjo asht ba simbas pazareve historike që me i ba komandanta  ata që nuk kanë ba vepra historike as patriotke. Si ka qenë e mundun që Mulla Idrizi ka ba 20 km rrugë nëpër zjarr të luftës e të mos vritet. Si asht e mundun xhybja e tij të bëhet shoshë nga pllumbat e asnjë plumb të mos depërtojë në trupin e tij. Ky “historian” ka krijue nji personazh mitologjik tue i smadhue në masë të palejueshme ngjarjet dhe të bamat aq sa t’ia kalojë  edhe Skenderbeut edhe shumë personazheve tjera historike edhe legjendare. Kjo nuk asht reale, kjo asht simbas dëshirës së autorit dhe  dëshirës së dikujna tjetër edhe se si me ba  ma shumë komandanta e ylemat heroj për me i qit veti za e me kanë të  njoftun  ne popull kështu asht kanë.

PËRFUNDIM

Libri “Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945” e shkrueme (?) dhe e botuese në vitin 1995, nga Dr. Muhamet Pirraku asht me plot të pavërteta. Unë për atë pjesë që kam qenë i interesuam me e lexue  kam konstatue se përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërteta. Libri fund e krye asht shkrue me një qëllim afirmimi në sistemin komunist të asaj ish...ish Jugosllavije po me që asht vonue e ka kthye ndryshe sikur si kur e kije kmishën veshë prapë e don me e kthye marë por kanë mbet sheja që dihen edhe hetohen mirëfilli.
Autori nuk e njef terrenin, i ngatrron vendet  ku janë vra trimat e lirisë e të ruejtjes së pragut të shpisë. Vendet ku janë vra  trimat  i qet në Kikë tri katër kilometra larg. Nuk asht preciz në matjen e kohës dhe nxjerr komandanta sipas qefit të dikujna. Dezerterët e luftës dënohen në historitë reale e nuk shpallen heroj si në librin e Pirrakut.
Unë Mahmut Elez Mahmuti deklaroj me forcën ma të madhe për me e ruejt të vërtetën historike se ngjarjet që i kam paraqit në këtë shkrim temin janë të vërteta dhe ma se të vërteta.
Nuk po due me ba polemikë me aska se jam i pashkollë dhe plak 80 vjeç, po mos me e thanë këtë të vërtetë mu dokke sikur po shkoj pa e krye nji amanet të atyne që ranë në luftë të Velegllavës e jo të Kikës se le ta dinë tanë historianët se në Kikë nuk ka pas luftë në qershor dhe korrik të vitit 1944. lufta asht nisë në Velegllavë dhe asht shtri deri në Kojzi Rekë të Desivojcës.
Unë këta e di se i kam pas 14 vjet dhe e deklarojnë edhe vetë shkijet që kanë shkrue libra për kit luftë.


(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Valon Kurtishi: Faleminderit Austro - Hungari, i përjetshëm kujtimi për Franc Jozefin e I Hilmi Saraçi: Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947) Milazim Kadriu: Radio Kosova e Lirë, lajmëtare e fitoreve të mëdha Ukshin Zajmi: Në përkujtim të 100 vjetorit të Normalës së Elbasanit Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë Sabile Keçmezi-Basha: Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politikë shqiptarë Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë... Isuf B. Bajrami: Kontributi i Kulturës Kombëtare në rrjedhat e Pavarësisë së Shqipërisë Avzi Mustafa: Kur bëhej Kongresi i Shkronjave në Manastir Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave! Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj: Masakrat dhe terrori serb në prill të vitit 1941 Qazim Namani: Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit Avzi Mustafa: Prof. dr. Nexhat Abazi, Personalitet i shquar i shkencave pedagogjike dhe i kulturës shqiptare Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit Avzi Mustafa: Një dorëshkrim i posazbuluar në gjuhën shqipe me shkronja cirilike nga viti 1868 në Rekën e Epërme Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave në Kusur të Hasit në prill të vitit 1941 – pjesë e skenarëve serb për shfarosjen e shqiptarëve Dorian Koçi: Ngjizja e nacionalizmit shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora