| E hene, 28.12.2009, 08:55 PM |
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I HISTORISË
PUNIM
SEMINARIK
Rrethanat shoqërore- politike
nderkombëtare dhe shqipetarët nga lufta
e krimes deri në krizën lindore
STUDENTI
MENTORI
Behxhet Dibrani Prof.dr.Masar
Rizvanolli
PRISHTINË
PËRMBAJTJA
HYRJE
1.
Rrethanat politike ndërkombëtare gjatë luftës së krimesë 1853-1856
2.Pozita shoqërore politike e
shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër P.Osmane
3.Qëndrimi i serbëve dhe
malazezëve ndaj shqiptarëve gjatë krizës
lindore
4.Përfundimi
5.Literatura
Rrethanat politike ndërkombëtare gjatë luftës së
krimesë 1853-1856
Pas përfundimit të
luftrave franko-prusiane pozicionet e disa fuqive evropiane filluan të
ndryshojnë në raport me Ballkanin.Kështu Rusia filloi aktivitet e saj të
dendura me Austrinë,e cila njëkohesisht filloi të
përqendërohej në Ballkan duke ia hedhur syrin Bosnjës dhe Hercegovinës,kjo
ishte edhe orientimi drejt lindjes.
Rusia kishte planet e saj për
shkatrrimin e P.Osmane dhe fuqizimin e Bullgarisë dhe sllavëve në Ballkan,kjo politikë e jashtme e
saj nuk I shkonte përshtati aspiratave austriake.Dhe gjithë kjo situate shtyri
Rusinë që të kërkonte në arritjen e ndonjë kompromisi për Ballkanin me
Austrinë.
Sa i përket Anglisë ajo ishte për ruajtjen e qetesisë dhe mosprishjen e status
qous në Ballkan,mirëpo politika pansllaviste ruse shumë active në këtë kohë[1]
Lëvizja pansllaviste e cila lindi
në vitet 20-të të shekullit XIX
përfshinte një vizion të gjerë,me themelim të një perandorie me qendër në
Stamboll.Pansllavistët rus me shpërthimin e luftës së Krimesë(1853-1856)
shpresuan se erdhi dita e themelimit të Perandorisë së Madhe Sllave.[2]
Përkrah kësaj lëvizje pansllaviste filloi të vërehej edhe një aktivitet i gjerë i shtetve dhe
popujve dhe popujve të Ballkanit për tu çliruar nga sundimi osman[3].
Ka mendime të ndryshme sa i përket qëndrimit të diplomacies europiane në
lidhje me organizimin anti-osman në Ballkan,si dhe ndikimin e tyre në Ballkan
dhe tek shqiptarët.Vështirë është të konkludohet qartë se si ndikoi diplomacia
evropiane gjatë periudhes së luftës së Krimesë në Gadishullin Ballkanik.
Mirëpo një gjë është e qartë se ndikimi dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha
në relacionet P.Osmane popujt e ballkanit rritej,kjo shkoi aq lartë sa çdo
problem që ndodhte ne P.Osmane në pjesën e Ballkanit filloi të kthehej në krizë
europiane dhe diplomacia e kohës këtë e quajti “QështjeLindore”[4]
Nën ndikimin e disa fuqive
europiane dolën në skenë edhe shtete të reja si psh;
Mund të
përmendim këtu kriza që përfshihen në kuadër të qështjes lindore në të cilën
ishin të involvuara thellë Fuqitë e Mëdha,kriza e viteve 1830-1840 e shkaktuar
nga ambicjet e pashait të Egjiptit
Mehmet Aliut; lufta e krimesë 1853-1856 që ndali synimet e hegjemonisë ruse ne
Ballkan dhe kriza e Bosnës 1875-1878,këto qenë ngjarjet më të rëndësishme që
sollën ndrrime në Gadishullin Ballkanik dhe relacionet e Rusisë në raport me
Fuqitë perëndimore.[5]
Pozita
shoqërore politike e shqiptarëve
dhe organizimi i tyre kundër P.Osmane
P.Osmane
në vitet 40-të shek.XIX ishte e shtyrë sidomos nga Fuqitë e Mëdha për reformim
të brendshëm në të gjitha aspektet.Fuqitë perëndimore kërkonin nga udheheqësit
e P.Osmane një reformë në ushtri,në organizimin administrative dhe shumë
aspekte tjera një regjim më liberal.
