E merkure, 23.10.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Speciale

Sabile Keçmezi- Basha: Çështje të përdorimi të nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fshehtë

E marte, 08.12.2009, 09:00 PM


Çështje të përdorimi të nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fshehtë 


Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha

Sabile_basha@hotmail.com


Kohëve të fundit si në shkencë njashtu edhe në publicistik, si në media të shkruara njashtu edhe në ato elektronike, është krijuar një laramani përdorimesh të termeve si: ilegale, klandestine e e fshehtë, e aq më tepër që disa përdorues të këtyre shprehjeve shkojnë aq larg sa edhe të gjitha këtyre  iu japin të njëjtin kuptim.

E, dihej se, Lëvizjet tonë kombëtare, për shkak të ndjekjeve të vazhdueshme, që i bënin regjimet pushtuese. Ato ishin të detyruar që të vepronin në një konspiracion të thellë. Dhe mu nga kjo, për shkak se njerëzit që vepronin në to, vepronin ilegalisht dhe binin ndesh me ligjet dhe rregullat e atij shteti, në popull dhe nga pushtetarët filluan të quhen dhe të bëhet e rëndomtë shprehja: Lëvizje Ilegale, Lëvizje Patriotike, Lëvizje Çlirimtare etj. Dhe, për këtë arsye, do të ndalesha për një analizë të nocioneve të lartpërmendura, që në përdorimin e përditshëm herë- herë marrin kuptime të ndryshme e nganjëherë edhe duken qesharake nga përdorimi i tyre vend e pa vend.

Në gjuhën shqipe fjala “ilegale”, si nocion apo term, ka marrë prej kohësh të “drejtën qytetare”, dhe është ngulitur në fjalorin  e ligjërimit të përditshëm dhe, në atë shkencor e studiues. Ky nocion, me kohë u kuptua si formë e veprimit dhe e organizimit të organizatave, grupeve e individëve që vepronin për çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare.

Nga rrënja e nocionit ilegal, kanë lindur dhe janë formuar derivate të tjera të kësaj fjale, si:  ilegale, ilegalitet, ilegalja, ilegalisht, ilegalist etj. Kështu në  Fjalorin e shqipes së sotme, Botim i Toenës, Tiranë, 2002. f. 500. shpjegohet:

Ilegal,-i m.sh. –Ë, ËT. Ai që lufton kundër rendit në fuqi, duke jetuar e vepruar në fshehtësi të madhe; ai që zhvillon veprimtari politike të fshehtë. Jetë ilegali. Strehë (bazë) për ilegalët, dhe

Ilegal, E, mb. 1. Që jeton, vepron e lufton si ilegal; që bëhet fshehurazi organeve qeveritare të një vendi; që është i fshehur e që s’duhet ta dinë të tjerët; kundër legal. Mbledhje ( veprimtari, punë, luftë) ilegale. Jetë ilegale. Bazë (qendër, shtypshkronjë) ilegale. Në mënyrë ilegale. 2. Që është i ndaluar me ligj, që është nxjerrë jashtë ligjit etj...

            Në një tubim shkencor, të mbajtur në Prishtinë, diku në vitin 2001 kam dëgjuar edhe këtë, bile nga vetë disa pjesëmarrës të ilegales, të cilët me vite kishin vepruar ilegalisht dhe shumë vite burgu kishin vuajtur në kazamatet serbe, dhe për çudi, nga ata vetë dëgjova se lëvizjet ilegale duhet quajtur- lëvizje klandestine, ose të fshehta. Më erdhi keç, sinqerisht më erdhi keç, kur aq shpejt hiqnin dorë, ata atdhetar nga lëvizja e tyre shumëvjeçare, dhe aty për aty krahasoheshin  ndoshta edhe pa vetëdije, me një njeri që kishte vendosur, për kushte më të mira ose për një mirëqenie ekonomike, ta lëshonte vendin e vet. Dhe, me një veprim të tillë, ai person apo shumë persona automatikisht filluan të quhen klandestin. Dhe, po këta persona dihet shumë mirë, që nuk kishin bërë asnjë veprimtari atdhetare të mëhershme që binin ndesh me ligjet në fuqi të vendit.

            E unë thjesht, nga aspekti moral dhe nga respekti që kam ndaj punës së shumicës së ilegales dhe si studiuese e kësaj problematike, nuk do të mund të pajtohesha me një emërtim të tillë, duke mos dashur që të krahasojë njësojë si atë individ që kalonte kufirin, për të shkuar diku për kushte më të mira jetese dhe atdhetarin që me vite kishte qëndruar nëpër burgje anë e kënd Jugosllavisë dhe vazhdimisht kishte rënë ndesh me ligjet e okupuesit.

            Gjatë, e kërkova termin klandestin në fjalorin e gjuhës shqipe, por nuk e hasa dot, andaj, shtrohet pyetja, si lindi ideja se lëvizjet atdhetare shqiptare përnjëherë të quhen lëvizje klandestine, kur dihet se ky nocion në përditshmërinë tonë u fut, aty, kah fundi i viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar. Atëherë, kur shumë shqiptarë të katandisur nga jeta e rëndë, u detyruan, të ikin në forma të ndryshme, nga atdheu i tyre, e pastaj të merrnin drejtime të ndryshme në shtetet perëndimore. Dhe, lirshëm mund të themi, se, nga këtu filloi edhe të përdorej shprehja klandestine...... “Në mënyrë klandestine kaluan detin kaq e kaq veta etj... etj...”

Sipas fjalorit të gjuhës angleze (Wiktinary en.wiktinary. org.), fjala klandestine dhe fjala ilegale kanë kuptime krejtësisht të ndryshme. Klandestine është fjalë frënge, por rrënjën e ka nga gjuha latine “clandestinus”, që do të thotë “sekret”, ose “e mbyllur” që ka kuptimin e nocionit- i fshehtë. Në gjuhën italiane, po ashtu kjo shprehje ka kuptimin siç e ka edhe në gjuhën angleze: clandestino- sekret apo i fshehtë dhe në gjuhën frënge klandestine, ka kuptimin  sekret apo i mbuluar, i fshehtë etj.

Në fjalorin e gjuhës shqipe, f. 360, FSHEHËT/ë,- A (e) f.sh. A,-AT (të). Thuhej se : 1. Diçka që është e fshehët, që nuk është zbuluar ende ose që mbahet e fshehtë. Të fshehtat e natyrës. I tregoi një të fshehtë. 2. Shkaku i brendshëm, i thellë e i padukshëm i diçkaje; njohuri a shprehi të thella e të veçanta që mund t’i zotërojë vetëm ai që ka përvojë e aftësi të madhe. Të fshehtat e artit etj.

            E siç dihet, organizatat ilegale, herë-herë ishin të zbuluara, dhe herë-herë anëtarët e tyre dënoheshin në mënyrë publike. Ata, të arrestuarit, hapur i tregonin kërkesat, synimet dhe programet e organizatave të tyre. Lufta e tyre nuk ishte e pa njohur për pushtetarët, por për sistemin e instaluar të gjitha veprimtarit e tyre binin ndesh me ligjet okupuese ( kuptohet për shtetin ato ishin ligje pozitive), por për atdhetarët ishin ligje diskriminuese dhe mu për këtë binin ndesh me shtetin. Andaj edhe quheshin ilegale, e jo të fshehta.

Sipas këtij shpjegimi që na i ofrojnë fjalorët e shumtë, del se, punë të fshehta nuk kryenin vetëm organizatat çlirimtare, por kryenin edhe organet e pushtetit, por që nuk binin në kundërshti me ligjet e pushtetit ta zëmë si polici e fshehtë, diplomaci e fshehtë e shumë shembuj të tjerë.

            Organizatat ilegale gjatë veprimtarisë së tyre vepronin në konspiracion të thellë, andaj edhe lindin moskuptime dhe ngatërrim i fjalës Konspiracion,-i, m, lat.conspiratio,-onis, “Leksikon stranih reçi i izraza”, Beograd 1975, f.461), që shpesh ndodhë që kjo të identifikohej si – e fshehtë. Ndërsa fjalori i gjuhës shqipe këtë shprehje e shpjegon si: tersi e mënyrave dhe e metodave që përdorin organizatat ilegale etj. Për të mbajtur të fshehtë veprimtarinë dhe anëtarët e saj; fshehtësi. Konspiracion i fortë” f. 599.

Sipas fjalorit, pikërisht, ky nocion ka kuptim të përdorët, vetëm atëherë kur përdorët për ndonjë formë të veprimtarisë ilegale dhe që bie ndesh me ligjet e atij sistemi.

Pamë më lart që fjala ilegal, nuk ka kuptimin “i fshehtë”,  “konspirativ”. Po të njëjtë gjë e dëshmon edhe fjalori kroat “Rjeçnik stranih rjeçi”, Bratoljub Klaiç, botim Zora, Zagreb, 1974. Në të shkruan: Konspirator,-i m. (lat. conspirator) 1. ai që punon e vepron fshehurazi kundër organeve qeveritare, ai që vepron në mënyrë konspirative; ai që mban të fshehtë veprimtarinë e një organizate ilegale dhe anëtarët e saj.

Ndërsa nga përdorues të ndryshëm fjalën sekret e krahasojnë dhe i epin të njëjtin kuptim me atë të konspiracionit, çka me këtë konstatim fjalori i shqipes së sotme nuk pajtohet, dhe na ofron një shpjegim krejt tjetër nga ky. Në f. 1169. Fjala sekret ka kuptim krejt të kundërt me shprehjen ilegale. Ngase fjala sekret është me origjinë nga latinishtja- sekretum, që ka kuptimin e të fshehtës. Sekret, I, m.sh. E, Et. 1. Diçka që mbahet e fshehtë; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz; e fshehtë. Sekret shtetëror (ushtarak). Sekret profesional. Urdhër sekret, polici sekrete etj. Por nga shpjegimi del se nuk ka kuptimin që bie ndeshë me ligjet e atij vendi.

Por, në kohën që ndodhemi, nganjëherë më dukej se është bërë si modë, se fjalët që kanë të bëjnë me të kaluarën, dhe me sistemet e shkuara, mendohet se duhet ti shkulim nga fjalori i përditshmërisë, dhe të gjejmë fjalë të reja, fundja edhe të mos e kenë kuptimin e njëjtë. Por, mos të harrojmë se nocioni “ilegal”, është përdorur shumë më herët dhe edhe sot përdorët në shumë gjuhë të vendeve të ndryshme të botës.

Fjala ilegal-e, rrënjën e ka nga gjuha e re latine, por ky term përdorët edhe në gjuhën angleze, italiane, franceze, gjermane dhe gati në të gjitha gjuhët sllave. Pra, këtë kuptim nuk e ka vetëm fjalori, në gjuhën shqipe.

Në gjuhën angleze, nga fjalori Wiktionary.en. wiktionary. org. Illegal, do të thotë:  e ndaluar nga ligji, jashtë ligjor. Në gjuhën italiane: illegale (ilegal): jashtëligjore, kundërligjore ose që veprohet në prapaskena. Në gjuhën frenge: illegale, po ashtu thuhet: kundërligjor, e ndaluar me ligj, jashtëligjor. 

Në fjalorin “Rjeçnik stranih rjeçi”, Bratoljub Klaic, botim  “Zora”, Zagreb, 1974 shpjegohet:

Ilegalan-na,-lno lat. (in- ne+ isp. Legalan).Ilegale 1.jo ligjor, kundër ligjor; 2. gjendje në të cilën ndodhet dikush i cili është në kundërshti me organet e shtetitilegalisti- luftëtar i fshehtë që lufton kundër pushtetit.

Në  dictionary.com, fjala ilegal, shpjegohet 1. i ndaluar nga ligji, 2. kundër ligjeve dhe rregulloreve zyrtare dhe i ndaluar prej tyre, 3. joformale, ilegjitime, e palicencuar, që s’ka një leje zyrtare etj., Kurse në American heritage  dictionary, kjo fjalë shpjegohet: 1. i ndaluar me ligj, 2. i ndaluar me rregulloret zyrtare etj.

Siç po shihet fjala ilegal përveç kuptimit joligjor ka gjithandej edhe kuptimin e formës së luftës kundër një regjimi dhe të gjendjes së organizatës militante e veprimtarëve të saj. Këto organizata, kudo që veprojnë regjimet shtypëse e pushtuese, nuk lejohen të veprojnë sipas ligjeve dhe shpallen jashtë ligjit ose kundër ligjeve në fuqi, por këto ligje në fuqi nuk kanë të bëjnë aspak me ligjin e së drejtës. E drejtë e natyrshme është lufta për liri, por me të drejtën e pushtuesit kjo luftë ndalohet me ligj.

Por, duke analizuar me shumë vëmendje përdorimin e nocioneve të lartpërmendura, nganjëherë na dukej qesharake përdorimi vend e pa vend i tyre, ta zëmë në fjalinë “Shpërndanin trakte ilegale” apo do të thuhej “ Shpërndanin trakte klandestine “

Nga krahasimet që bëmë, del se, lëvizja nuk mund të quhej, si ilegale po ashtu edhe klandestine apo konspirative, se të gjitha këto nocione nuk kanë kuptime të njëjta, por në instancë të fundit, të gjitha këto janë shprehje të gjuhëve  të huaja.

            Tani shtrohet pyetja: A duhet që kjo apo këto fjalë të huaja të thuhen shqip? Parimisht do të themi po, për më tepër, kohëve të fundit, me një mënyrë apo tjetër është bërë e rëndomtë, që gjuha shqipe po rrezikohet nga vërshimet pa kontroll i fjalëve të huaja, por pa rënë në purizëm, sepse disa ndërkombëtarizma tashmë janë bërë pjesë e pandashme e fondit leksikor të shqipes, tek e fundit, ase si nuk akuzojmë se kjo që ndodhë tek ne, ka ndodhur dhe po ndodhë si në çdo gjuhë tjetër.

 Në bazë të kësaj që thamë më lartë, mendojmë se edhe më tej, fjala ilegale duhet ruajtur, siç i ruajmë dhe i përdorim gjerësisht fjalët: legjitime, legale, legjislacion, konfirmim etj.,  sepse ka përdorim shumë të gjerë, tashmë është futur edhe në literaturën shkencore e publicistike. Prandaj, nuk shoh arsye të shqipërimit ose të anashkalohet nga përdorimi. Aq më pak mendoj se fjala ilegale ka kuptim pezhorativ dhe denigrues për organizatat ilegale atdhetare, sepse, ato, në të vërtetë ishin kundër ligjeve të sistemit të instaluar okupues dhe kundër politikës zyrtare pushtuese. Pushtuesit i kanë shpallur jashtëligjore  dhe kundërligjore organizatat  çlirimtare, por dihet që ato nuk kërkonin aspak mbrojtjen me ligj të pushtuesit.

Dhe krejt në fund do thënë: se nocioni “ilegal” ka kuptimin juridik dhe  politik, dhe është e kundërta e legales, por që etimologjinë e kanë doemos nga regjimet okupuese dhe (jo) drejtësia e tyre.

Fjala legale në gjuhën shqipe do të thotë: Që vepron a që bëhet haptas, jo fshehurazi organeve shtetërore të një vendi; që lejohet nga ligjet në fuqi, që nuk është nxjerrë jashtë ligjit dhe nuk ndalohet e nuk përndiqet zyrtarisht nga regjimi në fuqi” “Fjalori i shqipes së sotme”, Tiranë, f. 658.

 



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hilmi Saraçi: Lashtësia, emertimi dhe trashegimia kulturore, historike, arkeologjike e qytetit të Vushtrrisë Shevki Sh. Voca: Vrasja e Kryetarit Kenedi - Atentati i shekullit XX Mahmut Elez Mahmuti - Kqiku: Përveç datave kurgja tjetër nuk ka të vërtetë Valon Kurtishi: Faleminderit Austro - Hungari, i përjetshëm kujtimi për Franc Jozefin e I Hilmi Saraçi: Luftëtarë të njohur të Artakollit (1918-1947) Milazim Kadriu: Radio Kosova e Lirë, lajmëtare e fitoreve të mëdha Ukshin Zajmi: Në përkujtim të 100 vjetorit të Normalës së Elbasanit Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë Sabile Keçmezi-Basha: Aktet gjenocidale të UDB-së ndaj të burgosurve politikë shqiptarë Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë... Isuf B. Bajrami: Kontributi i Kulturës Kombëtare në rrjedhat e Pavarësisë së Shqipërisë Avzi Mustafa: Kur bëhej Kongresi i Shkronjave në Manastir Vebi Xhemaili: Kryengritja e Dervish Cares, parapërgatiti Lidhjen e Prizrenit Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave! Fotaq Andrea: Nderim për trimat francezë që prehen në varrezë të Korçës Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj: Masakrat dhe terrori serb në prill të vitit 1941 Qazim Namani: Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit Avzi Mustafa: Prof. dr. Nexhat Abazi, Personalitet i shquar i shkencave pedagogjike dhe i kulturës shqiptare Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora