E shtune, 27.04.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Speciale

Behxhet Dibrani: Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore

E hene, 28.12.2009, 08:55 PM


UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK

DEPARTAMENTI I HISTORISË

 

PUNIM SEMINARIK

 

Rrethanat shoqërore- politike nderkombëtare dhe  shqipetarët nga lufta e krimes deri në krizën lindore

 

 

STUDENTI                                                                                            MENTORI

Behxhet Dibrani                                                                      Prof.dr.Masar Rizvanolli

 

PRISHTINË

                                                       

 

PËRMBAJTJA

 

 

     HYRJE

 

1.  Rrethanat politike ndërkombëtare gjatë luftës së krimesë 1853-1856

 

2.Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër P.Osmane

 

3.Qëndrimi i serbëve dhe malazezëve ndaj shqiptarëve gjatë  krizës lindore

 

4.Përfundimi

 

5.Literatura

 

 

Rrethanat politike ndërkombëtare gjatë luftës së krimesë 1853-1856

 

 

Pas përfundimit të luftrave franko-prusiane pozicionet e disa fuqive evropiane filluan të ndryshojnë në raport me Ballkanin.Kështu Rusia filloi aktivitet e saj të dendura me Austrinë,e cila njëkohesisht filloi të përqendërohej në Ballkan duke ia hedhur syrin Bosnjës dhe Hercegovinës,kjo ishte edhe  orientimi drejt lindjes.

  Rusia kishte planet e saj për shkatrrimin e P.Osmane dhe fuqizimin e Bullgarisë dhe sllavëve në Ballkan,kjo politikë e jashtme e saj nuk I shkonte përshtati aspiratave austriake.Dhe gjithë kjo situate shtyri Rusinë që të kërkonte në arritjen e ndonjë kompromisi për Ballkanin me Austrinë.

   Sa i përket Anglisë ajo ishte për ruajtjen e qetesisë dhe mosprishjen e status qous në Ballkan,mirëpo politika pansllaviste ruse shumë active në këtë kohë[1]

             Lëvizja pansllaviste e cila lindi në vitet 20-të  të shekullit XIX përfshinte një vizion të gjerë,me themelim të një perandorie me qendër në Stamboll.Pansllavistët rus me shpërthimin e luftës së Krimesë(1853-1856) shpresuan se erdhi dita e themelimit të Perandorisë së Madhe Sllave.[2]

   Përkrah kësaj lëvizje pansllaviste filloi të vërehej  edhe një aktivitet i gjerë i shtetve dhe popujve dhe popujve të Ballkanit për tu çliruar nga sundimi osman[3].

   Ka mendime të ndryshme sa i përket qëndrimit të diplomacies europiane në lidhje me organizimin anti-osman në Ballkan,si dhe ndikimin e tyre në Ballkan dhe tek shqiptarët.Vështirë është të konkludohet qartë se si ndikoi diplomacia evropiane gjatë periudhes së luftës së Krimesë në Gadishullin Ballkanik.

  Mirëpo një gjë është e qartë se ndikimi dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në relacionet P.Osmane popujt e ballkanit rritej,kjo shkoi aq lartë sa çdo problem që ndodhte ne P.Osmane në pjesën e Ballkanit filloi të kthehej në krizë europiane dhe diplomacia e kohës këtë e quajti “QështjeLindore”[4]

  Nën ndikimin e disa  fuqive europiane dolën në skenë edhe shtete të reja si psh;Greqia,Rumania,Serbia,Mali i Zi,Bullgaria sidomos përfitoi shumë pas ndikimit rus që rritej kundër P.Osmane.

Mund të përmendim këtu kriza që përfshihen në kuadër të qështjes lindore në të cilën ishin të involvuara thellë Fuqitë e Mëdha,kriza e viteve 1830-1840 e shkaktuar nga  ambicjet e pashait të Egjiptit Mehmet Aliut; lufta e krimesë 1853-1856 që ndali synimet e hegjemonisë ruse ne Ballkan dhe kriza e Bosnës 1875-1878,këto qenë ngjarjet më të rëndësishme që sollën ndrrime në Gadishullin Ballkanik dhe relacionet e Rusisë në raport me Fuqitë perëndimore.[5]

 

Pozita  shoqërore  politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër P.Osmane

 

P.Osmane në vitet 40-të shek.XIX ishte e shtyrë sidomos nga Fuqitë e Mëdha për reformim të brendshëm në të gjitha aspektet.Fuqitë perëndimore kërkonin nga udheheqësit e P.Osmane një reformë në ushtri,në organizimin administrative dhe shumë aspekte tjera një regjim më liberal.

 Në kuader te këtyre reformave shqiptarët u gjendën në një pozitë jo  të mire.Në aspektin e struktures shoqërore shqiptarët kishin një laramani.[6]

  Shqiptarët ishin të përbërë nga krishter ,musliman,ortodoks,pjesa muslimane ishte më e privilegjuar nga pushteti ,ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar me shumë obligime dhe haraqe të shumta që ua vështerësonin jetën atyre.

 Sa i përketë rrethanave kulturore-arsimore mund të thuhet se pushteti osman nën presionin e fuqive evropiane ishin të detyruar tu ua njohnin disa të drejta popullsisë së krishterë,duke ua lejuar hapjen e disa shkollave private në të cilat do të shkollohej gjenerata e re.[7]

  Në këtë drejtim të hapjes së shkollave ku mësohej në gjuhën latine ndikoi shumë sidomos Austria dhe Italia me qëllim të propaganda si “kultusprotektorat”[8]

  Ndërsa sa i përket  elementit musliman shqiptarë ishte i privuar nga e drejta e shkollimit në gjuhën e vet,kështu pra populli shqiptare ishte i detyruar që arsimin t’a zhvillonte në tri gjuhë të huaja;greqisht,latinisht dhe turqisht.

  Me gjithë vështërsitë në këtë kohë kemi edhe fillimin e organizimit të shtresës së intelegjecisë shqipëtare të krijuar nëpër shkolla të huaja, e cila do të bëhet edhe bartëse e këtyre proceseve politike e kombëtare.

  Mirëpo këto lëvizje hasnin gjithmonë në pengesa më të mëdha si nga pushteti osman ashtu edhe nga fqinjët si psh: borgjezia greke në mesin e popullsisë shqiptare ortodokse përhapte idetë e panhelenizmit në Ballkan,të cilat më vonë do të rezultojnë me krijimin e aleancave të grekëve me serbët për krijimin e shteteve të tyre duke i gllabëruar shumë territore e në mesin e tyre edhe ato shqiptare.

  Në këtë kohë në prag të krizës lindore kemi edhe idetë e ndryshme si psh;Megali idea greke,si një program-platformë kombëtare greke e themeluar nga Jan Koleti,misioni i së cilës ishte ripërtrirja e Perandorisë Bizantine,programi ishte njëkohësisht politik,shtetëror dhe fetarë[9] .

  Sipas Megali Idesë në veri Greqia duhej t’i merrte trevat shqiptare të Epirit deri te lumi shkumbin,Maqedoninë dhe gjithë kjo do të rezultoj me nënshkrimin e një marrëveshje në mes Greqisë dhe Serbisë më 1861 që kufij në mes tyre në Shqipërinë e coptuar të jetë rruga e vjetër Via Egnatia,Durrës-Elbasan-Ohër[10].