Në kuader te këtyre reformave shqiptarët u
gjendën në një pozitë jo të mire.Në
aspektin e struktures shoqërore shqiptarët kishin një laramani.[6]
Shqiptarët ishin të përbërë nga krishter
,musliman,ortodoks,pjesa muslimane ishte më e privilegjuar nga pushteti ,ndërsa
të krishterët ishin të ngarkuar me shumë obligime dhe haraqe të shumta që ua
vështerësonin jetën atyre.
Sa i përketë rrethanave kulturore-arsimore
mund të thuhet se pushteti osman nën presionin e fuqive evropiane ishin të
detyruar tu ua njohnin disa të drejta popullsisë së krishterë,duke ua lejuar
hapjen e disa shkollave private në të cilat do të shkollohej gjenerata e re.[7]
Në këtë drejtim të hapjes së shkollave ku
mësohej në gjuhën latine ndikoi shumë sidomos
Ndërsa sa i përket elementit musliman shqiptarë ishte i privuar
nga e drejta e shkollimit në gjuhën e vet,kështu pra populli shqiptare ishte i
detyruar që arsimin t’a zhvillonte në tri gjuhë të huaja;greqisht,latinisht dhe
turqisht.
Me gjithë vështërsitë në këtë kohë kemi edhe
fillimin e organizimit të shtresës së intelegjecisë shqipëtare të krijuar nëpër
shkolla të huaja, e cila do të bëhet edhe bartëse e këtyre proceseve politike e
kombëtare.
Mirëpo këto lëvizje hasnin gjithmonë në
pengesa më të mëdha si nga pushteti osman ashtu edhe nga fqinjët si psh:
borgjezia greke në mesin e popullsisë shqiptare ortodokse përhapte idetë e
panhelenizmit në Ballkan,të cilat më vonë do të rezultojnë me krijimin e
aleancave të grekëve me serbët për krijimin e shteteve të tyre duke i
gllabëruar shumë territore e në mesin e tyre edhe ato shqiptare.
Në këtë kohë në prag të krizës lindore kemi
edhe idetë e ndryshme si psh;Megali idea greke,si një program-platformë
kombëtare greke e themeluar nga Jan Koleti,misioni i së cilës ishte ripërtrirja
e Perandorisë Bizantine,programi ishte njëkohësisht politik,shtetëror dhe
fetarë[9]
.
Sipas Megali Idesë në veri Greqia duhej t’i
merrte trevat shqiptare të Epirit deri te lumi shkumbin,Maqedoninë dhe gjithë
kjo do të rezultoj me nënshkrimin e një marrëveshje në mes Greqisë dhe Serbisë
më 1861 që kufij në mes tyre në Shqipërinë e coptuar të jetë rruga e vjetër Via
Egnatia,Durrës-Elbasan-Ohër[10].
-Si vështërsi
për krijimin e një pozite më të favorshme për shqiptarët në kuadër të P.Osmane
shihej edhe pozita gjeografike e
shqiptarëve të rrethuar nga grekët,serbët,malazezët,të cilët kishin aspirata
për gllabërimin e territoreve shqiptare[11]
Shqiptarët në
periudhën e krizës lindore vërtetë nuk kishin përkrahjen e popujve të ballkanit
,kjo u dëshmua edhe me Lidhjen Ballkanike ku përveq Serbisë,Bullgarisë,Greqisë ,
Rumanisë e Malit të Zi shqiptarët nuk ftohen,kjo ishte edhe një tregues i mire
për pozitën në të cilën vërtetë gjendeshin shqiptaret para Shën Stefanit dhe
ngjarjeve që zhvilloheshin në gjysmën e dytë të shek.XIX në Gadishullin
Ballkanik.
Më 1839
sulltani Abdyl Mexhiti arriti t’i bindte fuqitë europiane për rëndësinë
strategjike të ekzistencës së P.Osmane si pengesë ndaj ekspansionit rus në
jug.Më 1856 P.Osmane u njoh si një fuqi europiane,gjithashtu me traktatin e
Parisit garantonte se gjoja do të jenë
mbrojtës të mirëfillt të krishtereve Brenda perandorise,por
gjendja në teren tregonte të kundërtën[12].
Nuk ishin shqiptarët por austriakët të cilët
shfrytëzuan avantazhet e reformave 1839,duke dërguar misionarë të shumtë nëpër
Shqipëri e sidomos në Shkodër.
Edhe P.Osmane nuk I zbatoi reformat,por u
sjell mjaftë ashpër ndaj katolikëve shqiptarë,një shembull që vlenë t’a
përmendim në këtë drejtim është psh; kur më 1846 njezetë e pesë familje
laramane(kriptokatolike) nga Stublla dhe fshatra të tjerë të Kosovës u
vetshpallen përbotërisht katolike.Pas kësaj guvernatori musliman Maliq Beu I
arrestoi familjet dhe i dërgoi në Anadoll për t’i asgjësuar,këtë veprim ai e
arsyetoi nga frika se nëse lejoheshin t’a ushtronin besimin e tyre këto familje
i gjithë vilajeti i Kososvës do të kthehej drejt katolicizmit[13].
Kjo ishte gjendja e shqiptarëve edhe pas
Tanzimatit,pra nuk qëndrojnë mendimet se shqiptarët nuk kishin presione nga me
te ndryshmet për t’a ndërruar fenë dhe identitetin e tyre.
Përveq
vendeve fqinje të cilat bënin programe të ndryshme antishqiptare edhe
udhëheqësit e P.Osmane qenë shumë të ashpër ndaj çdo nisme si në arsim si në
kulturë dhe fe ndaj shqiptarëve .
Dëshira e zjarrtë e shqiptarëve për liri ishte
shumë e madhe pas krejt lëvizjeve që kishin ndodhur në Europë dhe te disa popuj
të ballkanit.
Edhe një shembull tjetër dramatik po e
paraqesim kur është fjala te reformat osmane dhe reflektimi i tyre tek
shqiptarët;kur komandanti i ushtrisë osmane vendosi rend në Gjakovë më1845
filloi rekrutimin e meshkujve ,ai kishte të bënte vetëm me muslimanët,kjo qe
politikë tradicionale osmane,sepse ligji i ri i ushtrisë i vitit 1843 parimisht
i përfshinte edhe të krishterët në shërbimin ushtarak[14].
Probleme të natyrave të tilla ndodhën edhe
gjatë viteve 1849,1850 në P.Osmane,kur është fjala te reformat.Me ndërhyrjet e
Fuqive perëndimore filloi pak të përmirësohej pozita e kishës katolike shqiptare në Kosovë.
Si rezultat i presioneve ndërkombëtare më 1856 doli një dekret tjetër i
rëndësishëm i reformave që shpallte barazinë e plotë ndërmjet muslimanëve dhe
jo muslimanëve si dhe lirinë e plotë të fesë.Në këtë dekret duhej të përfshihej
klauzola kundër përhapjes së urrejtjes nëpërmjet fjalimeve të ndryshme[15].
Megjithate prap potencoj se gjendja në teren
pak kishte ndërruar.Sipas dekretit të 1856 çdo bashkësi kishte te drejt të
hapte shkollat e veta publike,P.Osmane u lejonte që financimi i këtyre
shkollave të bëhej edhe nga fuqitë e jashtme,por kjo nuk vlente edhe per
shqiptaret te cileve ende u mohohej mesimi ne gjuhen shqipe,derisa kete te
drejt serbet e ushtronin qe nga viti
1856.
Duke filluar nga vitet 50-te te shek.XIX, Levizja
kombetare zhvilloi mjafte nje aktivitet kunder panislamizmit dhe panhelenizmit.
Qeveria osmane ua mohonte kombesine shtetasve
musliman jo turq te perandorise,per te rritur perqarjet ne mes shqiptareve ata
derguan klerik musliman nga Anadolli dhe vende tjera lindore[16].Per
ta realizuar kete project qeveria osmane gjente edhe elemente feudale e
borgjezez te ndryshme ,te cilet punonin ne favor te qeverise osmane vetem per ti ruajtur privilegjet dhe pozitat
e veta qe i kishin.
Mendimtaret e levizjes kombetare filluan te
perpunojn nje platforme kombetare per t’i luftuar keto rryma panheleniste dhe panislamiste.Nje lufte u zhvillua kunder
tezave politike te panheleniste qe duke i mbeshtetur synimet dhe teorine
pellazgjike propagandonin se shqiptaret dhe greket kishin origjine te
perbashket dhe ishin pasardhes te pellazgeve[17].
Qendrimi i serbeve dhe malazezeve ndaj shiptareve
gjate krizes lindore
Qendrimi I
serbeve ndaj shiptareve gjate kesaj
periudhe
Pozita e
P.Osmane ishte përmirësuar pak pas luftrave me Rusinë në saje të qëndrimit anglez për ruajtjen e P.Osmane .Serbia
tentonte që me një politikë indiferente të qëndronte ndaj organizimeve
shqiptare anti-osmane.Ekziston mendimi se ekzistonin marrëdhënie të mira mes
popujve të ballkanit.Etapës relativisht të qetë në arenën ndërkombëtare si
duket në vitet 1862-1865 filloi t’u vije fundi,e sidomos në Ballkan .
Pas bashkimit të Italisë më 1866,filluan të
qarkullojnë mendime se Bosnja e Hercogovina duhej t’i ipeshin Austrisë për këtë
reagoi Rusia[18].
Serbia duke parë situatën mjaftë të tendosur
edhe në Ballkan bënte plane për përfitime të ndryshme territoriale,por nuk
guxonte të hynte në aleancë me ndonjë vend europian për luftë të hapur.Qëllimet
e vërteta të Serbisë u panë kur u vë në pah mundësia e krijimit të një aleance
ballkanike anti-osmane për të cilën Serbia mendonte se duhej të arrihej vetëm në
mes të popujve të krishter ballkanas,ndërsa për shqiptarët mendohej vetëm për
t’u shfrytëzuar në luftë kundër P.Osmane.
Qëllimet e Serbisë ishin vetëm të vendosnin
lidhje me ndonjë individ nga radha e shqiptarëve për t’a shfrytëzuar në
kryengritje anti-osmane dhe jo vendosjen
e raporteve reciproke në mes shqiptarëve dhe serbëve.
Por në lidhje me raportet në mes shqiptaërve
dhe serbëve ka edhe mendime që për
vitet 1860-1870 që ishin relacione të
mira në mes tyre,një qëndrim të tillë pohohej nga shumë autorë të ndryshëm serb[19].
Në kuadër të këtyre mendimeve përmenden raste
kur në luftë të përbashkët kundër pushtuesit osman kanë ndihmuar njëri-
tjetrin,e sidomos fshatrat e rrethinës së Nishit,Prokuples.
Mirëpo ndryshe qëndron puna e politikave
zyrtare të Serbisë në raport me shqiptarët gjatë kohës së krizës lindore.Në
Serbi atëherë mendohej se ndër shqiptarë duhej veprohej,por vetëm në drejtim të
përfitimit të tyre në luftë kundër P.Osmane,në të mirë të shtetit serb.Serbia në
atë kohë nuk mundë të pajtohej shqiptarët po zhvillonin luftë kombëtare në
vitet 60-të të shek.XIX kundër P.Osmane,por më vonë do të dalin në shesh qëllimet
e vërteta të serbëve ndaj territoreve shqiptare[20].
Ilia Garashanin kishte filluar të dyshoj në
punën e tyre ndaj Serbisë,për këto ky i shkruan edhe përfaqësuesit të Serbisë në
Stamboll që te jetë i kujdesshëm ndaj Xhelal Pashës dhe qëndrimit të tij në
raport me qëllimet e politikës së jashtme të Garashaninit[21].
Qëndrimi Malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore
Edhe qëndrimi malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore nuk ishte shumë
real,por gjatë viteve 40-50-të të shek.XIX tentohej shqiptarët të përdoreshin në luftë kundër P.Osmane dhe
duke i shiquar interesat vetëm malazez.
Lidhjet që vlenë ti përmendim në këtë kohë
ishin ato me Prenk Bib Dodën,të cilin e shfrytëzuan malazezët edhe më herët.Qëllimi
i vlladikës së Malit të Zi ishte që nëpërmjet kryengritjeve të përbashkëta t’a
zgjeronte Malin e Zi kah Shqipëria dhe Hercogovina
Planet e I.Garashaninit parashikonin t’i shkëpusnin
P.Osmane Kosovën,Shkodrën dhe Ulqinin,që të arrihej një dalje në det[22].
Plani ishte Prenk Bib Dodës t’i ndihmohej dhe
të njihej si sundimtarë i krahinës së Mirditës,ndërsa në jug qeveria greke
kishte arritur një marrëveshje me Gjoleken se në rastë të një konflikti të ri
shqiptarët të mbanin anën e Greqisë në jug.
Kjo ishte kohe kur P.Osmane i kërkohej të bënte
reforma brenda,por ajo vetëm sipërfaqësisht bëri diqka në këtë drejtim të
reformave.
Rusia në vitet 1852 bënte përpjekje ta nxiste
Malin e Zi kundër P.Osmane,por e gjithë kjo përfundoi shumë shpejt pas ndërhyrjes
së Austrisë dhe fuqive perëndimore.Vitet 1853 disa llogari ruse në luftë kundër
P.Osmane dhe dobësimit të saj i dolën të gabuara,sepse si duket ajo kishte
harruar se shtetet europiane gjiothsesi do të involovoheshin në Ballkan[23]
PERFUNDIMI
Mendoj se permes ketij punimi jam munduar te paraqes
nje permbledhje te ngjarjeve qe kane ndodhur sidomos pas reformave me 1839 e
deri ne vitet 60-te të shek.XIX .Perveq relacioneve nderkombetare kam tentuar te
paraqes edhe organizimin e brendshem te shqiptareve ne kuader te P.Osmane dhe qendrimin
e disa popujve te ballkanit ne lidhje me shqiptaret dhe organizimin e brendshem
te tyre perballe alencave ballkanike antishqiptare dhe P.Osmane ne te njejten
kohe.
Si perfundim
kam ardhur ne konkluzione se organizimi i shqiptareve gjate krizes lindore nuk
ishte ne nivelin e duhur dhe perveq kesaj edhe qendrimi i fqinjeve ne raport me
levizjen kombetare ne kete kohe nuk ishte nje qendrim real dhe ishte mjafte
destruktiv ndaj shqiptareve .
Mendoj si
Serbia ashtu edhe Mali i Zi duke u
bazuar ne literaturen qe kam perdorur shqiptaret ne kete kohe kane tentuar ti perdorin
vetem per qellimet e tyre nacionale dhe shteterore duke tentuar t’i perqanin
dhe ti dobesonin ne lufte kunder P.Osmane .Kete tentuan ta gjenin duke kerkuar
individ te caktuar ne kuader të shoqerise shqiptare.
\Si perfundim mendoj se jam perpjekur te paraqes ne menyre
sa me objektive dhe te bazuar ne literature disa nga relacionet e shqiptareve
me serbet dhe malazezet dhe organizimin e
brendshem te shqiptareve pas
reformave te Tanzimatit reflektimin e ketyre
reformave tek shqiptaret.
Burimet dhe literatura
[1] Skender Rizaj “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1887-1885” Prizren 1998 fq.40
[2] Vep. E cituar fq 40
[3] Sadulla Brestovci Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike”Qëndrimi i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes së tyre kombëtare 1862-1868” Prishtinë 1977 fq.15
[4]
[9] Rexhep Qosja “Qështja Shqiptare” Prishtinë 1994 fq 33
[10]
[11] Sabit Uka “planet antishqiptare të shteteve fqinje në shek.XIX” Shqiptaret në rrjedhat ballkanike Prishtinë 1996 fq.155
[12] Edëin Jaçques “Shqiptarët historia epopullit shqiptarë nga lashtësia deri në ditët e sotme “ Tiranë 1995 fq.283
[13]
[14] Noel Malcolm “Kosova një histori e shkurtër” Prishtinë fq.193
[15] Vep e cit.fq.195
[16] Grup autoresh “Historia e popullit shqiptare II “Tirane 2002 fq.104
[17] Vep e cit.fq 105
[18] Sadulla Brestovci Gjurmime alabanologjike seria e shkencave historike “qendrimi i Serbise ndaj shqiptarëve dhe levizjes se tyre kombëtare” Prishtinë 1977 fq.23
[19] Sabit Uka “E drejta mbi vatrat dhe pasuritë reale dhe autoktone nuk vjetërsohet” Prishtinë 2004 fq.32
[20] Sadulla Brestovci Vep e cit. fq25
[21]
[22] Qamil Gexha “Marrëdhëniet shqiptaro-malazez 1839-1912,Gjakovë 2003 fq.26
[23]