   -Si vështërsi për krijimin e një pozite më të favorshme për shqiptarët në kuadër të P.Osmane shihej edhe pozita  gjeografike e shqiptarëve të rrethuar nga grekët,serbët,malazezët,të cilët kishin aspirata për gllabërimin e territoreve shqiptare[11]

 Shqiptarët në periudhën e krizës lindore vërtetë nuk kishin përkrahjen e popujve të ballkanit ,kjo u dëshmua edhe me Lidhjen Ballkanike ku përveq Serbisë,Bullgarisë,Greqisë , Rumanisë e Malit të Zi shqiptarët nuk ftohen,kjo ishte edhe një tregues i mire për pozitën në të cilën vërtetë gjendeshin shqiptaret para Shën Stefanit dhe ngjarjeve që zhvilloheshin në gjysmën e dytë të shek.XIX në Gadishullin Ballkanik.

  Më 1839 sulltani Abdyl Mexhiti arriti t’i bindte fuqitë europiane për rëndësinë strategjike të ekzistencës së P.Osmane si pengesë ndaj ekspansionit rus në jug.Më 1856 P.Osmane u njoh si një fuqi europiane,gjithashtu me traktatin e Parisit garantonte  se gjoja do të jenë mbrojtës të mirëfillt të krishtereve Brenda perandorise,por gjendja në teren tregonte të kundërtën[12].

  Nuk ishin shqiptarët por austriakët të cilët shfrytëzuan avantazhet e reformave 1839,duke dërguar misionarë të shumtë nëpër Shqipëri e sidomos në Shkodër.

  Edhe P.Osmane nuk I zbatoi reformat,por u sjell mjaftë ashpër ndaj katolikëve shqiptarë,një shembull që vlenë t’a përmendim në këtë drejtim është psh; kur më 1846  njezetë e pesë familje laramane(kriptokatolike) nga Stublla dhe fshatra të tjerë të Kosovës u vetshpallen përbotërisht katolike.Pas kësaj guvernatori musliman Maliq Beu I arrestoi familjet dhe i dërgoi në Anadoll për t’i asgjësuar,këtë veprim ai e arsyetoi nga frika se nëse lejoheshin t’a ushtronin besimin e tyre këto familje i gjithë vilajeti i Kososvës do të kthehej drejt katolicizmit[13].

  Kjo ishte gjendja e shqiptarëve edhe pas Tanzimatit,pra nuk qëndrojnë mendimet se shqiptarët nuk kishin presione nga me te ndryshmet për t’a ndërruar fenë dhe identitetin e tyre.

Përveq vendeve fqinje të cilat bënin programe të ndryshme antishqiptare edhe udhëheqësit e P.Osmane qenë shumë të ashpër ndaj çdo nisme si në arsim si në kulturë dhe fe ndaj shqiptarëve .

 Dëshira e zjarrtë e shqiptarëve për liri ishte shumë e madhe pas krejt lëvizjeve që kishin ndodhur në Europë dhe te disa popuj të ballkanit.

 Edhe një shembull tjetër dramatik po e paraqesim kur është fjala te reformat osmane dhe reflektimi i tyre tek shqiptarët;kur komandanti i ushtrisë osmane vendosi rend në Gjakovë më1845 filloi rekrutimin e meshkujve ,ai kishte të bënte vetëm me muslimanët,kjo qe politikë tradicionale osmane,sepse ligji i ri i ushtrisë i vitit 1843 parimisht i përfshinte edhe të krishterët në shërbimin ushtarak[14].

 Probleme të natyrave të tilla ndodhën edhe gjatë viteve 1849,1850 në P.Osmane,kur është fjala te reformat.Me ndërhyrjet e Fuqive perëndimore filloi pak të përmirësohej pozita e kishës katolike  shqiptare në Kosovë.

 Si rezultat i presioneve  ndërkombëtare më 1856 doli një dekret tjetër i rëndësishëm i reformave që shpallte barazinë e plotë ndërmjet muslimanëve dhe jo muslimanëve si dhe lirinë e plotë të fesë.Në këtë dekret duhej të përfshihej klauzola kundër përhapjes së urrejtjes nëpërmjet fjalimeve të ndryshme[15].

  Megjithate prap potencoj se gjendja në teren pak kishte ndërruar.Sipas dekretit të 1856 çdo bashkësi kishte te drejt të hapte shkollat e veta publike,P.Osmane u lejonte që financimi i këtyre shkollave të bëhej edhe nga fuqitë e jashtme,por kjo nuk vlente edhe per shqiptaret te cileve ende u mohohej mesimi ne gjuhen shqipe,derisa kete te drejt serbet e ushtronin qe nga  viti 1856.

 Duke filluar nga vitet 50-te te shek.XIX, Levizja kombetare zhvilloi mjafte nje aktivitet kunder panislamizmit dhe panhelenizmit.

  Qeveria osmane ua mohonte kombesine shtetasve musliman jo turq te perandorise,per te rritur perqarjet ne mes shqiptareve ata derguan klerik musliman nga Anadolli dhe vende tjera lindore[16].Per ta realizuar kete project qeveria osmane gjente edhe elemente feudale e borgjezez te ndryshme ,te cilet punonin ne favor te qeverise osmane  vetem per ti ruajtur privilegjet dhe pozitat e veta qe i kishin.

  Mendimtaret e levizjes kombetare filluan te perpunojn nje platforme kombetare per t’i luftuar keto rryma panheleniste  dhe panislamiste.Nje lufte u zhvillua kunder tezave politike te panheleniste qe duke i mbeshtetur synimet dhe teorine pellazgjike propagandonin se shqiptaret dhe greket kishin origjine te perbashket dhe ishin pasardhes te pellazgeve[17].

 

Qendrimi i serbeve dhe malazezeve ndaj shiptareve gjate krizes lindore

 

Qendrimi I serbeve ndaj shiptareve  gjate kesaj periudhe

 

Pozita e P.Osmane ishte përmirësuar pak pas luftrave me Rusinë në saje të  qëndrimit anglez për ruajtjen e P.Osmane .Serbia tentonte që me një politikë indiferente të qëndronte ndaj organizimeve shqiptare anti-osmane.Ekziston mendimi se ekzistonin marrëdhënie të mira mes popujve të ballkanit.Etapës relativisht të qetë në arenën ndërkombëtare si duket në vitet 1862-1865 filloi t’u vije fundi,e sidomos në Ballkan .

  Pas bashkimit të Italisë më 1866,filluan të qarkullojnë mendime se Bosnja e Hercogovina duhej t’i ipeshin Austrisë për këtë reagoi Rusia[18].

  Serbia duke parë situatën mjaftë të tendosur edhe në Ballkan bënte plane për përfitime të ndryshme territoriale,por nuk guxonte të hynte në aleancë me ndonjë vend europian për luftë të hapur.Qëllimet e vërteta të Serbisë u panë kur u vë në pah mundësia e krijimit të një aleance ballkanike anti-osmane për të cilën Serbia mendonte se duhej të arrihej vetëm në mes të popujve të krishter ballkanas,ndërsa për shqiptarët mendohej vetëm për t’u shfrytëzuar në luftë kundër P.Osmane.

  Qëllimet e Serbisë ishin vetëm të vendosnin lidhje me ndonjë individ nga radha e shqiptarëve për t’a shfrytëzuar në kryengritje anti-osmane dhe  jo vendosjen e raporteve reciproke në mes shqiptarëve dhe serbëve.

  Por në lidhje me raportet në mes shqiptaërve dhe serbëve ka edhe mendime që  për vitet  1860-1870 që ishin relacione të mira në mes tyre,një qëndrim të tillë pohohej nga shumë autorë të ndryshëm serb[19].

  Në kuadër të këtyre mendimeve përmenden raste kur në luftë të përbashkët kundër pushtuesit osman kanë ndihmuar njëri- tjetrin,e sidomos fshatrat e rrethinës së Nishit,Prokuples.

 Mirëpo ndryshe qëndron puna e politikave zyrtare të Serbisë në raport me shqiptarët gjatë kohës së krizës lindore.Në Serbi atëherë mendohej se ndër shqiptarë duhej veprohej,por vetëm në drejtim të përfitimit të tyre në luftë kundër P.Osmane,në të mirë të shtetit serb.Serbia në atë kohë nuk mundë të pajtohej shqiptarët po zhvillonin luftë kombëtare në vitet 60-të të shek.XIX kundër P.Osmane,por më vonë do të dalin në shesh qëllimet e vërteta të serbëve ndaj territoreve shqiptare[20].

 

Serbia në këtë kohë më 1866 kishte arritur të vendoste disa kontakte me disa personalitete për ndonjë organizim anti-osman siq ishin;Xhelal Pashë Zogu,Naum Sidon, me të cilët kishte tentuar t’i shfrytëzonte për vete kundër P.Osmane dhe shqiptarëve por kjo nuk i shkoi edhe aq mirë .

  Ilia Garashanin kishte filluar të dyshoj në punën e tyre ndaj Serbisë,për këto ky i shkruan edhe përfaqësuesit të Serbisë në Stamboll që te jetë i kujdesshëm ndaj Xhelal Pashës dhe qëndrimit të tij në raport me qëllimet e politikës së jashtme të Garashaninit[21].

 

Qëndrimi Malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore

 

  Edhe qëndrimi malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore nuk ishte shumë real,por gjatë viteve 40-50-të të shek.XIX tentohej shqiptarët  të përdoreshin në luftë kundër P.Osmane dhe duke i shiquar interesat vetëm malazez.

  Lidhjet që vlenë ti përmendim në këtë kohë ishin ato me Prenk Bib Dodën,të cilin e shfrytëzuan malazezët edhe më herët.Qëllimi i vlladikës së Malit të Zi ishte që nëpërmjet kryengritjeve të përbashkëta t’a zgjeronte Malin e Zi kah Shqipëria dhe Hercogovina

 Planet e I.Garashaninit parashikonin t’i shkëpusnin P.Osmane Kosovën,Shkodrën dhe Ulqinin,që të arrihej një dalje në det[22].

 Plani ishte Prenk Bib Dodës t’i ndihmohej dhe të njihej si sundimtarë i krahinës së Mirditës,ndërsa në jug qeveria greke kishte arritur një marrëveshje me Gjoleken se në rastë të një konflikti të ri shqiptarët të mbanin anën e Greqisë në jug.

 Kjo ishte kohe kur P.Osmane i kërkohej të bënte reforma brenda,por ajo vetëm sipërfaqësisht bëri diqka në këtë drejtim të reformave.

  Rusia në vitet 1852 bënte përpjekje ta nxiste Malin e Zi kundër P.Osmane,por e gjithë kjo përfundoi shumë shpejt pas ndërhyrjes së Austrisë dhe fuqive perëndimore.Vitet 1853 disa llogari ruse në luftë kundër P.Osmane dhe dobësimit të saj i dolën të gabuara,sepse si duket ajo kishte harruar se shtetet europiane gjiothsesi do të involovoheshin në Ballkan[23]

 

 

PERFUNDIMI

 

Mendoj se permes ketij punimi jam munduar te paraqes nje permbledhje te ngjarjeve qe kane ndodhur sidomos pas reformave me 1839 e deri ne vitet 60-te të shek.XIX .Perveq relacioneve nderkombetare kam tentuar te paraqes edhe organizimin e brendshem te shqiptareve ne kuader te P.Osmane dhe qendrimin e disa popujve te ballkanit ne lidhje me shqiptaret dhe organizimin e brendshem te tyre perballe alencave ballkanike antishqiptare dhe P.Osmane ne te njejten kohe.

  Si perfundim kam ardhur ne konkluzione se organizimi i shqiptareve gjate krizes lindore nuk ishte ne nivelin e duhur dhe perveq kesaj edhe qendrimi i fqinjeve ne raport me levizjen kombetare ne kete kohe nuk ishte nje qendrim real dhe ishte mjafte destruktiv ndaj shqiptareve .

 Mendoj si Serbia ashtu edhe Mali i Zi  duke u bazuar ne literaturen qe kam perdorur shqiptaret ne kete kohe kane tentuar ti perdorin vetem per qellimet e tyre nacionale dhe shteterore duke tentuar t’i perqanin dhe ti dobesonin ne lufte kunder P.Osmane .Kete tentuan ta gjenin duke kerkuar individ te caktuar ne kuader të shoqerise shqiptare.

\Si perfundim mendoj se jam perpjekur te paraqes ne menyre sa me objektive dhe te bazuar ne literature disa nga relacionet e shqiptareve me serbet dhe malazezet dhe organizimin e  brendshem te shqiptareve  pas reformave te Tanzimatit reflektimin  e ketyre reformave tek shqiptaret.

 

Burimet dhe literatura

 

  1. Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1877-1885
  2. Sadulla Brestovci Gjurmime Albanologjike
  3. Georges Castellan “ Historia e Ballkanit” Prishtine 1997
  4. Rexhep Qosja “Qeshtja Shqiptare” Prishtine 1994
  5. Simpozium shkencor “Shqiptaret ne rrjedhat ballkanike” Prishtine 1996
  6. Edëin Jacques “Shqiptaret historia e popullit shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme” Tirane 1995
  7. Noel Malcolm “Kosova nje histori e shkurter “ Prishtine 1998
  8. Grup Autoresh “Historia e Popullit Shqiptare II” Tirane 2002
  9. Lisen Bashkurti “Diplomacia Shqitare “ Tirane 2005
  10. Sabit Uka “ E drejta mbi vatrat dhe pasurite reale dhe autoktone “Prishtine 2002
  11. Qamil Gexha “Marredheniet shqiptaro-malazeze 1839-1912” Gjakove 2003
  12. Gjurmime Albanologjike VI  Prishtine 1976
  13.  


[1] Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1887-1885” Prizren 1998 fq.40

[2] Vep. E cituar fq 40

[3] Sadulla Brestovci Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike”Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare 1862-1868” Prishtinë 1977 fq.15

[4] Po aty fq.15

4 Po aty fq 15

5 Georges Castellan”Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997 fq.289

6 Po aty fq.289

7 Shukri Rrahimi “Gjurmë historike të rilindjes kombëtare” Prishtinë 1986 fq 55

8 Vepra e cit.fq 59

[9] Rexhep Qosja “Qështja Shqiptare” Prishtinë 1994  fq 33

[10] Po aty fq 34

[11] Sabit Uka “planet antishqiptare të shteteve fqinje në shek.XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996 fq.155

[12] Edëin Jaçques “Shqiptarët historia epopullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme “ Tiranë 1995 fq.283

[13] Po aty fq.285

[14] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq.193

[15] Vep e cit.fq.195

[16] Grup autoresh “Historia e popullit shqiptare II “Tirane 2002 fq.104

[17] Vep e cit.fq 105

[18] Sadulla Brestovci  Gjurmime alabanologjike seria e shkencave historike “qendrimi i Serbise ndaj shqiptarëve dhe levizjes se tyre kombëtare” Prishtinë 1977 fq.23

[19] Sabit Uka “E drejta mbi vatrat dhe pasuritë reale dhe autoktone nuk vjetërsohet” Prishtinë 2004 fq.32

[20] Sadulla Brestovci  Vep e cit. fq25

[21] Po aty fq.27

[22] Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912,Gjakovë 2003 fq.26

[23] Po aty fq .28



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (V) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IX) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (IV) Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (III) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VII) Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt Naile Mala-Imami: Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (VI) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (V) Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (II) Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone... Hilmi Saraçi: Si u pushkatuan 21 shqiptarë nga forcat partizane komuniste... Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (I) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (IV) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (III) Fehmi Sadiku: Të dhëna statiskore për trysnitë ndaj kosovarëve me anë të “tepricave” të shpikura! Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999 Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (II)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora